Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 301
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Exclamation “Spiunët e BDI-së”, kanë spiunuar elitën kosovare ?

    Pas publikimit të dosjeve të spiunëve dje nga profesori Shpend Lushi gazeta maqedonase ‘Dnevnik ‘ ka prezentuar disa pjesë të dojseve por pa përmendur emra pasi e njëjta është e ndaluar me ligj. Portali Shqipmedia.com paraqet artikullin e gazetës së lartpërmendur.

    Sipas ‘Dnevnik’ më i gjërë është dokumentacioni I cili dedikohet për deputetin e BDI-së. Ajo përban kode të shifruara, mirënjohje për para të pranuara, të dhëna zyrtare, raporte, informacione… Sipas vulave, dokumentet janë adresuar deri tek ish Lidhja e Sekretariatit të punëve të brendshme, por edhe te resori Siguri shtetrore te MPB te Republikës së Serbisë. Deputeti ka vepruar me nofkën Vujko (Daja). Sipas dokumenteve, ai ka qenë I angazhuar në mes emigrantevë në Zvicër dhe Gjermani, kurse në lidhje me shërbimet sekrete të Jugosllavisë ka qenë prj vitit 1968. Vëmendje tërheq të dhënat se ka qenë I angazhuar veçanarisht për të shpërbër grupin “ekstremist” shqiptarë të Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës në vitet e 1982. Në njërën prej të dhënave zyrtare, ndër të tjerat, thuhet: “ Sipas njohurive të SDB.., është bërë përgatitja në të gjitha format të bashkëpunimeve me agjencinë tonë, me qëllim për të siguruar para, pra punë në SDB për shpërblime në të holla dhe nxjerjen e dokumenteve falso për udhëtim për të mundur të takohet me familjen e tij në Sloveni”

    Në lëndën tjetër, shkruan:” Duke falemdenderuar kooperimit të…., Shërbimi erdhi në kontakt me familjar të tij, djalin e motrës së tij… I lindur në vitin….. fshatin….. Kërcovë, SR Maqedoni. I lartë përmenduri…. është regjistruar me statusin Bashkëpuntor në vitet e 1980/1981 kurr me urdhër të SDB hyri në grupet ekstremiste në kuadër te Universitetit të Prishtinës. Prej asaj periudhe… dhe… I kanë dorzuar SHërbimit gjithsej 580 informacione relevante, të dhëna, dokumente, fotografi si dhe të dhëna tjera interesante në lidhje me sigurinë”. Në dokumentin është thënë se të dy personat Vujkot (Daja) dhe familjari I tij, kanë dorëzuar të dhëna për më shumë “ekstremist”, ndër të cilët përmendet Azem Syla- daja I Hashim Thacit, Jakup Krasniqi, Agim Ceku, Bardhyl Mahmuti… Sipas dokumenteve, deputeti ka pranuar shpërblime në të holla prej 2.500 markave gjermane dhe 4.500 franka zvicrane.

    Ministri aktual I njohur me pseudonimin Mama, sipas dokumenteve te Byrosë, është regjistruar ne mars të vitit 1984. Dosja e tij është më e vobekët dhe përmban vetëm dy dokumente, në të cilat mund të shihet se në dy raste prej pjestarve të Shërbimit ka marrë 40.000 Shillinzi austriake dhe 25.000 franka zvicrane. Por, emri I tij më së shpeshti përmendet në dokumentet të cilat I referohen për ish zv/presidentin e Kuvendit dhe kandidat për kryetar shteti, I cili ka vepruar me nofkën Strelac. Ai ka patur kontakt me KOS në kohën e shkollimit në shkollën për oficer rezerv në Bileqa, ndërsa pas intervenimit të Shërbimit është pranuar në vendin e punës Inspektor në SPB të Maqedonisë ne Dibër, ku është udhëhequr nga instruktor-bashkëpuntor I veçantë.

    http://www.shqipmedia.com/2010/10/sp...iten-kosovare/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    Me duker se ishte nje teme tille po se di se nga iku.Po eshte e vertete, dal ngadale do dalin krejt spiunet shqiptare per mejdani keta te PDSH i zbulojne te BDI pastaj do te ndodhe e kunderta , ndersa maqedonet tere kete proces e ndjekin me knaqsi.

    E gjithe elita e UCK se Maqedonise do na dale tradhtare te kombit, e ne tere kohen jemi mburre me ta , tani me rritet dyshimi se e gjithe lufta ka qene nje komplot i madh qe dikush te arije qellimet e veta , sic bene ne terre rruzullin toksore
    peshku i madh i han te vegjelit apo??

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Sheki51. Ngadal or ti ahmak." Mos i shpraz drut, pa hy ne Pazar". Keto jan lojra te te menqurve, ti je ende axhami me i kuptue keto. Rri para kive.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208
    eh te mjeret.. nje funksionar maqedonas ne nje konferenc per shtyp tha se partin shqiptare (xx) e ka formuar udbja jugosllave me qellim percarjen e shqiptarve... e tani kemi dosje..... lene pash zotin le te mbarojn vet se ata ma mire e din kush ka qen e kush jo spiun......
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-07-2010
    Postime
    342
    apollo nese keto jane lojra te te mencurve ,atehre ua dhjefsha mencurine atyre.... te vrasesh njerez tuaj per nje ideal muti te dhjefsha ne ideale .

  6. #6
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Propaganda kunder vetvetes,edhe kur eshte rrene e deshmuar dhe e paqendrueshme ,e len nje plage dhe nje dem te qendrueshem!

    Edhe nje tentim injorant vetpercares i shqiptareve.Bajraktaret partiak qe perdorin te ashtuquajturat "dokumentacione faktesh" te vete UDB ,te vete sherbimeve serbo-sllavo maqedono-malazeze,i adoptojne keto fare fabrikimesh dhe i lansojne si te verteta per popullaten e mjere dhe te patru jane armiqt me te medhenje te kombit vet, te vetvetes.
    Kjo propagande u nis njehere dhe i doli boja, ja e rifilloni perseri ,ju lumt e keni vendin ne plehrat e historise.Kur nje njeri ben propagande dhe rren me vetedije popullin e vet eshte me keq se sherbimi te huajve, eshte nje tradheti me e madhe.Kete deshiron te beje nje klan i partise PDSH bashke me" ata "qe ju apin "faktet", e bejne per qellime te errta ,karrieriste ordinere.
    E di qe BDI thuajse nuk jane tu bere gje, biles ka tendenca ecje se prapthi por karrieristet ordinere te PDSH,hileqare dhe te paskropullt duke perdorur edhe etiketin "tradheti" per kundershtarin politik si armen e tyre te fundit per te fituar poziten vazale,tregojne se jane me vazalet,me pakurrizoret dhe me te liqt ne skenen politike ne Maqedonine Perendimore.
    Si fund per postuesit e ketyre temave: kam menduar se jeni rritur ,dhe nuk merreni me propaganda vetvrasese antishqiptare,kam menduar se keni nderruar poziten e vezhguesve dhe ushtareve partiak dhe jeni shendrruar ne rryme te re qe do te beje historine lokale dhe nuk do te mbetni perjetsisht tifoze te atyre qe i dogjen te gjitha shancet historike, i harxhuan te gjitha letrat dhe qe dogjen nje leter kryesore( Arber Xhaferrin-apo u vetdogj me ket soj te gabuar) si njeriun e ditur dhe perkunder shume gabimeve ishte pakashume kompetent,sigurisht me shume se ata qe e rrethojne.

    Kush i gjuan informatat kryekeput sllave ja keshtu ne publik, eshte me i damshem per shqiptaret se sa vete shteti sllav i Maqedonise,pasi nje kategori injorante do te perqafoje nje "fakt " dhe keshtu vazhdon perralla shqiptare te merren me vetveten ne kohen qe pislleku i paidenditet i Ballkanit ben shtet per vetveten mbi trojet shqiptare, mbi popullin shqiptar dhe me parane shqiptare.
    PDSH- nese eshte parti shqiptare sic pretendon, duhet te ofroje alternativa zgjedhjesh elektoratit shqiptar dhe jo te mundohet te vije ne pushtet me intriga dhe perbaltje te kundeshtarit.
    Me ekeqja per shqiptaret e Maqedonise eshte se si vete spektri politik shqiptar e koncepton zgjedhjen e ceshtjes kombetare ne ate cope dheu shqiptar: pra e konceptojne si fitim votash,kualicion me sllavet kunder shqiptareve dhe hiqen per shqiptare me te mire se kundershtari politik, ne fakt ju vije era te dy paleve vetem njeres pale me shume!
    Spekter ky qe vizionin per zgjedhjen e ceshtjes kombetare e barazon me nje mandat apo dy mandate vazaliteti.

    Nuk kam pune me spektrin politik, kam pune me shqiptaret atje, ja nje alternative e mundshme dhe qe ka perspektive realizimi perfundimtar,shume me vizionare dhe shume e thjeshte dhe e kapshme per popullin shqiptar atje nuk eshte as e re per te thene"eureka":

    Alternativa shqiptare: nje shtet i Maqedonise si ky i sotmi nuk duhet te njihet nga shqiptaret per shume arsye qe i dijme te gjithe,andaj kur mundohesh ta mbrojsh Maqedonine egzistuese je corr politikisht.Ne situaten qe jemi ne shqiptaret sot,ne rrethanat politike ne Ballkan ne jemi te detyruar dhe mund te koegzistojme me sllavomaqedonasit por,kjo nuk do te thote se ne nuk mund te profilizojme shtetin dhe te germojme themelin per ardhmerine shqiptare nese duam qe ajo ardhmeri tejete shkelqyeshme ,pra nuk duhet te rrijme por te punojme per nje finale qe eshte bashkimi me vendin tone Shqiperine,qe mos vazhdojme edhe per nje shekull nga Abetarja dhe Flamuri.
    Alternative eshte dyshtetsia ,federalizimi i Maqedonise si parakushti per njefare pavarsimi relativ deri ne momentin kur ne si shqiptar jemi pjekur, dhe ne i nderrojme edhe rrethanat politiko-shoqerore ne Ballkan ,bashkesia nderkombtare do ta bekoje bashkimin qe ne do ta bejme ne nje proces relativisht te shkurter, jam i sigurt per kete.

    Nuk me interesojne spiunat as te UDBse dhe as te sllavomaqedonasve sot, ata nuk ishin dhe nuk jane strumbullari i jetes shqiptare atje, me intereson rryma e re ne keto kushte te reja ku jane ata te rinjte sot? apo ende jane "tifoze" te partive te djegura shqiptare.

    Kush e merr qe nga fillimi nje alternative kombetare me vizion dhe me perkushtim ,duhet te fitoje zgjedhjet ne Maqedoni.
    Spektri politik ne Maqedoni rrofshin per aq sa bene per shqiptaret dhe per aq sa bene kunder shqiptareve, me vetedije apo pavetedije,mjaft me fushata elektorale per te nderruar "pushtetaret" dhe per te shtuar vazalitetin , tash duhet rryme e re per njeriun e ri shqiptar me integritet dhe te pavarur,ka te tille Maqedonia sot? ky eshte shpetimi,nese nuk ka athere kapni bajraqet e tifozllekut per partite egzistuese ne rrugen e vendnumrimit,vetshkatrrimit dhe vetvrasjes .


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 17-10-2010 më 10:25
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Citim Postuar më parë nga sheki51 Lexo Postimin
    apollo nese keto jane lojra A te mencurve ,atehre ua dhjefsha mencurine atyre.... te vrasesh njerez tuaj per nje ideal muti te dhjefsha ne ideale .
    Sheki51. Ke nevoj me shkue qe nga parashkollor e perpjet se perndryshe ke nje fjalor te pist. Ishe femij i keq. Kontrollo gjuhen qe e perdor. Ahmak.

  8. #8
    shkupjani
    Anëtarësuar
    13-10-2010
    Vendndodhja
    holand
    Postime
    5
    Pershendetje te gjithve e para her qe shkruaj ne ket forum shqiptar fenomenal vazhdoni me fjal te mira se tema esht shum ineresant

  9. #9
    Per bili99









    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 17-10-2010 më 18:55

  10. #10

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •