Po mirë e ke ti o BEHARI. Fëmijët nuk lihen vetëm. Nuk lihen vetëm në 25m2 të flliqura, në minimumin e varfërisë. Nuk lihen vetëm me barkun bosh. Në të ftohtë, në krevatin e qelbur e të pisët të varfërisë së tyre. Nuk lihen fillikat e pa përkrahje, të harruar...
Mos villni vrer mbi sakrificat e një nënë. JU NUK JENI ASKUSH PËR TA GJYKUAR! AS E KENI KËTË TË DREJTË! Një nëne e vetme dhe e braktisur, e pashpresë, e dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht nga një kafshë, që vetëm njeri nuk mund të quhet, askush s'ka të drejtën morale ti bëj gjyqin. TURP T'JU VIJË! Çfarë do bënit ju nqs fëmijët tuaj do jetonin si qenë rrugësh? Nqs lodra e vetme do ishte një TV që i tregon sa po ndryshon Shqipëria ku ata jetojnë? 4 fëmijë që duhen ushqyer, duhen veshmbathur, duhen çuar në shkollë, duhen përkëdhelur çdo ditë? Unë do të sakrifikoja çdo gjë, do bëja çdo punë, ditë,natë, s'do njihja gjumë,do rropatesha e punoja si kafshë, për ata.
Nëna ka bërë atë që çdo NËNË do bënte për vogëlushët e saj. Varfëria nuk ka dinjitet o njerëz, as moral. Varfëria është e fëlliqet, e ndyrë, e pisët. Varfëria gdhihet pijetoreve, varfëria vjedh, vret, shet veten trotuarëve.
Është groteske kur mendohet sesi të çrrënjosen rrënjët e diktaturës në kryeqytetin tonë të bukur, të madh, të mirëqënë e vital duke shpenzuar miliona euro për të ndërtuar një parlament kur në një kolibe, nga mungesa e dritave, një qiri i mallkuar u merr jetën 4 vogëlushëve.
Shqipëria jonë dhe politikbërja e saj është si ajo femra e stisur, bukur e lyer nga jashtë por e fëlliqur dhe e pisët brenda.
Ç'a mjerimi

Krijoni Kontakt