Close
Faqja 10 prej 25 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 241
  1. #91
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Mos u merr me shembuj ekstremë dhe mos mendo se njerëzit e ndarë janë të lumtur siç mendon ti.

    Mendova se ishe kundër ndarjeve, por shoh që qenke pro tyre. Në këtë pikë nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të të uroj që të kesh sa më shumë lidhje dhe ndarje martesore. Ndoshta atëherë mund të ndërrosh mendje e të kuptosh që nuk janë të mira.
    Te pohosh se ndarja eshte nje zgjidhje ne momentin kur martesa kthehet ne nje problem nuk do te thote se je pro ndarjes.Nuk eshte mungese respekti per martesen apo per partnerin te kerkosh ndarjen kur nuk ndihesh komod ne nje lidhje,perkundrazi,eshte respekt per veten!Sakrificat sublime jane thjesht mite qe i perkasin nje kohe te vdekur.



    Ajo formulë ka treguar që sjell prishjen e martesave. Ti beson tek një gjë që nuk është provuar që funksionon dhe vazhdimi i së cilës sjell keqësimin e gjendjes.
    C'do faze e zhvillimit te nje shoqerie ka nje fillim,nje kulm dhe nje mbarim.Faza per te cilen ti ushqen nostalgji ka shkuar drejt fundit per t'i lene vendin kesaj tjetres e cila na pelqen apo jo,do ta vazhdoje ciklin e saj deri sa te zevendesohet nga nje tjeter.

    Jam duke e përjetuar një lidhje të tillë, prandaj të pyeta. Këto që ke thënë qëndrojnë disi, por gjithashtu duhet pranuar se ka edhe të këqijat e saj. E kam thënë edhe më lart, ndoshta në kohët e sotme kjo është një zgjidhje dhe është e keqja më e vogël.
    Uroj,dhe jam pjeserisht i bindur se ky perjetim do ndikoje pozitivisht duke te ndihmuar te zbusesh disi qendrimet e tua konservatore,megjithese lidhjet perjetohen ne menyra te ndryshme ne varesi te personave te ndryshem.Sa per te keqijat edhe vete parajsa ka nje te keqe shume te madhe pasi eshte shume e persosur...


    Dukesh që nuk e njeh fare Perëndimin, po mos u mërzit. Tani që u hoqën vizat, do të dalësh dhe ti e do ta njohësh. Sa për Shqipërinë, të jesh i bindur që ndarjet do të vijnë gjithnjë duke u rritur.
    Ndarjet te ne ndodhin kryesisht sepse nuk jemi ne gjendje te pranojme ndryshimin.Ne kete rast nje gje eshte e sigurt.Ose ne do vdesim ne llogoren tone nga mungesa e oksigjenit,ose do ndryshojme bindjet per te mos vazhduar te helmojme veten,dhe per te zgjatur edhe pak ditet tona...



    Je gabim edhe këtu. Nuk rritet cilësia e jetës, por humbet njerëzillëku dhe rritet sasia e ushqimeve pa shije.

    Unë nuk merrem me artikuj gazetash, por ndonjëherë duhen. Sot po lexoja gazetën "Shqip" për çështjen e vizave dhe aty më zuri syri edhe këtë artikull. Flet për jetën moderne të femrave të sotme që bëjnë nga një fëmijë. Shikoje me sa zell e mbron gazetarja këtë lloj jete dhe ku po shkojnë "modernistët". Meqë ti je përkrahës i lindjeve të pakta me një fëmijë, shpresoj që të mos jesh edhe ti babai i panjohur i një fëmije të tillë.
    : )Jo jo,te pakten ne kete lloj iniciative nuk do ta kene perkrahjen time.Jo se i kundershtoj,jane te lira te veprojne si te duan,eshte zgjidhja e tyre,por gjenet e mia nuk mund t'i blene me para.

  2. #92
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    bato re bato
    Un Vet Nuk shikoj asgje negative nese cifti ka dallim moshe prej 10 vitesh
    tani nuk e kuptoj se shum vajza ketu e kan hedh punen tek sexi ne cdo muabet
    spo them emra por i keni parasysh
    tani e tere puna bato eshte ska rendesi se eshte 20 vjece a 30 vjece puna eshte te jet per ty se ka vajza 20 vjece qe ja kan par zezakut e kam fjalen per shqipo
    ka edhe vajza qe jan 30 vjece qe kan mbet diku aty jasht liste dmth me shkolle apo edhe ato kan kerkuar nga jeta me pak fjal din ca duan nga jeta edhe mbase keto qe njef ti 30 vjece nuk puqen me mendimet e tua
    pastaj ka edhe 30 vjecare qe kan ngel ashtu sepse skan len sallom pa hyp
    po mos haro edhe keto kan qen dikur 20


    tani ti the qe deshiron qe te [komandosh] varet se kujt i thua komand jemi ne 2010 edhe femra ka nje fjal me teper njeri eshte edhe ajo jo [kafsh]

    pastaj kush e ben komanden ne shtepi ajo varet se sa e mencure eshte ajo familje qe di te ndaj gjerat mos te shkj tek kasapi
    Partizoni

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    hahahahaha saure but keep in mind that your trash is someone else's treasure
    hahahahahahaha. i kshu funksiono kjo bot.

    i shoku jem dhe gruja e tij jon i mosh. shoku osht ala ne form. gruja o bo si nona lleshit megjithse nuk len sallon bukurije e palester pa shku
    Nuk ka formule ne ate pune ,ne pergjithsi une mendoj qe duhet ca vjet me i madh ,mqs meshkujt piqen me vones :P
    Ka raste qe i kan more burrat me te vegjel se vetja ,(mua personalisht nuk me pelqe ..te me shtohen kalamojt me i majt )dhe nuk duken qe jane me te medhaja .
    Varet nga personat ,njoh njerez qe jane moshatare me mua , e ndonje tjeter 10 vjet me i madh ..dhe ai 10 vjet me i madh duket me i ri se tjetri .
    Ai shoku jot paska qene pa fat mire qe ka more moshatare por dhe te shumtut
    Deri ne 10 vjet diference e merr por me shume eshte shume mendoj ,nuk duhet veten ne forme i mire Tiko por edhe ne permbajtje
    Une kam nje mikun tim psiqiater ,çfare s'me tregon se çfare ndodh ...
    Kur e gjeti belaja dhe me te jatin ..
    I jati dikur fuksionar shteti (eshte marre me politike ,jo budall ,ke qef me bo muhabet me plakun sa informacion ka ) i divorcuar ka vite ,ka pasur aventura sa te duash tani na eshte dashuruar me puntoren e shtepise nje polake 34 vjeçe ai 74 ..
    Ajo si jep gje vetem sa e shfrytezon .
    Se i thote ky qe me be gje se vdes (se ka nderru zemren komplet) ke per te ngel aty
    Gjej ndonje moshataren tende 65 -70 ..
    jo thot plaku ,pse Berluskoni ka te dashura 18 vjeçe ?
    E ç'po mi ha paret e babes kot polakja thote ky.
    Po me shume kam hallin e viles ,mos ja dhuro ndonje pjese e kush rri neper gjygje me polaken ..
    sa njof kshu si puna babes tim thote i shkreti qe i lejne me gisht ne goje sa i bejne ndonje parakalim kshu posht e lart .
    Kshu eshte puna pleqnis si puna e femis duan dhe hene me ja zbrit ne toke ,do zoti nuk rrjedh kaq fort ne pleqni ahahah
    Ndryshuar për herë të fundit nga saura : 10-11-2010 më 20:46
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #94
    Femrat jetojn mesatarisht 10 vjet me shume se burrat. Pra i bie qe nje femer 10 vjet me re se burri te jete moshatare me te.

    Mbi te gjitha djemt piqen shume me vone se vajzat. Nje djale 18 vjecar e ka akoma mendjen ke topi, ndersa nje vajze 18 vjecare mund te behet fare mire nene.

    Ndersa ajo ceshtja 'shijeve' eshte me teper ceshtje 'zemre' ose zgjedhije.

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga DontWorryBeHapp Lexo Postimin
    Femrat jetojn mesatarisht 10 vjet me shume se burrat. Pra i bie qe nje femer 10 vjet me re se burri te jete moshatare me te.

    Mbi te gjitha djemt piqen shume me vone se vajzat. Nje djale 18 vjecar e ka akoma mendjen ke topi, ndersa nje vajze 18 vjecare mund te behet fare mire nene.

    Ndersa ajo ceshtja 'shijeve' eshte me teper ceshtje 'zemre' ose zgjedhije.
    10 vjet e lart eshte shume. Imagjino tani te lidhet nje djale qe ka jetuar sipas parimeve te monizmit, te lidhet me nje vajze qe ka lindur ne demokraci. Nuk mendoj se do arrinin te kuptoheshin.
    Po flasim per lidhjen midis dy Shqiptareve ne kohet qe jetojme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 11-11-2010 më 18:09
    Feelings change - memories don't.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Te pohosh se ndarja eshte nje zgjidhje ne momentin kur martesa kthehet ne nje problem nuk do te thote se je pro ndarjes.Nuk eshte mungese respekti per martesen apo per partnerin te kerkosh ndarjen kur nuk ndihesh komod ne nje lidhje,perkundrazi,eshte respekt per veten!Sakrificat sublime jane thjesht mite qe i perkasin nje kohe te vdekur.
    Të jesh kundër ndarjes do të thotë të jesh kundër shkaqeve që të çojnë tek ajo, si dhe rrugës që sjell këto shkaqe. Puna është që të mos arrish deri atje. Me edukim dhe vullnet, nuk ka gjë që nuk arrihet. Për të arritur diçka të mirë, duhet të punosh e të mundohesh. Kjo puna e komoditetit është si puna e fëmijëve të llastuar, që nuk u gjenden tekat e që duan çdo ditë nga një gjë të re.

    C'do faze e zhvillimit te nje shoqerie ka nje fillim,nje kulm dhe nje mbarim.Faza per te cilen ti ushqen nostalgji ka shkuar drejt fundit per t'i lene vendin kesaj tjetres e cila na pelqen apo jo,do ta vazhdoje ciklin e saj deri sa te zevendesohet nga nje tjeter.
    Këtu jam në një mendje me ty dhe shoh se edhe ti e paske kuptuar. Pikërisht këta modernët janë drejt mbarimit dhe po zëvendësohen me ata që quhen primitivë. Evolucioni tregon se të drejtë kanë primitivët, kështu që nuk është se po mbyllim ndonjë cikël drejt ecjes përpara. Thjesht po kthehemi atje ku ishim.

    Uroj,dhe jam pjeserisht i bindur se ky perjetim do ndikoje pozitivisht duke te ndihmuar te zbusesh disi qendrimet e tua konservatore,megjithese lidhjet perjetohen ne menyra te ndryshme ne varesi te personave te ndryshem.Sa per te keqijat edhe vete parajsa ka nje te keqe shume te madhe pasi eshte shume e persosur...
    Me sa kuptova, lidhja jote nuk vazhdon më, por pashë se paska lënë gjurmë dhe përshtypje shumë të mira tek ty. Për mua është ndryshe. Nëse një lidhje/dashuri përfundon, atëherë ajo nuk është e bukur dhe më mirë të mos kishte ndodhur.

    Ndarjet te ne ndodhin kryesisht sepse nuk jemi ne gjendje te pranojme ndryshimin.Ne kete rast nje gje eshte e sigurt.Ose ne do vdesim ne llogoren tone nga mungesa e oksigjenit,ose do ndryshojme bindjet per te mos vazhduar te helmojme veten,dhe per te zgjatur edhe pak ditet tona...
    Ndryshimet nuk janë gjithnjë të mira dhe varet se për çfarë ndryshimi bëhet fjalë.

    Jo jo,te pakten ne kete lloj iniciative nuk do ta kene perkrahjen time.Jo se i kundershtoj,jane te lira te veprojne si te duan,eshte zgjidhja e tyre,por gjenet e mia nuk mund t'i blene me para.
    Mos fol kaq me siguri ti, tipi që i pranon ndryshimet. Fillimisht kështu nuk pranohet asgjë, por këta tipat që pranojnë ndryshimet, me kalimin e kohës pranojnë çdo gjë, mjafton të reklamohet si modernizëm.

  7. #97
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    1. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e një martese kur vajza është 10 vjeçe më e vogël se djali?
    2. Mendoni se në kohët e sotme është e mundur një martesë ku djali është 14 vjet më i madh se vajza?
    Ska ndonje te keqe ne piken e pare, por gjithsesi do te thoja qe meqe je 30 vjec, mire esht te gjesh nje vajze nga 23-26 vjec. Me kto do kuptohesh akoma me mire.

    Sa per piken 2, sot po shofim aq shum cudira, se kjo pyetja qe bere ti ska ndonje vlere, sot po martohen me 30 vjet diference (pak nga dashuria, e me shum nga leku kuptohet)
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #98
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Këtu jam në një mendje me ty dhe shoh se edhe ti e paske kuptuar. Pikërisht këta modernët janë drejt mbarimit dhe po zëvendësohen me ata që quhen primitivë. Evolucioni tregon se të drejtë kanë primitivët, kështu që nuk është se po mbyllim ndonjë cikël drejt ecjes përpara. Thjesht po kthehemi atje ku ishim.
    Eshte e vertete se po kthehemi pas ne kohe por jo tamam aty ku mendon ti.Po shkojme shume me pas se aq,tamam tamam,po orientohemi drejt matriarkatit.Po te mar si shembull vendet e zhvilluara ku femra luan nje rol te rendesishem drejtues ne shoqeri.Finlanda per shembull,ka ne kabinetin e saj qeveritar plot 11 ministre femra,perfshi edhe kryeministren.Ka edhe plot vende te tjera te zhvilluara ku femrat kane shfaqur aftesi drejtuese te jashtezakonshme.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Eshte e vertete se po kthehemi pas ne kohe por jo tamam aty ku mendon ti.Po shkojme shume me pas se aq,tamam tamam,po orientohemi drejt matriarkatit.Po te mar si shembull vendet e zhvilluara ku femra luan nje rol te rendesishem drejtues ne shoqeri.Finlanda per shembull,ka ne kabinetin e saj qeveritar plot 11 ministre femra,perfshi edhe kryeministren.Ka edhe plot vende te tjera te zhvilluara ku femrat kane shfaqur aftesi drejtuese te jashtezakonshme.
    Shoku tanku, nuk dua të devijojmë temën e të fillojmë të flasim për barazinë gjinore. Teoritë e ndryshme që hidhen, qoftë për kohët e sotme, qoftë për historinë, për mua nuk vlejnë dhe nuk u besoj. Unë mbështetem vetëm tek mendja dhe instikti im. Për mua gjinitë nuk janë të barabarta, as fizikisht dhe as mendërisht, sepse as vetë nuk ndihem i barabartë me gjininë tjetër. Nëse ti vetë ndihesh i barabartë me gjininë tjetër, atëherë unë nuk kam ç'të them dhe s'kam ndërmend aspak të diskutoj për këtë gjë.

    Tema është për lidhjet me diferencë moshe, në rastet kur burri është më i madh, ose dhe kur gruaja është më e madhe. Le t'i marrim gjërat kështu siç janë sot. Cilat janë të mirat dhe të këqijat e martesave të tilla? Është e mundur në këto raste të ndërtohet një familje e fortë dhe e qëndrueshme që t'i mbijetojë kohës?

    Përgëzoj moderatorin/en që ka pastruar temën.

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ska ndonje te keqe ne piken e pare, por gjithsesi do te thoja qe meqe je 30 vjec, mire esht te gjesh nje vajze nga 23-26 vjec. Me kto do kuptohesh akoma me mire.
    Mund të më thuash se për çfarë gjërash nuk do të kuptohesh mirë në këto dy raste?

    1. Kur burri është 10 vjeç me i madh se gruaja.
    2. Kur gruaja është 4-5 vjeçe më e madhe se burri.

Faqja 10 prej 25 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •