Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 68
  1. #41
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Te kam lexuar me vemendje Beni dhe shof se ben trajtime teorike per nje sistem demokratik , per ligje ku te gjithe duhet te jene te barabarte etj etj. Por i dashur Ben ketu kemi te bejme me emra konkret. A di ti Ben se kush eshte Arianit Cela? Ai ka qene shpata e Enver Hoxhes qe ju binte tek koka gjithe armiqeve qe prodhoi kjo toke dhe ate pune e bente me zell. A din ti se sa e sa njerez te thjeshte e te perbere coi ne gijotine e ne hapsane ky Arianiti? Skane te numuruar djale. Dhe ate pune e ka bere me zell te madh. Ai qe gijotina e diktatures qe bashke me hetuesa famekeq si Haznedari me shoke luanin si macja me miun me viktimat e radhes.
    Une cuditem si eshte akoma jashte ky Arianiti. Ai dhe monstrat si ai e kane vendin ne hapsane. Ai duhet te ishte futur vete me kembet e tij pasi qe viktimat e tij dolen nga ai ferr.
    Ju lutem, mos me thoni qe ka bere detyren dhe e meriton pensionin ne baze te ligjeve , e ne baze te te ardhurave ..etj etj brockulla si keto. Merr mundimin dhe lexo pak per te. Se minister drejtesie ka qene edhe Manol Konomi andej nga vitet 50' por dha menjehere doreheqjen dhe u distancua nga metodat cnjerezore qe perdorte diktatura per te pushkatuar grupe njerezish te lidhur me tela me gjemba dhe te hedhur ne gropa te perbashketa. Prokuror ishte edhe Bedri Spahiu por qe pas kalvarit qe hoqi shkroi nje liber ku denonte veten e tij ne radhe te pare dhe sistemin bashke. Une skam degjuar asnje fjale te kete thene ky Arianiti per sa ka cuar ne plumb e ne litar!!!!!!
    Mblidhe mendjen Ben, nuk eshte eshte se ka bere detyren.
    Boll me me monstrat e diktatures dhe pinjollet e tyre qe jane shtuar pak si teper tashti nen frymezimin e Edi Rames dhe Gramoz Rucit.
    Hajde, paç uraten djale dhe mundohu ta fokusosh dhe ta kthjellosh mendjen.
    Nqse nen diktaturen qe akoma nuk eshte zhdukur, ke qene i vogel, pyet me te moshuarit.
    Shof shume ekzagjerime,njelloj si ne ca artikuj gazetash te shkruar nga te perndjekurit.Gijotina nuk ka ekzistuar ne Shqiperi.
    Araniti ka qene prokuror i pergjithshem apo jo?.
    Nuk eshte e vertete qe te gjithe jane te denuar nga Araniti.
    Ne fakt te gjithe jane denur nga Gjykatat ne Tirane dhe gjykatat e rretheve,nuk jane denuar nga Prokuroret.
    Prokurori s'ka pune fare me denimin.Denimin nuk e jep prokurori por trupi gjykus.
    Realiteti keshtu ka qene.Puna e prokurorit ka qene marrja e materialit nga hetuesia dhe rekomandimet e hetusise perse dikush duhet te shkoje ne gjyq dhe denohet.Materiali i marre nga hetusia ka qene dosje me fakte.Nqs prokurori pas studimit te dosjes shef qe provat jane te forta dhe bindese qe eshte thyer ligj,prokurori pregatit material per akuze dhe futjen ne gjyq te personit.
    Por Prokurori ne material cileson faktet qe jane thyer ligje dhe nuk jep
    "te denohet 25 vjet",pasi nuk eshte puna e tij,kopetenca e tij te shkruaje per denim aq e kaq vjet.Denimi me vite eshte detyre dhe kopetence e gjykates(gjykatesit,trupit gjykus) ja ka dhene gjykata.Me nje fjale,Araniti dhe prokurore lokale ne rrethe nuk kane denuar,pasi nuk kane qene gjykates ato.
    Prokuroret kane bere materialin dhe ja kane kaluar gjykates.Gjykatesi ne baze te materialit,pyetjeve deshmive ka dhene denimin.
    Perse i hidhen ne fyt te gjithe Aranitit.Araniti nuk e shpiku materialin nga koka e vet.Materiali i erdhi nga hetusia nga njerez te tjere.
    Nqs Araniti do te kthente mbrapsht nje material te hetusise dhe pezullonte
    nje rast nuk do percillte dokumentat e tij ne gjyq,atehere ai do spiunohej qe nuk ka bere punen,do cilesohej armik.Pasojat do ishin Araniti do shkonte ne burg dhe mund te pushkatohej si armik.Pra ka ruajtur lekuren e vet.
    Ligjet e denimit,persekutimit,pushkatimit,nuk i krijoi Araniti,i krijoi komiteti qendror
    dhe byroja politike me ne krye Enverin.Keto ligje formalisht votoheshin ne kuvendin popullor dhe i fuste nje firme aty Haxhi Lleshi.Araniti i ndenji strikt ligjeve
    pasi ruajti lekuren e vet.Fajtoret e vertete jane spiunat e vegjel te sistemit,dhe byroja politike me enverin ne krye qe krijuan ato ligje qellimisht,dhe jo Araniti dhe prokuroret e tjere qe ishin kukulla te sistemit,benin cfare tu thoshte komiteti qendror.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin

    Araniti,nuk ka qene prokuror i pergjithshem,ka qene kryetari i gjykates te larte.
    E ngateron shume ligjin me urdherin.....Jane gjera te ndyshme.(Kur nuk zbaton nje urdher nuk do te thote qe ke shkelur ligjin....)
    Vete thuaj qe denoheshin me fakte simbas ligjit,e vet thuaj qe mund te denoheshin si te spiunuar.Spiunimi nuk eshte as fakt e as ligj.

  3. #43
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Keto intelektuale u perfshine ne nje konflikt idesh me Enverin dhe kompanine e tij.
    Kjo u be jo pa qellim.Mos te kesh asnje iluzion qe keta intelektuale ishin burra te mire dhe kishin merak per popullin,u vinte keq per popullin,donin te ndihmonin popullin me pasterti etj.
    E verteta eshte keto intelektuale,ishin karrieriste,te etur per pushtet politik.
    Njerez qe deshtuan nuk arriten te merrnin pushtetin qe kish Enveri,pas luftes, pasi nuk kishin ate popullaritet dhe mbeshtetje qe pati Enveri.
    Ashtu si Enverit qe nuk i plasi ndonjehere trapi per popullin por e manipuloi popullin per mbeshtetje,perkrahje dhe te vepronte sic donte ai.Ashtu edhe keto intelektuale,hipokrit kerkuan te perdorin popullin dhe kerkrojne perkrahjen e tij,per te marre pushtet,per ti bere puc Enverit dhe marre pushtetin vet.
    .
    Ju ndoshta me pavetedije i quani intelektuale dhe mire beni qe i quani te tille sepse realisht ata ishin intelektuale,atribut te cilin nuk e kishte Enveri me kompanine e tij.Qe ketu fillon diferenca ndermjet tyre,dhe kjo eshte nje diference goxha e madhe.Te thuash se keta intelektuale ishin karrieriste e hipokrite dhe se nuk do te benin asnje gje per popullin nese do te vinin ne pushtet do te thote t'i paragjykosh pasi atyre realisht nuk iu dha asnje here mundesia te provonin veten e tyre.

  4. #44
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Nuk e di cfare pershpejtimi mund te jete ai.Nje leter vonon te shkoje te kryeministri te pakten 2 dite.Letra ze rradhe per tu lexuar ne malin me letra qe i vjen kryeministrit.Duhet te kalojne 3 dite te tjera qe letra lexohet dhe te mendoje kryeministri ke te telefonoje.
    Leku nuk jepet nga kryeministri,ai e delegon problemin te institucioni qe ka fondet dhe ua shperndan ish te perndjekurve.Mund te jete nje zyre ne Ministrine e finacave......
    Mund te kaloje 5 dite qe letra te lexohet nga zyra qe xhiron leket.Cfare shpejtesie ka ketu?Ajo vajza ka qene ne gjendje kritike dhe mund te vdiste.
    Zoti Blloshmi ka kerkuar leket qe i takonin supozojme 10 mije $ por ti marresh ato leke duke derguar letra,nuk i dihet sa vonon.Ky veprim eshte komplet budallik.ne situata te tilla emergjente ai duhet te rregullonte te merrte ndonje borxh brenda dites,urgjent nga shoqata e te perndjekurve,ose borxh te ndonje mik,likujdonte doktorin ne Itali dhe kur te vinte leku nga ministria e financave te likujdohej me ato leke shoqata e te perndjekurve(miku) etj.Ky eshte pershpejtim,dhe jo ai me zarfa poste.....lol Lajmeron edhe gazeten boton historine e tij,per cfare,per hallin qe ka dhe per te fituar fame.
    Nuk e di si mendojne keto njerez me halle te tilla.
    5 dite eshte nje kohe goxha e shkurter krahasuar me kohen qe do te te hante po ta ndiqje kete problem ne rruge gjyqesore apo me keq akoma,te prisje kohen qe kane caktuar si afat mjeshtrat e ministrise se financave per demshperblimin e kesaj kategorie te demtuarish qe i bie afersisht 8 vjet.Sa per shoqaten e te perndjekurve,ajo ka vetem celesat e kashtes pasi eshte nje organizate jofitimprurese.Leket qe ia ka premtuar shteti nuk ia ka dhene,kane mare vetem nje kest shperblimi ne fillim dhe nje tufe letrash me vlere.Sa per historine e botimit bejme mire te mos abuzojme me fatkeqsine e ketij zoterie te nderuar pasi mbi te gjitha kete histori zoteria e ka botuar per t'u kerkuar ndihme qytetareve per hallin qe e ka zene..

  5. #45
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ju ndoshta me pavetedije i quani intelektuale dhe mire beni qe i quani te tille sepse realisht ata ishin intelektuale,atribut te cilin nuk e kishte Enveri me kompanine e tij.Qe ketu fillon diferenca ndermjet tyre,dhe kjo eshte nje diference goxha e madhe.Te thuash se keta intelektuale ishin karrieriste e hipokrite dhe se nuk do te benin asnje gje per popullin nese do te vinin ne pushtet do te thote t'i paragjykosh pasi atyre realisht nuk iu dha asnje here mundesia te provonin veten e tyre.
    thote mire ajo fjala e urte "mos shkruaj kur je i nevrikosur"

    Araniti ka qene nje cope injoranti qe nuk e ka pasur shokun.

    gjermania eshte shembelltyra e shqiperise.hajn plehrat hajn

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shof shume ekzagjerime,njelloj si ne ca artikuj gazetash te shkruar nga te perndjekurit.Gijotina nuk ka ekzistuar ne Shqiperi.
    Araniti ka qene prokuror i pergjithshem apo jo?.
    Nuk eshte e vertete qe te gjithe jane te denuar nga Araniti.
    Ne fakt te gjithe jane denur nga Gjykatat ne Tirane dhe gjykatat e rretheve,nuk jane denuar nga Prokuroret.
    Prokurori s'ka pune fare me denimin.Denimin nuk e jep prokurori por trupi gjykus.
    Realiteti keshtu ka qene.Puna e prokurorit ka qene marrja e materialit nga hetuesia dhe rekomandimet e hetusise perse dikush duhet te shkoje ne gjyq dhe denohet.Materiali i marre nga hetusia ka qene dosje me fakte.Nqs prokurori pas studimit te dosjes shef qe provat jane te forta dhe bindese qe eshte thyer ligj,prokurori pregatit material per akuze dhe futjen ne gjyq te personit.
    Por Prokurori ne material cileson faktet qe jane thyer ligje dhe nuk jep
    "te denohet 25 vjet",pasi nuk eshte puna e tij,kopetenca e tij te shkruaje per denim aq e kaq vjet.Denimi me vite eshte detyre dhe kopetence e gjykates(gjykatesit,trupit gjykus) ja ka dhene gjykata.Me nje fjale,Araniti dhe prokurore lokale ne rrethe nuk kane denuar,pasi nuk kane qene gjykates ato.
    Prokuroret kane bere materialin dhe ja kane kaluar gjykates.Gjykatesi ne baze te materialit,pyetjeve deshmive ka dhene denimin.
    Perse i hidhen ne fyt te gjithe Aranitit.Araniti nuk e shpiku materialin nga koka e vet.Materiali i erdhi nga hetusia nga njerez te tjere.
    Nqs Araniti do te kthente mbrapsht nje material te hetusise dhe pezullonte
    nje rast nuk do percillte dokumentat e tij ne gjyq,atehere ai do spiunohej qe nuk ka bere punen,do cilesohej armik.Pasojat do ishin Araniti do shkonte ne burg dhe mund te pushkatohej si armik.Pra ka ruajtur lekuren e vet.
    Ligjet e denimit,persekutimit,pushkatimit,nuk i krijoi Araniti,i krijoi komiteti qendror
    dhe byroja politike me ne krye Enverin.Keto ligje formalisht votoheshin ne kuvendin popullor dhe i fuste nje firme aty Haxhi Lleshi.Araniti i ndenji strikt ligjeve
    pasi ruajti lekuren e vet.Fajtoret e vertete jane spiunat e vegjel te sistemit,dhe byroja politike me enverin ne krye qe krijuan ato ligje qellimisht,dhe jo Araniti dhe prokuroret e tjere qe ishin kukulla te sistemit,benin cfare tu thoshte komiteti qendror.
    Beno, na e bone xhaxhi Arianitin qengj. Mos e ke gje nga fshati mo?
    Rrofte Arianit Cela , poshte Komiteti Qendror dhe ata qe e kane mare ne qafe Arianitin. Duhet bere me shume zhurme per te qe mbase ndigjon ndonje fjale nga keto tonat Topi dhe ishalla gjen ndonje " klauzole" per ta dekoruar.
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  7. #47
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Po rrijme shtrember e te flasim drejt.
    Aranitin nuk e njoh si person, e njoh si emer nga gazetat dhe me te degjuar nga njerezit....
    Perse nuk hapen dosjet? Vendimin per denim nuk e ka marre Araniti
    por gjykatesi.Kesaj i thone njelloj si ti vesh fajin nje drejtori shkolle
    per nje student qe ka thyer rregullat ne shkolle dhe eshte perjashtuar nga shkolla.Kush e ka fajin per perjashtim? Drejtori?
    Ne rradhe te pare fajin e ka vete studenti qe ka thyer rregullat.
    Drejtori nuk ka faj,pasi rregullat e shkolles nuk i ka krijuar drejtori vete.
    Rregullat dhe procedurat i kane ardhur nga Ministria e Arsimit.
    ====
    Jane me pisa ato spiunet e lagjeve,komshinj spiune,spiunet ne shkolla dhe vendet e punes,qe te hiqeshinn si miq edhe mbrapa kraheve shkonin raportonin te drejtori,shefi,ne polici.Shume njerez kane perfunduar burgjeve per shkak te atyre spiunimeve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #48
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Si nuk i bene nje gjyq dhe keti Aranitit,si nuk e denuan dhe kete per kafe.....
    Ose te pakten ta kishin denuar per kafe e fernet.
    Kjo eshte nje pyetje 1 milion dollareshe...

  9. #49
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    'Azil politik sapo të hiqen vizat'

    100 ish-të persekutuar paralajmërojnë nisjen kolektive dhe veprimin ekstrem pas heqjes së vizave. Protestë me zinxhirë te Parlamenti Europian. Udhetimin e pazakonte e paguan biznesmeni Beqir Caushi

    Thonë se u ka sosur durimi. Deri në atë pikë sa, sapo të hiqen vizat do të nisen ta kërkojnë shpëtimin dhe fatin drejt Brukselit. E jo thjesht me ndonjë takim protokollar me krerët më të lartë drejtues të Europës së ëndërruar edhe kur shumë shqiptarë të tjerë e përbuznin. Por do të shpërthejnë shpirtin që iu vlon kaherë pa shpëtim në vendin e tyre, ku as dikur, as tash nuk po e gjejnë veten. Dhe do shprehen vërtetësisht, ashtu siç ndiejnë. Me një grevë të paqtë e njëkohësisht tronditëse urie, mu përpara Parlamentit Europian. Duke kërkuar deri azil politik, e jo në kohët e Shqipërisë komuniste, por paradoksalisht të asaj postkomuniste.
    "Do të kërkojmë azil politik, do të futemi në grevë urie, që ta dijë Europa se në ç'gjendje i ka katandisur ish-të burgosurit politikë shqiptarë atdheu i tyre, në të cilin as ka pasur, as ka demokraci dhe drejtësi. Një vend ku fitojnë e janë ende në pushtet ata që na vranë e persektuan. Një vend ku ndihesh i huaj, pasi fitojnë vetëm hajdutët, imoralët, kontrabandistët, servilët, spiunët", shprehet për 'Shekullin' Gjergj Ndreca, sekretar i Shoqatës së Rehabilitimit për Drejtësi dhe Dinjitet të ish-të persekutuarve politikë, e cila numëron 450 anëtarë. Dhe jo thjesht me fjalë, por me vepra për këtë qëllim janë mbledhur 100 ish-të burgosur të komunizmit, të cilët fill pas 16 dhjetorit, ditës kur s'do të ketë më viza, do ta kenë të afërt ditën e nisjes për rrugë drejt Brukselit. Në këta 100 të parë, 15 janë anëtarët e kryesisë së shoqatës, si për shembull kryetari 82-vjeçar i shoqatës, Xhaferr Agaraj, Fatmir Lamaj, Bedri Blloshmi, Edmond Halimi, Haxhi Baxhinovski, Gjon Kola, Mëhill Gjini etj.

    Ndërkohë që në kryeqendrën e institucioneve europiane, Bruksel, i presin edhe 50 ish-të burgosur të tjerë, të cilët do të mblidhen aty posaçërisht nga diaspora. "Shpenzimet e rrugëtimit tonë kolektiv do t'i marrë përsipër biznesmeni i njohur shqiptar në SHBA, Beqir Çaushi, nipi i Hysen Haxhisë, i cili ka bërë 16 vjet nëpër burgjet komuniste", thotë Ndreca.
    Dhe jo vetëm grevë urie. Si simbolikë të protestës në Bruksel janë blerë edhe 220 metra vargonj hekuri, nga ai që përdoret për të lidhur makinat në dëborë, dhe me të do të rrethojnë simbolikisht Parlamentin Europian. "Disa njerëz të qeverisë, të cilët e kanë marrë vesh gjithë sa u tha më sipër, për të na zmbrapsur na pëshpërisin se po të shkojmë atje do na rrahin policët e BE-së. Por ne do kërkojmë të drejtat tona paqësisht. Edhe po na rrahën, neve na kanë rrahur komunistët në Qafë të Barit, Spaç, Burrel. Na e kanë thyer kurrizin, kështu që nuk kemi frikë. Jemi të frymëzuar që të çojmë në vend amanetin e bashkëvuajtësve tanë", thotë ish-i përndjekuri politik, anëtar i shoqatës, Fatmir Lamaj.

    Dëshmshpërblimet, arsyeja që i shtyn ish-të persekutuarit drejt protestës

    Greva e paralajmëruar: Në Shqipëri ka aparteid politik

    Çfarë i detyroi të futeshin pak muaj më parë në grevë urie në Tiranë e tani drejt grevës së paparë të urisë në Bruksel? Ja si u shprehën pak ditë më parë për "Shekullin' disa prej ish-të persekutuarve, që tani kanë vendosur pa kthim realizimin e kauzës së tyre dhe jo vetëm të tyres:
    Gjergj Ndreca: "Kërkojmë të dëmshpërblehemi sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Ne sot kemi humbur statusin e qytetarëve normalë. Nuk jemi as qytetarë të dorës së tretë apo të katërt dhe ky është përsëri një aparteid politik. Ne nuk duam lëmoshë, por rehabilitim, integrim dhe drejtësi me dinjitet. Ka katër ligje në fuqi për dëmshpërblimet dhe për ne është miratuar ligji që jep vlerën më të vogël, që llogarit punën e detyruar në burg, por jo dhunën, torturat, mungesën e lirisë dhe dinjitetit. Është dëmshpërblyer më shumë Fatos Nano e të tjerë byroistë këto kohë, se sa ne që kemi bërë burg në kohë më të vështira. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, na premtoi që çdo një muaj do të dilnin një mijë emra dhe një listë e saktë e të persekutuarve, por kanë kaluar 3 muaj nuk është bërë asgjë. Ne kemi shokët tanë që kanë bërë nga 30 vjet burg e kanë me dhjetëra të pushkatuar në familje dhe nuk kanë marrë kokërr leku e janë duke vdekur në mjerim. Ndërsa gjithë fëmijët e ish-byroistëve si pasardhësit e Feçor Shehut, Mehmet Shehut etj. kanë marrë. Në këtë vend mjafton të jesh ish-komunist spiun, servil dhe gojëkyçur dhe të hapen dyert. Ndërsa kur vdes një nga ne gëzojnë se thonë: 'vdiq dhe një armik'.
    Fatmir Lamaj - Ne duam ta marrim brenda vitit dëmshpërblimin që na takon, jo në tetë vjet, sepse jemi specie në zhdukje. Kemi qenë rreth 6000 ish-të përndjekur në vitin '90, sot kemi mbetur 1800. Të tjerët kanë vdekur. Dhe imagjinoni, ka tre vjet që ka dalë ligji dhe nuk ka mbaruar së dhëni akoma kësti i parë.
    Po marrin inkuzitorët tanë nga 30.000 lekë pension. Merr ish-prokurori famëkeq Aranit Çela pension të posaçëm prej afërsisht 75.000 lekë në muaj. Ndërsa ne, të vuajturit edhe në pseudodemokraci marrim nga 15.000 lekë/muaj. Më mirë të kërkojmë strehim politik në Korenë e Veriut, se sa në një neokomunizëm hipokrit si ky shqiptar. Ne gjendemi vazhdimisht nën opiumin e gënjeshtrave të qeverisë në pushtet. Nëse hapet toka e këtij vendi nga Saranda në Tropojë gjen kockat tona. Por ne nuk morëm asgjë që meritonim. Na drejtojnë akoma vrasësit tanë. Nuk është e habitshme që në çdo zyrë të shtetit shqiptar janë ose ish-zyrtarët e kohës ose pinjollët e tyre. Nuk është habi që edhe ata pak ish-të persekutuar që punësoi zoti Berisha në fillim të ardhjes në pushtet për imazhin e tij, tani janë pushuar nga puna në administratën e lartë

    Magdalena Alla/Shekulli

  10. #50
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Do të shkojmë në Bruksel edhe pas dëmshpërblimit

    Ish-të përndjekurit këmbëngulin te protesta para selisë së Parlamentit Europian dhe kërkesa për azil politik.

    Nga 511 ish-të përndjekur të listave që shpall qeveria vetëm 50 vetë janë gjallë për të përfituar dëmshpërblimin e prapambetur të 2008-ës, ndërkohë që nuk është dhënë kësti i 2009-2010-ës.

    Nuk do të tërhiqen në kërkesat e tyre dhe protestat që po planifikojnë të bëjnë deri pranë Parlamentit Europian në Bruksel, ashtu si premtuan pak ditë më parë në faqet e gazetës 'Shekulli'.

    Edhe pas vendimit të qeverisë për kompensimin e pjesshëm të ish-të përndjekurve, që në fakt për ta është vetëm njëri këst i prapambetur i vitit 2008 dhe vetëm 50 ish-të përndjekur janë gjallë për ta shijuar atë.

    Kështu shprehet Xhaferr Agaraj, kryetari i Shoqatës së Rehabilitimit për Drejtësi dhe Dinjitet. 82-vjeç dhe me 13 vjet burg politik mbi shpinë, edhe sot është aktiv sikurse në gjithë këto vite në kërkimin e të drejtave të tij dhe ish-të burgosurve të tjerë politikë.

    Pas pjesëmarrjes në grevën e urisë dhe kërkesave të njëpasnjëshme për të drejtat kushtetuese të ish-të përndjekurve, Xhaferr Agaraj është edhe nismëtar në organizimin e protestave drejt Brukselit dhe në një intervistë shpjegon shkoqur 'ortekun' e vuajtjeve të tyre në njëzet vitet e postkomunizmit shqiptar.

    Zoti Agaraj! Pikërisht këto ditë në faqet e gazetës "Shekulli" shoqata që ju drejtoni dhe ju personalisht treguat se për herë të parë po ndërmerrni një hap të pazakontë: do të protestoni në Bruksel, edhe duke kërkuar azil politik apo duke u futur në grevë urie atje, si përgjigje ndaj keqtrajtimit tuaj jo vetëm në komunizëm, por edhe në njëzet vitet postkomunizëm.

    Pakënaqësia ka si arsye kryesore dëmshpërblimin e pamarrë ekonomik të burgut politik, por jo vetëm këtë. Ndërkohë, pikërisht dje, gazetat publikuan vendimin e shpejtuar të qeverisë për të dëmshpërblyer 511 ish-të përndjekur, me sa duket të sensibilizuar për të shuar revoltën tuaj të pazakontë në Bruksel.

    Deri ku ndiheni të shpërblyer nga ky vendim?

    Vendimi i djeshëm përfshin dhënien e këstit të parë të prapambetur, që duhet të ishte dhënë që në vitin 2008. Domethënë jepet me dy vjet vonesë. Dhe pretendohet të përfundojë së dhëni në shkurt të 2011.

    Ndërkohë që nuk është marrë kësti i 2009-ës. E tani që u dha një këst, kushedi pas sa vjetësh do jepen këstet e tjera!! Gjithashtu, 2 miliardë lekët që ka shpallur qeveria në media për të na i dhënë ne, janë lekë të vjetra, që do të thotë 200 milionë lekë të reja, 1/10 e shumës së pretenduar.

    Por e shpallin në lekë të vjetra për t'u dukur shumë. Kur ne u futëm në grevë urie në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria premtoi t'u jepte lekë atyre që janë gjallë, por në listat që janë publikuar nuk janë gjallë as 50 vetë prej tyre.

    Ndërkohë, familjarët e atyre që nuk jetojnë, nuk janë përzgjedhur me ligj. Ka prej tyre që nuk kanë pasur pasoja, sepse i kanë mohuar të afërmit e burgosur. Dhënia kështu pa asnjë lloj përzgjedhjeje duket sikur bëhet për vota elektorale.

    Dukeni sërish të pakënaqur. Nuk jeni frenuar sadopak nga ky vendim qeveritar për të vijuar protestat në Bruksel?

    Aspak. Nuk ka ndryshuar asgjë. Dhe vajtja jonë nuk është hakmarrje, por një zhvillim politik paqësor, bazuar mbi Kushtetutën dhe Ligjin. Eshtë indeferenca e politikës shqiptare për t'u ulur dhe folur me ne shtruar, që na detyron ta kërkojmë të drejtën përtej vendit tonë.

    Çfarë jeni duke bërë rreth organizimit të protestës së pazakontë?

    Ish-të dënuar politikë që jetojnë në Francë, Belgjikë, Gjermani janë duke u marrë me kërkimin e lejes nga policia e Brukselit për të zhvilluar grevën tonë paqësore.

    Dhe ka ndryshuar diçka në afatet që parashikonit për ta zhvilluar atë deri në fund të vitit 2010?

    Nuk ka ndryshuar gjë. Mendojmë ta realizojmë brenda 2010-ës.

    Në ç'mënyrë i perceptoni si fatkeqe për ju edhe njëzet vitet pas rënies së komunizmit dhe shkaqet e grumbulluara që po ju nxjerrin 'nga dera e shtëpisë' për të trokituar në dyert europiane?

    Një nga shkaqet kryesore është trajtimi ekonomik që na është bërë ne në këto vite. Trajtimi moral varet edhe nga ai ekonomik. Nëse nëpërkëmbesh ekonomikisht, je nëpërkëmbur edhe moralisht. Megjithëse jemi shprehur këto ditë në faqet tuaja edhe për ish-inkuzitorët tanë që sot janë ende në pushtet.

    Dhe kjo është një tjetër brengë po aq e madhe jona. Edhe Ismail Kadare në një intervistë të tij pak a shumë thotë: "Nëse ka opozitë të vërtetë në Shqipëri, ajo është e ish-të përndjekurve politikë".

    Ju afërmendsh duhet të jeni edhe pro hapjes së dosjeve?

    Po. Jemi për hapjen e dosjeve. Së paku ata që na torturuan ne me mënyra çnjerëzore fizikisht, shpirtërisht, duhet të heqin dorë nga drejtimi i vendit. Ne duam të shkojmë në Europë, por me dinjitet, jo me ata që na kanë torturuar dhe vrarë.

    Por t'i rikthehemi kronologjisë së këtyre 20 viteve dhe problemit të moskompensimit financiar të vuajtjeve tona. Menjëherë në vitin tashmë të largët 1991, konkretisht 30.09.1991 kur u miratua Ligji 7514, ne fituam pafajësinë.

    Dhe nga ky moment lindi e drejta për kompensimin financiar për pafajësinë tonë. Dy vjet më vonë, në datën 29.07.1993, në unanimitet të plotë nga 250 deputetë u miratua Statusi i të Përndjekurit Politik. Në të u përcaktua edhe pagesa e pafajësisë, që do të thoshte 120.000 lekë të reja dëmshpërblim për çdo vit burg. Gjë që ne na kënaqi.

    Por sa pa u vënë në jetë ky ligj, qeveria Meksi e PD-së nxori vendimin që pagesa të jepej jo në lekë, por në letra me vlerë. Kjo u kundërshtua nga ne ndaj hymë në grevë urie, pikërisht në gusht të vitit 1994.

    Por me përkrahjen e ish-të dënuarve militantë të PD-së, u ndërhy për shuarjen e grevës së urisë dhe për përçarjen e shoqatës së ish-të përndjekurve. Që nga ky moment kërkesat për të drejtat tona u zbehën për sa kohë ishte në pushtet PD.

    Dhe erdhi PS...

    Po. Kur erdhi PS-ja në pushtet, të përndjekurit, tashmë të nxitur dhe mbështetur nga PD-ja, si mish për top, rinisën protestat për të njëjtat kërkesa.

    Kërkonim një rikompensim në total prej 20.4 miliardë lekësh, nga të cilat u zbrit vlera e letrave me vlerë që ishin shpërndarë deri në atë moment dhe mbetën për t'u kompensuar 168 miliardë lekë. Një faturë që qeveria socialiste e quajti 'të papërballueshme'.

    Ndërkohë PD-ja dhe kryetari i saj zoti Sali Berisha na premtoi që kur të vinte përsëri në pushtet do ta likuidonte një shumë të tillë. Ne jemi demokratë në shpirt dhe nuk kemi asnjë teserë partie, por na premtoi. Por edhe pse ne e mbështetëm riardhjen në pushtet të PD-së, kjo do të përbënte zhgënjimin tonë të radhës.

    U miratua Ligji Nr. 9831, datë 12.11.2007. Fatura jonë financiare me anë të këtij ligji do të reduktohej në 10% të asaj që ne kërkonim, dmth 1.6 miliardë lekë. Dhe këtë ligj e hartuan edhe përfaqësues të pseudoshoqatave, që hiqen si ish-të burgosur politikë, por që nuk kanë qenë të tillë. Ne na janë dhënë letra me vlerë që u emetuan me 120.000 lekë të reja në vit. Por po të indeksohet vlera e vitit 1993 sot do të ishin jo 120.000, por 1 milion e 200 mijë në vit.

    Pasi doli ky ligj, në vitin 1995 doli edhe Kodi Penal, ku përcaktohet sa është kompensimi për dënimin tonë të padrejtë. Me nenin 57 të këtij Kodi mori dëmshpërblim Ramiz Alia, Fatos Nano, Aranit Çela. Atyre nuk iu dhanë letra me vlerë, por morën para direkt në bankë. Ne që kemi vuajtur pikën e zezë, të keqtrajtuar fizikisht, moralisht, na japin letra me vlerë.

    I kanë shitur apo më shumë i kanë pa shitur letrat me vlerë ish-të përndjekurit?

    Pjesa më e madhe e këtyre letrave iu ka mbetur pa shitur. Disa ish-të persekutuar nga varfëria ato i shitën me 0.4% të vlerës. E mos flasim për 'Anglo-Adriatikën' që përpara afro 10 vjetësh ishte si një firmë piramidale për letrat me vlerë, ku dolën të gjithë të humbur.

    Gjithsej sa para në dorë keni marrë ju apo secili nga ju gjatë njëzet vjetëve pasi dolët nga burgjet komuniste?

    Mund t'i pyesësh të gjithë ish-të persekutuarit një për një. Kush kishte bërë deri në 10 vjet burg ka marrë 100 mijë lekë në dorë. Dhe kush kishte mbi 10 vjet burg ka marrë 200 mijë lekë. Dhe asnjë lek më shumë se sa kaq.

    Pensionet tona vërtiten ashtu si të gjithë shqiptarëve të tjerë; 13.000-14.000 lekë/muaj, ndërkohë që ata që na persekutuan janë ende hetues, avokatë, të pasur dhe me poste.

    Me ne po veprohet si me asnjë qytetar normal apo zyrtar të korruptuar që akuzohet apo burgoset dhe më pas fiton pafajësinë dhe merr dëmshpërblimin menjëherë. Ne dihet se ç'vuajtje e tortura kemi kaluar, por nuk na jepet si të tjerëve. Kjo është padrejtësi e pabesueshme.

    Çfarë konkretisht i kërkoni qeverisë shqiptare për herë të fundit sot përpara se të niseni drejt asaj europiane?

    I kërkojmë shtetit dëmshpërblim hetuesie dhe burgu sipas Kodit Penal dhe Kushtetutës. Ne akoma nuk kemi marrë këstet që na janë premtuar që do marrim pak nga pak çdo vit brenda 8 vjetëve. Këstin e 2010-ës na thanë do ta merrni në 2011, por me përmbytjet që ndodhën në Shkodër, as kemi besim se do t'i marrim.

    Plus ne jemi një specie në zhdukje. Bashkëvuajtësit tanë po fiken dita-ditës. Iu është shkurtuar jeta nga vuajtjet. Nga 6000 që ishim në 1991, kemi mbetur 1800 ish-të burgosur.

    Nuk mund të presim 8 vjet për të marrë çfarë na takon. Gjithashtu, duam që për ata që nuk i kanë përdorur letrat me vlerë, t'ia kthejnë ato shtetit dhe shteti të na i konvertojë me lekë.

    Gjergj Ndreca:

    "Heqja e vizave, jemi të lirë vetëm pas 70 vjetësh"

    "Për herë të parë do takojmë engjëjt, se ne jemi njerëz që flasim nga varri, edhe pse disave që nuk na duan po u vjen keq që nuk na e prenë dot gjuhën.", thotë ish-i burgosuri politik, Gjergj Ndreca. Po cilët janë engjëjt që mund të ëndërrojë një ish-i persekutuar?

    Janë edhe njerëz që kanë emrin Tanja Fajon, i parë si ëngjëll sepse bëri të mundur vizat për shqiptarët dhe lidhjen e tyre me Europën, apo José Manuel Barroso. "Kemi respekt dhe besim te Barroso, se kemi parë se si ka mirëpritur dhe trajtuar kombe të tëra", thotë Gjergj Ndreca.

    Për të, data 15 dhjetor e ikjes në Europë pa viza është data e Çlirimit të ish-të persekutuarve pas 70 vjetësh vuajtje si në komunizëm, e si në 'neokomunizëm', siç e emërtojnë shpesh ata periudhën e fundit në atdheun e tyre.

    "Nuk jemi aq të egër siç duan të na paraqesin. Ne nuk i kemi bërë keq kujt. Vetëm na kanë bërë keq. Ne e duam vendin tonë dhe do i themi Europës: "Jemi shqiptarë autoktonë, jemi krenaria e kombit.

    Duam të jetojmë me dinjitet në atdheun tonë, por a ka Shqipëri për ne, kur shokët tanë janë bërë të mbledhin kanaçe për të mbijetuar dhe nuk janë ata të standardeve që paraqet qeveria jonë duke gënjyer?

    Nëse Baroso do të na kishte takuar në Qafë të Barit dhe do të shihte se si njerëzit që na thyen kurrizin dikur e na torturuan, janë ulur sot në poltrone të larta të vendit, si do të ndihej vallë?"...mbyll me një pyetje retorike ish-i burgosuri politik Gjergj Ndreca.

    Magdalena Alla/Shekulli

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •