Close
Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 301
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po e sjell reagimin e veliut ..


    ------


    Reagim I Fazli Veliut kunder thashethemeve te PDSH

    "Ja nje leter e Fazli Veliut kunder thashethemeve te pa vlera nga ana e PDSH, kinse ky i pari eshte SPIUN"

    Pastaj ka shum gabime drejtshkrimore qe deshmojn se eshte leter e shkruar nga Maqedont bashk me shqiptaret e PDSH.

    Aty shkruan "NA kosovu i metiohiju" ndersa NA e perdorin MAQEDONT a sebert e perdorin "U kosovo i metohiju".
    Nje serbe asnjiher nuk e bene kete gabim te perdori, gjuhen maqedoni duke pasur te vete.

    Prej ne fillim i bie vlera kesaj letre e cila pa dyshim eshte nga dora e nje maqedoni e shkruar e jo Serbi.

    Ja reagimi i Fazli Veliut:


    Lidhur me editorialin e “Shqip” – Tetovë.
    C’të shtyri “redaksi” të bësh editorial?
    A s’të mjaftoi artikulli shpifës e denigrues i Shqip – Tiranës?
    Të shtyri përfitimin politik (para zgjedhjeve të popullit), apo ai ekonomik, që është në shërbim të armiqëve, të cilët kanë gjetur “sheshin e mejdanit” tek ju, të mallkuar të nënave shqiptare, që nxitni vëllavrasje!


    C’të shtyri në këtë kohë kaq te rende, kur Kosova mekembet e forcon marredheniet me ne e te gjithe ataqe jane miq te kombit shqiptare?
    Tenton te me vrasesh shpirterisht mua dhe te gjithe ata qe dora e zgjatur e UDB-se nuk kane mundur t’i vrasin fizikisht.
    Padronët të mësuan, që në kohën e veprimtarisë zgjodhën udhëhëqës Rankoviçin me këlyshët e shumtë, kur unë me gjeneratën e artë zgjodha rrugën e clirimit dhe të identitetin kombëtarë. Cila dorë qe më e besueshme, ajo që shpiku “dokument të falsifikuar” dhe e percolli në Tiranë, pastaj të të rekomandojë prej andej, me urdhërimet e Beogradit, apo ndonjë që të qëndron afër dhe vetë nuk ka guxim të dalë hapur?
    Mendove për sihariq? Atë e ke f is? C’te duhet ai; kur humb gjakun tënd, nese të rrjedh në trup?
    Jo, ty nuk të vlejnë as njëqind editoriale, mbasi nuk mund të mposhtish një fiurë që trashëgon brezat kundërshtarë të armiqëve te kombit shqiptarë: Stërgjyshi Veliu luftoi kundër bullgarëve dhe u vra duke mbrojtur shtëpinë, familjen e vendin e të parëve, gjyshi Azemi në betejë të pabarabartë luftoi dhe hyri në historinë tonë të lavdishme, mixha Mehmendi u ekzekutua në Vrapcisht te Gostivarit, vellau më i ri u rrëmbye nga forcat policore të urdhëruara nga Ministri dhe Zv.Ministri i Qeverisë antishqiptare të vitit 2001 etj.
    Paske shtuar në editorial se kam qenë njeriu numer nje i Fondit “ Vendlindja Thërret”, duke shkelur normat njerzore të ndihmës së domosdoshme ndaj të rrezikuarve dhe ke kopjuar mafian italiane, të lidhur ngushtë me atë sërbe.
    Qenke merakosur për mua se si do te dal nga kjo situatë dhe si mund të bind opiniaonin dhe masat e gjëra për besnikri?
    Unë jam i shfaëjsuar në burgun e Konstancëas të Gjermanis më 28 mars të vitit 2001, nga Gjygji i Lartë i Karlsrues.
    Kur të do e beson populli, dë do dhe Zoti . Prandaj, ti i editorialit dhe kolegjiumi juaj në “SHQIP”, mendoni si do te dëshmoni se flisni e shkruani shqip, kur veproni në kundërshtim me mundin e njerëzve, ecurinë e Programin e kombit dhe dëshmoni rrugën e mallkuar e të dëmshme: Të urrejtjes, vëllavrasjes, kriminalitetit psikologjik.

    Kërçovë-Tetovë, 19/04/2008 Fazli Veliu




    ---

    marre tek adresa qe tregon Fegi

    .

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po e sjell reagimin e veliut ..


    ------


    Reagim I Fazli Veliut kunder thashethemeve te PDSH

    "Ja nje leter e Fazli Veliut kunder thashethemeve te pa vlera nga ana e PDSH, kinse ky i pari eshte SPIUN"

    Pastaj ka shum gabime drejtshkrimore qe deshmojn se eshte leter e shkruar nga Maqedont bashk me shqiptaret e PDSH.

    Aty shkruan "NA kosovu i metiohiju" ndersa NA e perdorin MAQEDONT a sebert e perdorin "U kosovo i metohiju".
    Nje serbe asnjiher nuk e bene kete gabim te perdori, gjuhen maqedoni duke pasur te vete.

    Prej ne fillim i bie vlera kesaj letre e cila pa dyshim eshte nga dora e nje maqedoni e shkruar e jo Serbi.

    Ja reagimi i Fazli Veliut:


    Lidhur me editorialin e “Shqip” – Tetovë.
    C’të shtyri “redaksi” të bësh editorial?
    A s’të mjaftoi artikulli shpifës e denigrues i Shqip – Tiranës?
    Të shtyri përfitimin politik (para zgjedhjeve të popullit), apo ai ekonomik, që është në shërbim të armiqëve, të cilët kanë gjetur “sheshin e mejdanit” tek ju, të mallkuar të nënave shqiptare, që nxitni vëllavrasje!


    C’të shtyri në këtë kohë kaq te rende, kur Kosova mekembet e forcon marredheniet me ne e te gjithe ataqe jane miq te kombit shqiptare?
    Tenton te me vrasesh shpirterisht mua dhe te gjithe ata qe dora e zgjatur e UDB-se nuk kane mundur t’i vrasin fizikisht.
    Padronët të mësuan, që në kohën e veprimtarisë zgjodhën udhëhëqës Rankoviçin me këlyshët e shumtë, kur unë me gjeneratën e artë zgjodha rrugën e clirimit dhe të identitetin kombëtarë. Cila dorë qe më e besueshme, ajo që shpiku “dokument të falsifikuar” dhe e percolli në Tiranë, pastaj të të rekomandojë prej andej, me urdhërimet e Beogradit, apo ndonjë që të qëndron afër dhe vetë nuk ka guxim të dalë hapur?
    Mendove për sihariq? Atë e ke f is? C’te duhet ai; kur humb gjakun tënd, nese të rrjedh në trup?
    Jo, ty nuk të vlejnë as njëqind editoriale, mbasi nuk mund të mposhtish një fiurë që trashëgon brezat kundërshtarë të armiqëve te kombit shqiptarë: Stërgjyshi Veliu luftoi kundër bullgarëve dhe u vra duke mbrojtur shtëpinë, familjen e vendin e të parëve, gjyshi Azemi në betejë të pabarabartë luftoi dhe hyri në historinë tonë të lavdishme, mixha Mehmendi u ekzekutua në Vrapcisht te Gostivarit, vellau më i ri u rrëmbye nga forcat policore të urdhëruara nga Ministri dhe Zv.Ministri i Qeverisë antishqiptare të vitit 2001 etj.
    Paske shtuar në editorial se kam qenë njeriu numer nje i Fondit “ Vendlindja Thërret”, duke shkelur normat njerzore të ndihmës së domosdoshme ndaj të rrezikuarve dhe ke kopjuar mafian italiane, të lidhur ngushtë me atë sërbe.
    Qenke merakosur për mua se si do te dal nga kjo situatë dhe si mund të bind opiniaonin dhe masat e gjëra për besnikri?
    Unë jam i shfaëjsuar në burgun e Konstancëas të Gjermanis më 28 mars të vitit 2001, nga Gjygji i Lartë i Karlsrues.
    Kur të do e beson populli, dë do dhe Zoti . Prandaj, ti i editorialit dhe kolegjiumi juaj në “SHQIP”, mendoni si do te dëshmoni se flisni e shkruani shqip, kur veproni në kundërshtim me mundin e njerëzve, ecurinë e Programin e kombit dhe dëshmoni rrugën e mallkuar e të dëmshme: Të urrejtjes, vëllavrasjes, kriminalitetit psikologjik.

    Kërçovë-Tetovë, 19/04/2008 Fazli Veliu




    ---

    marre tek adresa qe tregon Fegi

    .
    Për fegin dhe Brarin që zakonisht futet në tema dhe ja fut diçka kot.

    Ne jemi duke folur për atë që po ndodh tani apo për akuzën kundër Veliut që ishte 2 vite më parë? Nga linku ku keni marrë artikullin shihet qartë kur është e postuar ajo deklarat e Spiunit nr1 në BDI.

