E pashė tė gjithė emisionin Opinion dhe pėr mendimin tim ky Blendi, o ėshtė ****, o ėshtė totalisht injorant.
Unė nuk dua tė mohoj anėn e errėt tė regjimit komunist dhe as tė ngre lart pamjet e Shqipėrisė sė viteve 90. Por ky budallai, nuk mund t'i bėjė tė gjithė si vetja.
Sė pari vete e tregon ato filmimet private, i vė njė muzikė sugjestionuese, madje bėn edhe krahasime me Padrinon. Po mirė, a derbardhė, po kaq i trashė ėshtė ky xhanėm!?!? Fundja, edhe Nėnė Terezėn po ta nxjerrėsh nė kamera duke dhjerė nė hale, pale sa e frikshme mund tė dukej.
Ndėrsa pėr krahasimin qė bėn me Padrinon! Boooooo, sa leshko! Po mirė, ndonjėrit nga tė redaksisė atje ke Klani nuk i shkoi nė mendje fakti qė nė atė periudhė qė janė marrė xhirimet e tillė ishte moda. Po pse, o Blendi budallai, vetėm mafiozėt dhe Enveri visheshin ashtu??? Hahahahaha, o ēa gallate, pėr zotin!
Sė dyti. Ky bėn krahasimin me vendet e tjera tė Europės dhe si nėpėr tė na thotė se edhe pse Shqipėria sot pas plot 19 vjetėsh as nuk i ėshtė afruar ndopak europės, gjithėsesi ėshtė 1000 herė mė mirė se ajo trashėgimi qė la Enveri pas.
Nė fakt, ashtu ėshtė. Blendi ka njė derr makine super lluks, disa apartamente, njė punė kushedi sa miliona lekė nė muaj, dhe pa dyshim edhe ndonjė biznes. Natyrisht qė pėr Blendin ėshtė 1000 herė mė mirė. Blendi e kalon shumicėn e vitit jashtė shtetit.
Por, unė nuk do tė thoja tė njėjtėn gjė pėr mijėra tė vdekurit nėpėr detra e male. Pėr mijėra djemtė e ikur dėm nėpėr banda kriminale. Pėr mijėra vajzat e reja tė shnderuara rrugėve tė europės, tė pėrdhunuara, tė keqtrajtuara e madje tė hedhura nėpėr kosha plerash. Nuk do tė thoja tė njėjtėn gjė pėr mijėra foshnjat dhe fėmijėt e trafikuar, pėr ata mijėra fėmijė me nga njė organ mangut, pėr ato mijėra familje tė shkatėrruara, pėr ato mijėra nėna tė mbetura qyqe. Nuk mund tė them tė njėjtėn gjė pėr ata mijėra njerėz qė vdesin spitaleve nga pamundėsia pėr tė paguar kurimin, pėr fėmijėt e pashkolluar, pėr fėmijėt e dhunuar nė familje. Dhe sė fundmi, unė nuk mund tė them tė njėjtėn gjė pėr ata mijėra tė sėmurė me kancer ose pėr ata mijėra tė vetėvrarė vetėm si pasojė e stresit. Kėtu nuk po pėrmend ata tė ikurit pėr lesh kot tė 97ės
Unė nuk mendoj qė Shqipėria ėshtė 1000 herė mė mirė. Tė paktėn Blendi me kėto budalliqet qė nxjerr, nuk ma mbush dot mendjen. Mund tė jetė diēka tjetėr, por 1000 mė mirė jo.
Sė treti, ajo mė gallata, hahahahaha.....600 mijė familje gatuanin nė banjo. Hahahahahaahahahha. Unė jetoj nė njė pallat tė ri, diku nė njė nga lagjet e vjetra tė Tiranės. Pothuajse tė gjithė banorėt e pallatit gatuajnė nė banjo dhe kjo mund tė kuptohet shumė lehtė pasi sa hyn nė banjon time mund tė dallosh menjėherė se ēfarė ka gatuar njėri apo tjetri, ngaqė era vjen prej aspiratorit. O Blendi, gatimi nė banjo ėshtė traditė e Shqiptarėve dhe jo shpikje e Enver Hoxhės. Pėr zotin, sa kokrra budallės qė ėshtė.
Sė katėrti, ky trashėgiminė e Enver Hoxhės, plot 40 e kusur vjet, i pėrmbledh me 5 minuta filmime tė marra nė 1990. Por ēdo njeri me pak mendim kritik e di se kėto pamje i pėrkasin vetėm 5 - 10 vjeēarit tė fundit dhe nuk pėrfaqėsojnė tė gjithė periudhėn. Ato flasin pėr njė periudhė kur kriza kishte arritur kulmin dhe pėr kėtė pėrgjegjės janė tė tjerė njerėz. Kur vdiq Enveri, vėrte nuk la fushė me lule, por gjendja tė paktėn nuk ishte e tillė. E kishin nė dorė tė tjerėt, pasardhėsit e tij qė ta pėrmirėsonin. Brezi i ri i pushtetarėve sa e zhytėn mė thellė Shqipėrinė. Paaftėsia e tyre nuk mund t'i atribuohet Enverit. Tė mos flasim pastaj pėr korrupsionin qė filloi tė gėlonte.
Por, mė e rėndėsishmja, nė tė gjithė analizėn qė i bėhet regjimit, nuk pėrmendet asnjėherė elementi "popull shqiptar". Sa ishte gjallė Enveri, u lidh me superfuqi, kė nuk shfrytėzoi e nga nuk zhgrapi, me BRSS and Co, me Kinė, e dreqin me tė birin. Po tė bėhet njė listė e tė gjitha ndihmave nė materiale dhe parave qė u ėshtė marrė gjithė kampit socialist, jam i sigurt se ia kalojnė edhe planit Marshall.
Me uzina, me fabrika, me hekurudha, me hidrocentrale, me shtypshkronja, me pėrpunim nafte. Tė mos flasim pastaj pėr mijėra studentėt qė patėn mundėsi shkollimi jashtė shtetit, si nė lindje ashtu edhe nė perėndim. Vetė kėtu nė Shqipėri regjimi thau kėneta, krijoi tokė tė re buke, rezervuare, luftoi sėmundjet, shkolloi tėrė fshatin, u trefishua popullsia, etj, etj. Ēfarė i duhet mė shumė njė populli pėr tu zhvilluar????? Shfrytėzim i tokės, po. Shfrytėzim i burimeve ekonomike, po. Ndihmė e pafundme, po. Shtėpi falas, shėndetėsi falas, punė tė sigurt. Kush e kishte fajin????
E megjithatė, cilėsia e jetesės sė shqiptarit ishte shumė prapa europės, ashtu siē ėshtė edhe sot. Pse sot pas 20 vjetėsh ne jemi prapė bishti i kavallit??? Mos duhet tė shohim pak tek vetja dhe ta pranojmė pėrfundimisht se cilido qoftė regjimi, ne nuk kemi pėr tė arritur ndonjėherė nivelin europian? Mos duhet kuptuar njė herė e mirė qė shqiptari nuk e di dhe nuk e do as kulturėn, as dijen, as punėn dhe as cilėsinė e lartė europiane tė jetesės.
Unė e kam kryer gjimnazin nė Rusi, Moskė. Unė pashė me sytė e mi se ēfarė kish lėnė regjimi komunist aty. Pothuajse tė njėjtat gjėra si edhe kėtu. Por rusėt, duke qenė edhe mė punėtorė, edhe mė tė kulturuar, nė tė njėjtat kushte kanė pasur njė jetė disa herė mė cilėsore se jona dhe kėtu nuk po flas pėr njė vezė apo pulė mė shumė, por po flasė pėr jetėn nė tė gjitha drejtimet.
Unė kam mendimin se shoqėria shqiptare nė thelb vazhdon tė ketė mentalitet mesjetar dhe nuk i bėn derman as komunizmi e as demokracia. Treēereku i atyre qė ikėn me tragete si tė marrė nga sytė kėmbėt ishin ose dembela qė kujtonin se do t'i merrnin tė gjitha falas, ose palo kriminelash qė vetėm sa u bėnė turpi i botės e na njollosėn edhe ne tė tjerėve.
E hodhi populli shqiptar Enver Hoxhėn??? Shumė mirė e bėri. Po tė ishte aq i zgjuar e aq i aftė, tė gjitha ato fabrika, e uzina e hidrocentrale, toka, e ku di unė, do t'i kishte shfrytėzuar dhe sot do tė kishim kompani me famė botėrore. Ēfarė ndodhi? U prishėn qė tė tėra dhe ne sot nė europė as ullinj nuk eksportojmė dot. Pika shqiptarėve.
Trashėgimia e Enverit ishte e madhe, ēfarė bėri populli shqiptar me tė ėshtė tjetėr punė.
P.s. Smund tė jesh pro njė regjimi diktatorial, por mund tė jesh i aryeshėm dhe ndash shapin nga sheqeri.
Krijoni Kontakt