FALĖNDERIM ZOTIT PASTAJ NATO-S
Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi
Gjatė viteve tė `90-ta deri nė prag tė luftės, sa herė vinim nė Kosovė pėr pushime verore nga Medina e shenjtė, mė kujtohen takimet me njerėz, qoftė nė mėnyrė private, qoftė nėpėr ligjerata e mexhlise tė ndryshme, nė tė cilat filluam t`i kėshillonim njerėzit tė kthehen tek Allahu, sepse ai I ka garantuar njeriut apo shoqėrisė sė dobėt se, sa herė qė ėshtė nė zor dhe I drejtohen e I mbėshteten Atij, ka pėr t`i ndihmuar dhe nxjerr nga ajo krizė siē thotė Allahu nė Kuran: A ėshtė Ai qė I pėrgjigjet nevojtarit (tė mjerit) kur ai e thėrret, duke ia larguar tė keqen e juve ju bėn mbizotėrues tė tokės? A ka zot tjetėr pos Allahut? Jo, por ju shumė pak pėrkujtoni (Neml: 62)
E edhe ne ishim shumė nė zor tė madh nga shkau dhe kishim nėvojė pėr ndihmėn e Allahut pėr tė na larguar atė tė keqe, por ja qė njerėzit kėtė pak e kujtonin, pak u lidhnin me Tė dhe pak u mbėshtetnin tek Ai.
Bile mė kujtohet shumė mirė kur shumėkush nė atė kohė thoshte: Hoxhė, pse Allahu po I ndihėmonn Serbisė e nuk po na ndihėmon ne myslimanėve nėse jemi nė tė drejtė (hak)?!
Natyrisht kjo pyetje ishte rezultat I mosnjohjes sė ligjeve tė Allahut tė Madhėruar, ngaqė Allahu kujt tė dojė I jep pushtet, I jep tė mira tė ndryshme, e I shikon se sip o sillen dhe si po I pėrdorin ato tė mira, a I janė falėnderues Zotit pėr to, apo I pėrdorin pėr tė mirėn e mbarė njerėzimin, apo nė tė kundėrtėn, siē ndodh jo rrallėherė, ku njeriu apo ndonjė shoqėri njerėzore gjatė jetės sė tij e ngreh kokėn lart, I mashtruar nė tė mirat tė cilat ia ka dhėnė Allahu, duke menduar se vėrtet ėshtė meritor pėr to dhe se Krijuesi I tij nuk meriton farė falėnderimi, fillon t`i keqpėrdorė ato tė mira duke bėrė keq (fesat) nė tokė, duke derdhur gjak, duke bėrė krime, siē ishte rasti me pushtetin serb tė atėhershėm.
Tė atillėt Allahu I Madhėruar nuk do tė thotė se I dėnon menjėherė, edhe pse, sikur tė dojė, do ta bėjė, por I lė derisa, siē thotė populli t`u mbushet pusi, e pastaj u sheh se ē`u bėnė.
Pėr kėtė ka thėnė Pejgamberi a.s.: Allahu I Madhėruar e shtyn zullumqarin (I jep afat mos po kthehet , mos po pendohet), mirėpo kur ta ndėshkojė nuk e lė mė t`i ikė, (nuk mund t`i shpėtojė dot, e bėn helaq).
Kėshtu u thoshim njerzėve atėherė: se vallahi nėse jeni gjallė keni pėr ta pare se ēka ka pėr t`i bėrė Allahu Serbisė, gjynah ka pėr t`ju ardhur.
Por ju bashkohuni, punoni, vetėdijesohuni, kthehuni tek Allahu dhe pritni se ndihma e Tij nuk do tė mungojė.
E pastaj a vjen ai dėnim nga toka apo nga qielli nuk e dime, por ai gjithėsesi do tė vijė.
Dhe atėherė kur njerėzit u bashkuan, u vetėdijesuan dhe pėr Atdhe punuan, atėherė iu ngushtua toka nga torturat dhe mizoria e madhe, atėherė kur shumė njerėz thanė: se kur do tė vijė ndihma e Allahut, pasi qė veē pritnin vdekjen dhe masakrimin?!
Nė kėto ēaste mė tė rėnda tė jetės sė kėtij populli erdhi ndihma e Allahut.
Erdhi ndihma ashtu siē u kishte ardhur shokėve tė Pejgamberit a.s., kur edhe ata kishin pėrjetuar gati tė njėjtin fat, tė njėjten vėshtirėsi, dhe pėr ata Kurani thotė: Po ju menduat se do tė hyni nė xhenet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt I paten goditur skamjet dhe vuajtjet dhe qenė tronditur, saqė i dėrguari thoshte, e me tė edhe ata qė ksihin besuar: Kur do tė jetė ndihma e Allahut?! Ja (u erdhi ndihma) vėrtet ndihma e Allahut ėshtė afėr! (Bekare: 214).
Edhe kėtij populli i erdhi ndihma, zbriti urdhėri nga qielli nė tokė se zullumqarit duhet t`i thyhet qafa dhe se tė dobtit duhet tė jetojnė tė lire, ua dėrgoi Allahu miqve tanė perėndimorė mendjen e mirė; ua zbuti zemrat dhe vendosėn tė na dalin nė krah; I erdhi shkaut nga nuk e priti fare, e i ra nė kokė duke e bėrė copė-copė, e ne u ēliruam.
Pėr kėtė tė mire tė madhe shumė I jemi falėnderues sė pari Allahut tė Gjithėmėshirshėm, pa vullnetin e tė cilit nuk do tė bėhej asgjė, e pastaj miqve tanė perėndimorė, tė cilėt treguan burrėri dhe shprehėn gatishmėri pėr t`i dalur nė krah kėtij populli tė dobėt.
Kjo ndihmė dhe e mirė e perėndimorėve nuk do tė harrohet lehtė, me siguri se pėr njė kohė tė gjatė do tė mbahet mend.
Dhe ja, u bėnė dhjetė vjet kur tashmė ėndrra u bė realitet, Kosova u bė e lirė, e pavarur, shkau u dėbua.
Eh sa mire ėshtė kur kur njerėzit jetojnė tė lirė nė tokė tė Allahut duke I shfrytėzuar tė mirat e Tij.
Por edhe mė mire se kaq ėshtė kur njerėzit lidhen me Allahun, kthehen tek Ai, Atij I mbėshteten, Atė e falėnderojnė; pastaj falėnderojnė tė gjithė ata miq e dashamirė qė I kanė ndihmuar dhe I janė gjendur nė ēastet mė kritike dhe mė tė nevojshme tė jetės sė tyre; dhe sė treti dine ta shfytėzojnė kėtė liri, tė punojnė pėr Atdheun e tyre dhe tė jenė shembull I mire se si duhet jetuar nė vend tė lirė.
Deri nė javėn e ardhshme me njė temė tė re. Selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e Re: e premte 27/mars/2009
Krijoni Kontakt