    Shikoni foton, e mos rasni hundët aty ku skeni të bëni me temën.

    Sui generis

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-05-2007
    Postime
    27
    KUR LEJLEKU PJELL SPIUNË
    Si ka ardhur një kohë e çuditshme. Dikur, kur ishim fëmijë, kur lindte një foshnje në familje, na thoshin: E ka sjellë lejleku në oxhak. Ose sorra! Dhe lodhnim mendjen si është e mundur që një shpend të mbajë një fëmijë me këmbët e veta, të fluturojë në qiell e ta sjellë pikërisht në oxhakun e shtëpisë sonë. Pastaj duke u lodhur edhe më tutje, do të pyesnim veten: prej nga lejleku ose sorra (sepse ndonjëherë në vend të lejlekut përmendnin sorrën) e ka marrë fëmijën që ta sjellë në oxhak... E, pra, ka ndryshuar koha dhe tash, kur edhe fëmijët e dinë se lejleku nuk sjell foshnjat, këtë lojë tash të rriturit e kanë transferuar në oborr!

    Në oborre, tash në këto kohëra të ndryshuara, lejleku sjell materiale për “spiunët”!!! Ne nuk jemi fëmijët e dikurshëm të besonim në mrekullinë e lejlekut. Por si fëmijët e atëhershëm kureshtarë, mund të pyesim:

    · vallë nga i solli lejleku materialet për “spiunët e UDB’së” në oborrin e qytetarit të ndërgjegjshëm?

    · Përse pikërisht te oborri i tij, e jo te oborri i një qytetari tjetër?

    Ajo që tash mund të konstatohet, edhe ky lejleku do të jetë lodhur shumë gjersa ka ardhur nga Beogradi deri në Tetovë. Plus kësaj, nuk do të jetë ndalur as në kufi, nuk ka kaluar doganë e as e ka paraqitur fare ç’ka në “bagazh”.

    Kjo, marrë në tërësi, e sjell në pyetje besueshmërinë. Si në atë novelën e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”. Një ditë kthehet Doruntina nga larg, por askush nuk e di si ka ardhur. E ka sjellë i vëllau, i cili ka vdekur para shumë vjetësh. Ka shumë pikëpyetje, vetëm një fakt: se ajo ka ardhur. Gjithçka tjetër është në mjegull: si ka mundur ta sjellë vëllai i vdekur, siç ka pohuar ajo. Si ka mundur të udhëtojë vetëm natën? Si ka mundur të ngjallet dhe përse...

    Dhe ne këtu kemi faktin. Gjetësit të materialeve “interesante” dikush ia ka hedhur në oborr një troç letrash, të cilat s’janë të zakonshme. Domethënë, personi apo subjekti të cilit i kanë mbërritur dokumente të këtilla, duhet të jetë vërtet “i besueshëm”. Para do zgjedhjeve, një gazetë e Tiranës botoi një dokument të ngjashëm për njërin nga të apostrofuarit e tashëm. Në ato faksimile shumë fakte ishin të papërputhshme me personin që përmendej,

    · por si qe e mundur shërbimet e Boegradit, ato që vazhdimisht kanë punuar kundër Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve, t’i ofrojnë një dokument të tilla një gazete shqipe të Tiranës dhe për një shqiptar nga Maqedonia?!

    Njeriu duhet të ketë fantazi të bujshme për t’u besuar këtyre gjërave “të rastësishme”. Kur t’i përgjigjemi pyetjes:

    · “Si është e mundur?” për të gjitha dilemat që i solli lejleku, atëherë do të duhet të shohim çfarë ka në atë troç letrash. Kemi të bëjmë me letra që flasin të vërtetën, apo trillojnë për dikë?

    Edhe dy dilema tjera për ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare: A do t’i kishte çuar në Komisionin e lustrimit ky qytetar, nëse ato do të kishin qenë për persona që janë të ndonjë obcioni tjetër politik, e që do të ishte i afërt me të?! Dhe e dyta: sipas rregullit të shkruar më normale do të ishte, kur diçka e dyshimtë të hudhet në oborr, fillimisht duhet njoftuar policinë lokale që t’i merr dhe të vërtetoj këto materiale të dyshimta për qytetarin. Sepse në kuverta të panjohura mund të ketë edhe antraks, e përbërje të tjera kimike që janë të rrezikshme për njeriun. Kur gjetësi i tyre ato më i hap dhe pastaj vlerëson vetë se për cilin institucion janë të rëndësishme ato materiale e humbin origjinalitetin e “gjetjes” së tyre.

    Kështu si kanë filluar punët, kur njëra parti akuzon e tjetra mbrohet me kundërakuza, nuk e di a mund të ndodhë “gjetja e spiunëve”?! Kjo, më tepër i ngjan asaj që as njëra, as tjetra nuk janë shumë të disponueshme për të gjetur spiunë në radhët e tyre. Ndoshta edhe kanë të drejtë, por të paktën mos e maltretojnë elektoratin me këto tregime lejlekësh. Shumë më e dobishme do të ishte, që të dy partitë, të krijojnë mekanizma të verifikimit të fakteve brenda strukturave të sigurimit shtetëror dhe bashkërisht të gjejnë spiunët e të kaluarës dhe të tashmës, dhe këto fakte të shërbejnë për mosinfiltrimin e tyre në strukturat e larta partiake dhe shtetërore. Ma merr mendja, që kjo do të ishte kombëtarja e tyre, e jo të dërgojnë, njerëz të partisë në struktura shumë të larta, por që të njejtit karrierën e tyre policore e kanë begatuar ose e pasurojnë me dhënie informata të rrejshme për personalitete publike shqiptare. Ose e kundërta dërgojnë njerëz shumë të aftë, por që në këto struktura janë të vetmuar në mesin e të tjerëve, sepse nuk mund të bëjnë ekipën e vet, ngaqë nuk e kanë mbështetjen politike të atij që e ka deleguar. E kjo do të thotë, që edhe me shqiptarë të aftë, edhe me shqiptarë promaqedoans, nuk ke qasje në dosjet e shumta që janë krijuar për shqiptarët.

    Ndërkaq, në ato dosje ka përplot gënjeshtra dhe trillime që as fantazia më e bujshme e shkrimtarit të trillerit nuk mund t’i zbërthejë. Por, këto dosje nuk janë vepra letrare që fisnikërojnë shpirtin, janë dosje që ua nxijnë jetën dhe shpirtin atyre që janë në to. Pra, si qytetar do të propozoja partive shqiptare, të ulen dhe të merren vesh për diçka që është interes i përgjithshëm kombëtar dhe qytetar, në lidhje me spiunët, që bashkërisht të krijojnë qasje reale në dokumentacionet shtetërore të sigurimit. Përndyshe, cili është qëllimi i aktiviteteve të tyre partiake, nëse për gjëra elementare nuk merren vesh. “Konfliktet virtuale” që mëtojnë poena politikë, jo që nuk sjellin poena politikë, përkundrazi e ulin ndikimin në elektorat dhe e shtojnë mosineteresimin për to. Nga anketat e fundit u pa që shqiptarët janë më të painteresuarit për të votuar. Që ironia të jetë më e madhe “kryepolici maqedonas” që dikur thoshte se strukturat e tij e kanë inkurajuar një lider të tashëm të themeloj parti, sot e thotë të kundërtën!. E kjo, mua nuk më duket aspak e rastësishme, përkundrazi dërgohen sinjale të ripërtrirjes së aleancave të vjetra. E pabesueshme, në vend që shqiptarët të krijojnë aleancat e natyrshme të gjakut, në vazhdimësi krijojnë aleanca që shkojnë në dëm të tyre!

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ademi: Dosjet për të diskredituar UÇK-të
    Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi deklaroi se dosjet janë një luftë për të diskredituar veprën dhe personalitetet e UÇK-ve në Kosovë dhe Maqedoni.
    “Të akuzohet një nga themeluesit e UÇK-së në Kosovë si dhe njeriun e parë të UÇK-së në Maqedoni, tani kryetar i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni, duhet të jesh në një gjendje të rëndë shëndetësore mentale apo të kesh borxh të madh ndaj shërbimeve sekrete të rajonit”, deklaroi sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, duke komentuar pyetjen e gazetarëve të bërë sot lidhur me publikimin e një dosje me shifrën “Ibër”, e cila ngarkon si përgjegjës kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, si bashkëpunëtor të sigurimit ish-jugosllav UDB-në.
    Sipas tij, kjo është një luftë e drejtpërdrejt për të diskredituar veprën dhe personalitetin e themeluesit të UÇK-së në Kosovë dhe Maqedonisë, si dhe sukseset e këtyre dy ushtrive.
    Ai vlerësoi se nxjerrja e këtyre dokumenteve vjen nga gjendja mentale e një grupi njerëzish që udhgjuhahëheqin një parti politikegjuha

    http://www.botasot.info/def.php?gjuh...ory=0&id=84487
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 27-10-2010 më 14:12

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Gjithe kjo katrahure e re, kjo tragjikomedi e shqipeve te Maqedonise ka keto qelllime pavaresisht nese dosjet jane te fabrikuara apo te verteta:

    1.Percarje ne mesin e shqiptareve mes tradhetareve dhe patrioteve
    2.Percarje mes faktoreve politik shqiptar ne trekendeshin Shkup-Tirane-Prishtine
    3.Dobesimin e faktorit politik shqiptar ne rajon permes diskreditimit te nje pjese te elites se saj politike e ketu Maqedonia eshte zgjedhur si terreni me i pershtatshem
    4.Forcimin e pozites se Nikolla Gruevskit para finales se ceshtjes se emrit
    5.Forcimi i pozites se Serbise para bisedimeve me Kosoven
    6.Destabilizimi i Maqedonise e me kete edhe te rajonit ku faktori sllav mendon te fitoje favore dhe ta beje betejen e fundit me faktorin shqiptar
    Pjesemarres:
    ne rolet kryesore ne kete teater jane:
    ne rolin kryesor PDSH-ja
    ne rolet tjera BDI-ja dhe shqiptaret ne pergjithesi.

    Regjisor kryesor:
    Serbia

    Bashkepunetor ne realizimin e shfaqjes teatrore:
    Nikolla Grujevski, Branko Crvenkovski dhe oficeret e tyre te sherbimeve sekrete

    TELENOVELA VAZHDON

    Shqiptaret e ish Jugosllavise ASNJEHERE nuk do ta dijne kush ka qene spiun ne mesin e tyre sepse ato te dhena nuk do te dalin asnjehere.Ndoshta ka qene Ali Ahmeti e ndoshta edhe Menduh Thaci e ndoshta asnjeri prej tyre.Krejt varet KUSH dhe PSE ka nevoje per te shkaktuar krize....pergjigja eshte e thjeshte SERBIA.

    Ju qofte per hajr telenovela e re ju o shqipe te Maqedonise qe keni drejtues vazal qe shiten per ca lecka tenderesh te Nikolla Gruevskit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 27-10-2010 më 15:52

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ali Ahmeti = bashkëpunëtori “Ibar”?

    Shkup, 27 tetor – Dosja e bashkëpunëtorit “Ibar” është dorëzuar sot në Komisionin për Lustrim.
    Një qytetar nga fshati Poroj i rrethit të Tetovës, me inicialet B. A., ka dorëzuar sot në Komisionin për verifikimin e fakteve dokumentet që dëshmojnë përfshirjen e funksionarit të lartë të BDI-së dhe ish-themeluesit të UÇK-së, në aktivitetet e shërbimeve sekrete serbe.
    Dosja “Ibar” u publikua dje nga e përditshmja maqedonase “Dnevnik”, ku në mënyrë të zgjeruar përshkruhen aktivitetet dhe fushëveprimi i bashkëpunëtorit.
    Ndryshe, “Ibar”, që thuhet se është i lindur në Zajas, kishte vepruar në Zvicër, në mesin e emigrantëve shqiptarë. Aktivitetet e tij kanë qenë të bashkërenduara me bashkëpunëtorin “Daja” dhe “Strelac”, ndërsa ato kanë pasur për qëllim informimin e shërbimeve serbe lidhur me veprimin e aktivistëve për pavarësinë e Kosovës, siç janë Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Agim Çeku, Jakup Krasniqi, Azem Syla - daja i Hashim Thaçit, Abaz Zerja, Hydajet Hyseni, Ramë Buja, Bardhyl Mahmuti, Emrush Xhemaili dhe të tjerë.
    Ndërkohë, anëtari i Shtabit Gjeneral të UÇK-së, Beqir Sinani, sot në një konferencë për shtyp ka thënë se është i bindur se partia e Ahmetit ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete.
    “Këtu jam për shkak të deklaratës së mbrëmshme të BDI-së, e cila ishte shumë e rrezikshme, e cila thërret në gjakderdhje...veç pse ne shqiptarët nuk jemi të gatshëm t’i mbrojmë ata. Gjendja momentale e shqiptarëve të Maqedonisë është edhe një argument se ata kanë bashkëpunuar me shërbimet qysh nga fillimi. Jo vetëm se besoj, por edhe jam i bindur”, ka thënë Beqir Sinani, transmeton portali Zhurnal.
    Me një kumtesë për mediet, ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
    “Historia bazohet në fakte dhe pasi që bëhet fjalë për një histori të afërt, fatmirësisht ekzistojnë fakte dhe dokumente që dëshmojnë pjesëmarrjen apo jo pjesëmarrjen në luftë, e sidomos në strukturën udhëheqëse dhe komanduese të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e me këtë dhe pjesëmarrjen në strukturën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së.
    Nga ana tjetër, edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi ka reaguar sot duke thënë se “dosja ka për qëllim diskreditimin e liderit të tij partiak, Ali Ahmeti”, që ka lënë të nënkuptohet se kush fshihet prapa nofkës “Ibar”.

    koha.net

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Para se te ndodhin ndryshimet e medha, ngrihet nje katrahure qe ta trullose popullin, pastaj akoma me Shqiptaret ne Maqedoni luhen lojrat e njejta.
    E gjith historia lidhet me bisedimet e ardhshme Serbi - Kosove, dhe se epilogu i tyre dihet, Serbet lobuan fuqishem per veriun dhe do ta fitojne, pastaj do quhet marveshje mes dy shteteve per shkembim teritoresh, duke i dhene Kosoves Presheven e Bujanovcin, te gjithe kete mendojne se mund ta kalojne tek populli i Kosoves pa reziqe te medha, por reziku i frustrimit te Shqiptarve ne Maqedoni dhe rifillimit te konfliktit per shkeputje eshte i madh, kete konflikt nuk mund ta manaxhojne as nderkombetaret as askush, pra puna e pare qe duhet bere eshte te diskreditohen njerzit te cilet populli ka besim, ska qene caku as Daja as Mama as Strellec se ata skane mbeshtetje ne popull por ata ishin per te nxehur atmosferen, kryesorja eshte Ibri lideri i Shqiptarve ne Maqedoni, ne te cilin perqindje e madhe e popullit ka besim te madh, pasi qe te krijohet ky mosbesim dhe te thellohet percarja ndershqiptare atehere reziku i shperthimit te konfliktit ne Meqedoni evitohet.
    Kto jane lojrat e sherbimeve, dhe ata do ti arine caqet e tyre, pasi ne jemi shume larg per te kuptuar se cfare ndodh ne te vertete.
    Sa me te percare aq me lehte te kontrollueshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sovrani : 27-10-2010 më 22:27

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116

    Pershnetje!

    ... megjitheate, pikrisht nga fakti se me shqiptaret po luhen loje kaq te ndyera e perqarese, nuk do mend me u bind se ne mesin e Elites Politike e Akademike Shqiptare, sherbimet sekrete te huaja e edhe ai i UDB i kan njerezit e vet!!
    Pa hezitim dhe pa asnje ngurrim duhet te angazhohen te gjithe ,bash te gjithe, qe ketyre HELAQEVE, kushdo qofshin, me ua ndale rrugen duke i demasku deri ne fund!
    Por, para pergjegjesise duhet te shkojn edhe Shpifesit!!
    Bashkpuntoret e UDB kan vetem EMER gjithecka tjeter ,qofte edhe titulli HERO, e merr lumi i ujrave te ZEZA !!!

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Sherbimet sekrete i rekrutoin njerzit me pozita te larta dhe me ndikim ne shoqeri,kur eshte fjala per udben duhet te jemi te kujdeseshem,ata e njohin psikologjin e popullit tone,te ne thashethemet kan ndikim te madhe.Pse udba nuk i hap te gjitha dosjet e saje,pse udba nuk e zbardh fatin e te zhdukurve qe nga viti 1945 e deri sot.Nuk e perjashtoi mundsin qe politikan shqiptar te ken punu per udben,por kjo qe po ndodhe ne IRJM eshte luft speciale e udbes me ndihmen e shqiptarve.Si paska mund A.Ahmet ti spiunoi nga Zvicrra Rame Bujen,Jakup Krasniqin
    kur keta dy vazhdimisht kan jetu ne Kosove, Buja ka qene nenkryetar i LDK,Krasniqi kryetar i deges se LDK ne Drenas.
    Te besosh qe udba do ti zbuloi agjentet e saje eshte naivitet,udba po luan me politikane matrapaz shqiptar te irjm.

  10. #110
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ish shefi i UDBA-së, Spasiq: Dosja ‘Ibar’ dhe të tjerat janë të vërteta

    http://www.shqipmedia.com/2010/10/is...ne-te-verteta/

Faqja 11 prej 31 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •