Me vjen shume keq per ata persona qe humben jeten.
Shpresoj qe ata qe u plagosen mos te kene deme te renda shendetsore.
Me vjen shume keq per ata persona qe humben jeten.
Shpresoj qe ata qe u plagosen mos te kene deme te renda shendetsore.
Hajt shokit hajt se nuk ka te njehur sa her i keni shajt ju viktimat e gjenocidit serbe ne kosove mbase shum her e keni quajtur edhe UCK.ne "Teroriste" pa dashur te hyj ne ato shprehjet e thirrejet se "kosova esht jerusalem i serbis " njeherish duke ber edhe thirrje te "hapur per bashkim vllazrim te shqiperis me serbin" te cilat i ke ende te freskta ketu ne forume dhe askush nuk e merr mundin nga ju qe ti denojjjjjjjjjjjjjjjjjj.
Ngushellimeve Familjareve
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Ngushllime familjareve te viktimave.
Atyre qe kan shpetuar sherim te plote.!!
Kam njohur mjaft qytetare serb, por asnjeri nuk e urrente me teper se ti Shqiperine dhe shqiptaret.
Pas ketij postimi me siguri mund te kerkosh azil dhe pasaporte serbe.
Turpi te mbulofte mor m.ut m.uti.
A ka moderatore kjo teme?
Si nuk paska dale nje moderator shqiptar ta perjashtoje kete qen bir qeni nga forumi i shqiptareve.
Dhe e gjen ne diten qe Shqiperia mban zi per viktimat , te mallkosh njerezit e pafajshem qe humben jeten ne nje dite feste te mbare kombit?
Cila b.uce te polli ty more kulish serb?![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Viktimat dhe te plagosurit rende
TIRANE-Policia ben te ditur se në vijim të komunikimeve të ditës së djeshme lidhur me aksidentin e rëndë ndodhur në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, ku në fshatin Ziaj, të Komunës Fratar, autobusi i linjës Tiranë –Athinë, me targë INB 9900 është bërë i mundur identifikimi i 9 viktimave të kësaj ngjarje të rëndë, të cilët janë:
1. Fredi Guma, vjeç 45, nga Frakull i Vogël, Fier,
2. Marjola Fredi Guma, vjeç 13, nga Frakull i Vogël, Fier,
3. Manushaqe Bali, vjeç 33, nga Karbunara, Lushnjë
4. Dallëndyshe Ramazan Shuli, 40 vjeç Lushnjë
5. Dhurata Nevruz Halilaj, vjeç 35, nga Laçi,
6. Aferdita Nevruz Basha vjeç 40, nga Laçi
7. Refotaq Mefail Bashllari, nga Tirana
8. Nikollë Nina, vjeç 70, nga Durrësi
9. Karafil File, 35 vjeç, nga fshati Peshtan, Berat.
Ndërkohë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, përkatësisht:
1. Eduard Prenci, vjeç 29, nga Lushnja,
2. Petro Vangjeli, vjeç 61, Sarandë,
Po ashtu janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit:
1. Sebie Boksiu, vjeç 30,
2. Luan Çela, vjeç 22
Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën.
(d.b/BalkanWeb)
...
seminarist..
a dihet se cfar eshte ky mjeti i panjohur qe ka parakaluar keq?
edhe autobusi ne fush arrz me rini kosovare u ngacmua nga nji mjet e ketij lloji.. qe e hutoj shoferin e shkaktoj ato dhjetra viktima te mjera..
hm...
mos eshte ndonji dor e zeze ketu..
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 09-11-2010 më 18:31
http://panorama.com.al/panorama/imag...0autobusit.jpg Bie autobusi, 8 të vdekur, 41 plagosen
Ngjarja ndodhi në mbrëmje, rreth orës 20:00 në vendin e quajtur Ziaj, territor i komunës Fratar. Autobusi, me të paktën 49 persona, ishte nisur nga Tirana në ora 15:30. Gjatë rrugës mjeti me targa greke INB 9900 ka marrë disa pasagjerë të tjerë në Durrës, Fier, Kavajë, Lushnjë, e më pas ka vazhduar rrugën në jug të vendit, në drejtim të Greqisë. Rreth orës 20:00, kur mjeti po kalonte në një rrugë të drejtë në afërsi të Tepelenës, autobusi ka pasur disa tronditje dhe më pas ka dalë në krahun e djathtë të karrexhatës, duke rënë në humnerë nga 100 metra lartësi. Sipas verifikimeve në vendin e ngjarjes, mjeti që drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, ka kryer katër salto dhe më pas ka prekur në tokë, duke zënë poshtë kabinën. Për disa orë autobusi qëndroi me goma të kthyera lart, për shkak se terreni ishte mjaft i vështirë, ndërsa reshjet e shiut vazhdonin duke vështirësuar ndërhyrjen. Forca të policisë së Fierit, Gjirokastrës, Tepelenës dhe Ballshit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Tre persona u gjetën të vdekur në kohën kur mbërritën forcat e shpëtimit. Edhe pesë persona të tjerë që mundën të nxirreshin të gjallë, kanë gjetur vdekjen më pas gjatë rrugës ose pas mbërritjes në spital. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha mbrëmë rreth mesnatës, se numri në total i të plagosurve ishte 41 persona, ndërsa konfirmoheshin tetë të vdekur. Në një deklaratë paraprake, policia njoftoi mbrëmë në mesnatë se tetë persona kanë vdekur, 5 të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë dhe 36 të tjerë janë plagosur, por janë në gjendje pa rrezik për jetën. Sipas kësaj deklarate paraprake, aksidenti ndodhi nga humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi i autobusit.
Shkaqet e aksidentit
Policia e shtetit është rezervuar mbrëmë në dhënien e informacioneve mbi shkakun e aksidentit, megjithatë specialistët dhe vetë pasagjerët e autobusit kanë hedhur pistat e para mbi rrethanat, që sollën ngjarjen tragjike. I mbijetuari i aksidentit, shtetasi Ervin Mema, 37 vjeç, ka dëshmuar nga urgjenca e spitalit të Tepelenës se gjatë gjithë rrugës shoferi i autobusit ka pasur probleme. "Krijoi disa incidente në autobus gjatë udhëtimit. Disa herë ka frenuar në mënyrë të fortë dhe të çrregullt gjatë rrugës. Disa prej pasagjerëve u frikësuan dhe i kërkuan disa herë të ndalonte autobusin. Ai nuk ndaloi, pasi ishte në gjendje të dehur", ka thënë pasagjeri i mbijetuar i aksidentit. Ndërkohë, një tjetër pasagjere, e cila ndodhej në autobusin e aksidentit, ka dëshmuar dje se para momentit kur autobusi humbu drejtimin, ka pasur disa tronditje. Burbuqe Guma, pasagjere e mbijetuar tha se autobusi pati tronditje dhe më pas doli nga rruga. Ndërkohë, vetë shoferi i mjetit, pasi ka marrë ndihmën e parë në spital, është shprehur se ka pasur probleme me gomën e parë të krahut të djathtë të mjetit. Disa dëshmitarë kanë thënë se para aksidentit, drejtuesi i autobusit është dëgjuar të fliste me fatorinon dhe besohet se i ka komunikuar pikërisht faktin se mjeti kishte tronditje, si pasojë e problemeve me gomën e djathtë të krahut të pasagjerëve. Ndërkohë, një tjetër version i ngjarjes, është dhënë mbrëmë nga shefi i zjarrfikëseve të Mallakastrës, Shkëlqim Pashai, i cili ka pohuar se shoferi i autobusit ka shkaktuar aksidentin, pasi ka qenë duke folur në telefon në kohën kur mjeti ka dalë nga rruga. Duke perifrazuar fakte të mësuara gjatë operacionit të shpëtimit nga pasagjerët e mbijetuar, shefi i zjarrfikëseve ka thënë se rruga ku ndodhi aksidenti nuk është e rrezikshme, pasi nuk ka kthesa dhe asfalti është i qëndrueshëm. tr.so
Pronari i Alb Trans: Mjeti ishte grek, u nis me 49 veta
TIRANE - Altin Nura, pronari i kompanisë Alb Trans, sqaroi mbrëmë për mediat se mjeti i aksidentit, autobusi me tragë greke INB 9900, i përket kompanisë greke "KTEL Janina". Nura tha se prej tre vjetësh bashkëpunonte me këtë kompani, duke i prerë biletat në Tiranë. Sipas tij, mjeti i përkiste kompanisë greke dhe se servisi, personeli dhe çdo gjë që kishte lidhje me problemet mekanike të autobusit, kryheshin në Greqi. "Ne presim vetëm biletat e udhëtimit", tha Nura, duke shtuar se të gjitha veprimet e tjera kryhen nga kompania greke. Në këtë mënyrë, pronari shqiptar i kompanisë Alb Trans mohoi kategorikisht të kishte dijeni mbi gjendjen teknike të mjetit të aksidentit të rëndë. Nura pohoi se menjëherë sapo mori lajmin për ngjarjen e rëndë u nis drejt vendngjarjes, ndërsa mohoi që të kishte dijeni rreth shkaqeve dhe mënyrës së aksidentit të rëndë. Po kështu, ai gjatë bisedës telefonike, konfirmoi se në autobusin e tragjedisë ndodheshin veç shoferit grek, edhe plot 48 persona, të hipur nëpër qytetet e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Lushnjës e Fierit.
Autobusit iu bllokuan dyert
Pasi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminën prej 100 metrash, autobusi ka pësuar defekt edhe në sistemin e dyerve, të cilat janë bllokuar në mënyrë automatike. Forcave të policisë u është dashur të thyejnë xhamat, për të nxjerrë trupat e personave të plagosur. Ndërkohë, për shkak të rënies së mjetit përmbys, është dashur që ai të ngrihej me anë të disa vinçave dhe më pas të rrotullohej në anën tjetër. Shoferi i autobusit, shtetas grek nga Janina, ishte transportuar mbrëmë në spitalin e Fierit, ndërsa policia pritet të marrë deklarimet e tij gjatë hetimeve për shkakun e ngjarjes.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Krijoni Kontakt