Pėr zgjedhje tė reja, jo pėr vjedhje tė reja
Mero Baze
Gazeta Tema
Kryeministri Sali Berisha ka bllokuar deri mė sot transparencėn e procesit zgjedhor me arsyetimin se nuk ka asnjė provė apo kontestim nga terreni pėr kutitė e votimit dhe pėr kėtė arsye nuk mund ti futemi me hamendje njė procesi, i cili do tė fuste sipas tij nė spirale tė rrezikshme tė ardhmen e proceseve elektorale nė Shqipėri. Arsyetimi, edhe pse ėshtė shumė sipėrfaqėsor dhe i pambėshtetur askund nė ligj, ėshtė imponuar deri dje me forcė, duke u pėrpjekur bile tė fusė dhe opozitėn nė luftė me komisionerėt e saj, pėr akuzat e bėra pėr trafik votash. Por dje kemi pasur njė zhvillim tė ri dhe njė dėshmitar tė madh, i cili ėshtė dhe kumbari i qeverisė Berisha- Meta. Dritan Prifti, deputeti i LSI, pranoi publikisht se votat e tij nė Fier nuk u numėruan, dhe nėse hapen aty kutitė, LSI mund tė ketė dy deputetė. Duke rikthyer situatėn nė Tiranė, Prifti dėshmoi se Ilir Meta ėshtė bėrė deputet me vota tė trafikuara nga Partia Socialiste dhe nėse hapen kutitė, mandati i tij ikėn. Njė deklaratė e tillė nga njė aktor i rėndėsishėm, pėr tė mos thėnė aktori vendimtar i kėsaj shumice qė na qeveris, ėshtė njė dėshmi e mjaftueshme qė shumica nė pushtet tė dorėzohet para arsyetimit sipėrfaqėsor tė saj, qė nuk ka pasė kontestime nga aktorėt e zgjedhjeve pėr mėnyrėn se si janė numėruar votat. Kur kumbari i qeverisė thotė qė votat e mia nė Fier mi mbrojti Berisha, i cili urdhėroi pas bisedės me Priftin qė tani e tutje sdo preket asnjė votė e LSI, dhe se votat e Ilir Metės nė Tiranė i paskan shtuar komisionerėt socialist pas asaj qė mendohet tė ketė qenė udhėzim i kreut tė partisė, do tė thotė qė procesi ka qenė tėrėsisht nė duar tė papėrgjegjshme, qė komandoheshin lehtėsisht pėr tė trafikuar votat. Kjo e rrėzon procesin zgjedhor dhe e bėn atė objekt hetimesh, jo vetėm tė komisionit parlamentar ēfarė kėrkon opozita, por dhe objekt tė hetimit tė veprės penale, ēfarė duhet tė kėrkojė ndoshta vetė prokuroria.
Kjo dėshmi publike u jep fund arsyeve pėrse mbahet e bllokuar transparenca, por tejkalon realisht pretendimin e opozitės, e cila kėrkon vetėm transparencė. Sipas kėtyre dėshmive, pas kėsaj transparence ne do tė kemi njė konfigurim tjetėr tė parlamentit shqiptar dhe kjo mund tė destabilizoj vendin. Ajo qė thotė Dritan Prifti ėshtė pėrtej asaj qė kėrkon Edi Rama, i cili mjaftohet vetėm tė shikojė sa vota i kanė vjedhur apo sa ka vjedhur. Kjo qė thotė Dritan Prifti ka tė bėjė me njė trafik tė frikshėm numrash dhe deputetėsh, tė cilėt rrėzojnė praktikisht shumicėn nė pushtet.
Pėr kėtė arsye opozita duhet tė ndryshojė objektin e luftės sė saj opozitare. Hapja e kutive me kėrkesat modeste tė opozitės, tanimė nuk kanė asnjė vlerė, pasi ato nuk zhbėjnė dot mė atė qė paska ndodhur, sipas njeriut mė tė rėndėsishėm politik tė koalicionit Berisha- Meta. Lufta njė vjeēare e opozitės, e cila nė tė vėrtetė ėshtė njė nga betejat mė tė forta qė ndonjė opozitė ka bėrė nė kėtė vend, me mjete paqėsore qysh nė vitin 1992, nė fund tė fundit ja arriti qėllimit duke dekompozuar koalicionin dhe duke nxjerrė dėshmi nga brenda tij pėr atė qė ka ndodhur. Tanimė i vetmi mekanizėm qė rivendos legjitimitetin janė zgjedhjet e reja. Edhe pse Sali Berisha ka kaluar nė kufij kritikė me numrat dhe mund ti humbasė ato shumė shpejt, nuk duhet tė bėheni entuziastė dhe tė mendojmė pėr rikompozime qeverish. Ndryshimi i pushtetit kėrkon moral dhe frymėzim politik dhe ai mund tė vijė vetėm nga zgjedhjet e reja dhe jo nga kombinimet e reja brenda Kuvendit. Me kėtė lėvizje deputetėsh shumė shpejt ne mund tė kemi njė grup tė ri parlamentar mė tė madh se LSI, qė mund tė vendosė pėr tė ardhmen e qeverisė Berisha, por kjo nuk duhet tė inkurajojė askėnd pėr ta kthyer atė nė njė shans pėr shantazh tė ri ndaj qeverisė. Ēdo lėvizje numrash do tė marrė kuptim dhe do ti bėjė jetėgjatė nė politikė ata deputetė qė do ti pėrdorin mandatet e tyre pėr zgjedhje tė reja dhe jo pėr vjedhje tė reja.
Krijoni Kontakt