Pas publikimit të dosjeve të spiunëve dje nga
profesori Shpend Lushi gazeta maqedonase ‘Dnevnik ‘ ka prezentuar disa pjesë të dojseve por pa përmendur emra pasi e njëjta është e ndaluar me ligj.
Portali Shqipmedia.com paraqet artikullin e gazetës së lartpërmendur.
Sipas ‘Dnevnik’ më i gjërë është dokumentacioni I cili dedikohet për deputetin e BDI-së. Ajo përban kode të shifruara, mirënjohje për para të pranuara, të dhëna zyrtare, raporte, informacione… Sipas vulave, dokumentet janë adresuar deri tek ish Lidhja e Sekretariatit të punëve të brendshme, por edhe te resori Siguri shtetrore te MPB te Republikës së Serbisë. Deputeti ka vepruar me nofkën Vujko (Daja). Sipas dokumenteve, ai ka qenë I angazhuar në mes emigrantevë në Zvicër dhe Gjermani, kurse në lidhje me shërbimet sekrete të Jugosllavisë ka qenë prj vitit 1968. Vëmendje tërheq të dhënat se ka qenë I angazhuar veçanarisht për të shpërbër grupin “ekstremist” shqiptarë të Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitet e 1982. Në njërën prej të dhënave zyrtare, ndër të tjerat, thuhet: “ Sipas njohurive të SDB.., është bërë përgatitja në të gjitha format të bashkëpunimeve me agjencinë tonë, me qëllim për të siguruar para, pra punë në SDB për shpërblime në të holla dhe nxjerjen e dokumenteve falso për udhëtim për të mundur të takohet me familjen e tij në Sloveni”
Në lëndën tjetër, shkruan:” A falemdenderuar kooperimit të…., Shërbimi erdhi në kontakt me familjar të tij, djalin e motrës së tij… I lindur në vitin….. fshatin….. Kërcovë, SR Maqedoni. I lartë përmenduri…. është regjistruar me statusin Bashkëpuntor në vitet e 1980/1981 kurr me urdhër të SDB hyri në grupet ekstremiste në kuadër te Universitetit të Prishtinës. Prej asaj periudhe… dhe… I kanë dorzuar SHërbimit gjithsej 580 informacione relevante, të dhëna, dokumente, fotografi si dhe të dhëna tjera interesante në lidhje me sigurinë”. Në dokumentin është thënë se të dy personat Vujkot (Daja) dhe familjari I tij, kanë dorëzuar të dhëna për më shumë “ekstremist”, ndër të cilët përmendet Azem Syla- daja I Hashim Thacit, Jakup Krasniqi, Agim Ceku, Bardhyl Mahmuti… Sipas dokumenteve, deputeti ka pranuar shpërblime në të holla prej 2.500 markave gjermane dhe 4.500 franka zvicrane.
Ministri aktual I njohur me pseudonimin Mama, sipas dokumenteve te Byrosë, është regjistruar ne mars të vitit 1984. Dosja e tij është më e vobekët dhe përmban vetëm dy dokumente, në të cilat mund të shihet se në dy raste prej pjestarve të Shërbimit ka marrë 40.000 Shillinzi austriake dhe 25.000 franka zvicrane. Por, emri I tij më së shpeshti përmendet në dokumentet të cilat I referohen për ish zv/presidentin e Kuvendit dhe kandidat për kryetar shteti, I cili ka vepruar me nofkën Strelac. Ai ka patur kontakt me KOS në kohën e shkollimit në shkollën për oficer rezerv në Bileqa, ndërsa pas intervenimit të Shërbimit është pranuar në vendin e punës Inspektor në SPB të Maqedonisë ne Dibër, ku është udhëhequr nga instruktor-bashkëpuntor I veçantë.
http://www.shqipmedia.com/2010/10/sp...iten-kosovare/
Krijoni Kontakt