Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367

    Çështja e Shqipërisë Natyrale në GJND

    Çështja e Shqipërisë Natyrale në GJND
    Babai i ri” i idesë së “Shqipërisë së Madhe”, konsiderohet të jetë 59 vjeçari Koço Danaj, shkrimtar/politikolog nga Tirana. Danaj, i cili “Shqipërinë e Madhe” e quan “Shqipëri Natyrale”, ka në plan që në janar të vitit 2011 të paraqesë ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja përfundimtare e Shqipërisë nga Turqia. Shqiptarët e kishin shpallur pavarësinë një vit përpara (1912), por në Konferencën e Londrës, caktimi i kufijve la shumë pjesë të populluara me shqiptarë (gjysmën e territorit) jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme. Kështu shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
    Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, e formuluar para 130 vjetësh, që parashikon që të gjithë shqiptarët që jetojnë në një shtet, ndoshta në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë mund të kthehet në jetën politike në Ballkan.

    “Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Serbia jugore (Lugina e Preshevës) dhe Greqia, u mblodhën muaj më parë në Tiranë, në mënyrë që të nënshkruajnë një dokument që përcakton qëllimin e formimit të një shteti të përbashkët”.

    “Udhëheqja politike e Shqipërisë nuk e ka miratuar zyrtarisht projektin, por në Kosovë, këtë e ka në program Lëvizja Vetëvendosje, lider i së cilës është, Albin Kurti. Vetëvendosje për herë të parë do të garojë në zgjedhje më 12 dhjetor, dhe sipas sondazheve të opinionit publik, mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në skenën politike”, shkruan DPA, transmeton gazeta beogradase Kurir.

    “Në Maqedoni, shqiptarët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë, dhe më shumë se gjysma e mbështetin idenë e një shteti të bashkuar shqiptar. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosja, e përkrahur nga njerëz të rinj, të pakënaqur me zhvillimet në Kosovë, potencon pretendimet e diskriminimit ndaj shqiptarëve etnikë në Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi”.

    “Vlerësohet se në Ballkan jetojnë rreth gjashtë milionë shqiptarë, ndërsa qindra mijëra emigrantë nga viset e populluara me shqiptarë kanë emigruar në Gjermani, Austri dhe Zvicër...Nëse shqiptarët do të bashkoheshin, atëherë shteti i tyre do të ishte i dyti për nga numri i banorëve në Ballkan, menjëherë pas Serbisë. Por shqiptarët shumë shpejtë do të zënin vendin e parë për shkak të natalitetit disa herë më të madh se sa serbët”.

    “Sidoqoftë, zgjedhjet në Kosovë do të tregojnë se sa është koncepti i ‘Shqipërisë së Madhe’ larg nga ideja utopike”, shkruan DPA.
    Mos lejoni që imtësitë t’ua prishin disponimin

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.koha.net/repository/images/04-trojet4.jpg

    Ndarja e trojeve shqiptare më 1913, së shpejti në GJND

    Prishtinë, 4 dhjetor – Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.
    Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme. Për këtë arsye, profesori Danaj do të kërkojë një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Konferenca e Londrës mori vendim të paligjshëm dhe në dëm të shqiptarëve.
    “Përderisa na thonë veproni në mënyrë demokratike, ne po veprojmë siç do bota - në mënyrë demokratike. Pra, përjashtojmë dhunën, përjashtojmë luftën”, ka thënë ai duke e vlerësuar Konferencën e Londrës, në të cilën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe të Rusisë morën vendim ta njihnin shtetin e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të 1912-s në kufijtë e sotëm, ndërsa territoret e tjera shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, të mbeteshin jashtë. Shqiptarët prej asaj kohe mbetën të ndarë në pesë shtete. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta krijuar atë që profesor Koço Danaj e quan Shqipëria natyrale, për çka ka hartuar edhe një platformë dhe një listë në të cilën janë nënshkruar qindra intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, në tetor të këtij viti do të kërkojë mendimin e GJND-së. Kush e quajti këtë vendim krim i madh kundër shqiptarëve dhe shumëçka tjetër rreth kësaj në hollësi mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

    Me keta lider politikana qe kem sot rrezik e kem me i mbajete edhe keto troje qe kemi!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3

    Thumbs up Ndarja e trojeve shqiptare më 1913, së shpejti në GJND

    Prishtinë, 4 dhjetor – Brenda pak kohësh Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mund të mblidhet për të shqyrtuar edhe një rast që lidhet me shqiptarët. Në janar të vitit të ardhshëm, drejtori i Qendrës së Prognozave Politike dhe Sociale në Tiranë, Koço Danaj, do ta paraqesë një ankesë në GJND kundër Konferencës së Londrës të vitit 1913, në të cilën u vendos ndarja e trojeve shqiptare.
    Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithë materialin me fakte e dëshmi se ajo konferencë, në të cilën u morën vendime në dëm të shqiptarëve 103 vjet më parë, është e paligjshme. Për këtë arsye, profesori Danaj do të kërkojë një mendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse Konferenca e Londrës mori vendim të paligjshëm dhe në dëm të shqiptarëve.
    “Përderisa na thonë veproni në mënyrë demokratike, ne po veprojmë siç do bota - në mënyrë demokratike. Pra, përjashtojmë dhunën, përjashtojmë luftën”, ka thënë ai duke e vlerësuar Konferencën e Londrës, në të cilën përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Austrisë, Francës dhe të Rusisë morën vendim ta njihnin shtetin e Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor të 1912-s në kufijtë e sotëm, ndërsa territoret e tjera shqiptare, përfshirë dhe Kosovën, të mbeteshin jashtë. Shqiptarët prej asaj kohe mbetën të ndarë në pesë shtete. Për ta ndryshuar këtë realitet dhe për ta krijuar atë që profesor Koço Danaj e quan Shqipëria natyrale, për çka ka hartuar edhe një platformë dhe një listë në të cilën janë nënshkruar qindra intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare, në tetor të këtij viti do të kërkojë mendimin e GJND-së. Kush e quajti këtë vendim krim i madh kundër shqiptarëve dhe shumëçka tjetër rreth kësaj në hollësi mund ta gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Lajmi i mire. Pa drejtesia e shkaktuar nga Anglia dhe Franca per trojet Shqiptare duhet te permiresohet. E verteta duhet te sundoje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Me duket se do shkojme per lesh dhe kthehemi te rruar.

  6. #6
    Po, po ecni me mendjen e Koço Danajt!

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664

    Kete ankese nuk duhet t'a beje vetem Koco Danaj , pore ne pergjithesi Parlamenti i Shqiperise , Parlamenti i Kosoves, dhe gjithe popullata shqipetare ne rrethinat etnike ku jetojne shqipetaret.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin

    Kete ankese nuk duhet t'a beje vetem Koco Danaj , pore ne pergjithesi Parlamenti i Shqiperise , Parlamenti i Kosoves, dhe gjithe popullata shqipetare ne rrethinat etnike ku jetojne shqipetaret.
    Jo do te duhet te hedhim ne GJND Romen, Bizantin, Mongolet, Avaret, Sllavet, Osmanet e dreqin e te birin.

    Ka logjike ne çeshtje te tilla dhe jo perralla te 1001 neteve!

    Bashkimi shqiptar kryhet kur secili shqiptar ta kete ne terezi oxhakun e shtepise, kur secili shqiptar jeton ne nje shoqeri qe e mbron dhe e respekton, kur shqiptari jeton ne nje shoqeri qe i krijon kushtet per jetese etj.

    Nga bashkimi nuk vjen zhvillimi, por nga zhvillimi vjen bashkimi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-12-2010 më 16:41

  9. #9
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Le te shese edhe Danaj pak patriotizem ne tregun e sylesheve, si shume e shume te tjere. Kostoja 0 eshte, keshtu qe sado qe te shesesh, prape me fitim del.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jo do te duhet te hedhim ne GJND Romen, Bizantin, Mongolet, Avaret, Sllavet, Osmanet e dreqin e te birin.
    Ore, vemi qe vemi, te hedhim ne gjyq edhe ata pisat e Kromanjonit qe erdhen e na moren shpellat me te mira ne Bjeshket e Namuna.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #10
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jo do te duhet te hedhim ne GJND Romen, Bizantin, Mongolet, Avaret, Sllavet, Osmanet e dreqin e te birin.

    Ka logjike ne çeshtje te tilla dhe jo perralla te 1001 neteve!

    Bashkimi shqiptar kryhet kur secili shqiptar ta kete ne terezi oxhakun e shtepise, kur secili shqiptar jeton ne nje shoqeri qe e mbron dhe e respekton, kur shqiptari jeton ne nje shoqeri qe i krijon kushtet per jetese etj.

    Nga bashkimi nuk vjen zhvillimi, por nga zhvillimi vjen bashkimi!

    Kush do ti hedhe ne gjygj GJND , politikanet shqipetare qe per dy dekada ne Kosove, dhe maqedoni ndertuane identitete te klonuara duke e anashkaluare identitetin shqipetare etnik. ??

    Ne Kushtetuten e Kosoves ,me shume ka te drejte kushtetutare ne ashkali,rome ,serbe ,mal zeze apo egjiptas te deklarohet ne identitet kombetare ,se s'a nje shqipetare i Klonuare ne Kosovare.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •