Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 243
  1. #71
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    po mire si thua ti, qe ajo mos te dilte te punonte, por te rrinte me ta ne shtepi e te gjithe te vdisnin urie. A nuk do ta kishte share prape kete nene qe nuk doli e punoi per te ushqyer femijet? Po te lexosh mire shkrimin, kur ajo kishte dale nga shtepia, kishte pasur drita dhe i kishte lene me mendje te qete. Ajo nuk hodhi fall qe do te iknin dritat dhe femijet do te ndiznin qiri. Ajo nuk e ka ditur se jane fikur dritat.
    Prandaj fajtori nr 1. Kompania energjitike. Ata duhet te hidhen ne gjyq per vrasje pa qellim, dhe te paguajne demin.
    Nena kishte kerkuar ndihme shtetit per gjendjen e saj te mjere, shteti si gjithmone kishte heshtur. Fajtor nr 2, shteti shqiptar i cili duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa paramendim dhe abuzim me detyre.
    Babai i ketyre femijeve, i dhunshem e bishe, pervec dajakut nuk u kishte dhene gje, dhe kishte krisur e ikur. Fajtori nr 3, burri i kesaj te gjore. Ai duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa deshire dhe dhunim familje.
    Fajtori nr 4? e gjithe shoqeria qe as nje 5 lekesh nuk e jep per keta te varfer, dhe pastaj vjell lloj lloj fjalesh te ndyra kur fatkeqesia e pritur ndodh.
    =Edvin83;2921554]po mire si thua ti, qe ajo mos te dilte te punonte, por te rrinte me ta ne shtepi e te gjithe te vdisnin urie. A nuk do ta kishte share prape kete nene qe nuk doli e punoi per te ushqyer femijet?
    se pari i thojme andej nga anet tona se;"Varr urie nuk gjen gjekundi"dhe kjo e ka nje domethendje ne vetvehte,pasi ata qe e kan thane kete kan dite me shum se ne te dyve se bashku!
    eshte veshtire te vdesin njeri urie ne kohet e sotme!mundet qe te jetoj ne fukarallek por jo aq sa per te vdekur!!

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po te lexosh mire shkrimin, kur ajo kishte dale nga shtepia, kishte pasur drita dhe i kishte lene me mendje te qete. Ajo nuk hodhi fall qe do te iknin dritat dhe femijet do te ndiznin qiri. Ajo nuk e ka ditur se jane fikur dritat.
    hajde hajde!
    ti njehere parashtron arsyen se sikur mamaja e tyr te mos kishte dale ne pune femija do i kishin vdek urie,nga ana tjeter me thua se kur mamaja paska dale nga shtepija qenka nise e qete pasi i paska lane dritat e ndezura!!po perse ore zoteri ti a nuk e din se ne shqipri dritat fiken ne cdo moment ,nuk jemi ne franc ,angli apo then ndryshe ne perendim ku dritat nuk ndalen kurr ndonjehere!!
    prandaj une thashe jo vetem per rastin ne fjale,por kjo duhet te vleje per gjithe prinderit shqiptar ,qe femijet nen moshen te pakten 16 vjec te mos lihen vetem ne shtepi aq me teper naten!!!
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Prandaj fajtori nr 1. Kompania energjitike. Ata duhet te hidhen ne gjyq per vrasje pa qellim, dhe te paguajne demin.
    Nena kishte kerkuar ndihme shtetit per gjendjen e saj te mjere, shteti si gjithmone kishte heshtur. Fajtor nr 2, shteti shqiptar i cili duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa paramendim dhe abuzim me detyre.
    ja e shikon se cfar mentaliteti kemi ne shqiptaret,e konkretisht ti zoteri!!
    lere politiken or njeri !ne po flasim per tragjedin e ketyre femijve!
    gjykatsin dhe prokurorin le ti beje tjeter kush!!problemi eshte femijen qe ke lidur qendroj afer persa kohe eshte foshnje apo adolishente!!ke par qe edhe kafshet i mbrojne zogjet e tyre!!



    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Babai i ketyre femijeve, i dhunshem e bishe, pervec dajakut nuk u kishte dhene gje, dhe kishte krisur e ikur. Fajtori nr 3, burri i kesaj te gjore. Ai duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa deshire dhe dhunim familje.
    Fajtori nr 4? e gjithe shoqeria qe as nje 5 lekesh nuk e jep per keta te varfer, dhe pastaj vjell lloj lloj fjalesh te ndyra kur fatkeqesia e pritur ndodh.
    edhe per kete nuk duhet paragjykuar!mbase edhe i jati i femijve nuk e ka patur te lehte te jetoje me ate grua rrepiste e cila i lente femijet vetem naten duke shkuar ne night clubs!!ndoshta ajo ka qene dhe arsye per divorcin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 12-11-2010 më 09:58

  2. #72
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    duhet te jesh i kujdeshem kur jep mendim per problemin ne fjale!
    une nuk po paragjykoj punen qe e ema e femjve kishte bere,por te lesh 4 foshnje
    gjithe naten vetem,aq me teper ne vend te panjohur pasi kjo familje kishte ardhur na veriu ,eshte e pakuptueshme per mua se si asaj nane i ka dale kenga nga goja!!fundi fundit edhe per femijen do ishte me mire buk thate e nga duart e nanes se sa ..........!
    Po mirë e ke ti o BEHARI. Fëmijët nuk lihen vetëm. Nuk lihen vetëm në 25m2 të flliqura, në minimumin e varfërisë. Nuk lihen vetëm me barkun bosh. Në të ftohtë, në krevatin e qelbur e të pisët të varfërisë së tyre. Nuk lihen fillikat e pa përkrahje, të harruar...

    Mos villni vrer mbi sakrificat e një nënë. JU NUK JENI ASKUSH PËR TA GJYKUAR! AS E KENI KËTË TË DREJTË! Një nëne e vetme dhe e braktisur, e pashpresë, e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga një kafshë, që vetëm njeri nuk mund të quhet, askush s'ka të drejtën morale ti bëj gjyqin. TURP T'JU VIJË! Çfarë do bënit ju nqs fëmijët tuaj do jetonin si qenë rrugësh? Nqs lodra e vetme do ishte një TV që i tregon sa po ndryshon Shqipëria ku ata jetojnë? 4 fëmijë që duhen ushqyer, duhen veshmbathur, duhen çuar në shkollë, duhen përkëdhelur çdo ditë? Unë do të sakrifikoja çdo gjë, do bëja çdo punë, ditë,natë, s'do njihja gjumë,do rropatesha e punoja si kafshë, për ata.

    Nëna ka bërë atë që çdo NËNË do bënte për vogëlushët e saj. Varfëria nuk ka dinjitet o njerëz, as moral. Varfëria është e fëlliqet, e ndyrë, e pisët. Varfëria gdhihet pijetoreve, varfëria vjedh, vret, shet veten trotuarëve.

    Është groteske kur mendohet sesi të çrrënjosen rrënjët e diktaturës në kryeqytetin tonë të bukur, të madh, të mirëqënë e vital duke shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një parlament kur në një kolibe, nga mungesa e dritave, një qiri i mallkuar u merr jetën 4 vogëlushëve.

    Shqipëria jonë dhe politikbërja e saj është si ajo femra e stisur, bukur e lyer nga jashtë por e fëlliqur dhe e pisët brenda.

    Ç'a mjerimi
    Elegance is an attitude.

  3. #73
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Fare nuk po kuptoj se cfar zemrash kan njerezimi,po si mundi ai ,,burr''te jetoj e t'i lind 4 femij me te,pasi mamaja eshte fajtore ku ishte babai se paku t'i nxirrte nga morgu,pasi veq ishte aq i njerezishem dhe nuk paska durua kete grua?!Zot mos provo askend keshtu! Shum pak komente te drejta lexova ketu,do e perkrahja shkrimin e poetit dhe pas asej asnje fjale nuk u desh te shtohet!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #74
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Te me falni mua se nuk mbahem per njeri me zemer te bute keshtu por kjo femra (se nene s'e quaj dot) me ben shume pershtypje. Pse?

    1- Nje nene qe i vdesin 4 femije nuk besoj se do ishte ne gjendje te dinte se ku ishte dhe jo me t'u pergjigjej pyetjeve te gazetarve.

    2- A nuk ju ben pak pershtypje qe kjo zonja akuzon direkt burrin kur pyetja nuk kishte te bente fare me te dhe po ta vesh re ajo nuk pushon se foluri duke u perpjekur per te cfajesuar veten qe pse i la vetem? Ne baze te "ekspertizes" sime per keto gjera, nje njeri qe ben nje veprim te tille, thjesht e shfaq hapur qe eshte fajtor.

    3- Pse i mban syte mbyllur kjo zonja gjate gjithe kohes se intervistes dhe asnje pike loti kur flet per cfare ka ndodhur, por per te ber derr derr si motor i prishur, e beka mire? Sa fallco!!!!!!!!!!!! Nje nene qe humbi 4 femije do ishte duke shkulur floket e duke i rene murit me koke dhe jo duke dhene fjalime neper kamera.

    Mjer ata femije thuaj por kjo me ate kafshen qe i beri ata femije e duan plumbin mu ne lule te ballit.
    Poema e Mjerimit


    Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
    kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta
    që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tanëjetën e vet derisa të vdesin.
    E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
    therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
    profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
    shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.

    Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
    asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
    balli që e ka, syt që e shprehin,
    buzët që më kot mundohen ta mshefin -
    janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
    të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
    mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
    Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e një shprese
    të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.

    Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
    Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
    lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
    kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
    që nesër do linden me na i mbushë rrugat.

    Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
    dridhet posi flaka e mekun qirini
    nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
    ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
    tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
    e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
    Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
    e ama s'e don, por vetëm mallkon.
    Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
    ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!

    Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive
    të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
    kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.

    Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
    don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
    atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
    kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
    dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
    një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
    Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.

    Mjerimi punon, punon dit e natë
    tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
    tue u zhigatun deri në gjujë në baltë
    e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
    Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
    në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".


    Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
    buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin pënnendore e një tregtis së ndytë,
    që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
    dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
    ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.

    Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
    -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
    mund që të len kujtim ditën e dikurshme
    kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra
    nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
    Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem -
    thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
    Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
    mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.

    Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
    Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
    të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
    në fyt për me harrue nandhetenand' halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu' e ledhatue e pickon si gjarpni -
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,

    nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
    Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
    kur njëqind i derdh një nga një në fyt.

    Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
    dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

    Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
    dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
    që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh
    ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.


    Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
    Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
    të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
    i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
    tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.

    Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
    në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
    Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
    ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj
    .

    Më zhgënjeve
    Elegance is an attitude.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    ne kohen e Enverit njezit i kan ekzekutue ... por nga urija nuk ka pas te vdekur....

    me vjen shum keq qe populli Shqiptar ka ardh ne kete gjendje..as ne Kosovë nuk asht gjendja ma e mirë , per fatkeq....

  6. #76
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Po mirë e ke ti o BEHARI. Fëmijët nuk lihen vetëm. Nuk lihen vetëm në 25m2 të flliqura, në minimumin e varfërisë. Nuk lihen vetëm me barkun bosh. Në të ftohtë, në krevatin e qelbur e të pisët të varfërisë së tyre. Nuk lihen fillikat e pa përkrahje, të harruar...

    Mos villni vrer mbi sakrificat e një nënë. JU NUK JENI ASKUSH PËR TA GJYKUAR! AS E KENI KËTË TË DREJTË! Një nëne e vetme dhe e braktisur, e pashpresë, e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga një kafshë, që vetëm njeri nuk mund të quhet, askush s'ka të drejtën morale ti bëj gjyqin. TURP T'JU VIJË! Çfarë do bënit ju nqs fëmijët tuaj do jetonin si qenë rrugësh? Nqs lodra e vetme do ishte një TV që i tregon sa po ndryshon Shqipëria ku ata jetojnë? 4 fëmijë që duhen ushqyer, duhen veshmbathur, duhen çuar në shkollë, duhen përkëdhelur çdo ditë? Unë do të sakrifikoja çdo gjë, do bëja çdo punë, ditë,natë, s'do njihja gjumë,do rropatesha e punoja si kafshë, për ata.

    Nëna ka bërë atë që çdo NËNË do bënte për vogëlushët e saj. Varfëria nuk ka dinjitet o njerëz, as moral. Varfëria është e fëlliqet, e ndyrë, e pisët. Varfëria gdhihet pijetoreve, varfëria vjedh, vret, shet veten trotuarëve.

    Është groteske kur mendohet sesi të çrrënjosen rrënjët e diktaturës në kryeqytetin tonë të bukur, të madh, të mirëqënë e vital duke shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një parlament kur në një kolibe, nga mungesa e dritave, një qiri i mallkuar u merr jetën 4 vogëlushëve.

    Shqipëria jonë dhe politikbërja e saj është si ajo femra e stisur, bukur e lyer nga jashtë por e fëlliqur dhe e pisët brenda.

    Ç'a mjerimi
    une si cdo njeri tjeter normal shpreha dhimbjen njehkosisht edhe ngushllimet
    per njerzit e aferm te atyre femjve te pafajshem!!
    por une nuk mundem te rri dot pa theksuar aq me teper si nje prind qe jam madje dhe ne moshe :se familja shqiptare fatkeqsisht po shkaterrohet totalisht!dhe kjo nuk vjen si pasoje e FUKARADHEKUT,por si pasoje e shfremimit njerzor degradimi total te shum njerzve te cilet i japin shum me rendesi,veshjes ekstravagante te tyre,daljes ne klube nate,plotesimit te epsheve te tyre personale ,se sa te kujdesen per femijen e tyre! i thojn nje fjale cfar te mbjedhesh ate do te korresh!
    pas fenomenve te tilla negative njeriu nuk ka se cfar te pres tjeter pervec se fukaradhekut,grindjes ,divorcit,e pritnazot edhe tragjetdira te tilla sikur kjop qe po flasim!!

    une mendoj se ne ket teme dhe per kete teme tragjedie do ishte mire qe
    ata te cilet akoma nuk kan krijuar cerdhen e tyre familjare te jene me te kujdeshem ne komentet e tyre, pasi mund te mos kene moshen por aq me teper as eksperiencen e te qenit familjar!!

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Po mirë e ke ti o BEHARI. Fëmijët nuk lihen vetëm. Nuk lihen vetëm në 25m2 të flliqura, në minimumin e varfërisë. Nuk lihen vetëm me barkun bosh. Në të ftohtë, në krevatin e qelbur e të pisët të varfërisë së tyre. Nuk lihen fillikat e pa përkrahje, të harruar...

    Mos villni vrer mbi sakrificat e një nënë. JU NUK JENI ASKUSH PËR TA GJYKUAR! AS E KENI KËTË TË DREJTË! Një nëne e vetme dhe e braktisur, e pashpresë, e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga një kafshë, që vetëm njeri nuk mund të quhet, askush s'ka të drejtën morale ti bëj gjyqin. TURP T'JU VIJË! Çfarë do bënit ju nqs fëmijët tuaj do jetonin si qenë rrugësh? Nqs lodra e vetme do ishte një TV që i tregon sa po ndryshon Shqipëria ku ata jetojnë? 4 fëmijë që duhen ushqyer, duhen veshmbathur, duhen çuar në shkollë, duhen përkëdhelur çdo ditë? Unë do të sakrifikoja çdo gjë, do bëja çdo punë, ditë,natë, s'do njihja gjumë,do rropatesha e punoja si kafshë, për ata.

    Nëna ka bërë atë që çdo NËNË do bënte për vogëlushët e saj. Varfëria nuk ka dinjitet o njerëz, as moral. Varfëria është e fëlliqet, e ndyrë, e pisët. Varfëria gdhihet pijetoreve, varfëria vjedh, vret, shet veten trotuarëve.

    Është groteske kur mendohet sesi të çrrënjosen rrënjët e diktaturës në kryeqytetin tonë të bukur, të madh, të mirëqënë e vital duke shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një parlament kur në një kolibe, nga mungesa e dritave, një qiri i mallkuar u merr jetën 4 vogëlushëve.

    Shqipëria jonë dhe politikbërja e saj është si ajo femra e stisur, bukur e lyer nga jashtë por e fëlliqur dhe e pisët brenda.

    Ç'a mjerimi
    Shume bukur ke fole mi Angelina, po kujt i flet! Vetem ne varferi te tille ekstreme eshte e tepert, dhe pameshirshme te flasesh per moral. Nuk eshte krim sikur dhe te shesesh trupin tend vetem e vetem qe te arrish te ngopesh me buke barkun e femijeve. Kur shteti nuk te krijon asnje mundesi. Kur burri, qe nuk mund te quhet baba braktis braktis femijet per arsye personale. Cfare mund te jete me e rendesishme se femija per nje prind? Nderi i gruas? Per nderin e gruas ja vlen ti lesh femijet ne meshiren e fatit?
    Feelings change - memories don't.

  8. #78
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Shume bukur ke fole mi Angelina, po kujt i flet! Vetem ne varferi te tille ekstreme eshte e tepert, dhe pameshirshme te flasesh per moral. Nuk eshte krim sikur dhe te shesesh trupin tend vetem e vetem qe te arrish te ngopesh me buke barkun e femijeve. Kur shteti nuk te krijon asnje mundesi. Kur burri, qe nuk mund te quhet baba braktis braktis femijet per arsye personale. Cfare mund te jete me e rendesishme se femija per nje prind? Nderi i gruas? Per nderin e gruas ja vlen ti lesh femijet ne meshiren e fatit?
    Po ku e pa nderin e gruas pas kater femijve ai?Po te ishte puna tek nderi,ai do te vinte dhe ta mbyste at grua dhe t'a vorroste bashk me femijt!Po kjo u hudhet vetem femrave!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Po ku e pa nderin e gruas pas kater femijve ai?Po te ishte puna tek nderi,ai do te vinte dhe ta mbyste at grua dhe t'a vorroste bashk me femijt!Po kjo u hudhet vetem femrave!
    Ashtu eshte e panjohura. Per femrat dilet shpejt ne gjykim, por po marr dhe rastin me ekstrem. Prape ajo femer qendron shume here me larte se i ati qe i braktisi. Ajo po sakrifikon per femijet e saj, ndryshe nga babai qe u zhvesh menjehere nga pergjegjesite, a thua cdo gje mbaron me ndarjen nga gruaja.
    Feelings change - memories don't.

  10. #80
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Me llapaqena qe paskan qene shqiptaret, nuk behet me. Rrine e gjykojne, merren me fjale boshe lart e poshte nje tragjedi kaq te dhimbshme. Na tregojne si rriten kalamajte, kjo ehste me e forta. Sa pathetic qe jane. Viktimene e viktimizojne me shume se c'e viktimizoi fati i saj i keq. Po e pate ku jetonte, po e pate ne cfare mjerimi? Ju qofshi si mund te gjykoni nje femer ne nje mjerim te tille.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •