Close
Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 279
  1. #211
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Kerkoj falje qe nderhyj si i pa pyetur, por ti me keto pyetje vertet paraqet nje paradigme te atij tipit te shqiptarit qe kritikon z. Kosturi. Po si nuk i degjoi ndonje? I degjuam se pari ne ketu. Ne fillim kishte lloj lloj mendime te pasakta ne lidhje me kete aktpadi, pati njerez qe verberisht besuan ato qe thuheshin/shpifeshin nga mediat apo instancat italiane (te pakten disa nga to). Ndersa pas protestave, pas punes prej aktivisti qe beri z. Kosturi ketu ne forumin tone, morem vesh se komuniteti shqiptar ne Itali ia shpreh besimin te akuzuarit. Nder ta njerez qe e njohin mire, nga femijeria, nga familja e sfera tjera afersie. Tek une kjo gje ka luajtur rol. Morem vesh se miqte me te afert si dhe gruaja e te akuzuarit ia shpreh besimin. E pranoj qe jam ne situate, ne te cilen jam i varur nga informacionet, nga ato qe na ofrohen nga z. Kosturi, por pasi qe kam zgjedhjen te besoj ose instancave italiane ose komunitetit shqiptar, ndjej nevoje te ndalem dhe te mendoj me gjate. Te pakten te merrem me argumente objektive per te vendosur, kujt t'i besoj. Argumente te tilla objektive per mua ne kete rast qene nder tjerash ato qe u biseduan me lart, pra thyerja e ligjeve qe ka ndodhur ne kete rast. Kjo eshte ajo pika e fundit qe e bie ujin ne derdhje, e nxit mosbesueshmerine time ndaj instancave italiane pjesemarrese ne kete proces.

    Nisem nga vetja dhe them se ata njerez qe mendojne sipas parametrave te mia, njejte si une do ndikohen nga z. Kosturi. Pra protesta eshte e nevojshme si per ndikim brenda kombit, si per ndikim jashte kombit mese me vend. Sikur te mundja, sikur te ishja milioner i shumefishte, do i kisha "blere te lire" gjithe ata shqiptare qe kane deshire te ju bashkengjiten protestave, por nuk kane mundesi te largohen nga puna e obligimet tjera. E them kete, sepse e kam perjetuar vete, kur ndodhnin protesta dhe nuk mundja te merrja pjese per shkak se nuk lejonin obligimet.

    Protesta eshte vlere e shkruar edhe ne Kushtetute. Mjafton kjo qe te kuptohet pesha qe ka. Eshte nje nder elementet kryesore te mendimformimit mbi nje rast, nje ndodhi, nje person, instance apo rryme shoqerore.
    Chino, trupi gjykues, nuk e besoj se do influencohet nga protestat tuaja. Ato vendimin do e marrin ne baze te provave te mjaftueshme dhe te dhenave qe do i paraqiten. Gjeja me e mire, eshte nje avokat qe njeh ligjet italiane, dhe me eksperience. Pafajsia e tij, duhet provuar ne rradhe te pare trupit gjykues. Protestat, mund ti beni ne cdo kohe pastaj, e sidomos nese del i pafajshem. Te fokusohesh vetem ne protesta tani, e te vazhdoni me ate idene qe po diskriminoheni, nuk do jete e garantuar ndihma qe do i jepni te akuzuarit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #212
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2010
    Postime
    62

    Ndeshje Mur Kunder Murit Shqiptaret Dhe Gjykata.

    Te thuash, qe te presim qe te mbaroje gjyqi dhe pastaj te fillojme protestat , mua me duket nje sugjerim pa vend...

    Pse? - Ne rast se denohet, do te thote , qe gjykata ka te drejte dhe nuk duhet te protestojme.

    - Ne rast se del i pafajshem, sikur ne te therresim njerezit ne protesta do te na thone : "E SHIKONI QE DREJTESIA FUNKSIONON? PER CFARE DONI TE PROTESTONI? ISHTE I PA FAJSHEM DHE GJYKATA E FALI... NUK TE DENON NJERI PA BERE ASGJE..."


    Te kritikosh eshte gjeja me e lehte, sepse asnje prej nesh nuk shpeton prej gabimeve dhe sepse gjithomone EGZISTOJNE DY ANET E MEDALJES...

    Ne natyrisht, kerkojme me ngulem qe gjykata te beje punen mire dhe per ne PUNE E MIRE E GJYKATES DO TE THOTE : "LIRIM PA KUSHTE"

    Sikur gjykata ta denoje??!!! Ne duhet te kerkojme falje??!! - Perkundrazi , do te vazhdojme te kerkojme drejtesi.

    Sa here ka ndodhur, qe jane denuar njerez deri me vdekje dhe pas vitesh eshte zbuluar se i denuari eshte i pafajshem.

    NE RASTIN KONKRET NDESHET KOMUNITETI SHQIPTAR, I BINDUR PER PAFAJESINE (kane qene ne proteste ne Reggio me shume se nje e treta e shqiptareve qe banojne atje) DHE ABUZIMI ME LIGJIN, MADJE MOSRESPEKTIMI I LIGJIT ITALIAN PREJ AKUZES...

    Avokati ka punen e tij, ne kemi punen tone...

    Une kam bindjen absolute, se sikur ta dinin, se shqiptaret do te ngriheshin ne protesta (ESHTE RASTI I PARE NE EMIGRACION, QE SHQIPTARET PROTESTOJNE KUNDER ARRESTIMIT TE NJE PERSONI), NUK DO TE KISHIN ABUZUAR ME VENDOSJEN E TELEKAMERAVE DHE SI RRJEDHIM NEXHIP QEPI, DO TE KISHTE VAZHDUAR JETEN E TIJ NORMALE NE FAMILJEN E TIJ...

    Kjo pergjigje i ka munguar GJYKATAVE ITALIANE, TE CILAT KANE ARRESTUAR DHE BURGOSUR MIJERA SHQIPTARE TE PAFAJSHEM, TE CILET OSE VAZHDOJNE TE DERGJEN NEPER BURGJE, OSE JANE LIRUAR "TE FAJSHEM".

  3. #213
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Shume e kuptueshme kjo qe thoni, z. Kosturi.
    Precisamente!

  4. #214
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Dakord, ashtu bejeni pra.
    C'a thuhet, kur do dali ne gjyq, eshte caktuar ndonje date?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #215
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Shume e kuptueshme kjo qe thoni, z. Kosturi.
    Precisamente!
    einspruch euer ehren


    abgelehnt

  6. #216
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Avokati ka punen e tij, ne kemi punen tone...
    Pa dashur t'ia shtoj me shume dhimbjen ketij babai :-)

    C'fare dreq avokati paska marr ? Avokati luan rolin kryesor !

    Plus te mos japi deklarata te natyres : edhe kur te dal prap do e puth .

    Mos tregohet egoist se ka nje familje qe e pret dhe besoj (jeta ne itali ) eshte krahu i vetem pune ne familje.

    Ps. drague ciao honey
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #217
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    einspruch euer ehren


    abgelehnt
    Hahaha ma kujtove nje barcolete.

    Ne seance gjyqesore..
    Gjykatesi: Cfare shkruante saktesisht ne ate leter?
    I akuzuari: Nuk e them, sekreti postal!
    GJykatesi: C'i thate atij qe ju telefonoi pas letres?
    I akuzuari: Nuk e them, sekreti i telefonise.
    Gjykatesi: Sa te holla i moret per kete?
    I akuzuari: Nuk e them, sekreti bankar!
    Gjykatesi: Atehere, ju denoj me 2 vjet burgim!
    I akuzuari: Pseeeee?
    Gjykatesi: Sekret shteteror!!

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2010
    Postime
    62

    Edhe kur te dal, do ta puth... PADJALLEZI.

    Kjo deklarate e bere ne menyre budallallekshe, i ka dhene dore formalisht akuzes per te thene, se nuk mund te dale, sepse perben RREZIKSHMERI SOCIALE (d.m.th. mund ta perserise ).

    Por sido qe te jete, as mund te quhet, sikur i arrestuari "te kete genjyer", sepse edhe kjo, per ne qe e kuptojme njeri.tjetrin, nuk eshte asgje... Ne shpesh mburremi, me nje KRENARI BOSHE (te cilet ne shume raste e paguajme) : "Sikur te ma beje gruaja ime keshtu, une e vras...", "sikur te me beje femija im keshtu, une e zhdep ne dru...", por e verteta dhe mburrjet jane krejt larg njera-tjetres, sepse ata qe thone keto fjale, shpesh here i gjeme te kene vene ndonje fasho ne fytyre, sepse i ka rrahur gruaja, apo i ka rrahur femija..

    Per kete jane te domosdoshme protestat..Ne kete rast eshte i domosdoshem nje NDERMJETESIM KULTUROR MIDIS GJYQTAREVE DHE TE AKUZUARIT...

    Edhe dy rumunet ne per ngjarjen "Caffarella", deklaruan se KISHIN PERDHUNUAR NJE VAJZE ITALIANE, por e verteta ishte ndryshe : "DY RUMUNET ISHIN TE PAFAJSHEM" ; ATA BENE KETO DEKLARATA NGA FRIKA E PRESIONIT TE POLICISE.

  9. #219
    Citim Postuar mė parė nga VladimirKOSTURI Lexo Postimin
    Kemi konstatuar, se shqiptaret ne kete ceshtje u ndane ne dy grupe : - Nje pakice nacionaliste, e cila ben sikur ndjehet e ofenduar, duke thene se ka bere nje xhest, i cili duhet denuar dhe nje SHUMICE, E CILA SOLIDARIZOHET DHE THOTE, QE XHESTET E TIJ I BEJME TE GJITHE, E GATSHME TE SAKRIFIKOJE DICKA, POR ME KUSHT QE DREJTESIA TE VEJE NE VEND.

    Kjo ndarje verteton se ne kete sistem, baza e te cilit eshte IMORALE, SHFRYTEZIMI I PUNES SE MILIARDA PERSONAVE PER TE MAJMUR NJE GRUSHT NJEREZISH, cdo ngjarje, sado e izoluar te duket ne pamjen e pare, nuk i shpeton KONTEKSTIT TE PERGJITHSHEM : "TA PERBUZIM DHE POSHTEROJME ATE QE MBAN NE KURRIZ THESIN E CIMENTOS, SEPSE KESHTU E SHFRYTEZOJME ME MIRE"

    Kjo llogjike, qe me e qarte ne Shqiperi, ku pabarazia socilae per 20 vjete eshte zhvilluar ne menyre marramendese... dhe natyrisht ai "FSHATARI SHQIPTAR, I FAVORIZUAR NGA SISTEMI I LIRISE KAFSHERORE, I CILI BERI DY LEKE" u shpreh publikisht : "MIRE JA BEJNE, SE JANE TE PRAPAMBETUR, DHE SI TE PRAPAMBETUR, DUHET TE MBAJNE JO NJE, POR DY THASE CIMENTO NE KURRIZ, KESHTU QYTETEROHEN"

    Ndersa masa punetore, U SOLIDARIZUA DHE MBRON PUNETORIN DHE PRINDIN SHEMBULLOR...

    Ne kete kuptim, protestat tona jane ANTIRACISTE DHE INTEGROHEN NE LEVIZJEN E PERGJITHSHME, QE BEJNE PUNETORET, PER TE MBROJTUR DJERSEN DHE GJAKUN E TYRE.
    Une ate gjest se kisha degjuar ndonjehere, por prap e kutpoj se perse e ka bere babai dhe jam i sigurte qe nuk ka te beje me pedofili. Por ama dhe duhet pasur parasysh qe je ne nje vend tjeter dhe cdo shpulle apo puthje ndaj femijes, mund te te nxjerri telashe.

  10. #220
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Mire o zoteri, sipas teje qenka e rendesishme vetem te "cbehet" thyerhja e ligjit. Per mua jo. Per mua eshte preventimi te pakten poaq i rendesishem sa cberja. Perjetofsh me familjen tate e me njerezit qe i do tere jeten "cberje" pra. Ndoshta atehere do kuptosh se sa rendesi ka te te mos thyehet ligji fare, jo vetem te te "cbehet" me pas thyerja e tij. P.sh. te dhunoje polici gruan pergjate marrjes ne pyetje dhe te deklaroje pastaj gjykata se kjo deklarate ishte e paligjshme. Do te cmoje ligjin ne kete rast? Do thoje se kjo eshte deshmi se ligji respektohet?
    Sigurisht qe tregon se ligji respektohet, por tregon se dhe policet jane njerez si gjithe te tjeret. Ka qe e zbatojne ligjin, dhe ka qe jane kriminele dhe vete. Ti po kerkon dicka te paarritshme. Po qe se zbulon se si mund te parandalohen shkeljet e ligjit, i ben nder gjithe botes se s'do kete me nevoje per prokurori e polici. Po burgjet prandaj jane plot, se krimet zakonisht vetem denohen, se jane shume te veshtira te parandalohen. Nuk mund ti lexosh mendjen prokurorit apo policit dhe te kuptosh qe ai do vere kamera pa leje.

    Mire pra, paskem udhehequr disput per terme, jo per brendine. Pra kot. E rendesishme eshte brendia. Pra dyshime te forta. Cfare dyshimesh te forta ke ne kete rastin tone? Te pyes, pasi ti jep bindjen se je dakort me paraburgimin. Per nje bindje te tille ti duhet te kesh gjetur se pari "dyshime te forta".

    Po te thashe: Njeriut qe paraburgoset, vec merr denimin: Heqjen e lirise. Prandaj duhet "ditur" se ai eshte fajtor.

    Po sigurisht. Pasi qe po (para)burgoset njeriu, "gjyqi" duhet te behet paraprakisht, pra para se te (para)burgoset njeriu. Pra nevojitet e njejta mase e dyshimit si ajo qe duhet edhe pergjate seances gjyqesore.

    Eshte shume e logjikshme per mua: Pasi qe ne rastet e paraburgimit, denimi (heqja e lirise) jepet para seances penale, dhe pasi qe ligji kerkon te jepet denimi vetem pas seances penale, duhet kerkuar e njejta mase e dyshimit/provave sa qe kerkohet ne seancen gjyqesore.

    Me lart nuk thashe se femiu mund te genjeje. Tani po e them kete. Sepse vertet besoj kete gje. E besoj aq shume sa qe kam guxim te te mos jap asnje "arsyetim" apo shembull per kete gje, sepse e di se e di edhe ti kete gje. Secili e di. Por kjo nuk eshte puna. Te genjeje mundet cdo deshmitar. Edhe te rriturit. Por tek femijet, sic thashe, luan rol a eshte i afte per te u shprehur qarte, dhe a eshte i aftesuar per te riprodhuar nje ngjarje sic eshte i afte nje i rritur te themi mesatar, sepse edhe tek te rriturit kjo aftesi dallon. Keshtu qe nuk behet fjale per nje parabinje "negative" time ndaj femijeve si deshmitare, por behet fjale per probleme tejet konkrete ne lidhje me deshmidheniet dhe te cilat i njohim te gjithe. Keto probleme jane shprehur shkurt: Aftesia e rrefimit te nje ngjarjeje ne menyre te pavleresuar, pra vec informacione, jo vleresime. Aftesia per te rrefyer ngjarjen duke e pastruar rrefimin nga fantazia apo imagjinata. Duke mos e perzier ate me gjera te ndiera nga persona te trete. Pastaj aftesia e kuptimit te pyetjeve qe i ben gjykatesi, prokurori, mbrojtesi. Aftesia e kuptimit te domethenies se deklarates tende. Domethenies se "obligimit per te verteten pran gjyqit". Te gjitha keto elemente luajne rol cdo here, kur jepen deshmi, pavaresisht nga kush. Sipas mendimit tim, keto elemente, keto probleme tek nje femij ne moshen 4 vjecare jane (te pakten statistikisht) edhe me te theksuara. Kaq desha te them me lart. Pra jo qe dua te them se nuk ju besohet femijeve, por keto elemente tek femijet jane edhe me problematike.
    Ato elemente qe thua ti per mundesite qe ka nje 5-vjecar per te arsyetuar e per te njohur pasojat qe ka ajo qe po thote, e dobesojne, por edhe e forcojne deklaraten e femijes. Mbase gruaja nuk pranon te thote se me rref burri, se e di qe burri iken ne burg, kurse femija e thote, se nuk eshte i afte te kuptoje domethenien e deklarates se tij. Pastaj ti shpiki ato histori eshte paksa e pamundur se ku i ka pare? Nuk besoj se e le babai te shikoje filma porno.

    Megjithate ne disa pika te tjera ke te drejte si veshtiresia per te shpjeguar ate qe do te thote. Ajo qe fut lugen ne goje, per mua nuk eshte fakt si p.sh., se femija lugen ne goj e fut direkt. Se nuk e ben lidhjen besoj me ate qe po e pyesin me xhestin qe po ben.

    Por se sa e besueshme eshte deklarata, kjo i mbetet eksperteve per ta vleresuar dhe gjykatesit ne baze te asaj qe thone ekspertet. Ata mesa duket e kane pare si te besueshme deklaraten e tij dhe me sa po thuhet ketu se e kemi tradite, dhe nga ato qe thote dhe vete babai qe do ja bej prap, me duket se nuk ka dyshim qe mund te jete mese e vertete.

Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •