Pershendetje gimche. Mendimi yt rreth perjashtimit tim nga nenforumi musliman eshte e drejte e jotja. Aq me legal dhe korrekt me duket ky perjashtim kur e kuptova se ai nuk ishte nenforum musliman, por nenforum musliman i sektit sunni. Se paku keshtu u njoftova me pas nga moderatori.
Me quajte sekt Kuranist. Une te them qe para 1 jave ishte hera e pare ne jeten time te degoj se ekzistojne terme te tilla. Thellesisht u befasova, se cfare duhet te jet nje njeri per tu quajtur sekt Kuranist apo cfare besimi duhet te ket ai. Perderisa Kurani eshte libri i fundit Hyjnor nga Zoti, i cili liber i mbizoteron te gjithe librat e mehershem, ateher me te drejte e mendoj se duhet t'i besoj vetem ketij Libri. Dhe ti quash njerezit e tjere sekt vetem pse beson vetem ne librin Hyjnor, eshte me te vertet nje absurditet.
Pikerisht ato argumente qe thua se i ke sjellur, ato i kam kerkuar, por ne temat qe kam hapur askush nuk me solli ndonje argument, pos fjaleve fyese dhe te ndyera. Vertete kam qene dhe jam i interesuar te lexoj argumentet e juaja. Kurse sa per urdherin ne Kuran qe thua se urdherohet pasimi i Sunnetit, nje urdher te tille nuk e ke ne Kuran. Nese mendon se ajeti i cili thot bindju Pejgamberit, bene fjale per sunnetin e tij, ateher e ke gabim, sepse shume kjart na tregon Zoti ne Kuran qe Muhamedi ishte njeri i thjeshte sikurse te tjeret, mund edhe te gabonte (6 her i terhiqet verejtja gjate jetes se tij per gabimet e tij).Debati me ty ka qenë i pamundur për faktin se ti sjell citate nga Kur'ani pa u pergjigjur në argumentet tona dhe pa treguar se si i shpjegon ato versete Kur'anor me të cilat urdhërohet pasimi i Sunnetit
Ai ajet, bene fjale per ate qe ti bindemi fjaleve te tij, pra fjaleve te Kuranit qe dalin nga goja e tij. Zoti na thote tu besojme atyre fjaleve, sepse ato jane fjalet e Zotit, por qe dalin nga goja e Profetit. Po te them edhe njeher qe askund ne Kuran nuk thote ta pasojme sunnetin e Pejgamberit.
Kjo edhe eshte njera nder problemet me te medha me te cilat ballafaqohen sot muslimanet. Eshte per tu habitur fakti se si kan rrjedhur gjerat. Kemi ardhur deri ne ate mase sa asnjeri thuajse nuk guxojme ta lexojme Kuranin dhe te mesojme dicka prej tij, nga frika se nuk do ta kuptojme ate. Dhe cdohere ne vend se ta marrim Kuranin dhe ta lexojme, ne zgjedhim opsionin tjeter, te pyesim ndonje "dijetar", pastaj ai ta mbushe koken me hadithe, dhe keshtu fjala e Zotit ne Kuran mbetet dytesore.Më thuaj të lutem a e din se çka është Tefsiri?! Ka shumë gjëra që duhen elaboruar para se të vish në përfundime se duhet të ndiqet vetëm Kur'ani dhe jo të tjerat, si duket ti harron se Kur'ani vet na mëson t'i besojmë librat e mëparshëm si Tora, Psalmi dhe Ungjijtë, por normalisht t'i besojmë si të shenjta, ndërkaq për udhërrefyes ta marrim Kur'anin, kjo është sa i përket librave të shenjta, kurse hadithet nuk janë libra të jemi të qartë ato janë porosi, apo siç njihen në popull gojëdhëna nga Profeti, por që sigurisht se urdhërohemi nga Zoti që t'i ndjekim nëpërmjet vet Kur'anit dhe keto gjëra i kemi sqaruar që moti i ke lexuar edhe ti ato postime.
Sa here tentoj te diskutoj me njerez, shoke, miq, rreth Kuranit apo fese, qdo her me thone se duhet ta njohesh shume mire Kuranin ne menyre qe ta kuptosh, duke e shkelur keshtu fjalen e Zotit (54:17) ku na thote qe e beri kete Kuran te lehte per ta mesuar.
Eshte e vertete qe Kurani na porosite ti besojme Librat e mehershem, por as nje here te vetme nuk na porosite qe ti marrim ato dhe ti zbatojme, pasi Kurani i mbizoteron ato shkrime dhe gjithqka qka na nevojitet e kemi ne Kuran.
Ti thua se urdherohemi nga Zoti per ti ndjekur hadithet. Une po te them se askund nuk urdherohesh nga Zoti per ti ndjekur ato. Perkundrazi, urdherohen besimtaret qe t'i besojne vetem Kuranit si ligj hyjnor i Zotit.
Po pra, dhe kjo mjafton. Nuk kemi nevoje per shkrime qe i shkruan njerezit, perderisa e kemi shkrimin Hyjnor. Perndryshe kjo i bie sikur po e plotesojme fjalen e Zotit.Sa i përket librave si libra është vetëm Kur'ani që duhet pasuar, ndërkaq t'i besojmë si libra të shenjtë edhe ata të përparshmit.
Pergjigja ime rreth pyetjes tënde që e ke theksuar, por edhe që e ke dhënë në titull është se nuk mjafton Kur'ani, kjo për faktin se Kur'ani nuk na sjell detaje rreth ritualeve, nuk na i tregon dispozitat e lutjeve, agjerimit, zeqatit, etj. dhe në përgjithësi flet shkurtimisht rreth ketyre gjërave, pa dyshim theks të veçant Kur'ani i jep kurorës, pastaj rregullave rreth shkurorëzimit, por jo edhe rregullave të namazit (lutjes) agjerimit, etj.
6:114 Say: "Shall I seek for judge other than Allah? - when He it is Who hath sent unto you the Book, explained in detail."
[6:114] A të kërkoj pos Perëndisë si burim ligji, kur Ai ju ka shpallur këtë libër krejtësisht të hollësishëm?
Gimche, nuk mund te ia lejoj vetes te them per Kuranin se nuk eshte shpjeguar ne detaje, perderisa Zoti e tha kete ajet.
Ti vazhdo beso ashtu si mendon ti, por une nuk e mendoj ashtu.
Krijoni Kontakt