Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 159
  1. #121
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    duhet te kesh shoke ndonje polic mos me ngrene gjobe.
    un nuk e dua edi ramen por ketu e ka bere mire. tirana eshte qelb nga makinat e vjetra. le ti shtohet cmimi shtepive private ne periferite e tiranes, le te shiten apartamentet ne pallatet me parkim falas, le te paguajne me teper emigrantet. keshtu tirana do behet me atraktive per te huajit.

  2. #122
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Jo moj Makinen ta lejne ne Kine dhe te vijne me autobus ne qender Tiranes, kshu ulet trafiku ?

    Nuk thashe se Rama eshte hilacak por eshte mashtrus .. Kaq budallej kujton qe jane njerezit duke thene- Kemi qellim te ulim trafikun..

    Nese nuk ka rruge apo vende per te krijuar parkime se e kane zene pallatet dhe gradacelat eshte faji bashkise me ne krye Edi Raman
    Mire e ke si ide ti por ne realitet eshte shume e veshtire te behet nje kombinim perfekt pallate-parkim. Une per vete do e krahasoj me NYC. Ne NYC te parkosh ne rruge harroje; ne shumicen e rasteve nuk lejohet parkimi. Nqs do te parkosh ne NYC duhet te parkosh ne parkim privat (ja nje biznes i ri qe mund te krijohet ne tirane). Cmimet e parkimit variojne ne base te rruges ose ores qe do te parkosh zakonisht midis $15-35 ne ore. Nqs dua te shkoj ne pune me makine une dal te ara e tares, prandaj marr autobusin. Kur ka trafik si me autobus si me makine njelloj eshte. Autobusi nuk eshte komod? Autobusi ne asnje vend nuk eshte komod. Jepi ca kohe se nuk rregullohen dot te gjitha njeheresh.
    Moderator, e di vet ti...

  3. #123
    Mua mė duket shtrėnjt 100 Lekė Ora.Tė paktėn 50.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #124
    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Mire e ke si ide ti por ne realitet eshte shume e veshtire te behet nje kombinim perfekt pallate-parkim. Une per vete do e krahasoj me NYC. Ne NYC te parkosh ne rruge harroje; ne shumicen e rasteve nuk lejohet parkimi. Nqs do te parkosh ne NYC duhet te parkosh ne parkim privat (ja nje biznes i ri qe mund te krijohet ne tirane). Cmimet e parkimit variojne ne base te rruges ose ores qe do te parkosh zakonisht midis $15-35 ne ore. Nqs dua te shkoj ne pune me makine une dal te ara e tares, prandaj marr autobusin. Kur ka trafik si me autobus si me makine njelloj eshte. Autobusi nuk eshte komod? Autobusi ne asnje vend nuk eshte komod. Jepi ca kohe se nuk rregullohen dot te gjitha njeheresh.
    Pa dyshim qe gjerat duan kohe te rregullohen. Ne tani jemi duke bere gjera qe bota i ka mbaruar kohe me pare. Kjo nuk justifikon faktin qe tarifa e parkimit qe eshte vendosur eshte e larte, sidomos krahasuar me te ardhurat. Ne NYC, ashtu si ne shume qytete te tjera te medha, njerezit preferojne te perdorin transportin publik, jo se tarifa e parkimit ne rruge, theksoj ne rruge, eshte e larte, por sepse vendet e parkimit jane te kufizuara. Ne kete menyre, njerezit detyrohen ose te shkojne tek parkimet e ndertuara qe kane cmime me te larta ose perdorin transportin publik. Bashkia e Tiranes qe po mbledh keto lloj ēmimesh per parkimet ne rruge, ēfare ka bere per problemin e parkimeve? Eshte normale te vesh nje tarife per parkimin, por jo kaq te larte, per me teper kur nuk ka shpenzuar asgje.
    Kjo nuk eshte zgjidhje e problemit te parkimit, eshte mbledhje te ardhurash nga bashkia qe nuk e di njeri si do perdoren, se bashkia si e ka planin nje vit, se ka vitin tjeter.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Pa dyshim qe gjerat duan kohe te rregullohen. Ne tani jemi duke bere gjera qe bota i ka mbaruar kohe me pare. Kjo nuk justifikon faktin qe tarifa e parkimit qe eshte vendosur eshte e larte, sidomos krahasuar me te ardhurat. Ne NYC, ashtu si ne shume qytete te tjera te medha, njerezit preferojne te perdorin transportin publik, jo se tarifa e parkimit ne rruge, theksoj ne rruge, eshte e larte, por sepse vendet e parkimit jane te kufizuara. Ne kete menyre, njerezit detyrohen ose te shkojne tek parkimet e ndertuara qe kane cmime me te larta ose perdorin transportin publik. Bashkia e Tiranes qe po mbledh keto lloj ēmimesh per parkimet ne rruge, ēfare ka bere per problemin e parkimeve? Eshte normale te vesh nje tarife per parkimin, por jo kaq te larte, per me teper kur nuk ka shpenzuar asgje.
    Kjo nuk eshte zgjidhje e problemit te parkimit, eshte mbledhje te ardhurash nga bashkia qe nuk e di njeri si do perdoren, se bashkia si e ka planin nje vit, se ka vitin tjeter.
    Po sikur te te thone qe problemet qe shkaktonin makinat e parkuara ishin shume te larta si do te mendosh ? Pse eshte e kufizuar te parkosh ne NYC e ne Tirane u dashka bere deti kos e te parkojne ku te duan e sa te duan ?

    Plus qe planifikohen ndertime garazhdesh , plus qe pallatet e reja sot te gjitha behen me dy kate garazhde nen toke , por ti ke te gjitha rruget e lagjeve por edhe rruge kryesore ku parkimi behet pa asnje norme ne rruge . Bie fjala , nga nje rruge me kater korsi gati te gjitha jane kthyer ne rruge te ngushte me dy korsi , nje vajte e nje ardhje qe mbledhin dy here varg me te gjate makinash ne levizje . Kohet e fundit si psh para nente katesheve ka filluar te parkohet edhe ne kolone te dyfishte vetem per nje drejtim rruge , gjysma zihet nga makina te parkuara ku tu doje qefi .

    Pastaj a ja ke idene ti si parkohet ketej ? Makinat te pengojne edhe sikur te duash te kalosh rrugen ne vizat e bardha , perpara se te mberrish ne trotuarin tjeter ke nje makine perpara qe duhet ti dalesh rrumbullak anash , ose psh je duke ecur ne trotuar , te del nje rrugice lagjeje prape nje makine e parkuar qe nderpret rrugen tende e duhet te dalesh anash e anash biles duke kaluar edhe duke dale pak ne rruge kryesore qe t'i biesh rrumbullak e te vazhdosh pastaj rrugen tende ne trotuar . Mire une qe jam i ri , po nje grua me karroce femije ēfare duhet te beje ?

    Ne Tirane punet mbarohen me autobuze ose me kembe , nuk eshte qytet aq i madh me shtate qendra e me dhjetra kilometra larg nga periferia .

    Qendren sot e ke jo me larg se 4 kilometra ne ēdo drejtim , s'te ben keq te ecesh nja 40 minuta perdite ne rastin me te keq , ne nje qytet me ajer me te paster , me shume me pak makina , me me pak rremuje dhe pluhur si per kantier ndertimi qe eshte sot .

    Zbatimi i rregullave te qarkullimit eshte nje histori me vete , kur del si kembesor duhet te jesh i pajisur me shume durim , shikim te mprehte dhe reflekse te shpejta , sa here qe del jeshile per kalimtarin , edhe ne aksin perbri nisen makinat duke te mos te lesh te kalosh ose te kalosh duke e ndaluar makinen me trup .
    Sa here u del e kuqe makinat vazhdojne akoma , rendesi nuk ka fare kembesori prape , ata shohin mos te shkaktojne aksident me drejtimin tjeter dhe per kembesoret as qe duan t'ja dijne fare . , Vetem kur behen shume qe i ndalojne me numer .
    Jane mbush rruget me djem te papune qe shetisin me makina langaraqe , me katundare qe u fishkellejne femrave , me femra te pispillosura qe flasin ne telefon duke ngare ( imagjino nje dite kam pare nje edhe me motorr me shpejtesi duke fol ne telefon ) keshtu eshte Tirana . Duke ecur shetitje ti Shigjeta do shohesh pleq te revoltuar qe i hakerrehen te rinjve ne timon , do te shohesh qe motorrat , qe ngrene lart rroten e parme duke pas edhe nje shok nga mbrapa , uturijne nje here lart e nje here poshte deri ne dhjete te nates , te huaj te shastisur qe thone: crazy , crazy man , makina qe shkojne me shpejtesi te sketerrshme sa u del nje rruge e drejte .

    Kurse qytetari eshte fare i pambrojtur nga kjo lukuni qensh te dites qe versulen te te marrin jeten ne rastin e pare .

    Prandaj nese nje pjese e madhe e ketyre plehrave , qe kane rene ne kolltuk makine na zhduken nga rruget , kjo vetem sa do te na beje zemren mal . Nese e vendos parkimin me pagese per te gjitha rruget kryesore atehere do ja jap voten Rames e premtoj qe tani .

    Edhe sa per shpenzime ti qe flet , a e di ti se ēfare eshte Ferlut ?

    E pra Ferlut eshte firma e autobuzeve te unazes , e cila ka futur disa autobuze te rinj , po ti numerosh mund te jene kater pese cope , por qe ne vere kur filluan dhe jo qe nuk u punon kondicioneri por te duhet ta mbyllesh se te ftoh ai kondicioner aq shume punon , kur del jashte , te vjen nje pluhur dhe ajer i nxehte sikur zbrite ne nje stuhi rere ne sahara .

    Po shiko pastaj linjen e autobuzeve te Tiranes se re , pjesa me e madhe jane te rinj , akull te rinj sa as ne Evrope nuk i gjen te tille . Ndonje i vjter qe ka mbetur prape i mire eshte se eshte fizarmonike , pra i madh shume i madh qe mban njerezit lirshem .

    Problematike ka mbetur vetem kombinati qe eshte linje autobuzash shteteror e cila ka mbetur e tille ngaqe ka shume trafik dhe fitime , shteti e ka lene me ca autobuze te larte portokalli , te ngushte , te piste dhe plot hajdute . E ata pushtetare te ministrise se transportit nuk e ēajne koken fare se si perpeliten njerezit aty brenda e sa heqin perdite te rinj e pleq , vetem perfitojne te hollat dhe nuk japin kurre liēence nje kompanie private me autobuze te rinj , ose t'i blejne vete tek e fundit meqe u nxjerr aq shume miliona ajo linje , po prape jo , se vetem vidhet pafund e njerezit vuajne pafund .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 18-08-2010 mė 04:16
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Tiranė: 10 Autobuzė Tė Rinj I Shtohen Transportit Urban

    TIRANA, 16 Korrik/ATSH - Gjergji Mima/ - Linjės sė transportit urban tė Unazės nė Tiranė i janė shtuar sot edhe 10 autobusė tė rinj tė teknologjisė mė tė re, me kilometrazh zero, qė ofrojnė komoditet, ajėr tė kondicionuar dhe shėrbim korrekt nė shėrbim tė qytetarėve, qė e zgjedhin pėr tė udhėtuar drejt itinerarit tė ditės.

    Kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama qė bėri njė udhėtim me kėta autobuzė nė linjėn e Unazės, pasi vlerėsoi para drejtuesve tė transportit dhe linjave urbane kėtė rritje tė cilėsisė sė shėrbimit u shpreh se "kjo ėshtė hapja e reformės radikale qė do tė shtrihet pėrgjatė muajve nė vijim nė tė gjitha linjat e kryeqytetit. Deri nė pjesėn e parė tė vitit tė ardhshėm, tė gjitha linjat do tė jenė tė transformuara 100%, ndėrkohė qė ēmimi i biletės mbetet i njėjtė".

    Sipas tij, kjo parti autobusėsh tė ri me ajėr tė kondicionuar dhe standardesh europiane qė hyn sot nė qarkullimin e kryeqytetit, bėhet pjesė e projektit tonė pėr transformimin rrėnjėsor tė tė gjitha linjave tė autobuzėve urbanė brenda periudhes sė parė tė vitit tė ardhshem.

    Linja e unazes, ėshtė njė nga mė tė rėndėsishmet nė Tiranė, pasi lidh tė gjitha krahėt e qytetit. Numri i autobuzėve qė pritet tė qarkullojė nė kėtė aks do tė jetė rreth 30 mjete tė reja me kilometrazh zero. Kryetari i Bashkisė sė kryeqytetit qė preferoi tė zgjedhė pėr disa minuta udhėtimin me urbanėt e rinj, ftoi dhe drejtues tė automjeteve, nė mėnyrė qė nė kėto ditė tė nxehta, tė lehtėsojnė trafikun./n.m/

    http://www.lajme.gen.al/2010-07-16/t...tit-urban.html
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Revolucion nė transportin publik




    Premtimi / Rreth 155 autobusė tė nėntė linjave nė qytetin e Tiranės do tė pajisen me kondicionerė


    Kreu i Bashkisė Rama: Kurorėzuam njė punė disavjeēare, drejt njė sistemi urban europian


    Deri njė verė mė parė tė gjithė kemi ėndėrruar pak freski nė autobusėt e linjave urbane nė kryeqytet, por askush nuk e mendonte se njė ditė nė rrugėt e Tiranės do tė lėviznin autobusė tepėr komodė, tė cilėt nuk do tė mbanin mė hapur dyert pėr pak freski, por thjesht do tė shtypnin butonin e kondicionerit.


    Pak muaj mė parė, Bashkia e Kryeqytetit lajmėroi qytetarėt se transporti urban do tė pėsonte ndryshime tė mėdha, mes tė tjerave urbanėt e rinj dhe bileta elektronike pėr udhėtimin.


    Gjithkush mund ta ketė dėgjuar me skepticizėm kėtė lajm, por pėrballė faktit tė kryer pak vend ka pėr mosbesim. Gjatė ditės sė djeshme, Kryetari i Bashkisė, Edi Rama, ka inauguruar zyrtarisht funksionimin e autobusėve tė rinj nė njė nga linjat mė tė ngarkuara, "Tiranė e Re" - "Stacion i trenit".


    Autobusėt e rinj janė sipas tė gjitha standardeve europiane dhe me tė gjitha kushtet e njė shėrbimi cilėsor urban (prej gati dy javėsh qytetarėt e kanė parė nga afėr kėtė duke udhėtuar mė autobusėt e linjės sė Unazės).


    Ashtu siē edhe kishte premtuar disa muaj mė parė, Bashkia e Tiranės filloi dje ndėrhyrjen nė mjetet e transportit publik si pjesė e paketės sė masave tė pėrmirėsimit tė shėrbimit, hartuar nė kuadėr tė strategjisė sė transportit, nė tė cilėn u konsiderua parėsore pėrmirėsimi i kushteve tė komoditetit dhe tė lėvizjes nė shėrbimin e Transportit Publik.


    Linja "Tirana e Re", filloi dje fazėn e parė tė rinovimit tė tė gjithė mjeteve, duke vėnė nė punė 11 mjete tė reja, me kilometrazh zero, me standarde tė Bashkimit Europian, si pjesė e projektit tė njė rinovimi tė Parkut tė mjeteve, ku do tė vihen nė shėrbim tė qytetarėve mjete tė reja nė 50 % tė inventarit, si dhe mjete tė viteve tė fundit, nė njė investim qė konsideron tashmė si tė domosdoshėm ato qė quhen "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit tė shėrbimit".


    Kėshtu Bashkia premton se brenda vitit 2011, tė gjithė autobusėt e linjave urbane nė Tiranė, qė janė rreth 155, do tė jenė tė pajisur me ajėr tė kondicionuar, hyrje e lehtė nė mjete bus, nėpėrmjet platformės sė sheshtė, autobusė tė pajisur me platformėn pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar, sisteme kamerash.


    Kryebashkiaku Rama, i pranishėm nė prezantimin e kėsaj pune disavjeēare tė Bashkisė sė Tiranės, u shpreh: "Tė gjithė e kujtojmė Tiranėn e transportit tė stėrmundimshėm me furgona, nė tė gjitha linjat e kryeqytetit dhe mė pas transformimin rrėnjėsor me linjat e reja dhe me standardet e reja.


    Sot ėshtė nė fakt pėrmbyllja e kėtij revolucioni tė madh nė standardet e transportit tė Tiranės, kur fillojmė tė fusim autobusė tė niveleve mė tė larta bashkėkohore, me tė gjithė kushtet pėr t'u ndierė udhėtarė nė sistemin urban europian".


    Rama u shpreh i kėnaqur qė ripėrtėritja 100% e tė gjithė inventarėve tė linjave urbane tė kryeqytetit, e cila, sipas tij, nisi dje falė edhe kontributit tė tė gjithė qytetarėve qė i paguajnė kėto linja.


    "Uroj qė kėta autobusė tė kenė udhėtarė tė ndėrgjegjėsuar pėr domosdoshmėrinė e pjesėmarrjes nė mirėmbajtje, nė mėnyrė qė kėto linja tė kenė njė sukses tė plotė", pėrfundoi ai.


    Fatorino disiplinon udhėtarėt


    Autobusėt e rinj kanė kėrkesat e tyre, pėr sa i pėrket qarkullimit brenda tyre. Tashmė qytetarėt duhet tė bėjnė kujdes, qė tė hyjnė nė autobus nga dera qė lexon "hyrje" dhe jo aty ku lexon "dalje".


    Por, edhe nė rast se forca e zakonit do ta ēojė ndonjė qytetar pėr tė hyrė nė autobus, nė derėn qė lexon "dalje" ėshtė fatorino, i cili nuk e lejon tė hipė nga dera e gabuar. Madje, ėshtė po fatorino qė nė bordin e autobusit drejton udhėtarėt ende tė habitur me kėto ndryshime nė monotoninė e tė udhėtarit me urban. Me kėtė guidė tė "rreptė" tė shpresojmė qė pas pak kohėsh europianė nuk do tė jenė vetėm automjetet, por edhe sjellja e udhėtarėve.

    http://www.shekulli.com.al/2010/06/2...in-publik.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga daniel00 : 18-08-2010 mė 04:20
    Ngjeshur me brezin e se vertetės,parzmoren e drejtėsisė,mburojėn e besimit dhe shpatėn e Frymės.

  8. #128
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga Endless Lexo Postimin
    here boll na u qave si ato p e llastuara ti. u be pothuajse nje muaj tani, qe si unaza si tirana e re kane vendos ne nje mase te konsiderueshme autobuza te rinj dhe modern ne linjat e tyre. apo po su qate nje cik neper forum per ramen ju militantet e atij psiqikut s'ju ecen dita mbare, eh? dakort jam, nje mij lek ora cik si shtrenjt, po ca me bo, ketu ku jetojme ne pothuajse c'do gje funksionon ste prapthi, pse ky rregull i rri duhet te na rrinte mire se marr vesh une? lol
    Nuk po qahem dhe qurravitem, thjesht po tregoj realitetin ku jetojm. Nuk eshte problemi vetem per mua, por per te gjithe bashkevuajtesit si une. Une s'mund te paguaj me kushtet e Europes kur e kam rrogen te njejte me Afriken, une s'mund te pranoj lukse kur nuk kam gjerat jetesore. Une s'kam lidhje me militantizma, si te majt apo te djatht, punoj ne nje institucion i cili nuk varet as nga pushteti vendor apo ai lokal. Nuk me mban frymen as Sali Leshi as Edi Palla, ma mbajn krahet e mi, nese me len to ateher pres te me mbajn. Per cfare autobuzash e ke fjalen? 7 autobuza nuk mund te quhet nje investim, po thjesht nje rimoderim. Po linja te tjera si Kombinati, Kamza, Uzina Dinamo, Uzina Autotraktoreve? Akoma me autobuza te vitit 1960, ke frike te futesh se vjen era fekale, apo duhet te mbajm dy pal rroba veshur, nje pal per autobuz dhe nje pal per pune. Duhen ndryshuar te gjithe, duhen bere korsit per te gjithe autobuzet e linjave, qe mos te perplasen me trafikun, te ken oraret fikse. Pra duhet ribere nje moderim i tere i strukturave ekzistuese, e cila eshte e mundshme te behet, ne punime e siper eshte Bashkia, nese fillon tani brenda ketij viti i perfundon. Ne fillim te vitit tjeter shume mire mund te vendosi dhe autobuzet e rinje per te gjitha linjat. Nuk eshte investim i Bashkise, po i kompanive kontraktuese qe i kan marre me koncesion, eshte detyrim dhe jo deshire, pasi leket i marrin dhe i fusin ne xhep, po investimet i harrojn. E kupton ankesen nga ndryshimi i qarrjeve?

  9. #129
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Jo moj Makinen ta lejne ne Kine dhe te vijne me autobus ne qender Tiranes, kshu ulet trafiku ?
    Sigurisht qe ashtu.

  10. #130
    Citim Postuar mė parė nga shitesi Lexo Postimin
    Kundershtimi ketu nuk eshte pse beht parkimi me pare por pse eshte kaq shtrenjte.
    Cmimi eshte i njejte me ameriken rroga ketu eshte 10 here me e ulet.
    Kundershtimi ketu ne fakt eshte me shume per politike. Ata qe jane kunder Rames, dalin kunder cdo gjeje qe ben Rama. Ata qe jane kunder Sales, dalin kunder cdo gjeje qe ben Sala.

    Per mendimin tim cmimi eshte normal. Nuk eshte njesoj me "Ameriken" se po krahason piken me te shtrenjte te Shqiperise me gjithe Ameriken. Krahasohet ose Shqiperia me Ameriken, ose pika me e shtrenjte e secilit prej ketyre shteteve.

    Ne qender te New Yorkut si p.sh. ne ate orar nuk lejohet fare parkimi ne rruge, kurse parkimet private te kepusin me nga 20-30 dollare ora e pare zakonisht. Pas ores 6-7 mbasdite pastaj mund te parkosh me 1-2 dollar ora ne rruge, ose ka dhe falas, varet nga vendi.

    Nuk eshte kollaj te jetosh ne nje vend ku kerkon te jetoje gjithe Shqiperia. Do shtrenjtohet pak nga pak cdo gje ne Tirane dhe aty do jetojne ata qe kane me shume lek. Qyteti eshte bere per 200-300 mije veta dhe po shkon drejt milionit.

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •