Close
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 207
  1. #181
    Hahhahahahahahha. Shoket e Xhavitit, Ibrahimit, Azemit, Elshaneve, Xhelileve, Qerimeve e te tjere Lepurushave po na dalin me letra spiuna te UDB-se. Ne keto i kemi ditur dhe i kemi then publikisht, por tash po dalin me dokumenta.
    Neser sigurisht se do te dalin edhe ne Kosove.
    Nejse
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  2. #182
    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së

    Publikuar: Sot, më 19 tetor 2010
    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së
    Artikuj të ngjashëm



    Shkup, `9 tetor - Komisioni për lustrimin po verifikon tre dosjet e dorëzuara, në të cilat janë emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, njofton INA.

    Një anëtarë pranë këtij komisioni deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se janë hapur këto materiale, në të cilat nënvizohen emrat e Musa Xhaferit, ministër aktual i Pushtetit Lokal, Fazli Veliu - deputet i BDI-së, si dhe një zyrtari tjetër të lartë të kësaj partie, të cilët potencohen si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit shtetëror ushtarak jugosllav.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga mebybe Lexo Postimin
    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së

    Publikuar: Sot, më 19 tetor 2010
    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së
    Artikuj të ngjashëm



    Shkup, `9 tetor - Komisioni për lustrimin po verifikon tre dosjet e dorëzuara, në të cilat janë emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, njofton INA.

    Një anëtarë pranë këtij komisioni deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se janë hapur këto materiale, në të cilat nënvizohen emrat e Musa Xhaferit, ministër aktual i Pushtetit Lokal, Fazli Veliu - deputet i BDI-së, si dhe një zyrtari tjetër të lartë të kësaj partie, të cilët potencohen si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit shtetëror ushtarak jugosllav.
    Pse e ke cungue more cung ket shkrim
    po nuk e kini per her te par ju bashkpuntoret e vertet te UDB-es qe falcifikoni dokumente e qka jo
    po vall a mos besoni se ju beson kush
    jo jo e dini edhe ju vet se kot genjeni e pregaditni dosje e dokumente te falcifikuara as kush sjau var juve ma u ka kalue koha tani u kemi hedh ne deponit e perllogut

    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së

    Publikuar: Sot, më 19 tetor 2010


    Shkup, `9 tetor - Komisioni për lustrimin po verifikon tre dosjet e dorëzuara, në të cilat janë emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, njofton INA.

    Një anëtarë pranë këtij komisioni deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se janë hapur këto materiale, në të cilat nënvizohen emrat e Musa Xhaferit, ministër aktual i Pushtetit Lokal, Fazli Veliu - deputet i BDI-së, si dhe një zyrtari tjetër të lartë të kësaj partie, të cilët potencohen si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit shtetëror ushtarak jugosllav.

    “Fillimisht do të vërtetohet autentiteti i këtyre dokumenteve, për shkak se bëhet fjalë për kopje, dhe pasi që të gjendet origjinali, do të bëhet verifikimi i fakteve”, deklaroi një zyrtar i komisionit.

    Nga Komisioni i lustrimit nuk bëjnë të ditur saktësisht se a do të sigurohet dhe në çfarë forme do të sigurojnë dokumentin origjinal, për shkak se bëhet fjalë për dokumentacion i kopjuar nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe që janë të arkivuara në dosjet e ish-UDB-së dhe shërbimit ushtarak ish-jugosllav KOS në Beograd.

    Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se nuk është organ kompetent për të kërkuar dosjet nga Beogradi. Kryeministri Nikolla Gruevski dje paralajmëroi se do të bëjnë përpjekje të gjitha institucionet përgjegjëse lidhur me transparencën dhe sjelljen e dokumenteve nga Beogradi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #184
    Siq po shihet e paske mizen ner kapuq o llapuq( Q.K.).
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  5. #185
    Bekimi e Besimi prehen në varr, e kriminelët shëtisin të lirë!
    Shqipe Osmani
    Nëntë vjetori i një vrasje në pritë
    Më 19 tetor bëhen nëntë vjet nga vrasja në pritë e Bekim Kastratit, gazetar i gazetës kombëtare “Bota sot’ dhe Besim Dajakut, pjesëtar i njësisë për mbrojtje të presidentit Ibrahim Rugova.

    Përvjetorët e vrasje të pasluftës vijnë e shkojnë, të vrarëve u ka mbirë dheu mbi varre, familjarët a tyre ua freskojnë varrezat me lule e kurorë, ndërkaq vetëm vrasësit nuk janë arrestuar.

    Nëntë vjet më parë në një pritë të organizuar në hyrje të Skënderajt, një grup kriminelësh, në terrin e natës shtinë me armë zjarri në drejtim të veturës ku ishin Bekim Kastrati, Besim Dajku, Gani Geci e Shani Geci . Kjo vrasje në pritë, në terrin mbrëmjes së 19 nëntorit të vitit 2001 ka mbetur ende në “terr”, e pazbuluar. “Kapuçonjë të zinj” të natës, në dalje të Skenderajt u dolën në pritë dhe shtinë me armë automatike në drejtim të veturës ku ishin Bekimi, Besimi, Gani Geci. Bekimi mbeti i vrarë në vend. Besimi erdhi gjallë deri në spital, ndërkaq Gani Geci u plagos në këmbë.

    Besimi ishte nisur për realizuar një intervistë për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai nuk ndalej duke shkruar për gazetën kombëtare “Bota sot” edhe atëherë kur e kërcënonin në format më të rënda.




    Të zhgënjyer në institucione

    Nëntë vjet pas kësaj vrasje pas shpine, familjarët kujtojnë me zemër të thyer e me pikëllim të madh atë natë tragjike.

    Hajrzi Kastrati, babai i Bekimit kujton atë natë me dhembje në shpirt. “Çka të them! Vitet po kalojnë e dhembja po na shtohet. Dhe sa më shumë që po kalojnë vitet, vrasja e Bekimit dhe e Besimit po tretet në harresë nga organet e ndjekjes e të sigurisë. Në fillim u bënë disa hetime e si duket tash kanë humbur të gjitha dosjet. Ku ka më keq sesa të vidhen dosjet e krimeve në Policinë e Kosovës. Tash këta tanët as që janë interesuar që të bëjnë diçka për zbulimin e kësaj vrasje. Veç ne familjarët dhe gazeta “Bota sot” po e rikujtojmë këtë vrasje. Vetëm ne po kërkojmë zbulimin e kriminelëve që e vranë Bekimin e Besimin” shprehet i zemëruar e me zëmër të plagosur xha Hajrizi.

    Edhe Liridon Dajaku, vëllau i Besimit shprehet i zhgënjyer me organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare, derisa thotë ai se kanë kaluar nëntë vite dhe asnjë veprim konkret nuk është arrit.”Për ne që kemi punuar si familje edhe paraardhësit tanë edhe nga ne për t’i krijuar këto institucione që i kemi, këto nuk kanë bëra asgjë për të zbardhur vrasjet e pasluftës. Nuk është interesuar asnjë institucion në Kosovë që të zbardhin rastin e vrasjes se Besimit e të Bekimit, por as edhe vrasjet tjera të cilat janë bërë pas luftës në Kosovë.”, thotë Liridoni . Ai nuk shpreson se me një ritëm të tillë të hetimeve mund të ketë rezultate konkrete në zbulimin e vrasësve. Ai pohon se interesimi i familjes së tij për të mësuar më shumë lidhur me hetimet ka qenë i vazhdueshëm, por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje konkrete. Sipas tij dëshmitë për rastin e vrasjes janë dorëzuar në atë kohë edhe në policinë e UNMIK-ut dhe atë të Kosovës, dhe tani dëshmitë janë në EULEX. Liridoni shpreson se organet e drejtësisë dhe hetuesisë së misionit EULEX do të përfundojnë hetimet dhe të zbardhen vrasja e Besimit dhe të Bekimit , por edhe vrasjet tjera. Ai thotë se familja e tij në të gjitha rastet është e gatshme për bashkëpunim, sikur edhe deri më tani me të vetmin qëllim që këto vrasje të zbardhen dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

    Vazhdimisht na thonë: “Hetimet vazhdojnë!”

    Ismajl Kastratai, vëllau i Bekim Kastratit, nuk ndjehet i qete derisa nuk zbulohet se kush ishin vrasësit e Bekimit . Ai përveç barrës së rëndë që ka për humbjen e vëllait , atë tashmë e mundon edhe mos angazhimi i institucioneve të vendit për të zbardhur vrasësit që ata të marrin dënimin e merituar për privimin nga jeta e vllahun e tij.

    “Baba im është angazhuar vazhdimisht për të mësuar për hetimet për rastin e vrasjes së Bekimit , por asnjëherë nuk është thënë diçka konkrete .Vazhdimisht babait i kanë thënë se hetimet po vazhdojnë në zbardhjen e rastit , por deri më tani asgjë nuk është bërë.”Nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të gjetur vrasësit e Bekimit , dhe siç po shihet nuk do të bëjnë asgjë edhe në të ardhmen, Nuk janë të interesuar që të zbardhen rastet dhe të gjenden vrasësi”, tha Kastrati. Vëllau i Bekimit thotë se babai i tij ka qenë disa herë në EULEX-, dhe po ashtu ka marrë të ndejat përgjigje, për vazhdime te hetimeve në këto raste.”Baba ka qenë në EULEX disa herë dhe ka kërkuar të mësoj më shumë për hetimet, madje pas deklarimeve në Kuvend se dosjet e vrasjes së Bekimit e Besimit janë zhdukur, babai ka shkuar dhe ka kërkuar të dijë nëse vërtet nuk eksitojnë ato vrasje, por atje në EULEX i është thënë se dosjet janë dhe hetimet për vrasjet po vazhdojnë”, thotë vëllau Ismajli. Ai ka fituar një bindje se derisa nuk ka asnjë rezultat edhe pas 9 vitesh institucionet përkatëse nuk janë të interesuar që të zbulojnë ato vrasje. Ai edhe pse nuk shpreson shumë tek organet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare , megjithatë thotë ai shpresa mbetet gjithmonë.

    Në nëntëvejtorin e vrasjes së Bekim Kastratit, dy vajza të reja vazhdojnë jetën e tyre jetime. Janë Vesa 10 vjeçe dhe Era 8 vjeç që tash e nëntë vjet po rriten pa dashurinë prindore. Babai i tyre Bekimi është vrarë nga një kriminel i panjohur e ato po rriten me buzëqeshje të ngrirë në fytyrë.
    18.10.2010
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap e shef tani te dokumentuar sesi jane filtruar bashkepuntoret e udebes ne uck!!
    tash fazli veliu eshte shok i azem syles xhavit halitit , emrush xhemajlit daje i ali ahmetit etj etj!!

    edhe ai tjetri komandant i uck paska qene !!
    rugova kurr nuk ka fol kot Ai e ka dite se zogjt e udbes jane fut ne uck!!

    po te ishit punonjes thot njeri po ju paskeni qene veq bashkpuntor informant hemozamakeq!!

    ja pra keshtu ju thirreni ne 'vlera' te luftes se nuk i keni pasur kurr !!
    por vlerat e damkat e armikut u kane perquar fund e krye!!

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Ish-pjesëtari i shërbimit sekret denoncon spiunët në BDI

    Publikuar: Sot, më 19 tetor 2010
    Ish-pjesëtari i shërbimit sekret denoncon spiunët në BDI
    Artikuj të ngjashëm

    * Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së
    * Halimi akuzon politikën diskriminuese serbe ndaj shqiptarëve
    * Herman Van Rompuy: BE nuk importon konflikte rajonale

    Shkup, 19 tetor - Ish-pjesëtari i shërbimit sekret, Hisen Musliu reagoi dje kundër BDI-së, pasi që emri i tij pardje u përmend si një nga ideatorët për dosjet e fundit, raporton INA.
    Hisen Musliu, ish –pjesëtarë i shërbimit sekret që në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe deri në vitin 2002 ka sqaruar opinionin lidhur me akuzat e bëra ndaj tij nga ana e përfaqësuesit të lartë të BDI-së, Talat Xhaferi.

    “Mua si funksionar më njeh e tërë Tetova, e tërë shoqëria, e tërë Maqedonia e deri në federatën e atëhershme, por kurrë nuk kam qenë spiun apo bashkëpunëtor. I kam kaluar të gjitha instancat duke filluar nga inspektori deri në fund me këshilltar i lartë i ministreshës aktuale Jankullovska, edhe në këtë rast shpreh reagimin tim ndaj Talat Xhaferit, i cili bëri padrejtësisht një akuzë të rëndë ndaj meje personalisht, dhe për familjen time, për djalin tim, i cili është aktualisht inspektor i rregullt i agjencionit për zbulim, që s’ka të bëjë me atë që u tha”, deklaroi Hysen Musliu.

    Ai përgënjeshtroi se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, por punonjës i tij, ndërsa nga ana tjetër paralajmëroi ngritjen e kallëzimit penal kundër deputetit Talat Xhaferi.

    “Desha ti parashtroj disa pyetje zotëri Talat Xhaferit aty ku dhembjen më të madhe dhe i dhemb më shumë UÇK-ja, prandaj atë unë do ta pyes se me çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilin funskionarë aktual të shërbimit sekret ushatarak të ARM-së kaloi bashkërisht. Çfarë detyre mori ai që të hynte në UÇK dhe në UÇK ai u kyç me dy emblema. Njërën emblemë para ushtarëve të UÇK-së, kurse për brenda e kishte emblemën me yllin e ARM-së”, theksoi Hysen Musliu.

    Sipas tij, Xhaferi u bë komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinën, por siç thuhet pas likuidimit të grupit të UÇK-së në Malësinë e Gostivarit me një shpërthim që ndodhi ku u vranë disa persona mes tyre edhe Naser Ademi nga Negotina.

    “Ai e din më së miri si dhe pse duhet të japë sqarime për atë krim dhe po ashtu unë do ta pyes Talat Xhaferin se ai në një emision të Alsat-M, është ballafaquar me një dosje të
    Bashkëpunëtorit që e mban pseudonimin Tale. Unë normalisht si profesionist kam punuar nëpërmjet bashkëpunëtorëve, ajo është normale, që të gjithë shërbimet e praktikojnë anekënd botës dhe ato janë mjeti kryesor. Kjo që është aktualisht me këto dosjet, se ku gjinden, si gjinden, në çfarë gjuhe janë shkruar, unë kam njohuri po aq sa gjithë ju dhe unë nuk jam fabrikant i atyre dosjeve sepse nuk kam arsye ti fabrikoj, dhe shumë ngjarje i kam të freskëta ne mendjen time dhe jam dëshmitarë i gjallë i drejtpërdrejtë dhe jo me thashetheme”, theksoi Musliu, duke shtuar se nuk ka nevojë ai të merret me dosjet e fundit të publikuara.


    Duke komentuar materialet e fundit të publikuara, Musliu theksoi se beson në ato materiale. “Nuk më takon mua ti komentoj se a janë zyrtare, por në bazë të asaj që i pash një pjesë e tyre janë të shërbimit sekret jugosllav të cilët kanë bashkëpunuar edhe në vazhdimësi edhe pas shthurjes së Jugosllavisë. Komunikimi ditor është bërë nëpërmjet depeshave dhe materialeve të shkruara dhe ato materialet që u kanë takuar bashkëpunëtorëve ato gjithmonë janë shërbyer me nofka jo me emër e me mbiemër. Unë njoh shumë nofka jo tre nofka”, theksoi Hisen Musliu, duke komentuar tre dosjet që lidhen me personalitete të larta të BDI-së.
    Faleminderit për rekomandimin

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    sa nofken luftetaret i veshin vetes kjo paska qene qeshtja se paskan qene klysh te udbes!!

  9. #189
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Pse e ke cungue more cung ket shkrim
    po nuk e kini per her te par ju bashkpuntoret e vertet te UDB-es qe falcifikoni dokumente e qka jo
    po vall a mos besoni se ju beson kush
    jo jo e dini edhe ju A se kot genjeni e pregaditni dosje e dokumente te falcifikuara as kush sjau var juve ma u ka kalue koha tani u kemi hedh ne deponit e perllogut

    Funksionarë të BDI-së dalin si bashkëpunëtorë të ish-UDB-së

    Publikuar: Sot, më 19 tetor 2010


    Shkup, `9 tetor - Komisioni për lustrimin po verifikon tre dosjet e dorëzuara, në të cilat janë emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së, njofton INA.

    Një anëtarë pranë këtij komisioni deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se janë hapur këto materiale, në të cilat nënvizohen emrat e Musa Xhaferit, ministër aktual i Pushtetit Lokal, Fazli Veliu - deputet i BDI-së, si dhe një zyrtari tjetër të lartë të kësaj partie, të cilët potencohen si bashkëpunëtorë të ish-sigurimit shtetëror ushtarak jugosllav.

    “Fillimisht do të vërtetohet autentiteti i këtyre dokumenteve, për shkak se bëhet fjalë për kopje, dhe pasi që të gjendet origjinali, do të bëhet verifikimi i fakteve”, deklaroi një zyrtar i komisionit.

    Nga Komisioni i lustrimit nuk bëjnë të ditur saktësisht se a do të sigurohet dhe në çfarë forme do të sigurojnë dokumentin origjinal, për shkak se bëhet fjalë për dokumentacion i kopjuar nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe që janë të arkivuara në dosjet e ish-UDB-së dhe shërbimit ushtarak ish-jugosllav KOS në Beograd.

    Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se nuk është organ kompetent për të kërkuar dosjet nga Beogradi. Kryeministri Nikolla Gruevski dje paralajmëroi se do të bëjnë përpjekje të gjitha institucionet përgjegjëse lidhur me transparencën dhe sjelljen e dokumenteve nga Beogradi.
    Vellau yte si i ka punet, a eshte ai ne kete dosje apo ne tjetren. Kuku per juve a.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  10. #190
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga pirroja1 Lexo Postimin
    Ndegjo Arber koketuli!
    Fakti qe ti gjate luftes e ke shetitur me makine Arkanin neper vija fronti eshte nje tregues se ti je nje kolaboracionist i keq! Avdi Ibrahimi, shoku yt, gjate kohes qe ka punuar ne MPP ka patur nje telefon special qe lidhej me UDB. Ky fakt tregon se ai ka qene spiun si ti.
    Ju tere kohen keni qene se bashku me Avdine dhe tash shko merre Avdine dhe shkoni qe dyte ne te s'emes! Mos e harroni edhe Plakun ta merrni sepse edhe ky eshte nje udbash shume i rafinuar...
    Kam ndegjue e pare ,ama njeriu qe ta shane veten , spiunat e kan ne dore dhe pike!
    Se te flasesh se kush ka qen spiun e udbashe,keta vinin ne qeverin e shqiptareve e patriotet ne rrote te sames !Nuk ka drejtesi ne kete bote te shqiptareve !

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •