KESH, publikon kuotat e fundit
Korportata Elektroenergjetike Shqiptare jep situatën në HEC-et mbi lumin Drin
07 dhjetor 2010 10:50
Korportata Elektroenergjetike Shqiptare jep situatën në HEC-et mbi lumin Drin
Korportata Elektroenergjetike Shqiptare ne vijim të përditësimit të të dhënavëe, ka bërë publike dhe situatën në shifra të hidrocentraleve të kaskadës mbi lumin Drin, ku me ndalimin e reshjeve, vihet re uljee lehte e niveleve të prurjeve dhe shkarkimeve të ujrave.
HEC-i i Fierzës:
Niveli i liqenit është në kuotën 291,22 metra, prurjet 750 m3 /sek dhe shkarkimet 1065 m3/sek.
HEC-i i Komanit:
Niveli liqenit ka arritur 170,12 metra, prurjet 1321 m3/sek dhe shkarkimet 1389 m3/sek.
HEC-i i Vaut të Dejës:
Niveli i ujit është 74,11 metra, prurjet 1586 m3/sek dhe shkarkimet 1439 m3/sek.
HEC-i i Ulzës:
Niveli i liqenit ka arritur 128.44 metra, prurjet 150 m3/sek dhe shkarkimet 163 m3/sek.
HEC-i i Shkopetit:
Niveli i ujit është 74,4 metra dhe shkarkimet 167 m3/sek.
http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/584
Krijoni Kontakt