Close
Faqja 20 prej 67 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 670
  1. #191

    Permbytje ne qytete te tjera te Shqiperise: Durres, Lezhe, Fushe-Kruje

    GJENDJE EMERGJENCE NË DURRËS E LEZHË, QEVERIA SHPALL EMERGJENCEN CIVILE

    Ora: 22:33- Situatë kritike edhe në Lezhë dhe Durrës nga reshjet dhe prurjet e shumta të lumenjve e përrenjve. Qeveria shpall gjendjen e emergjencës civile dhe ngre komisionin Ndërministror të Emergjencave, që kryesohet nga numri dy i qeverisë, Ilir Meta.

    Rreshjet e shumta, vërshimi i ujrave të liqenit të Shkodrës dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë bërë që niveli i ujit në fushat e Torovicës të rritet tej mase dhe gati për të arritur pikën kritike të argjinaturës së Torovicës. Megjithëse ende nuk ka nisur evakuimi të banorëve nga kjo zonë, situata duket se është rënduar ndjeshëm gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të rreshjeve të vazhdueshme të shiut.

    "Shqetësime serioze janë vërejtur edhe në qarkun e Lezhës, edhe në qarkun e Durrësit, të Elbasanit, edhe në qarkun e Tiranës, ku Komiteti Ndërministror, në bazë të qarqeve po e ndjek këtë situatë më shumë seriozitet në mënyrë të vazhdueshme", u shpreh sot ministri Meta, një takimi gati dy orësh në Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër.
    "Qeveria është plotësisht e angazhuar për të përballuar këtë situatë vërtet tepër shqetësuese", tha ai.

    Nderkohe pritet të nisë evakuimi i banorëve në zonat më problematike të Lezhës e Durrësit, ku pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë. Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi e gjithë zona është përfshirë nga reshjet.

    BalkanWeb
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #192
    Lumi Zezë del nga shtrati, përmbytet Fushë Kruja

    Permbytjet ne veri te vendit kane perfshire edhe Fushe Krujen, ku qindra shtepi dhe biznese jane demtuar. Lumi Zez ka kaluar argjinaturen rreth ores nente te dites se premte, duke permbyur ne fillim nje pjese se qendres se Fushe Krujes, bizneset e ndryshme qe ndodhen ne rrugen kryesore si dhe tregun e qytetit, perpara se te vershonte ne lagjet e poshtme, ku demtimet jane me te medha.

    Si pasoje e permbyjeve, qindra shtepi jane bere te pabanueshme. Vershimi i ujrave te lumit ka bere thuajse te pakalueshme hyrjen per ne qytetin e Fushe Krujes, nderkohe qe pushteti vendor ka nisur vleresimin e demit.

    Nertan Prifti - ALSAT
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #193
    Reshjet e shiut përmbytin edhe Durrësin

    Durrësi është përmbytur gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut. Qyteti bregdetar në pak minuta u fundos nga pak milimetra shi.
    Uji mbuloi pothuajse pjesën kryesore të qytetit, duke shkuar në disa zona në 50 cm.
    Po ashtu nën ujë është zhytur edhe periferia e Durrësit. Zona e Plazhit, Shkozetit, Kënetës dhe Porto-Romanos. Banorët kanë përjetuar një situatë dramatike, me qindra banesa e biznese të përmbytura.
    Sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në Sukth, Shijak , dhe Manëz janë vënë nën pushtetin e ujërave, ndërsa në Zhafzotaj është përmbytur edhe nënstacioni elektrik. Situatë e rëndë paraqitet edhe në zonën e Spitallës, e cila ndodhet e izoluar pjesërisht për shkak të bllokimit nga ujrat.
    Disa shkolla në zonat periferike kanë ndërprerë mësimin, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për transportimin e tyre.
    Aksi rrugor që lidh Durrësin me Shijakun u bllokua pjesërisht. Probleme u vërejtën edhe në Shkëmbin e Kavajes, ku aksi Plepa-Golem u bë i pakalueshëm.
    Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në Kodër Vilë si dhe në zonën e Currilave duke rrezikuar disa banesa por edhe rrugët ndërlidhese. Ndërkaq, si pasoje e reshjeve është ndaluar dalja në det e anijeve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave. Aktualisht forca e detit shkon mbi 6 ballë, ndërsa shpejtësia e erës ne 22 metër për sekondë.

    Klan
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Shigjeta cfare pret nga Opozita , te behet fashkefajtor per ngjarjen qe Sali Topalli dhe Ilir Skrapari e cuan Shqiperine ne Emergjence te tille , dhe nuk kemi nevoje te shikojme europen, duam te shikojme dyert tona jo te europes se fundja fundit europes as nuk i plas per ne se jemi mbyt ok.
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  5. #195
    Ne rradhe te pare pres te tregoj mbeshtetjen per njerezit qe jane ne nje situate shume te veshtire. Pres te shkoj edhe me tutje te sensibilizoj dhe te afroj njerezit edhe me shume, per te ndihmuar ata qe kane nevoje, jo te krijoj percarje. Se fundi, te bej nje analize objektive te situates dhe jo vetem fjalime retorike antiqeveritare.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cka po thojn meteorologet?

    a prten shira a bor a diell?

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Vallaj me thene te drejten per militantizem ketu ishin te paret trimat e Saliut , ate po them dhe une por Opozita nuk eshte budallaqe te dali e te kerkoje ndjese , asaj i vjen keq sic te vjen ty dhe mua por cte bej me ate llomin qe ka mbulu kryeministrine, gjasme kane vajt dhe ne Shkoder, ca po bajne , a e pe ate plaken e gjore qe ju drejtua kryeminsitri jone :

    Nan i tha baj durim ene 2 jave, se do rregullohet koha - i tha Saliu
    Cfare the te past nana, nqs ti me thua per 2 jave , me bej gati arkivolet mua dhe femijeve te mi se sme gjen ma gjall-ju kthye plaka


    Si thua ti mire te duket kjo tallje qe ben ai me njerezit atje , apo per vete perdor helikopteret qe mos ti lagen kembet dhe me rrin ne zyre dhe ma drejton operacionin FLAKA me fjale boshe dhe vepra boshe.
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Mund te lexosh dhe firmen time sepse flet me shume se cdo gje ketu .
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    fajin e ka perseri qoverria se duhet te kishin dalur qe te gjithe pjesetaret e saj per ta pritur ujin me legena ......
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #200
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    http://www.balkanweb.com/TV/index.ph..._ansalive=7940

    Rama flet perseri per kutite.
    Ai mban nje ligjerate se sa mire do ishte sikur ai te ishte..
    Te dali me ndonje zgjidhje praktike.
    Ca cane vërrën duke share njeri-tjeterin.
    Nuk jane aspak praktike as te majte e as te djathte!
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 20 prej 67 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •