Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 162
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Albo ti qorton ata anadollaket qe interesojne vetem. Sulmon ata qe duan ta lidhin identitetin shqiptar me islamizmin, sulmon dhe ata qe duan ta lidhin me ateizmin, por ama sipas teje qenka normale qe ta lidhim me krishterizmin meqe i perket ti asaj feje per koincidence.
    Une nuk po "sulmoj" njeri, une po e ve gishtin aty ku dhemb, tek e verteta, me shpresen se shqiptaret do ti kushtojne me shume rendesi zbulimit te te vertetave historike, pa marre parasysh sa te embla apo te hidhura mund te jene per shijet tona sot.

    Besimi im nuk eshte nje koincidence. Nese ne Shqiperine post-otomane nuk do te kishin ngelur te pakten 18% e popullsise e besimit te krishtere orthodhoks, shteti shqiptar sot nuk do te kish nje flamur kombetar me origjine bizantine si gjithe popujt e tjere, por do te kish nje flamur me nje gjysem-heneze te madhe. Dhe heroi yne kombetar nuk do te ishte Gjergj Kastrioti, do te ishte Ballaban Pasha, qe i kendojne edhe sot kenge ne Shqiperine e Mesme.

    Ashtu dhe Hatibi cuditerisht influencohet pak nga feja e tij. I kap shume mire problemet dhe i diskuton bukur, por fakti qe po aq bukur "harron" disa probleme te tjera, te ben thjesht nje tjeter Hatib. Jam shume dakort me pothuaj cdo gje qe ke thene, por nese do ishe objektiv do vazhdoje edhe me tej.
    Ne kete diskutim, ti nuk e gjen dot vetveten pasi duke qene se je e pafe, ose e percmon fene dhe njerezit qe zgjedhin te besojne, per ty dhe Albo dhe Ervin Hatibi jane njerez qe te trembin. Ne fakt, une me lart nuk po e ofendoj apo sulmoj Hatibin, ne fakt e nisa shkrimin tim duke e pergezuar per interesin dhe kurajon. Bashkemoshatari i tij Olsi Jasexhi, ndryshe nga Hatibi, e sulmon identitetin shqiptar dhe mbron linjen e sinqerte osmane se ajo qe ne quajme "identitet shqiptar" eshte jo vetem i huaj por dhe armik i Islamit e kultures islame. Nuk gjen shume osmaniste si Hatibi qe te pakten perpiqen te paqetojne te papaqetueshmet: kulturen islame me identitetin shqiptar.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-10-2010 mė 11:41

  2. #92
    Po flisni sikur te ishit kryeqendra e krijimtaris boterore : "Ne e krijuam bizantin", bizanti na krijoi flamurin, jo ne ia krijuam flamurin, ne ishim me venedikun jo venediku ishte me neve " vetem ortodokset jan shqiptar " Turkit ia vret syrin flamuri shqiptar ("Bizantin")", etj pallavra qe s'ia vlen ti lexosh.

    E vertet qe konstadini thuhet te ishte me origjin ilire, por kurresesi shqiptar jo !
    Bile disa mendjeleht, shkojn edhe me larg duke e ber edhe aleksandrin, psikopatin e madhe shqiptar ! Por s'do ti hym ati muhabeti.

    E verteta eshte qe identitetin e nje kombi e formon shumica ! Ortodokset ne kete aspekt, jan te fundit, per te mos then jan jasht-loje kur behet fjal per formimin e identitetit shqiptar, te cilin e njohim ne sot ! Rilindasit, kan ardhur von qe ti jipen te gjitha meritat.


    Pse quhemi “Shqiptarė”
    ... kalimi i emrit nga ilirė nė arbėn, arbėr mendohet se u bė nė Mesjetėn e herėshme.


    Nga: Bukurosh Z. Dylgjeri, Histroian

    Shkas i kėtij shkrimi u bė im bir, nxėnės nė njė shkollė 9-vjeēare i cili njė pasdite teksa ishte duke mėsuar tekstin e historisė sė popullit tonė, krejt papritur mė pyeti: – Babi, pse quhemi shqiptarė ne? U ndjeva ngushtė, nuk po dija si tė pėrgjigjegja, diē mėrmėrita me gjysmė zėri dhe i thashė se do tė pėrgjigjem mė saktė ndonjė ditė tjetėr. Nė fakt, kemi mėsuar nė shkollė dhe mė pas se nė lashtėsi vendasit qė banonin me shumicė nė gadishullin Ballkanik, pasardhės tė tė cilėve jemi ne shqiptarėt e sotėm, quheshin ilirė (mendohet se e kemi zanafillėn nga formacionet etnike tė lashta ose pellazgjike! ), ndėrsa vendi ynė thirrej Iliri. Hapsira ilirike shtrihej nga Istria nė perėndim e deri nė lumin Tuna (Danubi) nė lindje, si dhe vazhdonte poshtė nė jug deri nė malet e Pindit (Greqi) e kthehej nė perėndim nė Gjiun e Ambrakisė nė detin Jon. Kėtė dėshmi e japin shumė dijetarė dhe udhėpėrshkues tė huaj, antikė dhe tė mėvonshėm (Ptolemeu, Plini, Polibi, Livi, Hierakli, Straboni, Halkokondili, Prokopi i Ēezaresė, Anonimi i Ravenės, Itinerari i Antonit, Itinerari i Burdigales, Kristobuli, Hoxha Saddedin Efendi, Idris Tbilis, Haxhi Kallfa, Ēelebi, Hahn, Durham etj.). Po kėshtu, qytetet e Ilirisė (Apollonia etj.) pėrmenden edhe nė Bibėl, kur bėhet fjalė pėr apostullin Pal i cili gjatė rrugėtimit tė tij nėpėr Europė pėr tė predikuar krishtėrimin, kaloi edhe nėpėr vendin tonė (Veprat e Apostujve, 17:1). Hapsira ilirike u rrudh mė pas nga dyndjet sllave nė shekujt VI-VII e.s. dhe popullsia veriore e kėtyre trevave u pėrzie dhe u asimilua me ta prej nga u krijuan kombi kroat, boshnjak, slloven, maqedon e pjesėrisht edhe ai serb. "…Ilirėt do tė pėrmenden pėr herė tė fundit nė historinė kishtare nė Euagrit nė lidhje me luftėn e Bizantit kundėr avarėve nė vitin 584…" (S.Anamali).

    Nė vazhdimėsi sot ne vetėnjihemi me emrin shqiptarė dhe vendin tonė e quajmė Shqipni-Shqipė ri, ndėrkohė qė tė huajt atdheun tonė e cilėsuan Albanoi (Plini), apo Arbanon, Arbėri dhe ne na quajtėn: arbanė, arbnesh, arbanas, albanė (ndoshta pėr shkak tė emrit qė mbanin fiset qė banonin nga Durrėsi deri nė Dibėr, ose nėn Shkodėr). Ndėrkohė qė tė tjerė tė huaj pėrdorin shprehje derivate tė kėtij termi si albanci, albanezi, alvanikos, arnautė etj.. Sipas dokumenteve kishtare tė vjetra del se popullsia albanofone emėrtohej etnikisht sipas fesė dhe nė varėsi tė pushtetit politiko-fetar tė sundimtarėve tė kohės, pra latin pėr katolikun, grek pėr ortodoksin, bullgarė pėr ata qė ishin nėn sundimin bullgar, apo dhe vlleh(!) pėr ata qė ishin blegtorė. Nė periudha tė caktuara tė kėsaj kohe nga tė huajt u pėrdorėn pėr kėtė popullsi edhe termat ilirė, romaios, makedonė, epirotė etj. Kjo ishte gjendja deri para pushtimit osman i cili siē do tė rezultojė, do ta ndėrpresė sllavizimin dhe greqizimin e mėtejshėm tė arbėrve.

    Por pse gjithė kėto emra, kur ka ndodhur kalimi nga njė term i caktuar etnogjeografik tek njė tjetėr, pėr ēfarė shkaqesh… janė pyetje qė kėrkojnė me u ndal gjatė. Siē shihet edhe mė lart, kalimi i emrit nga ilirė nė arbėn, arbėr mendohet se u bė nė Mesjetėn e herėshme. Tė dyja trajtat: arbnesh apo alban pėr popullsinė albanofone fillimisht janė dokumentuar nga autorėt bizantinė Mihal Ataliati dhe Ana Komnena nė shek.XI. (Hist.Shqipė risė , Vol.I, 1967,fq.153) .

    Nė kėtė periudhė tė Mesjetės vihet re se shumė bujarė arbėr tė kėsaj kohe kishin lidhje tė shumta martesore me familjet ortodokse sllave dhe bizantine tė tė njėjtin rang dhe mbiemrit tė tyre origjinal kėta fisnikė i shtonin edhe mbiemrat e krushqive qė bėnin. Kėshtu p.sh. Aranitėt mbanin mbiemrin Golem-Komnen- Topia, familja e Kastriotėve kishte lidhje martesore me njė familje bujare sllave nga Pollogu afėr Tetovės, Balsha II kishte grua Helenėn qė ishte e bija e car Lazarit tė Serbisė, mungesa e alfabetit shqip, si dhe nėn presionin e pushteteve politikė tė huaj njerėzit e thjeshtė krahas emrave origjinalė arbėr mbanin edhe emra e mbiemra me sufiksė sllavė ose krejt sllavė, apo grekė etj. Pra, mendoj se lidhja e martesave tė kėtij lloji, pėrdorimi i antroponimeve sllavė, latinė apo bizantinė nga arbėrit, besimi fetar kristian i pėrciptė dhe lėnia e tyre jashtė prej historiografisė bizantine tė jepte pėrshtypjen e njė populli pa identitet. Njė kronist bizantin i fundshekullit XIV, jo pa qėllim, pėr tė pėrcaktuar pėrkatėsinė etnike tė njė fisniku arbėr, pėrdori termin e pėrēudnuar "servo-arvanito- vullgaro- vllah"! Pėr mendimin tim, tre ishin shkaqet e kėsaj tollovije tė etnosit albanofon nė kėtė periudhė tė mugėt tė Mesjetės: mungesa e onomastikės tonė unitare kombėtare, mungesa e klasės sė formuar feudale dhe mungesa e kishės tonė kombėtare, siē i kishin fqinjėt pėrreth.

    Por, qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė qė tė pėrqendrohemi shkurtimisht vetėm te rasti i fundit, ai i kalimit nga arbėn, arbėr nė shqiptarė, fakt tė cilin tekstet tona tė historisė dhe tė gjuhėsisė historike e anashkalojnė dhe nuk japin fare asnjė tė dhėnė. Ja sa thuhet pėr kėtė ēėshtje nė "Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, autor Rrok Zojzi, fq..507. "…Formimi i kombit shqiptar u shpreh edhe me emrin e pėrbashkėt "shqiptar" pėr popullin e "Shqipni" pėr vendin, qė shkoi duke mbuluar emrat e krahinave tė veēanta. Nuk dihet se kur filloi tė pėrdoret pėr herė tė parė emri shqiptar pėr gjithė popullin shqiptar; nė literaturė ndeshet pėr tė parėn herė nė vitin 1766 tek Zmajēeviēi nė veri dhe mė 1774 te Thunmani nė jug. Emrat e rinj u pėrgjithėsuan qė nė fillim tė shek. XIX dhe janė shprehje e zhvillimit kombėtar tė popullit tonė…". Asgjė mė shumė.

    Parė sa mė sipėr, rezulton se ky emėrtim i ri pra, shqip pėr gjuhėn, shqiptarė pėr popullin dhe Shqipni-Shqipė ri pėr vendin, duhet tė ketė ndodhur aty kah messhekulli i XVII deri nė shekullin e XVIII. Nė veprėn studimore Antologji Historike, (botim i "SEIKO", 2001, fq.120) autori Mustafa Kruja jep njė fakt interesant duke na rrėfyer se i fundmi komunitet arbėrish qė janė larguar nga trungu amė (krahina e Krajės, sot nė Malin e Zi) nė vitin 1726 e qė pėrdor ende fjalėn arbnesh pėr identifikim etnik, janė shqiptarėt e vendosur nė Borgo Erizzo pranė Zarės nė Kroaci. Pra, para 283 vjetėsh. Mė tutje, fjala arbnesh, arbėresh ndėr banorėt e tė 4 Vilajeteve shqiptare ėshtė shuar, nuk pėrdoret mė dhe ėshtė zėvendsuar me fjalėn: shqiptar. Sipas autorit, shkaqet qė ēuan nė kėtė ndryshim termi ishin tė thella dhe kishin tė bėnin me ruajtjen e vetėdijes kombėtare dhe kompaktėsinė territoriale nėn njė realitet tė ri, qė do tė thotė se ėshtė koha kur arbėrit masivisht filluan me ndėrrue fenė. Nėse ēėshtja trajtohet nė kontekstin etimologjik dhe kronologjik, ky ndryshim emri pėrputhet vėrtetė me kohėn kur duke iu referuar regjistrave osmanė pėr popullsinė (tahrir defterleri), arbėrit me shumicė filluan tė konvertohen valė-valė nga tė krishterė nė myslimanė (ndonėse paria feudale dhe popullsia e qyteteve kishin nisur mė herėt islamizimin).

    Sipas autorit tė mėsipėrm M.Kruja, ky pėrdorim i ri i termit pėrcaktues etnogjeografik u bė pėr tė shmangur dasitė e reja fetare dhe lindjen e konflikteve tė mundshme. Pra, lindi emri i ri: shqip, shqiptarė dhe Shqipni-Shqipė ri. Por, nuk jepen shpjegime bindėse. Megjithatė, kemi pėrpara njė gjė tepėr interesante, dallohet qartė se me konvertimin konfesional, populli ynė filloi tė pėrdorė emrat: shqip, shqiptarė dhe Shqipni-Shqipė ri. Mirėpo, ky korrelacion i ndėrrimit tė fesė dhe ndėrrimit tė emrit kombėtar njėkohėsisht nuk ishte krejt rastėsor.

    Me tė drejtė lindin pyetjet, pse u kthyen arbėrit nga tė krishterė nė myslimanė gati 300 vjet pasi kishte pėrfunduar pushtimi osman; pse ky kthim nuk u krye qė nė fillim tė pushtimit, pse kthimi nuk qe i pėrgjithshėm dhe i menjėhershėm ashtu siē vepruan bogumilėt e Bosnjės? (e quajtur lėvizje heretike antifeudale, antikatolike- hungareze dhe antiorthodokse- sllave njėkohėsisht). Pse nuk e ndėrruan fenė edhe grekėt, serbėt, bullgarėt, polakėt, hungarezėt, armenėt etj. tė cilėt ishin nėn tė njėjtat kushte si edhe ne? A mundet qė dhuna ushtarako-ekonomike osmane ishte mė e madhe tek ne dhe mė e vogėl te fqinjėt; si shpjegohet qė grupe tė mėdha tė popullsisė nė brendėsi tė vendit e ruajtėn fenė e parė (Himara, Myzeqeja, Shpati, Mirdita, Malėsia e Veriut etj.); ēfarė mėnxyre parandjenė arbėrit saqė u shtrėnguan me "tradhtue" besimin e parė; nga kush kėrcėnoheshin; dhe a u tjetėrsua geni arbėr me kthimin nė fenė e re, gjuha, psikika, tradita, toponimia, ritet e lashta, mėnyra e jetesės, kultura shpirtėrore nė pėrgjithėsi?

    Le t'i gjykojmė gjė me radhė. Bash nė kėtė kohė zhvillimet politiko-ushtarake pėrreth hapėsirave me popullsi autoktone albanofone nė Ballkanin Jug-Perėndimor, po lėviznin me shpejtėsi dhe kahje jo tė favorshme pėr ta. Kjo situatė duhet tė ketė pasur pa dyshim ndikim absolut nė vetėpagėzimin me emrin: shqiptar. Kėshtu, pas humbjes nė Luftėn e Krimesė me rusėt, Perandoria Osmane u detyrua tė firmosė mė datė 21 korrik 1774 dokumentin mė fatzi tė historisė sė saj, Traktatin e Kyēyk Kajnarxhasė nė tė cilin Sulltan Mustafai III (mbretėroi 1757-1774) u bėri lėshime tė shumta rusėve. (Hist.Perandorisė Osmane….., botim i " Jehona Study Center ", 2006, autor S.J.Shaw, fq.301). Me anė tė kėsaj marrėveshje perandoresha Ekaterina e Rusisė pėrveē pėrfitimeve territoriale nė kurriz tė osmanėve mori edhe rolin e mbrojtjes sė ortodoksėve nė Ballkan nė tė cilin bėnin pjesė edhe shumica e arbėrve, qė mė herėt kishin qenė pjesė e Bizantit pėr afro 6 shekuj. Nė tė njėjtėn kohė dhe nė po atė linjė fanariotėt grekė shpallėn se tė gjithė ortodoksėt qė jetojnė nėn sulltanin "duhet tė jenė grekė"(!), kurse serbėt e paraqitėn Kosovėn si me qenė "djepi i trashėgimisė sė tyre historike"(!). Ata shkuan edhe mė tej duke pėrpunuar programe politike antishqiptare siē ishin Naēertanja serbe dhe Megaliidhea greke. Haptas synohej gllabėrimi i trojeve me popullsi albanofone qė atbotė banonte nė pellgun adriatiko-ballkanik prej Tivarit deri nė Prevezė nė njė sipėrfaqe afro 100.000 km kuadrat. Referuar kohės dhe hapsirės kur zhvilloheshin kėto ngjarje, arbėrit pra, ishin tė pėrfshirė pa dashje nė kėtė qerthull kobzi pėr ta. E nė kėto kushte, mendohet se tė trembur nga ky ekspansion pansllav nė tėrėsi, nga presioni asimilues e kontinuitiv i fqinjėve sllavo-ortodoksė pėr fat tė keq me tė njėjtin besim fetar e qė e rrethonin nė tre anė tė horizontit nė veēanti, si dhe mungesa e aleatėve tė fuqishėm bėri qė instikti i vetėmbrojtjes ta shtyjė shumicėn e arbėrve tė pėrqafojnė vullnetarisht fenė e pushtuesit osman, fenė Islame. Ishin pikėrisht banorėt e rajoneve kufitare mė tė ekspozuarit e pėr pasojė mė tė rrezikuarit ndaj rrezikut sllavo-bizantin, qė u konvertuan tė parėt nė myslimanė dhe krijuan si tė thuash njė "kordon sanitar". Kėtė tė vėrtetė e pranon edhe studiuesi ynė Aleks Buda i cili konstaton: "Proceseve tė serbizimit dhe greqizimit iu kundėrvu deri diku islamizimi i njė pjese tė popullsisė shqiptare, ndėrsa vazhduan deri vonė pėr pjesėn tjetėr tė mbetur e krishterė" (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.38). Kėtė ide e pėrforcon edhe tradita jonė gojore dhe veēanėrisht Eposi Shqiptar i Kreshnikėve i cili ėshtė tėrėsisht antisllav dhe aspak antiosman.

    Dhuna dhe metodat barbare qė kishin nisur me kohė serbo-sllavėt pėr zbimin e shqiptarėve nga trojet e tyre ishin tė pėrbindshme. Kjo dėshmohet edhe nė Kanunin e perandorit serb Stefan Dushan i cili qė nė kohėn e mbretėrimit tė tij (mbret 1331-1342 dhe perandor 1345-1355) shpalli sllavizimin e orthodoksizimin e tė gjithė besimtarėve tė besimeve tė tjera. Nė Nenin Nr.10 tė kėtij Kanuni famėkeq thuhet: "Dhe nė qoftė se ndodh qė ndonjė heretik (joorthodoks) tė jetojė mes pravosllavėve, tė damkoset me hekur tė skuqur nė fytyrė dhe tė pėrzihet, e nėqoftėse gjendet dikush qė i jep strehim, edhe ai tė damkoset". – (Zakonik Stefana Dušana, autor Stojan Novaković).

    Pėr fat tė keq, koha-kjo aleate besnike e drejtėsisė vėrtetoi pse arbėrit patėn tė drejtė qė u ndjenė tė friguem. Meqenėse asimilimi "paqėsor" i tyre qė kish filluar kah motit tash me kthimin nė fenė Islame u ndal, ahere nė skenė u thirrėn ushtritė sllavo-orthodokse tė bekuara nga kishat e tyre shoviniste, tė cilat ndėrmorėn fushata masive vrasjesh, djegie tė banesave, shkatėrrim tė pronave dhe shpėrnguljen me forcė tė shqiptarėve drejt Turqisė duke i paraqitur kėta sikur tė ishin myslimanė turq. Sipas historianit amerikan Justin McCarthy, pansllavistėt rusė, serbė, bullgarė, grekė, malazezė dhe armenė brenda njė shekulli (1821-1922) vranė, masakruan si dhe dėbuan prej shtėpive mbi 10 milion myslimanė (shqiptarė, turq, boshnjakė, ēerkezė, kurdė etj). nga ky genocid u vranė 5.060.000 burra, gra e fėmijė, ndėrsa 5.381.000 tė tjerė u dėbuan nga shtėpitė. ("Death and exile- the ethnic cleansing of Ottoman Muslims, 1821-1922″.-The Darwin Press, New Jersy 1995″, evidentuar nga historiani Skėnder Riza nė botimin "Kosova nė shekujt…").

    Me kthimin nė fenė e re Islame, shqiptarėt u distancuan pėrfundimisht nga fqinjėt e tyre agresivė orthodoksė dhe me vetėpagėzimin e ri, shqip pėr gjuhėn, shqiptarė pėr veten dhe Shqipni-Shqipė ri pėr vendin, ata u distancuan njėkohėsisht edhe nga popujt e Lindjes qė mė sė shumti e pėrbėnin perandorinė Osmane.

    Kjo ishte si njė mrekulli hyjnore. U njėsua kėshtu nėn tė njėjtin emėr kompaktėsia etnike dhe gjeografike shqiptare. Megjithatė, ndonėse shumica dėrrmuese e shqiptarėve u kthyen nė myslimanė ndjenja nacionale ishte aq e fortė tek ata sa qė kėtė tė vėrtetė e kanė dalluar me habi edhe shumė udhėtarė apo konsuj europianė tė kohės qė kalonin nėpėr Rumeli. Kur kėta tė huaj pyetnin banorėt e rajoneve tė ndryshme se ēfarė jeni, pėrgjigja ishte sipas pėrkatėsisė fetare dhe vetėm shqiptarėt, pavarėsisht nga besimi fetar, pėrgjigjeshin sipas pėrkatėsisė kombėtare. Po kėshtu, midis shqiptarėve, tash e tutje me besime tė ndryshme nuk ndodhi dhe nuk ka pėr tė ndodhur kurrė as edhe njė e vetme Natė Shėn Bartolome.

    Nėn kėtė emėr tė ri gjithėpėrfshirės, pjesė tė veēanta tė trojeve nga trungu albanofon qė njiheshin mė herėt me toponimet antikė e mesjetarė si Dardania, Maqedonia, Arbėria dhe Epiri, tash do tė vihen nė heshtje paqėsisht.

    Ndėrkohė, dihet se fise tė tėra arbėrish qė banonin nė veri dhe pikėrisht nė territoret ku sot janė Mali i Zi, Serbia dhe F.Y.R.O.M. (Maqedonia) e qė nuk u konvertuan nė myslimanė, u sllavizuan pėrfundimisht.

    Ėshtė i njohur koncepti mesjetar osman, por edhe europian i kohės sipas tė cilit: e kujt ishte kisha, e atij ishte edhe kombėsia qė ndiqte atė fe. Fatkeqsisht kjo ndodhi edhe me popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė nė fund tė Luftės II Botėrore, ku ēamėt myslimanė u masakruan dhe u deportuan dhunshėm drejt Shqipėrisė ndėrsa vėllezėrit e tyre me besim orthodoks u mbajtėn nė Greqi, por u greqizuan dhe pothuajse nuk njihen mė si shqiptarė.

    Por, le tė kthehemi te qėllimi i kėtij shkrimi dhe tė shohim, kush e vendosi emrin e ri shqiptar, ē'pėrfaqson ky emėr, nga e ka prejardhjen…?

    Natyrisht ky term nuk u shpik, nuk u planifikua dhe aq mė pak nuk u "importua" nga jashtė prej ndonjė propagande proshqiptare. Meritė e kėtij termi universal, etno-kulturor- gjeografik tė kombit tonė ėshtė
    vetė mendja e gjeniut shqiptar.

    Sipas studiuesit M. Pirraku (Pėrmbledhje studimesh, botim i "Genelek", 2003, fq.80) thuhet se vallja e emrit tė ri pėr gjuhėn, popullin dhe vendin, nisi nga vendet e Dardanisė-Peonisė antike dhe pikėrisht nga trevat albanofone midis Nishit-Limit- Malet e Sharrit-Matit- Dibrės-Strugės-Shtipit e Kumanovės, me epiqendėr nė viset e qytetit tė Shkupit, qė nė shkencėn gjuhėsore konsiderohen si djepi i gjuhės shqipe, fazė moderne e ilirishtes dhe e popullit shqiptar historik pasilirian. Nė vazhdim ky autor shkruan se emri i ri pėr popullin, emri kombėtar, duhej tė ishte emėr i njė popullsie dardano-ilire i periudhės parakrishtere dhe pikėrisht emri i popullsisė qė jeton midis Qafės sė Prushit dhe poshtė nėn qytetin e Shkupit, banorėt e tė cilės Plini i lashtėsisė i shėnoi si skirtarė, kurse aleksandrini Ptoleme i quajti skyrtonė. Emri i ri mund tė ishte edhe shumėsi i banorėve tė Shkupit: shkuptarė, shkyptarė, shqyptarė, shqiptarė; lidhje mė e thellė me emrin e shpendit totem ose Orė dardano-ilire; shqype, shqipe. Nė kėtė pėrfundim arrin edhe studiuesi ynė E.Ēabej i cili shkruan: "Brenda kėsaj treve, ndėr tė tjera Naissus-Nish, Scupi-Shkup e Astibos-Shtip dėshmojnė qė Dardania bashkė me viset kufitare tė Maqedonisė e tė Peonisė bėjnė pjesė nė territorin e formimit tė shqipes".

    Dhe nuk ėshtė ēudi, pasi edhe albanologu i shquar austriak Norbert Jokl mbas studimesh tė shumta albanologjike arrin nė pėrfundimin se: djepi i lashtė i shqiptarėve nė Ballkan ka qenė Dardania. (Shqiptarėt dhe trojet e tyre", botim i Akademisė sė Shkencave tė R.P.S. tė Shqipė risė, fq.43, nga E. Ēabej referuar Eberts Reallexikon der Vorgeschichte I,1924).

    Ēuditėrisht, edhe turqit osmanė e quajtėn qytetin e Shkupit: Ysqyp, qė kur artikulohet ėshtė shumė i ngjashėm me hipotezėn e mėsipėrme, ku baza ose rrėnja e kėsaj fjale ėshtė sqyp, shqyp, shqip.

    Nė pėrfundim, mendoj se ky shkrim do tė ndihmojė sado pak nė shtjellimin dhe pėrcaktimin e saktė tė prejardhjes sė fjalėve: shqip, shqiptar dhe Shqipni-Shqipė ri.. Ėshtė e drejta e gjuhėtarėve dhe historianėve tanė qė tė merren me kėtė ēėshtje dhe tė vendosin tė vėrtetėn pėrfundimisht nė tekstet e historisė tonė, veēanėrisht sot kur qė prej 19 vjetėve nuk ka mė diktat dhe mungesė tė lirive intelektuale.

  3. #93
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Cfare pyke nuk ha ore ti? Mali I Zi nuk eshte Komb, por shtet. Maqedonia e sotme dhe Greqia nuk jane kombe, por shtete.Nuk jane kombe sepse nuk kane nje race unike por konglomerat racash. Shqiptare e Shqiptare hibrid, slave, te cilet edhe ashtu keshtu jane hibride aziatike, egjiptiane, bullgare etj. Madje edhe Austriaku nuk eshte komb por shtet, dhe nuk ka komb kosovar, por Shqiptar.
    Konfuzioni eshte se ti ngaterron ate qe quhet idologjikisht komb me historine. Ti marr njesine mineral per te peshuar arin 24K, duke kaluar ne absurditet. Ne ditet tona quhen te te te njejtit “komb” ata qe i ka lindur nena/babai ne shtetin perkates, duke marre keshtu automatikisht keta kombesine e shtetit por jo kombesine e prinderve. Ne disa vende (Amerike psh, kjo ndodh qe me gjeneraten e pare re emigranteve, ne Europe me pas). E more vesh? Po te te kishin lidur ty prinderit vllahe ne Amerike do merrje automatikisht kombesi ne amerikane dhe jo ate vllahe te prinderve.
    Ao poci ballkanik qe thua ti, derisa kishte Sllave, nuk mund te mos kishte Shqiptare. Ka arsye pse deri me sot askush nuk permend komb Ballkanik. Duam apo jo ne, rubrikat e Venedikut deshmojne se Crnojevicet ishin Juras Albaneze ne kohe te Skenderbeut . Nuk na thua ndonje gje te panjohur kur tregon qe nje fis Shqiptar( per mungese termi me te sakte) ka luftuar historikisht me nje tjeter. Edhe rasting tjeter qe nje trathtar drejton ushtrin e e huaj kunder popullit te vet nuk e ben asnjeren pale komb te ri. Historia eshte plot me raste te tilla dhe asnje komb nuk ben perjashtim. Franca psh. mban kampion ne historine e re.

  4. #94
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Cfare pyke nuk ha ore ti? Mali I Zi nuk eshte Komb, por shtet. Maqedonia e sotme dhe Greqia nuk jane kombe, por shtete.Nuk jane kombe sepse nuk kane nje race unike por konglomerat racash. Shqiptare e Shqiptare hibrid, slave, cilet edhe ashtu keshtu jane hibride aziatike, egjiptiane, bullgare etj. Madje edhe Austriaku nuk eshte komb por shtet, dhe nuk ka komb kosovar, por Shqiptar.
    Konfuzioni eshte se ti ngaterron ate qe quhet idologjikisht komb me historine. Ti marr njesine mineral per te peshuar arin 24K, kaluar ne absurditet. Ne ditet tona quhen te te te njejtit “komb” ata qe i ka lindur nena/babai ne shtetin perkates, duke marre keshtu automatikisht keta kombesine e shtetit por jo kombesine e prinderve. Ne disa vende (Amerike psh, kjo ndodh qe me gjeneraten e pare re emigranteve, ne Europe me pas). E more vesh? Po te te kishin lidur ty prinderit vllahe ne Amerike do merrje automatikisht kombesi ne amerikane dhe jo ate vllahe te prinderve.
    Ao poci ballkanik qe thua ti, derisa kishte Sllave, nuk mund te mos kishte Shqiptare. Ka arsye pse deri me sot askush nuk permend komb Ballkanik. Duam apo jo ne, rubrikat e Venedikut deshmojne se Crnojevicet ishin Juras Albaneze ne kohe te Skenderbeut . Nuk na thua ndonje gje te panjohur kur tregon qe nje fis Shqiptar( per mungese termi me te sakte) ka luftuar historikisht me nje tjeter. Edhe rasting tjeter qe nje trathtar drejton ushtrin e e huaj kunder popullit te vet nuk e ben asnjeren pale komb te ri. Historia eshte plot me raste te tilla dhe asnje komb nuk ben perjashtim. Franca psh. mban kampion ne historine e re.
    Ti na pėrmend "Juraseviē-ėt". Mė 1426 ekziston Stefanica Cronjeviē, bashkėshorti i Mara Kastriotit (ku Mara ėshtė emėr tipik sllav). Aleati i tij fillimisht ishte Stefan Vuksiē Kosaēa, zot i Zahumljes. Ata ndėrtuan mė 1484-85 manastirin e famshėm tė Cetinjės, zemra e malazezėve dhe e identitetit tė tyre. "Crno" nė gjuhėn malazeze do tė thotė "i zi", pra jo "jura". Kjo do tė thotė qė trasformimi nga Gjurash - Jura ne Crnojeviē nuk bėhet vetėm njė "viē" banal. Sidoqoftė ky kalim ėshtė mė i hershėm se shekulli i Skėnderbeut. Sikure tė kishim vetėm njė prapashtesė do tė ishim perballė njė kalimi tė "fresket", por kėtu kemi njė trasformim total tė emrit!

    Gjithsesi jam dakord me faktin qė Cronjeviēėt janė shqiptarė (arbėr) tė "trasformuar" me kohė (natyrisht nėse ndiqet kjo linjė dalim tek majmuni), por askush nuk vuri re njė fakt: ata u sllavizuan dhe u shėndėrruan nė monument historik tė identitetit tė Malit tė Zi tė ardhshėm. Nuk e di se ēfarė shqiptarėsh janė!

    Ideja ishte qė nocioni komb qė ti beson nuk ekziston, dhe nė tė vėrtetė nuk ka ekzistuar kurrė. Primar ėshtė formėsimi i identitetit, nėn trysninė e faktorėve tė ndryshėm historik, kryesisht fetaro-politik. Pėrkatėsia e tyre etnike, homogjeniteti dhe kompaktėsia dėshtojnė si tek gjermanėt austriakė dhe zvicerian, si tek lombardėt visigotė italianė, gjithashtu dhe tek shqiptarėt e sllavizuar, greqizuar turqizuar dhe latinizuar. E rėndėsishme ėshtė vetdijėsimi i kėsaj kategorie popullsie, se ēfarė ndihet ajo nė tė vėrtetė dhe jo ēfarė ndjejnė tė tjerėt pėr tė.

    E njėjta gjė vlen dhe pėr Balshajt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 05-10-2010 mė 12:52
    relata refero

  5. #95
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Sa per sqarim se nuk kam as kohe te humb ne diskutime te ketij tipi

    1- Nuk kam dashur te them se Osmanet nuk na imponuan asgje, ne asnje aspekt jetesor, por synimi im qe, se nuk na kane imponuar islamizim me dhune dhe argumenti me i madh per kete qe them eshte se do te kishte te njenjtin impakt imponimi edhe te fqinjet tek te cilet nuk ndodhi Islamizim.
    Dhe te pretendosh se Greket apo sebet e asaj kohe ishin me pak patriote se Shqiptaret eshte nje gabim i madh.
    Shkaku kryesor per Islamizimin ka qene lidhja e dobet e paraadhsve tane me Krishterimin, ku here behesh rreprezalje nga Ortodoksia e here nga Katolicizmi.
    Nderkohe nuk mund te mohoj dot se ka pasur te tjera imponime, kryesisht qe kane te bejne me taskat dhe ofiqet ku myslimanet ishin me te favorizuar.
    Pra, me fjale te tjera Osmanet ne SHqiperi nuk erdhen me bakllava e as me referendum popullor por u favorizuan nga grindjet midis Princave Shqiptar ku njera principate i perdori per te mposhtur tjetren.Perfundimi oshte se Osmanet mbeten aty per shume kohe.
    Dhe qe te jemi me kembe ne toke kjo heret a vone do te ndodhte pasi Osmanet kishin pikesynim te tyre shkaterrimin e Perandorise Bizantine dhe venien e territoreve te saj nen sundim, nderkohe qe trojet Ilire te uzurpuara prej shekujsh ishin pjese e Bizantit.

    2- Jam dakort me Hatibin qe elementi kryesor qe diferencon dhe i jep identitetin nje kombi eshte gjuha, ku gjenden mjaft elemente qe kane ndikuar ne te gjate shekujve.

    3- Shqiperia, (Iliria) e dikurshme si thashe ka tradita pagane gjurme te se cilave gjenden edhe sot neper vende te ndryshme, nderkohe identiteti, I krishtere apo edhe Islam kane ardhur me vone nen ndikimin e shume shkaqeve qe duhet te sdudiohen ne menyre korrekte.

    4- Pra dihet qe te paret tane ishin pagane, ashtu si dihet qe shqiptaret sot kane tre komunitete te ndryshme fetare qe jane shumica Islame, Ortodokset e Krishtere, dhe katoliket kryesisht ne veri.
    Une si mysliman nuk e kam aspak problem te jetoj, bashkepunoj, apo edhe te kem miq te ngushte me antare te nje tjeter feje, fundja feja eshte dicka qe e zgjedh secili, por nuk me pelqen kur pakica e Krishtere do te na imponoje identitetin katoliko-ortodokso -Janullaqis.
    Jemi te gjithe te identitetit Shqiptar, flasim nje gjuhe, na bashkojne shume zakone, na ndajne shume mendime, por perseri jemi Shqiptar.
    Ne fund te fundit ketu duhet te kapemi, dhe jo pse thote Prifti te kisha nje perralle dhe ne" ti ulim breket" duke thene : Po, se ke keq ne jemi me origjine nga Izraeli".
    I them janullaqit dhe te tjereve misionare qe nuk do arrini gje me kete, ju kerkoni te beni nje stan me lepuj, por hiresi nuk me thoni se ku e moret modelin e stanit te lepujve?

    Dhe se fundmi per dariusin qe i ka humbur proteza dhe eshte ne gjendje te vleresoje intelektin e Hatibit, i them se ka menyra secili per te treguar nivelin qe ka, kjo qe ti zgjodhe eshte menyra me ordinere.
    Gjithe te mirat Shqiptare dhe Shqipfoles.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #96
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI Lexo Postimin
    Dhe se fundmi per dariusin qe i ka humbur proteza dhe eshte ne gjendje te vleresoje intelektin e Hatibit, i them se ka menyra secili per te treguar nivelin qe ka, kjo qe ti zgjodhe eshte menyra me ordinere.
    Gjithe te mirat Shqiptare dhe Shqipfoles.
    Meqe me paske vecuar: Nivelin u mundova tja pershtas citimit. Pra sipas kokes dhe festen. Sa per intelektin e Hatibit, je i vogel ti Indrit. Kur luaja kopaca me Hatibin (se e kam patur nje pallat me andej, pra fqinj) ti ose skishe lindur ose ke qene vogelush. Dhe e njoh mire se cfare intelekti ka, aq sa per tu skandalizuar kur dikush e quan vigan te letrave shqipe. Qe ta zbusja efektin, zgjodha te qeshuren pa dhembe. Sa per dijenine tende, kur Darius mbaronte masterin Hatibi cpohej me shiringe qosheve te parkut Rinia e mbushte hundet poshte Lanes. Po le te mos flasim per veten se tema eshte per ate qe ka shkruar Hatibi e jo se si e konsideron Darius apo jo?

  7. #97
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Une nuk po "sulmoj" njeri, une po e ve gishtin aty ku dhemb, tek e verteta, me shpresen se shqiptaret do ti kushtojne me shume rendesi zbulimit te vertetave historike, pa marre parasysh sa te embla apo te hidhura mund te jene per shijet tona sot.

    Besimi im nuk eshte nje koincidence. Nese ne Shqiperine post-otomane nuk do te kishin ngelur te pakten 18% e popullsise e besimit te krishtere orthodhoks, shteti shqiptar sot nuk do te kish nje flamur kombetar me origjine bizantine si gjithe popujt e tjere, por do te kish nje flamur me nje gjysem-heneze te madhe. Dhe heroi yne kombetar nuk do te ishte Gjergj Kastrioti, do te ishte Ballaban Pasha, qe i kendojne edhe sot kenge ne Shqiperine e Mesme.

    Ne kete diskutim, ti nuk e gjen dot vetveten pasi duke qene se je e pafe, ose e percmon fene dhe njerezit qe zgjedhin te besojne, per ty dhe Albo dhe Ervin Hatibi jane njerez qe te trembin. Ne fakt, une me lart nuk po e ofendoj apo sulmoj Hatibin, ne fakt e nisa shkrimin tim duke e pergezuar per interesin dhe kurajon. Bashkemoshatari i tij Olsi Jasexhi, ndryshe nga Hatibi, e sulmon identitetin shqiptar dhe mbron linjen e sinqerte osmane se ajo qe ne quajme "identitet shqiptar" eshte jo vetem i huaj por dhe armik i Islamit e kultures islame. Nuk gjen shume osmaniste si Hatibi qe te pakten perpiqen te paqetojne te papaqetueshmet: kulturen islame me identitetin shqiptar.

    Albo
    Albo, ti ve gishtin te nje pjese e te vertetes qe dhemb, por jo tek e gjitha. Pra sic ta thashe vetem te ajo e vertete qe nuk te dhemb ty. Koicidence eshte qe ti prek te gjithe ata qe duan ti japin identitetit shqiptar nje ngjyre myslimane apo ateiste, dhe nuk prek ata qe duan ti japin ngjyra krishtere. Dhe ti cfare je? Krishter besoj, apo jo?

    Sipas teje Shqiperine e shpetuan ata 18% ortodoks. Dhe cuditerisht ti cfare je? Besoj se ortodoks, apo jo?

    E kupton per cfare "koincidence" e kam fjalen?

    Mua nuk me tremb as Albo as Hatibi, se une i repektoj ata qe besojne ne zot edhe pse nuk besoj vete. Se beson ti ne zot apo shkon ne kishe, per mua nuk ndryshomn asgje. Keshtu qe nuk ka pse te frysh veten kot duke u bere i trembshem per te tjeret. Ler fjalet e tua te tregojne kush je, mos i ver vetes mbiemra kot.

    Edhe une e nisa shkrimin tim duke te pergezuar ty, se je djal i mencur dhe i di ti kapesh problemet sic duhet, por feja jote nuk te le ti kapesh te gjitha, por vetem ato qe nuk te dhembin.

    Une nuk kam nevoje ta lidh identitetin tim shqiptar me fene apo pafene time. Nuk kam nevoj qe te triumfoje mosbesimi ne zot duke thene gjera si ato 18% te tua. Per mua shqiptaret jane njerez me fe te ndryshme ose pa fe qe dine shume mire te jetojne ne harmoni me njeri tjetrin.

  8. #98
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anėtarėsuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    aaaaaaaaaaa kush esht ky.

    rrofsh qe na freskove memorien.
    Ky eshte. dhe intevisten ja ka dhene turqve. Keta si ky tipi e shesin shqiptarine shume lire
    http://www.worldbulletin.net/news_detail.php?id=25610
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    $ € $ ... ♥♫ - ♥♫

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Jeto_Jeten
    Anėtarėsuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    "20 mije lega nen det" ...duke eksploruar...
    Postime
    342
    turqt si shum tjer na kann pushtu, ene jo pak 500 vjet. cdo gjo e kon sjell me forc, nuk ka gjeneru nga popullsia vet, e po kjo forc e ka mshu me mbet ato qi kon mbet. fakt qe ka segmente popullsi s'kon asi lidhje me myslot apo me fen apo q njerzt po konvertohen, nuk e bo identitet. kshu pra prit kur t'dal nai njoni me gjuh letersi, jo per nai gjo po aq u dashka me bo esera per histori e t'thot jena me identitet budist. jo poer gjo po popullsi e kines/indis osht shtu me shumic, prit kur me 'pushtu' gjith boten. hec mer mo, i shkojn per hise hatibit, po mos shes dengla kot. shqiptart mbijetojn sido i ka rotullu historia, ky osht identiteti mo i sakt, t'rall jon ato kombsi me kte histori qe e kan bo.
    He who learns but does not think, is lost! He who thinks but does not learn is in great danger.

  10. #100
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Unė nuk po mbroj shkrimin e Hatibit qė nuk ka kurrfarė logjike, por ndėrhyra pėr tė korigjuar nė disa pjesė.

    Vazhdon akoma i bėrė lėmsh epokat historike: gabimi qėndron pėrsėri tek gėrshtetimi. Tani dole tek aleanca franceze me sulltanin, njė risi pėr botėn katolike para Vestaliane, qė ēoi nė lindjen e raison d'etat tė Risheljesė. Kjo ishte lėvizja e ė qė mund tė shenjohet si lėvizje politike pėr hir tė interesave kombėtare, nė kohėn kur Gjermania shfarrosej me veten nė emėr tė universalizmit romano katolik. Franca vuri nė plan tė parė interesat e saj gjeopolitike pėr tė ēarė rrethimin Habsburg, bėrė aleancė me njė fuqi jo-katolike si dhe duke ndihmuar protestantėt nė luftėn e me katolikėt. Kjo skemė e re politike ēoi nė shkatėrrimin e Perandorisė sė Shenjtė Romake, si dhe vonoi bashkimin kombėtar tė Gjermanisė pėr dy shekuj. Lidhja e kėsaj aleance me faktorin shqiptar, pėr njė logjikė e shėndoshė ėshtė e pakonceptueshme.

    Fuqia otomane nuk erdhi duke u rritur kulturalisht, por ushtarakisht, siē e pėrmenda dhe mė ėr. Deri sa njė perandori godet portat e Vienės dy herė brėnda njė shekulli, do tė thotė se gjatė kėtij shekulli forca e saj ka ardhur nė ngritje.

    Himara ėshtė njė rast i izoluar, siē ekzistojnė dhe raste tė tjera tė izoluara Ballkan. Pas pushtimit total otoman tė fund shek XV, shoqėrisė ėre iu desh plot njė shekull pėr tė marrė veten nga lėvizjet masive tė popullsisė, si dhe deportimeve tė shumta. Tragjedia demografike ndikoi thellė nė ėri, fenomen qė u pasqyrua nė vijueshmėrinė historike.

    Sė fundmi qė mos zgjatem mė, njė popullsie qė i mohohej katėrcipėrisht ekzistenca, nuk mund tė ishte njė faktor destabiliteti nė arenėn politike tė kohės
    Kėndvėshtrimin Turk dhe Grek po e shohim ditė pėr ditė nė kėtė forum. Edhe atė Austriak kishim mangut tani! Ti ke mungesė tė theksuar rrespekti ndaj identetit shqiptar, dicka kjo qė sic po shikohet po vėrehet nga tė gjithė pjesmarrėsit nė forum. Ishe po ti ai qė mė citoi njė shkrim timin, i cili ėshtė jo 100%, por 1000% i vėrtet pėrsa i pėrket rrolit tė Skėnderbeut nė ndalimin e forcės goditėse Osmane duke i pėrputhur kohėrat e konceptet e shtet, komb, popull nė disa fjali dhe duke ja atribuar atyre grupeve qė ti dėshiroje. Psh. tė thuash qė Malazezėt janė komb ėshtė njė mangėsi e madhe si nė kuptimin e fjalės komb, si nė njohurinė e historisė sė Ballkanit. Malazezėt janė njė zgjatuese shqiptare e sllavizuar, por qė fjala e fundit pėr ta akoma nuk ėshtė thėnė. Gjenitikisht Mali i Zi ėshtė po aq Shqiptar sa ėshtė Kosova, mendėrisht Malazesi ėshtė po aq Serb sa ėshtė Arvanitasi Grek, llafi pėr kėta tė fundit akoma nuk ėshtė thėnė gjithashtu, pasi cdo gjė do varet nga dinamika e marrėdhėnieve Shqipėri-Kosovė-Maqedoni+faktorin diasporė nė zhvillimet e ardhshme ekonomike. Sigurisht ne shqiptarėt mezi presim kur kjo punė tė filloj, dhe kuptohet pse ka shqetėsim tė madh nė rrethet anti-shqiptare pėr kėtė ditė, pasi kur tė kuptohet qė ingranazhet janė vendosur aty ku duhet ju do jeni tė parėt qė do dilni jashtė loje. Ti zotėri gjuan tjetėr kush, as tek Habsburgėt e as tek Francezėt por tek shpėrfillja e ekzistencės sė njė identiteti jo vetėm shqiptar, por mbi tė gjitha FISNIK. Shqiptarėt nuk i zhdukėn dot Romėt Kantakuzenė e Turq e jo mė ju, por sigurisht ngaqė nuk i heqim dot qafe nga historia e shkuar, e vetmja gjė qė mbetet ėshtė ti paraqesim si barbarė, fshatarė, pa ekonomi, pa politikė, pa bėrthamė.


    Ngaqė kohėn e kam me pikatore, se disa nga ne duhet tė punojnė qė tė sigurojnė bukėn e gojės, po sjellė vetėm pjesėn hyrėse tė veprės monumentale e botuar pas shumė mundimesh tė Shufflajt pėr ta zbėrthyer vetė ai, nga Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala nė bashkėpunim me Robert Elsie dhe Noel Malcolm mė 2009 nga Ombra GVG mbi Kushtetutėn Shqiptare tė Drishtit(ky libėr ju dorėzua si dhuratė edhe Ambasadorit Amerikan Withers pėrpara pėrfundimit tė misionit tė tijė diplomatik nė Shqipėri). Do kisha shumė dėshirė tė skanoja disa pjesė nga ky libėr qė e ka ngritur nė nivele tė tjera vemėndjen dhe rėndėsinė e mesjetės Shqiptare. Libėr ky, qė mund tė prodhoj me arsenalin e duhur njerėzor njė kat tė tėrė volumesh mbi tė drejtėn ligjore dhe zakonore-kanunore shqiptare:

    Nga libri:Statutet dhe urdhėresat e Kapitullit tė Kishės Katedrale tė Drishtit ose sic njihet nė Biliotekėn Mbretėrore Daneze Statuta et ordinationes capitule ecclesiae Cathedralis Drivastiensis

    Statutet Mesjetare dhe Rėndėsia e tyre:

    Statutet si rregulla tė drejtėsisė, tė cilat i nxjerr njė pushtet autonom pėr territorin, fushėveprimin dhe qytetarėt e tij janė burime shumė tė rėndėsishme historike. Ato janė tėrėsi normash tė shkruara apo akte normative tė kodifikuara qė rregullojnė jetėn e brendshme tė qyteteve mesjetare: marrėdhėniet e tyre si qytete komuna autonome, me zotėrinjtė e tyre fisnikė, por edhe raportet e kishė me qytet-komunėn si dhe raportet hierarkike brenda pėr brenda kishės nė njė territor tė caktuar sic ėshtė kryeipeshkvia ose ipeshkvia.

    ...

    Shėnimet e para pėr statutet e komunave nė territoret shqiptare i hasim nė qytet-komuna pėrgjatė bregdetit Adriatik qė janė njė vazhdimėsi e statuteve tė komunave dhe qyteteve dalmatine. Nė krijimin e statuteve tė qyteteve shqptare dhe atyre tė katedraleve, njė rol vendimtar, qė ėshtė edhe vecori dalluese nga statutet e ngjashme tė krijuara nė Evropė ka luajtur e drejta zakonore vendase, qė shfaqet nė shumė institute juridike tė pėrbashkėta.

    ...

    Nėse nė fillimet e tyre kėto rregulla renditeshin nė mėnyrė fragmetare dhe kronologjike sipas datave, me kalimin e kohės dhe me rritjen e eksperiencės renditja filloi tė bėhej sipas prinipeve mė tė mira sistemuese. Ato u ndanė nė pjesė dhe sektorė tė ndryshėm nė libra, kapituj etj, sipas kritereve tė pėrmbajtjes. Kushtetuta dhe administrimi i komunės, e drejta civile dhe penale, mbikqyrja e sigurisė nė qytet dhe nė vend, marrėdhėniet tregtare etj. tė gjitha kėto ishin tani forma tė vecanta dhe secila u zhvillua nė njė mėnyrė tė vecantė, sipas karakteristikave dhe specifikave tė komunave apo katedraleve pėrkatėse. (shėnim i imi ky: mė lejo tė shtoj dhe nuk po them gjė tė re sepse kjo u tha fill pasi u gjet kjo kushtetutė nga disa studies se ky ėshtė modeli i pėrafėrt i aplikuar nga 13 kolonitė nė Amerikė, ku dhe kolegjet fillimisht, dhe legjislaturat cdo gjė ishin tė lidhura me kishat por nė njė mėnyrė tė decentralizuar. Nė Amerikė erdhėn Gjermanė, Anglezė, Hollandezė dhe disa denominime tė krishtėrimit. Sistemi i decentralizuar i kushtetuės Shqiptare ėshtė ndoshta mė i hershmi nga tė gjithė, dhe bazohet nė traditat e vjetra qytet-shtet, tė cilat si nė kohėn e Pellazgėve, si nė atė tė Grekėve si nė kohėn e qytetėrimit Amerikan i kanė dhėnė njerėzimit njė shtytje tė jashtzakonshme kulturore pėrprara, nė tė kundėrt tė sisteme lindore centralizuese. Ky model mė pas u aplikua gjėrėsisht nė Europė. Arbėria ka qėnė njė konglomerat qytet-shtetesh nėn pushtetin e caktuar kishtar-politik tė familjeve princėrore mė tė fuqishme. Stemat e tyre tashmė janė bėrė publike nė disa botime tė kėtyre viteve tė fundit, dhe disa po ri-adoptohen si stema tė Bashkive tė ndryshme.)

    ...

    Nga; "Pėrshkrimi fizik i dorėshkrimit"

    Nė f.1(faqosja e vjetėr 9) brenda nistores "P" tė praruar nė flori, me dekorime shumė tė bukura pėrreth, ėshtė njė portret i kryeipeshkvit Pal Engjėlli me shkopin baritor nė dorė, me mitėr nė kokė i veshur me rrobat e kryeipeshkvit. Mitra e bardhė, e ndarė me njė vijė tė kuqe nga balli lart, ka njė lakim tė vogėl, majtas. Nė ballė ėshtė vetėm njė hark i vogėl qė shėrben si bazament pėr fillimin e vijės. Jakat e veladonit janė jeshile. Menjėherė poshtė jakave ėshtė petku i hedhur mbi supe i cili ka ngjyrė vjollcė. Nga gryka deri nė fund tė kraharorit, petku ka formėn e shkronjės "V". Petku ėshtė i hedhur mbi supe dhe mbi duar. Brendia e petkut ėshtė jeshile. Veladoni poshtė petkut ėshtė blu dhe i arrin deri te gjunjėt. Poshtė veladonit, nga gjunjėt deri te kėpucėt ėshtė njė petk i badhė. Nė dorėn e djathtė, kryeipeshkvi mban shkopin baritor, i cili ėshtė i bardhė dhe ka kokėn e rrumbullakėt, ngjyrė gri. Dora e majtė ėshtė ngritur nė pozicionin lart, ashtu si kur bėhet bekimi. Sfondi ėshtė gjithkund blu i errėt, ndėrsa portreti rrethohet nga njė rreth eliptik me ngjyrė vjollcė. (Shėnim i im: kjo ėshtė njė nga veprat e mbijetuara nga lluksi(ose llumi sic duan disa ta paraqesin) i civilizimit shqiptar mesjetar, qė ne e njohim me termin Arbėror. Ngjyra vjollcė dhe prania e vazhdueshme e kėsaj ngjyre qė gjendet edhe nė kodikėt e purpurtė unik nė botė tė Beratit ėshtė ngjyra karakteristike e hierarkėve tė lartė Ilir dhe denominonte njė nga shkallat mė tė larta tė Aristokracisė elitare qė mė pas u pėrvetėsua nga Vatikani e nga gjithė aristokracia e lartė Europiane)

    ...

    Nga: "Koha dhe rrethanat e krijimit tė dorėshkrimit"

    Dorėshkrimi ėshtė shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasus me 12 Janar 1468, i cili bėn gjithashtu pėrshkrimin e variantit tė zyrtarizuar tė vitit 1464 nga libri i noterit dhe kanonikut tė durrėsit Gjon Mauros, qė njėkohėsisht ka qenė edhe sekretar i kryeipeshkvit tė Durrėsit, Pal Engjėllit. Gjon Mauro kishte vdekur tashmė nė vitin 1468.

    Variantin "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" nga viti 1464 e kishin punuar kanonikėt nga Drishti, tė cilėt ishin tė ditur, tė shkolluar, dhe njihnin rrethanat, situatėn dhe gjithcka tjetėr qė kisht tė bėnte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit nė tė kaluarėn. Pėr zakonet e lashta tė katedrales sė Drishtit flet vetė teksti nė mėnyrė eksplicite "laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes" (kap 2); pastaj: "antiquissimam consuetudinem imminantes" dhe "antiquissima et observata consuetudine"(kapitulli 44) si dhe "secundum morem et consuetudinem antiquorum"(kapitulli 46). Pra, pėrvec pėrvojės, njohurive dhe njohjes sė situatės sė pėrgjithshme, kanonikėt nga Drishti, kishin si shembull edhe kėto statute tė lashta " ma maioribus nostris quasdam constitutiones traditas", qė datonin tė paktėn nga viti 1397.



    Sipas tė dhėnave tė tjera arkivore, mėsohet se ky statut ishte "edituar" nė vitin 1456 kur Papa Kalisti III, i kishte dhėnė autorizimin ipeshkvit tė Sapės Gjergjit pėr njė veprim tė tilė, "ipsique capitulumet canonicinonnulla statuta ediderunt". Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papės Kalisti III. Ndėrkohė, nė vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapės Gjergj, kėshtu qė papa Piu II, pas njė lutjeje me shkrim tė bėrė nga katedralja e Drishtit nė vitin 1463, emėron dy persona autoritare pėr tė verifikuar dhe nėse ka nevojė pėr tė plotėsuar statutin ekzistues tė Katedrales sė Drishtit. Kėta ishin, kryeipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli dhe kryediakoni i Shkodrės, emri i tė cilit nuk na bėhet i njohur nė statute, por qė sipas Hierarchia Cahtoica tė Eubelit ai duhet tė jetė domenikani Manuel(1451-1465)

    Pas njė pune tė kujdesshme tė kryeipshkvit dhe kryediakonit, mė 21 nėntor tė vitit 1464, nė manastirin benediktin tė shėn Theodori de Elohiero bėher njohja zyrtare e "Statuta et ordinationes capituli ecclesiae Cathedralis Drivastensis" nė prani tė "zotit at Nikollė Lalemit, abatit manastirit nė fjalė dhe nė praninė e zotit Gjergj Thopia dhe tė burrave tė nderua, zotit Pjetėr,rektorit tė shėn Demetrij de Plumsis dhe tė zotit Gjin, rektorit tė shėn Venere de Managstis dhe nė prani tė dėshmitarėve dhe tė tė ftuarve tė tjerė edhe rogatėve. (shėnim i im: Sic shikohet, Papa ka patur njė interes shumė tė vecantė nė patjen nėn kontroll deri diku tė situatės politike, religjoze dhe ekonomike tė Shqipėrisė. Rėndsia nė fakt qė i jepte kreu mė i lartė ishte gati unike, a thua ti po bėhej ndonjė koncil atje, por sic do shikojmė pakėz nė vijim, ku do cek majėn e ajzbergut, zhvillimet politike shqiptare ishin disa shekuj para zhvillimeve qė paraprinė ndėrtimet e shteteve laike nė perėndim.)


    Nga: "Pėrmbajtja e Dorėshkrimit"

    Kushtetuta qė zyrtarizoi katedralja e Drishtit mė 12 janar tė vitit 1468 nuk ishte tjetėr vecse pėrmbledhja e rregullave qė ishin nė fuqi prej njė kohe tė gjatė. Duke qenė se kėto statute bazohen nė njė shkallė tė lartė tek zakonet e vjetra ekzistuese "antiquissima et observata consuetudine"(kap 44), duke i hedhur nė letėr ato qė tashmė ishin praktikė e pėrditshme nė shoqėrinė shqiptare "secundum morem et consuetudinem antiquorum"(kap 46), statutet fillojnė me njė normė zakonore qė duhet tė ketė qenė shumė e pėrhapur nė traditėn e lashtė shqiptare, sic eshte ajo e respektit tė ndėrsjellė tė brezave dhe pikėrisht me "Nė c'mėnyrė tė rinjtė duhet tė respektojnė pleqtė dhe nė c'mėnyrė pleqtė duhet t'i ruajnė tė rinjtė"(Kap1) duke theksuar kėshtu qė nė fillim vlerat tradicionale dhe rėndėsinė qė ata u jepnin kėtyre vlerave vendore.(shenim i im: shumė tė komplikuar kėta "barinjtė" Arbėror)


    Nė kapitujt nė vijim pėrcaktohet mėnyra e zgjedhjes sė rektorit dhe prokuratorit[kap II], saktėsohen detyrat dhe pėrgjegjėsitė e rektorit[kap IV], kanonikėve [kap. VII, VIII, IX, XLIV], rregulli pėr diskutim nė kapitull dhe respekti ndaj pleqėve[kap. XVII]. ruajtja dhe pėrdorimi i vulės, dokumenteve dhe privilegjeve[kap.XX], gjobat pėr vjedhje dhe mashtrim ... etj etj etj (shėnim i im: nuk kam kohė por do sillja dhe pjesė nga vetė kushtetuta origjinale e botuar dygjuhėsh - latinisht-shqip por kam pika tė tjera qė duhen adresuar)

    ...

    Familjet fisnike tė pėrfaqėsuara nė radhėt e kanonikėve si Kalanci, Prekasi, Beli, Cezani, Kelanti, Pishragu, Hungari, Jonima, Suma, Sakati, Golemi, Xaoni, Kazeli, Merti, Mazioti, Engjėlli, Frangu, etj e zotėronin tashmė prej kohėsh ekonominė dhe politikėn e qytetit. Administrimi dhe drejtimi i abacive dhe i dioqezave-ipeshkvive e kryeipeshkvive shqptare bėhej nga rrethi i ngushtė i klerikėve tė lartė vendas, po kėshtu edhe rrethin e ngushtė tė kanonikėve e pėrbėnin vendasit, kryesisht nga familjet e kamura fisnike. Familjet e shumta tė pėrfaqėsuara nė rradhėt e kanonikėve si Hungaro, Summa, Prekali, dhe Zaon zotėronin jo vetėm ekonominė dhe politikėn nė qytetin nė hyrje tė universit malor shqiptaro-verior, por edhe tė dy pushtetet atė kishtar dhe laik, tė bashkuar nė personin e ipeshkvit.(shėnim i im: kjo pjesė ka njė rėndėsi monumentale jo vec pėr shqipėrinė por qė shėrben si bazė pėr ndarjen e mėpasme shtet-fe qė ndodhi nė Europė. Sic do shikojmė mė poshtė, Drishti kishte vetė nė dorė se kush do vendoseshe nė krye, dhe kėto vinin nga familje shumė tė pasura dhe me tradita fisnike vendase)

    ...

    Kryedhiakėt nė Tivar, por vecanėrisht nė Durrės, radhiteshin ndėr personalitetet mė tė rėndesishme tė qytetit. Durrsaku kishte udhėhequr deri rreth 1350-ės gjatė sundimit ortodoks njė komunė katolike, por e ruajti pozicionin e tij edhe pas vendosjes sė njė kryeipeshkvi katolik. (shėnim i im: ky ėshtė njė aperitiv pėr "bizantinėt-grek" tė forumit)

    ...

    Tė huajt nuk ishin tė mirėpritur nė Drisht, sidomos nė shekullin e katėrmbėdhjetė, por edhe mė vonė. Nė shekullin e pesėmbėdhjetė tė huajt me funksione nė qytetet shqiptare u zėvendėsuan plotėsisht nga klerikėt vendas. Kjo shpjegon dhe faktin qė nė katedralen dhe komunėn e Shkodrės kemi shqiptarė si Progoni, ipeshkv tė qytetit nė vitin 1402, Gjergj Pelinin, abat tė Rotecit dhe Pal Engjėllin, kryeipeshkv tė Durrėsit. Tė gjithė kėta rridhnin nga fisnikėria vendase e Drishtit, Shkodrės dhe Tivarit dhe janė shembuj tė dukshėm pėr kontrollin e patriciatit vendas mbi kishėn katolike nė hapėsirėn shqiptare edhe gjatė sundimit venedikas. (shėnim: kjo e fundit ėshtė pėr Oliver Schmitt dhe surrogatot e tijė nė forum).

    ---------------
    -----------------
    -------------------

    Konsiderime mbi librin: na del se Shqiptarėt kishin njė identitet jo tė fortė, por tė hekurt, pėrderisa nė Drisht nuk pranoheshin tė huajtė. Pa tė na shpjegojnė pak teoricienėt e librave qė kanė lexuar nė Evropė(se ne tė tjerėt nuk kemi lexuar me demek) se si e shpjegojnė kėta kėtė fakt tė pamohueshėm ? Si ka mundėsi qė Shqiptari bari kishte Kushtetutė tė bazuara(nė fakt sic shikohet mė sipėr kishte disa Kushtetuta - 'mbase' Illyricum Sacrum do na ndihmoj nė zbėrthimin e mėtejshėm tė qytet-komunave shqiptare) nė traditat SEKULARE pra LAIKE shekullore, tė kontrolluar nga aristokracia e lartė vendase ? Shpjegohet shumė kollaj, sepse Skėnderbeu nuk do mund ta bėnte kurrė luftėn qė bėri pėr 25 vjet me rradhė kundra pushtuesit mė tė egėr lindor qė nga Ghenghis Khani, po tė kishte tė bėnte me disa barinj. Po ju siduket, mirė qė nuk lexoni, por merrni dhe filmat Rusokomunist si burime historike !!

    Shqiptari nuk ka humbur, dhe dėshmi e kėtij populli tė fuqishėm dinamik qė ka furnizuar dhe furnizon me gjak europėn(mbi kėtė pikė me vlera jetike kėtu mė lejo tė citoj dhe shkrimin e fundit qė mund ta gjesh nga Madllaine Allbright mbi rėndėsinė strategjike tė inkorporimit tė Kosovės nė Europėn e Bashkuar "Europe needs Kosovo" nga Wall Street Journal) sot ėshtė nė pritje tė rifilloj atje ku u la pėrgjysėm lėvizja kombėtare. Sigurisht qė armiqtė tanė nuk mund tė presin mė koka lirisht, dhe kanė filluar njė punė tė devotshme qė nė pamundėsinė historike pėr tė zhdukur Albanezėt(ata ja marrtė e mira pėrmenden qė tek Ptolemeu e Livy si Albanezė) kjo e fortifikuar dhe nga lufta qė Amerika i bėri Serbisė, kanė filluar strategjinė e re pėr dizinformim, duke projektuar situatėn politike aktuale shqiptare, fryt tė kukullave Serbe dhe Turke si Zogu, Enveri, Nano etj nė lashtėsi dhe duke dalur gjithmonė nė pėrfundimin se kėta Albanezėt na qėnkan Pirat nė kohėn e Teutės legjendare, zhduken dhe bėhen Romak e Bizantin pėr disa shekuj, pastaj ata elitar na u bėnkan pėr sport Malazes(identitet ky qe paska ekzistuar me kohė!!!!!! - por sic shikohet mė sipėr nuk ka ekzistuar fare), pastaj bėhen barinj, e mė pas muslimanė turq etj. Pra logjika e kėtyre njerėzve, pėrfshi dhe Hatibin ėshtė e thjeshtė, qė shqiptari nė cdo epokė e ka merituar sundimin e perandorive dhe madje ato e kanė kulturuar, kur nė fakt ėshtė krejt e kundėrta. Shtylla kurrizore e Bizantit dhe Romės kanė qėnė pikėrisht Shqiptarėt dhe aristokracia Shqiptare.

    Sulmi qė po bėhet sot ndaj figurave si Skėnderbeu duke e quajtur si njė njeri tė egėr pėr pushtet tip "Edi Rama" apo "Ilir Meta" ėshtė qė Shqiptari tė identifikoj nė tė tashmen e tij, tė kaluarėn e tij, nė vend qė tė identifikoj tė kaluarėn e tij pėr tė pėrmirėsuar tė tashmen aktuale, qė ėshtė nė njė gjėndje tė keqe por jo tė pashpresė. Identiteti shqiptar nuk ka ndryshuar, ėshtė po ai qė ka qenė gjithmonė. Eshtė njė identitet dinamik qė garanton pėrshtatjen nė kohė tė vėshtira dhe shtysėn pėrpara kur tė krijohen rrethanat e duhura - dhe kjo shtysė ka krijuar 2 rilindjet qė njofim ne sot, atė Greke tė bazuar mbi atė Pellazge, dhe atė Italiane tė bazuar mbi atė qė njihet si Greke. Kėtė mund ta ketė luks vec njė popull me bagazh tė gjėrė kulturor dhe qė ka qėnė pjesmarrės i pėrhershėm nė evenimentet mė tė mėdha tė njerėzimit. Cdo cvilizim tjetėr, cdo identitet tjetėr do kishte pėrfunduar ose nė vetvrasje kolektive, ose nė degjenerim kulturor, ose do ishte asimiluar me kohė pėrballė katastrofave qė ka kaluar Shqiptari. Ndoshta vetėm Hebrejtė deri diku mund tė krahasohen.


    Nė fund tė librit, pėr tė qėndruar tek traditat shqiptare dhe dėmin tė pallogaritshėm qė ka bėrė Turku tek ne(as bomba atomike nuk do kishte kėte efekt) po jap kėtu poshte gjenealogjinė e familjes fisnike Engjėllore:

    Ixacius Angelus
    |
    Alexius Angelus
    (Imperator)
    |
    Alexius Andreas
    (Angelus Posthumus)
    |
    Michael Angelus
    (Comes Dyrrachiensis)
    |
    Andreas Angelus
    (Comes Dyrrachiensis)
    |
    Michael Angelus
    (Elias Petrus)
    |
    Andreas Angelus
    (Comes)

    | |
    Paulus Angelus - Episcopus Dyrrachiensis dhe Petrus Angelus - Comes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 05-10-2010 mė 22:47
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •