Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 09-10-2010 më 08:45
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Gomezi ka 25 më duket ndërsa Klose 32 ka kohe Gomezi të behet i mirë për Bayern se për Deutschland s'mund të behët si Klose.Klose dje tha tek Bayerni me mungon fati. :S
Ai komentuesi tha lojtaret e Bayernit i kanë 2 Leben një për FCB dhe një për DFB haha.Goli i pare Lahm - Müller - Klose.
Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
kjo qeveri esht mizeria e shekullit qe ka pas ndonjehere kosova dhe shqipria ne janar gjithqysh duhet ta ndrrojm ket qeveri ,nuk kan pas faj qe ne protest kan pas panakrta qe Thaqin e kan krahasu me Stalinin
http://kosova.albemigrant.com/wp-con...i-mehmetit.JPG
http://www.dardamedia.com/dardamedia...shim-thaci.jpg
Ku pe vreni dallimin?
Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Ne shkollat serbe ne Kosov edhe landen fetare ortodokse e mejsojn ne shkolla ndersa neve shiptarve msyliman na diskriminjon ,jo qe sekan ndermend me shti lenden fetare ne shkoll por edhe pi ndalojn motrat msylimane me vazhdu shkollen vetem qe e bart nje shami kjo esht shum shum banale
Shqiptar me emer,Shqiptar me zemer!
Presin përgjigje
Sërish është protestuar kundër ndalimit të shamisë. Organizatorët e protestës kanë kërkuar takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Është kërkuar shfuqizimi i Udhëzimit administrativ 6/2010. Protestuesit janë takuar me zyrtarë të Qeverisë. Këta të fundit kanë thënë se brenda 30 ditësh do të marrin përgjigje në lidhje me shamitë. Myftiu Naim Tërnava nuk përkrah protestuesit
Rreth 700 qytetarë janë mbledhur të premten në Prishtinë për të kërkuar lejimin e mbajtjes së shamisë nëpër shkollat e Kosovës.
Organizatorët e protestës kanë kërkuar takim me kryeministrin Hashim Thaçi për ta bindur atë që të shfuqizojë Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili ndalon shaminë në shkolla.
Duke brohoritur thirrjen islamike “Allahu Akbar”, protestuesit kanë ecur nëpër sheshin “Nëna Tereze” në Prishtinë, për t’u ndalur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Protestuesit kanë kërkuar që të takohen me përfaqësues të Qeverisë për të gjetur një zgjidhje në lidhje me ndalimin e shamisë.
Ministria e Arsimit, muaj më parë, ka nxjerrë Udhëzimin administrativ 6/2010, i cili ndalon mbajtjen e shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike.
Kryetari i Këshillit organizativ të protestës, Bujar Gjikokaj, ka kërkuar nga ekzekutivi që ta shfuqizojë vendimin për ndalimin e bartjes së shamisë.
“Jemi mbledhur këtu, në këtë protestë paqësore, për të kërkuar drejtësi kundër Udhëzimit administrativ 6/2010, mbi bazën e të cilit motrat tona që bartin shaminë po privohen nga e drejta për të vijuar mësimin në shkollat publike të Kosovës”, ka thënë Gjikokaj.
“Kërkesa jonë është që ky udhëzim administrativ të shfuqizohet sa më shpejt. Jemi mbledhur për të kërkuar drejtësi nga ata që e shkelën drejtësinë. Kushtetuta e Kosovës i garanton secilit qytetar të Kosovës lirinë për të praktikuar publikisht fenë e tij”, ka thënë Gjikokaj.
Leonita Islami, një vajzë e mbuluar nga Gjakova, ka kritikuar institucionet se po e shkelin Kushtetutën e Kosovës.
“Po shkelet e drejta më themelore e garantuar me Kushtetutë - shkollimi i vajzave me mbulesa pa asnjë shkas. Mbulesa ime dhe e motrave të mia paraqet vlerat dhe traditat e po këtij populli ndër shekuj. Shamia është petku i dëlirësisë, i sinqeritetit dhe vendosmërisë për të kontribuar në këtë shoqëri”.
“Ne, fëmijët e këtij populli, thirremi në deklaratën e përgjithshme në nenin 1, 2, 3, 18 dhe 26 që të lejohemi të vazhdojmë lirshëm shkollimin tonë pa asnjë presion nga kushdo qoftë ai”, është shprehur Islami.
Por, vetë ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, pati thënë kohë më parë se nxjerrja e Udhëzimit administrativ e ka bazën në Kushtetutën e Kosovës, e cila e përcakton Kosovën si shtet laik.
Ndërkohë, një ditë më parë, Bashkësia Islame e Kosovës u kishte bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të mos i bashkohen protestës së sotme, meqë kjo bashkësi nuk e organizon atë.
Myftiu Naim Tërnava ka thënë se çështja e mbajtjes së shamisë në shkolla është ngritur tashmë nga Bashkësia Islame përmes Avokatit të Popullit dhe është në duart e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me të.
“Ftoj qytetarët që të mos bien pre e disa shoqatave joqeveritare, të cilat kanë marrë një rol që nuk u takon”, ka theksuar Tërnava.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar se protestës së sotme i janë përgjigjur rreth 700 persona.
”Kemi kuptuar se diku përafërsisht 700 persona janë mbledhur. Mund të themi se protesta ka kaluar e qetë”, ka deklaruar Kelani.
Në fund të protestës, përfaqësues të Këshillit organizativ kanë takuar zyrtarë qeveritarë, të cilëve u është dorëzuar kërkesa për shfuqizimin e Udhëzimit administrativ të MASHT-it. Është thënë se përgjigje do të marrin brenda 30 ditësh. /express/
Ti je hija e Kastriotit
Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
Ti je kullë fuqi baroti...
Gimche, behu i sinqerte e trego a kishte pjesetare te komuniteteve tjera a jo, se disa nuk dukeshin si shqiptare mesa e pashe ne TV? Po mendoj per komunitetin rome, ashkali, egjiptian.
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 09-10-2010 më 12:28
Krijoni Kontakt