Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 169
  1. #151
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    A po luni tezesh a?

    Hajde naten krejtve, se humbi interesimi pfff

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Ishte gabim o Disa, fshije kte postim, sepse e lexova shum gabim ate qe ke shkrujt. te kerkova falje me lart, sepse e lexova gabim, dhe esht faji im.
    Ok vella fal te qofte...mos ke derte..........jem njerez dhe gabojme.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    drenicakue gjithe e dijm se LPK,UCK program e kan pase bashkimin kombetar,po qa me na smujtum me ja arrit qellimit,u arrit diqka e ndermjetme shteti i pavarur i Kosoves,i cili i ka simbolet e veta.Sot eshte e pamundur qe flamuri KUQ E ZI te behet flamur i Kosoves siq eshte i pamundur edhe bashkimi i Kosoves me Shqiperin,kjo nuk do te thot se nuk do te ndodh ne te ardhmen.Mos mendo qe SHBA i trajtoin si partner te batabart shtetet e vogla e te varfra si Kosova,Bosna,Shqiperia,Serbia keto shtete nga SHBA&BE marrin urdhera te cilat jan te detyruar ti zbatoin .

  4. #154
    Nje gje nuk keni te qarte me duket. Shqiperia dhe Kosova jane te bashkuara, jane nje....edhe pse konsiderohen nga te huajt dy shtete te ndryshme.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304


    Kush ma murr himnin,pse mbeta pa kengetar,sdojme tjeter ngjyre pos flamurit kombtare.
    Ndina burr me kete flamur sot e mot nuk e nderroj kurr.nuk pajtona n'ket liri sa t'ka shkije permbi Ure.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Jeton Aliu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Lexova vetem dy forumista A denje per tu lexuar: Fattlumi dhe Kavir!!!
    Logjike e thjeshte dhe efikase!!
    Te tjeret pa perjashtim, bejne vetem llogje pazari.....dhe islamiket rrahin gjoksin per patriotizem karshi flamurit kuq e zi te Gjergj Kastriotit, po atij Gjergji qe gati e shkelin me kembe sa here qe flitet per turq e arab!!!Harrojne shpejt se çfare lehin poshte e perpjete foumit.......mah!!
    a more tradhtar ti dhe ai Kaviri po qysh sju vjen marre qdo gje e mveshni me arabet
    kjo nuk ka te beje me arabet ti e ke problemin e identitetin po ju cenohet shqiptarve identiteti si komb shqiptar
    tani o jargus me bindet se jeni me te vertet ne interes te jehudeve ne interes te masoneve dhe doni ti shuani kombet o tradhtar lexo me shume dhe bindu se per qfar politike behet hjekja e flamujve kombetar
    perse o tradhtar je i till
    lexo me shume


    LEXONI:

    HEQJA E FLAMURIT KOMBËTAR

    FYEN DINJITETIN E TË GJITHË SHQIPTARVE

    __________________________________________________ __________________________

    Shikoni: Përdhosja e flamurit tonë kombëtar dhe

    Zhveshja e shqiptarëve nga identiteti kombëtar!



    (Moderatori i pashtriku.org )






    Vendose, hiqe dhe fëlliqe



    Sekretarja e Shtetit e SHBA’ve, znj. Hilari Klinton pas vizitës në Bosnje, Serbi erdhi edhe në Kosovë, shtetin më proamerikan në botë dhe i cili ka deklaruar miqësi të përjetshme me SHBA’të. Deklarimi i miqësisë së përjetshme është i njëanshëm ashtu siç është i njëanshëm deklarimi im i dashurisë ndaj Monika Belluçit! E natyrshme, sepse po kam qejf vëlla! Deri sa deklarimi im i njëanshëm mbështetet ekskluzuvisht në ndjenja prapa të cilave nuk qëndron asnjë interes politik dhe për të cilat nuk barten pasojat ekonomike, politike, gjeostrategjike te deklarimi i njëanshëm i miqësisë ndaj SHBA’ve janë pikërisht në lojë ato interesa! Politikanët tanë assesi të binden se në politikë miqësia asnjëherë nuk mund të jetë e përjetshme por se ajo është e bazuar vetëm në interesa. Është qind për qind interes e jo miqësi, gjendje emocionale, dashuri etj.etj. Shqiptarët e kurdizuar (të ndarë në disa shtete) e dinë më së miri se sa mund të jetë e përjetshme miqësia midis dy shteteve! Miqësia mund të jetë e përjetshme vetëm në planin individual, raporte midis dy personave siç ishte dhe është psh. miqësia e pensionistit nga Franca, boss i EULESH’it, Iv de Kermabo me krerët e krimit të organizuar dhe të korruptuarit multietnik në Republikën e Kosovës por jo në nivelin shtetëror. Menjëherë pas përfundimit të luftës së dytë flitej dhe këndohej për miqësinë midis Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht midis shokëve Tito dhe Enver Hoxha në nivelin më të lartë dhe miqësisë midisë fadilëve, alive, tajarëve, sinanëve me dushanët, miladinët, kërcunët dhe joviqeviqëve në nivelin më të ulët! Për pasojë Kosova mbeti nën okupimin sllav, u vranë mbi 7000 shqiptarë në Masakrën e Tivarit, u asgjësuan “bandat” e Shaban Polluzhës dhe Mulla Idriz Gjilanit, ekzekutoheshin ballistët dhe nacionalistët e Xhemë Gostivarit dhe shumë patriotë të tjerë, në emër të kësaj miqësie të përjetshme dhe nga vet miqtë. Pastaj ishte antologjike “miqësia” shqiptaro- sovjetike që për pasojë pati ekzekutimin e shumë intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Pas kësaj erdhi edhe stërkeqja e emërtimeve, si të lokacioneve ashtu edhe të njerëzve! Përnjëherë lindi Qyteti Stalin, instituti Stalin dhe Molotov, Uzina Stalin, kombinati Stalin dhe çorodi të ngjashme! Sikur shqiptarët nuk kishin personalitete, emrin e të cilëve ishin të denjë t’i bartin këto institucione! E kurdisën shtatoren gjigante të Josif Visarionoviqit Stalinit në qendër të Tiranës dhe anekënd Shqipërisë sikur të ishte vet Rusia. Pastaj, emrat si Natasha, Aurora, Marklena e Stalinlesha u bënë çëshje të përcaktimit politik dhe kombëtar e jo çështje mode! Pas kësaj erdhi miqësia e “përjetshme” me Kinën e cila doli se nuk ishte miqësi e përjetshme dhe se nuk ka miqësi të përjetshme midis shteteve. Sikur që nuk ka as armiqësi të përjetshme! Ç’është e vërteta SHBA’të na kanë ndihmuar shumë por jo për shkak të miqësisë së përjetshme! Thirrja në miqësi të përjetshme është vetëm keqpërdorim i retorikës apo faturë me të cilën bëhen përpjekje të mbulohet pafuqia, paaftësia, konformizmi etj. Këto përdoren dhe keqpërodoren për ta marrë pushtetin apo për të qëndruar në pushtet të politikanëve të ndryshëm apo të injorantëve të shndërruar brenda natës në politikanë! Dhe “miqtë” ndërkombëtarë e luajnë një rol në këtë rast sepse u japin një infuzion politikanëve që vallëzojnë sipas muzikës së tyre! Para çdo vizite, siç e parasheh protokolli i shtetit bëhen pregatitje që personalitetetit që e viziton atë shtet t’i organizohet një pritje në përputhje me peshën politike dhe ndikimin që e ka ai shtet dhe personaliteti në fjalë! Ose, thënë me fjalë të popullit: ”sa para, aq muzikë”! Te shtetet me demokraci të zhvilluar dhe konsoliduar kjo çështje është shndërruar në rutinë ndërsa te shtetet e varura dhe pjesërisht të pavarura është shndërruar në cirk! Siç është rasti me Kosovën! Jemi dëshmitarë se çdo vizitë nga ndërkombëtarët cilësohet si vizitë historike dhe çdo personalitet admirohet nga politikanët vendorë, deri në fetishizimin e tij! E keni rastin kur psh. Presidenti i Kosovës del dhe e pret një vizitor ndërkombëtar në oborrin para Kuvendit të Kosovës sikur të ishte në oborr të babës për një pritje ngushëllimi apo syneti! Mungesë elementare e njohjes së protokollit apo respektimit të postit që e ka! Devalvim moral dhe shtetëror! Dhe kjo nuk është dukuri e izoluar por është shndërruar në fenomen! Me rastin e vizitës së Sekretares së Shtetit, znj. Hilari Klinton, zyrtarët që merren me protokoll e bënë punën e tyre duke dekoruar qytetin me flamuj amerikanë, shtetërorë dhe kombëtar. Në ndërkohë, nuk e di kush urdhëroi dhe me një shpejtësi u larguan, hoqën flamujt kombëtarë apo të një shteti tjetër siç thonë ndërkombëtarët, Shqipërisë! Askush nuk e merr përgjegjësinë për largimin e flamujve kombëtarë, as zyrtarët e Kuvendit komunalë të kryeqytetit e as zyrtarët qeveritarë përkatësisht Ministria për Punë të Jashtme! Dihet kush i hoqi flamujt por nuk dihet me urdhër të kujt e bënë këtë! Çdo shtet i ri dhe i tillë është Republika e Kosovës e shpreh identitetin e tij shtetëror me simbole shtetërore siç janë: flamuri, himni, stema etj. Këto simbole e karakterizojnë një shtet dhe e dallojnë nga shtetet tjera e që është krejt normale! Mirëpo dihet gjithashtu se cila është procedura për përzgjedhjen dhe miratimin e këtyre simboleve! Është një e vërtetë shumë e madhe që procedura për përzgjedhjen dhe miratimin e këtyre simboleve shtetërore në Kosovë është dhunuar skajshmërisht! Prandaj edhe nuk pranohen si të tilla nga një numër i madh i qytetarëve të Kosovës sepse janë imponuar me dhunë, shantazh dhe kërcënime! Prandaj, çështja e vendosjes dhe largimit të flamurit kombëtar nuk mund të trajtohet si çështje nostalgjike dhe shpërthim emocional! Për këtë arsye nuk dua të përdor fjalë të mëdha duke i cilësuar si tradhëtarë ata që e hoqën flamurin kombëtar e as si patriotë ata që e rivendosën ate, në dy tre vende! Edhe të parët edhe të dytët manipulojnë për përfitime politike! Kosova, nëse konsolidohet si shtet dhe bëhet vërtet e pavarur dhe sovrane duhet t’i ketë simbolet e veta shtetërore! Deri atëherë do të bëhet një ” luftë” midis simboleve “shtetërore” të Tinës (Kajdanov) dhe simboleve shtetërore të Shqipërisë! Dhe do të luhet loja midis ”tradhëtarëve” dhe “patriotëve”! Ndërkombëtarët po thonë se në një shtet të pavarur, gjatë vizitave zyrtare nuk mund të vendoset edhe flamuri i një shteti tjetër duke aluduar për flamurin shtetëror të Shqipërisë e që te ne ka qenë dhe mbetet simbol i identitetit kombëtar! Nëse është ky qëndrim parimor i miqve ndërkombëtar do të bindemi gjatë vizitës së Sekretares së Shtetit të SHBA’ve në Graçanicë. Çfarë flamujsh do të vendosen aty dhe cilët flamuj do të largohen! A do të largohet nga aty flamuri i Serbisë me katër shkronja S në alfabetin cirilikë (samo Srbija srbina spashava - vetëm Srbija serbin e shpëton) e që me krenari valvitet para institucioneve “shtetërore” të Kosovës e që financohen nga Buxheti i Kosovës ?! Nëse nuk largohet flamuri i Serbisë a nënkupton kjo se Sërbia nuk është shtet i huaj për ndërkombëtarët dhe se parimi nga ndërkombëtaret përdoret në mënyrë selektive! Ta shohim! Në pyetjen e një miku tim, (nuk është ndërkombëtar por vendor me të cilin kam miqësi mbi 30 vjet por që nuk marrë guximin të pohoj se do të jetë e përjetshme) se kush është përgjegjës për largimin e flamujve të një shteti tjetër (Shqipërisë) dhe shkaku se të gjithë zyrtarët e mohojnë të kenë urdhëruar heqjen e këtyre flamujve u përgjigja sipas inercionit. Përgjegjës janë: Migjen Kelmendi, Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi. Këta janë deklaruar se janë baballarë të kombit kosovar. Deri më tash vetëm Halili e ka mohuar se është përgjegjës për largimin e flamujve kombëtar! Mund të konsiderohet edhe si situatë tragjikomike por loja me flamuj po vazhdon. Deri kur?! Me rastin e vizitës së Sekretares së Shtetit nuk e pësuan vetëm flamujt e shtetit që humbi nga Bellorusia 2 me 0 por edhe veturat e parkuara edhe aty ku nuk ka pasur shenjë të ndalimit për parkim! Tash me një arsyetim të çuditshëm të Policisë së Kosovës e cila në tiketën për xhobë shkruan se: “vetura largohet me kaçubet (marimangë) dhe dënimi shqiptohet për shkaqe OPERATIVE”. Për shkaqe operative duket se u larguan edhe flamujt kombëtarë!

    Një Ahtisari plus për shqiptarët e Kosovës:

    Regjimi i Millosheviqit bëri përpjekje që edhe përmes krimit deri në gjenocid t’I shndërrojë serbët në “popull qiellorë - nebeski narod”! Atë çka nuk e arriti Millosheviqi po e bëjnë “miqtë” ndërkombëtarë! “Nebeski narod” nuk paguan taksa e as faturat për shpenzime! Nuk i regjistrojnë automjetet me targa KS në të shumtën e rasteve. Askush nuk guxon t’i prekë me dorë siç u pati premtuar Millosheviqi në mitingun e Fushë Kosovës. Tash, po u premtohet një Autonomi politike dhe jo kulturore, Status Special, modeli i Tirolit apo Ahtisar Plus e që në fakt është Republika Srpska në republikën e Kosovës. Kjo do të thotë se më kjo nuk është çështje teknike apo linguistike por vendim politik. Tashmë jemi mësuar me këtë prandaj mos ma terrorizoni më! Bëjeni, pasi keni marrë vendim! Pse të bëhen bisedime teknike për çështje ekskluzivisht politike?! Pse t’i vëmë në siklet shtetet “mike” të kuintit për një çështje aq teknike siç është Statusi për Veriun?! Mirëpo kam një kërkesë dhe lutje për “miqtë” ndërkombëtarë. Ju lutemi t’ua njihni të drejtat shqiptarëve të Kosovës si pakicë kombëtare të drejtat sipas Ahtisarit Plus! Atëherë do të krijohen kushtet që ta vizitojmë veriun e Kosovës lirisht me agjencionin turistik Pacolli Tours!

    Behxhet Sh. SHALA

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me cpo lexoj tash sa mot.. shum kosovare del se paskan jetue ne mars ne kto 30 vjet.
    kinse nuk i kuptojn do gjana.. e rrahin gjoks..

    jam familje deshmori thot ky l.aha pipieri.. disa... e kur flasim per drina e uka e ahmt krasniq.. shpreh gzim pse jan vra ata luftara.. e mbron si kanibal vrasesit e pa bes.. e ktej kinse po dojn flamurin..


    nuk mund ta doni ju flamurin kur adhuroni banden qe ne nji rrug te tiranes i zen prit nj atdhetari dhe e masakrojn..

    nuk mundeni ju te doni flamur kur jini adhurues te pojataxhive qe shkun me u harakop mbasi vran e e varrosen ekrem rexhen drin..

    tash ne teme..

    pse hiqeni si marsiane?
    a nuk e dini si erdh kosova ktu ku eshe sot?

    flamuri jon eshte hillari..
    e per beze flamura.. kini boll neper shitore..

    pra lini ket muhabet pse u hoqen kush i hoqi.

    ska asnji vlere ki muhabet..

    rendesi ka.. ( e aty mbrend eshte dhe flamuri ) se zonja klinton tha.. ne do ju mbrojm..
    pik.

    pallavra.. jan tjerat..

    ..


    boll flamura ka ne skenderaj te lushtakit.. por njerzit euleksit ju drejtuen me zgidh hallin.. se ""qlirimtarat" rogneristo-mynsheno gjenevo-ista.. ne koalicion me hajnat pi partive tjera.. . po e dun per vete krejt cka kosova..


    kush do flamur don ma pare drejtesine.

    e don shum flamurin ajo banda qe vrau motren tone sabahete..

    apo ai banditi qe po ban kto dit sekserin mes aak e pdk qe i mbyti ne liqen luftarat e farkut.. bij te nanave shqiptare..




    jo mole..

    do gjana qe ndodhin ne kosove duhet te ndodhin e do te ndodhin.. pamvaresisht se eshte Thaqi apo Kupa ne pushtet..Apo eqremi apo Lutfia apo Sejdia.. a bukoshi etj.. apo Albin kurti a bislim mavro..

    Pra nuk i vehet faj Hashimit pse i ka hek flamurat..ne se ashtu e ka dasht diplomacia..
    pik..
    mos u perzini ne cdo ceshtje..

    skan drejt ata lahperat qe demonstrojne ne prishtine kinse u ha palla per flamur..

    kemi qeveri.. lereni te punoje..

    nuk e doni... vijn votimet.. e shkarkoni..

    kaq..
    ..

    oj krejt dun me qen kryeministra njekohesisht..
    ashtu ska..



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 14-10-2010 më 06:04

  8. #158
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Jeton Aliu Lexo Postimin
    a more tradhtar ti dhe ai Kaviri po qysh sju vjen marre qdo gje e mveshni me arabe
    Miredita Jeton Ali(qe dmth Idiot Injorant)!! Te eshte bere ferra Ibrahim me duket!! Lexo dhe perpiqu te kuptosh(edhe pse te eshte e veshtire), perpara se te pergjigjesh!!
    kjo nuk ka beje me arabet ti e ke problemin e identitetin po ju cenohet shqiptarve identiteti si komb shqiptar
    Ku e pe kete cenim ti, efendi??!!
    tani o jargus me bindet se jeni me te vertet ne interes te jehudeve ne interes te masoneve dhe doni ti shuani kombet
    Jeton Ali(dmth, e di vete ti)!! Une me Kavir, jemi kryet e masoneve dhe jo "ne interes" te tyre!!
    o tradhtar lexo me shume dhe bindu se per qfar politike behet hjekja e flamujve kombetar
    Jeton Ali!! A dole ne shesh ti me flamurin kombetar dhe ndokush ta ndaloi??!!
    perse o tradhtar je i till
    Sepse ti je Jeton Ali!!! Allahu e din ma s'miri.....
    LEXONI:

    HEQJA E FLAMURIT KOMBËTAR

    FYEN DINJITETIN E TË GJITHË SHQIPTARVE
    Jeton Ali!!
    Thuaji edhe atij gomarit tjeter qe ka shkruar artikullin, se Sekretari i shtetit Amerikan, erdhi ne vizite ne Shtetin e Kosoves dhe jo ne Kombin Shqiptar(zyrtarisht)!! Kur te kuptoni ndryshimin, ndoshta eshte shenje se po iu funksionon truri.....hoxhe efendi!!!

    __________________________________________________ _____________
    Jarigas

  9. #159
    Copëtimi i popullit shqiptar eshte plani me satanist qe ka projektuar amerika dhe evropa ne kolaborim me sërbin, maqedonin & greqin ndonjeher !

    Kosova nuk eshte shtet !
    Kosova nuk eshte sovrane !
    Kosovaret nuk vendosin per asgje !

    Flamurin me yjzi eshte dashur te digjët që ne diten kur erdhi Clinton ne Prishtinë, qe ta kuptoj kjart se populli shqiptar nuk eshte i kenaqur me vendimet e tyre pro-sllave !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #160
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    o ngadal more trima se i paski shpall luft Amerikes more heiiiii haaaaaaaaaaa
    valla paski fol e shkrue e shkretue pa lidhje disa boll
    po nejse keshtu e kan patriotat me bateria te hargjueme
    i shpallin luft mikut ma te madh te shqiptarve Amerikes
    po a ini nveti bre po a merrni vesh ndonji gje nga politika a veq hajt kishe po them diqka po meni more kalamaj po qka rakun tem dini ju se

    hajde vazhdoni te shani Ameriken e Prisat e UÇK-se qe jau hoqen serbin
    siq paski veprue disa ketu
    Cka je ka thu bre???!!!

    Pse nese na ka ndihmu Amerika tash na me mohu veten nese ajo don a?

    Pse kush na ke Hashimi me e largu flamurin kuq e zi, per cka hamamin luftoi ai pra per me bo flamurin verdhe e blu (bashke me shkie e magjup) a?
    Paqë

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •