Close
Faqja 22 prej 47 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 465
  1. #211
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Kontradikta kane keta qe e duan Islamin sipas qejfit, e jo te paster!
    Sipas teje cili eshte aj i pasterti ? te lutem ma trego?

    Ky me sunet apo ky pa sunet?

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Sipas teje cili eshte aj i pasterti ? te lutem ma trego?

    Ky me sunet apo ky pa sunet?
    Pak me larte e ke pergjigjen.

    Shkurtimisht: ajeti eshte shpirti e hadithi
    misherimi te barabarte me njeriun!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ermedin : 21-09-2010 më 21:21

  3. #213
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Jo nuk mjafton! E din cka je ne ate rast?!

    "Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!"" (3:32)
    ...bindjuni Zotit dhe bindjuni të dërguarit...

    Zoti i Madhërishëm, autori i Kuranit, na ka treguar se çdo gjë në këtë univers është nën kontrollin e Tij. Kurani, duke qenë mesazhi final i Zotit tek njerëzimi, duhet të jetë nën kontrollin komplet të Tij.

    Janë Suret, ajetet, fjalët, shkronjat, numrat, renditja e zbritjeve, shqiptimi unik i disa fjalëve, zëri i foljeve, mbiemrave, ndajfoljeve, emrave, fillimi dhe përfundimi i ajeteve specifike apo sureve, gjatësia e ajeteve individuale dhe sureve, emërtimi i tyre, emrat e njerëzve të përmendur në Kuran, p.sh., Mejrem, Muhammed, Nuhu, etj., çdo gjë që ka të bëj me Kuranin, është bërë nga Zoti i Madhërishëm.

    Nxënësi i cili mëson Kuranin, gjithmonë do ta mësoj ashtu si është lejuar nga Zoti, si i vetmi mësues i Kuranit (shih 55:1-2)



    BINDJU ZOTIT DHE BINDJU MUHAMEDIT


    Secili nxënës i Kuranit, do të vërejë menjëherë se këtë shprehje nuk e ka ndëgjuar kurrë më parë. Ne gjithmonë kemi ndëgjuar për, "Bindjuni Zotit dhe bindjuni Profetit..." por asnjëherë "Bindjuni Zotit dhe bindjuni Muhamedit". Cili është dallimi, nëse ka?

    Le të përqëndrohemi së pari në atë nëse Zoti përmendi Muhamedin me emër në Kuran. Ai e bëri këtë, në fakt e përmendi 4 herë. në 3:144, 33:40, 47:2 dhe 48:29. Por sa herë na urdhëron Zoti t'i bindemi Të Dërguarit? Më shumë se 25 herë në Kuran, ku Zoti na urdhëron neve që t'i bindemi Të Dërguarit. As edhe 1 herë të vetme nuk thotë Zoti "Bindjuni Muhamedit".

    A është kjo rastësi apo e paramenduar?

    Vetëm besimtarët e vërtetë e dinë se çdo gjë në këtë botë është e bërë me një qëllim të caktuar, pra jo rastësisht. Le të shohim çfarë na mëson Zoti rreth Muhamedit.


    [18:110] Thuaj, “Unë nuk jam asgjë më shumë se një njeri si ju..."

    Zoti i Madhërishëm, duke e ditur që Profeti Muhamed është qenie njerëzore sikurse edhe ne, do të jetojë jetën e tij dhe do të punojë sikurse punon një njeri i zakonshëm. Ai do të bëjë gabime, ndjenë uri, ka frikë, etj. Muhamedi, qenie njerëzore, ishte i Dërguar vetëm sepse atij u ishte dhënë mesazhi, Kurani.

    Muhamedi pa Kuran është vetëm një njeri i zakonshëm sikurse ne. Zoti dëshiron që të jetë shumë i kjartë që t'i bindemi një personit, i cili e ka mesazhin, Kuranin, jo për atë se cfarë është Muhamedi, por për atë se cfarë posedon (librin).

    Bindja ndaj të Dërguarit është e kushtëzuar në posedimin e mesazhit (Kuranit). Bindjuni Të Dërguarit për shkak të mesazhit që ai posedon (Kuranit). Bindja ndaj Të Dërguarit do të thotë ndjekja e mesazhit që i është dhënë atij, Kuranit.

    Muhamedi pa mesazhin (Kuranin) është vetëm nje qenie e thjeshtë njerëzore, ai u mrrol dhe u largua kur një njëri i verbër dhe i varfër erdhi tek ai (shih 80:1-11), ai u frikësua nga njerëzit përderisa duhej të frikësohej vetëm nga Zoti (shih 33:37), dhe ai ndaloi diqka qe nuk duhej ta ndalonte (shih 66:1)

    Kjo është arsya që as edhe një herë të vetme Zoti nuk urdhëron në Kuran "Bindjuni Muhamedit". Nëse ne duhet t'i bindemi Muhamedit, qenies njerëzore,
    (jo të dërguarit), në do të mrroleshim para të varfërve, do tu frikësoheshim njerëzve në vend të Zotit, dhe do të ndalonim gjërat që Zoti nuk i ndaloi.
    është kërkuar nga në që t'i bindemi Të Dërguarit, sepse mesazhi që ai përcjell (Kurani) është bërë kërkesë për bindje, jo përsonit (Muhamedit) që e bëri
    atë kërkesë.


    Ata që njohin gjuhën Arabe mirë, e dinë se fjala (Rasool) në arabisht do të thotë "I Dërguar" dhe "Mesazhi". Pra, kur Zoti thotë, bindjuni (Rasool), Ai nënkupton edhe Të Dërguarin dhe Mesazhin (Kuranin). Të dyja janë të pandashme. Kur i Dërguari, qenia njerëzore vdes, Lajmëtari (mesazhi) i vërtetë për ne mbetet Mesazhi vetë, në këtë rast, Kurani.

    Një shembull i mrekullueshëm i dallimit ndërmjet bindjes ndaj Të Dërguarit (për cfar ai ka, Kuranin) dhe bindjes ndaj qenies njerëzore, është ajo cfarë Zoti
    u tha grave të Muhamedit në surën 33,

    [33:30] O gra të profetit, nëse ndonjëra prej jush kryen mëkat të tepërt, ndëshkimi do i dyfishohet asaj. Kjo është lehtë për Perëndinë që ta bëjë.
    [33:31] Cilado prej jush që i bindet Perëndisë dhe lajmëtarit të Tij, dhe çon jetë të drejtë, ne do ijapim asaj shpërblim të dyfishtë, dhe kemi përgatitur për
    të furnizim bujar.

    Vëreni urdhërin këtu për gratë e Profetit që t'i binden Të Dërguarit, jo burrit të tyre apo Muhamedit. Nëse Zoti do t'u thoshte atyre që t'i binden burrit të tyre, bindje e pakushtëzuar e grave ndaj burrit të tyre do të shpallej.

    Nëse Zoti do të thoshte, bindjuni Muhamedit, kjo do të bëhej urdhër i pakushtëzuar që t'i bindemi Muhamedit. Zoti dëshiron atyre dhe neve që ti bindemi Të Dërguarit (për mesazhin që ai ka, Kuranin).

    Muhamedit, qenies njerëzore, i ishte bërë nderë i madh, i të qenit i zgjedhur Profeti Përfundimtar, që të dorëzoj mesazhin final, Kuranin, dhe ishte përshkruar
    si "i bekuar me karakter të moralshëm" në Kuran (shih 68:4).

    Megjithatë, ne duhet të kujtojmë që të mos bëjmë ndonjë dallim ndërmjet tij dhe të Dërguarve tjerë të Zotit (shih 2:285). Ne duhet të bëjmë dallim ndërmjet bindjes ndaj tij duke ndjekur mesazhin e tij, dhe bindjes ndaj tij duke ndjekur thëniet se cfarë bëri ai si qenie nejrëzore gjatë jetës së tij.

    Po, ne duhët t'i bindemi Të Dërguarit. Ata të cilët pranojnë Kuranin, pranojnë urdhërin nga Zoti që t'i binden Të Dërguarit, duke ndjekur mesazhin e tij, Kuranin si të vetëm. Kur Proferi Muhammed vdiq, ai na la të vetmin liber, Kuranin.

    Kur Zoti i tregoi Muhammedit në Kuran, "Sot kompletova fenë tuaj për ju", Muhamedi kishte vetëm një libër në atë kohë, Kuranin. Muhamedi na la neve një lloj të Islamit, që ne mund ta gejjmë në librin e Zotit, Kuranin. Ai nuk la diçka tjetër për ne: sunni,shiite, ahmaddij, ismailij,etj. Këto sekte ishin krijuar kur Muslimanët shikonin për libra të haditheve dhe sunnetit për të plotësuar librin e Zotit. Duke vazhduar kështu, ata me dashje apo pa dashje deklaruan se ata nuk i besojnë Zotit në librin e Tij. Librin të cilin Zoti e përshkruajti i i kompletuar, i përkryer, plotësisht i detajuar dhe duke pasur qdo detaj në të (Shihni 12:111). Duke vazhduar kështu, të gjitha këto sekte e lëshuan mbretërinë e Zotit dhe ju bashkuan të njëjtit grup i cili më parë korruptoi besimin e Zotit, Judaizmin dhe Krishtërimin.

    është shumë me interes që të dijmë se Zoti na dha neve profecinë e Tij në Kuran dhe na tregoi që i Dërguari do të shfaqë pakënaqësinë tek Ai në Ditën e Gjykimit
    që "Njerëzit e mi e kanë braktisur këtë Kuran (25:30).

    [12:111] Në historinë e tyre ka mësim për ata që posedojnë inteligjencë. Ky nuk është Hadith i trilluar; ky (Kuran) konfirmon të gjitha shkrimet paraprake, furnizon hollësirat e të gjitha gjërave, dhe është fener dhe mëshirë për ata që besojnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga master2006 : 22-09-2010 më 02:42

  4. #214
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Ermedin Lexo Postimin
    Jo nuk mjafton! E din cka je ne ate rast?!

    "Thuaj: "Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët!"" (3:32)
    Po pra, bindjuni te derguarit qe percjell fjalen e Allahut!!! Tashi i derguari ka ik atje ke te shumtit!!
    Ju doni t'i bindeni fjales se atyre qe betohen se gjoja ne hadithe eshte fjala e "vertete" e Muhamedit???Ku e keni kete siguri??? Jua ka premtuar Allahu vertetesine e saj??? Eshte shkruar ne Kuran qe duhet te ndiqni hadithin????
    Jani krejt jashte Kurani, prandaj quheni muhamedane.....e mos t'ju vije keq!!!
    Jarigas

  5. #215
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Po pra, bindjuni te derguarit qe percjell fjalen e Allahut!!! Tashi i derguari ka ik atje ke te shumtit!!
    Ju doni t'i bindeni fjales se atyre qe betohen se gjoja ne hadithe eshte fjala e "vertete" e Muhamedit???Ku e keni kete siguri??? Jua ka premtuar Allahu vertetesine e saj??? Eshte shkruar ne Kuran qe duhet te ndiqni hadithin????
    Jani krejt jashte Kurani, prandaj quheni muhamedane.....e mos t'ju vije keq!!!


    Tash qe keni gjetur dy apostuj te reshatit, hani cfar te duani !

    Islami eshte feja e vetme e cila pranohët pran Zotit të Universit dhe gjitheçka ka ne te, e dukshme apo e padukshme !

    Asnje fe tjeter pos ajo qe predikoi Muhamedi a.s. nuk pranohët pran Zotit qe tashme 1400 vite !

    Qe dmth, te gjitha sektët, fet, filozofit qe s'percjellin Kur'anin dhe Sunnetin, i takojn botës së zjarrit !

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Se7en Lexo Postimin
    Po edhe Hadithet kudsij jane fjale te Allahut te interpretuara nga goja e Muhammedit s.a.w.s. Po ketyre a i besoni ???
    Tjetra... Keni ndonje dijetar/tefsir ne te cilin mbeshteteni ?
    Si ia arini te beni namaz pa u mbeshtetur ne hadithe? Si e jepni zeqatin ? Si agjeroni... Ne rast se keni dyshime ne namazin, zeqatin, agjerimin tuaj (gabim ne namaz, ndarja e % se zeqatit, çka e prishe agjerimin etj...) atehere ku mbeshteteni ? Si merni abdes, ku e dini se jeni pa abdes, çka e prishe abdesin, çka e dobeson ate, si merni gusul... Po Haxhin si e kryeni ???
    Secila nga keto pyetje i ka edhe nga 10 nenpyetje, psh: falni ju namaz sunet, 2 te mengjezit, 4 para dhe 2 pas farzit te drekes, si e falni namazin kur keni statusin e udhetarit, po dhikrin si e beni... Po sadakul fitrin e jepni dhe si e definoni, ku bazoheni, si i kompenzoni ditet e pa agjeruara ne ramazan (nese e keni prishe), po 6 ditet e shavalit i agjeroni ndonjehere???
    Master mund te pergjigjesh te pakten ne pyetjen me te vockel qe ty ta merr mendja ?

  7. #217
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Se7en Lexo Postimin
    Tjetra... Keni ndonje dijetar/tefsir ne te cilin mbeshteteni ?
    Mbeshtetem ne Kuran.
    Si ia arrini te beni namaz pa u mbeshtetur ne hadithe?
    Lexo Kuranin dhe do ta kuptosh.

    [3:95] Thuaj, "Perëndia e ka deklaruar të vërtetën: Ta ndiqni fenë e Abrahamit – monoteizmin. Ai nuk ishte idhujtar."

    Pra, edhe Muhamedi ka ndjekur fene e Ibrahimit. Falja e namazit u barte brez pas brezi deri tek ne. Nuk duhet te mbeshtetemi ne hadithe ne menyre qe te bejme namaz si duhet.

    Si e jepni zeqatin ?
    [5:55] Aleatët tuaj të vërtetë janë Perëndia dhe lajmëtari i Tij, dhe besimtarët që i zbatojnë Lutjet e Kontaktit (Salat), dhe japin bamirësinë e obligueshme (Zeqat), dhe përkulen.

    Si agjeroni..

    [2:183] O ju që besoni, agjërimi është shpallur për ju, siç është shpallur për ata para jush, që të arrini shpëtim.

    [2:184] Ditë të posaçme (janë të caktuara për agjërim); nëse dikush është i sëmurë ose në udhëtim, një numër i barabartë i ditëve tjera mund të zëvendësohet. Ata që mund të agjërojnë, por me vështirësi të mëdha, mund ta zëvendësojnë atë me të ushqyerit e një personi të varfër për çdo ditë
    që e prishin agjërimin. Nëse dikush vullnetarisht (bën edhe më shumë punë të drejta), është edhe më mirë. Por agjërimi është më i mirë për ju, sikur veç ta dinit.

    [2:185] Ramazani është muaji gjatë të cilit u shpall Kurani, që jep udhëzim për njerëzit, mësime të qarta, dhe kodin ligjor. Ata prej jush që kalojnë nëpër këtë muaj, të agjërojnë në të. Ata që janë të sëmurë ose duke udhëtuar mund ta zëvendësojnë me numër të njëjtë të ditëve tjera. Perëndia ju dëshiron lehtësim, e jo vështirësi, që të përmbushni obligimet tuaja, dhe ta madhëroni Perëndinë
    për udhëzimin, dhe ta shprehni mirënjohjen tuaj.


    çka e prishe agjerimin etj..
    [2:187] Të lejuara për ju janë marrëdhëniet seksuale me gratë tuaja gjatë netëve të agjërimit. Ato janë mbajtëset e fshehtësive tuaja, dhe ju jeni mbajtësit e fshehtësive të tyre. Perëndia e dinte që ju i tradhtonit shpirtrat tuaj, dhe Ai ju ka shpenguar, dhe ju ka falur. Tash e tutje, ju mund të keni marrëdhënie me to, duke kërkuar atë që Perëndia ju ka lejuar. Mund të hani dhe pini deri sa fija e
    bardhë e dritës të bëhet e dallueshme nga fija e errët e natës në agim. Pastaj, të agjëroni derisa të perëndon dielli. Marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara nëse vendosni të strehoheni në vendlutje (gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit). Këto janë ligjet e Perëndisë; të mos i shkelni. Kështu Perëndia sqaron shpalljet e Tij për njerëzit, që të mund të arrijnë shpëtim.


    Si merni abdes...
    [5:6] O ju që besoni, kur t‟i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat), t‟i: (1) lani fytyrat tuaja, (2) lani duart tuaja deri në bërryla, (3) fërkoni kokat tuaja, dhe (4) lani këmbët tuaja deri në zogj. Nëse ishit të papastër nga orgazma seksuale, të laheni. Nëse jeni të sëmurë, ose duke udhëtuar, ose patët jashtëqitje (urinore, fekale, ose gaz), ose patët kontakt (seksual) me gratë, dhe nuk mund të gjeni
    ujë, të zbatoni avdesin e thatë (Tejemum) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe pastaj dukefërkuar fytyrat dhe duart. Perëndia nuk dëshiron ta bëjë fenë të vështirë për ju. Ai dëshiron t‟ju pastrojë dhe të përkryej bekimet e Tij mbi ju, që të mund të jeni mirënjohës.


    ku e dini se jeni pa abdes..çka e prishe abdesin.

    [4:43] O ju që besoni, të mos i zbatoni Lutjet e Kontaktit (Salat) duke qenë të dehur, që ta dini çka jeni duke thënë. As pas orgazmës seksuale pa u larë, pos nëse jeni në rrugëtim; nëse jeni të sëmurë ose duke udhëtuar, ose patët jashtëqitje urinore apo fekale (p.sh. gaz), ose patët kontakt (seksual) me gratë, dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni Tejemum (avdes të thatë) duke prekur dhe të pastër të thatë, dhe duke fshirë fytyrat dhe duart me të. Perëndia është Shlyes Mëkatesh, Falës.


    si merni gusul...
    [4:43]...dhe nuk mund të gjeni ujë, të zbatoni Tejemum (avdes të thatë) duke prekur dhe të pastërtë thatë, dhe duke fshirë fytyrat dhe duart me të. Perëndia është Shlyes Mëkatesh, Falës.
    Po Haxhin si e kryeni ???
    [22:27] "Dhe shpall që njerëzit të zbatojnë shtegtimin Haxh. Ata do të vinë te ti duke ecur dhe me (mjete) të ndryshme të përdorura (të transportit). Ata do të vijnë prej vendeve të largëta.”

    [2:196] T‟i zbatoni të gjitha ritet e Haxhit dhe Umres për Perëndinë. Nëse pengoheni, ta dërgoni një sakrificë, dhe mos rifilloni t‟i preni flokët tuaja deri sa sakrifica juaj ta ketë arritur cakun. Nëse jeni të sëmurë, ose duke vuajtur nga ndonjë lëndim koke (dhe detyroheni t‟i preni flokët), ta shlyeni me agjërim, ose me bamirësi, ose me ndonjë formë tjetër të adhurimit. Gjatë Haxhit të rregullt, nëse e prishni gjendjen e Ihramit (shenjtërisë) ndërmjet Umres dhe Haxhit, ta shlyeni duke flijuar një sakrificë shtazore. Nëse nuk keni mundësi, të agjëroni tre ditë gjatë Haxhit dhe shtatë kur të ktheheni – komplet dhjetë – kjo vlen nëse nuk jetoni te Vendlutja e Shenjtë. T‟ia keni dronë Perëndisë, dhe ta dini se Perëndia është i saktë në zbatimin e ndëshkimit.

    [2:197] Haxhi të zbatohet në muajt e caktuar. Kushdo që niset të zbatojë Haxhin t‟iu shmanget marrëdhënieve seksuale, sjelljeve të këqija, dhe grindjeve gjatë Haxhit. Çfarëdo të mire që bëni, Perëndia është plotësisht i vetëdijshëm për të. Përderisa i përgatitni furnizimet për rrugë, furnizimi më i mirë është drejtësia. Të ma keni dronë Mua, O ju që posedoni inteligjencë.


    [2:198] Nuk bëni gabim duke kërkuar furnizime nga Zoti juaj (nëpërmjet tregtisë). Kur të hiqeni prej Arafatit, ta përkujtoni Perëndinë te Vendi i Shenjtë (Muzdelife). Ta përkujtoni Atë se ju udhëzoi; para kësaj, ishit të humbur.




    P.S. ketu i ke vetem disa nga pergjigjet qe i kerkove, po e shoh qe asnjeher nuk paske lexu Kuranin. Te mbeta borxh edhe pergjigje te tjera, po ne dasht Zoti kur te kam kohe pasi jam ne orar te punes.

  8. #218
    As ti se paske lexu kur'anin o master !

    Sikur ta kishe lexu kur'anin, nuk do e kishe pranuar Reshatin si Profet !

    Eshte mohim i Islamit te besosh te kundërten e asaj qe thot Zoti ne te : Muhamedi, i dërguri i fundit i njerzimit ! E ti, me del me shet perralla te reshatit ! me t'vertet je i paturpshem qe merr guximin per te dal me kesi lloj tezash, he tezët tye !

    A ka moderator mysliman ne kete rubrik te tolerancës qe ti fshihen temat e keti qufari ?

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2010
    Postime
    351
    E kam dite qe ki mu ndal te 'PS-ja' ...
    ok qe edhe nihere:
    Kush eshte perkufizimi i teuhidit tek ju kuranitet?
    Cilat jane themelet e Akides (besimit) dhe gjerave tjera tek kuranitet (pasuesit e nexhatit)?
    Si eshte besimi i kuraniteve lidhur me emrat dhe cilesit e Allahut subhanehu we teala?

    Si eshte forma e abdesit te regullte ?
    Llogaritja e kohes se ferkimit mbi meste kur fillon ?

    Si eshte dispozita e ezanit dhe ikametit ?
    Nese ju ik ndonje namaz pa e falur, a e keni detyrim pendimin dhe a duhet t'i kompenzoni namazet qe ju kane ikur ?

    Cilat jane kushtet per te qene detyrim zeqati ?
    Ne çfare menyre jepet zeqati per pasurine e femijes ?
    A duhet te jipet zeqati per bageti, ar dhe argjend dhe si ndahet ai ?

    Cilat jane arsyet qe e lejojne prishjen e agjerimit?
    Kur dhe si eshte agjerimi dhe namazi i udhetarit ?

    Cila eshte dispozita e juaj per haxhin dhe umren?
    Ai qe ka borxhe a duhet kryer haxhin?
    A lejohet qe dikush nga njerzit kompetent (bedel) te autorizohet per te kryer haxhin per nje person tjeter?

    p.s: te gjitha keto pyetje i kane edhe ka 50 nenpyetje secila, dhe pa ndihmen e haditheve nuk kemi gjasa te kemi njohuri ne urtesine e tyre...
    Paqja dhe Meshira e Krijuesit qofshin mbi Muhammedin s.a.w.s, familjen e tij te paster, shoket e tij besnik dhe gjithe ate qe e pasojne rrugen e sunnetit deri ne diten kur kemi me dal para Krijuesit, Gjykatesit Suprem

  10. #220
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    As ti se paske lexu kur'anin o master !

    Sikur ta kishe lexu kur'anin, nuk do e kishe pranuar Reshatin si Profet !
    E kam thene diku kete? Mos kce nga tema ne teme, se askush nuk ka kohe te merret dite e nate me ty.

    Nese vetem ne nje fjale e kam thene se pranoj si profet te fundit dike tjeter pos Muhamedit a.s. une do te ike nga ky forum dhe do te kerkoja falje, por nese nuk e gjene ateher kerko falje publikisht per shpifjet tua.

    Nese nuk e ben nje gje te tille, ti asgje nuk ke te bej me Islam.

Faqja 22 prej 47 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •