Close
Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 392
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    djali i tij kish deklaru per ket se ne burrg asht.
    kush,kujt,qka,kur,si,je me shume pikepyetje ti i njejti,qe edhe per ty do te mbeten kush tha,qka tha,pse tha,kur tha,........................?????????
    Fakte,
    Fakte,
    Fakte,
    Fakte,................
    Asgje me teper vetem, thash e theme,vazhdo keshtu,po te shkojka edhe me emrin tend.

  2. #132
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    per ty nuk ka fakte n nuk e meriton.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga injejti Lexo Postimin
    per ty nuk ka fakte n nuk e meriton.
    Fakte,fakte e jo fjale e pallavra.

  4. #134
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    shko ne burrg edhe lypi faktet per mu mjaftojn faktet kur e njoh edhe si person jo te moralshem.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Limaj hetim por jo ndjekje dhe persekutim



    Rrugėt asfaltohen brenda 5 vjetėsh


    E marte 21 Shtator 2010



    “Ne jemi nė realizim e sipėr tė projekteve tona dhe Kosovėn nė afat prej pesė vjetėsh do ta lidhim me tė gjitha rrugėt ndėrkombėtare, me tė gjitha korridoret e rėndėsishme evropiane, nė drejtim tė Adriatikut, nė drejtimin tė Maqedonisė, drejt Sofjes e Detit tė Zi, drejt Turqisė e vendeve tė Lindjes sė Afėrme dhe, kuptohet, drejt vendeve evropiane, siē ėshtė korridori pėrgjatė Adriatikut dhe nė drejtimin Durrės-Tiranė-Prishtinė-Nish-Beograd-Budapest“, ka thėnė Fatmir Limaj, ministėr i Transporteve dhe Postė-Telekomunikacionit nė njė intervistė pėr “Kosova Sot”

    Fatmir Limaj, njėri ndėr personalitet e rralla nė kuadėr tė klasės politike tė Kosovės, qė ka qenė i sfiduar dhe nė vazhdimėsi interesant, si gjatė luftės e po ashtu edhe pas saj. Ai ka ndėrtuar njė karrierė shumė tė bujshme politike, tė pėrcjellė gjithnjė me aktivitetet dinamike. Rreth tij, krahas lartėsimit tė bėmave, jo rrallė ėshtė bėrė dhe bėhet edhe shumė zhurmė, deri te pėrpjekjet pėr tė denigruar edhe personalitetin e tij politik.



    *Z. ministėr, tani qė jemi gati 3 vjet pas zgjedhjeve, mė lejoni t’ju pyes, nė atė kohė a keni besuar sė tė gjitha ato premtime tė mėdha qė i keni dhėnė para votuesve do t’i realizoni?



    Nė kohėn kur ishim nė fushatėn e fundit parazgjedhore tė vitit 2007, mė kujtohet shpeshherė njė ēast me njė simpatizant tė PDK-sė, i cili nė mėnyrė krejt origjinale dhe tė pasherrė mė bėri njė pyetje, qė pak a shumė ishte kėshtu: Z. Limaj a vėrtet do t’i ndėrtoni rrugėt nė tėrė Kosovėn si ajo rrjeta e merimangės qė e shohim nė televizor, apo kjo do tė jetė vetėm njė pamje e bukur televizive, sa pėr t’i fituar votat.

    Me njė fjalė, nuk ishte e lehtė tė krijohej nė atė kohė besimi te njerėzit, sepse ato projekte qė ne i lansuam kėrkonin jo vetėm investime, por mbi tė gjitha kėrkonin energji dhe pėrkushtim pėr t’i realizuar. Njė kohė tjetėr kishim prioritete tė tjera qeveritare. Tash konsiderojmė se infrastruktura rrugore ėshtė njė ēėshtje e rėndėsisė sė parė, njė domosdoshmėri, njė standard i investimeve qė do t’i mbėshtesė fuqishėm sektorėt e tjerė tė ekonomisė dhe tė prodhimit tė vendit dhe do t’i shėrbejė vetė qytetarėve pėr njė jetė mė tė mirė dhe nė nivel me standardet e Bashkimit Evropian.

    Kosova njė kohė tė gjatė nuk ka investuar nė ndėrtimin e rrugėve tė saj dhe si e tillė ajo kishte ngecur shumė nė krahasim me shtetet e rajonit. Vendi ynė ishte i izoluar, me njė rrjet rrugor kombėtar tė varfėr dhe pa akces tė duhur nė rrjetet e tjera rajonale dhe ndėrkombėtare, dhe ne ishim tė vendosur ta ndryshonim kėtė gjendje, e cila ėshtė njė parakusht pėr zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien e shtetit tė ri.

    Me kėnaqėsi mund t’ju them se ne jemi nė realizim e sipėr tė projekteve tona, qė Kosovėn nė afat prej pesė vjetėsh do ta lidhim me tė gjitha rrugėt ndėrkombėtare, me tė gjitha korridoret e rėndėsishme evropiane, nė drejtim tė Adriatikut, nė drejtimin tė Maqedonisė, drejt Sofjes e Detit tė Zi, drejt Turqisė e vendeve tė Lindjes sė Afėrme dhe kuptohet drejt vendeve evropiane, siē ėshtė korridori pėrgjatė Adriatikut dhe nė drejtimin Durrės-Tiranė-Prishtinė-Nish-Beograd-Budapest.

    Kosova pėr pesė vjet do t’i ketė rrugėt mė tė mira nė rajon, rrjedhimisht do tė jemi tė parėt nė Ballkan, pėrfshirė gjithė infrastrukturėn pėrcjellėse, e cila ka parametrat e vendeve tė zhvilluara evropiane, e krejt kjo ndėrmarrje qė e transformon vendin tonė tėrėsisht nė aspektin infrastrukturor dikur ka qenė e paimagjinueshme, tash po bėhet realitet.



    Premtimet



    Deri nė vitin 2007, sipas statistikave qė ne i disponojmė, lidhja me rrugė tė asfaltuara e fshatrave me komunėn e tyre ka qenė prej 1 % deri nė 40 %, tani gjendja pėr kėta 2.5 vjet ka ndryshuar rrėnjėsisht. Statistikat tash flasin se rrjeti rrugor i asfaltuar nėpėr fshatrat e komunave tona ėshtė minimumi 75 % e shkon deri nė 95 %, edhe kjo dikur ka qenė e paimagjinueshme e tash ėshtė bėrė realitet. Kjo qė thashė mė lart tregon se ne jemi nė realizim e sipėr tė atyre premtimeve tė dhėna, e qė vėrtet ishin tė pabesueshme pėr shumėkėnd.



    Infrastruktura si parakusht



    *Na falni qė po ju ndėrhyjmė, z. ministėr, por a mos ėshtė ky njė projektim pėr zgjedhjet e ardhshme tė PDK-sė?



    Ajo qė unė thashė deri mė tash janė projektet qė i kemi realizuar dhe qė i kemi nė realizim e sipėr. Ju edhe mund ta shihni ashtu dhe nuk ka asgjė tė gabuar nė kėtė rast. Pėrkundrazi, vizioni ynė ėshtė thellėsisht i ndėrlidhur me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo ėshtė njė rrjedhojė logjike, sepse kemi jo vetėm prioritet, por edhe perspektivė tė vetme integrimin evropian, pra thjesht njė vizion i cili ėshtė i fokusuar tashmė. Prandaj, si ēdo integrim i rėndėsishėm, edhe ky kėrkon pėrkushtime tė mėdha. Me njė fjalė, agjenda jonė e pėrhershme jo vetėm nė zgjedhje do tė jeta Evropa, qė nėnkupton efikasitet dhe funksionim tė shtetit ligjor tė nivelit tė standardeve tė shteteve tė Bashkimit Evropian. Nė kėtė pikė nuk ka kurrfarė mėdyshje e kompromisi. Vizioni evropian i shtetit tonė ėshtė natyraliteti ynė. Por, mė lejoni t’ju them ato qė unė i thashė se janė edhe domosdoshmėri dhe parakushte shumė tė rėndėsishme pėr t’u bėrė vend anėtar i Bashkimit Evropian, sepse Kosova, edhe nė formėsimin e shtetit, edhe qytetarėt e saj duhet t’i kenė ato standarde, ato norma, mundėsi, si dhe ato shėrbime qė nuk e dallojnė atė prej atyre tė vendeve evropiane. Nuk duhet shumė pėr tė sqaruar se infrastruktura rrugore e hekurudhore, nė kėtė rast, ėshtė parakusht i domosdoshėm i zhvillimit dhe i politikave zhvillimore qė ndikon nė tė gjitha fushat, qofshin ato nė kuadėr tė sektorėve shtetėrorė, publikė e privatė. Efektet e rrugėve janė si ajo thėnia e famshme spanjolle, qė thotė: ‘Udhėtarė, rrugė nuk ka, ato bėhen duke ecur’! Kjo ėshtė edhe filozofia jonė, vizioni dhe pėrkushtimi nė ministrinė qė unė e drejtoj. Rruga ndikon nė lėvizjen e popullsisė, ndikon nė gjallėrimin e fshatit, ndikon qė banorėt tė mos i lėnė trojet e veta dhe tė zbresin nė qytete nga shkaku se deri tash nuk patėn infrastrukturė. Kur kėtyre qė i thashė mė lart ia shtojmė edhe implementimin e standardeve shėndetėsore, arsimore e tė teknologjisė informative, atėherė mund tė themi se e kemi pėrmbyllur ciklin e parakushteve pėr zhvillim nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė dhe jo vetėm tė saj. Politika jonė ėshtė qė tė gjithė qytetarėt, kudo qė jetojnė nė Kosovė, t’i kenė kushtet e pėrafėrta pėr jetė, pėr mėsim, pėr punė e zhvillim. Qė tė hiqen dallimet e mėdha ndėrmjet fshatit dhe qytetit dhe qė tė gjithė t’i kenė pak a shumė kushtet dhe mundėsitė e pėrafėrta pėr pėrparim. Konkretisht, kjo nėnkupton shkolla nė ēdo lokalitet, shtėpi shėndeti nė ēdo lokalitet, urbanizim tė pėrgjithshėm dhe standarde tė pėrparuara tė kushteve tė jetesės dhe tė punės, sigurim tė ujit, sigurim tė energjisė, tė shėrbimeve postare e i internetit, si dhe shėrbime tė tjera tė komunikimit, tė ndėrtimit tė qendrave tė kulturės, sportit, rekreacionit, etj. Dhe, kur vendosen standardet e tilla, atėherė mund t’i konkretizosh ato. Fjala vjen banorėt nuk duhet tė udhėtojnė nė parim mė shumė se tri kilometra pėr nė shkollė, pėr te mjeku apo te qendra e sportit dhe e kulturės. E kuptueshme se me njė infrastrukturė tė rregulluar kjo distancė kalohet pėr njė kohė tė papėrfillshme. Kosova duhet t’i pėrmbushė standardet e vendeve tė zhvilluara pėr hapėsirat shkollore, numrin e nxėnėseve nė njė klasė, numrin e hapėsirės pėr njė nxėnės numrin e personelit shėndetėsor pėr kokė banori, largėsinė, kohėn pėr ofrimin e shėrbimeve pėr qytetarėt, etj. Do tė bėjmė reforma tė pėrgjithshme nė shėrbimet e administratės, qė tė jenė tėrėsisht nė funksion tė qytetarėve, duke evituar pritjet dhe labirintet burokratike qė u sjellin dėme qytetarėve.



    Vizioni ynė



    Ky pra ėshtė vizioni ynė pėr tė ardhmen e Kosovės, tė cilin nuk kam asnjė dyshim qė do ta realizojmė, por nuk kam mėdyshje edhe pėr nevojėn dhe kohėn e shpejtė nė tė cilėn duhet tė realizojmė, sepse Kosova pėr ta zėnė hapin me vendet e tjera duhet tė vrapojė e jo vetėm tė ecė pėrpara. Pra, atij udhėtari, qė i bėn rrugėt duke ecur kėtu tek ne nė Kosovė, nuk do t’i mjaftojė koha edhe pa vrapuar herė-herė, tė themi figurativisht.



    *Z. ministėr, t’i kthehemi aktualitetit, mė nė fund jemi dėshmitarė tė fillimit tė punimeve tė autostradės, projekt ky i cilėsuar si mė madhori qė ka ndodhur ndonjėherė nė Kosovė. Ēfarė mund tė na thoni pėr kėtė?



    Fillimi i ndėrtimit tė kėsaj autostrade dėshmon pėrkushtimin tonė pėr tė realizuar ėndrrat e shumė gjeneratave, qė ne vetė tė pėrcaktojmė rrugėt e ardhmėrisė sė Kosovės. Por, jo vetėm aq, kjo autostradė ėshtė edhe arterie e rėndėsishme tokėsore, qė do tė na mundėsojė komunikimin normal nė kėtė pjesė tė Evropės, qė do tė na bėjė tė jemi mė pranė gjithė fqinjėve dhe fqinjėt tė jenė mė pranė nesh. Autostrada Vėrmicė-Merdar do ta lidhė Kosovėn me Detin Adriatik, pra me pjesėn tjetėr tė Evropės dhe pjesėn tjetėr tė Evropės do ta lidhė me ne. Nga personalitete dhe ekspertė tė shumtė ėshtė folur pėr rėndėsinė dhe efektet ekonomike qė do t’i ketė kjo rrugė, tė cilat unė tash nuk do t’i kisha pėrsėritur, jemi dėshmitarė tė gjithė se efekte veē kanė filluar tė shihen qysh tani, mė lėshimin nė qarkullim tė autostradės nė pjesėn shqiptare.

    Ajo qė dua t’ju them unė ėshtė qė punėt janė duke u zhvilluar me intensitet tė lartė dhe sipas dinamikės sė paraparė. Jemi shumė tė kėnaqur me punėn e konsorciumit “Bechtel Enka”, pasi, siē e dini, nga Vėrmica deri nė Prizren traseja ėshtė hapur dhe jemi duke vazhduar me dinamikėn e njėjtė nė drejtim tė Suharekės. Angazhimi im i pėrditshėm ėshtė qė tė eliminojmė ēdo pengesė tė mundshme qė puna tė vazhdojė normalisht. E kam vėshtirė ta pėrshkruaj gjithė atė mrekulli inxhinierike–ndėrtimore tė paparė tek ne ndonjėherė. Vėrtet njeriu impresionohet kur e sheh atė organizim dhe atė potencial tė angazhuar nė punėn e pėrditshme. Ky konsorcium, pėrveēse po realizon kėtė projekt, ėshtė edhe duke na ofruar eksperiencė dhe organizim tė paparė ndonjėherė nė vendin tonė, e pėr tė cilėn unė apeloj te tė gjithė qė nė maksimum ta pėrvetėsojmė. Sipas dinamikės sė paraparė dhe punėve qė janė duke u zhvilluar nė terren, unė me kėnaqėsi mund t’u them qytetarėve se nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm autostrada do tė jetė tėrėsisht e pėrfunduar, nga Vėrmica deri nė Duhle.

    VIJON

    --------------------------------

    Hetim, por jo ndjekje dhe persekutim
    E mėrkure 22 Shtator 2010

    (Vazhdim i intervistės)

    *Kėto ditė dėgjuam se ju si Qeveri dėshironi qė portin e Shėngjinit, qė Shqipėria ia dha nė shfrytėzim Kosovės, ta jepni me koncesion. Kjo duket pak si e pandershme, sepse me koncesion ka mundur ta japė edhe Shqipėria dhe juve t’ju japė nė shfrytėzim?



    Duke falėnderuar Shqipėrinė pėr kėtė veprim shumė tė dobishėm pėr Kosovėn, duke e ditur se Kosova nuk ėshtė vend detar, pėr ekonominė tonė dhe pėr zhvillimin e pėrgjithshėm e ndiej tė nevojshme tė sqaroj se Shqipėria po i specializon portet e saj detare tė Vlorės, tė Durrėsit, tė Shėngjinit pėr ngarkim-shkarkim tė mallrave dhe pėr qarkullim tė njerėzve me njė plan tė caktuar, me njė strategji qė ėshtė e dobishme pėr shtetin shqiptar dhe pėr rajonin. Pjesa veriore e Shqipėrisė dhe Kosova janė tė orientuara nė portin e Shėngjinit, si njė skele historike dhe si njė port mė i afėrt. Duke shfrytėzuar pėrvojėn mė tė mirė tė vendeve tė tjera dhe tė rasteve tė ngjashme, ne dėshirojmė njė menaxhim dhe shfrytėzim tė pėrbashkėt, por duke vendosur Kosova njė pikė doganore tė sajėn nė det. Nė kushtet e ekonomizimit bashkėkohor, mendojmė se dhėnia me koncesion me pėrcaktim strategjik tė kushteve tė shfrytėzimit do tė ishte mė e leverdishme. Nė kėtė janė tė lirė tė konkurrojnė si kapitali vendas, ashtu edhe ai i huaj dhe kapitali i pėrzier dhe tė ofrojnė opsionin mė tė efektshėm dhe mė tė leverdishėm. Tash kemi vullnet, tash kemi edhe ekspertė, dhe konsideroj se do tė arrijmė marrėveshje dhe porti i Shėngjinit do tė jetė faktor i rėndėsishėm zhvillimi pėr zonėn dhe pėr mbarė rajonin qė graviton nė kėtė pikė.



    Autostrada drejt Shkupit me koncesion



    Projekti i autostradės Prishtinė-Shkup ėshtė njė nga objektivat e mia. Ky projekt paraqet njėrin nga projektet mė kapitale tė vendit, pas nisjes sė punimeve nė autostradėn Vėrmicė-Prishtinė –Merdar dhe koncesionimit tė aeroportit. Kjo autostradė do tė hapė korridore tė reja nga Kosova pėr nė rajon dhe vende tė tjera. Tashmė gati tė gjitha procedurat janė drejt pėrfundimit dhe se shpejt priten tė konkretizohen specifikat e projektit, duke nėnkuptuar vlerėn e projektit, kohėn dhe tė gjitha gjėrat e tjera qė janė tė parapara. Ne mendojmė qė kėtė autostradė ta ndėrtojmė me koncesion. Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm jo vetėm pėr Prishtinėn dhe Shkupin, por pėr tė gjithė rajonin, sepse do tė bėhet njė lidhje shumė e rėndėsishme me Maqedoninė, por edhe me Greqinė. Kėshtu qė konsideroj se do tė ketė interesim prej investitorėve tė jashtėm pėr tė investuar nė kėtė projekt, duke e marrė parasysh se do tė ketė tė hyra tė mėdha nga qarkullimi i veturave, automjeteve tė tjera transportuese.



    Koncesionimi i ANP-sė



    *Ministėr, ju keni udhėhequr projektin tjetėr, koncesionimin e aeroportit ?

    Ky projekt ka qenė njė hap shumė i rėndėsishėm pėr vendin. Pėr herė tė parė Kosova ka nėnshkruar njė kontratė tė partneritetit publik-privat. Dhe ky ėshtė investimi i parė direkt mė i madh i huaj qė po ndodh nė Kosovė.

    Ky proces ka nisur para dy vjetėsh me krijimin e Komitetit Drejtues Ndėr-ministror tė projektit pėr tė analizuar opsionet rreth investimeve dhe operimit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

    Aeroporti ka nevojė pėr investime tė konsiderueshme pėr tė pėrmbushur nevojat e trafikut tė tanishėm dhe tė ardhshėm tė pasagjerėve.

    Pasi kjo ka qenė pėrvoja jonė e parė nė PPP, mbėshtetja e pakursyer e USAID-it nė kėtė projekt ka qenė e pazėvendėsueshme pėr ne dhe suksesin e kėtij projekti, pėr ēka unė i jam shumė mirėnjohės. Komiteti drejtues i projektit ka ndėrmarrė njė studim fizibiliteti tė realizueshmėrisė sė shkallės sė investimeve dhe analizė tė opsioneve pėr tė pėrcaktuar se cila strukturė e kontraktimit do tė sillte vlerėn mė tė mirė pėr Kosovėn.

    Rezultati i analizės nga kėshilltari i transaksionit NACO-INOVA ishte i qartė: Partneriteti publik-privat do tė ofronte pėrfitimet mė tė mira pėr popullin e Kosovės dhe nė qershor 2009 ėshtė marrė vendimi nga Qeveria pėr implementim tė partneritetit publik-privat pėr operimin dhe modernizimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr 20 vjetėt e ardhshėm. Fituesi i koncesionit ka obligim tė modernizojė dhe tė zgjerojė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, duke investuar mbi 100 milionė euro nė infrastrukturėn e re, pėrfshirė kėtu ndėrtimin e terminalit tė ri, qė do tė sjellė krenari pėr popullin e Kosovės. Kontrata e obligon koncesionarin tė operojė me aeroportin me ofrim tė shėrbimeve tė zgjeruara dhe me nivele shumė mė tė larta tė cilėsisė.

    Nė kėmbim pėr tė drejtat e tij, operatori privat do t’i paguajė Qeverisė sė Kosovės njė pėrqindje tė tė hyrave bruto tė aeroportit, nė formė tė tarifės vjetore tė koncesionit.

    Qė nga dita e parė, ky projekt ka qenė me interes nacional dhe asnjėherė i lidhur me njė ministri apo institucion tė vetėm. Ky projekt ėshtė rezultat i njė koordinimi dhe bashkėveprimi tė pashembullt ndėrmjet njė numri tė gjerė tė aktorėve nga tė gjithė sektorėt, dhe ėshtė njė model qė duhet tė merret si shembull pėr tė ardhmen.



    Prokuroria dhe gjyqėsia ta kryejnė punėn e vet



    *Z. Ministėr, kur jemi tek transparenca, ju obligoheni pėr transparencė edhe nė relacion me publikun, i cili ka tė drejtė dhe duhet tė njihet mė pėr sė afėrmi nė lidhje me bastisjet qė iu bėnė nga EULEX-i zyrave tė ministrisė suaj dhe nė shtėpinė e familjes suaj?



    Kosova mund tė ecė pėrpara vetėm me sundimin e plotė tė ligjit. Ky ėshtė synim yni dhe nė kėtė synim tonin e kemi edhe pėrkrahjen e miqve ndėrkombėtarė, dhe ky ėshtė njė standard i domosdoshėm qė duhet plotėsuar, si parakusht pėr integrimet euroatlantike.

    Prokuroria dhe gjyqėsia duhet ta kryejnė punėn e vet plotėsisht tė pavarura pa asnjė ndikim nga politika apo pushteti, qoftė vendor apo ndėrkombėtar.

    Angazhim yni ėshtė qė edhe nė vendin tonė tė instalohen praktikat e vendeve demokratike, prandaj ne me tė drejtė besojmė qė edhe prokurorėt dhe gjyqtarėt ndėrkombėtarė do tė na ndihmojnė qė tė zbatohen kėto praktika.

    Nė Kosovė tė gjithė e sidomos institucionet i kanė ofruar bashkėpunim tė plotė prokurorisė dhe organeve tė hetimit. Nė ministrinė qė drejtoj unė ēdo gjė qė kanė kėrkuar e kanė pasur nė dispozicion , kanė pasur qasje nė tė gjitha dokumentacionet. Madje para bastisjes ka pasur raste kur hetuesit e EULEX-it e kanė provuar gatishmėrinė e MTPT-sė pėr t’u ofruar atyre ēdo gjė qė kanė kėrkuar dhe asnjėherė nuk ka pasur ndonjė ankesė.

    Pėr kėtė mendoj se bastisja nė mėnyrėn e tillė ishte e panevojshme. Me sa unė e di, njė ndėrhyrje e pėrmasave tė tilla nė institucionet shtetėrore mund tė ndodhė vetėm nėse ėshtė duke ndodhur vepra, nėse dėshirohet tė zihen aktorėt nė vepėr, nė flagrancė ose nėse dėshirohet tė parandalohet vepra. Pra dua tė them se tė gjithė ne obligohemi tė respektojmė standardet e njė shoqėrie demokratike.



    *Pra nuk e shihni si asgjė tė keqe qė tė bėhen hetime ndaj jush, edhe pse jeni ministėr?



    E pėrsėris, askush nuk ėshtė mbi ligjin dhe drejtėsia ėshtė mbi tė gjitha. Janė kėto dy sintagma qė duhet respektuar nga tė gjithė, nė mėnyrė qė kėtu tė funksionojė ligji dhe qytetarėt tė kenė besim nė shtetin dhe nė institucionet e tij.

    Ėshtė krejt normale qė tė mbikėqyret dhe tė hetohet puna e tė gjithė njerėzve qė drejtojnė institucione publike, se vetėm kėshtu sigurojmė dhe garantojmė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive nė pėrputhshmėri me ligjin. Prandaj edhe pėr mua kjo ka qenė e kuptueshme dhe njė hetim tė tillė e konsideroj normal, por derisa ky hetim nuk rrėshqet nė ndjekje dhe persekutim tė individit qė nuk ka qėllim pėr tė zbardhur tė vėrtetėn.

    Siē e dini, qysh nė ditėt e para kam thėnė se dyshimet e ngritura janė tė pavėrteta dhe se kemi punuar ndershmėrisht dhe nė pėrputhshmėri tė plotė me ligjin.

    Besoj ju e kuptoni detyrėn dhe kompetencėn e ministrit. Unė si ministėr nuk kam pasur asnjė raport apo tregues zyrtar, tė cilėt do tė mė bėnin me dije se nė ministrinė tė cilėn po e drejtoj ka mosrespektim tė procedurave ligjore.

    Pėr njė ministėr apo njė drejtues tė ndonjė institucioni tjetėr publik nuk ka dokument mė kompetent dhe tregues mė tė qartė mbi aktivitetet e ministrisė sesa raporti i Auditorit Gjeneral, mbi bazėn e tė cilit njė ministėr obligohet tė ndėrmarrė masat pėrkatėse nė pėrputhshmėri me rekomandimet e auditorit.

    Prandaj shikoni raportet e auditimit tė financave 2008 dhe 2009, po ashtu raportin e auditimit tė performancės sė MTPT-sė, tė cilėt janė tėrėsisht pozitivė dhe ndėr mė tė mirėt nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės.

    Unė po ashtu s’kam pasur asnjė ankesė as nga ndonjė person juridik apo person privat, as edhe njė shkresė tė vetme qė mė ėshtė drejtuar mua, e cila do tė mė sinjalizonte pėr parregullsi tė mundshme.



    *Kemi dėgjuar njė varg akuzash, njė fabrikim i paprecedentė i shpifjeve nė opinionin e gjerė ndaj familjarėve tuaj, konkretisht ndaj dy prindėrve, tash tė ndjerė dhe ndaj bashkėshortes suaj, gjithashtu tė ndjerė. Brenda njė viti keni pėrjetuar goditje e tragjedi tė mėdha, por sot jeni sėrish nė krye tė njė ministrie shumė tė rėndėsishme, e cila ka njė buxhet tė konsiderueshėm dhe e cila ia ka ndėrruar praktikisht relievin e Kosovės.



    Fatkeqėsisht pėr njė kohė tė gjatė jam i atakuar nga shpifje dhe dezinformata tė ndryshme, tė cilat ju tashmė i dini. Disa prej tyre kanė pasur edhe pasoja , siē ishte Haga. Me ndėrgjegje tė pastėr dhe duke qenė i bindur me punėn time nė shėrbim tė vendit tim dhe nė drejtėsi i kam tejkaluar. Edhe familja ime ka qenė e atakuar dhe e ndante tė njėjtin fat sikurse timin, por ajo qė dua tė them ėshtė se asnjėra nga kėto atakime tė lartpėrmendura nuk mė kanė lėnduar mė shumė mua dhe familjen sesa sulmi, shpifjet e ulėta qė janė bėrė ndaj tre njerėzve mė tė shenjtė tė jetės sime, prindėrve dhe bashkėshortes, tashmė tė ndjerė. Nė kohėn kur tė tre ballafaqoheshin me sėmundje shumė tė rėnda, shpifėsit mė akuzonin se kinse paratė i bartnin babai, nėna apo gruaja ime metropoleve tė botės. Fatkeqėsisht ata vdiqėn me kėtė kujtim shumė tė hidhur, sa i padrejtė aq edhe jonjerėzor. Ikja e tyre nė kėto rrethana mė ka lėnduar pėrjetėsisht. Ata nuk e merituan tė shkojnė nga kjo botė tė lėnduar nga kėto shpifje. /VIJON/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Limaj: Ja pse nuk dhashė dorėheqje
    E enjte 23 Shtator 2010

    Ėshtė me interes tė dihet se pėrse nė mjedise ‘tė caktuara’ nė atė kohė u pati lansuar ideja se ju duhet tė jepnit dorėheqje pas asaj qė ndodhi ?

    Pa u lėshuar nė pyetjen tuaj se pse ėshtė lansuar atėherė kjo ide, unė dua tė pėrgjigjem pse nuk kam dhėnė dorėheqje. Akti i dorėheqjes, pėrveē tė tjerave, ėshtė njė kategori moralo-politike pėr bartėsin e njė institucioni dhe dihet saktė se kur merret njė vendim i tillė. Ashtu siē e kam bėrė tė njohur qėndrimin tim qysh nė ditėn e parė, unė qė nga dita e parė nė kėtė ministri e deri mė sot kam punuar me pėrgjegjshmėri, nė bazė tė kompetencave tė mia si ministėr duke respektuar ligjin dhe me ndėrgjegje shumė tė pastėr, andaj tė gjitha dyshimet e ngritura kanė qenė tė pabaza, tė gjitha kanė qenė shpifje dhe thashetheme, pėr tė cilat tashmė folėm mė lart dhe pres qė edhe organet hetimore tė vijnė nė kėtė pėrfundim. Unė nuk kam dhėnė dorėheqje pėr shkak se nuk dėshiroj tė krijohet njėfarė rregulle sipas sė cilės mund tė ngrihet ndaj kujtdo njė aferė me ēfarėdo motivesh dhe me ēfarėdo arsyesh pa asnjė fakt dhe ai person tė linēohet moralisht dhe politikisht, pavarėsisht se nuk ka kurrfarė faji. Nuk kam dhėnė dorėheqje sepse nuk dėshiroj t’ua plotėsoj dėshirėn tė gjithė atyre qė kanė pėr qėllim likuidimin tim politik dhe nuk duhet tė lejojmė qė tė krijohet praktika se nė vend qė tė sundojė ligji nė kėtė vend ndaj kujtdo, mund tė sundojė forca politike e ēastit e cilitdo. Nuk kam dhėnė dorėheqje sepse nuk dua ta fillojė vallen e likuidimit politik tė gjithė atyre kuadrove, tė cilėt i japin shpresė zhvillimit tė kėtij vendi dhe qė mendojnė ndryshe.

    Unė shfrytėzoj rastin tė falėnderoj votuesit e mi tė shumtė , tė cilėt mė kanė zgjedhur pėr tė punuar dhe kontribuar pėr kėtė vend e qė ēdo ditė marr mirėnjohje dhe mbėshtetje nga ta.

    E falėnderoj Zotin qė ma ka dhėnė mundėsinė qė me punėn time tė lėmė gjurmė tė pashlyeshme pėr tė ardhmen e vendit tim.

    Po shihet se po merrni pjesė nė pėrurime gjithandej si nė pjesėt nacionale, ashtu edhe nė pjesėt rajonale dhe lokale tė segmenteve rrugore. Nė kėtė mes jeni pėrfolur pėr anime rajonale e partiake, dhe se po e shpenzoni Buxhetin e Qeverisė edhe pėr propagandė dhe pėr favore partiake?

    Mund tė duket kjo pėrshtypje nėse nuk merret parasysh fakti se Partia Demokratike e Kosovės fitoi nė shumicėn e komunave tė Kosovės. Mandej nė financimet dhe nė ndėrtimet e rrugėve ka disa metodologji tė ndryshme, ato qė financohen nga ministria, nga komuna, me financim tė pėrbashkėt, me donator ose me pjesėmarrjen e vet banorėve tė lokaliteteve nga i bie rruga, etj. Pra janė disa kritere tė pėrcaktuara, kuptohet duke marrė parasysh edhe prioritetet qė i ka ministria pėr akset e drejtimet rrugore dhe ato qė i kanė komunat. Synimi ėshtė qė Kosova tė ketė rrugėt moderne lokale e rajonale dhe kombėtare me tė cilat lidhen njerėzit, qarkullojnė mallrat dhe janė nė funksion tė zhvillimit tė shpejtė dhe tė pėrgjithshėm tė vendit.

    PDK, parti nė tranzicion

    Zoti Ministėr, ju jeni edhe njė nga liderėt e PDK-sė, jeni nėnkryetari i parė i saj dhe si i tillė jeni njeri me pėrgjegjėsi tė madhe pėr tė gjitha proceset, dhe jo vetėm pėr ministrinė qė tash e drejtoni. Para sė gjithash si i shihni rrjedhat nė partinė tuaj. Edhe aty ka kohė qė nuk janė mbajtur zgjedhje?

    PDK-ja ėshtė njė parti politike qė dallohet nga tė gjitha subjektet e tjera politike. Ne jemi njė parti nė ecje, njė parti nė tranzicion e gjithashtu njė parti qė i kemi fituar zgjedhjet dhe qė jemi nė rritje tė vazhdueshme nė shtrirjen e ndikimit tonė si nė rrafshin komunal, ashtu edhe nė rrafshin kombėtar dhe atė ndėrkombėtar. Ne u pėrcaktuam pėr njė model tė kėtillė tė partisė pėr njė udhėheqje lidershipi, por qė funksionojnė tė gjithė mekanizmat e brendshėm tė konsultimit dhe tė marrjes sė vendimeve nė tė gjitha rastet dhe qė doli i suksesshėm si model, sepse i fituam edhe zgjedhjet qendrore, edhe zgjedhjet lokale. Nė tė ardhmen ne do tė ecim krahas rrethanave dhe kohės dhe krahas trendėve tė partive bashkėkohore evropiane. Ne tash i morėm disa komuna qė nuk i kishim mė parė dhe tash nėpėrmjet qeverisjes jemi duke ndikuar te qytetarėt qė ta kemi besimin e tyre dhe tė konsolidohemi si pushtet, por para se gjithash, si vizion qė punon pėr tė mirėn e Kosovės pėr integrimin e saj nė strukturat euroatlantike.

    Do tė dėshiroja qė mė shumė tė bisedojmė rreth partisė suaj, konkretisht kuvendit zgjedhor. Ēfarė mund tė na thoni pėr PDK-nė, pėr vizionin dhe programin e saj. A ka dhe a jeni tė kėnaqur me demokracinė e brendshme tė partisė?

    Unė jam ithtarė i idesė qė nė kuvendin e ardhshėm zgjedhor, pėrpos strukturės sė re qė do tė zgjidhet, si parti duhet ta hartojmė edhe platformėn se ēka ofrojmė si parti moderne demokratike ndaj qytetarit tė vendit pėr mandatin e ardhshėm qeverisės. PDK-ja duhet tė pėrgatitet qė t’u japė mė shumė hapėsirė ideve konkurruese, sepse nė filozofinė e saj politike synon tė jetė parti moderne evropiane, parti programore dhe shumė e hapur, ndėrkaq vizioni evropian do tė jetė bėrthama e saj.

    Partisė Demokratike i nevojitet edhe mė shumė brumi demokratik, transparenca, konkurrenca, shansi i barabartė pėr tė gjithė, respektimi i vendimmarrjes, respektimi i statutit tė saj, dialogu dhe debati i nevojitet nė veēanti, rritja e pėrgjegjėsisė, hapja dhe kalimi i saj mė shumė me struktura e simpatizantė tė saj dhe pėrfundimisht njė kulturė dhe frymė mė komunikuese pėr qytetarin.

    Tash jeni nė koalicion me rivalin kryesor tuajin, me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, nė kohėn kur keni mundur koalicionin ta bėni mė lehtė dhe mė me pak poste ministrore edhe me partitė e tjera tė skenės sonė politike?

    Po, kemi bėrė koalicion pėr shtet. LDK-ja si subjekt politik ėshtė mė gjatė nė skenėn politike dhe nė periudhat e caktuara ka qenė bartėse e proceseve dhe ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm politik. Pas luftės ishte edhe fituese e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale dhe ne si parti edhe mė herėt ishim nė koalicion tė madh dhe nė koalicion tė pėrbashkėt.

    Pėrvoja nė bashkėqeverisje mendoj se ishte e dobishme pėr Kosovėn, sepse uli tensionet e brendshme tė garės elektorale dhe ē’tensionoi edhe dallimet nė konceptet ideologjike, por edhe tė qeverisjes. LDK-ja tash ėshtė nė konceptin e programit qeveritar tė kryesuar nga PDK-ja dhe ėshtė partner serioz i qeverisjes dhe i ndėrtimit tė shtetit, qė dėshmohet se i kemi menaxhuar mirė proceset e shpalljes sė pavarėsisė, tė pėrcaktimit tė simboleve kushtetuese, tė ndėrtimit tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės dhe tė miratimit tė tė gjitha ligjeve nė Kuvendit e Kosovės, duke pėrfshirė edhe ato themeloret pėr funksionimin e shtetit. Pra, unė konsideroj se ky koalicion i madh ishte i dobishėm pėr Kosovėn dhe e mbajti gjendjen e qetė dhe mundėsoi qeverisjen efikase dhe tė pėrgjegjshme.

    Partneri juaj i koalicionit, Lidhja Demokratike, po pėrfshihet nė njė proces tė ashpėr tė zgjedhjeve partiake. Sa mendoni se do tė ndikojė kjo nė punėn e Qeverisė, duke marrė supozimin se edhe mund tė prishet koalicioni qeverisės?

    Koalicioni qeverisės ėshtė ndėrtuar nė bazė tė programit qeverisės pėr interesin kombėtar dhe shtetėror tė Kosovės dhe secila parti e koalicionit ka futur njė pjesė tė programit dhe tė synimeve tė saj dhe, nė cilindo ēast, secila mund ta rivlerėsojė pozicionin e vet dhe tė ndėrmarrė hapa tė caktuar, duke pėrfshirė edhe daljen nga koalicioni. Asgjė nuk ėshtė e imponuar. Sido qė tė shkojnė zgjedhjet dhe kushdo qė tė fitojė nė partinė e koalicionit, nuk mendoj se do tė ishte nė interes tė LDK-sė tė dalė nga qeverisja, megjithėse kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e saj.

    Haradinaj i duhet Kosovės


    Ramush Haradinaj ėshtė njė personalitet i dėshmuar edhe gjatė luftės si komandant dhe po ashtu pas luftės bashkė me tė tjerėt ka dhėnė njė kontribut tė madh nė ndėrtimin demokratik e institucional tė Kosovės nėpėr tė gjitha proceset qė ka kaluar Kosova pas luftės, dhe jam i bindur qė ėshtė edhe tani i nevojshėm pėr Kosovėn. Pres qė edhe nė kėtė proces tė dytė ai tė dalė fitimtar dhe sė shpejti t’u kthehet punėve tė tij tė pėrditshme nė shėrbim tė vendit. Ne si Qeveri e kemi pėr obligim qė ta pėrkrahim dhe ta mbėshtesim nė tė gjitha drejtimet aq tė nevojshme nė kėto raste.

    Popull evropian

    Kosova dhe populli i saj janė njė vend dhe njė popull evropian. I pėrkasim kulturės dhe civilizimit evropian, i kemi marrė dhe i kemi dhėnė kėtij civilizimi dhe kėsaj kulture. Nė Kosovė dhe pėrgjithėsisht te shqiptarėt asnjėherė nuk pati njė opsion tjetėr. Asnjėherė nuk pati njė synim tjetėr kombėtar, njė program tjetėr politik pėrveēqė tė jenė popull i lirė dhe i barabartė evropian nė familjen e dinjitetshme tė shteteve dhe tė kombeve tė Evropės sė bashkuar.

    Evropa e konsideron tė pėrfunduar projektin e kombeve dhe tė shteteve tė lira e tė barabarta dhe tė dinjitetshme me zgjidhjen ēėshtjes sė Kosovės, tė pavarėsisė sė saj, tė pranimit tė Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Peshqit e mėdhenj” shpikje e njė pjese tė OJQ-ve dhe e medieve me prejardhje nga ideologjia e bashkim vėllazėrimit jugosllav

    Pesė muaj pas intervenimit spektakular tė njė segmenti tė policisė sė EULEX-it, kundėr disa zyrtarėve tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės, tė cilėsuar si “peshq tė mėdhenj” nga disa medie shqipshkronjėse me prejardhje ideologjike nga periudha e bashkim vėllazėrimit jugosllav, kryesuesi i EULEX-it, Ivė dė Kermabon pranon botėrisht se asnjėherė nuk ka folur pėr “peshqit e mėdhenj”, formulime gjuhėsore tė Kohės Ditore, Ekspressit, Zėrit dhe tė OJQ-ve, tė cilat kishin ndėrmarrė njė fushatė tė orkestruar kundėr “korrupsionit” sikur thuhej nė nivelet mė tė larta tė Qeverisė, duke i ofruar informata tė paverifikuara zėvendės-prokurorit tė EULEX-it, Vijsvijk, i cili kishte urdhėruar intervenimin dhe kishte synuar tė arrestonte kreun e Qeverisė sė Kosovės. Kermabon, nė prag tė largimit nga kreu i misionit EULEX, sikur i “hoqi petėn lakrorit”, ndėrsa pritjet e OJQ-ve dhe tė medieve tė ish nomenklaturės komuniste titiste, pėr arrestimin e peshqve tė mėdhenj, qė nėnkupton kreun qeveritar, po bėhen gjithnjė e mė tė bezdisshme dhe mė agresive, meqė premtimet dhe parashikimet deri tani shkuan huq.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Vizioni evropian pėr shtetin


    E martė, 28 Shtator 2010 00:55

    Prishtinė, 26 shtator



    Fatmir LIMAJ, njėri ndėr personalitetet e rralla nė kuadėr tė klasės politike tė Kosovės qė ka qenė i sfiduar dhe nė vazhdimėsi interesant, si gjatė luftės e po ashtu edhe pas saj. Madje do tė thoshim veēmas pas luftės. Ka ndėrtuar njė karrierė shumė tė bujshme politike tė pėrcjellė gjithnjė me aktivitetet dinamike. Rreth tij, krahas lartėsimit tė bėmave, jo rrallė ėshtė bėrė dhe bėhet edhe shumė zhurmė, deri te pėrpjekjet pėr ta denigruar edhe personalitetin e tij politik.



    Z. ministėr, tani qė jemi gati 3 vite pas zgjedhjeve, mė lejoni t’ju pyes, nė atė kohė a keni besuar se tė gjitha ato premtime tė mėdha qė i keni dhėnė para votuesve do t’i realizoni?

    Limaj: Nė kohėn kur ishim nė fushatėn e fundit parazgjedhore tė 2007-s, mė kujtohet shpeshherė njė ēast me njė simpatizant tė PDK-sė, i cili nė mėnyrė krejt origjinale dhe tė pasherr mė bėri njė pyetje qė pak shumė ishte kėshtu: Z. Limaj a vėrtet do t’i ndėrtoni rrugėt nė tėrė Kosovėn si ajo rrjeta e merimangės qė e shohim nė televizion, apo kjo do tė jetė vetėm njė pamje e bukur televizive, sa pėr t’i fituar votat. Me njė fjalė, nuk ishte e lehtė tė krijohej nė atė kohė besimi te njerėzit, sepse ato projekte qė ne i lansuam kėrkonin jo vetėm investime, por mbi tė gjitha kėrkonin energji dhe pėrkushtim pėr t’i realizuar. Njė kohė tjetėr kishim prioritete tjera qeveritare. Tash konsiderojmė se infrastruktura rrugore ėshtė njė ēėshtje e rėndėsisė sė parė, njė domosdoshmėri, njė standard i investimeve qė do t’i mbėshtesė fuqishėm sektorėt e tjerė tė ekonomisė dhe tė prodhimit tė vendit dhe do t’i shėrbejė vet qytetarėve pėr njė jetė mė tė mirė dhe nė nivel me standardet e Bashkimit Evropian.

    Kosova njė kohė tė gjatė nuk ka investuar nė ndėrtimin e rrugėve tė saj dhe si e tillė ajo kishte ngecur shumė nė krahasim me shtetet e rajonit. Vendi ynė ėshtė i izoluar, me njė rrjet rrugor kombėtar tė varfėr dhe pa qasje tė duhur nė rrjetet tjera rajonale dhe ndėrkombėtare, dhe ne ishim tė vendosur ta ndryshonim kėtė gjendje e cila ėshtė njė parakusht pėr zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien e shtetit tė ri. Me kėnaqėsi mund tė ju them se ne jemi nė realizim e sipėr tė projekteve tona qė Kosovėn nė afat prej pesė vjetėsh do ta lidhim me tė gjitha rrugėt ndėrkombėtare, me tė gjithė korridoret e rėndėsishme evropiane, nė drejtim tė Adriatikut, nė drejtim tė Maqedonisė, drejt Sofjes e Detit tė Zi, drejt Turqisė e vendeve tė Lindjes sė Afėrme dhe kuptohet drejt vendeve Evropiane siē ėshtė korridori pėrgjatė Adriatikut dhe nė drejtimin Durrės-Tiranė-Prishtinė-Nish-Beograd-Budapest. Kosova pėr pesė vjet do t’i ketė rrugėt mė tė mira nė rajon, rrjedhimisht do tė jemi tė parėt nė Ballkan, pėrfshirė gjithė infrastrukturėn pėrcjellėse e cila ka parametrat e vendeve tė zhvilluara evropiane, e krejt kjo ndėrmarrje qė e transformon vendin tonė tėrėsisht nė aspektin infrastrukturor dikur ka qenė e paimagjinueshme, tash po bėhet realitet. Mė lejoni t’ju them se deri nė vitin 2007, sipas statistikave qė ne i disponojmė, lidhja me rrugė tė asfaltuara e fshatrave me komunėn e tyre ka qenė prej 1 % deri nė 40 %, tani gjendja pėr kėto 2.5 vite ka ndryshuar rrėnjėsisht, statistikat tash flasin se rrjeti rrugor i asfaltuar nėpėr fshatrat e komunave tona ėshtė minimumi 75% e shkon deri nė 95% edhe kjo dikur ka qenė e paimagjinueshme e tash ėshtė bėrė realitet. Kjo qė thash mė lart tregon se ne jemi nė realizim e sipėr tė atyre premtimeve tė dhėna e qė vėrtet ishin tė pabesueshme pėr shumėkėnd.



    Vizion i ndėrlidhur me standardet e BE-sė



    Na falni qė po ju ndėrhyjmė z. ministėr, por a mos ėshtė ky njė projektim pėr zgjedhjet e ardhshme tė PDK-sė?

    Limaj: Ajo qė unė thash deri mė tash, janė projektet qė i kemi realizuar dhe qė i kemi nė realizim e sipėr. Ju edhe mund ta shihni ashtu dhe nuk ka asgjė tė gabuar nė kėtė rast. Pėrkundrazi, vizioni ynė ėshtė thellėsisht i ndėrlidhur me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo ėshtė njė rrjedhojė logjike, sepse kemi jo vetėm prioritet, por edhe perspektivė tė vetme integrimin evropian, pra thjesht njė vizion i cili ėshtė i fokusuar tashmė. Prandaj, si ēdo integrim i rėndėsishėm edhe ky kėrkon pėrkushtime tė mėdha. Me njė fjalė, agjenda jonė e pėrhershme jo vetėm nė zgjedhje do tė jetė Evropa, qė nėnkupton efikasitet dhe funksionim tė shtetit ligjor tė nivelit tė standardeve tė shteteve tė Bashkimit Evropian. Nė kėtė pikė nuk ka kurrfarė mėdyshje e kompromisi. Vizioni evropian i shtetit tonė ėshtė natyraliteti ynė. Por, mė lejoni t’ju them ato qė unė i thashė se janė edhe domosdoshmėri dhe parakushte shumė tė rėndėsishme pėr t’u bėrė vend anėtar i Bashkimit Evropian, sepse, Kosova, edhe nė formėsimin e shtetit, e edhe qytetarėt e saj, duhet t’i kenė ato standarde, ato norma, mundėsi, si dhe ato shėrbime qė nuk e dallojnė atė prej atyre tė vendeve evropiane. Nuk duhet shumė pėr tė sqaruar se infrastruktura rrugore e hekurudhore, nė kėtė rast, ėshtė parakusht i domosdoshėm i zhvillimit dhe i politikave zhvillimore qė ndikon nė tė gjitha fushat, qofshin ato nė kuadėr tė sektorėve shtetėrorė, publikė e privatė. Efektet e rrugėve janė si ajo thėnia e famshme spanjolle qė thotė: ‘Udhėtarė, rrugė nuk ka, ato bėhen duke ecur’! Kjo ėshtė edhe filozofia jonė, vizioni dhe pėrkushtimi nė ministrinė qė unė drejtoj. Rruga ndikon nė lėvizjen e popullsisė, ndikon nė gjallėrimin e fshatit, ndikon qė banorėt tė mos i lėnė trojet e veta dhe tė zbresin nė qytete nga shkaku se deri tash nuk patėn infrastrukturė. Kur kėtyre qė i thashė mė lart ia shtojmė edhe implementimin e standardeve shėndetėsore, arsimore e tė teknologjisė informative, atėherė mund tė themi se e kemi pėrmbyllur ciklin e parakushteve pėr zhvillim nė tė gjitha sektorėt e ekonomisė dhe jo vetėm tė saj. Politika jonė ėshtė qė tė gjithė qytetarėt, kudo qė jetojnė nė Kosovė, t’i kenė kushtet e pėrafėrta pėr jetė, pėr mėsim, pėr punė e zhvillim. Qė tė hiqen dallimet e mėdha ndėrmjet fshatit dhe qytetit dhe qė tė gjithė t’i kenė pak a shumė kushtet dhe mundėsitė e pėrafėrta pėr pėrparim. Konkretisht kjo nėnkupton shkolla nė ēdo lokalitet, shtėpi shėndeti nė ēdo lokalitet, urbanizim tė pėrgjithshėm dhe standarde tė pėrparuara tė kushteve tė jetesės dhe tė punės, sigurim i ujit, sigurim i energjisė, i shėrbimeve postare e i internetit, si dhe shėrbime tjera tė komunikimit, tė ndėrtimit tė qendrave tė kulturės, sportit, rekreacionit etj. Dhe kur vendosen standardet e tilla, atėherė mund t’i konkretizosh ato, fjala vjen, banorėt nuk duhet tė udhėtojnė nė parim mė shumė se tre kilometra pėr nė shkollė, pėr te mjeku apo te qendra e sportit dhe e kulturės. E kuptueshme se me njė infrastrukturė tė rregulluar kjo distancė kalohet pėr njė kohė tė papėrfillshme. Kosova duhet t’i pėrmbushė standardet e vendeve tė zhvilluara pėr hapėsirat shkollore, numrin e nxėnėseve nė njė klasė, numrin e hapėsirės pėr njė nxėnės, numrin e personelit shėndetėsor pėr kokė banori, largėsinė, kohėn pėr ofrimin e shėrbimeve pėr qytetarėt, etj. Do tė bėjmė reforma tė pėrgjithshme nė shėrbime e administratė qė tė jenė tėrėsisht nė funksion tė qytetarėve duke evituar pritjet dhe labirintet burokratike qė i sjellin dėme qytetarėve. Ky pra ėshtė vizioni ynė pėr tė ardhmen e Kosovės, tė cilin nuk kam asnjė dyshim qė do ta realizojmė, por nuk kam mėdyshje edhe pėr nevojėn dhe kohėn e shpejtė nė tė cilėn duhet tė realizojmė, sepse Kosova pėr ta zėnė hapin me vendet e tjera duhet tė vrapojė e jo vetėm tė ecė pėrpara. Pra, ai udhėtari qė i bėn rrugėt duke ecur, kėtu tek ne nė Kosovė nuk do t’i mjaftojė koha edhe pa vrapuar herė–herė, tė themi figurativisht.

    Z. ministėr, t’i kthehemi aktualitetit, mė nė fund jemi dėshmitarė tė fillimit tė punimeve tė autostradės, projekt ky i cilėsuar si mė madhori qė ka ndodhur ndonjėherė nė Kosovė. Ēfarė mund tė na thoni pėr ketė?



    Limaj: Fillimi i ndėrtimit tė kėsaj autostrade dėshmon pėrkushtimin tonė pėr tė realizuar ėndrrat e shumė gjeneratave qė ne vet tė pėrcaktojmė rrugėt e ardhmėrisė sė Kosovės. Por jo vetėm aq, kjo autostradė ėshtė edhe arterie e rėndėsishme tokėsore qė do na mundėsojė komunikimin normal nė kėtė pjesė tė Evropės, qė do na bėjė tė jemi mė pranė gjithė fqinjėve dhe fqinjėt tė jenė mė pranė nesh. Autostrada Vėrmicė-Merdar do tė lidhė Kosovėn me detin Adriatik, pra me pjesėn tjetėr tė Evropės dhe pjesėn tjetėr tė Evropės do ta lidhė me ne. Nga personalitete dhe ekspertė tė shumtė ėshtė folur pėr rėndėsinė dhe efektet ekonomike qė do t’i ketė kjo rrugė, pėr tė cilat unė tash nuk do t’i kisha pėrsėritur, jemi dėshmitarė tė gjithė se efektet veē kanė filluar tė shihen qysh tani me lėshimin nė qarkullim tė autostradės nė pjesėn shqiptare. Ajo qė dua t‘ju them unė ėshtė qė punėt janė duke u zhvilluar me intensitet tė lartė dhe sipas dinamikės sė paraparė, jemi shumė tė kėnaqur me punėn e konsorciumit Bechtel Enka, siē e dini nga Vėrmica deri nė Prizren traseja ėshtė hapur dhe jemi duke vazhduar me dinamikėn e njėjtė nė drejtim tė Suharekės. Angazhimi im i pėrditshėm ėshtė qė tė eliminojmė ēdo pengesė tė mundshme qė puna tė vazhdojė normalisht. E kam vėshtirė ta pėrshkruaj gjithė atė mrekulli inxhinierike – ndėrtimore tė paparė tek ne ndonjėherė, vėrtet njeriu impresionohet kur e sheh atė organizim dhe atė potencial tė angazhuar nė punėn e pėrditshme. Ky konsorcium pėrveē se po realizon kėtė projekt, ėshtė edhe duke na ofruar eksperiencė dhe organizim tė paparė ndonjėherė nė vendin tonė, e pėr tė cilėn unė apeloj tek tė gjithė qė nė maksimum ta pėrvetėsojmė. Sipas dinamikės sė paraparė dhe punėve qė janė duke u zhvilluar nė terren, unė me kėnaqėsi mund t’ju them qytetarėve se nė vjeshtėn e vitit tė ardhshėm autostrada do tė jetė tėrėsisht e pėrfunduar nga Vėrmica deri nė Duhėl.



    Z. ministėr, ku qėndrojmė me autostradėn Prishtinė – Shkup?

    Limaj: Projekti i autostradės Prishtinė-Shkup ėshtė njė nga objektivat e mia, ky projekt paraqet njėrin nga projektet mė kapitale tė vendit, pas nisjes sė punimeve nė autostradėn Vėrmicė-Prishtinė–Merdar dhe koncensionimit tė aeroportit. Kjo autostradė do tė hapė korridore tė reja nga Kosova pėr nė rajon dhe vende tė tjera. Tashmė gati tė gjitha procedurat janė drejt pėrfundimit dhe se shpejt priten tė konkretizohen specifikat e projektit, duke nėnkuptuar vlerėn e projektit, kohėn dhe tė gjitha gjėrat e tjera qė janė tė parapara. Ne mendojmė qė kėtė autostradė ta ndėrtojmė me koncesion. Koncesionuesi i cili do ta marrė ta ndėrtojė kėtė autostradė, ai dhe do ta mbajė njė kohė nė shfrytėzim, ndėrkohė nėpėrmjet kėtij varianti do ta mbrojmė paranė publike dhe gjithashtu, do tė fitojmė njė korridor tė ri, i cili do tė sjellė njė zhvillim tė ardhshėm ekonomik pėr vendin. Me ndėrtimin e kėsaj rruge pritet tė krijohet qarkullim mė i lehtė dhe mė i shpejtė pėr qytetarėt e tė dyja vendeve. Ky ėshtė njė projekt shumė i rėndėsishėm jo vetėm pėr Prishtinėn dhe Shkupin, por pėr tė gjithė rajonin, sepse do tė bėhet njė lidhje shumė e rėndėsishme me Maqedoninė, por edhe me Greqinė, kėshtu qė konsideroj se do tė ketė interesim prej investitorėve tė jashtėm pėr tė investuar nė kėtė projekt, duke e marrė parasysh se do tė ketė tė hyra tė mėdha nga qarkullimi i veturave, automjeteve tė tjera transportuese.



    Porti i Shėngjinit, faktor zhvillimi


    Kėto ditė dėgjuam se ju si Qeveri dėshironi qė portin e Shėn Gjinit qė Shqipėria ia dha nė shfrytėzim Kosovės ta jepni me koncesion. Kjo duket pak si e pandershme, sepse me koncesion ka mundur ta japė edhe Shqipėria dhe Juve t’u jepet nė shfrytėzim?



    Duke falėnderuar Shqipėrinė pėr kėtė veprim shumė tė dobishėm pėr Kosovėn, duke ditur se Kosova nuk ėshtė vend detar, pėr ekonominė tonė dhe pėr zhvillimin e pėrgjithshėm e ndiej tė nevojshme tė sqaroj se Shqipėria po i specializon portet e saja detare tė Vlorės, tė Durrėsit, tė Shėn Gjinit pėr ngarkim-shkarkim tė mallrave dhe pėr qarkullim tė njerėzve me njė plan tė caktuar, me njė strategji qė ėshtė e dobishme pėr shtetin shqiptar dhe pėr rajonin. Pjesa veriore e Shqipėrisė dhe Kosova janė tė orientuara nė portin e Shėn Gjinit, si njė skele historike dhe si njė port mė i afėrt. Duke shfrytėzuar pėrvojėn mė tė mirė tė vendeve tė tjera dhe tė rasteve tė ngjashme ne dėshirojmė njė menaxhim dhe shfrytėzim tė pėrbashkėt, por duke vendosur Kosova njė pikė doganore tė sajėn nė det. Nė kushtet e ekonomizimit bashkėkohor mendojmė se dhėnia me koncesion me pėrcaktimit strategjik tė kushteve tė shfrytėzimit do tė ishte mė e leverdishme. Nė kėtė janė tė lirė tė konkurrojnė si kapitali vendas, ashtu edhe ai i huaj dhe kapitali i pėrzier dhe tė ofrojnė opsionin mė tė efektshėm dhe mė tė leverdishėm. Tash kemi vullnet, tash kemi edhe ekspert dhe konsideroj se do tė arrijmė marrėveshje dhe porti i Shėn Gjinit do tė jetė faktor i rėndėsishėm zhvillimi pėr zonėn dhe pėr mbarė rajonin qė graviton nė kėtė pikė.



    Ministėr, ju keni udhėhequr projektin tjetėr, koncensionimin e Aeroportit?

    Limaj: Ky projekt ka qenė njė hap shumė i rėndėsishėm pėr vendin. Pėr herė tė parė, Kosova ka nėnshkruar njė kontratė tė partneritetit publik-privat. Dhe ky ėshtė investimi i parė direkt mė i madh i huaj qė po ndodh nė Kosovė. Ky proces ka nisur para dy vitesh me krijimin e Komitetit Drejtues Ndėr-ministror tė projektit pėr tė analizuar opsionet rreth investimeve dhe operimit tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės. Aeroporti ka nevojė pėr investime tė konsiderueshme pėr tė pėrmbushur nevojat e trafikut tė tanishėm dhe tė ardhshėm tė pasagjerėve. Pasi qė kjo ka qenė pėrvoja jonė e parė nė PPP, mbėshtetja e pakursyer e USAID-it nė kėtė projekt ka qenė e pazėvendėsueshme pėr ne dhe suksesin e kėtij projekti, pėr ēka unė u jam shumė mirėnjohės. Komiteti drejtues i projektit ka ndėrmarrė njė studim fizibiliteti tė realizueshmėrisė sė shkallės sė investimeve dhe analizė tė opsioneve pėr tė pėrcaktuar se cila strukturė e kontraktimit do tė sillte vlerėn mė tė mirė pėr Kosovėn. Rezultati i analizės nga kėshilltari i Transakcionit NACO-INOVA ishte i qartė: Partneriteti Publik-Privat do tė ofronte pėrfitimet mė tė mira pėr popullin e Kosovės dhe nė qershor 2009, ėshtė marrė vendimi nga Qeveria pėr implementim tė Partneritetit Publik-Privat pėr operimin dhe modernizimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr 20 vitet e ardhshme. Fituesi i Koncesionit ka obligim tė modernizojė dhe tė zgjerojė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės, duke investuar mbi 100 milionė € nė infrastrukturėn e re, pėrfshirė kėtu ndėrtimin e terminalit tė ri qė do tė sjellė krenari pėr popullin e Kosovės. Kontrata e obligon koncesionarin tė operojė me Aeroportin me ofrim tė shėrbimeve tė zgjeruara dhe me nivele shumė mė tė larta tė cilėsisė. Nė kėmbim pėr tė drejtat e tij, operatori privat do t’i paguajė Qeverisė sė Kosovės njė pėrqindje tė tė hyrave bruto tė aeroportit, nė formė tė tarifės vjetore tė koncesionit. Qė nga dita e parė, ky projekt ka qenė me interes nacional dhe asnjėherė i lidhur me njė ministri apo institucion tė vetėm. Ky projekt ėshtė rezultat i njė koordinimi dhe bashkėveprimi tė pashembullt ndėrmjet njė numri tė gjerė tė aktorėve nga tė gjithė sektorėt dhe ėshtė njė model qė duhet tė merret si shembull pėr tė ardhmen. Sikurse projekti i Autostradės edhe ky i Koncensionimit tė Aeroportit janė shembull tė transparencės jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr rajonin, pėr tė cilat kemi marrė mirėnjohjen edhe nga miqtė ndėrkombėtarė, dhe jo rastėsisht tashmė kėto dy projekte janė shembull dhe pikė reference se si duhet tė menaxhohen projekte tė tilla tė mėdha.

    Pėrpara ecet vetėm me sundim tė ligjit



    Z. ministėr kur jemi te transparenca, ju obligoheni pėr transparencė edhe nė relacion me publikun, i cili ka tė drejtė dhe duhet tė njihet mė pėr sė afėrmi nė lidhje me bastisjet qė iu bėnė nga EULEX-i zyrave tė ministrisė suaj dhe nė shtėpinė e familjes suaj?



    Limaj: Kosova mund tė ecė pėrpara vetėm me sundimin e plotė tė ligjit. Ky ėshtė synim yni dhe nė kėtė synim tonin e kemi edhe pėrkrahjen e miqve ndėrkombėtarė dhe ky ėshtė njė standard i domosdoshėm qė duhet plotėsuar, si parakusht pėr integrimet euroatlantike.

    Prokuroria dhe gjyqėsia duhet ta kryejnė punėn e vet plotėsisht tė pavarura pa asnjė ndikim nga politika apo pushteti qoftė vendor apo ndėrkombėtar. Angazhim yni ėshtė qė edhe nė vendin tonė tė instalohen praktikat e vendeve demokratike, prandaj ne me tė drejtė besojmė qė edhe prokurorėt dhe gjyqtarėt ndėrkombėtarė do tė na ndihmojnė qė tė zbatohen kėto praktika.Nė Kosovė tė gjithė e sidomos institucionet i kanė ofruar bashkėpunim tė plotė prokurorisė dhe organeve tė hetimit. Nė ministrinė qė drejtoj unė, ēdo gjė qė kanė kėrkuar e kanė pasur nė dispozicion, kanė pasur qasje nė tė gjitha dokumentacionet. Madje para bastisjes ka pasur raste kur hetuesit e EULEX-it e kanė provuar gatishmėrinė e MTPT-sė pėr t’iu ofruar atyre ēdo gjė qė kanė kėrkuar dhe asnjėherė nuk ka pasur ndonjė ankesė.

    Pėr kėtė mendoj se bastisja nė mėnyrėn e tillė ishte e panevojshme. Me sa unė e di njė ndėrhyrje e pėrmasave tė tilla nė institucionet shtetėrore mund tė ndodhė vetėm nėse ėshtė duke ndodhur vepra, nėse dėshirohet tė zihen aktorėt nė vepėr, nė flagrancė, ose nėse dėshirohet tė parandalohet vepra. Pra, dua tė them se tė gjithė ne obligohemi tė respektojmė standardet e njė shoqėrie demokratike.




    Pra nuk e shihni si asgjė tė keqe qė tė bėhen hetime ndaj jush, edhe pse jeni ministėr?



    Limaj: E pėrsėris, askush nuk ėshtė mbi ligjin dhe drejtėsia ėshtė mbi tė gjitha. Janė kėto dy sintagma qė duhet respektuar nga tė gjithė nė mėnyrė qė kėtu tė funksionojė ligji dhe qytetarėt tė kenė besim nė shtetin dhe nė institucionet e tij. Ėshtė krejt normale qė tė mbikėqyret dhe tė hetohet puna e tė gjithė njerėzve qė drejtojnė institucione publike, se vetėm kėshtu sigurojmė dhe garantojmė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive nė pėrputhshmėri me ligjin, prandaj edhe pėr mua kjo ka qenė e kuptueshme dhe njė hetim tė tillė e konsideroj normal, por derisa ky hetim nuk rrėshqet nė ndjekje dhe persekutim tė individit qė nuk ka qėllim pėr tė zbardhur tė vėrtetėn. Siē e dini, qysh nė ditėt e para kam thėnė se dyshimet e ngritura janė tė pavėrteta dhe se kemi punuar ndershmėrisht dhe nė pėrputhshmėri tė plotė me ligjin. Besoj ju e kuptoni detyrėn dhe kompetencėn e ministrit. Unė si ministėr nuk kam pasur asnjė raport apo tregues zyrtar tė cilėt do tė mė bėnin me dije se nė Ministrinė tė cilėn po e drejtoj ka mosrespektim tė procedurave ligjore. Pėr njė ministėr apo njė drejtues tė ndonjė institucioni tjetėr publik nuk ka dokument mė kompetent dhe tregues mė tė qartė mbi aktivitetet e Ministrisė sesa Raporti i Auditorit Gjeneral, mbi bazėn e sė cilit njė ministėr obligohet tė ndėrmarrė masat pėrkatėse nė pėrputhshmėri me rekomandimet e auditorit. Prandaj, shikoni Raportet e auditimit tė financave 2008 dhe 2009, po ashtu Raportin e auditimit tė performancės sė MTPT-sė, tė cilėt janė tėrėsisht pozitiv dhe ndėr mė tė mirėt nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės. Unė po ashtu s’kam pasur asnjė ankesė as nga ndonjė person juridik apo person privat, as edhe njė shkresė tė vetme qė mė ėshtė drejtuar mua, e cila do tė mė sinjalizonte pėr parregullsi tė mundshme.



    Kemi dėgjuar njė varg akuzash, njė fabrikim i papresendan i shpifjeve nė opinionin e gjerė ndaj familjarėve tuaj, konkretisht ndaj dy prindėrve, tash tė ndjerė dhe ndaj bashkėshortes suaj, gjithashtu tė ndjerė. Brenda njė viti keni pėrjetuar goditje e tragjedi tė mėdha, por sot jeni sėrish nė krye tė njė ministrie shumė tė rėndėsishme, e cila ka njė buxhet tė konsiderueshėm dhe e cila ia ka ndėrruar praktikisht relievin e Kosovės.



    Limaj: Fatkeqėsisht pėr njė kohė tė gjatė jam i atakuar nga shpifje dhe dezinformata tė ndryshme, tė cilat ju veē i dini. Disa prej tyre kanė pasur edhe pasoja, siē ishte Haga. Me ndėrgjegje tė pastėr dhe duke qenė i bindur me punėn time nė shėrbim tė vendit tim dhe nė drejtėsi i kam tejkaluar. Edhe familja ime ka qenė e atakuar dhe e ndante tė njėjtin fat sikurse timin, por ajo qė dua tė them ėshtė se: asnjėra nga kėto atakime tė lartpėrmendura nuk mė kanė lėnduar mė shumė mua dhe familjen sesa sulmi, shpifjet e ulta qė mė janė bėrė ndaj tre njerėzve mė tė shenjtė tė jetės sime, prindėrve dhe bashkėshortes, tashmė tė ndjerė. Nė kohėn kur tė tretė ballafaqoheshin me sėmundje shumė tė rėnda, shpifėsit mė akuzonin se kinse paratė, i bartnin babai, nėna apo gruaja ime metropoleve tė botės. Fatkeqėsisht ata vdiqėn me kėtė kujtim shumė tė hidhur, sa i padrejtė aq edhe jonjerėzor. Ikja e tyre nė kėto rrethana mė ka lėnduar pėrjetėsisht, ata nuk e merituan tė shkojnė nga kjo botė tė lėnduar nga kėto shpifje.



    Ėshtė me interes tė dihet se pėrse nė mjedise ‘tė caktuara’ nė atė kohė u pat lansuar ideja se ju duhet tė jepnit dorėheqje, pas asaj qė ndodhi?



    Limaj: Pa u lėshuar nė pyetjen tuaj se pse ėshtė lancuar atėherė kjo ide, unė dua tė pėrgjigjem pse nuk kam dhėnė dorėheqje. Akti i dorėheqjes pėrveē tė tjerave ėshtė njė kategori moralo-politike pėr bartėsin e njė institucioni dhe dihet saktė se kur merret njė vendim i tillė. Ashtu siē e kam bėrė tė njohur qėndrimin tim qysh nė ditėn e parė, unė qė nga dita e parė nė kėtė ministri e deri mė sot kam punuar me pėrgjegjshmėri, nė bazė tė kompetencave tė mia si ministėr duke respektuar ligjin dhe me ndėrgjegje shumė tė pastėr, dhe tė gjitha dyshimet e ngritura kanė qenė tė pabaza, tė gjitha kanė qenė shpifje dhe thashetheme, pėr tė cilat veē folėm mė lart dhe pres qė edhe organet hetimore tė vijnė nė kėtė pėrfundim. Unė nuk kam dhėnė dorėheqje pėr shkak se nuk dėshiroj tė krijohet njėfarė rregulle sipas tė cilės mund tė ngrihet ndaj kujtdo njė aferė me ēfarėdo motivesh dhe me ēfarėdo arsyesh pa asnjė fakt dhe ai person tė linēohet moralisht dhe politikisht, pavarėsisht se nuk ka kurrfarė faji. Nuk kam dhėnė dorėheqje, sepse nuk dėshiroj t’ua plotėsoj dėshirėn tė gjithė atyre qė kanė pėr qėllim likuidimin tim politik dhe nuk duhet tė lejojmė qė tė krijohet praktika se nė vend qė tė sundojė ligji nė kėtė vend ndaj kujtdo, mund tė sundojė forca politike e ēastit e cilitdo. Nuk kam dhėnė dorėheqje, sepse nuk dua ta filloj vallen e likuidimit politik tė gjithė atyre kuadrove, tė cilėt japin shpresė zhvillimit tė kėtij vendi dhe qė mendojnė ndryshe. Unė shfrytėzoj rastin tė falėnderoj votuesit e mi tė shumtė, tė cilėt mė kanė zgjedhur pėr tė punuar dhe kontribuar pėr kėtė vend e qė ēdo ditė marr mirėnjohje dhe mbėshtetje nga ta. E falėnderoj Zotin qė ma ka dhėnė mundėsinė qė me punėn time tė lėmė gjurmė tė pashlyeshme pėr tė ardhmen e vendit tim.



    Po shihet se po merrni pjesė nė pėrurime gjithandej si nė pjesėt nacionale ashtu edhe nė pjesėt rajonale dhe lokale tė segmenteve rrugore. Nė kėtė mes jeni pėrfolur pėr anime rajonale e partiake dhe se po e shpenzoni buxhetin e Qeverisė edhe pėr propagandė dhe pėr favore partiake?



    Limaj: Mund tė duket kjo pėrshtypje nėse nuk merret parasysh fakti se Partia Demokratike e Kosovės fitoi nė shumicėn e komunave tė Kosovės. Mandej nė financimet dhe nė ndėrtimet e rrugėve ka disa metodologji tė ndryshme, ato qė financohen nga ministria, nga komuna ose me financim tė pėrbashkėt ose me donatorė ose me pjesėmarrjen e vet banorėve tė lokaliteteve nga i bie rruga, etj. Pra, janė disa kritere tė pėrcaktuara, kuptohet duke marrė parasysh edhe prioritetet qė i ka ministria pėr akset e drejtimet rrugore dhe ato qė i kanė komunat. Synimi ėshtė qė Kosova tė ketė rrugėt moderne lokale e rajonale dhe kombėtare me tė cilėn lidhen njerėzit, qarkullojnė mallrat dhe janė nė funksion tė zhvillimit tė shpejtė dhe tė pėrgjithshėm tė vendit.



    Intervistė e marrė nga gazeta “Kosova Sot”. Titulli dhe mestitujt janė tė redaksisė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    S'po di nė cilėn kategori tė peshqive t'i fus zyrtarėt e arrestuar kadastralė tė Prizrenit, Gjilanit, Skenderajt. Kam pėrshtypjen se tė gjitha ato kadastra derdhin ujė nė mullirin e PDK-sė sė Halitit, Limajt e Thaēit. Njė nga njė do tė pėrfundojnė me turp e prapa grillave... E kanė vjedhė popullin e shtetin nė vaktin mė tė ligė he Zoti j'au theftė qafėn me gjithė dy fije brinjė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 28-09-2010 mė 08:17
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  10. #140
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anėtarėsuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu Lexo Postimin
    S'po di nė cilėn kategori tė peshqive t'i fus zyrtarėt kadastralė tė Prizrenit, Gjilanit, Skenderajt. Kam pėrshtypjen se tė gjitha ato kadastra derdhin ujė nė mullirin e PDK-sė sė Limajt e Thaēit. Njė nga njė do tė pėrfundojnė me turp e prapa grillave... E kanė vjedhė popullin e shtetin nė vaktin mė tė ligė he Zoti j'au theftė qafėn me gjithė dy fije brinjė...
    (Y)(Y)
    Sa e kane keqeperdor emrin e UĒK-se :S

Faqja 14 prej 40 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •