Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Putin i frikësohet shtetit radikal mysliman në Europë”

    Putin i frikësohet shtetit radikal mysliman në Europë”
    » Dërguar më: 03/12/2010 -




    Elira Çanga

    Putin i frikësohet ndarjes së Kosovës dhe bashkimit të veriut me Serbinë dhe jugut me Shqipërinë, gjë që mund të sjellë për pasojë radikalizmin e një shteti myslimanë në zemër të Europës”. Shqetësimi shprehet nga Maurice Gourdault-Montagne, këshi-lltari diplomatik i Presidentit francez të asaj kohe, Zhak Shirak, në një takim me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet e Europës dhe Azisë, Daniel Fried gjatë një vizite në Paris. Dokumentet që përmbajnë edhe referenca për Shqipërinë u publikuan dje në faqen e Wikileaks dhe përqendrohen kryesisht te çështja e Kosovës dhe te shpallja e pavarësisë së saj, por edhe shqetësimet e fuqive të mëdha lidhur me ndikimin, që do të ketë ky hap në vendet e tjera të Ballkanit. Në dokumentin sekret të Wikileaks, që daton në dhjetor 2006 dhe duhej të bëhej publik vetëm dhjetë vjet më parë, në 2016, theksohet se Fried njoftoi autoritetet në Serbi dhe Shqipëri janë njoftuar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe se tani do të ishte një gabim që gjithçka të kthehej mbrapsht. Nga ana tjetër, shqetësimet lidhur me zgjedhjet në Serbi në janar 2007 kishin nxitur Departamentin e Shtetit të mbështeste krye negociatorin Marti Ahtisaari, për të shtyrë propozimet e tij për Kosovën deri pas zgjedhjeve serbe. Fried tha se Rusia pritej të shkaktonte probleme dhe pengesa, pasi kishte të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, por perëndimi duhej të ishte i përgatitur të merrte vendime pa Moskën zyrtare. Nuk ishte një variant i mirë, por paraliza ishte edhe më keq, - pohoi ai. Këshilltari diplomatik i Shirakut, aktualisht ambasador i Francës në Londër, bëri të ditur në këtë mbledhje se Rusia nuk do të hezitonte të vendoste veton dhe se Putin kishte bërë të ditur frikën e tij, për rrezikun e ndarjes së Kosovës dhe bashkimit të pjesës veriore me Serbinë dhe asaj jugore me Shqipërinë. Kjo, sipas tij do të sillte për pasojë një shtet të radikalizuar mysliman në zemër të Europës. Këshilltari i Presidentit Shirak tha se Franca nuk ishte për vonesa të tjera, vetëm se ishte e shqetësuar se pavarësia e Kosovës do të kishte pasoja të paparashikuara. Fried ra dakord për domosdoshmërinë e një rezolute në Këshillin e Sigurimit, që të ishte e pranueshme për rusët, duke lënë jashtë ndoshta fjalën pavarësi, por shtoi se perëndimi duhet të ishte i përgatitur për çdo rast, të ecte përpara pa mbështetjen ruse. Francezët nuk e kundërshtuan propozimin amerikan, por kërkuan më shumë kujdes me Rusinë.

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Materialet e “Wikileaks”: “Rusia është shtet mafioz”
    Kremlini bashkëpunon me kriminelët dhe i vlerëson ata duke u dhënë poste politike, ndërsa zyrtarët e lartë mbledhin ryshfete dhe kanë krijuar një sistem personal të taksimit të njerëzve
    Rusia është një vend i korruptuar, një kleptokraci autokratike në qendër të së cilës është Vladimir Putin, rreth të cilit janë grumbulluar zyrtarë, oligarkë dhe kriminelë për të krijuar një “shtet mafioz virtual”. Këto paraqiten në disa nga materialet e fundit të publikuara nga “Wikileaks”, që janë disa korrespondenca diplomatike sipas të cilave amerikanët del se kanë një mendim shumë të keq për Rusinë.

    Trafik armësh, pastrim parash, pasurim personal, mbrojtje të gangsterëve, valixhe të mbushura me para dhe llogari sekrete në vende të ndryshme. Materialet japin një tablo shumë të errët të një sistemi politik në të cilin vetëm ryshfetet në tërësi në një vit kapin vlerën e 300 miliardë dollarëve dhe ku është shumë e vështirë që të bësh dallimin mes aktiviteteve të qeverisë dhe atyre të krimit të organizuar. Mes akuzave më të rënda që dalin nga mesazhet diplomatike janë:

    Spiunët rusë përdorin shefat mafiozë për të kryer operacionet kriminale të tilla si trafikimin e armëve.

    Agjenci që merren me zbatimin e ligjit si policia, agjencitë e spiunazhit dhe zyra e prokurorit, operojnë si mbrojtës de facto të rrjeteve kriminale.

    Ryshfetet dhe korrupsioni janë në një nivel shumë të lartë dhe ky sistem vepron paralelisht me sistemin e taksave dhe gjithçka shkon për përfitime dhe pasurime personale të policisë dhe shërbimeve sekrete.

    Hetuesit që janë marrë me lidhjet e mafies ruse me Spanjën kanë hartuar një listë prokurorësh rusë, oficerësh ushtarakë dhe politikanësh që kanë lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.

    Putin akuzohet për sasi shumë të mëdha parash të paligjshme që nga koha që është në pushtet, të cilat, sipas burimeve të ndryshme, ndodhen jashtë vendit.

    Akuzat dolën në dritë disa orë para se Putin të mbante një fjalim në Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s në Zyrih në mbështetje të përpjekjes së vendit të tij për të qenë vendi organizator i Kupës së Botës në vitin 2018. Putin në fakt e anuloi befas udhëtimin për në Zyrih. Ndërsa në një intervistë plot inat që dha për CNN në Larry King Live, të regjistruar para daljes së këtyre publikimeve, Putin i denoncoi këto “rrjedhje” dhe paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të mos i fusin hundët në çështjet e Rusisë.

    Ai e bëri të qartë se nuk ishte zbavitur aspak nga mënyra se si diplomatët amerikanë e kishin përjashtuar atë duke e krahasuar me Barmanin dhe Presidentin e vendit, Medvedev me Robinin, personazh në të njëjtin film. “Për të qenë i ndershëm me ju ne nuk dyshonin se kjo do të ishte bërë me një arrogancë të tillë, me kaq mungesë etike”, ka thënë Putin. Akuzat kryesore vijnë nga një prokuror spanjoll, Jose Grinda Gonzales, i cili ka kaluar mbi një dhjetëvjeçar në përpjekjen e zbulimit të krimit të organizuar në Spanjë. Autoritetet spanjolle kanë arrestuar mbi 60 të dyshuar, përfshi edhe 4 bosë mafiozë jashtë Rusisë. Në një material për zyrtarët amerikanë në janar, hetuesi spanjoll ka bërë të ditur se Rusia ishte një “shtet mafioz” në të cilin nuk mund të bëhej dot dallimi mes “aktivitetit të qeverisë dhe atij të krimit të organizuar”. Hetuesi spanjoll deklaroi se kishte prova, mijëra kaseta të regjistruara të përdorura gjatë dhjetë viteve të fundit, që disa politikanë rusë punonin krah për krah me grupet mafioze. Ndërsa në një analizë të detajuar në lidhje me mënyrën se si funksionon korrupsioni në Rusi, ambasadori amerikan, John Beyrle, citoi një burim që thoshte se: “çdo gjë varet nga Kremlini dhe se të gjithë i çojnë paratë në Kremlin”.

    Së brendshmi, Kremlini është i shtresëzuar me zyrtarë të lartë, kryebashkiakë dhe guvernatorë, që mbledhin paratë përmes ryshfeteve që është një sistem personal taksimi. “Elementët kriminalë janë të mbrojtur nga policia, sistemi i shërbimeve sekrete, Ministria e Punëve të Brendshme dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe nga burokracia e Moskës”, thotë ambasadori amerikan. “Lidhja e drejtpërdrejtë e qeverisë së Moskës me botën kriminale e ka bërë situatën disfunksionale dhe shumëkush e quan qeverinë si një organizëm që vepron më shumë si një kleptokraci sesa si një qeveri”.

    Ndërsa sipas hetuesit rus, Shërbimi Sekret Rus ka dy mënyra për të eliminuar liderët e krimit të organizuar, të cilët nuk veprojnë sipas porosive të tyre. Mënyra e parë është t’i vrasin, ndërsa e dyta është t’i fusin në burg në mënyrë që t’i eliminojnë nga skena e konkurrencës. “Ndonjëherë FSB i çon lordët e krimit në burg, por këtë e bën për t’i mbrojtur. Liderët më me fat të krimit mund të përfundojnë edhe në Parlament. “Qeveria ruse u jep lordëve të krimit privilegje dhe imunitet nga akuzat”, vazhdon në shënimin e tij ish-ambasadori amerikan. Dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që kanë vlerësime të tilla. Edhe drejtori për Rusinë në Ministrinë e Jashtme Britanike cilësohet që ta ketë quajtur Rusinë “një shtet të korruptuar”.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dosja e fundit e Wikileaks për Shqipërinë
    Nga: Lutfi DERVISHI

    Në pritje të zbardhjes së kabllove diplomatikë për Shqipërinë, që tashmë ka hyrë në kuorizitetet e mëdha të njerëzve me dhe pa punë në këtë vend, rreshtat e mëposhtëm janë të një diplomati perëndimor në Tiranë. Wikileaks garanton “autencitetin” e dokumentit.”Shqipëria është vendi me vokacionin më perëndimor në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Mentaliteti europian këtu është mbizotërues. Shqiptarët janë më afër mentalitetit europian se bullgarët, kroatët, serbët, maqedonasit. Të bën përshtypje klasa politike. Po kalon një muaj nga botimi i opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe kam patur takime të shumta me eksponentë të pozitës dhe të opozitës. Takimet kanë qenë në nivelet më të larta. Ende nuk kam takuar një njeri që ta ketë lexuar të plotë raportin. Një koleg që po mbyll mandatin dhe po del në pension në Shqipëri thotë; se elita politike në Shqipëri lexon materialet vetëm nëse ja dërgon në celular me mesazh! Në një anë mos leximi i opinionit na e lehtëson punën. Në opinion thuhet e zeza mbi të bardhë se “political class is not matured’, me një fjalë shqip është fëmijërore. Këtu ka filluar festa për vizat dhe hë për hë i kanë vënë vizën gjithë punëve të tjera. Gjithnjë e më shpesh kolegëve po i humbet durimi dhe thonë: “e provuam me Shqipërinë dhe…? “Këta nuk po e marrin mesazhin”. Një diplomat i nderuar më ftoi për drekë vetëm për të më bërë një pyetje retorike: “A nuk bëjmë gabim që e duam këtë vend më shumë se vetë shqiptarët?” Paradoksi është se vendi po ndryshon me shpejtësi. Viti zero për Shqipërinë ka qenë viti 1997. Në harkun e 13 viteve janë bërë ndryshime të rëndësishme. Por nga fronti i politikës ndryshimet janë negative. “Me libër shtëpie” është një shprehje shqiptare që ilustron taktikën e luftës politike. Vendi ka qenë 500 vjet nën Perandorinë Osmane! Edhe sot e kësaj dite turqit kanë proverbin “arnaut damar”. Kjo shpjegon shpërthimet e befta të sherreve edhe kur palët duket se i kanë dhënë besën njëri -tjetrit për paqe në interes të kombit. Shfaqjet aspak dinjitoze të elitës politike në Bruksel dhe ca më tepër në Tiranë të kujtojnë njeriun që është mjeshtër për të qëlluar vetveten në këmbë. Në kontrast të plotë është politika e jashtme. Të dy krahët e politikës këtu në lëmin e punëve për jashtë bëjnë lojë të klasit të parë. Për punë të brendshme të kujtojnë psherëtimat e një intelektuali shqiptar të fillim shekullit të kaluar “Shqipëria u bë për t’i ngrënë kokat njëri-tjetrit”! Çdo dy apo tre muaj këtu nis një debat pa kuptim dhe shpesh më duhet t’u kujtoj zyrtarëve shqiptarë se ne raportojmë hollësisht për çdo gjë që ndodh në vendin e shqiponjave. Problemi i imazhit do të vijojë të rëndojë mbi Shqipërinë. Por vendi ka ku të mbështetet për të përmirësuar imazhin. Në botën që po lëviz me shpejtësi ne kemi çfarë mësojmë nga Shqipëria. Do të ndalesha tek tre momente kryesore: 1. Hospitability: Shqiptarët të presin me krah hapur dhe ndryshe nga ne në Perëndim të mbyllur në egocentrizmin tonë, këtu mund të shijosh në të gjitha nivelet kufijtë e mikpritjes. 2. Toleranca fetare. Në shtypin e ditës lexoj herë pas here se mungesa e rrënjeve të thella të feve ka nxjerr në pah tolerancën fetare. Nga ajo që kam lexuar e kam ndeshur këtu më rezulton e kundërta, shqiptarët janë tolerantë dhe harmonia fetare zor se mund të përshkruhet në këtë kabëll. 3. Historia e Luftës së Dytë Botërore. Pak është marketuar fakti se numri i hebrenjve në Shqipëri në përundim të luftës ishte më i madh se në fillim të luftës. Në muzeun e Holokaustit në Ëashington, muze që vizitohet nga miliona njerëz çdo vit nuk ka asnjë të dhënë për këtë ngjarje unikale. Habitem se si nuk është marketuar në vëmendjen që meriton kjo faqe e ndritur në historinë e Shqipërisë. – E ardhmja padyshim që ka rezervuar ditë më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët, por të krijohet përshtypja se mungon dëshira e elitës. Këtu sllogani është: “anëtarësimi në BE”, por nga mënyra si sillen dhe sinjalet që përçojnë e pandehin rrugën të lehtë dhe janë optimistë se do të mbërrijnë në Bruksel vetëm e vetëm për faktin se janë nisur për atje. Një ditore jo fort e besueshme në Tiranë botonte në faqen e parë vargjet: “Në Bruksel ne po vemi, kush s’beson borxh s’ja kemi”. Mungon dhe kontributi i shoqërisë civile dhe medias. Nuk e kuptoj mirë shqipen, por ndjek me vëmendje spektakle të ndryshme ku lirisht satirizohen liderët politikë. Kjo është një shenjë e shëndetshme e demokracisë për këtë vend. Megjithatë media është po aq e polarizuar sa edhe politika. Këto ditë po ndjek lajmet për përmbytjet në veri të vendit. Përkthyesja shqiptare më sollin një përmbledhje të raportimeve të dy korrespondentëve nga terreni. Një televizion afër opozitës dhe tjetri afër qeverisë. Njëri fliste për “daullet e shiut” dhe tjetri për “daullet e dasmës”. Si ka mundësi që të kenë këndvështrim kaq të ndryshëm për situatën kur raportojnë nga i njëjti vend? Përkthyesja e zyrës duke menduar se i drejtova asaj këtë pyetje mu përgjigj: është normale që e shohin situatën krejt ndryshe sepse janë burrë e grua! Në situata të tilla emergjente më bëjnë përshtypje titujt e televizioneve: sipas tyre liderët politikë raportojnë për parashikimin e kohës dhe metereologëve u mbetet të flasin për aksione konkrete në terren. Në përgjithësi televizionet tregojnë kujdes për etikën dhe janë të ndjeshëm për fëmijët. Stacionet kryesore vendosin pullën e kuqe në filmat e orës së vonë, ose kur transmetojnë direkt nga Parlamenti. Komisioni Europian kërkon maturi nga klasa politike, por duket se këtu ende nuk e ka dëgjuar njeri këtë thirrje? Pyetja 1 milionë dollarë është se çfarë mund të bëhet për të ndryshuar situatën?! Një aktivist i shoqërisë civile (nuk po e përmend emrin nga droja se një ditë emri do të dalë në internet përmes wikileaks) më tha se “ju ndërkombëtarët” duhet të flisni me një zë dhe kështu populli shqiptar do ju kuptojë më mirë. – E pamundur- ia ktheva sepse ka ambasadorë që përfaqësojnë interesa të fuqishme ekonomike. Këtu mungon durimi dhe planet për të ardhmen nuk para shihen më sy të mirë. Nga ana tjetër shqiptarët të dalluar për “shpirtin e sipërmarrjes” bëjnë diferencën dhe sjellin ndryshime çdo ditë. Improvizimi është kryefjala, kallëzuesi dhe kundrina e të gjitha problemeve. Këtu është vendi i çudirave sepse në momentin që ke humbur çdo shpresë, befas sheh një dalldi mobilizimi dhe punët që mendojmë se duhen vite i kryejnë për 6 muaj (pasaportat biometrike si shembull). Drejtësia mbetet një problem më vete dhe kërkon një kabëll të veçantë nesër.

    * Materiali i mësipërm për mungesë kohe nuk i është nënshtruar “clearence” nga autoriteti superior në ambasadë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Keta realisht nuk e kane idene. Nk kane francezet njeri ne terren ketu, qe ta shihte me sy se sa 'radikale' jnae shqiptaret (se paku ne shqiperi)?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •