Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 207
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Kadri Arifi: Nuk di që SHIK-u të jetë përfshirë në krim

    Kadri Arifi: Nuk di që SHIK-u të jetë përfshirë në krim
    , më 30 korrik 2010

    Prishtinë, 30 korrik – Ndihmësdrejtori i përgjithshëm për Shtyllën kundër krimit në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi, thotë se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë guvernatorin e BQK-së, Hashim Rexhepi, në krim të organizuar. Ai paralajmëron se do të ketë arrestime të tjera, ndërsa numri i rasteve që po hetohen nga policia është dyshifror.
    Kadri Arifi, zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, garanton se Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi, ndërkaq lufta kundër krimit ka vështirësi në Mitrovicë për shkak të gjendjes politike. Arifi në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, ka folur edhe për SHIK-un, takimin me shefin e këtij shërbimi, Kadri Veseli, ndërsa është shprehur i bindur se kjo organizatë nuk është e përfshirë në krim. Ai ka folur edhe për vjedhjen e provave, për kamerat e sigurisë atë natë dhe shumë çështje të tjera.
    I pyetur për rezultatet aktuale, udhëheqësi i Shtyllës kundër krimit tha se rezultatet e luftës kundër krimit, Policia e Kosovës i ka pasur në mënyrë permanente që nga koha e transicionit dhe nga ndërtimi i fuqive vetjake të luftimit të krimit.
    Rreth aksionit të fundit i Policisë së Kosovës, të vlerësuar më i madhi kohëve të fundit, arrestimi i guvernatorit Rexhepi, Arifi ka thënë se dyshim se ky është njëri prej rasteve që quhen të mëdha në kuptimin figurativ për hetim. Kjo është evidente që ka ngjallur pak më shumë interesim te publiku për shkak se bëhet fjalë për arrestimin e guvernatorit të bankës. Këto hetime kane filluar në vitin 2008, është një lëndë mjaftë komplekse. Duhet të kryhen dhe janë kryer shumë veprime hetimore financiare dhe krejt kjo ka të bëjë me dyshime të bazuara të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ushtrimit të ndikimit, korrupsionit e kështu me radhë. Janë kryesisht vepra që sanksionohen nga kapitulli i asaj që ne i quajmë korrupsion. Me faktin që nga gjykata i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh kjo dëshmon se Policia ka arritur ta bindë gjykatën dhe ka prezantuar dëshmi me të cilat merret seriozisht gjykata dhe ne besojmë që kjo të procedohet në bazë të ligjit. Policia e ka kryer punën gjithmonë në koordinim me prokurorë të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Jemi munduar dhe jam shumë i sigurt që hetuesit tanë kanë qenë shumë të paanshëm, profesionistë dhe të pandikuar. Kjo do të marrë ende kohë për shkak se duhet të kryhen shumë veprime hetimore.
    Ajo çka duhet thënë për të qenë korrekt me publikun është që një numër i madh i rasteve menaxhohen në mënyrë të veçantë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, edhe veprimet hetimore të Policisë kryesisht janë zhvilluar nga departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it i cili ka kompetenca për luftimin e plotë të krimit. Kështu që duhet të jetë e qartë edhe për neve se Departamenti ekzekutiv i EULEX-it por edhe njësitë hetimore të Policisë së Kosovës veprojnë nën ombrellën dhe nën udhëzimet e drejtpërdrejta të Prokurorisë Speciale (Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Policë të dyshuar si pjesëtarë të SHIK-ut, të paprekshëm nga ligji
    10 janar 2010



    Prishtinë, 10 janar – Struktura e Shërbimit Informativ të Kosovës vazhdon të jetë e paprekshme nga organet e drejtësisë. Ndonëse nuk janë zbardhur rastet e vrasjeve politike të pasluftës, për të cilat shpesh është akuzuar kjo organizatë, organet e drejtësisë nuk hetojnë as shkeljet më të vogla për të cilat ata dyshohen.
    Koha Ditore ka raportuar tri javë më parë për dyshimet për shkelje ligjore të dy pjesëtarëve të policisë, Kadri Arifi, udhëheqës i Shtyllës së Krimit në Policinë e Kosovës, dhe Emin Beqiri, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët Nazim Bllaca i kishte etiketuar si ish-kolegë të tij në SHIK. Të njëjtët më pas kishin ndërmarrë një fushatë nëpër media duke shpërndarë dokumente konfidenciale, e madje Arifi kishte organizuar edhe konferencë për shtyp, ku i kishte quajtur shpifje akuzat e Bllacës.
    EULEX-i, që është duke e hetuar këtë rast pa Policinë e Kosovës, ka porositur që askush nuk duhet të paragjykojë asgjë në lidhje me një rast që është duke u hetuar, duke iu referuar rastit Bllaca.
    “Nuk jam në dijeni për atë konferencë për media, por në përgjithësi mund të them se kurdo që një rast është nën hetime duhet që të argumentohet në bazë të hetimeve, prandaj drejtësia duhet ta thotë fjalën e fundit”, pati deklaruar tri javë më parë zëdhënësja e EULEX-it, Karen Limdal.
    Në anën tjetër, kolegu i Arifit, Beqiri, u kishte dhënë mediave dokumente në rrugë jozyrtare për procedurat hetimore që ishin zhvilluar ndaj Bllacës, gjë që sanksionohet me Kod Penal të Kosovës.
    Kryeprokurori i Qarkut në Prishtinë, Osman Kryeziu i ka thënë gazetës se institucioni që ai drejton nuk është kompetent për të hetuar vepra të tilla.
    “Kjo çështje i përket më shumë Prokurorisë Komunale dhe jo Prokurorisë së Qarkut, sepse ne merremi me vepra më të rënda”, ka deklaruar Kryeziu.
    Mirëpo, përgjegjësinë për të hetuar këtë rast nuk e ka marrë as kryeprokurori komunal. Ai ka deklaruar se ky rast mund të hetohet vetëm nëse pala e dëmtuar bën ankesë.
    “Ky rast nuk mund të ndiqet si kallëzim i sekretit zyrtar për shkak se nuk ka ligj për mbrojtjen e sekretit zyrtar, mund të ndiqet si kallëzim i sekretit derisa rasti është në procedurë, mirëpo për këtë Kodi Penal parasheh që rasti mund të niset nëse ka ankesë nga pala e dëmtuar”, ka deklaruar kryeprokurori komunal, Aleksandër Lumezi.
    Ndërkohë, personi që të paktën zyrtarisht është udhëheqës i Beqirit dhe Arifit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti nuk është shprehur i gatshëm të japë sqarime se pse një person i dyshuar udhëheq Shtyllën e Krimit dhe pse nuk janë nisur të paktën procedura disiplinore ndaj tyre.
    “Unë jam në pushim vjetor dhe nuk mund të flas asgjë derisa jam në pushim. Më vjen shumë keq, por nuk konsideroj që është në rregull të flas derisa jam në pushim vjetor”, ka qenë komenti i vetëm i drejtorit Ahmeti.
    Ndërkaq, Zyra për media e policisë ka konfirmuar se nuk janë nisur procedura të brendshme disiplinore.
    Analisti për çështje të sigurisë, Agim Musliu, e quan të metë të UNMIK-ut, për shkak se këtë rast nuk e kanë proceduar në prokurori.
    Sipas tij, nevojitet vullnet politik që të veprojë drejtësia.
    “Nuk mund të paragjykoj se a frikohet dikush nga SHIK-u, por vërehet një hezitim i të gjitha subjekteve dhe institucioneve. Mendoj që po të kishte vullnet të theksuar politik shumë çështje do të ishin qartësuar më shpejt e që do të ishte në dobi të gjithë shoqërisë sonë”, është shprehur Musliu.
    Veprimtaria e SHIK-ut, që është e lidhur ngushtë me partinë në pushtet, Partinë Demokratike të Kosovës, qysh nga paslufta ka mbetur e errët për opinion dhe nuk është hetuar apo shpalosur nga askush.
    “Vullneti politik”, sipas Qeverisë së Kosovës, ekziston dhe se kjo qeveri ka prioritet zbatimin e ligjit. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka deklaruar se në Kosovë “asnjë person nuk është mbi ligjin”.
    Ndërsa, sa i përket të kaluarës së SHIK-ut, Kuqi ka deklaruar se kjo çështje duhet të debatohet, por nuk ka treguar nga kush.
    “Është çështje që mendoj se duhet të debatohet nga struktura të tjera, për veprimtarinë e secilit individ dhe secilit organizëm në Kosovë që të jetë transparent”, ka thënë ai.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Agjentët” e SHIK-ut në Polici shkelin ligjin me paragjykimet për Bllacën

    Në vitin 2007, shefi i Shtyllës së Krimit në Policinë e Kosovës ishte transferuar nga Shtylla e Krimit në Logjistikë, për shkak se, siç thuhej në vendim, “takohet vazhdimisht me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe lëshon informata konfidenciale”. Pas publikimit të CD-së së Bllacës, Arifi kishte organizuar konferencë për media duke paragjykuar se Bllaca po shpifte, megjithëse me ligj kjo nuk i lejohet një polici, i cili nuk është i kyçur në hetime
    Kastriot Jahaj

    Prishtinë, 17 dhjetor – Në CD-në që ishte shpërndarë në Kuvendin e Kosovës për media, Nazim Bllaca e kishte përmendur emrin e drejtorit rajonal të Policisë së Prishtinës, Emin Beqiri, si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK). Menjëherë pas publikimit të kësaj CD-je kishte reaguar Policia e Kosovës, duke organizuar konferencë për media, në të cilën megjithëse ishte theksuar se rastin është duke e hetuar prokurori i EULEX-it, drejtori i Shtyllës së Krimit në Polici, Kadri Arifi, kishte paragjykuar duke i cilësuar si shpifje deklarimet e Bllacës. Ligji nuk ia lejon atij që të japë vlerësime për rastin pa u kryer hetimet. Ai madje pa kërkesën e gazetarëve kishte publikuar edhe disa raste, ku Nazim Bllaca akuzohej për vepra të ndryshme penale.
    Pas konferencës së Policisë, ku Kadri Arifi e kishte akuzuar për shpifje, Nazim Bllaca i kishte thënë gazetës se një ndër informatorët e SHIK-ut në Policinë e Kosovës, përveç Emin Beqirit nga Lipjani, është edhe Kadri Arifi, po ashtu nga Lipjani.
    Mirëpo i gjithë ky aktivitet i Arifit duket se është bërë me qëllim që ta mbrojë SHIK-un. Nga burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës është marrë vesh se pikërisht për shkak të lidhjeve të ngushta me krerët e SHIK-ut, Kadri Arifit i ishte shqiptuar si masë disiplinore një transferim nga Shtylla e Krimit në Logjistikën e Policisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, kjo masë disiplinore ishte lëshuar me arsyetimin se “Kadri Arifi takohet vazhdimisht me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe lëshon informata konfidenciale”.
    Ky vendim ishte lëshuar nga një pjesëtar i Njësitit të inteligjencës të Policisë së UNMIK-ut në vitin 2006.
    I pyetur për këtë nëpërmjet telefonit, Arifi nuk ka mohuar as nuk ka pohuar asgjë, vetëm ka thënë se nuk do ta komentojë këtë në opinion. “S’merrem me ato sende, s’du me i komentu ato në opinion. S’është problem i joti ky”, ka thënë ai, duke e përplasur telefonin.
    Gazeta ka kontaktuar edhe me Zyrën për media të Policisë së Kosovës, të cilët kanë kërkuar që pyetja në lidhje me këtë masë disiplinore ndaj shefit të Shtyllës së Krimit t’u drejtohet me shkrim, mirëpo “përgjigjja” e vetme e kësaj zyre ka qenë heshtja.
    Gazeta po ashtu ka provuar të marrë një përgjigje nga Kadri Arifi përse i ishte dashur të organizonte konferencë për media për t’i quajtur shpifje akuzat e Bllacës në CD, përderisa këto akuza po hetoheshin nga EULEX-i dhe Bllacës i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ai vazhdimisht e ka mbyllur telefonin dhe nuk ka dashur të jepte shpjegime.
    Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria, e ka arsyetuar mbajtjen e konferencës për shkak të kërkesave të shumta nga mediat dhe sipas zëdhënësit, “për të informuar në lidhje me pozicionin e Policisë së Kosovës në lidhje me rastin Bllaca”. Ai vazhdimisht ka theksuar se EULEX-i ka udhëhequr hetimet dhe jo Policia e Kosovës, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të sqarojë se pse drejtori i Shtyllës së Krimit ka paragjykuar, duke i quajtur shpifje deklarimet e Bllacës në CD.
    “PK-ja nuk ka qenë e kyçur në këtë rast, sepse ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e EULEX-it. Lidhur me këtë deklaratë mund t’i drejtoheni personit të lartshënuar, (Kadri Arifi). Nuk kam kompetencë t’i i komentoj deklaratat e tij”, është shprehur Sadria.

    Aktivitetet e Emin Beqirit dhe të Kadri Arifit kundër Bllacës

    Në këtë konferencë për media Arifi, i cili është akuzuar si agjent i SHIK-ut, pa kërkesën e mediave, me vetë dëshirë dhe pa autorizim të prokurorit special të EULEX-it, i cili udhëheq hetimet, i kishte shpalosur disa raste sekrete. Faredin Gashi, i akuzuar në CD si vrasës me pagesë i SHIK-ut, e kishte akuzuar Nazim Bllacën për shantazh dhe kërcënime.
    Shefi i Shtyllës së Krimit në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi, madje kishte shprehur besimin se EULEX-i do të marrë vendim të arsyeshëm në bazë të informatave që marrin nga intervista. Ai kishte bërë të ditur se njëri ndër personat e përfolur nga Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, më 10 korrik të 2009, ka paraqitur në Polici, në Ferizaj, një rast të shantazhit nga Bllaca, por, sipas tij, aktualisht në këtë fazë të hetimeve nuk do të jetë e lehtë që të japin informacione, megjithëse këtë tashmë e kishte bërë pa autorizim të prokurorit.
    Tregimi i sekretit zyrtar pa autorizim, përveçse ndalohet me Ligjin për Policinë e Kosovës, është i sanksionuar edhe me Kodin Penal të Kosovës.
    Pas publikimit të CD-së së Bllacës, ku ishte apostrofuar drejtori rajonal i Policisë së Prishtinës, Emin Beqiri, si agjent i SHIK-ut, Beqiri kishte preferuar të mos flasë për media, duke thënë se ia lë drejtësisë të merret me rastin, mirëpo ishte angazhuar për një fushatë mediale bashkë me Kadri Arifin. Derisa Arifi në konferencën për media të Policisë vetëm i kishte përmendur rastet ku akuzohej Bllaca në vitin 2007, Beqiri ishte angazhuar që t’u japë mediave dokumente të brendshme të Policisë për rastin Bllaca. Sikur gazeta “Koha Ditore”, ashtu edhe mediat e tjera, kishin marrë dokumente, ku hetuesit i raportonin Emin Beqirit.
    Këto raportime të hetuesve rajonalë janë bërë me kërkesë të Emin Beqirit, pas publikimit të CD-së. Ai u ka ofruar medieve një dokument me katër fleta A4, ku hetuesit i kanë shpjeguar gjithçka në lidhje me Bllacën dhe hetimet që janë bërë ndaj tij në vitin 2007, si dhe një dokument tjetër po ashtu katër fleta A4, me të cilin ai shfajëson veten nga akuzat se nuk e ka hetuar rastin. Në dokumentin e dytë që ua kishte dhënë mediave, është dokumentuar komunikimi i sektorit të vrasjeve të Policisë së Kosovës me Prokurorinë e UNMIK-ut, për hetimet që kanë qenë duke u zhvilluar kundër Bllacës.
    Gazeta këto dokumente i ka siguruar nga zyrtarë të zyrës për informim, pasi paraprakisht Beqiri ka negociuar me gazetarët që të mos zbulohet burimi i informacionit. “Koha Ditore” nuk i ka publikuar ato informata për arsye se ato ditë rasti Bllaca ishte i mbështjellë nga shumë paqartësi dhe se dyshonte se Beqiri po përpiqej të shfajësohej duke i nxitur mediet në fushatë kundër Bllacës.

    EULEX-i nuk i pranon paragjykimet, Kodi Penal i dënon

    EULEX-i, që është duke e hetuar këtë rast pa Policinë e Kosovës, ka porositur që askush nuk duhet të paragjykojë asgjë në lidhje me një rast që është duke u hetuar, duke iu referuar rastit Bllaca.
    “Nuk jam në dijeni për atë konferencë për media, në përgjithësi mund të them se kurdo që një rast është nën hetime duhet që të argumentohet në bazë të hetimeve, prandaj drejtësia duhet të thotë fjalën e fundit”, ka deklaruar zëdhënësja e EULEX-it, Karen Limdal.
    Ndërkohë sipas Kodit Penal të Kosovës, personat që publikojnë këto lloj të informacioneve pa kurrfarë autorizimi, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohen me burgim deri në 3 vjet.
    Sipas nenit 347, për zbulimin e fshehtësisë zyrtare, në paragrafin e parë thuhet se personi zyrtar, i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në dispozicion personit tjetër informacionin i cili përbën një fshehtësi zyrtare ose siguron informacionin e tillë me qëllim të përcjelljes te një person i paautorizuar, dënohet me burgim deri në tre vjet. “Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer për përfitim personal ose me qëllim të publikimit a shfrytëzimit të informacionit jashtë Kosovës, kryerësi dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer nga pakujdesia, kryerësi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thuhet në paragrafin 2 dhe 3 të këtij

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Prishtinë, 20 korrik 2010 - SHIK-u është ende aktiv dhe i lidhur ngushtë me zyrtarë të lartë qeveritarë, ka thënë David Philips

    LOJA E KADRIAJVE KUNDËR BLLACËS

    Kadri Arifi 17.12.2009 ndihmsdrejtor I pergjithshem ne Policin e Kosoves kunder krimit

    Nga burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës është marrë vesh se pikërisht për shkak të lidhjeve të ngushta me krerët e SHIK-ut, Kadri Arifit i ishte shqiptuar si masë disiplinore një transferim nga Shtylla e Krimit në Logjistikën e Policisë së .
    Kosovës. Sipas këtij burimi, kjo masë disiplinore ishte lëshuar me arsyetimin se “Kadri Arifi takohet vazhdimisht me kreun e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe lëshon informata konfidenciale”.




    Kadri Arifi, Emin Beqiri 10 janar 2010
    udhëheqës i Shtyllës së Krimit në Policinë e Kosovës, dhe Emin Beqiri, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, të cilët Nazim Bllaca i kishte etiketuar si ish-kolegë të tij në SHIK. Të njëjtët më pas kishin ndërmarrë një fushatë nëpër media duke shpërndarë dokumente konfidenciale, e madje Arifi kishte organizuar edhe konferencë për shtyp, ku i kishte quajtur shpifje akuzat e Bllacës.


    Karen Limdal 10.janar 2010
    EULEX-i, që është duke e hetuar këtë rast pa Policinë e Kosovës, ka porositur që askush nuk duhet të paragjykojë asgjë në lidhje me një rast që është duke u hetuar, duke iu referuar rastit Bllaca.
    “Nuk jam në dijeni për atë konferencë për media, në përgjithësi mund të them se kurdo që një rast është nën hetime duhet që të argumentohet në bazë të hetimeve, prandaj drejtësia duhet të thotë fjalën e fundit”, ka deklaruar zëdhënësja e EULEX-it, Karen Limdal.
    Ndërkohë sipas Kodit Penal të Kosovës, personat që publikojnë këto lloj të informacioneve pa kurrfarë autorizimi, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohen me burgim deri në 3 vjet.
    Sipas nenit 347, për zbulimin e fshehtësisë zyrtare, në paragrafin e parë thuhet se personi zyrtar, i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në dispozicion personit tjetër informacionin i cili përbën një fshehtësi zyrtare ose siguron informacionin e tillë me qëllim të përcjelljes te një person i paautorizuar, dënohet me burgim deri në tre vjet. “Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer për përfitim personal ose me qëllim të publikimit a shfrytëzimit të informacionit jashtë Kosovës, kryerësi dënohet me burgim prej një deri në pesë vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 1 i këtij neni është kryer nga pakujdesia, kryerësi dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thuhet në paragrafin 2 dhe 3 të kë



    Kadri ARIFI 30.07.2010

    Arifi në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, ka folur edhe për SHIK-un, takimin me shefin e këtij shërbimi, Kadri Veseli, ndërsa është shprehur i bindur se kjo organizatë nuk është e përfshirë në krim.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    L-7

    Kadri ARIFI 30.07.2010

    Arifi në një intervistë për “Kohën Ditore”, të publikuar sot, ka folur edhe për SHIK-un, takimin me shefin e këtij shërbimi, Kadri Veseli, ndërsa është shprehur i bindur se kjo organizatë nuk është e përfshirë në krim.[/QUOTE]


    ky kadri arifi paska dhen garanti te forta !!
    edhe sa dite do te jesh aty ne ate post te pamerituar shoku kadri?!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    a u knaqe tuj ba monolog more haaaaaa
    spo jau rras kush rrenve tua hiq spo te pierdhin ne to ma haaaaaa

    A po e shif se SHIKU ishte shum ma profesional se UDB-a tash BIA e juaj heeeee
    i shkret kini qen e kini mbet e kini me qen
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    a u knaqe tuj ba monolog more haaaaaa
    spo jau rras kush rrenve tua hiq spo te pierdhin ne to ma haaaaaa

    A po e shif se SHIKU ishte shum ma profesional se UDB-a tash BIA e juaj heeeee
    i shkret kini qen e kini mbet e kini me qen
    nuk e di a e ke me mua apo me l-7 !!
    shoku llap se sa profesional ishte shiku u tregoi agjenti juaj -bllaca!!


    i rrezoi te gjithe eproret e vet!!
    dhe tani eproret e shikut ose eproret e bllaces jane ne kaos shpirtror!!


    merre me mend llap se nga mesues fshati multimilioner !!
    me dhimset se iu prishen pushimet dajes se jo per tjeter!!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    L-7 , a ashtu eshte duke thane Fadil Syleviqi a...?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    nuk e di a e ke me mua apo me l-7 !!
    shoku llap se sa profesional ishte shiku u tregoi agjenti juaj -bllaca!!
    nji tum ini
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per Llapin


    me këso lloj monologjesh ju jeni ra ne kurthë edhe keni mu ba razie me i kerkue serbin mu kthye e me ju mbrojt juve qe keni vra njer me te mir te keti kombi duke filluar nga xh.mustafa e deri te i fundit intelektual te cilet punuan per kete kosove siç ishte edhe shabna manja ku edhe e dogjet kufomen e tij kjo tregon se ju jeni shkolluar te podrumet e UDB -se se
    SHBAN MANË Kosova kurr më nuk do te ket

    Gjaku i keture dragojve te kosoves i tha dikujt levizni dhe doli bllaca dhe ti rrezoj te gjitha ato te jakupitt, thaqit, veselit e të gjithve

    ANI I KISHI THAN NË YTUBE BLLACES 1 MILJON EURO HARROJE AZEM SYLEN HAHAHAHAH PO INTELEGJENT KISH QEN BLLACA


    bile në mes te Prishtines
    DERI NE MAJ 2007 KISH QEN BLALCA NJERI MIR MORE HEHEHEHEH SE ISH TAKUE ME KOKAT E Krimit,,,,,,,,,,,

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •