Lėvizja VETĖVENDOSJE! vazhdon shtrirjen e saj nė tė gjithė Kosovėn
13 NĖNTOR 2010 - E Diel 21:53
Lėvizja VETĖVENDOSJE! vazhdon tė themelojė pikat e saj nė nivel lagjesh, fshatrash e qytetesh. Ajo nuk identifikohet me asnjė ngjyrim regjional e lokal, por ka karakter inkluziv qytetar, duke pėrfshirė nė organizimin e saj tė gjithė qytetarėt, nga tė gjitha vendbanimet.
Tė shtunėn, mė 13 nėntor 2010, nė orėn 16:00, nė zyren e Lėvizjes nė Gjilan, u konstitua edhe njė pikė tjetėr, pėr lagjet e “Tregut tė Gjelbėr” tė kėtij qyteti. Tė pranishėm ishin rreth 40 pėrfaqėsuesė tė kėtyre lagjeve dhe disa antarė tė Kėshillit tė Lėvizjes nė Gjilan. Nė fillim u pėrshėndetėn nga pėrgjegjėsi i pėrkohshėm i kėsaj lagjeje, nga Fatmir Haziri. Ndėrsa pėr tė folur pėr situatėn aktuale ekonomike, fjalėn e rastit e mori profesori i ekonomisė, Nexhmedin Shaqiri. Ai foli pėr resurset e pashfrytėzuara ekonomike dhe ato tė shfrytėzuara keq nga klasa politike. “Nuk ka zhvillim ekonomik me kėtė proporcion skajshmėrisht tė padrejtė nė mes importit dhe eksportit. Po ashtu, politikanėt aktual e kanė bėrė Kosovėn vetėm njė vend konsumues dhe jo prodhues,” – tha ndėr tė tjera Shaqiri.
Ndėrsa pėr tė komentuar aktualitetin politik nė Kosovė, foli Ismajl Kurteshi. Ai pėrmendi edhe komentin e Walkerit, i cili pėrkrah vullnetin e shumicės shqiptare nė Kosovė pėr bashkim kombėtar me Shqipėrinė. “E shihni se nuk ėshtė e vėrtetė se tė gjithė ndėrkombėtarėt janė kundėr bashkimit kombėtar. Lėvizja VETĖVENDOSJE! kėrkon vetėvendosjen e brendshme dhe tė jashtme,” – iu drejtua tė pranishmėve Kurteshi.
Po ashtu fjalėn e mori Avni Rudaku, i cili tha se Lėvizja VETĖVENDOSJE! dėshiron ta ripėrkufizoj (kuazi) shtetin e Kosovės, relacionin e vendorėve me ndėrkombėtarėt, marrėdhėnien me Serbinė pėr kushte reciprociteti dhe ta rimendoj raportin e qytetarit me politikanin. “Vetėvendosje nėnkupton faktorizimin e faktorit vendor dhe ngritjen e zėrit tė qytetarėve. Nė shoqėrinė shqiptare tė Kosovės ekziston stratifikim i thellė social dhe ekonomik nė mes tė shtresave tė ndryshme shoqėrore dhe, Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė synoj ta konstituojė shtresėn e mesme ekonomike pėr balancin nė mes tė tė varfėrve ekstrem dhe klasės politike super tė pasur,” – u shpreh Rudaku. Mė pas pasuan pyetjet e qytetarėve rreth zhvillimit ekonomik dhe qasjes qė ka Lėvizja pėr ekonominė e vendit. Pastaj filloi antarėsimi i qytetarėve dhe u formua Kėshilli i Pikės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! pėr “Tregun e Gjelbėr” nė Gjilan, tė cilin e pėrbėjnė dhjetė anėtarė.
Tubimi radhės nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! u mbajt nė fshatin Softaj tė komunės sė Ferizajt.
Nė tubim ishin tė pranishėm njė numėr i mad hi banorėve nga tri fshatra tė kėsaj komune, Softaj, Sazli, Pojatė dhe Papaz. Tė pranishmėve, gjatė kėtij tubimi iu drejtua aktivisti i udhėheqjes qėndrore tė Lėvizjes Hysen Durmishi, i cili u spjegoi vėndasve arsyen e vendimit, qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! e mori mė 12 qershor, pėr tė garuar nė zgjedhje. “Departamenti programor i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! ėshtė duke punuar nė shkoēitjen deri nė detaje pėr tė nxjerrė njė program qeverisės, qė do tė shpaloset pranė fillimit tė fushatės zgjedhore. Si prioritet ekonomik i Lėvizjes ėshtė Bujqėsia. Qeveritarėt po fokusohen nė projekte qindra milionėshe, pėr arsye se nga kėto projekte ata po fitojnė miliona euro. Tek sektori publik, shtresat e mesme dhe tė varfėra i shfrytėzojnė shėrbimet e sektorit publik si nė shėndetėsi, arsim etj etj…”, kėto janė disa nga fjalėt qė Hysen Durmishi u that ė pranishmėve.
Pyetjet e shumta nuk munguan, por ndėr to ishte nje pyetje e njė banori tė kėtij fshati “Si mund t’i besojmė Lėvizjes VETEVENDOSJE!, e tė mos mendojmė se do tė veprojnė sikur kanė vepruar paritė tjera?”, pėrgjigja nga Hysen Durmishi ishte “se dallimi nė mes nesh dhe subjekteve tjera pėrkatėse, ėshtė se ato janė korruptuar edhe nė periudhėn sa kanė qenė nė opozitė, ndėrkaq ne si Lėvizje jemi nė skenė qe pesė vite dhe tė gjithė e dine se jemi tė pakorroptuar.
Sot, gjithashtu Lėvizja VETĖVENDOSJE! mbajti tubim nė fshatin Skifteraj tė komunės sė Vitisė. Nė kėtė tubim, i cili u mbajt nė lokalet e shkollės sė kėtij fshati, ishin tė panishėm mbi 70 persona, tė cilėve iu drejtuan aktvisti Visar Ymeri nga udhėheqja qėndrore e Lėvizjes, si dhe aktivistėt e Kėshillit pėr Zhvillimin e Qendrės sė Lėvizjes nė Vitisė.
Kėtė tubim e hapėn aktivistėt nga qendra e Vitisė, Mirjeta Hetemi dhe Arton Misini, tė cilėt bėnė njė pėrshkrim tė aktiviteteve deritashme, tė Lėvizjes nė Viti. Ata poashtu folėn edhe pėr vėshtirėsitė e shumta ekonomike e sociale qė banorėt e kėsaj komune hasin ēdo ditė, si pasojė e keqqeverisjes sė deritashme.
Nė vijim fjalėn e mori aktivisti Visar Ymeri i cili theksoi se tash ka ardh koha e fundit qė tė bėhemi bashk pėr ta mposhtur kėtė qeveri korruptive dhe tė dalim nga kjo humnerė qė kėta qeveritar na sollėn. Visari sqaroi se ky slogani “Bashkė ėshtė e mundshme” do tė thotė qė sė bashku mund ta fitojmė njė qeveri e cila ėshtė nė shėrbim tė qytetarit e jo e kundėrta, bashkė mund ta pėrmiėsojmė mirėqenien tonė sociale, dhe se bashkė mund ta ndėtojmė njė shtet vėrtet sovran.
Njė prej temave qė iu vu theks mė shumė ishte edhe subvencionimi i bujqėsisė, ku Visari theksoi se qeveria e deritashme e ka shkatėrruar prodhimin vendor duke i lėnė produktet e huaja tė vėrshojnė tegun tonė nė mėnyrė tė pakontrolluar, tė cilat e kanė stagnuar zhvillimin e prodhimit vendor dhe ua kanė humbur e shpresėn sė bujqėve pėr pėrfitime nga puna e tyre.
Mė vonė filloi anėtarėsimi i tė pranishmėve, ku u anėtarėsuan mbi 30 tė pranishėm, dhe krejt nė fund u bė zgjedhja e anėtarėve tė Kėshillit Pikės sė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, nė kėtė fshat, tė cilėn e pėrbėjnė 15 anėtarė.
Tubimi tjetėr i organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, u mbajt me banorėt e fshatit Mushnikovė. Nė kėtė takim u prezantua programi politik i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe u fol pėr domosdoshmėrinė e organizimit tė pakėnaqėsisė, me qėllim tė ndryshimit tė gjendjes sė padrejtė nė vendin tonė.
Mė pas pasoi debati me qytetarė dhe krejt nė fund u formua Kėshilli pėr Zhvillimin e Pikės sė VETĖVENDOSJE!- nė kėtė fshat.
Gjatė ditės sė sotme tubime u mbajtėn edhe nė komunėn e Mitrovicės. Duke filluar nga fshati Barė, pastaj nė fshatin Bajgorė, dhe nė fund nė lagjen Lumbardh (ish lagjja e boshnjakėve), nė veri tė Kosovės. Nė tė tri lokacionet u formuan Pikat pėrkatėse tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
Nė kėto tubime tė pranishmėve iu drejtuan Florin Krasniqi, Ali Pasoma, Faruk Mujka dhe Raif Qela, tė cilėt folėn pėr ndėrtimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, veriun, Trepēėn, pjesmarrjen e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė zgjedhjet parlamentare, etj.
Tubimi tjetėr, i organizuar nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, u mbajt me qytetarėt e lagjes "Kalaja II", tė Vushtrrisė, nė tė cilin morėn pjesė rreth 40 qytetarė. Nė kėtė tubim folėn Sheremet Halili dhe.Xhemajl Pllana, tė cilėt shpalosėn programin politik tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
Krijoni Kontakt