Close
Faqja 21 prej 67 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 670
  1. #201
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    cka po thojn meteorologet?

    a prten shira a bor a diell?
    Edhe sot priten reshje shiu e prej nates pritet qe moti te ndryshoje. Ndersa per dimer mund te flitet pas dates 8 dhjetor.

    http://freemeteo.com/default.asp?mfvar=precip_type&pid=306&la=1&gid=782661

    Ndersa qeveria shqiptare do te duhej qe te kishte nxjerre mesime nga permbytjet e kaluara dhe te mos gjendet gjithmone para faktit te kryer, sepse kjo tregon mungese serioziteti dhe inkompetence.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-12-2010 më 04:23

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Pse gjith kjo urrejtje ne Shkoder per Jozefinen. Ajo burrnesh ka ber shume per ate qytet. Kam frik se i ngatron ai Lul Basha keto pune. Kryministri duhet tja tregoj vendin Lulit se shum me te perpjet e ka mare. AI para se te shaj lart e posht kryetaren e parlamentit ben mir te shoh punet e veta se policia ka qene hallka me e dobet ne shkoder pasi jan grabit shum dyqane e shtepia dhe robt rezikojne jeten sepse nuk pranojne te evakuohen.

  3. #203
    FSK mbërrin në Shkodër

    Gazeta Express | 03/12/2010

    Njësia e kërkim-shpëtimit e FKS-së, e përbërë nga 59 pjesëtarë, ku përfshihen edhe personeli mjekësor dhe Policia e Forcës, ka mbërritur në Shkodër për të ndihmuar popullatën e atjeshme në përballjen e situatës së krijuar nga vërshimet.


    Pas marrjes së urdhrit nga komandanti i FSK-së dhe përgatitjeve të nevojshme, të pajisur me mjetet teknike të sofistikuara për situatat të tilla, autokolona e FSK-së rreth mesnatës ka arritur në rrethin e Shkodrës.


    Ajo sot ka filluar punën në kuadër të misionit që ka, për të ofruar ndihmë për banorët e rrezikuar dhe mbrojtjen pronave të tyre, theksohet në një komunikatë të Zyrë spër informim të FSK-së.


    Pas gjendjes së përkeqësuar në veriun e Republikës së Shqipërisë nga vërshimet, me 2 dhjetor 2010, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që me trupat e saj të ndihmojë në përballimin e gjendjes së krijuar.


    Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi i është drejtuar me një letër presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me anë të së cilës i shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.


    "Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutem Shkëlqesi, ju siguroj se ne do të jeni pranë jush dhe se institucionet e Kosovës do të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për t'ju dalë në ndihmë në radhë të parë qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë për të përballuar sa më lehtë situatën e jashtëzakonshme të krijuar pas përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës dhe në rrethinën e saj", shkruan Krasniqi

    Gazeta Shekulli

  4. #204
    Zgjerohen përmbytjet, kërkohet ndihmë nga NATO, 7944 të evakuar

    Anila Dushi/L.Kokaj | 04/12/2010

    SHKODËR - Përmbytjet tashmë kanë filluar të zëvendësohen nga një tjetër shqetësim në Shkodër, e pikërisht nga problemet e higjienës. Në sipërfaqet me ujë, në lagjet e qytetit, madje dhe në ato afër qendrës, si në "Xhabije", vërehen brejtës infektivë (minj) që, duke kërkuar ajër dhe nga bashkimi i ujërave të zeza me të bardhat, po lëvizin nëpër hyrjet e pallateve apo rrugët edhe pa ujë.


    Po kështu vërehen dhe zvarranikë që kanë dalë në sipërfaqe. Lidhur me këtë, burimet zyrtare shprehen se kujdes është duke iu kushtuar kryesisht ujit të pijshëm, sasia e klorifikimit të tij është trefishuar dhe po bëhen analiza në pika të ndryshme.


    Aty ku dyshohet për ndotje, bëhet stakimi dhe kyçja e pompave. Ndërsa për praninë e kafshëve të tjera, theksohet se kjo ndodh nga përmbytja, ato i nxjerr uji dhe vetëm pasi të largohet uji, do të ndërhyhet me dezinfektimet përkatëse.


    Në prefekturën e Shkodrës, pranë shtabit të emergjencës ka qenë dhe deputeti socialist, Astrit Beci, i cili është interesuar për ujin e pijshëm për shkak të mosfunksionimit të pusetave që, sipas tij, mund të shkaktojnë probleme epidemiologjike. "Ekziston një mundësi e madhe e ndotjes së ujit dhe kampionët duhet të ekzaminohen çdo një orë", ka theksuar Beci.


    Gjithashtu ai ka kërkuar informacion edhe për situatën e sigurisë në nënstacione elektrike. Ndërkohë, deri mesditën e së premtes, nga helikopterët janë kryer 26 operacione nga ajri, ku janë dërguar ushqime dhe në kthim janë marrë persona që janë evakuuar. Paraditen e së premtes janë dërguar në Dajç dhe dy mjekë. Në këtë komunë mund të shkohet vetëm përmes ajrit, pasi lidhjet tokësore janë të pamundura.


    Zgjerimi


    Është zgjeruar harta e përmbytjeve në Shkodër dhe uji ka përfshirë dhe të tjera sipërfaqe në qytet. Në rrugën kryesore hyrëse, Xhabije - Parrucë, vërehen mbi 10 varka me dhe pa motor, të cilat bëjnë transportin e njerëzve në linjat Xhabije - Ura e Bunës.


    Banorët e kësaj lagjeje kanë të vetmen mundësi lëvizjeje atë me varka, dhe kjo e domosdoshme pasi u duhet të blejnë bukë, ujë, ushqime apo sende tjera të nevojshme.


    Por Shkodra, si asnjëherë tjetër, duket e rrethuar nga çdo drejtim nga ujërat që kanë përmbytur deri tani 12 800 ha tokë, kanë prishur ura dhe bllokuar rrugë, kanë gërryer e bërë të pakalueshme akse rrugore rurale e kombëtare.


    Jo vetëm Nënshkodra, por dhe një pjesë e qytetit është përmbytur nga liqeni, lumenjtë e shkarkimet nga portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës, por dhe në Malësinë e Madhe ose siç njihet Mbishkodra.


    Përroi i Thatë ka vërshuar përsëri, e dyta herë në harkun kohor të një muaji, ndërsa Sterbeqi, Culaj e gjithë fshatrat e Buzës së Ujit janë të përmbytura nga liqeni i Shkodrës, i cili ka arritur në 10 metra.


    Ushqimet


    Ka filluar shpërndarja me helikopter e ushqimeve e ujit të pijshëm në zonën e Nënshkodrës. Gjatë gjithë ditës së premte, fluturimet e helikopterëve që ngrihen nga stadiumi "Loro Boriçi" kanë qenë të shpeshta. Ushqimet dërgohen në pikat e caktuara nga komunat, të cilat bëjnë ndarjen e tyre.


    Energjia dhe uji


    Ndërkaq, ka probleme me furnizimin me energji elektrike, pasi në disa zona ajo është stakuar për efekt sigurie, në të tjera uji ka hyrë në kabinat elektrike. Sipas banorëve, ka raste kur telat elektrikë janë këputur nga uji dhe kanë rënë aty duke rrezikuar jetë njerëzish që lëvizin me varka. Për këto raste të raportuara, energjia elektrike është stakuar.


    Ndërsa janë përforcuar me mbrojtje nënstacionet elektrike dhe ato të ujit të pijshëm, mungesa e tij ndihet në disa fshatra apo zona të qytetit. Sipas burimeve nga shtabi i emergjencës, ka pasur disa stakime pompash të furnizmit me ujë të pijshëm për efekt sigurie.


    Evakuimet


    Forcat e ushtrisë dhe ato të RENEA-s e FNSH-së po kryejnë operacione evakuimi në zonën e Nënshkodrës, edhe pse ditën e premte dhe pasditen e së enjtes kërkesat për evakuim janë rritur së tepërmi. Nga banorë të këtyre zonave mësohet se ka dhe mjaft raste kur kanë kërkuar ndihmë, por ajo nuk u është ofruar apo është neglizhuar.


    Lidhur me këtë, burimet zyrtare shprehen se ka pasur mjaft refuzime dhe kush ka dashur, është evakuar. "Kemi shkuar nëpër shtëpi dhe u kemi thënë të vijnë që të largohen, por nuk kanë pranuar ose kanë kërkuar të marrin dhe bagëtinë me vete.


    Kjo ka qenë e pamundur, pasi varka nuk mund të marrë dhe njerëz dhe disa krerë bagëti njëherësh.


    Kjo ka bërë që ata të sprapsen dhe të mos pranojnë të evakuohen",- shprehen efektivë të forcave të angazhura me operacionet e evakuimit. Gjatë natës janë kryer dhe tre operacione për dhënie ndihme, emergjente, edhe pse ka qenë e vështirë për shkak të errësirës dhe kushteve atmosferike.


    Një familje nga Oboti, e helmuar nga përdorimi i gazit, ka kërkuar ndihmë dhe është evakuuar duke u dërguar në spital. Në Dajç, një banesë e izoluar nga të tjerat ka rrezikuar të ketë pasoja për njerëzit që jetonin aty, pasi uji ka shkuar në lartësi të madhe. Për ta shpëtuar është bërë operacion natën duke ndërhyrë RENEA, që i ka nxjerrë nga banesa.


    Por kërkesat për ndihmë janë të shumta dhe ndryshe nga muaji janar, edhe komunikimi është bërë më i vështirë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, që kushtëzon mënyrat e kërkimit ndihmë nga të izoluarit.


    Banorët e përmbytur po përpiqen të dalin vetë nga situatat ku ndodhen, pasi dhe efektshmëria e afrimit të ndihmës nga strukturat e ushtrisë e policisë është e kufizuar për shkak të pamundësisë, por dhe kapaciteteve të tyre numerike. Megjithatë nuk kanë munguar dhe rastet e njoftimeve të rreme, mashtrimeve, ku telefonojnë për ndihmë dhe kur ajo u afrohet e mohojnë këtë.


    Banorët: Nuk po ndihmohemi


    Në qytetin e Shkodrës banorët shprehen se po i zgjidhin vetë problemet e tyre, pasi ndihma është përqendruar kryesisht në Nënshkodër. Të hidhëruar për atë që po ndodh, por dhe të pasigurt për të ardhmen, ata shprehen se një situate të tillë nuk e njohin. Ermir Selmani, banor i lagjes "Liria" tregon se ka kërkuar ndihmën e policisë për të dërguar në spital gruan, e cila po lindte. Nuk m'u përgjigjën.


    Dola dhe i thashë një kamioni të ushtrisë, por më tha se kam tjetër punë. Kam marrë një varkë dhe me të kam shkuar deri në Perash ku nuk ka ujë dhe atje me makinë e kam dërguar gruan në spital ku dhe lindi".
    Meliha Kraja, banore e lagjes Tophanë, shprehet se nuk kanë as ujë të pijshëm dhe as ushqim, ndërsa uji i ka izoluar.


    "Dakord se këto janë punët e Zotit, por mendoj se janë dhe të robit. Na ka mbaruar gjithçka". Ndërsa një e moshuar, Zenepe Pirani, mbi 90-vjeçare, shprehet se shi ka rënë dhe shumë madje, edhe vitet e tjera, por kështu nuk ka pasur përmbytje. "Në vitin 1963 ka pasë mjaft ujë, por ai iku për dy ditë, tani po qëndron gjatë dhe ka më shumë", thotë e moshuara.


    Informacion i fundit


    Sipas zv.kryeministrit Ilir Meta, janë 13000 ha nën ujë, 2100 banesa të përmbytura, 3940 familje të evakuara, 1800 banorë janë strehuar në vendet e akomodimit të vëna në dispozicion nga shteti.


    Shkarkohen 2600 metër kub ujë në sekondë, ndërsa mbrëmjen e së enjtes shkarkoheshin 2950 metër kub ujë në sekondë.


    Në punë 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete të Ministrisë së Brendshme dhe 120 të Ministrisë së Mbrojtjes, i flotiljes me helikopterë dhe shumë mjete lundruese. Këtë vit janë llogaritur të prodhohen 7,3 miliardë kilovatorë energji elektrike, prodhim i vjetër, ku vitet e mëparshme janë prodhuar maksimalisht 5,9 miliardë kilovatorë energji elektrike në vit.


    Akset rrugore të bllokuara në gjithë vendin


    Shkodër

    Në hyrje të qytetit Shkodër, para urës së Bunës dhe te Harku i Bërdicës rruga është e pakalueshme pasi ka përmbytje të rrugës me rreth 1m ujë mbi rruge.


    Tek Ura e Bunës uji ka kaluar mbi urë duke krijuar përmbytje të rrugës dhe duke e bërë të pakalueshme rrugën. Rruga për në Muriqan është e bllokuar, po kështu edhe rruga për në Shirokë është e përmbytur.


    Në segmentin rrugor "Harku i Bërdicës - Velipojë", kuota e ujërave në urën e Gjolulit është rreth 50-60 cm, qarkullojnë vetëm mjetet e mëdha, mjetet e vogla qarkullojnë nga rrugë dytësore.


    Në segmentin rrugor Koplik - Dedaj - Bogë si rezultat i bllokimit te zona e përroit të thatë, qarkullimi i mjeteve kryhet nëpërmjet një rruge dytësore të përkohshme, sasia e ujit është 60 cm. Hyrja për në Shkodër bëhet nga Mjeda.


    Gjithashtu, edhe aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i pakalueshëm pasi është rritur niveli i ujit mbi rrugë në orët e pasdites.


    Shkodër - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj, rreth 5 km, deri te dogana rruga është e pakalueshme pasi uji mbi rrugë është rreth 1 metër.


    Kukës


    Në segmentin rrugor Sopot-Ura e Bujanit, në urën e Bujanit, kalimi bëhet me vështirësi pasi është rritur niveli i lumit të Valbonës. Po e njëjta situatë është edhe në urën e Fierzës. Nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve. Në segmentin rrugor Bajram Curri - Fierzë, kilometri i 11-të, lumi ka marrë murin mbajtës të rrugës (shembur), rruga me një kalim.


    Në Shishtavec lumi ka marrë një pjesë të rrugës duke bërë njëkalimshe rrugën.


    Dibër


    Po punohet tek ura e Cerenecit, qarkullohet me një kalim.
    Në segmentin Peshkopi - Muhurr - Qafë-Draj rreth 5 km larg Muhurit, është shembur ura e Shehut, dhe rruga është e bllokuar duke bllokuar komunat e Reçit, Zalldardhës, Arrëzit dhe Lurës.


    Dalja e rrugës Peshkopi-Ura e Skurajt (ku bashkohet rruga e Peshkopisë me autostradën) është e bllokuar pasi ka dalë uji mbi rrugë rreth 1 km dhe sasia e ujit mbi rrugë është rreth 1,5 m i lartë.


    Janë bllokuar disa mjete në rrugë
    Nga Burreli në Milot në 30-40 vende ka shkarje dhe rruga është me 1 kalim. Është bllokuar rruga nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të hapjes së portave të hidrocentraleve të Ulzës.


    Lezhë


    Ka bllokim të rrugës në aksin Ura e Skurajve në drejtim të Burrelit për shkak të përmbytjes së rrugës


    Tiranë


    Gjendja në autostradë në mbrëmje po shkonte drejt normalizimit, pas bllokimit të saj në Vorë.


    Elbasan


    Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Ka pasur bllokim të rrugës në vendin e quajtur Dragostunj, në kilometrin e 80-të ka pasur bllokim të rrugës për rreth 40 min nga shembje të shkaktuara nga reshjet e menjëhershme. Aktualisht, rruga është e hapur.


    Vlorë


    Në aksin rrugor Vlorë - Sarandë qarkullimi kryhet me një kalim në vendet e quajtura Jonufra 1, Dukat Fshat, Dalje Piqeras. Në këto pika është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjera nuk ka problem për qarkullimin e mjeteve.


    E vetmja mundësi qarkullimi e tropojanëve, përmes Gjakovës
    Izolohet Tropoja


    Shkarkimet në hidrocentralin e Fierzës kanë filluar ditën e mërkurë duke krijuar probleme në afërsi të tij, pikërisht në urën që lidh Tropojën me Fushë-Arrëzin e Tiranën përmes rrugës tokësore.


    Gjithashtu, është bërë i pamundur lundrimi në liqenin e Komanit. Vërshimi gjigant i ujërave qe po shkarkohen nga Fierza ka dëmtuar edhe argjinaturën e rrugës që ndodhet poshtë saj dhe që lidh Tropojën. Ndërkohë, ka shembje në rrugë për shkak të lagështisë së madhe të krijuar nga shkarkimet e digës.


    Aktualisht qarkullimi i automjeteve nga Tropoja në drejtim të Tiranës bëhet kryesisht përmes Gjakovës, Prizrenit dhe në vijim përmes autostradës Morin-Rrëshen. Problem mbetet qarkullimi i mjeteve të transportit të ngarkuara me mallra të ndryshëm konsumi, që e kanë të pamundur të qarkullojnë përgjatë këtij segmenti për shkak të detyrimeve doganore.


    Rrëshen-Kalimash, shembje në autostradë


    Kukës - Shirat e furishëm dhe të pandërprerë të ditëve të fundit të regjistruar në Shqipëri, nuk kanë lënë pa dëmtuar edhe autostradën Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morin.


    Një masiv i madh dherash dhe balte si pasojë e rrjedhjes së ujërave është shkëputur nga kodra në afërsi të fshatit Klos të komunës Fan, duke dëmtuar pjesët e argjinaturës së autostradës, veprat e artit, trafikndarëset, por edhe trasenë.


    Për shkak të këtyre rrëshqitjeve është vështiresuar qarkullimi në autostradën Rrëshen-Kalimash, ndërkohë që herë pas here ka pasur edhe bllokim të dy korsive lëvizëse në drejtim të Kukësit. Kompania "Bechtel&Enka" ka vënë në dispozicion mjete për largimin e materialeve inerteve nga rruga.


    Ndërkohë që rrëshqitje të shkëmbinjve janë regjistruar edhe në hyrje të tunelit të Thirrës, në portalin jugor. Për pasojë janë dëmtuar një pjesë e sinjalistikës në hyrje të tunelit. Rrëshqitje dherash janë vërejtur edhe në aksin Kalimash-Morin, por pa sjellë bllokim të trafikut.


    Një tjetër shembje e përmasave të mëdha është regjistruar në fshatin Klos të komunës Fan, si dhe shembja në afërsi të tunelit të Thirrës. Ndërkohë që shembje janë regjistruar edhe në aksin Fushë-Dukagjin-Kukës-Morin si në fshatin Pobreg, By Pass-in e Kukësit. Rrëshqitje dherash janë vërejtur edhe përgjatë aksit rrugor Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi në Qafë-Drajë.


    Situata sipas KESH-it


    Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka paraqitur situatën në hidrocentrale pas përmbytjeve të fundit në zonën e Shkodrës deri në orën 16:00 të dites së premte. Nga të dhënat e fundit bëhet me dije, se Fierza është në kuotën e 290.39 metra, ndërsa prurjet janë 1420 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 1076 metër kub ujë në sekondë.


    Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 169.98 metrave ndërsa prurjet kapin shifrën e 1807 metër kub për sekondë, ndërkohë, shkarkimet vijojnë me 1844 metër kub ujë në sekondë. Po ashtu kuota në Vaun e Dejës është 74.24 metra, prurjet janë janë 2295 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2576 metrave kub ujë në sekondë.


    Kuota në Ulëz është 123.6 metra, prurjet janë 1800 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2763 metrave kub ujë në sekondë. Ndërkohë që KESH-i ka njoftuar që të gjitha HEC-et janë duke prodhuar me kapacitetin e tyre maksimal, megjithatë nuk është përballuar niveli i lartë i prurjeve që është disa herë më i madh se sa i harxhimit të agregatëve të instaluar në të tre hidrocentralet.


    Fuqia e instaluar e hidrocentraleve të ngritura në kaskadën e Drinit është 1300 megavatorë. Fierza ka të instaluar 500 megavat, Komani 600 megavat dhe Vau i Dejës 250 megavat.


    Rrethi ngjitur me Shkdorën është në gjendje gatishmërie. Në rast të çarjes së argjinaturës rrezikohet tragjedi


    Lezha, pak centimetra larg përmbytjes


    Të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë në argjinaturën që ndan Lezhën me Shkodrën, ose siç njihet ndryshe benti. Niveli i ujit po rritet me 3 centimetra në orë duke rrezikuar çarjen e argjinaturës.


    Deputeti i Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli, deklaroi se situata është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë një katastrofë natyrore më të madhe sesa ajo e Shkodrës. Kadeli theksoi se nuk janë marrë më parë masat e duhura për të ndërhyrë në këtë argjinaturë, por vlerësoi gatishmërinë e tanishme të prefektit Dajçi, si edhe të gjitha strukturave të tjera shtetërore, për të evituar një përmbytje të mundshme për Qarkun e Lezhës.


    Prefekti Pal Dajçi, i cili që nga dita e enjte është në krye të punës që po bëhet për të ngritur argjinaturën me materiale inerte, pohoi se banorët duhet të jenë në gatishmëri për t'u evakuuar, pasi situata është e vështirë për shkak të nivelit të ujit që po rritet nga minuti në minutë, duke arritur pikat kritike, por ndërhyrjet e bëra në argjinaturë, sipas tij, kanë evituar deri më tani një përmbytje të mundshme për Lezhën.


    Argjinatura është ngritur me afro një metër me materiale inerte nga pjesa perëndimore, duke vijuar në drejtim të lindjes. Dajçi u ka bërë apel edhe firmave të tjera private për të kontribuar me automjete për transportimin e materialeve inerte në drejtim të argjinaturës ndarëse me zonën e Shkodrës.


    Prefektura, specialistë të Bordit të Kullimit, forcat e policisë, si edhe banorë të zonës po monitorojnë situatën në çdo minutë dhe po qëndrojnë në gatishmëri të plotë. Vazhdon puna intensive për ngritjen e argjinaturës me materiale inerte.


    Nga dita e enjte niveli i ujit është rritur mbi një metër dhe vetëm rreth 20 centimetra kanë mbetur pa kapërcyer argjinaturën për të depërtuar në zonën e Torovicës. Çarja e argjinaturës, sipas specialistëve, do të shkaktonte një përmbytje të paparashikuar ndonjëherë dhe nuk dihet me saktësi se deri ku rrezikohet të shtrihet harta e përmbytjeve.


    Në qarkun e Shkodrës harta vijon të zgjerohet. Brejtësit infektivë kanë filluar të shfaqen duke kërkuar ajër, ndërsa ujërat e zeza dhe të bardha janë bashkuar. Trefishohet sasia e klorit në tubacionet e ujit të pijshëm. Probleme dhe me energjinë elektrike


    ************************************


    UPDATE- |20:20 - Situata në perkeqesim e sipër nga përmbytjet ka bere që qeveria shqiptare të kërkojë ndihmë nga NATO. Kerkesa i eshte bere aleances nga Ministria e Brendshme. Mesohet se janë kërkuar helikoptere dhe mjete të rënda.


    Sipas zv/kryeministrit Ilir Meta, janë 13000 ha nën ujë, 2100 banesa të përmbytura , 3940 familje të evakuara, 1800 banorë janë strehuar në vendet e akomodimit të vëna në dispozicion nga shteti. Shqetësuese situata e komunikimit. Shkarkohen 2600metër kub ujë në sekondë, ndërsa mbrëmjen e së enjtes shkarkoheshin 2950 metër kub ujë në sekondë.


    'Ruajmë balancën me nivelin e prurjeve në kaskadë. Siguria në kaskadë pa asnjë problem"- tha Meta


    Sipas Metës bëjnë operacione 1000 efektiva policie, 500 ushtrie, 80 mjete të ministrisë së brendshme dhe 120 të ministrisë së mbrojtjes, i flotilje me helikopterë dhe shumë mjete lundruese.


    18:35 - Ndërsa zgjerohet harta e përmbytjeve, si pasojë e reshjeve intensive, niveli i ujit në zonat e përmbytura është rritur. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, bazuar në të dhënat e Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata paraqitet tejet e rënduar. Situatë e vështirë paraqitet në disa qarqe të vendit, në Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan dhe Tiranë. Sipas prefektit të qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, aktualisht janë të përmbytura 12 800 ha tokë, janë evakuar 1831 familje me 7944 banorë dhe 11 067 bagëti. Janë angazhuar 150 forca të ushtrisë me 25 mjete dhe 9 varka, ndërsa 14 varka janë vënë në dispozicion nga policia. Niveli i liqenit të Shkodrës është rritur me 11 cm.


    Ministria e Brendshme njoftoi edhe për situatën shëndetësore në territorin e komunave të përmbytura, e cila sipas saj është nën kontrollin e strukturave të Shëndetit Publik dhe është koordinuar puna me strukturat e policisë për të bërë transportimin e ekipeve mjekësore .


    Ministria e Brendshme njoftoi gjendjen e rrugëve në disa qarqe të vendit.


    Akset Rrugore;
    Aksi rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur Ura e Gjolulit është bllokuar qarkullimi, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.
    Aksi rrugor Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës është i pakalueshëm.
    Rruga për në fshatin Obot i Vjetër është e pakalueshme nga automjetet pasi niveli i ujit ka arritur rreth 1 m.
    Aksi rrugor Shkodër - Kir-Mali i Shoshit - Komuna Shalë lëvizja kryhet me vështirësi.
    Aksi Bogë -Theth është i bllokuar si pasojë e shëmbjes së rrugës nga rreshjet.
    Në rrethin e Malësisë së Madhe, aksi i rrugës Tamarë-Vërmoshi i kalueshëm me vështirësi, ndërsa segmenti Tamarë-Vukël është i pakalueshëm nga shëmbjet dhe po punohet për riparimin.
    Në rrethin e Pukës, aksi rrugor F. Arrëz-Iballë është i pakalueshëm nga shëmbjet e rrëshqitjet e materialeve inerte e gurë, po punohet për zhbllokimin e tij.


    Qarku Lezhë
    Në autostradën Durrës-Kukës, rreth 800 m mbi urën e Matit, pranë fshatit Skuraj, është dëmtuar traseja e rrugës për shkak të gërryerjes nga ujërat e përroit dhe qarkullimi kryhet me shumë vështirësi.


    Qarku Durrës
    Për shkak të reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Zezë ka patur përmbytje të disa lagjeve në qytetin e Fushë Krujës.

    Prezencë uji, por në nivele të ulëta ka edhe në disa lagje të Bashkisë Durrës.


    Qarku Elbasan
    Për shkak të rrëshqitjes së dherave ka patur një bllokim të aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Dragostunjë. Po punohet për zhbllokimin e rrugës.


    Qarku Tiranë
    Ka prani të ujit në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj dhe për momentin ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Për shkak të rrëshqitjeve të dherave është dëmtuar traseja hekurudhore në fshatin Muçaj, Vorë. Po punohet për riparimin e trasesë.




    Presidenti i Republikës Bamir Topi po përgatitet për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas gjendjes së rënduar nga reshjet dhe përmbytjet në veri-perëndim të vendit. Në njoftimin e presidencës thuhet se presidenti është kthyer me urgjencë nga Kazakistani dhe se po ndjek me shqetësim situatën e krijuar.



    Tentativë të turpshme për të mbuluar dështimin dhe refuzim për t'u ballafaquar me situatën alarmante nga përmbytjet, e ka quajtur lideri i PS-së, Edi Rama shfaqjen e dhënë nga kreu i qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit.


    Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët Rama është ndalur sërish në situatën e përmbytjeve për të cilën ka ritheksuar se fajtori i vetëm është Berisha.


    Ai akuzoi kryeministrin Berisha për komunikim skandaloz në parlament ndaj përpjekjeve të opozitës për të ngritur dhe për të nxjerrë në pah problemet që po përjeton vendi.


    "Salla e Kuvendit mund të cilësohet si salla e turpit"- tha Rama, duke shtuar se ne asnje vend tjeter nuk ndodh qe përballë faktesh sado të kontestueshme për qeverinë, ajo të reagojë si një llogore që hedh vetëm baltë mbi opozitën.



    10.30
    Zgjerohet harta e përmbytjes, Berisha: Të vazhdojë evakuimi
    Situata sa vjen e perkeqesohet ne Shkoder, nderkohe qe rreziku ka perfshire edhe Lezhen, per shkak te problemit me argjinaturen e Torovices. Te dhenat e fundit nga Lezha flasin per nje situate paniku mes banoreve. Niveli i ujit rritet çdo orë me 3 cm dhe argjinatura e Torovices eshte duke u ruajtur me polici, nderkohe qe firmat inerte po punojne per forcimin e saj.


    Gjate nje prononcimi per mediat, kryeministri Sali Berisha perseriti se situata e permbytjeve eshte shume problematike. Berisha theksoi se liqeni i Shkodrës po kërcënon vazhdimisht situatën në qytet, pasi është rritur me 11 cm niveli. Kreu i qeverisë tha se po vazhdon puna për evakuimin e banorëve


    Niveli i ujit ka shenuar rritje, nderkohe qe harta e tokave te zhytura ne uje eshte zgjeruar.
    Te dhenat e fundit nga Shtabi i Emergjencave bejne me dije jane 11 mijë ha të përmbytura, ndërsa mbrëmjen e djeshme u raportuan 10 mijë ha tokë e përmbytur.


    Nderkohe 1000 shtëpi jane te përmbytura dhe 1500 shtëpi të tjera të rrethuara nga uji.
    Numri i personave te evakuuar eshte shtuar, duke mberritur ne 7000 vete.


    Shkodra drejt izolimit per shkak te vershimit te ujit ne lagjet e qytetit. Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e Shtabit te Emergjencave ne Shkoder ka deklaruar se fjala kyce ne nje moment te tille eshte vetem evakuimi.


    Ne zonen e Shkodres nderkohe vazhdon me intensitet evakuimi i banoreve, nderkohe qe qarkullimi ne zone behet ose me kamione te ushtrise, ose me varka. Rruga Shkoder-Tirane vazhdon te jete shume problematike per te levizur.


    Kryeministri Berisha nga Shkodra ka deklaruar se shkarkimet do vazhdojne me intensitet, per shkak te kushteve qe kane diktuar nje situate te tille. Kaskada sipas specialisteve ka tejkakuar kufirim maksimal dhe per kete do vazhdojne shkarkimet. Ai ka urdheruar marrjen e masave per rezerva ushqimore dhe strehimin e te evakuuarve, nderkohe qe ka deklaruar se ne cdo komune do te qendroje nga nje minister.


    Shiroka dhe Zogaj jane të izoluara, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji, qe mberrin deri ne 1.5 meter.
    Te pakalueshme jane edhe pjeset e aksit qe lidhin Shkodren me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër- Muriqan. Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica.


    Rruget te pakalueshme jane Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj.

    Gazeta Shekulli

  5. #205
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Kjo qeveri mendon se te qeverisesh nje vend e vetmja pune qe duhet te besh eshte te zgjatesh thonjte e te vjedhesh. Nuk kane vajtur me mendjen per te punuar keta.... keta kane vajtur me mendjen per te vjedhur.

    Keta duan qe nga i madhi deri tek me i vogli......
    Te gjitha pa perjashtim jane te perlyer ne ate qeveri.

    Nuk ecet me keshtu. Ky na shiti, na mbyti, na vrau, na shkaterroi, na vodhi dhe se fundi edhe po na tall duke u zgerdhire neper parlament.

    Opozita duhet te beje dicka, ndryshe do t'a humbasim Shqiperine.
    Protesta edhe mund te dali jashte kontrollit... popull eshte ai... zemerimi i tij nuk kontrollohet.
    Me fal qe bera quote postimin tend por vertet je i bindur se opozita do beje dicka te mire per shqiperine .Sic e the te gjithe jane hajduta si pozita , opozita dhe deri tek punonjesi me i thjeshte .

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    E kishte dhe OPOZITA Ksanthi por keshtu gjalle ne bote se ka ndodh apo ske qene ne Shqiperi ti ?
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  7. #207
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    fajin e ka perseri qoverria se duhet te kishin dalur qe te gjithe pjesetaret e saj per ta pritur ujin me legena ......
    PO KUSH E KA SIPAS JUSH ?PSE NUK BEN KANALIZIMET E DUHURA DHE TE JAPI LEJE PER NDERTIME NE ZONAT KU DUHET TE NDERTOHET ....

  8. #208
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Nje miku im Hollandez me thoshte para disa ditesh: ne Hollande mendojme ndryshe, nese ndodh dicka negative, te gjithe mendojme si ta zgjidhim situaten, pasi situata kalon, mendojme te gjejme kush e ka fajin ose cfare calon.
    Cdo gje eshte relative...

  9. #209
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Nga shqiperia kam shume vite qe kam ikur por me ka lidhur puna dhe vete shpesh .E di se cfare behet , di ligjet e tyre te felliqura , di qe po nuk dhe leke nen dore kudo qe te vesh nuk te mbaron njeri pune dhe pse eshte puna e tyre sepse per ate paguhen.Del Lumi ne Gjir permbyten godinat qe jane afer por shyqyr qe lumi eshte poshte dhe qyteti lart se dhe andej permbytje te medha do kishim .Nuk mund te ndertohen prita te medha rreth lumenjve sic ka ne gjithe boten apo ku te investoje qeveria se pastaj ngelen pa benca antiplumb qeveritaret .

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Qenke me se i informuar, deshiroj ta lexojne anetaret e tjere ashtu sic e bera dhe une .
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

Faqja 21 prej 67 FillimFillim ... 11192021222331 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •