Close
Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 164
  1. #51
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Turqia ka trashigimi ketu sepse ajo nuk i gjeti gjamit dhe Islamin ketu ajo i sjelli
    Ne fakt Erdogani ne fjalimin e tij ne Prizren, ku iu drejtua qytetareve i quajti te gjitha objektet e kohes se perandorise otomane, si trashigimi kulturore te njerezimit dhe jo si shkiet qe deshirojne ti vejne etiketen "serbe" objekteve fetare, thu ti ortodoksia eshte prone e tyre private.

    Nje gje tjeter interesante ishte kur Erdogani ngriu papritmas gjate fjalimit te tij dhe nuk fliste. Me vone u pa se kishte filluar ezanin njera nga xhamite e Prizrenit dhe ai qendroi pa folur derisa perfundoi. :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 03-11-2010 më 14:10

  2. #52
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-07-2010
    Postime
    227
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ku shkel turku nuk mbin bari
    Kendej nga ne i thone me ndryshe,KU SHKEL KAURRI,NUK MBIN BARI,tani nuk e di se kush ka te drejte

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ku shkel turku nuk mbin bari
    e dim more se per ty ku shkel shkau mbin lule e bari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Thaqi dhe Erdogan e quajne njeri tjeterin vella.

    Thaqirdogan eshte Hero...
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pritje madhështore për kryeministrin Erdogan në Prizren

    Nga Express më 03 nëntor 2010 në ora 13:00

    (E plotësuar) Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në orët e mbrëmjes ka arritur për vizitë në Prizren, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijëra qytetarë. Me këtë rast kryeministri Erdogan është nderuar me titullin “Qytetar nderi i Prizrenit”.

    Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Mahir Jagcilar.

    Kreu i komunës së Prizrenit ka thënë se ndihet i nderuar që kryeministri Erdogan ka vizituar qytetin e Prizrenit, ndërsa ka përkujtuar ndihmën dhe mbështetjen e fuqishme të shtetit të Turqisë për Kosovën drejt arritjes së pavarësisë, por edhe përmes lobimit për njohjen e Kosovës.

    Ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Jagcilar, ka falënderuar Turqinë për ndihmat që i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, si dhe komunitetit turk në Kosovë. Ai ka premtuar se komuniteti turk do të vazhdojë me rolin e vet konstruktiv për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të Kosovës.

    Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kjo është ditë e veçantë, ditë e historisë së re, pasi për herë të parë në historinë e Kosovës, një kryeministër i Turqisë e viziton Kosovës.

    Ai kryeministrin Erdogan e quajtur mik të Kosovës, duke thënë se me punën dhe vendosmërinë e vet bëri që t’i japë shtytje të madhe shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

    “Një ditë para se të shpalljes pavarësia, Erdogan ishte njeriu i cili prej liderëve më të fuqishëm botëror më thirri dhe më dha mbështetje që në asnjë moment të mos shtyhej pavarësia dhe më dha mbështetje të madhe për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi.

    Raportet ndërshtetëror Kosovës-Turqi, kryeministri në largim Thaçi i ka cilësuar në nivel të lartë, ndërsa është shprehur për thellimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Ai gjithashtu ka përkujtuar rolin e rëndësishëm të Turqisë në lobimin për njohjen e Kosovës.

    Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i pritur me ovacione të shumta nga të pranishmit, ka shprehur kënaqësinë që ndodhet për vizitë në Kosovë dhe në qytetin e bukur historik të Prizrenit.

    “Jeni të bindur se Turqia gjithmonë ka syrin dhe veshin kah Kosova. Jeni ndër ata që më së shumti jemi gëzuar për shpalljen e pavarësisë së Kosovës
    Është një kënaqësi e madhe për mua që jam kryeministri i parë i Turqisë që vizitojë Kosovën”, ka thënë Erdogan.

    Për më tepër, ai ka theksuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen, ndërsa ka përmendur se Kosova, përkatësisht Prizreni, është shembull i bashkëjetesës ndëretnike.

    Erdogan: Turqia, gati të ndihmojë

    Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të luajë rol të rëndësishëm në dialogun e paralajmëruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Ai këto komente i bëri të mërkurën në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi, me ç’rast shprehu besimin e plotë se Republika e Kosovës do ta sfidojë procesin e dialogut me Serbinë për çështje teknike.

    Kreu i qeverisë turke ka thënë se në momentin që Turqia do të marrë ftesë për këto bisedime, ajo do të jetë gati që të luaj rolin e saj shumë të rëndësishëm.

    “Ne jemi gati. Në momentin që na vjen ftesa ne jemi gati, mos keni shqetësim dhe as hezitim për këtë, pasi ne duam që të krijohet një strukturë e mbështetur në paqe. Jemi i bindur se Kosova do ta sfidojë edhe këtë proces të vështirë. Edhe me vëllanë tim Thaçi do të bisedoj dhe do të hedhim hapat e duhur”, ka thënë Erdogan, siç transmeton Kosovapress.

    Dialogu me Beogradin dhe zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovës, sipas kryeministrit Erdogan do të jenë një shtysë e fuqishme për njohjet e reja, veçmas nga vendet anëtare të Konferencës Islamike, të cilave ai ka thënë se Turqia u ka dërguar sinjal me njohjen e menjëhershme që i ka bërë Kosovës.

    “Në botë numri i vendeve që kanë njohur Kosovën ka ardhur në një pikë të rëndësishme, por unë mendoj se ky numër do të rritet pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe këtë e di edhe Thaçi, do të vazhdojnë bisedimet mes nesh. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të jap kontribut në këtë drejtim dhe aq më shumë do t’i japin një shtysë kësaj edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit që do të mbahen tek ju”, ka thënë kryeministri turk.

    Ai ka përmendur fushat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që të ketë një unitet të plotë mes Kosovës dhe Turqisë.

    Ndërsa, kryeministri në largim Hashim Thaçi ka vlerësuar rolin që ka luajtur Turqia në gjithë procesin e Kosovës, duke filluar që nga njohja e menjëhershme e pavarësisë, kontributi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    Thaçi ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, në këtë drejtim edhe me Serbinë si dy shtete të pavarura, duke shtuar se në këtë drejtim ka parë një qasje më pozitive edhe tek Beogradi zyrtar.

    “Në këtë drejtim dua të besoj se kam parë një vullnet më të mirë dhe më pozitiv edhe në Beograd në mënyrë që të ndërtohen këto relacione ndërshtetëror dhe dy vendet tona, edhe Kosova edhe Serbia si dy shtete të pavarura të jenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kosova ka arritur sukses të theksuar në këtë drejtim dhe dua të besoj se edhe roli i kryeministrit Erdogan dhe i shtetit turk është i rëndësishëm edhe në këto relacione Prishtinë-Beograd, por edhe në përgjithësi për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal dhe ky rol nga ana ime është i mirëpritur”, ka thënë Thaçi.

    Kreu i Qeverisë në largim ka falënderuar homologun turk për mbështetjen që ka dhënë Turqia në të gjitha sferat, veçmas për kontributin që kanë dhënë ushtarët e saj në kuadër të KFOR-it, kontributi në EULEX dhe organizmat tjerë ndërkombëtar në Kosovë, bashkëpunimi me policinë, e sidomos për mbështetja përmes investitorëve në Kosovë.

    Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i ri, por është shtet i mundësive të mëdha dhe investitorët turq janë të mirëpritur, sikur që janë mirëpritur në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, në koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës, në procesin e energjetikës, në procesin e privatizimit të Telekomit dhe shumë sfera tjera të rëndësishme.

    “Kryeministër Erdogan, Kosova është shtet i ri, por është shtet i mundësive të mëdha dhe gjithë investitorët kanë qenë, janë dhe do të mbesin të mirëpritur”, ka thënë Thaçi.

    Turqia është një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Kjo është vizita e parë e kryeministrit Erdogan në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ka vizituar Prizrenin, ndërsa nesër do të nderohet nga Universiteti i Prishtinës me titullin “Doctor Honoris Causa”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan


    Prishtinë, 3 nëntor 2010


    Në vazhdim po japim të plota fjalët e kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Erdogan:


    Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:


    I nderuar kryeministër i Turqisë, z.Erdogan,


    Ju dëshiroj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të saj, mirëseardhje në republikën e Kosovës, në vendin tuaj mik, një mirëseardhje vëllazërore në Republikën e Kosovës, pasi që jeni edhe kryeministri i parë i Turqisë që vizitoni Kosovën, dhe në të njëjtën kohë jeni edhe njeriu i parë që keni marrë vendimin në emër të një shteti botëror për të njohur Republikën e Kosovës.


    Ky është një falënderim në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, falënderim i gjithë qytetarëve të saj. Prandaj, faleminderit për vendimin tuaj!


    Ne sot po ndërtojmë Kosovën demokratike, multietnike, atdhe të ët gjithë qytetarëve të saj, Kosovën tolerante, të bashkëpunimit ndërfqinjësor me gjitha vendet e rajonit, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, dhe në të ardhmen e afërt edhe me Serbinë si dy shtete të pavarura.


    Për mua dhe popullin e Kosovës, sot është një ditë e veçantë, sepse të mirëpresim në Kosovën e pavarur, mikun, mbështetësin e fuqishëm të këtij realiteti të Kosovës, por edhe të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prandaj, roli juaj personal dhe i Turqisë do të jetë i mirëpritur gjithmonë në këto angazhime.


    Ka qenë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunime këto shumë të rëndësishme ndërshtetërore, kulturore e fetare, lidhje këto që do të forcohen sot, por edhe në të ardhmen.


    I nderuari Kryeministër,


    Më lejoni të shpreh falënderimin tim për prezencën e gjithë ushtarëve të Turqisë në kuadër të KFOR-it. Dëshiroj të të falënderoj për prezencën e njerëzve, ekspertëve, profesionistëve të Turqisë në kuadër të EULEX-it e gjithashtu të misioneve tjera ndërkombëtare në republikën e Kosovës, për bashkëpunimin shumë të ngushtë në nivel akademik, do me thënë në shkëmbimin e studentëve gjithashtu.


    Ne në Akademinë Policore të Turqisë kemi nëntë kadetë nga Kosova, për çka ju falënderoj për gatishmërinë që keni treguar për t’i pranuar, si dhe dëshiroj t’ju falënderoj shumë për mbështetjen e plotë në aktivitetet në Kosovë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – TIKA.


    Gjithashtu, me kënaqësinë më të madhe e konfirmoj se pikërisht ky bashkëpunim yni, mes Kosovës dhe Turqisë, mbështetje edhe juaja personale, e bashkëpunëtorëve tuaj dhe krijimi i kushteve e mundësive, si dhe hapësirave kreative për biznesin, ka bërë që nga Turqia të kemi investitorë të fuqishëm në Republikën e Kosovës, të cilët disa janë edhe prezentë sot në Kosovë, e ka interes për të ardhur edhe në të ardhmen. Prandaj, dëshiroj sot të theksoj se janë shumë të mirëpritur edhe në ardhmen, siç janë prezentë në implementimin e projekteve madhështore në republikën e Kosovës, pra në ndërtimin e autostradës nga Vërmica në drejtim të Merdares, gjithashtu në procesin e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në procesin e energjetikës, të procesit të privatizimit të Telekomit të shumë e shumë sferave tjera të rëndësishme për investime në Kosovë.


    I nderuari Kryeministër, z.Erdogan,


    Kosova është shtet i ri, por shtet i mundësive të mëdha dhe gjithë investitorët kanë qenë, janë dhe do të mbesin të mirëpritur.


    Faleminderit për mbështetjen dhe vizitën tuaj!



    Fjala e kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan:


    Shpreh kënaqësinë që si kryeministër i parë i Turqisë po e vizitoj Kosovën e pavarur dhe demokratike.


    Jam këtu pas dy vjetëve të pavarësisë dhe kam zhvilluar takimin kokë më kokë me kryeministrin dhe në mes të dy delegacioneve të vendeve tona. Me këtë rast kemi diskutuar dimensionet politike, ekonomike, ato të sigurisë, historike dhe kulturore, si dhe shfrytëzuam rastin që të gjitha këto dimensione ti vlerësojmë në planin bilateral.


    Shpallja e pavarësisë ka koinciduar me takimin e Këshillit tonë të ministrave dhe ne e pranuam këtë si fakt që duhet ta mbështesim dhe ta përkrahim këtë akt të institucioneve tuaja legjitime.


    Kam bindjen se pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, do të hapet një proces i ri dhe do të ndikojë një drejtim të ri të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.


    Unë mendoj se kemi zhvillime te reja te të dyja palët, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.


    Turqia është e gatshme që të marrë detyrat në proceset e ardhshme me dëshirë të marrim detyrat që kanë të bëjnë me stabilitetin e rajonit dhe Ballkanit.


    Sa i përket bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ne kemi ofruar mbështetjen tonë dhe jemi të vetëdijshme për detyrën që kemi për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO.


    Prania e kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, ka për mision përveç sigurimit të paqes në Kosovë, edhe trajnimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.


    Turqia ka pranuar një numër të rinjsh kosovarë që të shkollohen dhe trajnohen në akademitë policore të Turqisë, dhe jemi të bindur që ata një ditë do të jenë një gurë i rëndësishëm i ndërtimit të shtetit të Kosovës.


    Marrëdhëniet ekonomike në periudhën 2008-2009, pavarësisht krizës globale, këmbimi tregtar midis dy vendeve tona ka shënuar rritje, nga 120 milion dollar arriti në 210 milion dollar.


    Duhet ët përmendim edhe investimet e firmave të Turqisë në kuadër të konzorciumeve, siç është ai i Bechtel& Enka në ndërtimin e korridoreve rrugore të rëndësishme për rajonin, dhe konzorciumi LIMAK, që ka marr përsipër administrimi n dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.


    Kemi edhe hapa që kanë hedhur sipërmarrësit turq në sektorin e energjisë për ndërtimin e centraleve termike për prodhimin e energjisë elektrike dhe besoj se suksesi i tyre në këtë fushë do të kontribuojë në përmirësimin e prodhimtarisë së energjisë elektrike në Kosovë.


    Kosova ka edhe një mundësi të sigurimit të të ardhurave edhe në fushën e turizmit. Kosova ka shumë bukuri të rralla dhe trashëgon një mori monumentesh kulturore dhe historike.


    Ne, përmes Agjencionit Turk për Rindërtim dhe Zhvillim - TIKA, jemi të interesuar që të bëjmë rikonstruimin e një varg objektesh kulturore dhe historike që do ta bëjnë këtë vend edhe më atraktiv dhe pikë graviteti për sa i përket aktiviteteve kulturore.


    Përvoja jonë e zhvillimit të turizmit tregon se investimi në infrastrukturën turistike tregon se mund të shfrytëzojë dhe të rrisë për shumëfish të hyrat nga turizmi.


    Ne vazhdojmë të mbështesim bashkëpunimin vëllazëror edhe në këtë fushë në mes të dy vendeve.


    Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedat që kemi zhvilluar edhe në Ankara, por edhe në takimin e sotëm, jemi zotuar që të vazhdojmë këtë unitet në bashkëpunimin midis vendeve tona dhe që Kosova të ketë një të ardhme më të fuqishme dhe më të begatë.


    Në emrin tim dhe të qeverisë së vendit tim ju falënderojë shumë për mikpritjen tuaj!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #57
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    shume bukur,
    mire se erdhe mik i Shqiperise. eshte e vertete qe ka mbeshtetur Turqia clirimin e Kosoves. tani, po e vertete eshte qe e ka mbeshtetur mbas luftesse luften per clirim e bene te tjeret, e bene amerikanet(pervec neve si shqiptare). megjithate mire,nese vjen si mik , bujrum qe i thoni dhe ju turqit. besoj se nuk mbajti ndonje fjalim Erdogan-i ku te kujtonte me mallengjim vitet para 1912-es apo jo?

    nese jo, atehere shume bukur t'i jepet titulli "qytetar nderi", pse jo!? nese mbeshtet kombin shqiptar me ikurajime investimesh,me mbeshtetje diplomatike, pse jo!?

    populli i Kosoves te mos genjehet, t'a prese me respekt por jo si nje hero, hero kemi Skenderbene, edhe te lartnderuar ata qe na ndihmuan ne lufte kunder serbit.............
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #58
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Rrofshin miqt e shqiptarve Amerika dhe Turqia sot jan miqt me te mdhenje me te sinqert te Kombit shqiptar ne kem nevoj per miq ndersa Amerika dhe Turqia e kan deshmuar ket ne si shqiptar mendoj se jemi paqedashes dhe nuk kemi pretendime teritoriale ndaj askuj per faktin se skemi as kaqik per ket pun njeherish nuk kemi asgje kunder greqis e cila ka pretendime Rraciste teritoriale ndaj shqiptarve perkundrazi ne deshirojm urojm qe edhe greqia me ne fund te reflektoj miqesi ndaj kombit shqiptar ndersa paraprakisht ta zgjithe gjeshtjen QAME ta njoh Republiken e Kosoves dhe ne i deshirojm mirseardhje ne listes e miqve te shqiptarve

  9. #59
    Murriz Kosova Maska e murrizi+
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    Gjithandej nëpër botë
    Postime
    61

    ......dhe ikën

    ....e Kosova do të mbetët aty ku është, e me hallet që ka.

    Kryeministri në dorëheqje(shefi i Pdk-s) duhet ta ketë kafshuar buzën nga shtërngimi kur Erdogani fliste për politikat e tija "Kombtare e Ndërkombëtare", dhe më sa donte të mos i dëgjonte ato fjalë, por qe do vetë e kishte ftuar të VËLLAJIN nga Ankaraja
    Sherri edhe më i madhë plasi pas kauzëskur njëra nga minaretët aty afër lëshoj autoparlantat e saja për ta thirrrur akshamin.
    Erdogani me ta dëgjuar heshti sikur ti kishte mbetur fjala në grykë, ev thash me vete mos i ndodhi noj e keqe të VËLLAJIT të Hashimit ?
    Por jo shyqyr, si unë si edhe e gjithë turma aty që ishim mbledhur për të parë më përsëafërmi liderët rajonal e ata interrajonal,ata kombëtar e ndërkombëtarë, ca prej tyre vllezër e sa kumbar, morrëm vesh që Erdogani kishte ndaluar për pak që të mos i dilte hoxhës mbi fjalë.
    Nga e qeshmja e Kryeministrit në dorëheqje shihej kohë pas kohe një lloj njersitje që ja përshkonte trupin, sa për të mos i rënë të fikët,a të shuhet mbi bynen e vetëpërgaditur për të VËLLAJIN e ardhur nga STAMBOLLI, por për NAFAKËN e tijë fryente aty këtu noj fllad i mrëmjes dhe e shpëtone nga turpi.
    E i VËLLAJI ?
    I VËLLAJI i Hashmiti dukej se ishte shliruar deri aty, sa që i kishte shkoqitur mikrofonat nga vendëndodhja, dhe sikur një Georg Mischel vazhdonte ta pushtonte foltoren, herë në njërin skaj e herë në tjetrin.
    Herë në njërin skaj e herë në tjetrin e kishte edhe fjalorin i VËLLAJI i Hashimit derisa zinte në gojë problemet e botës, duke filluar që nga SARAJBOSNA, e Dei te FILISTINA.....
    Fjalë shumë ?
    Fukarallëk !

  10. #60
    Valla hic mos t'vie inati murriz+



    Jan knaq muhabet sonte !

    Prizren, mikpritje madhështore Erdoganit
    Mbi 30.000 qytetarë kanë bërë një pritje madhështore në sheshin Shadërvan kryeministrit turk Tajjip Erdogan.

    E mërkure 3 Nëntore 2010 20:48

    Prizren: Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, po qëndron në një vizitë në Kosovë. Fillimisht ai ka arritur në Prishtinë, me ç’rast është takuar me kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, me ushtruesin e detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi etj.
    Më pas, kryeministri turk, Erdogan ka udhëtuar për në qytetin e kulturës, në Prizren.
    Rrugët për në Shadërvan qenë të mbushura me nxënës dhe qytetarë me flamuj kombëtar dhe shtetëror të Kosovës dhe të Turqisë që kishin dalur për ta nderuar ardhjen e kryeministrit Erdogan.
    Ai, i shoqëruar nga ministra të qeverisë së tij, nga kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ministrat në largim Yagcilar e Hoxhaj, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja etj., ka mbajtur fjalim para masës së tubuar në Shadërvan. Ndërkohë që masa e tubuar prej më se 30 mijë qytetarëve qe e emocionuar dhe fuqishëm përkrahu mysafirin e tyre..
    Në fjalën përshëndetëse, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja tha se kjo është një një Ditë Feste për qytetin e Prizrenit, me ç’rast çmoi kontributin e Turqisë dhënë Kosovës. Të pranishmit i përshëndeti edhe ministri Mahir Yagcilar i cili falënderoi shtetin turk për ndihmën e dhënë Kosovës.
    Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ndër të tjera tha se sot për Kosovës është një ditë e veçantë e historisë së re, ngase për herë të parë një kryeministër i Turqisë viziton Kosovës. Ai me këtë rast, vizitën e kryeministrit Erdogan e vlerësoi si vizitë të një heroi edhe të Kosovës dhe mikpritjen ndaj tij si mikpritjen më vëllazërore të mundshme. Ai po ashtu kujtoi momentet kur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kryeministri Erdogan i kishte dhënë përkrahje dhe mbështetje të madhe duke e sugjeruar që të mos pres më.
    Ndërsa, kryeministri turk, Erdogan, në fjalimin e tij para të pranishmëve, i shoqëruar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e shumta përkrahëse, kujtoi momentet kur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me të marrë lajmin për shpalljen e Kosovës shtet, kishin vendosur ta njohin menjëherë atë. Ai tha se Kosova është ndër vendet më të bukura të botës. Po ashtu edhe Prizrenin e cilësoi si vend me bukuri dhe veçanti të shumta natyrore dhe kulturore, duke vënë theks në pluralizmin etnik dhe fetar, tolerancën dhe bashkëjetesën, për të cilën tha se duhet shërbyer si model për mbarë botën. Ai përmendi veprat e “trashëgimisë kulturore të përbashkët” dhe ruajtjen e asaj trashëgimie. Në këtë kontekst, Erdogan tha se ne bëjmë që të gjurmojmë e të kultivojmë vlerat kulturore nga mbishkrimet në Mongoli, në Bosnjë, xhamitë në Maqedoni e deri në Palestinë. Ndërsa për Kosovën ai tha se ajo ka 250 vepra historike që reflektojnë të kaluarën e përbashkët, që simbolizojnë vëllazërinë mes Turqisë dhe Kosovës dhe që promovojnë vëllazërinë dhe vlerat tona të përbashkëta.
    Kryeministri Erdogan, dha porosinë për shkollim dhe arsim të të rinjve e veçanërisht të vajzave. Ndërkohë ai ftoi para skenës edhe vajzën e tij që e kishte shoqëruar në këtë vizitë në Kosovë, me ç’rast së bashku përshëndetën masën. Ai poashtu prezantoi edhe anëtarët e ekipit të tij.
    E veçantë e fjalimit të tij ishte pauza gjatë thirrjes së ezanit të akshamit, me ç’rast, kryeministri Erdogan heshti derisa përfundoi ezani, gjë e cila e ndezi fuqishëm përkrahjen e masës.
    Ndërsa, pas tubimit në Shadërvan, kryeministri Erdogan me ekipin e tij dhe zyrtarët kosovarë u mblodhën në Kuvendin Komunal të Prizrenit, me ç’rast, me një seancë solemne u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit, titull ky më i lartë që jep komuna, nismë kjo e iniciuar gjatë verës nga dega e Partisë së Drejtësisë në Prizren dhe e miratuar unanimisht nga deputetët e Kuvendit Komunal. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja shprehi kënaqësinë e tij që ndan këtë çmim dhe tha se Erdogan është gjithmonë i mirëseardhur dhe i nderuar për ne.
    Pas këtij tubimi, Erdogan me shoqëruesit e tij mori pjesë në përurimin e Xhamisë së Sinan Pashës në Prizren, e rinovuar nga Agjensioni Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
    Më pas Ekipi i mysafirëve, nga Prizreni udhëtoi për një darkë në një familje në fshatin Mamushë.
    Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës së tij, kryeministri Erdogan do të vazhdojë agjendën në Prishtinë, me ç’rast, nga ora 11:30 do të marr pjesë në përurimin e Xhamisë së Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, e renovuar poashtu nga TIKA.
    Kjo është vizita e parë e kryeministrit Erdogan në Kosovë, e cila rastisi në kohën e vakuumit institucional të shpërbërjes së Kuvendi të Kosovës dhe dorëheqjes së qeveritarëve./mesazhi/
    Blerim Halili
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 6 prej 17 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •