Close
Faqja 48 prej 67 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 670
  1. #471
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    KESH, publikon kuotat e fundit

    Korportata Elektroenergjetike Shqiptare jep situatën në HEC-et mbi lumin Drin


    07 dhjetor 2010 10:50

    Korportata Elektroenergjetike Shqiptare jep situatën në HEC-et mbi lumin Drin
    Korportata Elektroenergjetike Shqiptare ne vijim të përditësimit të të dhënavëe, ka bërë publike dhe situatën në shifra të hidrocentraleve të kaskadës mbi lumin Drin, ku me ndalimin e reshjeve, vihet re uljee lehte e niveleve të prurjeve dhe shkarkimeve të ujrave.

    HEC-i i Fierzës:

    Niveli i liqenit është në kuotën 291,22 metra, prurjet 750 m3 /sek dhe shkarkimet 1065 m3/sek.

    HEC-i i Komanit:

    Niveli liqenit ka arritur 170,12 metra, prurjet 1321 m3/sek dhe shkarkimet 1389 m3/sek.

    HEC-i i Vaut të Dejës:

    Niveli i ujit është 74,11 metra, prurjet 1586 m3/sek dhe shkarkimet 1439 m3/sek.

    HEC-i i Ulzës:

    Niveli i liqenit ka arritur 128.44 metra, prurjet 150 m3/sek dhe shkarkimet 163 m3/sek.

    HEC-i i Shkopetit:

    Niveli i ujit është 74,4 metra dhe shkarkimet 167 m3/sek.

    http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/584

  2. #472
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga B.Jack Lexo Postimin
    I her e boni at gabim Rama me GERDECIN ku nuk foli fare ,as nuk hodhi akuza por vetem u solidarizua me poziten ne ato dite te veshtira. Epo tashi sa her ti ngeli sales derri n'dore e te tallet me popullin sdo rri opozita duke hesht sepse n'fund t'fundit pranaj quhet OPOZITE ,dhe te fitosh voten e popullit duhet te nxjerresh ne pah difektet e qeverise. Per mua jane mese normale komentet e rames ne lidhje me permbytjet sepse vertet qe ksaj rradhe ka faj qeveria , nqf se vjet u qujt si fatkeqsi nje here ne 100 vjet , ksaj rradhe komplet faji i mbetet qeverise bashke me sahanlepirsit e LSI .
    Cfare te duket ty situata ne Shkoder? Loje midis Rames dhe Saliut, te tregojne kush eshte me i miri se tjetri??

    Cuditem qe as ti vete nuk po e kupton qe ne gjendje te veshtira ku populli ka rrezik jetesen politika duhet te bashkohet PER TE MIREN E POPULLIT. Pastaj mbas situates tja hajne koken njeri tjetrit po deshen.

    TE FITOSH VOTEN E POPULLIT nuk eshte te nxjerresh ne pah difektet e njeri tjetrit, POR te nxjerresh ne pah te mirat qe i ofron TI popullit si qeveritar!!!! Kur thua qe "Sala/Rama beri kete, une do ta kisha bere ndryshe" ne REALITET s'kane bere asnje GJE, pervec se folurit se cfare do beshit te ndodheshin ne ate situate!! Pra edhe populli serisht vuan nga kjo lloj loje sepse asgje nuk arrihet kur flasin lart e poshte me "do beja kete te isha ne vend te Sales/Rames" apo do beja ate.
    Nuk e di si tjeter mund ta shpjegoj qe t'me kuptosh, sepse menyren sesi mendon ti, mendon edhe nje Shqiptar tjeter, edhe nje tjeter e keshtu me rralle shumica e popullsise edhe asgje e hajrit nuk del nga e menduarit keshtu.

    Me kupton cdua te them? Shpresoj.

  3. #473
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2010
    Postime
    210
    or msus mos u merzit ti Shkodraneve u premtoi Berisha ne 92-shin se do bejn pall nen qeverisjen e tij...ata vetem nuk degjuan fjalimin e tij te plot ,po ta kishin degjuar ateher do kuptonin se premtimi ishte;popull i Shkodres me jepni voten mua se do beni pall me sum ne uj...

  4. #474
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sOni,

    nganjehere eshte e mire edhe te heshtet, dhe jo te thuhet si puna e sal-llomit se situata eshte nen kontroll, kur te gjithe e shihnin se situata ishte jo vetem "jashte" kontrollit ...

    nga ana tjeter, ajo deklarate haxhiqamilse nuk jepte shenja se po pergatiteshin per edhe me keq, ashtu siç ndodhi realisht pas jo me pak se 12 ore ne vazhdim ...

  5. #475
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Citim Postuar më parë nga Drit7 Lexo Postimin
    or msus mos u merzit ti Shkodraneve u premtoi Berisha ne 92-shin se do bejn pall nen qeverisjen e tij...ata vetem nuk degjuan fjalimin e tij te plot ,po ta kishin degjuar ateher do kuptonin se premtimi ishte;popull i Shkodres me jepni voten mua se do beni pall me sum ne uj...
    hahahahahahaha jo po thuaj po deshe se te ka faj Edi pastaj hahahaa
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  6. #476
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Bie me 30 cm niveli i ujit në Shkodër- Qeveria premton investime gjigante për shmangien e përmbytjeve


    07-12-2010 / Gazeta 55


    Edhe Sllovenia në ndihmë të emergjencës së përmbytjeve në Shqipëri, ministri Imami e falenderon


    Kryeministri Sali Berisha e cilësoi situatën e përmbytjeve në veri-perëndim të Shqipërisë, si më të rëndën ndër vite. Berisha tha se këto përmbytje s’kishin ndodhur prej 150 vitesh, ndërsa konsideroi si domosdoshmëri për shmangien e depërtimit të ujërave në ultësirën perëndimore, investime në projektet e rehabilitimit, në ri-ngritjen e argjinaturave si dhe ndërtimin e një By Passi për qytetin e Shkodrës. Shefi i ekzekutivit tha se këta muaj do të nisë puna për projektin që do të ketë përparësi Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, projekti do të përfshijë dhe shtetin fqinj Malin e Zi, me të cilin parashikohen negociata për thellimin e lumit Buna, ujrat e të cilit tashmë janë kthyer në kërcënim të vazhdueshëm për qytetarët shhkodranë.

    Sllovenia, gati të ndihmojë zonat e përmbytura

    Sllovenia është vendi i radhës, që ka treguar gatishmërinë të ofrojë ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër. Bashkë me mbështetjen financiare që ofron, Ministrja Sllovene e Mbrojtjes Lubica Jellushiq i ka premtuar homologut të saj Arben Imami, se Sllovenia do të mbështesë Shqipërinë edhe në anëtarësimin e saj në BE. Këto deklarata Ministrja Sllovene i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp, në Ministrinë e Mbrojtjes. Shumë vende fqinje janë treguar të gatshëm të ndihmojnë me ushqime apo veshmbathje banorët e përmbytur. Kosova do të ofrojë mjete dhe forca të specializuara në evakuimin e njerëzve, por edhe në grupe mjekësh, si një shenjë solidarizimi në rast fatkeqësish. Pas pritjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrja Jellushiq u takua edhe me kryeministrin Berisha.



    --------------------

    Shoke, kemi ne mes tene,
    Shum armik e trathetore!
    Popo! mos u qofte thene,
    Vec qe s'kane gje ne dore!

    Me te huajne u bene,
    Me armikn' e Shqiperise,
    S'duane gjuhene tene
    Armiket' e Perendise!

    Naim Frasheri
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 07-12-2010 më 14:12

  7. #477
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shprehim keqardhje të sinqerta për vështirësitë me të cilat po përballen motrat dhe vëllezërit tanë (shtetasit e Shqipërisë) në zonat e përmbytura nga katastrofa natyrore e vërshimeve. Urojmë që të ndërmerren masa të nevojshme që vërshime të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #478
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Ndihme eshte t'i japesh tjetrit doren per me e nxjerre nga uji , por ndihma e nje qeverie eshte te marre masat qe te mos zhytesh ne uje ! Prandaj quhet qeveri ! Dhe sa themi kunder saj eshte se nuk durohet hipokrizia dhe mashtrimi ordiner si ne klase te pare fillore ! Cfare me fol mo , se atyre te shkreteve Shkodrane , Lezhiane , Krutane , Vlonjate , Korcare , Gjirokastrite ju shkretu cdo gje ! Edhe andej nga Librazhdi po dilnin shtepiat ne lume .

    Kesaj i thone te marrte lumi !

    E prape , hajde dhe mos fol pastaj !

  9. #479
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Cfare te duket ty situata ne Shkoder? Loje midis Rames dhe Saliut, te tregojne kush eshte me i miri se tjetri??

    Cuditem qe as ti vete nuk po e kupton qe ne gjendje te veshtira ku populli ka rrezik jetesen politika duhet te bashkohet PER TE MIREN E POPULLIT. Pastaj mbas situates tja hajne koken njeri tjetrit po deshen.


    Me kupton cdua te them? Shpresoj.
    O Soni per cfare populli po flet aman? Popull i them atij te fushkrujes qe edhe pse demokrat dolen dhe protestuan me te drejte ,por kurrsesi ai shkodres qe lejojne ti shiten cizmet 40 mije lek ,buka 5000 lek ,1 bidon uje 2 mije lek dhe te mbyten 5 here ne vit dhe askush ska by.the te ngreje zerin per kto njerez qe po perfitojne me fatkeqsine e shqiptarve. 14 mije hektar te permbytur ,11 mije njerez te evakuuar dhe qindra e mijera shtepi te shkaterruara dhe OPOZITA te heshte?Te solidarizohet me SALIUN? Je ne vete ti? Jo mer jo , ktu kemi t'bejme me nje qeveri pa SHTYLLE KURRIZORE? E kupton? Nqf se ky popull nuk flet tani atehere do mbytet jo 5 here ne vit , por 10-15 here sepse KJO QEVERI NUK KA MESUAR KURRE NGA GABIMET dhe nqf se do heshtim atehere do fundosemi ne MAL TE ZI bashke me BUNEN E DRININ. lol
    Against all odds..

  10. #480
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ndihme eshte t'i japesh tjetrit doren per me e nxjerre nga uji , por ndihma e nje qeverie eshte te marre masat qe te mos zhytesh ne uje ! Prandaj quhet qeveri !

    ..... po dilnin shtepiat ne lume .

    Kesaj i thone te marrte lumi !

    E prape , hajde dhe mos fol pastaj !
    sakte, batamat

    mjere njerezit qe i zuri halli e qe s'ka kush mendon per ta...
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

Faqja 48 prej 67 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •