
*
Prizren, 17 shtator Kėshilltarėt e Kuvendit Komunal tė Prizrenit nuk kanė arritur ta hedhin nė votim miratimin e logos sė re tė Komunės sė Prizrenit, bėn tė ditur Telegrafi. Kjo ndodhi pėr shkak se kėshilltarėt e opozitės kanė bojkotuar seancėn, kėshtu qė nuk ka pasur numėr tė mjaftueshėm pėr ta hedhur nė votim miratimin e kėsaj pike tė rendit tė ditės.
Ndėrrimi i logos sė Prizrenit, nė tė cilin shihet ndėrtesa e Lidhjes sė Prizrenit bashkė me vitin 1878, kur ėshtė mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare, vjen pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr anulimin e logos sė Prizrenit pasi ajo, si e tillė thuhet se bie nė kundėrshtim me normat kushtetuese.
Ndėrkohė, Njėsia Speciale e Policisė sė Kosovės ka mbajtur tė rrethuar ndėrtesėn ku po mbahen punimet, pėr tė pamundėsuar hyrjen e aktivistėve tė lėvizjes Vetėvendosje, tė cilėt kanė hedhur ngjyrė tė kuqe nė hyrje tė Kuvendit Komunal.
Kėshilltarėt e pozitės nė Prizren po debatojnė se si tė gjendet njė zgjidhje, pėrderisa sot ka qene afati i fundit kur Kuvendi i Prizrenit ėshtė dashur ta zgjidhė ēėshtjen e logos nė pėrputhje me vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė Kosovės.
Krijoni Kontakt