Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 162
  1. #1

    Lightbulb Ervin Hatibi: Kontributi osman ne identitetin shqiptar

    Identiteti shqiptar
    ERVIN HATIBI


    Pėrktheu Ardit Kraja

    Ne folėm me Ervin Hatibin, njė poet, artist dhe intelektual shqiptarė, rreth procesit ndėrtues tė identitetit shqiptar, nėn deklaratat moderne.

    WB: Cila ėshtė baza e identitetit shqiptar?

    EH: Unė mendoj qė baza e identitetit shqiptarė ėshtė, sigurisht dhe kryesisht gjuha shqipe. Gjuha ėshtė gjėja e vetme, krahas historisė sė pėrbashkėt, e cila i bashkon tė gjithė shqiptarėt. Me tė vėrtetė, ka shumė perspektiva konfliktuale rreth identitetin “zyrtar” shqiptar, bazuar mbi projekte dhe agjenda sekteriane. Megjithėkėtė, unė pėrsėri mendoj qė shqipatarėt mė tė zgjuar janė ata tė cilėt e zgjerojnė konceptin e pėrfshirjes pėrsa i pėrket identitetit shqiptar. Si njė komb, Shqipėria ėshtė njė shembull i diversitetit nė bashkim.

    Shqipėria strehon njerėz tė traditave fetare tė ndryshme por gjithashtu komunitete dhe minoritete etnike tė cilat konsiderohen shqiptare. Unė me lehtėsi mund tė sjellė shembujt e komuniteteve tė Vllehėve dhe Sllavėve ose madje edhe njė pjesė tė minoritetit zyrtar grek nė Shqipėri, tė cilėt e shikojnė vetveten si shqiptarė “tė vėrtetė” dhe tė cilėt shfaqin tė gjitha karakteristikat mė tipike, tė njė shqiptari tė zakonshėm.

    Ndėrsa, nuk ka asnjė gjė tė tillė si njė projekt tė bazuar nga ekskluziviteti i njė feje kur ne flasim pėr identitetin shqiptar. Pėrndryshe kjo mund tė fshijė gjithė atė pjesė tė mirė tė kombit shqiptar vetėm mbi bazat fetare. Kjo, veēanėrisht gjatė kohėrave kur diskursi mbi pėrplasjet permanente dhe luftėrat midis kulturave dhe feve ka arritur gati njė kulm agresiv.

    Kjo pra duhet tė shikohet si njė pasuri qė rasti i kombėsisė shqiptare qėndron njė rast shembullorė i bashkėjetesės sė njerėzve nga edukime tė ndryshme fetare, bashkėndarjen dhe pėrdorimin e gjuhės sė njėjtė, vendit tė njėjtė dhe, i cili zakonisht, gjithashtu ndajnė referenca kulturore dhe historike.

    WB: Cila ėshtė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame?

    EH: Unė mendoj qė marrėdhėnia midis identitetit shqiptar dhe kulturės islame ėshtė e njė natyre jashtėzakonisht tė rėndėsishme dhe tė veēantė. Me tė vėrtetė, fjala e cila e pėrshkruan fjalėn “nation” nė shqip ėshtė fjala “komb”. Fjala “komb” origjinon nga fjala arabe “kaum”, e cila ka ardhur nė Shqipėri pėrmes gjuhės osmane. Kėshtu, nė mėnyrė pėr ta pėrkufizuar vetė nocionin e kombit shqiptar, themeluesit e nacionalizmit shqiptar zgjodhėn pikėrisht kėtė fjalė arabe. Unė besoj qė ēėshtja e marrėdhėnies midis kulturės islame dhe identitetit shqiptar ėshtė shumė e prezantuar nė kėtė shembull simbolik.

    Ēfarė ne nė ditėt tona perceptojmė si njė identitet shqiptar nuk ėshtė mė pak sesa njė pėrzierje influencash, tė cilat filluan qė nė kohėrat e Perandorisė Romake deri nė fundin e Romės sė fundit, Perandorisė Osmane. Njė fakt i mirėnjohur, i cili gjithashtu nuk ėshtė parė nga disa nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės sonė, qė influencat mė tė fuqishme nė kulturėn dhe identitetin tonė derivojnė nga kohėrat osmane.

    Influencat mė tė fuqishme duhet tė shihen nė folklorin tonė, nė ritualet sociale tė jetėve tona tė pėrditshme, nė perceptimet tona tė sė shenjtės, nė urbanizimin dhe arkitekturėn e qyteteve tona dhe gjithashtu tė gjuhės dhe terminologjisė sonė. Me fjalė tė tė tjera, kėto influenca i kanė dhėnė formė vetė zemrės sė memories sonė kolektive dhe na kanė ndihmuar tė krijojmė identitetin kulturorė shqiptar. Ky identitet ėshtė njė nga shumė identitetet post-osmane qė lulėzuan pas rėnies sė Perandorisė Osmane. Nė territoret shqiptare, ku maxhoranca e popullatės janė muslimanė, ky identitet post-osman, pėrmban mė pamje islamicate sesa territoret e tjera post-osmane tė Ballkanit.

    Unė do tė preferoja kėtė term “islamicate”, tė shpikur nga tradita orientaliste, e cila thotė qė jo ēdo gjė nė shoqėritė muslimane ėshtė nevojshmėrisht fetarisht islamike ose e prodhuar vetėm nga muslimanėt. Jo ēdo gjė qė muslimanėt prodhojnė mund tė konsiderohet nga njė pikėpamje strikte fetare si islamike.

    Nė rastin e Shqipėrisė, influencat e lartpėrmendura, duke pėrfshirė konceptet e tė shenjtės dhe jo tė shenjtės, i kanė marrė nga tradita islame, Osmane. Ēdo shqiptar, i edukuar apo jo, musliman, apo me trashėgimi tė krishterė, lirisht pėrdor shumė herė ditė pėr ditė fjalėn “ishallah”. Kėmbėngulja e vetė pėrdorimit tė kėsaj fjale shkon pėrtej gjuhės. Ky ėshtė njė simbol i fuqishėm i identitetit tonė kulturorė tė ngulitur mirė nė traditėn tonė tė gjashtė shekujve tė fundit.

    WB: Ēfarė sjelljeje kanė elita dhe publiku shqiptar ndaj trashėgimisė kulturore Osmane?

    EH: Ndarja jonė nga autoriteti supėr-komb dhe super-fetarė, tėrėsia e Perandorisė Osmane, kėrkoi njė diskutim pėr tė ndėrtuar kombin qė u bė nė kundėrshtim me konceptet e supra nacionalizmit dhe kozmopolitanizmit qė tradita Osmane pėrfaqėsonte. Ky diskurs, me kohė doli jashtė dore dhe ka ēuar nė gabime tepėr tė mėdhaja dhe keqinterpretime tė kaluarės sonė Osmane.

    Elitat shqiptare nė rritje pranuan dhe adoptuan narrativėn ultranacionaliste tė ngjashme me vendet tona fqinje, kryesisht atyre serbe dhe greke, duke u bashkuar kėshtu nė korin e ankimeve rreth njė “natė tė errėt dhe tė zezė” qė qėndroi pėr pesė shekuj nėn “Jorkėn” Osmane. Sipas kėsaj narrative, kombi shqiptar ra nė prapambetje dhe kėshtu u bė i parėndėsishėm pėr shkak tė ndarjes sė befasishme me “botėn e civilizuar” e cila e mbajti kombin larg nga “marrėdhėniet natyrale me Europėn” pėr pesė shekuj.

    Fatkeqėsisht, ky diskurs ėshtė larg tė qėnurit historikisht korrekt dhe duke qenė kėshtu ėshtė duke penguar shkencėn e historisė pėr tė vlerėsuar korrektėsisht rrugėn e tė vėshtruarit tė marrėdhėnies sonė me tė kaluarėn tonė Osmane, madje edhe kur kjo rrezikon tė bėhet kontradiktore. Shembulli mė i rėndėsishėm i kėsaj skicofrenie ėshtė sjellja e shqiptarėve ndaj Luftės sė Kosovės, e cila imiton atė serbe. Nė realitet, fitorja Osmane nė Kosovė ishte gjithashtu njė fitore mbi vizionet imperialiste serbe tė vendeve shqiptare dhe kėshtu, ndihmoj tė vuloste fatin e kėtyre vendeve nė favor tė shqiptarėve. Kjo ėshtė njė kontradiktė brenda diskursit nacionalist.

    Shqiptarėt nuk jetonin nė parajsė kur Osmanėt hynė nė tokat shqiptare. Jeta e shqiptarėve nė Gadishullin Ballkanik ishte e vėshtirė. Nėse ne i shikojmė librat tonė tė historisė ne shikojmė trajtimin e serbėve qė i kanė rezervuar katolikėve shqiptarė tė njė natyre tė tmerrshme. Njerėzit ndėshkoheshin dhe torturoheshin ashpėr vetėm pėr faktin qė shfaqnin hapur identitetin e tyre katolik. E njėjta mund tė thuhet edhe pėr administratat e tjera tė huaja pushtuese.

    Kėshtu, pėr mendimin tim, nga njė pikėpamje strikte nacionaliste, shqiptarėt kanė pėrfituar nga ardhja e Osmanėve. Duke ju ngjitur superfuqisė qė pėrfaqėsonte Perandoria Osmane nė ato kohė, shqiptarėt filluan tė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė punėt e Gadishullit Ballkanik dhe me kohė vendosėn pozitėn e tyre nė zonė.

    Narrativat zyrtare, duke filluar qė me librat shkollorė historik tė veprave tė shkrimtarėve dhe akademikėve, formatojnė pėrceptimet e shqiptarėve rreth historisė sė tyre osmane qė nga njė moshė e vogėl. Miti qė osmanėt ishin shtypėsit e kombit tonė bėhet i vazhdueshėm pėr kundėr faktit qė projekti osmanė nuk ishte as kombėtarė as fisnorė. Pėr mė tepėr, njė numėr i madh shqiptarėsh mbajtėn pozita tė larta nė strukturėn e pushtetit Osman.

    Elitat shqiptaro-osmane kanė patur pozita nė Perandori qė nga fillimet e saja e deri nė ditėt e saja tė fundit. Megjithėse ne s’mund tė llogarisim tėrėsinė e shqiptaro-osmanėve tė cilėt punuan nė zyra tė vogla ose tė mesme nė Perandori, por ne mund tė themi me siguri tė plotė qė numri i sadrazamėve (kryeministrave) ishte rreth 35, pa llogaritur numrin jashtėzakonisht tė madh tė vezirėve (ministrave), Bejlerve, Shejhul Islamėve dhe gjithashtu disa bashkėshortesh tė Sulltanit dhe Valide Sulltanas.

    Ky integrim natyral nė strukturat Osmane perceptohet nga narrativa e elitės shqiptare si tradhėti ndaj kombit. Konsiderata nuk i rezervohet vetėm figurave historike tė sė kaluarės por vazhdon fuqishėm nė ditėt tona kundėr cilitdo qė vė nė pyetje ose sfidon diskursin zyrtar tė historisė sonė Osmane. Nuk ėshtė e pazakonshme tė lexohet nė gazetat shqiptare dhe pėr kėtė ēėshtje pėrmes tė gjitha mediumeve qė transportojnė diskursin publik, propaganda fyese rreth muslimanit shqiptar, djalit tė njė tė krishteri tradhėtar i cili u konvertua nė islam, si njė trashėgimi e padėshirueshme e shtypjes Osmane.

    Sot Shqipėria e konsideron Turqinė si aleaten mė tė mirė. Megjithatė, deri nė kėtė ditė, fjalėt “anadollak”, “turk”, “pasha” etj, pėrdoren si fyerje pėrmes diskursit publik. Nė njė nga eset e mija, “Islamizimi i dhunshėm i armikut nė diskursin politik shqiptar”, unė nėnvizoj faktin qė politikanėt tonė vazhdojnė nė kategorizimin e kundėrshtarėve tė tyre politik si “oriental” ose “turk” qė t’ia njollosin imazhin e tyre. Ėshtė e rėndėsishme qė tė theksojmė qė e njėjta terminologji pėrdoret nga diskursi nacionalist serb kundėr kundėrshtarėve tė tyre shqiptarė dhe boshnjak. Njė nga shpjegimet pėr kėtė ngjashmėri mund tė gjenden nė vazhdimin e elitės sė njėjtė politike komuniste qė mori fuqinė nė Shqipėri me ndihmėn bujare tė Jugosllavėve.
    Ėshtė shumė interesantė tė shikosh qė ndėrsa pjesa mė e madhe e elitės shqiptare vazhdon nė djallzimin e historisė sonė Osmane dhe marrėdhėniet e sotme me Turqinė, sjellja tėrėsisht e kundėrt gjendet tek pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė zakonshėm, tė cilėt deri nė kėto ditė e konsiderojė Turqinė si shtetin mė mik dhe turqit si vėllezėr. Shembulli mė i gjallė dhe i sinqertė i kėsaj shprehjeje vėllazėrore mund tė shihet nė shpėrthimin e gėzimit qė njerėzit treguan kur ekipi kombėtarė turk i futbollit arriti njė fitore tė rėndėsishme nė njė nga kampionatet e fundit tė botės. Njerėzit vėrshuan rrugėve tė Tiranės pėr tė shprehur gėzimin e tyre pėr kėtė fitore turke, e cila dukshėm ishte konsideruar e zakonshme, pėrderisa njerėzit zakonisht mbanin nė njėrėn dorė flamurin kombėtar turk dhe nė tjetrėn atė shqiptar.

    Larg nga imazhi pozitiv popullorė, fatmirėsisht, njė gjeneratė e re dijetarėsh ėshtė duke u shfaqur. Kjo gjeneratė, pėrmes pėrdorimit tė metodave tė reja dhe burimeve tė ndryshme ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė propozuar vėshtrime tė reja tė historisė, kulturės dhe identitetit tonė, osman dhe tė tjera. Unė pėrpiqem ta shikoj kėtė si procesin e normalizimit. Normalizimi i vėshtrimit tonė tė historisė dhe kulturės sonė ėshtė e rėndėsishme pėr shkak se tensioni i brendshėm brenda identitetit shqiptar nuk ėshtė i shendosh pėr kombin shqiptar.

    WB: A mendoni se identiteti shqiptar mund tė mbijetojė pa islamin?

    EH: Gjerėsisht, roli i islamit besohet se ka qenė pozitiv nė ndėrtimin e identitetit shqiptar. Kjo ide ėshtė pjesėrisht e ndezur nga disa akademik dhe historian tė cilėt e mbrojnė kėtė tezė duke thėnė qė arsyeja prapa konvertimit tonė nė islam ishte pėr tė dalluar etnicitetin tonė nga ai i serbėve dhe grekėve. Kjo pikėpamje i ka bėrė shumė shqiptar tė mendojnė se arsyeja kryesore e konvertimit nė islam ka qenė “pėr tė shpėtuar” identitetin kombėtar.

    Unė mendoj qė ruajtja e etnicitetit ėshtė vetėm rrjedhoja e konvertimit nė islam, por jo vetė qėllimi i saj. Unė nuk besoj se dikush konvertohet nė njė fe tjetėr vetėm pėr tė ruajtur etnicitetin e tij. Pėr mė tepėr, etniciteti nuk ishte aq i rėndėsishėm nė kohėt nėn vėzhgim. As mė pak, nga njė pikėpamje teknike, kjo si njė ēėshtje e drejtė. Me tė vėrtetė, pėrpara pushtimit osman, procesi i sllavizimit dhe helenizimit tė popullatės shqiptare ishte njė ngjarje rutinė, veēanėrisht nė zonat jomalore. Si fakt pėr kėtė ka shumė emra toponimik pėrmes Shqipėrisė ende nė pėrdorim, ndėrsa osmanėt ndryshuan ose krijuan vetėm njė grusht toponimesh nė pesė shekuj sundimi.

    Unė me tė vėrtetė nuk e kuptoj arsyen pse ka kaq shumė emra sllav tė qyteteve, maleve, fshatrave dhe lumenjve nė Shqipėri dhe jo aq shumė osman, pėr shembull. Unė nuk jam historian por unė mendoj qė ky aspekt ėshtė shumė tregues kur ne duam tė krahasojmė natyrėn e sundimit osman me atė tė fuqive tė tjera ballkanike qė kanė sunduar Shqipėrinė me ardhjen e osmanėve. Osmanėt zakonisht ruajtėn ēfarė gjetėn nė Shqipėri; duke e aftėsuar kėshtu identitetin para-shqipar pėr tu kristalizuar dhe formuluar mė vonė.

    WB: Ēfarė u bė me Shqipėrinė pas pavarsisė sė saj nga Perandoria Osmane? Marrėdhėniet e Shqipėrisė ndaj botės u prenė pėr gati 50 vjet nėn rregjimin komunist. Cilat ishin dinamikat e brendshme nė Shqipėri gjatė atyre ditėve?


    EH: Pavarsia nga Perandoria Osmane hapi pėr tokat shqiptare njė kapitull tė vėshtirė mbijetese. Kombi shqiptar mbijetoj i copėtuar pėrmes disa shteteve ballkanike. Qė tė pėrmbushnin agjendat e tyre ekspansioniste, vendet fqinje, e pėrshkruanin shtetin musliman me shumicė shqiptare si njė miniaturė tė shtetit Osman nė mėnyrė qė ta vazhdonin ta copėtonin dhe ta kishin mė lehtė.

    Kėshtu, nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ēfarė mbeti prej Shqipėrisė brenda territoreve tė shtetit shqiptar po takonte vėshtirėsi tė mėdha nė daljen i vendosur nė skenėn ndėrkombėtare. Elitat shqiptare, tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e ekzistencės sė shtetit shqiptar pėrball fuqive ideologjike dhe ushtarake tė kombeve pėrreth, u pėrpoqėn tė legjitimonin ekzistencėn e shtetit tė tyre duke ndėrmarrė njė seri reformash radikale nė mėnyrė qė tė zbusnin dhe tė zbehnin traditat osmane dhe islame, duke u pėrpjekur kėshtu “tė perėndimizonin” karakteristikat e shoqėrisė shqiptare. Pra, pėr Shqipėrinė, e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė ambient tė armiqėsorė ishte tė bindte Fuqitė e Mėdha qė tani gjendja tani ishte shumė e largėt nga e kaluara e traditės dhe aleancės osmane dhe tani pjesė dhe parcelė e fushėn Europiane dhe gjėrave tė tjera. Ne duhet tė kemi parasysh qė nė ato kohėra koekzistenca multikulturore nuk ishte diēka e modės dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin nevojshmėrisht kuptimin qė kanė sot.

    Ēėshtja pastaj ishte sesi tė bėheshe mė pak musliman. Kjo ėshtė sesi politikat e kitman-it ose fshehjes sė identitetit musliman, unė mendoj, dolėn nė pah, duke fshirė kėshtu, ose zbehur tė gjitha karakteristikat e dukshme islame dhe osmane tė kulturės shqiptare. Duke vepruar kėshtu, shembulli pėr tu ndjekur ėshtė dhėnė sė pari nga elita gjatė gjysmės sė parė tė shekullit 20-tė. Me futjen e diktaturės komuniste, Shqipėria, mori njė rrugė histerike nė perėndimizimin e reformave. Komunistėt e shikonin ish elitėn shqiptare, e cila kishte kryer reformat e para tė perėndimizimit, si “anadollak” dhe “patriarkal” dhe vazhduan transformimin radikal tė shoqėrisė shqiptare, duke zhdukur kėshtu tė gjitha shenjat e traditave tė kaluara.

    Tė gjitha shenjat e dukshme tė sė kaluarės osmane filluan tė zhdukeshin, duke filluar me arkitekturėn madhėshtore tė ndėrtimeve urbane, pazareve dhe seraljot. Shkatėrrimi i tyre kishte pėr qėllim tė tregojė qė Shqipėria e kishte marrė shumė seriozisht rrugėn e modernizmit siē kuptohej prej revolucionit socialist. Secila nga shenjat e dukshme tė kaluarės orientale u bėnė njė shėnjestėr pėr propagandėn e pėrditshme dhe subjekt i ligjeve shtypėse tė diktaturės komuniste. Kjo luftė e deklaruar, sė pari kundėr traditės dhe mė vonė kundėr fesė, muslimanėt dhe tė krishterėt, u bėnė njė markė shqiptare.

    WB: Si shkon balanca midis laiēizmit dhe fesė nė Shqipėri?

    EB: Laiēizmi ėshtė klima e kontinentit tonė. Ne nuk jemi ndryshe nga pjesa tjetėr e kontinentit nė kėtė aspekt. Shqipėria ndjek versionin francez tė laiēizmit, jo atė mė fleksiblin e versionit Anglo-Sakson qė e percepton elementin fetarė si pozitiv dhe qė nuk duhet tė shtypet. Megjithatė, ka ndryshime midis modelit laik shqiptar dhe versionit origjinal francez. Mentaliteti laiēist duket se vė nė shėnjestėr vetėm fenė islame nė Shqipėri. Krishtėrimi, qoftė ai Ortodoks ose Katolik, shihen si njė etiketim europian modern dhe i modės e cila e tejkalon laiēizmit, megjithėse perceptohet si diēka shumė natyrale. Shembujt e politikanėve shqiptar tė cilėt hapur marrin pjesė nė meshėn e sė dielės, ndiq ritualet e krishtera, martohen nė kisha dhe marrin pjesė nė ceremoni fetare nė nder tė tyre janė krejt natyrale tė rregullit tė gjėrave shqiptare. Nė kontrast, ėshtė e padėgjuar dhe e paparė qė njė politikan shqiptar tė marrė pjesė pėr falje ose madje edhe tė tregojė publikisht pėrkatėsinė mė tė vogėl nė besimin musliman.

    Pėr mė tepėr, nė Parlamentin shqiptar, ne shohim parti politike tė krishtera, ndėrsa vetėm ideja e krijimit tė njė partie nominale muslimane do tė krijojė diēka tė njėjtė me njė tėrmet e njė madhėsie tė madhe. Gjithashtu, nė vendin tim laik, librat shkollor hapur pėrmbajnė interpretime fundamentaliste tė krishtera dhe ja shėrbejnė atyre si fakte ndaj fėmijėve ndaj rrėfimeve tė ndryshme.

    Arsyet qė na kanė ēuar kėtu janė tė shumta dhe tė ndryshme, por unė besoj qė mė e rėndėsishmja midis tyre gjendet nė diskursin emancipues qė ka mundur tė fshijė ēdo dallimin midis “tė krishterit” dhe “europianėt”. Kėshtu, nė emėr tė integrimit tė Shqipėrisė brenda strukturave europiane, qarqet fundamentaliste janė duke propozuar agjenda tė krishtera si e vetmja rrugė drejt Europės.

    WB: Si i pėrgjigjet muslimani intelektual shqiptar keqkuptimeve tė imazhit dhe rolit tė islamit nė shoqėri?


    EH: Unė u pėrpoqa tė shpjegoj arsyet pėr fshehjen e besimit islam gjatė procesit tė ndėrtimit tė kombit nė fillim tė shekullit 20-tė. Lufta pėr tė fshehur besimin u bė e dhimbshme pėr shkak tė madhėsisė se ēfarė ishte nė lojė, vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Fakti elitat shqiptare pėrqafuan dhe adoptuan stilin europian tė jetesės, krishin krijuar besimin qė islami po zhdukej nė Shqipėri. Kėshtu, shqiptarėt e kohės duhet tė pėrballeshin me kritiēizmin e tėrbuar nga shumė zėra europian pėr faktin e vetėm tė ndėrtimit tė xhamive nė 1930. Ndėrsa shtypi francez dhe italian ishin mė tė zėshėm nė alarmimin e tyre, ne mund tė imagjinojmė se ēfarė cilėsie gjuhe pėrdorej nė qarqet politike.

    Si pėrgjigje, elitat e frikėsuara shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato fetare, filluan pėr tė kufizuar numrin xhamive vetėm duke i mbyllur. Burokratėt i ndalėn faljet e tyre publike dhe pjesėmarrjen e ceremonive muslimane. Ata mendonin qė ata kishin pėr tė treguar shenja serioze tė ē’islamizimit dhe ē’osmanizimit tė Shqipėrisė. Unė besoj qė duke vepruar kėshtu ata pritnin qė tė pranoheshin nga pala europiane dhe shpresonin pėr tė arritur marrėdhėnie tė mira me ata.

    Gjenerata e mėvonshme injoruan arsyet e vėrteta prapa strategjive tė tilla mbijetese dhe gjenerata e tretė madje edhe mė tepėr. Kėto strategji mbijetese tė fshehjes sė besimit filloj tė ngushtonte hapėsirėn publike pėr kėrkesat muslimane tė cilat rezultuan nė alienizimin e intelektualit shqiptar musliman qė rrjedhimisht vdiq tėrėsisht me instalimin e diktaturės komuniste dhe ligjit tė poshtėr tė ndalimit tė fesė qė zgjati pėr 23 vjet.

    Tani, intelektuali musliman ėshtė nė periudhėn formuese. Gjenerata mė e re ėshtė duke u bėrė e vetėdijshme rreth realiteteve tė identitetit shqiptar dhe trashėgimisė fetare tė tij. Unė shpresoj, qė pas njė shekulli nė fshehje dhe shtypje gjėrat do tė kthehen nė rrugėn e tyre normale.


    Ngjarjet qė pasuan vrasjen e njė shtetasi shqiptar nga Himara, sfondi politik i vėrtetė apo i supozuar i motiveve tė vrasjes, protesta e qeverisė greke dhe kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse, zbythja e shtetit shqiptar e servilizmi i politikanėve ndaj shtetit grek kanė nxitur njė mori artikujsh nė shtyp qė reflektojne zemėrimin shqiptar.

    Ėshtė zemėrimi shqiptar ndaj fqinjit tonė qė teksa ngrė zėrin nė kup tė qiellit pėr njė vrasje qė ende nuk ėshtė hetuar tėrėsisht, toleron vrasjen e emigrantėve shqiptarė pėr motive tė qarta ksenofobie teksa ushtarėt e kėtij shteti premtojnė nė marshe ushtarake se do e kthejnė lėkurėn e shqiptarėve (si dhe turqėve) nė shollė kėpucėsh. Ėshtė zemėrimi ndaj kreut tė Kishės Ortodokse Shqiptare qė as nuk pėrpiqet tė ruaj aparencat nė mbėshtetje tė politikave greke nė Shqipėri. Ėshtė zemėrimi ndaj politikanėve tanė qė lejojnė qė rrugėt e kėtij vendi tė zaptohen me banditizėm, qė servilosen para fqinjėve tanė qė trajtojnė Shqipėrinė si vend vasal, qė nuk ngrenė zėrin pėr keqtrajtimet e emigrantėve shqiptarė.

    Po a janė vėrtet tė zemėruar shqiptarėt nga qeveria e tyre, nga servilizmi politik, nga trajtimi nė pikat kufitare apo nė rrugėt e Athinės, a janė tė irrituar shqiptarėt qė trajtohen si mbeturina qė shtyhen me FSHESĖ? A mos vallė gjithė kėta artikuj nė media reflektojnė ngritjen e ndonjė lėvizjeje nacionaliste shqiptare? Jo.

    Qeveria aktuale dhe kryeministri i saj, qė ka treguar me jetgjatėsinė e vet politike se e njeh mirė kėtė vėnd, nuk trembet se servilizmi dhe vasaliteti i tij do i kushtoj nė kutitė e votimit, se zemėrimi shqiptar do kthehet nė kriter politik sipas tė cilit do vlerėsohen forcat politike dhe se do ndikojė rezultatet elektorale. Opozita qartazi nuk mendon se ka vlerė praktike marja e rolit tė kampionit tė zėrit tė revoltės shqiptare ndaj dinjitetit tė humbur e prandaj as nuk ka ndėr mend tė marė njė hap tė tillė. Arsyeja ėshtė se nuk ka zemėrim shqiptar, nuk ka shance qė gjithė kjo prodhimtari mediatike tė reflektojė njė lėvizje civile qė do vendoste artikulimin e ndonje qėndrimi politik qė kėrcėnon tė ndėshkojė politikanėt pėr vasalitetin e tyre ndaj fqinjit tė jugut. Shqiptarėt prej kaq vitesh e kanė bėrė tė qartė sa e kanė pazarin, se cili ėshte cmimi i tyre. Shqiptarėt nuk i ka zemėruar mjaftueshėm as FSHESA e as konvertimi me dhunė i eshtrave tė gjyshėrve tė tyre, as impotenca e policisė qė u zmbraps para tymit tė temjanit, as ksenofobia e racizmi i shtetit grek, as fundamentalizmi fetar i Greqisė qė vazhdon tė mbėshtesė kriminelėt mė famėkeq tė Ballkanit, as trajtimi i tyre nė Kakavi si qėnie qė nuk meritojnė respektin themeltar njerėzor. Shqiptarėt nuk janė tė zemėruar, ose sė paku jo aq sa ta vėnė re politikanėt e tyre, jo aq sa ta kthejnė kėtė zemėrim nė lėvizje civile e politike qė kėrkon dinjitet. Si rjedhim kjo valė mediatike, pėrfshi kėtė artikull, ka gjasa tė jėtė retorikė boshe.

    Nėse njė hetim i pa-politizuar do tregonte se vrasja u krye pėr motive urrejtje etnike, atėherė ajo duhet dėnuar si e tillė. Por kjo jo pėr shkak tė presioneve tė njė vendi si Greqia qė nuk ka tė drejtėn morale t’u japė leksion shqiptarėve pėr kėto punė. Duhet dėnuar si e tillė sepse shqiptarėt nuk duhet tė lėjojnė diskriminimin e dhunimin e askujt pėr shkak tė etnisė, rracės apo fesė sė tij. Nėse vėrtetohet se vrasja ėshtė motivuar nga urrejtja etnike, atėherė arsyet, motivet, shtysat qė e ushqejnė njė gjė tė tillė duhen studiuar dhe adresuar. Por tė jemi tė qartė, shqiptarėt kanė mjaft arsye, mė se tė justifikuara, pėr tė qenė tė pakėnaqur, tė fyer, tė indinjuar nga politikat e fqinjit tė jugut dhe ky zemėrim duhet tė gjejė zė nė mėnyrė dinjitoze e tė shėndetshme, nė njė mėnyrė qė do u tregonte politikanėve tanė se nėse nuk do pėrfaqsojnė interesat e elektoratit qė i voton, atėherė ata nuk meritojnė pushtetin.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Nje artikull qe ja vlen te analizohet me laps e leter ne dore dmth duke kap ceshtjet qe dalin e duke gjyku sa mo objektivisht,pro o kunder por me sinqeritetin qe mund te kete njeriu me vehten,behet fjale per ate qe ka njefar njoftje me ket problem apo kapacitetin e mjaftushem
    E pse jo dhe per cdo njeri te arsyeshem?
    Pergezime z,E Hatibi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 20-09-2010 mė 20:06

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    kur thon robt ' zot i modh cme ka gjet me ty' do me thon qe jena tgjith krishter , skom dgju 'allahu modh cme ka gjet me ty'. ani kshu shembujsh kot me provu teza bosh, ia ke fut kot plako. gjuha osht mbush me huazime ene pa na pushtu, lexo nai her gazetat sot vllai.
    mund me thon shum me kto pallavra qe ka shkrujt ky ktu. po e permbledh shkurt
    "500 vjet 'vllazri' sbohen dot hasha
    jan 500 VJET ROBERI" mos ngatro sapunin per djath
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  4. #4
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar mė parė nga Jeto_Jeten Lexo Postimin
    kur thon robt ' zot i modh cme ka gjet me ty' do me thon qe jena tgjith krishter , skom dgju 'allahu modh cme ka gjet me ty'. ani kshu shembujsh kot me provu teza bosh, ia ke fut kot plako. gjuha osht mbush me huazime ene pa na pushtu, lexo nai her gazetat sot vllai.
    mund me thon shum me kto pallavra qe ka shkrujt ky ktu. po e permbledh shkurt
    "500 vjet 'vllazri' sbohen dot hasha
    jan 500 VJET ROBERI" mos ngatro sapunin per djath

    Ervin hatibi ka mbaruar per gjuhe -letersi sa per dijeni..
    te gjithe gjuhet kane huazime ē'do te thote kjo ?
    pse ato shtete qe kane qene te pushtuara dhe nuk kane nderruar fene nuk kane huazime ne gjuhet e tyre ?
    ERvin Hatibi ka gjyshen italiane ,keshtu qe eshte dhe katolik...
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Artikull i pritshėm nga njė njėri si ky, sado intelektual tė jetė po manipulon haptazi pėr interesat e tija brezin e ri. Sipas Ervinit ne qėnkemi njė farė rrace kozmopolite dhe se Turqia nuk na ka pushtuar ose kthyer me dhunė !!!

    Pikė e zezė cna gjeti nga kėta njerėz. Dakort qė pasi bėje kokainė pėr qejf me shokėt e tu metalarė gjete Zotin, dakort pėr predikimet qė bėn me komunitetin qė pėrfaqėson, por tani e ke tejkaluar duke u trajtuar cėshtje qė nuk tė takojnė. Me kėtė ritėm do flasim pėr persekutime fetare tė komunitetit Musliman, dhe gjėra tė tjera absurde pėr motive krejt politike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Ilirjan, personalisht te falenderoj qe e ngrite ket ceshtje te randsishme.
    Po asht e vertet , kultura –gjuha dhe feja jane elemente dominante ne diskursin e krijimit te identitetit kombetar..Por subjekti ne fjale fokusohet vetem per identitetin shqiptar. Keshtuqe do na duhet te shkojme pak vjet prapa, afersisht 500 vjet, kur Arberia Kristiane u ba i pari komb ne Boten Europiane me ju mohua gjuha ametare dhe feja e te pareve nga pushtuesi turk. Kerkesa per shkatrrim te kultures Arberore Kristjane Europjane dhe zevendesimi I saje I dhunshem me kulturen, fene islamike e gjuhen turke u ba axhenda kryesore e Turqise pushtuese.
    Arbera ishte e Krishtere dhe identiteti kombetar I krishtere arberor gjend mbeshtetje e shprehje te qarte ne traditen e hershme arkitekturorte te kishave dhe banesave poashtu ne ne menyren e jeteses, dhe celebrimin e gjuhes araberore si sistem simbolik I ndarjes se te njajtave vlerave universale te krishtera me kombet e tjera Europjane. Pershembull asht interresante ngjashmeria linguistike mes shqipes standarte dhe gjuheve te tjera indo-europjane . Vete fjala ” Idnetiteti” korrespondon me “indentita’ “ ne italisht dhe” identity” ne anglisht.

    Prandaj ideja qe identiteti shqiptar eshte nje perzierje influencash te huaja nuk komandon vertetesi. Identiteti shqiptar autentik eshte homogjen kristjan europjan. Per shqiptaret kombet e tjera europjane nuk mund te konsiderohen te ‘huaja’ pasi pervec elementeve kulturore, linguistike dhe fetare ne kemi edhe prejardhje –origjine te perbashket.

    Lidhja e kombit shqiptar me kombet e tjera europjane dhe Krishterimin asht e mbeshtetun ne nje te vertete Biblike te padiskutueshme. Shqiptaret jane nje nder 10 fiset europjane qe ne shkrimet e shenjta konsiderohen “10 fiset e humbura te Izraelit” . Keto 10 fise perfshi edhe paraardhersit tane para rreth 5000 vjetesh qene deportu ne Europe prej mbretit te Asirise. Pra shqiptaret dhe kombet e tjera europjane jane pasardhes te fiseve te deportume nga Izraeli antik, dhe rrjellimisht jane (se bashku me kombet e tjera europjane) trashigimtar te popullit te zgjellur dhe trashigimtart e Premtimit te Zotit per Mesine.

    Ashtu si ne cdo aspekt tjeter kontributi I Krishterimit ne zhvillimin e civilizimin e fiseve te hershme shqiptare qe thelbesor. Fakti qe libri I pare ne gjuhen shqipe u shkrua nga nje klerik I krishtere Gjon Buzuku nuk asht thjesht nje event letrar por merr domethanje historike per formimin e karakterit kristjan e te civilizum te shqiptarit. Idneiteti I perbashket EuroKristjan I ndihmoi principatat Arberore te unifikoheshin nen kryqin e Jezu Krishtit per mbrojtjen e fese dhe truallit te tyre shekullor. Pershembull historia eshte deshmitare e kuvendit legjendar te Lezhes ku principatat Arberore injoruan interresat e ngushta personale dhe u bashkuan nen drejtimin e Kampionit te Krishterimit Gjergj Kastrioti per ti rikthyer identitetin dhe dinjitetin kombit arberor te roberuar nga turqit. Ata kujtuan me nostalgji kohen e arte te lulezimit multidimensional te ekonomise dhe shoqerise arberore para pushtimit turk.Ne ate periudhe Arberia kishte arritur zhvillim parallel me simotrat e veta europjane dhe komandonte rrespekt e rendesi ne arenen nderkombetare. Integriteti I territoreve Arberore ishte I garantuar dhe mardhanjet me fqinjet bazoheshin ne interres dhe rrespekt rreciprok. Kjo u shpreh qarte edhe ne betejen e fushe kosoves ku kombet e ballkanit perfshi edhe arberit u bashkuan se bashku nen kryqin e Jezu Krishtit per te mbrojtur fene dhe territoret e tyre nga pushtuesi turk. Ne kete lufte heroike arberit u dalluan per trimerine dhe agresivitetin e tyre ndaj armikut turk aq sa trimi Millosh Nikoll Kolipiqi prej Toplices Arberore ja arriti te vrase Sulltan Muratin.

    Me pushtimin turk mori fund edhe lulezimi Arberor. Turqia u perpoq jo te ruante por te ndryshonte gjithcka autentike arberore dhe ti zevendesone me variantet e veta islamike turke. Pershembull sic e thash ma lart turqia shpalli gjuhen shqipe te paligjshme dhe programoi ligje apostafat per ndeshkimin e atdhetarve te cilet guxonin te promovonin shqipen e shkruar. Me ane te kesa strategjie turqia kerkonte vdekjen e gjuhes shqipe pasi nje gjuhe qe nuk shkruhet gradulaisht vdes.
    Ardhja e pushtuesit turk ishte ne disavantazhin e arberise pasi turqit kordinuan strategji te mireorganizuara edhete dhunshme per ndryshimin e identitetit fetar dhe rracor te shqiptarit. Ata hartuan ligje te posatcme qe ja veshtiresonin jeten te krishterit duke e bere ate te paguante taksa shumehere me te larta se sa deviantet qe konvertoheshin ne islamizem. Gjithashtu planifikuan dhe kultivuan stigma sociale per te krishteret duke I konsideruar si kaurre dhe kryqali dhe u mohuan cdo te drejte civile dhe natyrore, nderkaq te gjitha privilegjet u shkuan atyre qe pranonin te konvertohehishn ne islamisem. Te krishteret u ofenduan edhe ne dinjitet . Te krishteret nuk lejoheshin te mbanin arme. Femijet e te krishterve merreshin me dhune dhe dergoheshin ne kampet e anadollit ku sterilizoheshin ne menyre qe te mos riprolloheshin nese kishin fat te ktheheshin ne arberi perseri e te martoheshin. Por shumica e tyre vdiste ne luftera dhe kurthe te posatcme duke humbur perjete edhe eshterat ne shkretetirat e anadollit. Bijat e motrat e te krishterve grabiteshin dhe interrnoheshin me dhune ne sarajet e haremeve te topkapit ku konvertoheshin ne skllave seksi per sulltanin.
    Konvertimi I dhunshem I shqiptarve ne islamizem pu shoqerua edhe me nje fenomen tjeter negative per rreputacionin e tyre ne impresionin europjan. Ndoshta fqinjet deshtuan te kuptonin qe ky konvertim nuk rreflektonte vullnetin e lire te popullit arberor por ishte konsekuence e fushatave konvertuese te turqise qe I imponoi me dhune shqiptarve fene islame. Gjithsesi ky konvertim deshmoi se ishte ne disavantazh te shqiptarve pasi kombet europjane duke ndjekur politiken e perfshirjes dhe perjashtimit konsideronin te huaj turk e te perjashtuar individet qe pranonin dhunen turke te konvertimit masiv. Ndersa konsideronin europjan dhe te tyrin individed dhe komunitetet qe I rrezistonin heroikisht dhunes turke pa u dorezuar e nenshtruar imponimit te fese e cultures islame.

    Turqia pra u perpoq te ndryshoje gjithcka autentike shqiptare, teresine e komponenteve qe formojne identitetin kristjan, dhe zevendesoi cdo gje me variantin e vet islamik dhe te na armiqesonte me vendet fqinje. kete politike ndejkun edhe sot e kesaj dite perfaqesuesuesit e tyre ne shqiperi. Un fola gjate per disavantazhet e te keqijat qe na ka sjelle turqia por te keqen ma te malle e rujta me e permend ne fund. Turqija dhe kultura e saj na ka mbjell te keqen, hilen mashtrimin mentalitetin inatcor, zilin e pabesin ne zemer. Na ka kultivu pezimizmin dhe negativitietin e presektives menore. Zemra e arberit dikur ken zemer fisnike dhe e malle e mendja e kthejllet dhe e forte. Sikur te mos kishim pasur fatin e keq te pushtimit dhe konvertimit islamik jam I sigurte qe sot shqiperia dhe shqiptaret nuk do ti kishin perjetu fatkeqesite qe ja kena sjell vetit gjat ketyre 500 vjetve por do te ishin ne nje stad zhvilli te barabarte me kombet e tjera europjane.
    Arberia ka ardh ne jete ne emer te Krishterimit.
    Zoti e bekofte Arberine dhe na dhashte bashkimin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GANGO of SG : 01-10-2010 mė 14:31
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  7. #7
    Njerėz, historin shqiptare nuk mund ta pervetesoni dhe ti vendosni te drejtat e juaja se kush duhet apo kush nuk duhet te i trajton ato. Dakord, se pari ka pasur konflikte mes shqiptareve dhe turqve, bile kjo qe thash, eshte gabim qe te thuhet ; "Shqiptareve dhe Turqve", sepse ne ate kohe nuk kishte as shqiptar e as turq, por kishte musliman, katolik dhe ortodoks. Behet fjal per fillim te shekullit 15. Gjendja e me parshme e shqiptareve nuk ishte ne asgje me e mir, serbia dhe greqia ne ate kohe me kanunėt e tyre paten filluar konvertimin e katolikeve ne ortodoks, dhe pas kesaj, ne greko-serb. Nuk eshte ēudi nese sot ne Plave dhe Guci kemi shqiptar qe flasin serbisht, politika asimiluese ndaj shqiptareve i ka rrenjet qysh ne perandorin romake. E verteta eshte qe ate koh, feja nuk ishte edhe aq e rendesishme per shqiptaret. Se sikur te kishin qen te paret tan "besimtar" te fort, nuk do e kishin ndrruar besimin e tyre. Prandaj themi qe kjo u be pershkak patriotizmit te tyre, sepse ne perandorin gjeten fuqin e cila i mposhte serbet, greket dhe romaket pernjeherit ! Teoria juve eshte qe shqiptaret qenkan konvertuar me dhune, (po e zem sikur te ishte e vertet kjo e juaja), ne ashtu keshtu, mesiguri do t'ishim asimiluar nen greket dhe serbet. Tani, mos te mendoje ndokush qe greket dhe romaket kur e sollen krishterizmin ishin me te meshirshem me ne ?! Jo, jo,.. dhe kete e dinin me mir se ne, te paret e tan ! Prandaj, apostazia e tyre ishte ēlirim per ta, saqe ne masa te medhaja filluan konvertimet pa i pasur frik grekut e vatikanit ! Keshtu, edhe i vendosėm bazat e para te identitetit shqiptar.

  8. #8
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Pershendetje Ilirjan, paqja e Jezu Krishtit Zotit te dy botve kjoft me ty.

    E the drejte ne sehkullin e 15 nuk kishte shqiperi as shqipetar por kishte Arberi dhe Arber...

    Dhe Arberit trashiguan identitetin e Krishtere nga paraardhesit Iliret. Feja e Krishtere ka kene dhe do vazhdoje te jete e rendesishme per pasardhesit e Arberve ashtu sic ishte arsyeja themelore per veprimtarine e Gjergj Kastriotit, Nane Terezes e me rralle. Dhe ndryshe nga feja islame nuk asht fe e pushtuesit as nuk asht imponu me ane te asnje forme dhune. Por sic dihet boterisht, feja e krishtere asht prezantu ne trojet Ilire nga Shen Pali Apostull! I cili ne Dyrrahun antik ngriti Kishen e pare ne Ballkan.

    Ne asnje moment historik principatat Arberore nuk kane pasur konflik apo probleme egzistence t me kombet tjera. Perkundrazi sic e thashe arberit kane gezu mardhanje te shkelqyme me fqinjet e tyre po te Krishtere.
    Problemet me fqinjet kane filluar kur shqiptaret me ane te dhunes jane detyru me u konvertu nga te krishtere ne islamik. Greku dhe Serbi se bashku me Malin e Zi dhe Bullgarine u bashkuan ne Alenacen Ballkanike per te shpetu shqiptaret nga kjo dhune qe pushtuesi turk po ushtronte ne ta. Ata biles i kerkuan shqiptarve ti bashkoheshin Aleances si dikur ne betejen e fushe kosoves per ti shporrur pushtuesit turq nga tokat ballkanike dhe rikthyer popullaten ne identitetin e tyre autentik te krishtere te prinderve tyre
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GANGO of SG : 01-10-2010 mė 18:16
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  9. #9
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anėtarėsuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinė, Greqi
    Postime
    356
    pershendetje GANGO of SG... , ke plotesisht te drejte. pershendes edhe ty Ilirjan qe solle kete material ketu. jam ne kundershtim me ato qe thote ai historiani i panjohur ne ate intervisten e supozuar. SHPRESOJ KETO MENDIME TE MOS I PERQAFOSH EDHE TI apo rinia e sotme. megjithate une kam besim se ne koherat e sotme , me teknologjine qe ka arritur majat(shtypi,radioja,televizioni, interneti) gjithe populli shqiptar po arrin tė kuptojė se sa fatkeq ishte pushtimi turk. dėmet janė tė pallogaritshme pėr kombin shqiptar, ato po vuajmė dhe sot. habitem se si ekzistojnė tė tilla mendime akoma nė shoqėrinė tonė. nuk mund ta kapėrdij kėtė qė thotė ai(mos u kujtoftė emri i tij!!!!!!!)qė pushtimi turk i solli shqipėrisė sė sotme progres..... . ēfarė thotė njeriu, mė duket se nuk ėshtė mirė. MALLKUAR QOFTĖ ERVIN HATIBI(ftu...., i pėrmend edhe emrin) Amin
    Gjithmonė jap atė qė mė japin tė tjerėt

  10. #10
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga gsvangjeli Lexo Postimin
    pershendetje GANGO of SG... , ke plotesisht drejte. pershendes edhe ty Ilirjan qe solle kete material ketu. jam ne kundershtim me ato qe thote ai historiani i panjohur ne ate intervisten e supozuar. SHPRESOJ KETO MENDIME TE MOS I PERQAFOSH EDHE TI apo rinia e sotme. megjithate une kam besim se ne koherat e sotme , me teknologjine qe ka arritur majat(shtypi,radioja,televizioni, interneti) gjithe populli shqiptar po arrin tė kuptojė se sa fatkeq ishte pushtimi turk. dėmet janė tė pallogaritshme pėr kombin shqiptar, ato po vuajmė dhe sot. habitem se si ekzistojnė tė tilla mendime akoma nė shoqėrinė tonė. nuk mund ta kapėrdij kėtė qė thotė ai(mos u kujtoftė emri i tij!!!!!!!)qė pushtimi turk i solli ėrisė sė sotme progres..... . ēfarė thotė njeriu, mė duket se nuk ėshtė mirė. MALLKUAR QOFTĖ ERVIN HATIBI(ftu...., i pėrmend edhe emrin) Amin
    Mendoj qe e thote vetem per te mbjellur tolerancen apo ndikuar qe te mos kete ndjenja hakmarrese. Perndryshe, qe pushtimi osmano-islam ishte i demshem, me duket e thote ne mos shprehimisht, te pakten ne nenrreshta. Se cfare ishte ky pushtim per shqiptaret, e ka shprehur qarte per secilin shtet-themeluesi Qemali:"500 vjet lufte per te ruajtur gjuhen e shpirtin e kombit."



    *

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •