Close
Faqja 18 prej 67 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 670
  1. #171
    the admiral ka te beje deri ne nje far vendi edhe natyra nese shtepine e ke ngritur ne rrugen ku kalon uji i malit
    shiu ska ku te shkoje nese pusetat nuk jan pastruar
    ta them kete se e pesuam ne para 5 vjetesh
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #172
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Cune & goca.
    Mbase nuk e ka fajin qeveria qe eshte permbytor Shkodra (MBASE) por, sigurisht qe e ka fajin qeveria qe nuk kishte ASNJE polic tek reth-rrotullimi i "plepave" ne Durres.
    Atje per pak na u fik makina.
    2-3 makina te tjera ngelenmu ne mes te pellgut ose u fiken sapo kaluan (uji mbulonte komplet gomat e nje benzi te ulet).
    Si nuk doli nje pulic te thonte: ore shoke, nuk kalohet ketej, u mblodhem nja 20 makina dhe shikonim njeri-tjetrin ne sy, dikush e mori gucimin i pari dhe u nisem te tere, 2-3 makina nuk ja dolen.
    Katastrafe.
    I ëtfiq kina nënën se as nje tabele "kujdes" nuk kishte!
    P.S.: e di qe rreth ores 5-6 kishte pulica qe devijonin trafikun, por me vone, ne kthim nuk kishte, keshtu te gjithe menduan se mund te kalohej..
    I ëtfiq kina nënën
    I ëtfiq kina nënën
    Cdo gje eshte relative...

  3. #173
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Oh dhe nje gje tjeter.
    Po kemi dhe faj se jemi popull skerdhate.
    Po si ore nuk pret njeri ne radhe, kur eshte trafiku i devijuar ne nje rruge dytesore, tere gropa.
    Vjen ndonje off-road (te lexohet foristrade) dhe i kalon te gjithe, pas saj 2-3 makina te tjera.
    Normal qe bllokohet trafiku se nu ke nga te shkosh kur te vije ai tjetri perballe.
    50% te trafikut te renduar e shkaktojne keta hunde-derrat qe nuk kane durim si gjithe te tjeret.
    Na u ca petlla.
    Cdo gje eshte relative...

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Lum ata femije qe te kan ty per baba
    Ore ti qenke hajdar tamam, mos me permend mua femijet se te fundos ne fund te detit o militanti i Saliut, nqs don te debatosh debato dhe mos na bej heroin e PD-se ok.
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  5. #175
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    the admiral ka te beje deri ne nje far vendi edhe natyra nese shtepine e ke ngritur ne rrugen ku kalon uji i malit
    shiu ska ku te shkoje nese pusetat nuk jan pastruar
    ta them kete se e pesuam ne para 5 vjetesh
    nuk eshte puna e kanalizimeve (edhe ato ndikojne por nuk eshte problemi me i madh).

    problem eshte se del uji nga buna dhe nga liqeni...

    une jetoj ne breg te liqenit ketu ku jam dhe bie shi me shume se ne shkoder.
    liqeni nuk rrezikon te permbyse qytetin... pse??? sepse ketu nuk ka zheni qe hapin portat e hidrocentraleve...

    ne shkoder po ndodhe 2 here ne vit dhe mbaj mend edhe shume here kur jetoja atje. eshte turp.

    eshte pakuptim te ngreshe koken lart e te thuash "jemi te vegjel perpara fuqise se natyres". ok. e vertete, por nuk eshte natyra ajo qe hap portat...
    kjo gje mund te parandalohet, por askush nuk ka interes, sepse po te parandalohej, do humbiseshin disa miliona te mira...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    asnje qytet ne gjermani, ne france, ne britani apo ne ndonje vend tjeter nuk permbytet si po permbytet shkodra pas kesaj sasie shiu... asnje...

    per cfare lesh natyre e ke fjalen??? natyra i hap portat e hidrocentralit apo ndokush tjeter???

    dy here brenda nje viti te ndodhe e njejta poshtersi dhe ketu ka akoma njerez qe thone se nuk ka fajtore... ky eshte kulmi
    natyra natyra natyra.... bah!!! perralla me mbret.
    Pasi nuk jeton ne Shqiperi per momentin te te them se ka me muaj qe ka reshje,dhe keto javet e fundit jane te intensitetit te larte.
    Nuk permendi kush se permbytet Gjermania,edhe pse kjo ka ndodhur me heret,kerko pak dhe gjen se edhe vende ne Gjermani jane permbytur nga te reshurat e shiut,dhe kujdes mos u nxeh shume me mua duke me cituar keshtu si parashutist,ftohu pak.


    Ndoshta ky shkrim do te te qartesoj ty dhe shume tjereve mendjen sadopak

    -----------------------------------
    Historia e Shkodrës është një histori e njohur mirë nga të gjithë ata që kanë jetuar në Shkodër, që dinë për Shkodrën dhe që kanë lexuar për Shkodrën. Qyteti i Shkodrës dhe pjesa e NënShkodrës kanë një pozicion gjeografik të tillë, ku derdhen një numër shumë i madh lumenjsh, përrenjsh, burimesh nëntokësore, që fillojnë nga malet e Shqipërisë, që vijnë nga Maqedonia, nga Mali i Zi, poshtë Bosnjë -Hercegovinës: me Cemin, me Moraçën, me lumin e Shalës, me lumin e Bunës, me lumin e Drinit, me Përroin e Thatë dhe me shumë lumenj të tjerë.

    Ndoshta është i vetmi qytet, i rrethuar nga lumenjtë që derdhjen e tyre e kanë në basenin e NënShkodrës. Kësaj rrethane i duhen shtuar kushtet meteorologjike, të cilët ku prej dy muajsh rreshjet nuk ndalen, të paktën që nga 5 tetori, kur jo Shkodra, jo liqeni, jo NënShkodra, jo qyteti, jo komunat e Nënshkodrës, por Boga që është malësi, është përmbytur nga një përrua, që ishte tërbuar dhe çau dheun, çau kodrat, çau malin.

    Veç këtyre liqeni i Shkodrës është në kuotat e tij më të paimagjinueshme për sa kohë unë kam jetuar në atë qytet. Pak herë më ka takuar të shikoj liqenin e Shkodrës deri në nivelin e urës së Bunës, gjë që tregon se situata është jashtëzakonisht e rënduar. Natyrisht, të gjithë ujërat që vijnë diku do të derdhen, derdhen në liqen, derdhen në Bunë, ku ajo bashkohet me Drinin dhe pastaj kalon nëpër komuna, nëpër fshatra, nëpër qytet.

    Të gjitha ata që thonë se është hera e parë apo e dytë që është përmbytur Shkodra, gënjejnë, po ama gënjejnë keq. Shkodra është përmbytur përherë. Dhe për këtë ka foto në arkiva, për këtë shikoni te fototeka "Marubi". Për këtë ka shkrime, histori. Shkodra gjithmonë është përmbytur, jo deri te hyrja e saj, siç është sot, por edhe në Piacë. E mbaj mend unë gjatë këtyre viteve. Te shkolla "Jordan Misja", te Dugajt e Reja.

    Shkodra është përmbytur çdo vit, historikisht, në shekuj, por ka një fakt se kur u përmbyt vjet, për herë të parë në histori shkoi atje një ministër, pastaj një ministër i dytë, një i tretë dhe para gjithë këtyre ministrave shkoi Kryeministri i vendit. Kjo është çudia. Shkodra është përmbytur përherë, por kurrë nuk ka ardhur kush në Shkodër. Shkodra është përmbytur përherë, por kurrë ushtri nuk ka pasur në Shkodër, kurrë polici nuk ka pasur në Shkodër, kurrë nuk ka pasur vëmendje. Shkodranët gjithmonë kanë qenë të braktisur në fatin e tyre, në përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën, për të shpëtuar fëmijët, për të shpëtuar gjënë e gjallë.

    Ajo që u bën çudi qytetarëve të Shkodrës është se si ka mundësi që mbledhja e Qeverisë të bëhet në Shkodër. Ajo që i habit qytetarët është se si ka mundësi që janë të gjithë në Shkoddër. Kur ka ndodhur kjo? Sa jam bërë unë kaq, kurrë nuk kam parë ndonjë qeveri në Shkodër. Në gjithë këto vite unë nuk kam parë ndonjëherë seri para një viti ministër në Shkodër, që të vijë për përmbytjet.

    Po, po, kam parë Shkodrën e përmbytur unë, me Piacë, me Dugajt e Reja, me Dugajt e Vjetra, me lagje të vjetra, me lagje të reja. Të gjitha të përmbytura. Janë hedhur mbi 3000-3500 metra kubë ujë nga hidrocentralet. Nuk kemi folur, kemi thënë kjo është kaskada, ky është Drini. Nuk kanë ku e hedhin, do të vijë në Shkodër. Kurrë ata qytetarë nuk kanë kërkuar përqindje mbi prodhimin e energjisë, as në vitet e para, as kur ishit ju në pushtet, asnjëherë. Por për herë të parë ai qytet është ndryshe nga vitet e mëparshme.

    Zoti Ruçi, kërkove llogari? Kujt? Ju, zoti Ruçi t'i kërkoni llogari Shkodrës? Për kur i kërkoni llogari? Llogarinë e 45-ës kur pushkatuat, kur burgosët, kur e shkatërruat? Llogarinë e kujt kërkoni ju në Shkodër, ndaj nesh? Llogarinë e 91-it, asaj që ju mbeti në mes? Mos shpresonit se do ta vazhdonit? Kujt i kërkoni llogari ju për Shkodrën, ju që në 97-ën e dogjët, e poqët, e përmbytët, e shkatërruat?

    Kurrë ndonjëherë ai qytet me 2 mijë vjet histori nuk ka parë momente më të vështira, pas viteve '45-'46-'47 e deri në vitet '90 sesa në vitet '97-2005. Ai qytet ishte shndërruar në Kandahar. Të shkoje në atë qytet gjeje vetëm terr. Të shkoje në atë qytet, gjeje vetëm gropa. Unë pyesja kryetarin e bashkisë: More, të kanë sjellë ndonjëherë 100 mijë lekë të vjetra? Jo, kurrë. Kur i çuan një herë 1 milion euro, iu duk çudia më e madhe. Si ka mundësi? I çuan qytetit të Shkodrës 1 milion dollarë. Çfarë kishte ndodhur? Kurrë nuk kishte pasur fonde për Shkodrën, kurrë nuk kishte pasur investime për Shkodrën, kurrë nuk kishte pasur financime për Shkodrën. Kishte pasur vetëm terr, 18 orë në 24 orë. Por shkodranët kurrë nuk ju konsideruan armiqtë e tyre. Asnjëherë.

    Në fakt gjendja ishte edhe më keq se kaq. Nuk ishte shtruar asnjë rrugicë, as Piaca, as hyrja e dalja e liqenit. Ishte më keq se Kandahari.

    Kur dilja nga Shkodra, kishte vetëm terr, ishte burg, ishte trishtim, ishte ankth. Dhe unë i thosha vetes se ky qytet nuk bëhet më kurrë. Sado që të përpiqesh për këtë qytet, ky qytet nuk mund të rikthehet më kurrë. Por në fakt Shkodra u kthye, zoti Ruçi.

    Por para se t'ju drejtohem ju, do t'i drejtohem atij kryetarit tuaj. Kur është marrë vendimi për heqjen e vizave, ai ishte i verdhë dhe djersinte. Ishte i nxirë dhe djersinte. Kurse sot nuk djerinte, as nuk ishte i verdhë, ishte i çliruar. Erdhi përmbytja! Ai, Edvin Rama, ka urdhëruar të jepet në lajme se një fëmijë tremuajshe vdiq nga të ftohtit dhe nga uji që i kishte hyrë në shtëpi. Turp! Ky është turp!

    Unë jam nënë. Kam dy fëmijë. Ju jeni nëna, baballarë dhe keni fëmijë. Si mund të shpifet për jetën e një fëmije tremuajshe që në të vërtetë nuk kishte vdekur? E transmetonin me orë të tëra, me urdhër. Fëmija tremuajshe vdiq. Pyeta në spital dhe më thanë se nuk ka të vdekur. Pyeta drejtorin, nuk ka të vdekur, pyeta një infermiere: ka një fëmijë, që është prej disa ditësh i shtruar në spital, është shumë rëndë, por nuk ka vdekur. Pastaj lajmi u dha sikur fëmija kishte vdekur në trupin e nënës, që paska qenë shtatzanë dhe jetonte te Lagjja e Romëve.

    Unë dua të falënderoj prefektin e Shkodrës zotin Maxhid Cungu, që është atje gjithë kohën, natë e ditë, kryetarin e bashkisë së Shkodrës kryetarët e komunave të Shkodrës, por mbi të gjithë dua të falënderoj Kryeministrin Berisha, që jo dje, jo pardje, por që prej 2 muajsh u qëndron gjërave mbi kokë për të parë se çfarë do të ndodhë, edhe kur ndodhi në Bogë, edhe kur ndodhi më poshtë, në liqen, te lumenjtë, te Valbona, Drini, te Ashta, te Thethi, Moraça, Përroi i Thatë e tek të gjithë me radhë. Ka ndjekur çdo sekondë kuotat, çfarë mund të bëhej.

    Unë falënderoj Qeverinë për investimet që ka bërë për argjinaturën e Çasit të Velipojës. U hodhën para. U hodhën edhe për argjinaturën e Dajçit. Kurse gjatë kohës suaj zero lekë, në Velipojë zero lekë, në Dajç zero lekë, në Obot zero lekë, po kështu në Gurin eZi.

    E di çfarë ju kërkoj juve sonte? Që të votoni buxhetin. Është buxheti i Shkodrës dhe i shqiptarëve. Në qoftë se e keni seriozisht, votoni! Amendamentet janë, janë projektet për Shkodrën, për Bunën, për argjinatura të tjera, për hapje kanalesh. Është vazhdimi i projekteve të premtuara një vit më parë, të filluara një vit më parë dhe që do të vazhdojnë.

    Sa për Bunën, ai është projekt i vështirë, është projekt që kushton. Është e vërtetë. 100 vjet më parë Buna ishte e lundrueshme, nga Buna bëhej tregti, kalohej në det dhe vazhdonte tregtia me gjithë pjesën tjetër. Do ta bëjmë të lundrueshëm, por kushton. Unë jam e sigurt që gjatë këtij mandati ne do ta bëjmë të lundrueshëm Bunën. Jo se ajo nuk do të përmbytet prapë, ajo është përmbytur gjithmonë, është përmbytur dhe përsëri do të përmbytet, por të paktën ne bëjmë një masë dytësore që do të ndihmojë për të kufizuar.

    Do të bëhet bypass-i i Shkodrës, që shërben si argjinaturë. Kushton shumë. Jashtëzakonisht shumë. Rrini këtu dhe ta votojmë! Mos ikni! Përndryshe do të ishte e rëndë për ju.

    Folët për lumenjtë në përgjithësi. Ju jeni politikanë që shikoni mediat. Sa të vdekur ka në Gjermani? Thuajeni! Ka të vdekur në Spanjë? Thuajeni! Në Shkodër jo. Ka të vdekur në Itali, thuajeni! Në Shqipëri jo.

    Shikoni Teveren në Itali! Nuk i mbajnë argjinaturat, shikoni Danubin, është përmbytur në të gjithë gjatësinë, nëpër të gjitha shtetet ku kalon. Shqipëria nuk është Gjermania, megjithatë ne nuk kemi asnjë të vdekur. Shqipëria nuk është Franca, megjithatë nuk kemi të vdekur, Shqipëria nuk është as Spanja, as Çekia, as Austria, as si vendet e tjera të fuqishme, megjithatë ne nuk kemi të vdekur.

    Unë ju kërkoj të votoni buxhetin, të gjitha projektet që ndihmojnë Shkodrën, të gjitha projektet që ndihmojnë shqiptarët kudo që janë.

    nga Jozefina Topalli

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    e ke gabim
    Duhet ta dish se hidrocentralet kane me katalog 50 vjet jete dhe kjo per faktin se digat mbushen me ardhjen e inerteve nga lumenjte qe sjellin ujrat.
    Bej nje llogari sa vjet kane digat dhe sa u kane mbetur.
    Bej nje llogari se sa eshte mbushur diga me inerte dhe sa uje mban , krahasuar me sasine fillestare.
    Do kuptosh se Uji qe diga mban nuk eshte ai qe e shkaktoi kete permbytje, ujrat qe sjell lumi ne 24 ore jane me teper se vete sasia e ujit qe diga mundet te mbaje.
    Kuptoje me ne fund.
    Ketu nuk vlen politizimi i ngjarjes.
    Ketu fjala eshte ne rradhe te pare te shpetohen jetet e njerezve.
    Se sa per orendite e tyre jane te frikshme pamjet e ujit brenda neper banesa.

    Po te citoje pasi po me duket interesante kur thua qe me katalog hidocentralet kane 50 vjet jete
    Une i kame ndjekur me shume interes qysh vjet kur u ben permbytjet ne janar dhe nga gjithe ato emisione qe u ben(ne cdo kanal tv pa e politizuar) ne ate kohe apo dhe ato qe behen tani ne lidhje me situaten e permbytjeve vetem nga ti po e lexoje qe hidocentralet kane 50 vjete jete dhe na eshte mbushur liqeni me inertet qe siellin lumenjet ,kur kame pare dhe degjuar shume e shume njerez dhe specialiste te kesaj fushe dhe kete qe thua ti nuk e ka thene njeri

    saper temen si vjet dhe sivjet qeveria e quan sukses se nuk ka viktima dhe mbahenfort pas kesaj
    ok vjet ishte nga zoti por cfare ben per nje vit a u be ndonje investim dhe ne qofte se po a ka bere efekt apo i mori uje dhe ate pak investim qe u be
    ne do flasim per kete tema dhe ne muajt qe vijne dhe qeveria do e quaje sukse ne fund dhe do propozoje apo caktoje dhe fonde dhe do premtoje qe nuk do ndodhi me,ky muabet do harrohet deri sa te na vije permbytja e radhes ku dhe do jene konsumuar dhe argumentat dhe do na duket dicka normale
    shume e rendesishme per mua u duk fjalimi i zhozit ne parlament ku tha se per here te pare ishte mbledhur qeveri shqipetare ne shkoder kur nuk ka bere ndonjehre vaki ne historin tone ,dhe sic e ka then dikush ketu qe duke shurrosur keta ministra e kane rritur nivelin e ujit dhe kjo eshte bere arsye debati midis pd-ps

  8. #178
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Pasi nuk jeton ne Shqiperi per momentin te te them se ka me muaj qe ka reshje,dhe keto javet e fundit jane te intensitetit te larte.
    Nuk permendi kush se permbytet Gjermania,edhe pse kjo ka ndodhur me heret,kerko pak dhe gjen se edhe vende ne Gjermani jane permbytur nga te reshurat e shiut,dhe kujdes mos u nxeh shume me mua duke me cituar keshtu si parashutist,ftohu pak.


    Ndoshta ky shkrim do te te qartesoj ty dhe shume tjereve mendjen sadopak
    as une nuk jetoj ne shqiperi por kam lindur e jam rritur ne shkoder...

    asnje qytet ne europe nuk permbytet aq sa shkodra pas nje sasie te tille shiu...
    permbytjet ne gjermani, britani apo vende te tjera ndodhin pas nje sasie shiu qe per shkodren eshte e paimagjinueshme... as qe mund te krahasohen.

    e thashe edhe me lart. jetoj ne breg te liqenit ketu ku jam dhe bie shi me shume se ne shkoder. pse liqeni nuk permbyt qytetin??????

    problemi eshte hapja e portave te hidrocentralit. kjo gje mund te evitohet lehte.

    p.s. kerkoj ndjese nese fola pak ashper. thjeshte nervozohem kur mendohet qe nuk ka fajtore...
    2 here brenda nje viti te permbytet nje qytet dhe te filtet per katastrofa natyrore eshte e pafalshme. eshte turp.

    p.s. II. nuk kam nevoje aspak per ndonje shkrimper te qartesuar mendjen. e njoh shume shume mire gjendjen ne shkoder, pasi eshte qyteti im. njoh edhe njerez qe punojne ne hidrocentrale dhe qe e dine qe kjo gjendje mund te evitohet......
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 03-12-2010 më 18:54
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #179
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Kjo qeveri mendon se te qeverisesh nje vend e vetmja pune qe duhet te besh eshte te zgjatesh thonjte e te vjedhesh. Nuk kane vajtur me mendjen per te punuar keta.... keta kane vajtur me mendjen per te vjedhur.

    Keta duan qe nga i madhi deri tek me i vogli......
    Te gjitha pa perjashtim jane te perlyer ne ate qeveri.

    Nuk ecet me keshtu. Ky na shiti, na mbyti, na vrau, na shkaterroi, na vodhi dhe se fundi edhe po na tall duke u zgerdhire neper parlament.

    Opozita duhet te beje dicka, ndryshe do t'a humbasim Shqiperine.
    Protesta edhe mund te dali jashte kontrollit... popull eshte ai... zemerimi i tij nuk kontrollohet.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33 Lexo Postimin
    Kjo qeveri mendon se te qeverisesh nje vend e vetmja pune qe duhet te besh eshte te zgjatesh thonjte e te vjedhesh. Nuk kane vajtur me mendjen per te punuar keta.... keta kane vajtur me mendjen per te vjedhur.

    Keta duan qe nga i madhi deri tek me i vogli......
    Te gjitha pa perjashtim jane te perlyer ne ate qeveri.

    Nuk ecet me keshtu. Ky na shiti, na mbyti, na vrau, na shkaterroi, na vodhi dhe se fundi edhe po na tall duke u zgerdhire neper parlament.

    Opozita duhet te beje dicka, ndryshe do t'a humbasim Shqiperine.
    Protesta edhe mund te dali jashte kontrollit... popull eshte ai... zemerimi i tij nuk kontrollohet.
    Fillimin e kishe mire.Me vones,po e kishe mire....
    E prishe me fundin;opozita mendon te vjedhi me shume se keta.

Faqja 18 prej 67 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •