Close
Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 243
  1. #61
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    vdekja e kater femijve eshte tragjedi e madhe!
    Zoti i shprblefte me xhehnet kater femijet Lule te pafajshme!!
    ndersa mamaja e tyre rrepiste i paste ne qafe ata femij!
    do ishte shume me mire dhe me e ndershme sikur nje mama te bente gjith diten pastruesen
    dhe naten ta kalonte ne shtepi pran femjve te saja,se sa te bridhte naten duke kercyer klubeve te nates,duke harruar se
    tek shtepija ka lane pa kujdesin prinderor kater femij te vegjel!!!
    kater femijet qofshin ne xhehnet,kurse nana te tilla vafshin ne ferr!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 12-11-2010 më 08:55

  2. #62
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    vdekja e kater femijve eshte tragjedi e madhe!
    Zoti i shprblefte me xhehnet kater femijet Lule te pafajshme!!
    ndersa mamaja e tyre rrepiste i paste ne qafe ata femij!
    do ishte shume me mire dhe me e ndershme sikur nje mama te bente gjith diten pastruesen
    dhe naten ta kalonte ne shtepi pran femjve te saja,se sa te bridhte klubeve te nates duke harruar se cfar ka lan tek shtepija!!
    kater femijet qofshin ne xhehnet,kurse nana te tilla vafshin ne ferr!!
    po behar, nje pastruese merr 12 000 leke te reja ne muaj maksimumi...5 goje duan te pakten 25 000 leke ne muaj vetem te mbushen me buke...prandaj mos vill vrer e me nder m... po leri fjalet e shko jepi leke atyre qe ende jane gjalle e nuk mund te mbushin gojen me buke!

  3. #63
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anëtarësuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Asistence ta siguroj une qe kan mar se kjo familje i plotson kushtet.Difekti eshte tek nena dhe babai.Baba i u zhduk e nena breth naten rrugeve......femijet gjithe naten vetem dhe nena punon naten????!!! Ju thoni kengetare ndersa une mendoj keq .Zoti me falt.
    Shpresoj te merrnin ndihma, po aman o Elona, i plotesojne ata kushtet po ku jetojne ata, apo harrove ti? Ajo ka disa muaj qe eshte ndare nga burri, mbase ka kerkuar asistence, po me burokracine shqipetare e merr apo se merr pas 1 viti. Seshte si ketej qe merr pergjigje brenda javes.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mire se erdhe ne USA...ate te Shqiperise e kam fjalen.

    Te me falni mua se nuk mbahem per njeri me zemer te bute keshtu por kjo femra (se nene s'e quaj dot) me ben shume pershtypje. Pse?

    1- Nje nene qe i vdesin 4 femije nuk besoj se do ishte ne gjendje te dinte se ku ishte dhe jo me t'u pergjigjej pyetjeve te gazetarve.

    2- A nuk ju ben pak pershtypje qe kjo zonja akuzon direkt burrin kur pyetja nuk kishte te bente fare me te dhe po ta vesh re ajo nuk pushon se foluri duke u perpjekur per te cfajesuar veten qe pse i la vetem? Ne baze te "ekspertizes" sime per keto gjera, nje njeri qe ben nje veprim te tille, thjesht e shfaq hapur qe eshte fajtor.

    3- Pse i mban syte mbyllur kjo zonja gjate gjithe kohes se intervistes dhe asnje pike loti kur flet per cfare ka ndodhur, por per te ber derr derr si motor i prishur, e beka mire? Sa fallco!!!!!!!!!!!! Nje nene qe humbi 4 femije do ishte duke shkulur floket e duke i rene murit me koke dhe jo duke dhene fjalime neper kamera.

    Mjer ata femije thuaj por kjo me ate kafshen qe i beri ata femije e duan plumbin mu ne lule te ballit.
    epo ti me kete postim qe ke bere ke treguar perfundimisht qe je kokrra e deficentes! zemra jote pervecse procesit mekanik nuk ka asnje proces tjeter.
    tipike femer mediokre, qe edhe ne dhimbje kaq te medha do gjej nje vend per te ngulur helmin e saj idiotesk. Kater engjej shkeputen nga shpirti i nje nene dhe ti me pafytyrsine me te madhe gjen momentin te shikosh ato detajet e tua te neveritshme, Ajo sikur edhe nena me e keqe te kish qene ne bote gjithsesi eshte nene! pretendon se je dhe femer ti, ti ske pik ndjeshmerie njerzore.
    failure is not an option!

  5. #65
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga DEA27 Lexo Postimin

    jam i neveritur nga keta njerez qe kane postuar ne kete teme! Perverse, te ndyre e pa pike humanizmi! Keta njerez nuk do te ngurrronin te te linin te vdisje urie, ose te te thernin vete.
    Me vjen te vjell qe me duhet te ndaj te njejten kombesi e planet me peshtiresira te tilla!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    jam i neveritur nga keta njerez qe kane postuar ne kete teme! Perverse, te ndyre e pa pike humanizmi! Keta njerez nuk do te ngurrronin te te linin te vdisje urie, ose te te thernin vete.
    Me vjen te vjell qe me duhet te ndaj te njejten kombesi e planet me peshtiresira te tilla!

    Kisha kohe pa u futur tek forumi dhe me thene te drejten u futa sot te shifja se si e kishin trajtuar kete teme! pak postime dhe shume pak mendim human. te mendosh se shumica jane te shkolluar, ky nivel diskutimi nuk i falet asnje mediokri qe jeton ne xhunglen e afrikes.
    failure is not an option!

  7. #67
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    4 engjëjt që na shkulën shpirtin...
    Igli Totozani | 12/11/2010 |

    Engjëj të vegjël që ikët kaq nxitimthi nga kjo jetë. Kaq të vegjël e kaq të fortë sa të na shkulni shpirtin. Deri dje, ne s'e dinim që ju ishit. Që luanit vetëm me veten tuaj, që rriteshit nga dita në ditë. Ne s'e dinim "ç'bluanin" ato mendjet tuaja të vogla, kur nata binte dhe mblidheshit rreth njëri-tjetrit, për të duruar të ftohtin, por edhe për të qeshur me çapkënllëqe pafund. Ne nuk e dinim, nëse kishit apo jo për të ngrënë mjaftueshëm. Nuk e dinim, nëse sakrificat e nënës suaj kanë mundur t'ju sjellin gjëra aq të mira sa ç'provojnë fëmijët tanë. Nëse kishit qenë ndonjëherë në një kënd lodrash... Ne nuk e dinim që ishit mbi këtë botë. E që jetonit kaq pranë nesh. E kaq ndryshëm nga ne. Por sot na keni thyer e përkulur sa s'mbajmë dot më peshën e ikjes suaj. Ne s'kemi ditur gjë për ju.

    Por e ka ditur Zoti. Dhe Ai është në çdo fëmijë të kësaj bote. Dhe ndoshta vet Ai e di çka jetuar bashkë me ju, në atë kasollen e vogël që mediat e bën sot aq të madhe. Ai na shikon të gjithëve. Dhe ndoshta s'ka mundur dot të durojë t'ju shoh tek bëheshit të rritur. Pa qenë më parë fëmijë. S'ka mundur dot ndoshta të durojë as ato mungesat e jetës suaj të mjerë. Ishit kaq të vegjël. Të brishtë. E mëndja juaj, si e çdo fëmije të kësaj bote njeh vetëm të bukurën, të mirën, e nuk ngrihej dot "më lart". Në ato lartësitë që mundet truri i një të rrituri. Për të kuptuar se mund të kishte dhe për ju një jetë ndryshe. Plot gjëra të ëmbla, që ndoshta ju nuk e dinit se ekzistonin e që janë aq normale për fëmijët tanë. Ju ishit aq të vegjël e të pamundur. Për të kuptuar se ishit të ndryshëm në mundësitë e jetës.
    Por, mesa duket, e ka ditur dikush tjetër që është mbi ju. E mbi ne. E ka ditur Zoti. I cili na sheh të gjithëve. E ndoshta s'ka duruar dot. Tek ju ka parë ashtu, çdo ditë, çdo natë të jetës suaj. Ashtu të zbehtë, nën dritën e një qiriu të mallkuar, në këtë natë të ftohtë dimri, si të gjithë dimrat e netëve tuaja. Ashtu të katërt, tek ngroheshit me njëri - tjetrin, në atë kasolle të ngushtë, të harruar nga ne të gjithë. Atë kasolle, aq të vogël për shpirtrat tuaj. Dhe i ka dhembur. I ka therur.

    Më shumë akoma, me siguri, po të ketë menduar se kaq pranë tyre, ngrihet një qytet i madh e me drita, ku ka njerëz të pushtetshëm të gatshëm të shfrytëzojnë çdo shkak për të festuar dhe prishur miliona. Ato miliona që aq të ndryshme do ta kishin bërë jetën tuaj. Qyteti ku njerëzit e mirë janë mbledhur e bërë kruspull dje nga historia juaj e s'kanë më as zë e as zemër për të kundërshtuar këtë ikje... Që të shkul shpirtin.
    E ndoshta s'ka duruar dot. Tek ka parë nga lart, aq lart sa qëndron Ai, një grumbull njerëzish teksa ngrinin në qiell skelat e koncertit të ardhshëm, të zhurmshëm e të madh. Pak kilometra më tej, katër zemra të vogla të vetmuara nga gjithçka. Dhe një qiri.
    E i ka thirrur. I ka marrë me vete, në atë vendin e mrekullueshëm për t'i pasur pranë e kujdesur për ta. E ka ndjerë, e ka kuptuar: s'do t'ju mbërrinte kurrë një ndihmë nga ne.
    Na latë pas një dhimbje që s'shërohet. Jo vetëm në zemrën e nënës, por në zemrat e të gjithë prindërve të këtij vendi. Të të gjithë njerëzve të urtë të këtij vendi, që prej nga s'mbahet mend, vazhdojnë të kërkojnë një jetë më të mirë e më të denjë. Në një heshtje të padenjë. E të padrejtë. Për të kërkuar një të drejtë, që vetë zoti ua dha.

    Ne jemi tokësorë. Ne nuk mund të gjykojmë veprimet e Tij. Arsyet e tyre. E ndoshta s'kemi për t'i kuptuar asnjëherë. Të paktën, për sa kohë do të jemi mbi këtë tokë. Por arsyet tokësore i kuptojmë ama. E vazhdojmë të heshtim. Edhe kur Roberti, Vilsoni, Kasandra e Nertila, na përkulin nga dhimbja, tek ikin nga kjo jetë për shkak se në kasollen e tyre, si në mijëra të tilla të Republikës, nuk ka mbërritur vëmendja jonë. Duke harruar dhimbshëm kështu se, Zoti është në çdo fëmijë, në çdo njeri.

  8. #68
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    po behar, nje pastruese merr 12 000 leke te reja ne muaj maksimumi...5 goje duan te pakten 25 000 leke ne muaj vetem te mbushen me buke...prandaj mos vill vrer e me nder m... po leri fjalet e shko jepi leke atyre qe ende jane gjalle e nuk mund te mbushin gojen me buke!
    duhet te jesh i kujdeshem kur jep mendim per problemin ne fjale!
    une nuk po paragjykoj punen qe e ema e femjve kishte bere,por te lesh 4 foshnje
    gjithe naten vetem,aq me teper ne vend te panjohur pasi kjo familje kishte ardhur na veriu ,eshte e pakuptueshme per mua se si asaj nane i ka dale kenga nga goja!!fundi fundit edhe per femijen do ishte me mire buk thate e nga duart e nanes se sa ..........!

  9. #69
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    duhet te jesh i kujdeshem kur jep mendim per problemin ne fjale!
    une nuk po paragjykoj punen qe e ema e femjve kishte bere,por te lesh 4 foshnje
    gjithe naten vetem,aq me teper ne vend te panjohur pasi kjo familje kishte ardhur na veriu ,eshte e pakuptueshme per mua se si asaj nane i ka dale kenga nga goja!!fundi fundit edhe per femijen do ishte me mire buk thate e nga duart e nanes se sa ..........!
    po mire si thua ti, qe ajo mos te dilte te punonte, por te rrinte me ta ne shtepi e te gjithe te vdisnin urie. A nuk do ta kishte share prape kete nene qe nuk doli e punoi per te ushqyer femijet? Po te lexosh mire shkrimin, kur ajo kishte dale nga shtepia, kishte pasur drita dhe i kishte lene me mendje te qete. Ajo nuk hodhi fall qe do te iknin dritat dhe femijet do te ndiznin qiri. Ajo nuk e ka ditur se jane fikur dritat.
    Prandaj fajtori nr 1. Kompania energjitike. Ata duhet te hidhen ne gjyq per vrasje pa qellim, dhe te paguajne demin.
    Nena kishte kerkuar ndihme shtetit per gjendjen e saj te mjere, shteti si gjithmone kishte heshtur. Fajtor nr 2, shteti shqiptar i cili duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa paramendim dhe abuzim me detyre.
    Babai i ketyre femijeve, i dhunshem e bishe, pervec dajakut nuk u kishte dhene gje, dhe kishte krisur e ikur. Fajtori nr 3, burri i kesaj te gjore. Ai duhet te hidhet ne gjyq per vrasje pa deshire dhe dhunim familje.
    Fajtori nr 4? e gjithe shoqeria qe as nje 5 lekesh nuk e jep per keta te varfer, dhe pastaj vjell lloj lloj fjalesh te ndyra kur fatkeqesia e pritur ndodh.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    duhet te jesh i kujdeshem kur jep mendim per problemin ne fjale!
    une nuk po paragjykoj punen qe e ema e femjve kishte bere,por te lesh 4 foshnje
    gjithe naten vetem,aq me teper ne vend te panjohur pasi kjo familje kishte ardhur na veriu ,eshte e pakuptueshme per mua se si asaj nane i ka dale kenga nga goja!!fundi fundit edhe per femijen do ishte me mire buk thate e nga duart e nanes se sa ..........!
    Po babai qe braktisi nenen dhe femijet a e dinte qe femijet rrinin vetem naten? Si e zinte gjumi ate moster qe nuk u be i gjalle dhe kur mori vesh per vdekjen e femijeve?

    Ngelet duke gjykuar nenen. Ajo beri c'mundi ne kushtet e saj. Nuk perballohet dot jeta pa kurrfare te ardhure me 4 femije qe presin perdite nga ty buken e gojes, mos flasim per kerkesa te tjera qe kane femijet sot Le te punoje diten thone ca. Pse diten nuk mund te ndodh ndonje tragjedi? Do dalin ne rruge mund ti shtyp makina, etj Me shume tragjedira me femijet kane ndodh mes dites, prane shtepise me prinderit ne shtepi.

    E di kush gjykohet? Nje rast qe ka ndodhur ketu ne USa. Nena per te dale me shoqet i mbylli tre femijet ne closet, por kur erdhi i gjeti femijet te vdekur nga mungesa e ajrit.

    Infinity e di ti qe kur kalon ne gjendje shoku nuk te dalin lotet? E kam provuar vet. Kur isha shtatezane vajta per kontrollin javor te doktori. Kisha shtatezani shume te veshtire. Pasi me beri ultrasounden, ose me sakte e la qe sa e filloi, doktorosha me mori menjane dhe me dha lajmin qe asnje nene qe eshte duke pritur femije nuk do ta degjoje ne muajin e shtate te shtatezanise, qe femija im kishte vdekur ne bark. Nuk kam derdhur asnje lot nga shokimi. Vetem ne momentin qe ma nxoren femijen renkova pak, dhe kaq. Nuk mundesha me shume. Kam qare me te madhe vetem pasi dola nga spitali.
    Mos gjyko shume perciptazi. Fakti qe eshte ne spital flet shume. Nuk ka vajt per party aty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 12-11-2010 më 09:32
    Feelings change - memories don't.

Faqja 7 prej 25 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •