Close
Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 241
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    -BATO-, cfare mund t'i ofrosh ti nje femre, 20 vjece apo me e madhe se ty, qe ajo te pranoj te behet gruaja jote?
    Ajo që i ofroj unë është siguria, besnikëria, përgjegjshmëria dhe arsyeshmëria.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ajo që i ofroj unë është siguria, besnikëria, përgjegjshmëria dhe arsyeshmëria.
    Si ka mundesi qe s'ka pranuar asnje femer me kete oferte? Ose duhet te ndryshosh oferten ose llojin e femres atehere. Psh ajo qe ty te duket arsyeshmeri keto femrat duhet ta kene marre per paarsyeshmeri

  3. #73
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Ajo që i ofroj unë është siguria, besnikëria, përgjegjshmëria dhe arsyeshmëria.
    Ne fakt keto gjera t'i ofrojne te gjithe burrat ne fillim se perndryshe femrat nuk pranonin te martoheshin me ta. Megjithate ne c'etape te lidhjes apo marteses do e shpalosesh xhelozine, konservativitetin, kontrollin, ndjenjen e pasigurise ne vetvete si mashkull, forcen, etj. qe te karakterizojne dhe qe i shpalos ne 99% te postimeve qe ben mbi femren. Ne fillim te gjithe mjalt jane por c'e do qe shume prej tyre kthehen ne limontos pak me vone, kur e bejne femren te tyren.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Si beni ju sikur ngeli zgjedhja ne duart tuaja. Ne moshen 40 vjecare mos na keni shume pretendime se s'ju merr njeri. Vetem nje moshatare mund t'ju marri.
    Nje femer 20 vjecare nuk ja hedh syte nje 30 vjecari e jo me me te madhi ne moshe. Me kujtohet nje njeriu im, qe refuzonte kategorikisht cdo rast mbleserie kur djali ishte te 30 edhe pse mund te kishte shkolle, leke. Burrin e gjeti vet, dhe e mori moshatar biles. I dukeshin shume te medhenj 30 vjecaret. Edhe une i kam refuzuar mbi 30-te. Vetem po i ofrove nje vile, makine, e para te madhe edhe mund te te pranoje. Ato te tjerat i afrojne te tere. Te pakten keshtu shprehen. 20 vjecarja do dhe te argetohet me moshataret e veta. Po e ndave nga shoqeria te iku nga duart. Nje 40 vjecar kenaqet me nje kafe, apo duke para tv ne shtepi, por 20-ja do te dali e te argetohet si shoqeria e saj. Eshte mosha e tille, s'ka faj. Prandaj kujdes. Cfare eshte normale per nje 20 vjecare, nuk eshte per nje 40 vjecare, e vice versa.
    Merrni nje ta keni dhe per pleqeri aman, se ereja jua pi lengun sa ju bien fuqite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 07-11-2010 më 16:33
    Feelings change - memories don't.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Nje lidhje mendoj se nuk duhet ti kaloje nga 3 deri ne 6 vjet maksimumi difrence moshe.
    Por do te jete me mire per mashkullin qe te jete ne kete diference,dmth qe ai te jete psh 26 dhe ajo 20.
    Sipas studimeve pak a shume kjo eshte diferenca qe duhet te kete nje cift,mendoj se ketu hyn biologjikisht nje gje,femrat dihet qe ne pjekjen seksuale piqen me shpejt se meshkuj,rreth 3-5 vjet e,dhe jane ato qe po bien me shpejt,si menopauza ect...

    Pra po te bejme matematike me ngjitje dhe zbritje kur eshte kjo diference ne cift,qe te dy jane ne nje VARKE,idesh,problemesh,konceptimesh,rregullash ect.

    Uroj qe te besh pjese jo ne kete grup,por ne grupin e PLANTONIKEVE,ku nuk ka diferenca!

  6. #76
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Kush tha që kam bërë më shumë se një?
    "Nuk eshte se kam bere shume oferta" per mua do te thote qe te pakten me shume se nje e ke bere. Nqs ke bere vetem nje, ne baze te atyre qe kam lexuar do te thote qe ajo te ka thene JO dhe te ka thyer zemren qe te ka bere ty te flasesh me kaq "pasion" per femrat. Nqs nuk ke bere asnje dhe je ne moshen qe je, atehere paske probleme pak me te thella. lol

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    10 vite diferenc jone shum , sepse nje dite dote thot gruja ik ore plak 10 vite je ma i vjeter e keshtu do fillojn zenkat hmm kuku lal .

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk e di pse, por mua më ngjit më shumë me vajza që janë më të vogla në moshë, kryesisht me ato që janë rreth 10 vjeçe më të vogla se mua. Unë jam rreth të tridhjetave. Pra, me vajzat rreth moshës 20 vjeçe tërhiqem dhe kuptohem më mirë, ndërsa ato të moshës sime më duken si shtriga dhe nuk më ngjit me to.
    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?
    Varet,ndonjehere mosha anagrafike nuk korispodon me moshen biologjike apo logjike,njerez te ndryshem i mbajne mbi supe vitet e tyre ne forma ne ndryshme.
    Per mua diferenca ne moshe nuk eshte faktor vendimtar ne cift ,jane te tjere hendek qe sjellin probleme dhe mosmarveshje.
    Per rastin konkret Bato jep pershtypjen e nje mashkulli te pasigurt,qe i duket e pamundur te perballet me kerkesat apo me kapacitetin e nje femre te pjekur,qe di c'fare kerkon nga jeta dhe partneri i saj,preferon nje "vogelushe"qe ende nuk ka dale ne jete dhe kenaqet me c'fare i ofrohet.Kjo ndoshta sepse me moshataret Bato ndihet ne nje nivel te barabarte dhe kjo i behet pengese per krenarine mashkullore te qenurit superior.
    Bato heret a po vone 20 vjecarja do te rritet do behet "shtrige",e atehere i ziu ti se nuk do jesh me i ri...perballohet me mire "shtriga" ne 30 vjec sesa ne 45.

  9. #79
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Shume dakord me colomben!Shqetesimi i batos me teper se ceshtje moshe eshte ceshtje kontrolli(pa dashur ta paragjykoj)pasi ky eshte nje shqetesim qe shume meshkuj e kane,perfshi edhe mua.Pavarsisht se perpiqem shume,jo ta fsheh,por ta luftoj kete kompleks duke u munduar te meshoj me teper te vetkontrolli se te kontrolli i partnerit pasi ne kete menyre do ndihesha me komod me veten time,per pasoje edhe me i pranueshem per partneren.

    Edhe dicka tjeter.Nje femer me e madhe(perpos tuteles..natyres posesive)te ndihmon te njohesh veten ose e thene ndryshe..te ndihmon te behesh nje mashkull me i mire...

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Shume dakord me colomben!Shqetesimi i batos me teper se ceshtje moshe eshte ceshtje kontrolli(pa dashur ta paragjykoj)pasi ky eshte nje shqetesim qe shume meshkuj e kane,perfshi edhe mua.Pavarsisht se perpiqem shume,jo ta fsheh,por ta luftoj kete kompleks duke u munduar te meshoj me teper te vetkontrolli se te kontrolli i partnerit pasi ne kete menyre do ndihesha me komod me veten time,per pasoje edhe me i pranueshem per partneren.
    Shoh se për ty kontrolli qenka gjë e keqe, mirëpo ti harron se sot që nuk ka më kontroll dhe drejtim, dy të tretat e martesave shkojnë drejt prishjes dhe numri sa vjen e rritet. Në rregull, e lëmë kontrollin mënjanë. A mund të na japësh ti ndonjë formulë se si mund të zgjidhet problemi i prishjes së martesave?

    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Edhe dicka tjeter.Nje femer me e madhe(perpos tuteles..natyres posesive)te ndihmon te njohesh veten ose e thene ndryshe..te ndihmon te behesh nje mashkull me i mire...
    Interesante kjo, por do të më pëlqente ta shtjelloje pak. Si të ndihmon të bëhesh më i mirë?

Faqja 8 prej 25 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •