ju lutem antar/e te me tregoni se
a e dini si mundet një Kosovar ta mer pasaporten e Shqiprisë ???
ju lutem antar/e te me tregoni se
a e dini si mundet një Kosovar ta mer pasaporten e Shqiprisë ???
Vallai veshtire me kto pasaportat e reja biometrike.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Pse bre Busavate, po ngutesh? Ke durim edhe pak, edhe gjithe do t`i marrim te Shqiperise.
Pfffffffffffff...pse mer ca jan pasaportat Shqiptare letra bixhozi qe thua te gjith do i morim
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
faliminderit Angel 69 edhe Sami Hyseni
Angel 69 , a e di se a asht e domosdoshme nenshtetesia ? nese po , sa asht kohëzgjatja ?
Angel69, mendova ne Bashkimin Kombetare, qe besoj se nji dite te afert do te ndodhe, apo jo?
Busavate, ketu ke nje shkrim ku mund te sqarohesh me shume per marrjen e neshtetesise shqiptare ) e me pas te pashaportes).
A ka ardhur koha që ligji ynë për dhënien e shtetësisë të ketë procedura të lehtësuara?
“Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar!” Këto janë fjalët e një personi me kombësi shqiptare, por që prej lindjes me shtetësi të huaj, kur përpara disa muajsh mori nënshtetësinë shqiptare, me procedura të përshpejtuara falë më së shumti famës së tij.
Qindra bashkëkombas, që jetojnë të shpërndarë anekënd botës, e kryesisht në vendet fqinj, do të donin të kishin fatin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, për t’u bërë “zyrtarisht” shqiptarë e për të dhënë kontributin e tyre jo më për një shtet të huaj, por për shtetin, në të cilin janë nënshtetas. E nëse aktori i mirënjohur shqiptar James Belushi e ka pasur të lehtë të kalojë burokracirat dhe rrezikun e refuzimit të kërkesës së tij, shqiptarët nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Rumania, Ukraina e vende të tjera ku ekziston komunitet me kombësi shqiptare, e kanë më të vështirë. Kjo, pasi ligji ynë, në ndryshim nga shumica e ligjeve të rajonit, nuk u jep përparësi dhe lehtësi në procedura për personat e etnisë apo kombësisë shqiptare, por bazohet thuajse tërësisht mbi vendlindjen.
Të vetmit që kanë përfituar nënshtetësi, gjatë gjithë historisë së shtetit pas komunizmit deri më sot, kanë qenë çamët, të cilëve iu dha arbitrarisht shtetësia shqiptare më 1953, duke i dhënë goditjen më të fortë zgjidhjes së çështjes çame deri më sot. Disa shoqata i kanë kërkuar Presidentit të Republikës dhe qeverisë shqiptare që të marrin masa që të mundësojë marrjen e shtetësisë shqiptare nga të gjithë shqiptarët etnikë, kudo që ndodhen, duke shkaktuar valë qëndrimesh pozitive nga shqiptarët në vendet fqinje.
PRO
Reagimet e para kanë qenë pozitive, organizata të ndryshme, analistë dhe personazhe publike janë shprehur pro kësaj nisme. “Pa asnjë hezitim, deputetët shqiptarë duhet të mundësojnë pajisjen me shtetësi shqiptare të të gjithë shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë duke i kombinuar zgjidhjet e përfshira në legjislacionin e Maqedonisë dhe Bulgarisë. Kushtet e parapara në pikat 1, 2 dhe 3 të nenit 9 të ligjit për shtetësi shqiptare nuk duhet të vlejnë për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe duhet të zëvendësohen me një kërkesë zyrtare të qytetarëve shqiptar për pajisje me shtetësi shqiptare ku theksohet origjina shqiptare e aplikuesit. Neni 3 i ligjit të përmendur thotë: "Shtetasi shqiptar mundet të jetë edhe shtetas i një shteti tjetër, duke lejuar dyshtetësinë që gjithashtu lejohet edhe në Maqedoni”, - deklaron në një njoftim të saj lëvizja “Zgjohu!” në Maqedoni, duke marrë si shembull vendin ku ata jetojnë.
“Kjo kërkesë është në përputhje me veprimet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndaj maqedonasve në rajon dhe diasporë si dhe me amendamentin 4 të Kushtetutës së RM, me të cilin u ndryshua Preambula e Kushtetutës, e cila thekson: "Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas si dhe qytetarët që jetojnë brenda kufijve të saj dhe janë pjesë e popullit shqiptar... vendosën që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur dhe sovran”, - përcaktohet në deklaratën e lëvizjes “Zgjohu!”.
Juristi shqiptar nga Maqedonia, Niman Lumani, thotë se “kjo lëvizje është e mundshme ligjërisht. Kjo duhet të realizohet, sepse ne kemi këtu rastin konkret të maqedonasve, të cilët pavarësisht asaj se ku jetojnë posedojnë edhe nënshtetësinë e Maqedonisë. Një mundësi e tillë po shfrytëzohet edhe nga shqiptarët që jetojnë në kufi me Maqedoninë, e të cilët deklarohen se kanë origjinë maqedonas”, - thekson juristi Numan Limani.
Por, edhe në Kosovë, qytetarët kanë nisur të shprehen pro një lëvizjeje të tillë.
“Marrja e shtetësisë shqiptare nuk paraqet pengesa sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Prandaj, edhe duhet të marrin shtetësi shqiptare të gjithë ata që e ndiejnë veten se janë shqiptarë”, - thotë Isuf Bajrami nga Gjilani. I të njëjtit mendim është edhe Gazmir Gashi nga Prishtina. “Të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, u duhet dhënë nënshtetësia shqiptare se të gjithë janë shqiptarë”, - thotë ai. John Halbas, me shtetësi amerikane deklaron se “duhet edhe Kosovës t’ia marrim shtetësinë, t'i kemi të dyja” shtetësitë shqiptare...
Çfarë parashikon ligji
Ajo çka vlen të pyetet, është se ku qëndron pengesa. “Baballarët e kombit” kur bënë ligjin për shtetësinë në vitin 1998 për kozmopolitizëm apo për… përkthim të gabuar, kanë miratuar një ligj që nuk i përfarohet asnjë ligji në Ballkan, por edhe shumicës së ligjeve të Evropës, kur vjen puna për bashkëkombasit. Përveç personave që janë lindur nga prindër me shtetësi shqiptare ose që kanë lindur në Shqipëri (një ligj shumë përpara të gjitha vendeve të Ballkanit) ligji ynë ka disa kritere të mirëpërcaktuara për natyralizim.
Që një shqiptar, me shtetësi të huaj të marrë nënshtetësinë shqiptare, duhet të ketë mbushur 18 vjeç, të ketë jetuar në Shqipëri për 5 vjet rresht, të ketë banesë dhe të ardhura të mjaftueshme, të jetë i padënuar, të ketë njohuri të gjuhës shqipe dhe të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë. Me pak fjalë, është e pamundur. Kjo, pasi asnjë shqiptar nga Maqedonia, nga Kosova, Mali i Zi, Greqia apo edhe Shtetet e Bashkuara nuk do të vinte të jetonte për 5 vjet rresht në vendin thjesht për të marrë shtetësinë.
Përjashtim nga ky rregull, në bazë të të cilit përfitoi edhe James Belushi është pika shtatë e këtij neni. “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t'i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”, - përcakton përjashtimi.
Ligjet e vendeve fqinje
Shqipëria me këtë ligj duket se është treguar vendi më kozmopolit në Evropë, pasi është i vetmi vend që nuk u njeh shqiptarëve në kombësi të drejtën për të marrë nënshtetësinë me procedura të lehtësuara. Në Greqi, nëse një person vërteton origjinën greke, atëherë merr shtetësinë automatikisht, duke iu lehtësuar në maksimum procedurat e me anë të këtij vendimi po përfiton edhe minoriteti grek në Shqipëri.
Në Bullgari, ligji është edhe më shumë “pro-bullgar”. Për të lehtësuar procedurat, Bulgaria ka krijuar mundësi ligjore që të gjithë qytetarët që dëshmojnë origjinë bullgare, të pajisen me shtetësi bullgare, duke mos kërkuar as qëndrim të përhershëm dhe as njohuri të gjuhës bullgare. Me një deklaratë të regjistruar në noteri, e cila konfirmon që aplikuesi ndihet bullgar dhe ka origjinë bullgare, lehtë sigurohet nënshtetësia brenda afatit të caktuar.
Popullsia maqedonase e komunës së Liqenasit në Korçë ka nënshtetësi të dyfishtë, maqedonase dhe shqiptare, me një vendim të marrë nga ish-Kryeministri maqedonas Ljubco Gjeorgjevski, i cili për vete mori nënshtetësinë bullgare, duke deklaruar se ishte bullgar.
Por, edhe në Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Rumani ligjet janë në bazë të origjinës, jus sanguinis, siç njihen në terminologjinë juridike. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, ku bashkëkombasit e tyre përfitojnë nënshtetësinë përkatëse thuajse sapo aplikojnë. Po në Shqipëri? Kozmopolitanizëm tej caqeve apo pakujdesi? Edhe pse përgjigjja që do të marrë propozimi në fjalë nuk dihet ende, ajo çka bie në sy, është që shqiptarët jashtë shtetit nuk e kanë ende një të drejtë për të cilën shumë nga paraardhësit e tyre kanë derdhur gjak…
Standard 21 gusht 2010
Krijoni Kontakt