Close
Faqja 67 prej 93 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 927
  1. #661
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ne shqypni dhe ne trojet shqyptare kudo, nuk ka pas lufet kunder okupatorit, por ka pas lufet per pushtet dhe riokupim te trojeve shqyptare. Partizanet shqyptar te udhehequn nga te dy hoxhet ishen argati titos dhe jugosllavis , rusis. Brigadat enveriste ne ndihem te jugosllave ne Kosove,Iliride e kudo ne trojet shqyptare nuk e kan zhvillua asenji lufet me gjermanet, pase 44-45 nuk ksihte gjerman, por shpiret shitunit kuqalosh nen masken gjoja lufet kunder okupatorit iu turren shqyptareve basheke me shkiet e jugosllavis, i lan me gjak ato treva dhe masakruan ate popull te shum vuajtun.
    Nuk keni me forece per ta ndale te verteten per te mos dale ne drite.

  2. #662
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288

    Exclamation Pergjigje PLAKU-t qe nuk heq dore nga COPY/PASTE

    E para punes, hiq dore a derbardhe nga COPY/PASTE se na hape koken. Ke me borxh te fusesh gjithe biblioteken tende brenda ne forum. Na lodhe.

    E dyta

    E lexova me vemendje intervisten e Kastriot Dervishit. Ne nje kendveshtrim te pergjithshem, ky nuk te jep aspak ndjesine e nje personi qe gjykon me gjakftohtesi, por shperthen ne mllefe, akuza e pohime propaandistike qe ia ulin shume autoritetin.

    “Pas mbėrritjes nė Tiranė tė letrave informuese tė Stalinit pėr ‘tradhtinė e madhe’ tė jugosllavėve, ishte koha kur dikush duhet tė shkonte nė satėr pėr pro jugosllavizmin e theksuar. Por kush, cilėt, nė njė kohė qė e gjithė udhėheqja e Partisė Komuniste shqiptare, duke filluar nga Enver Hoxha, ishte pro jugosllavėve? Atėherė, betejėn pėr ekzistencė e fiton klani mė i fortė dhe ndėshkohet ai mė i dobėti. Fiton klani i Enver Hoxhės dhe humbet ai i Koēi Xoxes”
    Kjo eshte teza e te gjithe inatcinjve personal te Enver Hoxhes, te cilen deri me sot une nuk e kam vertetuar dot asgjekundi.

    Thelbi i publikimit tė dokumenteve, thotė sipas mendimit tim, se nuk ka dallim midis Koēi Xoxes dhe Enver Hoxhės pėr sa i takon pėrgjegjėsive shtetėrore, partiake apo raporteve me jugosllavėt. Por, nė pėrfundim njėri eliminoi tjetrin.
    Nese lexon "Titistet" Enveri shprehet qarte se ne ate periudhe ndjenja pro-jugosllave ishte dominuese dhe se askush nuk pretendonte te dilte hapur kunder tyre me dokumente e me fjalime, as vete Enverit. Ai gjithashtu tregon se mosmarreveshjet mes tyre zakonisht jane shprehur neper bisedime dhe ne disa raste ne veprime konrete si p.sh. mospranimi i Divizionit jugosllav ne Korce. Gjithashtu, edhe rezistenca kunder jugosllaveve behej pa dale jashte kuadrit te "vellazerimit". Enveri sqaron njera pas tjetres ngjarjet, te cilat me sa di une jane vertetuar edhe nga disa Jugosllave por me kendveshtrime te ndryshme. Vete Enveri e pranon me gojen e tij se shpesh here ka hedhur firmen mbi dokumente per te cilat pastaj do te pendohej, por qe me te drejte pastaj "PKSH" i hodhi poshte.

    Nese tek libri i tij Katriot Dervishi i hedh poshte deshmite e Enverit me fakte atehere mund te themi qe Enveri i ka sajuar te gjitha.

    politikėn antikombėtare tė PKSH-sė sė kėtyre viteve si dhe rolin e Sigurimit tė Shtetit nė jetėn e vendit, mund tė preken lehtėsisht nė libėr.
    Zhvillimet historike kane treguar se politika e PKSH nuk ka qene asnjehere antikombetare. Mund te kete qene e ashper, madje shpesh here brutale, por kurresesi antikombetare. PKSH asnjehere nuk ka lejuar qe Shqiperia te ishte prona e njerit apo e tjetrit shtet.

    Nga procesi del e qartė se Koēi Xoxe nuk ka vepruar asnjėherė jashtė dijenisė sė Enver Hoxhės. Ndaj kėtij tė fundit nuk ka pasur as dosje pėrpunimi dhe as politikė eliminimi.
    Une nuk kam lexuar asgjekundi ne literaturen komuniste se Koci Xoxe ose Nako Spiru te kete vepruar pa dijenine e Enverit, byrose politike apo dhe te Komitetit Qendror. E pikerisht per kete arsye mburr Enveri Partine dhe Komitetin Qendror, se nuk linini shteg qe njeri apo tjetri te vepronte sipas qefit. Ai tregon qarte se te gjitha diskutimet beheshin te hapura dhe se vendimet merreshin bashkarisht.

    Por ai gjithashtu thote qe Koci Xoxe e kompani, thurrnin plane e vepronin ne prapaskene bashke me jugosllavet ne menyre qe pushtetin ta merrnin ne menyre legale.

    A tregon se si mes grupit pro-jugosllav Koci Xoxe - Liri Gega - Koco Tashko - Nako Spiru, etj filloi lufta per pushtet se kush e kush te behej i preferuari i Jugosllaveve.

    Tek "Titistet" asgjekundi nuk shkruhet se kishte nje plan konkret per ta eliminuar Enverin fizikisht por vetem behen aludime.

    Duket se i intervistuari nuk ben dot dallimin midis komplotit dhe dokumenteve legale. Komplotet nuk shkruhen ne leter e as firmosen. Prandaj ato pergjithesisht nuk mund te vertetohen me fakte por vetem ne saj te analizes. Kete ben dhe Enveri, nxjerr konkluzione.

    Nėse do shikojmė me kujdes raportet midis tyre, ėshtė e sigurt se nuk kemi tė bėjmė me dualitet pushteti. Mė 1943, Enver Hoxhėn, pas njė njohje 2-vjeēare, nė krye tė PKSH-sė e vuri miku i tij i ngushtė i asaj kohe, Miladin Popoviēi. Pra, jugosllavėt nuk pritėn tė dilte nga burgu Koēi Xoxe, (njė muaj pas “zgjedhjes” sė Enverit) por bėnė zgjedhjen e tyre. Koēi Xoxe, megjithėse me kontribute nė lėvizjen komuniste nė grupin e Korēės, vjen nė Byronė Politike tė Partisė Komuniste pasi rrėzon Liri Gegėn mė 1944. Nėse jugosllavėt nuk do donin Enverin mė 1944, mirėfilli mund tė vendosnin pa asnjė problem Koēi Xoxen. Tė gjithė ata emisarė jugosllavė qė jepnin dhe kontrollonin vijėn politike tė PKSH-sė, mbėshtesnin Enver Hoxhėn.
    Kjo eshte logjike femijesh. Miladini dhe Sotjnici jane dy kapituj te ndryshem. Enveri e thote kete tek "Titistet" por kjo vertetohet edhe tek dokumentet e Pleniumit te Beratit.

    Duke e pare nga pozita e sotshme, eshte shume e thjeshte qe marredheniet me Jugosllavet t'i mbledhesh me nje fjali te vetme e te thuash se ne 1942-shin politika dhe mendimet e tyre ishin te njejta me 1947. Por kjo, per vete natyren njerezore nuk mund te jet aspak e vertete. Si mund te mendoj une se ne 1942, kur Tito vete nuk dinte ku te fuste koken ne Jugosllavi, i kishte idete e qarta kristal ne lidhje me Shqiperine, me te cilen nuk kishte as minimumi lidhje radiofnike???? Me vjen keq, por kjo logjike eshte qeshareke prandaj nuk ia vlen fare te merret per baze.

    Unė kam pasur rastin tė shikoj dokumentacionin origjinal tė Konferencės sė Labinotit nė mars 1944 si dhe tė plenumeve tė para tė PKSH-sė. Pranohet hapur qė tė gjitha “procedurat” i bėnin emisarėt jugosllavė, deri nė formalitete tė tilla banale sesi hartohet njė fletėvotimi, etj.
    Kete nuk e ka mohuar njeri. Vertete eshte thene si me gjysem zeri, ose ne menyra te terthorta, por kurresesi mohuar. Madje vete Enveri e pranon se ne ate periudhe ai bashke me te tjeret nuk kishin eksperience per ksi punesh.

    Partia e konsideroi Koēin “tradhtar” pėr raportet e tij me Jugosllavinė. Por e vėrteta ėshtė se Koēi nuk kishte asnjė dallim nga pjesa tjetėr e udhėheqjes
    Koci Xoxe nuk u konsiderua si tradhtar per raportet e tij me Jusgozllavine, por per fakin qe u kthye ne vegel qorre te Jugosllaveve dhe qellimeve te tyre antishqipare. Koci Xoxe nuk u denua sa hap e mbyll syte. Koci Xoxe mori denimin pasi ishin bere nje mori plenumesh, diskutimesh e debatesh pa fund, pasi kishin dale fakte e deshmi te bashkepunetoreve te tyre. Ky proces zgjati me muaj. Nese Kastrioti arrin ta vertetoje te kunderten ne librin e tij, atehere do themi qe literatura komuniste ka genjyer.

    Ndaj Nako Spirus, udhėheqja komuniste ndėrmori atė aksion qė ēoi nė mėnjanim tė plotė fizik. Pėr fatin e keq tė Nakos, rrethanat e krijuara nuk ishin nė favor tė tij.
    Per fat te keq Katrioti kete nuk e verteton dot. Por eshte fare e lehte qe kjo teze te hidhet poshte me argumenta analitike.

    Shehun e kaluan me detyrė nė Qeveri, nė njė ministri tė parėndėsishme nė shkurt 1948, me synimin pėr ta hequr qafe mė vonė. Sikur tė mos kishin ndodhur ndryshimet e marsit 1948, pra konflikti i Stalinit me Titon, kam bindjen se edhe Mehmet Shehu do pėrfundonte si Nako Spiru. Skenari rreth tij nuk u zbatua mė 1948, u shty shumė nė vite, e megjithatė shkoi nė tė njėjtėn logjikė dhe pėrfundim, nė “vetėvrasje”.
    Po ashtu edhe kjo teze nuk eshte e forte dhe nuk ta mbush mendjen pasi ngjarjet jane aq larg njera tjetres saqe nuk kane me asnje pike lidhjeje.

    Spiru nė qeveri e parti dhe Shehu nė ushtri, pėrbėnin sipas pikėpamjes sė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė “vijėn anti-jugosllave”, qė ishte krijuar nė gjirin e PKSH-sė. Pavarėsisht se kjo “vijė” ishte modeste, prapėseprapė ajo u godit ashpėr.
    Kete e pohon edhe Enveri. Ne ate kohe duhej te kishe nerva te herkuta qe t'i beje balle presioneve te shumanshme qe vinin nga te gjitha drejtimet. Nako i shkrete aq mbajti.

    Nė parti, Koēi, duke qenė sekretar organizativ, akuzohej pėr “sektarizėm” dhe pėrdorim tė metodave jugosllave, etj. Nė fakt, gjithė modeli organizativ partiak e shtetėror qė ishte ndėrtuar, ishte vetėm jugosllav. Qysh nga formimi i PKSH-sė nga emisarėt jugosllavė, emėrtesat e pėrdoruara gjatė luftės sė KANĒ, Komitetit i KANĒ-it, Kryesia e KANĒ-it, apo pas luftės, Drejtoria e Mbrojtjes sė Popullit (OZN-na jugosllave), Drejtoria e Sigurimit tė Shtetit (UDB-ja jugosllave) ishin imitime jugosllave. Mė tej akoma, mbledhje tė tilla tė karakterit “kushtetues”, si Kongresi i Pėrmetit dhe mbledhja e dytė e Beratit nė maj dhe tetor 1944, ishin imitime tė mbledhjeve tė bėra nė Jugosllavi. Vijmė mė tej. Ligji i zgjedhjeve, votimi i Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe miratimi i Statutit tė RPSH-sė ishin hapa qė merreshin pas hapit tė parė, i cili hidhej nė Jugosllavi.
    Koci eshte akuzuar per "sektarizem". Kjo do te thote qe te veprosh sipas kokes tende, i vecuar, pa pyetur te tjeret, ne menyre konspirative. Nese Koci eshte akuzuar per perdorim te metodave Jugosllave, kjo padyshim qe nuk nenkupton emertimet e format organizative te institucioneve te ndryshme.

    E para, vete jugosllavet i kishin ndertuar institucionet e tyre sipas modelit Sovjetik.

    E dyta, eshte mese e logjikshme qe modeli i ofruar prej jugosllaveve do te ishte ai me i preferuari, ashtu sic ndodh rendom sot me modele qe ne i marrim lart e poshte nga europa. Kur je i vogel, nga dikush doemos qe do mesosh.

    Koci Xoxe eshte akuzuar per zbatim te metodave jugosllave ne rrafshin praktik te zbatimit te ideologjise komuniste sipas Titos dhe jo sipas Stalinit, gje qe ne ate periudhe konsiderohej gje e rende.

    Enver Hoxha e ka shprehur nė mbledhjet qė ka zhvilluar se nuk e kishte tė qartė independencėn e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, sepse sekretar tė pėrgjithshėm mendonte Titon.
    Kete shprehje dua ta lexoj vete dhe ta analizoj se ne c'kontekst eshte thene. Dyshoj qe Enver Hoxha te nenkuptonte bashkimin e dy partive komuniste.

    Nė planin tjetėr, atė shtetėror, Koēi Xoxe ėshtė akuzuar se ka thyer normat, ėshtė treguar i rreptė, shkelės ligjesh, i korruptuar, arrogant, etj. Tė gjithė kėta, anėtarėt e Byrosė Politike, nuk kishin menduar tė ndėrtonin shtet tė sė drejtės, por njė shtet tė diktaturės sė proletariatit.
    Vertete diktatura komuniste eshte karakterizuar nga ashpersia dhe shpesh here brutalizmi por kjo nuk do te thote se Koci Xoxe nuk eshte treguar ekstremisht i rrepte, nuk ka shkelur ligjet dhe nuk eshte korruptuar (me kuptimin e athershem).

    Diktatura e proletariatit ka tiparet e veta dhe menyren e vete te zbatimit te drejtesise, po kjo nuk do te thote qe nuk eshte shtet i se drejtes. Thjeshte qe drejtesia kuptohet ndryshe nga c'kuptohet ne Demokraci.

    Per mendimin tim kjo eshte tema me intersante per debat, Tiparet e Diktatures se Proletariatit. Vetem nga ky kendveshtrim mund te analizohet e te kuptohet drejt brutalizmi a krimet e komunizmit quheni cfare te doni.

    Shkatėrruan shtetin shqiptar qė e kishin gati nė strukturė dhe eksperimentuan shėmtuar nė kurriz tė popullit shqiptar, njė model ku nacionalizmi ishte i pari qė duhej goditur
    Per cilen strukture e ka llafin ky? Per ate feudalo-monarkike te Zogut? Per ate fashiste Italiane, apo ate Kuislinge Naziste??? Me sa di une, asnje nga ato struktura nuk eshte marre per baze ne ndertimin e shtetit Shqiptar te sotshem.

    Cili ishte ky nacionalizem qe duhej goditur??? Balli ishte organizate nacionaliste??? Legaliteti??? Diversantet apo Xhevdet Mustafa??? Mos na beni per te qeshur!!! Ata qe do cliroheshin nga nje pushtues me nje pushtues tjeter. Paj zotin!!!!

    Nacionalist do te thote qe te behesh mbrojtes paresor i interesave te grupit tend etnik, kombit, shtetit, gjuhes, rraces, gjakut dhe te ruash dominancen si brenda vendit ashtu edhe nderkombetarisht. O ishte nacionalist Enveri, o s'ishte njeri tjeter ne Shqiperi. Kudo qe flitet per Enverin si ne perendim, si ne lindje, madje dhe vete Hrushovi e ka thene qe Enveri ishte me pare nacionalist, pastaj ishte dhe komunist.

    Nė pėrfytyrimin e secilit prej tyre, quhej normale qė ndaj armikut tė klasės tė pėrdorej tortura dhe nė fund, edhe eliminimi fizik.
    Nuk e di a ke qene koshient per debatin e madh ne lidhje me perdorimin e tortures qe perdorej ne burgun e Guantamos ndaj te arrestuarve qe u be keto vitet e fundit ne Amerike??? Po per denimin me vdekje qe Amerika e ka ende ne fuqi???

    Nė tė gjithė lindjen komuniste duhej tė nisnin procese kundėr titistėve. Nė shumė vende nuk kishte tė tillė. U gjetėn dhe u sajuan disa procese. Por nė Shqipėri ndryshonte puna. Kėtu pro jugosllave ishte gjithė udhėheqja qendrore. Atėherė, kėtu ēdo gjė do t’i lihej luftės sė klaneve, e cila nė fund do tė nxirrte produktin qė kėrkonte Stalini.
    Shume siperfaqesor. I mungon mendimi kritik, analiza.

    Vahdimi i intervistes nuk ka vlere te analizohet pasi nuk ka lidhje me Titullin e temes.

    PLAKU ende nuk i eshte pergjigjur pyetjes "A e shiti Enver Hoxha Kosoven".
    Te lutem mos ver me intervista te gjata se nuk kane asnje vlere. Nje dy fjali, ja dhe tre te mjaftojne per te argumentuar.

    Une jam shume kurioz ta lexoj kete librin e Kastriot Dervishit, por dyshoj se do dali ndonje gje thelbesore qe te hedhi poshte ate qe eshte thene nga literatura komuniste.

    Mund te me thoni ju lutem se ku mund ta gjej????
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  3. #663
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Dasius Lexo Postimin
    Meqė pėrgjigjen e parė ma fshive, po tė jap njė mė tė sjellshme qė mos mėrzitesh
    Nuk kam fshi gja une se nuk jam moderator. Nuk e di ēa ke shkru por nuk mendoj se ke pase arsye me m'dhane pergjigje "pak te sjellshme".



    Janė tė pafundme fjalimet nė tė cilat shprehet shqetėsimi i Enverit pėr zhvillimet nė Kosovė tė cilat jo rrallė herė janė edhe kėrcėnuese, mesazhi i tė cilave ėshtė "po e tepruat me Kosovėn, ne do tė hymė nė mbrojtje". Mė troē se kaq nuk ka ku tė vejė. Krėcėnim i drejtpėdrejtė me luftė nė mbrojtje tė Kosovarėve, ky ėshtė maksimumi qė mund tė bėhet. Madje ndonjėherė janė edhe tė tepruara. Pas kėsaj vjen vetėm lufta. Po tė marrim parasysh qė Kosova ishte territor Jugosllav, ky mesazh ėshtė provokim i drejtėpėrdrejtė, si i thonė njė fjale "shuplakė surratit". Pėr kėto mesazhe tė lėshuara nga shteti Shqiptar, Jugosllavia ėshtė ankuar vazhdimisht sepse e ka konsideruar i ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė shtetit Jugosllav, gjė qė ėshtė e vėrtetė. Prandaj dhe Enveri nė atė fjalimin qė thua ti thotė "ne nuk duam shpėrbėrjen e Jugosllavisė, e duam Jugosllavinė tė qėndrueshme ashtu siē ėshtė, etj, etj" pikėrisht pėr tė mos e kthyer mesazhin nė shpallje lufte.
    Po pra, veē me ndryshimin "e vogel" qi nuk i tha kure ishte koha me i thane. Kure ishte koha thoshte "popujt tane kane qene vellezer historikisht".

    Po si do thuash ti? Po ja qė fjalimet transmetojnė mesazhe tė fuqishme nė veshėt e popujve, ashtu siē pėrdoren sot nga Amerikanėt, Grekėt, Serbėt, Rusėt, etj etj. Politika ėshtė e hollė. Ishin kėto mesazhe tė fuqishme bashkė me agjenturėn shqiptare qė i jepnin sigurinė dhe forcėn Shqiptarėve pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre deri nė kėrkesė pėr ta shpallur Kosovėn republikė tė shtatė.
    Po fjalimet ku thoshte se "nuk kemi pune me Kosoven", ēfare mesazhit kan transmetu ne veshet e kosovareve?

    UNĒSH-ja u vajti ke dera e shtėpisė edhe Legalistėve, edhe Ballistėve edhe Bajraktarėve tė veriut edhe atyre tė Kosovės dhe i kapi pėr brekėsh e i grisi qė tė tėrė si tė ishin lecka. Pėr ēfarė arsye do t'i kishte frikė Enver Hoxha gegėt kur nė gegėri nuk kishte mė rezistencė????
    Mos na i pershkruj me triumfalizma ato masakra se nuk asht me u krenu me to. Njerez te djegun gjalle ne shpija, te varrosun gjalle mbasi ia hiqnin syte me bajoneta e te tjera ekzekutime shtazarake te papame deri atehere.

    Se sa te lehte e kan pase me ata qi rrezistun e din mire Brigada e I "legjendare" e Mehmet Shehut, kure bashke me te 23-en e te 24-en iu desht me i kerku ndihme vllazenve Jugosllave me i ra mas shpine Prek Calit se per pak i lane kocat aty

  4. #664
    Vlerėsimi i ish-ministrit tė Mbrojtjes pėr operacionin "Shpėrthimi"


    "Veli Llakaj provoi kulmet e vlerave njerėzore, sakrificave, dhe solidaritetit, pėrkushtimit dhe idealit, por dhe anėn e errėt tė karakterit njerėzor, shpifjet, spiunimet, deformimin e karakterit nėn presionin e frikės nga politika, nga njerėz qė nuk i priste dhe qė i detyroheshin atij"-shkruan ndėr tė tjera nė parathėnien e librit politikani Sabit Brokaj.


    Ish-ministri i Mbrojtjes dhe deputet nė shumė legjislatura, Brokaj u ndal edhe nė kapitullin pėr operacionin "Shpėrthimi" rreth tre dekada mė parė.


    "I detyruar nga trajtimi antikombėtar dhe perēarės qė i bėn ai politikės tė shtetit shqiptar dhe Enver Hoxhės, disa pinjolle qė duan tė shtrembėrojnė historinė, lidhur me ēeshjen shqiptare tė Kosovės, ai publikon operacionin "Shperthimi" (pėr ēlirimin me luftė tė Kosovės), i pėrgatitur me kėrkesen e Enver Hoxhės, nga Mehmet Shehu, Veli Llakaj dhe Maliq Sadushi.


    Ky qėndrim dhe veprim i udhėheqjes sė atėhershme ėshtė i vėrtetė. Ai pėrputhet plotėsisht me kėrkesėn qė i bėri Enver Hoxha Stalinit kur i kėrkonte mbėshtetje qė Shqipėria me luftė tė ēlironte Kosovėn, gjė e cila ėshtė e provuar nga dokumente.


    Por veēanėrisht nė kujtimet e tij ndihet vleresimi pėr Mehmet Shehun. Ai(Veliu), e konsideron nder dhe fat qe ka punuar me tė. Ai jep njė detaj kuptim plote pėr karakterin e Mehmetit dhe qėndrimin e tij ndaj Kosovės.


    I mėrzitur qe Enver Hoxha dha urdhėr qė tė digjej dokumentacioni i operacionit "Shperthimi". Mehmet Shehu tha:"Ejani dhe mė pėshtyni nė varr nėse nuk do tė vijė dita qė do t'ju duhen kėto dokumente!" Veli Llakaj nuk e fsheh gjithashtu admirimin pėr gjeneralin Petrit Dume"-shprehet Brokaj.


    Autobiografia e Veli Llakajt: Ushtarak, ėndrra ime

    Kam lindur mė 18 shkurt tė vitit 1935 nė Krahės tė Tepelenės dhe qė nė fėmijėri kisha ėndėrr tė bėhesha ushtarak.


    Nė vitin 1954, kjo ėndėrr nis tė bėhet realitet kur m'u dha e drejta dhe fillova Shkollėn e Lartė tė Bashkuar tė Oficerėve "Enver Hoxha" nė Tiranė. Dhashė maksimumin nė ato vite, duke e mbaruar Shkollėn e Bashkuar me rezultate tė shkėlqyera dhe me gradėn mė tė lartė, atė tė "togerit"...


    Pėr kėtė fakt, si njė nga rastet e veēanta, mė mbajtėn oficer nė shkollė me detyrėn e komandantit tė Togės. Nė vitin 1960 mė emėrojnė instruktor nė Ministrinė e Mbrojtjes (Drejtoria e Pėrgatitjes Luftarake), mė pas kryej dhe Akademinė Ushtarake "Mehmet Shehu" nė specialitetin gjitharmėsh.


    Me mbarimin e Akademisė emėrohem shef shtabi nė Brigadėn e Pestė Vlorė, dhe prej andej oficer drejtimi nė Shtabin e Pėrgjithshėm, komandant i Brigadės sė Parė Tiranė, komandant i Korpusit Shtatė nė Burrel, dhe prej andej komandanti i Korpusit tė Parė tė Mbrojtjes Bregdetare nė Fier, deri nė detyrėn e zėvendėsministrit tė parė tė Mbrojtjes e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Shqiptare mė 1974- ėn, detyrė tė cilėn e kam kryer pėr 8 vjet.


    Mė pas, dėnimi i grupit puēist nė ushtri, vetėvrasja e Mehmet Shehut, sigurisht nuk do tė linte pa mė kryqėzuar dhe mua qė isha vartėsi i tij direkt e bashkėpunėtor nė drejtimin e ushtrisė..


    Promovohet monografia kushtuar njėrit prej 21 shefave tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė

    Veli Llakaj, dėshmitari i shkatėrrimit tė ushtrisė shqiptare


    "Gjeneral Llakaj, shefi i Shtatmadhorisė midis dy "puēeve" ushtarake", monografia kushtuar Veli Llakajt, njėrit prej ish-shefave tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė qė u promovua dje nė Tiranė, ėshtė njėri prej librave kushtuar figurave tė ushtrisė shqiptare nė kohėn e komunizmit.


    Nė krye tė librit, autori i tij, Kujtim Boriēi, thotė se Veli Llakaj, ėshtė njė nga 21 shefat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, qė ka patur Shqipėria nė rreth 100 vjet. Pėrgjithėsisht, fatet e disave prej tyre kanė qenė tė dhimbshme.


    Nga kėta, 5 u pushkatuan, 4 u dėnuan me burgime tė rėnda, ndėrsa 13 tė tjerė jo vetėm u privuan nga mirėnjohja pėr atė qė dhanė, por edhe u lanė krejtėsisht nė harresė, deri nė mjerim ekstrem.


    Fatkeqėsisht, Shqipėria ndoshta shėnon rastin mė unikal pėrsa u pėrket vlerėsimit tė shefave tė Shtatmadhorisė nė vite. Mjerisht, edhe sot, ish-shefat e Shtabit tė Pėrgjithshėm qė kanė drejtuar ndėr vite ushtrinė dhe janė gjallė, vazhdojnė tė jenė nė harresė.


    Disa prej tyre janė shpėrndarė si "zogjtė e korbit" nė rrugėt e shteteve evropiane dhe Amerikės nė punė tė rėndomta pėr tė siguruar bukėn e gojės. Nė praktikėn botėrore, shefat e Shtamadhorisė, pavarėsisht sa kohė kanė qenė nė kėto funksione, ruhen si "margaritarė" nga shteti, pasi pėr shkak tė funksionit, kanė ditur dhe dine shumė pėr shtetin e kombin e tyre.


    Kjo nuk lidhet jo thjeshtė me faktin qė shteti kujdeset pėr sigurinė fizike e jetesėn e tyre, por edhe me pėrkujdesjen pėr sekretet qė ata mbartin me vete pėr shkak tė funksionit tė tyre nė krye tė piramidės ushtarake: Ato (sekretet) duhet tė jenė e tė mbeten pronė vetėm e shtetit...


    Nė kėtė libėr pėr zotin Veli Llakaj, bėhet publike njė pjesė nga jeta dhe veprimtaria e tij, jo pėr arsye se qėndroi pėr njė periudhė kohe relativisht tė gjatė nė detyrė, por sepse erdhi nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė njė situatė teje tė elektrizuar: pėrkatėsisht nė mesin e viteve “70 tė shekullit tė kaluar,nė kohėn kur ushtria shqiptare kishte kaluar disa peripeci (grupi "armiqėsor" i Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Ēakos) dhe ishte zgjeruar si asnjėherė tjetėr nė historinė e saj nė forca aktive, mjete e teknikė luftarake. Nė atė kohė kur i ishin shtruar disa detyra teje tė vėshtira nė situata tė komplikuara politike, ekonomike dhe shoqėrore.


    Ai erdhi nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, kur si asnjėherė mė parė, nė ushtri kėrkohej tė zbatoheshin sė pari parimet: "Partia nė udhėheqje"; "Partia nė drejtim";"Partia nė komandė"; "Partia mbi tė gjitha", etj... Llakaj erdhi nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm , kur ishte shtruar e po zbatohej vija e "masave" dhe llogaridhėnia para masės; kur ishin hequr gradat ushtarake; kur ishin hequr dėnimet ushtarake sipas rregullores sė disiplinės.


    Ai erdhi nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm nė kohėn kur ishin vendosur funksionet e komisarit dhe sekretarit tė Partisė tė cilėt konsideroheshin si tė deleguarit e partisė nė komandė nė atė kohė kur nė ēdo raport e fjalim rezultatet pozitive i kushtoheshin vetėm udhėheqjes sė Partisė...Pra, erdhi nė krye tė Shtatmadhorisė nė njė kohė tejet tė vėshtirė.


    Atij, si nr 1 i ushtrisė, i duhet tė ishte nė drejtimin e njė reforme thelbėsore kundėr "Tezave tė Zeza", kundėr "veprimtarisė armiqėsore tė grupit "puēist" nė ushtri qė drejtohej nga Beqir Balluku, Hito Ēako e Petrit Dume. Veliu, njė oficer energjik dhe i aftė profesionalisht, qe i piketuari i Enverit dhe Mehmet Shehut pėr tė marrė "frenat" e ushtrisė.


    Pra, ai u thirr si shpėtimtar pėr ndryshimin rrėnjėsor qė kėrkohej nė ushtri pas dėnimit tė "grupit tė puēistėve". Jo pak, por pėr 8 vjet, nė njė nga periudhat dhe situatat mė tė vėshtira tė ushtrisė, ai qe nė ballė tė punėve. Por edhe pėr tė dhe kolegėt e tjerė tė tij , do tė vinte i njėjti fat, i njėjti ndėshkim si ai i ushtarakėve madhorė tė ndėrshkuar mė 1974. Ai, u cilėsua "armik" nė njė plenium tjetėr tė KQPPSH nė vitin 1982 dhe u ndėshkua...


    Vetė kjo periudhė e gjatė kohe nė krye tė Shtatmadhorisė shqiptare, puna e tij, situatat qė pėrjetoi dhe pėrpjekjet e papėrsėritshme pėr zhvillimin e ushtrisė shqiptare , janė njė nga shtysat e detyrimit qytetar pėr tė shkruar kėtė libėr...Bashkėkohėsit, por edhe arkivat e historisė sė ushtrisė shqiptare, e cilėsojnė periudhėn mes dy "grupeve armiqėsore" nė ushtri (viti 1974 dhe 1982), si periudhėn mė tė vėshtirė tė saj, tė mbushur me ngjarje e sakrifica.


    Fakti se Veli Llakaj ka qenė nė kėtė periudhė nė krye tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, ka arkivuar (nė memorie, dokumenta zyrtare e ditar) shumė tė thėna e tė pathėna, ėshtė shtysė tjetėr pėr tė shkruar kėtė libėr.


    Operacioni "Shpėrthimi". Dėshmia e ish-shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, njėri nga tre bashkėhartuesit e planit Top-Sekret pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nė Ish-Jugosllavi, pėrmes ndėrhyrjes ushtarake tė ushtrisė shqiptare nė vitin 1980. Kėrkesa e Enver Hoxhės dhe e Mehmet Shehut pėr riparimin e padrejtėsisė historike tė vitit 1913.


    Veli Llakaj: Plani i Enver Hoxhės pėr ēlirimin e Kosovės


    Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe zėvendėsi i parė i ministrit tė Mbrojtjes, ėshtė njė nga tre hartuesit e planit Top-Sekret, (koduar "Shpėrthimi") pėr ndėrhyrjen ushtarake dhe ēlirimin e Kosovės.


    Ndoshta, ky realitet, plani i ndėrhyrjes sė Shqipėrisė pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nė Kosovė, ka ardhur koha qė tė jepet pėrsėri pjesėrisht mė nė detaje nė faqet e kėtij libri.


    Kjo dhe pėr faktin
    se Veliu, ėshtė njė nga autorėt e pėrgatitjes sė kėtij dokumenti "Top-Sekret", qė pėr konjukturat dhe politikat e kohės, nuk u realizua nga regjimi i para vitit 1990 pėr arsye objektive.


    Riparimi i njė padrejtėsie historike, ndarja e Shqipėrisė me kufijtė e vitit 1913, lėnia jashtė saj e Kosovės, tashmė vjen njė moment qė, ndreqja e kėsaj padrejtėsie nga krerėt e atėhershėm tė shtetit shqiptar, tė shikohej nėpėrmjet njė ndėrhyrje ushtarake pėr Kosovėn dhe nė kushtet mė tė pėrshtatshme politike.


    Siē ėshtė pėrfolur nė opinion, nė median vendase dhe tė huaj, veēanėrisht pas vitit 1990, por siē konfirmohet nė detaje edhe nga ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nė vitet 1974-1982, Veli Llakaj, nė shėnimet e tij pėr ēlirimin e Kosovės nga ushtria shqiptare, u pėrgatit njė plan tepėr sekret i rėndėsisė sė veēantė, qė njihej vetėm nga 4 veta gjithsej, e qė ishte gati pėr t'u vėnė nė zbatim.


    Nė funksion tė ndėrhyrjes ushtarake, siē mėsohet nga dokumentet e kohės dhe rrėfimet e protagonistėve, janė zhvilluar njė sėrė stėrvitjesh tė ndryshme me shtabe e trupa nė atė kohė, me rikonicione tė plota, deri nė precizimin e detyrave pėr tė gjitha nėnrepartet, repartet e njėsitė qė do tė merrnin pjesė nė ēlirimin Kosovės.


    Enver Hoxha si Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, u lė detyrė vetėm 45 ditė hartuesve tė planit "Shpėrthimi", Veli Llakajt e Maliq Sadushit. Por ajo qė bie nė sy gjatė shėnimeve dhe qė ishte e pabesueshme pėr kohėn, e pse jo deri nė ditėt e sotme,


    ėshtė fakti i sigurisė qė garantonte Enveri se Traktati i Varshavės nuk do tė ndėrhynte nė luftime pėr tė penguar ēlirimin e Kosovės nga ushtria shqiptare. Kjo pėr faktin se Shqipėria jo vetėm kishte dalė nga ky pakt ushtarak i vendeve tė Lindjes, por e kishte denoncuar atė botėrisht si organizėm pushtues.


    Mbi kėtė bazė e garanci tė Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, dy ushtarakėt madhorė shqiptarė, sė bashku me Mehmet Shehun, hartojnė planin e ndėrhyrjes ushtarake "Shpėrthimi" dhe pėrgatisin forcat e mjetet pėr realizimin e tij.


    Plani "Shpėrthimi", propozimi befasues i Enverit pėr Llakajn


    Po si dhe nga kush nisi? Kush e realizoi? Cili qe fati i planit "Shpėrthimi"?!. Ja ēfarė shkruan Veli Llakaj nė ditarin e tij sekret: "...Njė pasdite mė merr nė telefon Mehmet Shehu dhe mė thotė se " nesėr nė ora 9.00 duhet tė jesh nė zyrėn e shokut Enver".


    Mendova se nuk do tė ishte njė takim si dokudo, por me siguri qė do tė ishte njė takim pune, qė do tė kėrkonte dhe sqarimet pėrkatėse pėr problemet e ushtrisė e tė Mbrojtjes, si bėnte ai zakonisht takimet mujore.... Mehmeti mė thotė se ėshtė thjesht takim pune, por merr njė bllok sekret. Pavarėsisht nga kjo unė u pėrgatita pėr mė shumė se rreth 20-25 pyetje qė mund tė bėheshin....


    Nė orėn e caktuar paraqitem nė zyrėn e Enverit bashkė me Mehmet Shehun. Enveri bisedėn e filloi me pyetjen: " Si jeni ju andej nga Komanda e Pėrgjithshme? (se kėshtu e quante Enveri Ministrinė e Mbrojtjes).


    Si janė shokėt? Po poshtė, nėpėr repartee si janė?...Pasi krijoi kėtė ambient tė ngrohtė, mė pyeti: " Ju, si shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara nė Jugosllavi e, veēanėrisht, nė Kosovė, nė Mal tė Zi, Maqedoni e mė gjerė?".


    Iu pėrgjigja shkurt e qartė sipas lajmeve tė Agjensisė Telegrafike Shqiptare (unė merrja nje buletin tė veēantė tė kėtyre lajmeve)... Duke dėgjuar kėtė lloj pėrshkrimi apo panorame mė pyeti:" Si thoni ju tė Komandės sė Pėrgjithshme dhe tė Shtatmadhorisė; mund qė ne tė bėjmė njė ndėrhyrje ushtarake pėr ēlirimin e popullsisė shqiptare nė kėto treva pėr t'i ēliruar njė herė e pergjithmonė nga thundra fashiste, ashtu siē ndėrhymė dhe gjatė Luftės Antifashiste?".


    Isha pėrgatitur t'i raportoja Enverit pėr ēdo problem nė strukturat e ushtrisė, por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente nė zyrėn e tij sė bashku me Mehmet Shehun do tė kishte njė tematikė tepėr tė rėndėsishme, pėr mua, tė papritur!


    Qėndrimi im ishte i heshtur. Nė moment nuk dhashė asnjė pėrgjigje. Thjesht mblodha supet, gjė qė do tė thoshte se nuk isha nė gjendje tė pėrgjigjesha. Enveri menjėherė ndėrhyri.


    "Pėrse hezitoni? Ēfarė ju
    mundon ?? Pse nuk keni besim?!" Atėhere e mblodha veten dhe iu pėrgjigjua: " Shoku Enver; nė situatėn aktuale tė krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nėn kėmbė nga forcat kryengritėse tė popullatės shqiptare kudo nė trevat e banuara nga shqiptarėt, edhe mund tė ndėrmerret njė operacion i tillė, por nuk kemi atė fuqi jo vetėm goditėse, por as tė shpejtėsisė sė mjeteve tė blinduara qė ta bėjmė kėtė nė kushte, kur nė kėtė situatė mund tė ndėrhyjnė Forcat e Traktatit tė Varshavės tė dislokuara nė Hungari, Bullgari e Rumani !


    Pra po ndėrhynė ato ne jemi tė dėshtuar !"...Pa mbaruar akoma tė gjithė argumentin, Enveri mė ndėrpreu dhe mė thotė:" "Po sikur ta rregulloj unė me Mehmetin qė forcat e Traktatit tė Varshavės
    tė mos ndėrhyjnė, a mund tė futemi e tė ēlirojmė Kosovėn?"


    Tė them tė drejtėn u shushata fare, se si ka mundėsi kur ne shaheshim pėrditė me revizionistėt e tė gjitha vendeve tė Lindjes e nė mėnyrė tė veēantė me ata sovjetikė, si mund ta rregullonin kėta kėtė ēėshtje luftarake kaq kapitale!


    Pa u menduar fare, por me njė analizė tė shpejtė qė bėra tė raportit tė forcave e situatės luftarake nė luftėn e pritshme, i pėrgjigjem:
    " PO !".


    Bėhet fjalė pėr mė shumė se dy dekada e gjysmė mė parė, e ndoshta, ky moment e kjo bisedė ka qenė e para pėr mua tė mėsoj se ē'ėshtė politika, ku jo ēdo gjė qė thuhet e premtohet haptas, ėshtė e do tė bėhet ashtu siē thuhet; pėrkundėr, nė tė shumtėn e rasteve, ndodh e kundėrta!


    Pasi e pranova kėtė version, megjithėse jo shumė bindės pėr mua, duke menduar se kėta kėrkojnė tė mė fusin nė valle qė tė bėhet njė plan i ndėrhyrjes ushtarake pėr ēlirimin Kosovės dhe pastaj shohim e bėjmė sipas situatave qė mund tė krijohen.


    Enveri mė merr mendimin se sa kohė mė duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti pėr miratim. Unė iu pėrgjigja se kjo varet me sa persona do tė punojnė pėr hartimin e tij. Ndėrhyn Mehmeti: "Do tėpunosh vetėm me njė person dhe unė, (pra, Mehmeti, V. Ll. ), do tė jem nė krye tė kėtij grupi pune".


    Kėrkova 30 ditė kohė. Enveri mė thotė: " Po tė lėmė 45 ditė, por plani tė jetė i argumentuar saktėsisht e deri nė ēdo detaj nga ana ushtarake". Marrja e detyrės u bė fakt i kryer. Ishte njė detyrė e vėshtirė,por thellė
    ndjeva njė gėzim e kėnaqėsi tė paprovuar.


    Meqenėse mė lejohej tė bashkėpunoja vetėm me njė njeri,
    nuk ishte e lehtė tė zgjidhja e pėr mė tepėr tė vendosja vetė. Kėrkova se a kishin ata ndonjė mendim se
    me cilin do tė punoja unė. Enveri mė thotė: "Zgjidhe vetė!". Propozova nja tre persona, ndėr kuadrot mė tė lartė e mė tė pėrgatitur ushtarakė tė vendit.


    Pasi dėgjojnė, Mehmeti i thotė Enverit: "Do tė punojė vetėm
    me Maliq Sadushin qė ėshtė zėvendėsministėr i Mbrojtjes, ėshtė i aftė, konspirativ, ka mbaruar Akademinė Ushtarake "Frunze", ndėrsa unė do tė jem nė krye tė kėtij grupi!".


    Mehmeti i kishte idhuj tė gjithė ata ushtarakė qė kishin mbaruar Akademitė Ushtarake "Frunze" dhe "Voroshillov", por Maliqi qe i pėrzgjedhuri i tij, edhe pėr faktin se ka qenė partizan i Brigadės 5 Sulmuese nė ēlirimin e Kosovės dhe e njihte shumė mirė terrenin, garanci kjo e domosdoshme pėr njė planėzim e zbatim tė saktė tė planit luftarak.


    Pėr mua, ishte njė kėnaqėsi tepėr e veēantė se do tė punoja me Maliqin pėr hartimin planit pėr ndėrhyrjen ushtarake nė Kosovė, pėr faktin se ishim shokė, kolegė, njiheshim mirė, si dhe ishte profesionalisht tepėr i aftė.


    Thirrja e Llakajt nga Mehmet Shehu dhe porositė e tij pėr planin "Shpėrthimi" Mė datėn 11 janar 1980, Veli Llakaj, bashkė me shokėt shkojnė nė shtėpinė e Mehmet Shehut pėr ta uruar pėr ditėlindjen.


    Kur dalin, nė momentin qė do tė ndaheshin tek dera e jashtme ku i pėrcolli Mehmeti, ai i drejtohet Llakajt: "Veli mė datėn 13 ora 10.00 duhet tė vish nė zyrė te unė nė Kryeministri". Interesant ėshtė fakti se Mehmet Shehu jo vetėm jep porosi konkrete, por dhe se nė stėrvitjet e ndryshme me trupa (stėrvitje tė mėdha" si ajo "Shebeniku", materializohet ideja konkrete e planit "Shpėrthimi".


    Ja pjesė tė panjohura pėr
    kėtė fakt, shkėputur nga ditari sekret i Veli Llakajt: "Sot mė datėn 13. janar 1980, nė zyrėn e shokut Mehmet mora kėto detyra: "Mendo bashkė me shokun Maliq, tė lexoni me shumė kujdes dhe disa herė luftėn e Vietnamit.


    Ne atje kemi patur disa grupe ushtarakėsh nga ta gjitha specialitetet. Pėr qėndrimin dhe eksperiencėn e kėtij grupi Moisi Elezi ka pėrgatitur njė material tė hollėsishėm qė nuk ėshtė nė librin e
    luftės sė Vietnamit.


    Aty ka shumė detaje. I lexoni me kujdes se nė planin e ndėrhyrjes nė trojet shqiptare nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni qė mund tė bėjmė nė kushtet e favorshme politike dhe ushtarake, kėtė eksperiencė do ta vėmė nė zbatim, se nuk ka mė tė tmerrshme se luftimet nė prapavijė tė luftės popullore,ajo ėshtė njė vullkan i papėrmbajtur dhe njė det i pafund vdekjeprurės. Unė do t`ju jap disa ide tė luftės sė Spanjės dhe asaj Nacionalēlirimtare qė t`i kemi parasysh... Piketoni tė gjithė kuadrot qė kanė qenė nė luftėn e Vietnamit dhe mendoni si duhet punuar me ta.


    Dėgjoni zėrin e tyre dhe mendoni cilėt do tė jenė komandantet e atyre qė do futen parakohe andej. Kėta duhet tė jenė kryesisht xhenierė, zbuluesa
    pa nėnvleftėsuar specialitetet e tjerė...


    Studiojini kėto materiale, nxirrni detyra, bėni planet pėrkatėse dhe parashikoni si do tė lidhen e bashkėpunojnė me kuadro tė zbulimit tė jashtėm dhe tė sigurimit qė shkojnė e mbajnė lidhje tė perhershme pėr pėrgatitje e veprim. Emrat e tyre duhet tė jenė tepėr sekret...Lufta e
    Vietnamit vazhdoi disa vjet dhe nė sajė tė veprimeve tė kėsaj lufte popullore nuk u nėnshtrua.


    Nė kėtė luftė u pėrdor tėrė arsenali i armatimit dhe teknikės moderne tė kohės dhe u bėnė shumė eksperimente me armėt mė tė sofistikuara duke pėrfshirė dhe ato tė shfarrosjes nė masė..."(Ditari Sekret i Llakajt) Shumė vite mė vonė, ish-shefi Shtatmadhorisė Veli Llakaj, pėr planin e ndėrhyrjes ushtarake tė ushtrisė shqiptare pėr
    ēlirimin e Kosovės, shkruan: "Kur u bė publik plani i ndėrhyrjes nė Kosovė, shumėkush u shpreh i habitur dhe u tha se nuk ka ekzistuar; kėto janė mashtrime etj.


    Ky mendim, sigurisht ka ekzistuar tek ato kuadro qė nuk e kanė njohur as forcėn e ushtrisė shqiptare dhe as konjukturat politike.


    Pra kėto porosi tė Mehmet Shehut (qė tė kihet parasysh eksperienca e luftės sė Vietnamit), kishte tė bėnte mė atė se nuk ka gjė mė tė tmerrshme se lufta popullore nė prapavijė tė armikut. Ajo ėshtė vdekjeprurėse, por mė e suksesshme po tė pėrdoret e drejtohet me kujdes, zotėsi e trimėri nga kuadro tė aftė e profesionistė.


    Ushtria nuk ėshtė e kudondodhur, kurse populli ėshtė i kudondodhur nė ēdo pėllėmbė toke. Lufta popullore tė djeg tokėn nėn kėmbė. Ajo tė asgjėson vėndkomandat, pikat e drejtimit, bazat e furnizimit me ushqim, veshmbathje, armatim e municion, hedh nė erė rrugė e depo furnizimi, organizon prita, tė godet prapa shpine, tė ndėrpret


    ujėsjellėsit etj me anėn e grupeve zbuluese diversioniste dhe atyre guerile. Ata qė janė skeptikė, i shikojnė veprimet vetėm nga ana politike dhe nuk kanė njė vizion tė mirėfilltė ushtarak, nuk njohin tė papriturat e luftės dhe metodat e saj, sigurisht qė do tė ēuditen me veten e tyre.


    Bashkė mė Maliqin dhe Spiro Adhamin u pėrcaktuan tė gjithė kuadrot qė do tė inkuadroheshin nė kėto veprime, por emrat e tyre nuk do t'i bėjmė publik. Meritė tė veēantė kanė kudrot zbuluese e siguruese qė nuk morėn parasysh asgjė, por punuan me shumė pėrkushtim pėr tė cilėt unė ruaj respektin mė tė lartė.


    Kėta janė: S. Backa, Sh. Braha, H. Kaēanolli. L. Sino dhe B. Hoxha. Kjo ide u vu nė zbatim po me porosi tė Mehmet Shehut nė stėrvitjen "Shebeniku 80" qė ishte njė paraprirje e luftės pėr ndėrhyrjen nė kushtet e pėrshtatshme nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni pėr ēlirimin njėherė e pėrgjithmonė tė trojeve shqiptare nėn thundrėn e Serbisė.. Kėto lloje luftimesh nė prapavijė tė armikut me anėn e luftės popullore nė shkallė tė gjerė lehtėsonin ndjeshėm dhe pėrllogaritjen


    e raporteve tė forcave nė favorin tonė, e pėr pasojė armiku do tė gjendej para shumė tė papriturave, do tė ēorientohej, do ta humbiste toruan dhe do tė ngelej si miu nė ēark. Me interes janė dhe burimet lidhur me pėrgatitjet konkrete (stėrvitje me trupa dhe stėrvitje shtabi) qė pasuan idenė e materializimit tė planit "Shpėrthimi".


    Ndonėse asnjėherė nuk u konfirmua publikisht ideja konkrete e kėtyre stėrvitjeve qė
    nė harta zhvendoseshin nė territoret jashtė kufijve aktualė tė shtetit shqiptar, pėr dhjetėra kuadro tė lartė por dhe shumė tė tjerė, gjithēka ishte e qartė.


    Ide dhe situata tė tilla (e njė ndėrhyrje tė mundshme pėr ēlirimin e Kosovės), u aplikuan nė disa stėrvitje. Njė ndėr to, ajo ku u angazhuan forca e mjete tė shumta, ishte stėrvitja "Shebeniku-80". Kėsaj stėrvitjeje i parapriu stėrvitja e madhe komando-shtabi nė shkallė vendi e
    emėrtuar stėrvitja "Kėshtjella".


    Ja ēfarė tregon pėr kėtė Kolonel Zyhdi Kroji, nė atė kohė komandant i Bridadės sė Kėmbėsorisė sė Pėrrenjasit: "...Nga tetori i vitit 1978 e deri nė stėrvitjen `Shebeniku-


    80`, si rrallė ndonjėherė, u urdhėrua njė numėr i madh stėrvitjesh komando-shtabi dhe me trupa. Njėkohėsisht u pėrforcuan masat e sigurisė, veēanėrisht nė njėsitė e repartet qė ishin nė zonat kufitare. Kėshtu u veprua edhe me brigadėn e Pėrrenjasit, ku nė organikėn e saj, kishte dhe numėr tė konsiderueshėm forcash aktive.


    Sigurisht, idetė qė jepeshin pėr hartimin e metodikave, mbi bazėn e tė cilave bėheshin dhe stėrvitje, (me zhvendosje forcash e veprime nė trojet shqiptare nė Kosovė e me armik ushtrinė jugosllave), nuk kishte se si tė mos "lexoheshin" nga shumė kuadro, veēanėrisht nga ne qė merreshim me kėtė punė, hartonim metodikat e realizonim stėrvitje. Ndonėse nuk e dinim dhe askush nuk na e tha direkt se ishte hartuar njė plan pėr ndėrhyrje ushtarake nė Kosovė. Nė kėtė kohė, nė brigadėn


    kufitare tė Pėrrenjasit, janė bėrė disa stėrvitje. Janė ngritur nė alarm dhe reparte me kompletim. Nė njė prej tyre, qe dhe Veli Llakaj. Ishte ai qė dha alarmin dhe komunikoi me ministrin e Mbrojtjes dhe Sekretarin e Parė tė Komitetit te Partisė sė rrethit tė Librazhdit. Ndėrsa nė stėrvitjen e mėsipėrme, forca tė brigadės qė
    komandoja, kanė imituar "armikun", pra forcat serbe.


    Me kalimin e kohės, u mėsua ekzistenca e planit `Shpėrthimi`, gjė e cila saktėsoi shkakun e vėrtetė tė gatishmėrisė dhe stėrvitjes qė u bėnė atė kohė...". (Dėshmi e Kolonel Zyhdi Krojit. Datė 6 janar 2010. Ora 11:30-12:30)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #665
    dėrguar J.V. Stalinit jo mė vonė se 2 shtator 1949)

    [Kujtesė enveristėve tė thekur nė

    mbarė trojet tona etnike]

    Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri
    Nė gazetėn “Ndryshe” tė datės 3 tetor 2007 pata lexuar “Dosier”-in e pėrgatitur

    nga zoti Ymer Minxhozi, me titull nė faqen e parė: “Letėr e panjohur e Enver

    Hoxhės, 2 shtator 1949: Ēėshtja e Kosovės mund tė zgjidhet vetėm me luftė”. Nė tė

    vėrtetė, kjo letėr e Enver Hoxhės nuk ka qenė aspak e panjohur. Kėtė letėr e ka pas

    pėrmendur dr. Vasfi Baruti nė studimin e vet me titull “28 nėntori i tretė”, botim i

    Qendrės sė Pavarur Sociologjike “Eureka”, Tiranė 2002. Veē kėsaj, pjesė tė shkėputura

    tė kėsaj letre, me sa jam nė dijeni, vetė zoti Minxhozi i ka pas botuar edhe mė herėt.

    Sė pari, ky dokument, me titull “Letėr e E. Hoxhės, dėrguar KQ

    PKP(b) pėr parahistorinė e lindjes sė ēėshtjes kosovare dhe metodat e

    zgjidhjes sė saj”, ėshtė bėrė publik, nė mėnyrė tė plotė, nė librin me titull

    “Shqipėria nė dokumentet e arkivave ruse” (f. 246-258), tė pėrgatitur prej

    dr. Islam Lauka dhe prej meje, libėr ky, tė cilin Shtėpia Botuese “Toena” e

    pati nxjerrė nga shtypi qė nė gushtin e vitit 2006. Pėr kėtė libėr asokohe u

    shkrua nėpėr gazeta dhe u fol edhe nė disa kanale televizive. Prandaj, njė fakt

    qė ishte bėrė publik qė nė vitin 2006, nuk kishte pse t’u rekomandohej njė

    vit mė vonė lexuesve tė gazetės “Ndryshe”, si diēka e panjohur.

    Sė dyti, zoti Minxhozi do tė kishte bėrė mirė qė letrėn e Enver Hoxhės ta kishte

    botuar tė plotė asokohe nė gazetėn “Nryshe”, nė mėnyrė qė popullit shqiptar

    tė Kosovės tė mos i krijohej ndonjė pėrshtypje e rreme nga nėntitulli “ēėshtja

    e Kosovės mund tė zgjidhet vetėm me luftė”.

    Sė treti, letra e Enver Hoxhės pėrmban nė vetvete disa paradokse tė

    kulluara. Gjatė kėsaj kohe qė ka kaluar pas botimit tė librit “Shqipėria nė

    dokumentet e arkivave ruse”, pata shpresuar se historianėt tanė, qoftė nė

    Tiranė apo nė Prishtinė, do tė merreshin me analizėn e kėsaj letre dhe

    do tė nxirrnin pėrfundimet pėrkatėse. Por meqenėse deri tani asnjė syresh

    prej tyre nuk ėshtė bėrė i gjallė, e quajta me vend tė hyj paksa nė “sinoret”

    e tyre dhe tė merrem me trajtimin e saj. Mė poshtė do tė bėj sqarimet

    pėrkatėse se ku qėndrojnė paradokset e kėsaj letre.

    Dihet fare mirė se komunistėt jugosllavė u interesuan drejtpėrsėdrejti pėr

    instalimin e komunizmit nė Shqipėri me qėllim qė tė varrosej zgjidhja e ēėshtjes

    kombėtare shqiptare. Prandaj, gjatė punės pėrgatitore pėr themelimin e Partisė

    Komuniste tė Shqipėrisė, gjatė zhvillimit tė mbledhjes themeluese, si edhe nė krejt

    vitet e luftės, emisarėt komunistė jugosllavė kishin zėnė kryet e vendit nė Shqipėri.

    Kėsisoj, Partia Komuniste e Shqipėrisė dhe sidomos Enver Hoxha, i komanduar nga

    Beogradi nė krye tė saj, qė gjatė luftės, i vunė kėmbėn ēėshtjes kombėtare shqiptare.

    Nė letrėn e sipėrpėrmendur Enver Hoxha i shkruan Moskės: “Ne e patėm

    vlerėsuar si tė papėrshtatshėm shtrimin e ēėshtjes sė bashkimit tė Kosovės

    me Shqipėrinė pikėrisht atėherė kur lufta ishte nė kulmin e saj. Sipas

    mendimit tonė, shqiptarėt e Kosovės duhet tė luftonin kundėr fashizmit nė

    kuadrin e shtetit jugosllav dhe vetėm pas fitores kjo ēėshtje duhej tė zgjidhej

    midis dy partive komuniste motra dhe regjimeve demokratike popullore,

    tė cilat do tė vendoseshin nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi pas

    ngadhėnjimit mbi armikun” (“Shqipėria nė dokumentet e arkivave ruse”,

    Botimet Toena. Tiranė 2006, f. 250).

    Pra, sipas Enver Hoxhės, vetėm pas

    fitores mbi fashizmin duhej “tė zgjidhej”

    ēėshtja e bashkimit tė Kosovės me

    Shqipėrinė. Kėshtu shkruan Enver

    Hoxha para 02 shtatorit 1949.

    Ndėrkohė, Dimitėr Ēuvahini,

    ish-pėrfaqėsues diplomatik i Bashkimit Sovjetik nė Tiranė, nė kujtimet e veta qė

    ka hedhur nė ditar, shkruan se mė 03 korrik 1946, Enver Hoxha i kishte kėrkuar

    njė takim pėr t’i folur pėr pėrshtypjet e vizitės sė tij nė Jugosllavi dhe pėr bisedėn

    me Titon. Ndėr tė tjera, ai thekson: “Enver Hoxha i pati folur Titos pėr pikėpamjen

    e vet rreth ēėshtjes sė tė ardhmes sė Krahinės sė Kosovės dhe tė Metohisė. Sipas

    mendimit tė tij, nė momentet e tanishme, as pėr qeverinė jugosllave, as pėr

    qeverinė shqiptare, nuk ėshtė e udhės tė shtrohet ēėshtja e bashkimit tė kėsaj

    krahine me Shqipėrinė. Ai mendon se kjo krahinė, e populluar nė shumicėn

    dėrrmuese nga shqiptarė, pa dyshim, do tė bashkohet me Shqipėrinė nė kohėn

    e duhur, veēse njė gjė e tillė do tė bėhet e mundur vetėm atėherė, kur edhe

    Shqipėria, edhe Jugosllavia do tė jenė shtete socialiste. Me kėtė rast Enver

    Hoxha nėnvizoi se kėsaj pikėpamjeje ai i ėshtė pėrmbajtur gjatė

    gjithė Luftės Nacionalēlirimtare dhe se, pėr kėtė ēėshtje, njė pikėpamjeje

    tė tillė i ėshtė pėrmbajtur edhe mbarė udhėheqja e Partisė Komuniste tė

    Shqipėrisė” (po aty, f. 126-127).

    Pra, gjatė luftės, Enver Hoxha dhe mbarė Partia Komuniste e Shqipėrisė

    paskan menduar se ēėshtja e Kosovės “do t’u zgjidhkej” vetėm pas fitores mbi

    fashizmin. Kurse njė vit pas pėrfundimit tė luftės, nė vitin 1946, po ai Enver Hoxhė

    dhe po ajo Parti Komuniste e Shqipėrisė na paskeshin ardhur nė pėrfundimin

    se ēėshtja e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė do tė shtyhej deri atėherė kur

    edhe Shqipėria, edhe Jugosllavia tė “bėheshin” shtete socialiste!!! Po a e dinte

    vallė Enver Hoxha, qė nė vitin 1946, se cilėt ishin parametrat qė duheshin arritur,

    nė mėnyrė qė Shqipėria dhe Jugosllavia, “njė ditė tė bukur”, tė bėheshin “me tė

    vėrtetė” shtete socialiste? Duke u shprehur kėsisoj para pėrfaqėsuesit diplomatik

    tė Bashkimit Sovjetik, Enver Hoxha tallej me popullin shqiptar tė Kosovės,

    meqenėse ēėshtja e “ndėrtimit” tė socializmit, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė

    Jugosllavi, pritej tė zgjidhej ditėn e moskurrit! Ky fakt pėrbėn edhe paradoksin e

    parė tė letrės sė Enver Hoxhės.

    Po nė kėtė letėr Enver Hoxha shkruan: “…Partia Komuniste e Jugosllavisė

    qė asokohe, nė vitet 1941-1942 dhe mė vonė, ndiqte njė vijė politike, tė padrejtė

    nė ēėshtjen nacionale, e cila ishte njė vijė e maskuar nacionaliste e asaj kohe”

    (po aty, f. 248). Kėto qėndrime tė komunistėve jugosllavė ndaj popullit shqiptar

    tė Kosovės “dėshmonin, - siē thotė Enver Hoxha, - pėr pikėpamje tė kulluara

    shoviniste tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė qė asokohe…” (po aty, f.251).

    Dhe mė tej vazhdon: “Nė kėtė mėnyrė, Partia Komuniste e Jugosllavisė, qė nė fillim

    tė luftės e deri nė ēlirim, por edhe mė vonė, ka qėndruar nė pozita shoviniste

    nė trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės dhe tė Metohisė” (po aty, f. 252). Pra, Enver

    Hoxha, nė vitin 1949, pasi e demaskon para Moskės Partinė Komuniste tė

    Jugosllavisė pėr pikėpamjet e saj tė kulluara shoviniste nė qėndrimin ndaj popullit

    shqiptar tė Kosovės, diku mė poshtė shkruan: “Ne mendonim se Jugosllavinė

    Demokratike Popullore dhe Partinė Komuniste tė Jugosllavisė i kemi aleatė

    besnikė dhe tė sigurt…” (po aty, f. 253). Vetvetiu lind pyetja: nė ē’mėnyrė njė

    parti komuniste, shoviniste nė qėndrimin ndaj popullit shqiptar tė Kosovės,

    siē ishte Partia Komuniste e Jugosllavisė qė gjatė luftės, mund tė shndėrrohej

    nė njė “aleate besnike dhe e sigurt” pėr Republikėn Popullore tė Shqipėrisė pas

    luftės? Pas luftės, ta quaje “aleate besnike” tė Shqipėrisė Partinė Komuniste

    tė Jugosllavisė, pas gjithė atyre krimeve qė ajo kishte kryer kundėr popullit

    shqiptar tė Kosovės qė gjatė luftės, do tė thotė qė tė ishe ose naiv, ose injorant,

    ose tradhtar. Ama dihet qė Enver Hoxha nuk ishte as naiv, as injorant. Ky fakt

    pėrbėn edhe paradoksin e dytė tė letrės sė Enver Hoxhės.

    Le tė vazhdojmė me njė tjetėr citim nga letra e Enver Hoxhės: “Ndreqja e

    kufijve tanė me Jugosllavinė, pėrmes bashkimit tė Kosovės dhe tė Metohisė me

    Shqipėrinė, do tė shėrbente nė ēdo moment si njė riforcim i Republikės Popullore

    tė Shqipėrisė. Por, nga ana tjetėr, fill pas ēlirimit, Republika e vogėl Popullore

    e Shqipėrisė, madje bashkė me Kosovėn dhe Metohinė, do tė shėrbenin si njė

    pre e lehtė pėr imperializmin dhe nė rast tė ndonjė sulmi dhe pushtimi tė

    Shqipėrisė nga ana e imperialistėve, dėmi pėr ēėshtjen e pėrgjithshme do tė

    ishte shumė mė i madh. Prandaj Kosova, duke mbetur fill pas ēlirimit nė kuadrin

    e Republikės Jugosllave, do tė rrezikohej shumė mė pak” (f. 253).

    Nė fillim tė kėtij citati Enver Hoxha thotė se Republika Popullore e

    Shqipėrisė do tė riforcohej pas bashkimit me kėtė tė fundit tė Kosovės dhe tė

    Metohisė. Por pak mė poshtė thekson se Shqipėria, bashkė me Kosovėn dhe

    Metohinė, do tė na shėrbyekeshin “si njė pre e lehtė pėr imperializmin dhe

    nė rast tė ndonjė sulmi dhe pushtimi tė Shqipėrisė nga ana e imperialistėve,

    dėmi pėr ēėshtjen e pėrgjithshme do tė ishte shumė i madh”. Sė pari, pas

    bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, kjo e fundit do tė forcohej shumė

    mė tepėr qoftė politikisht, qoftė ushtarakisht, qoftė ekonomikisht. Sė dyti,

    Enver Hoxha bie nė njė disfatizėm flagrant kur hamendėson se

    Republika Popullore e Shqipėrisė mund tė pushtohej nga imperialistėt. Diktatorėt,

    duke u kapur me dhėmbė dhe me thonj pas kolltukut vetjak, nuk besojnė

    nė forcat e pashtershme, nė energjitė dhe trimėritė e popujve tė tyre. Kėsisoj Enver

    Hoxhės na i dhembkej shpirti “shumė mė tepėr” pėr Kosovėn sesa pėr Shqipėrinė.

    Prandaj, pėr “ta shpėtuar” Kosovėn nga imperialistėt, ai e quan mė tė arsyeshme

    qė ajo tė vazhdonte tė mbetej “nėn omrellėn” e Beogradit. Sė treti, po sikur

    Republika Popullore e Shqipėrisė, sipas hamendėsimit tė Enver Hoxhės, tė

    pushtohej nga imperialistėt, ky vetė ēfarė do tė bėnte? Mos do t’i kėrkonte

    gjė Titos qė ta emėronte guvernator tė Kosovės? Sė katėrti, cilėt na qenkeshin ata

    imperialistėt qė na paskeshin hartuar plane pėr pushtimin e Shqipėrisė? Cila ėshtė

    arsyeja qė ata imperialistė Enver Hoxha nuk na i pėrmend me emra

    konkretė? Ky ėshtė paradoksi i tretė i letrės sė Enver Hoxhės.

    Le tė vazhdojmė citimin e radhės nga letra e Enver Hoxhės: “Titoja me

    larot e tij janė agjentė tė imperializmit, tė cilėt e kanė mbrehur Jugosllavinė

    nė qerren imperialiste. Ata po e shndėrrojnė Jugosllavinė nė njė burg popujsh,

    ku mbretėron terrori fashisto-hitlerian. Ēėshtja e ēlirimit tė popujve tė Jugosllavisė

    nga kjo bandė fashiste dhe nga thonjtė e imperializmit ėshtė, nė tė njėjtėn kohė,

    edhe ēėshtje e ēlirimit tė popullsisė shqiptare tė Kosovės dhe para nesh ajo

    shtrohet si njė gjė e ngutshme…Ēfarė hapash mund tė ndėrmarrė tani popullsia

    e Kosovės? Ne mendojmė se popullsia e Kosovės, e Metohisė, e Maqedonisė dhe

    e Malit tė Zi duhet tė luftojė pėr ēlirimin e vet po ashtu, siē do tė luftojnė edhe

    popujt e tjerė tė Jugosllavisė…Popullsia e Kosovės duhet ta shikojė luftėn e vet tė

    lidhur ngushtė me luftėn e tė gjithė popujve tė Jugosllavisė dhe nė kuadrin

    e Jugosllavisė, sepse, nė tė kundėrt, ajo do tė izolohet dhe do tė shtypet.

    Prandaj popullsia shqiptare e Kosovės duhet ta kuptojė se ēlirimi i saj dhe fitorja

    e tė drejtave kombėtare dhe demokratike mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet

    luftės sė saj, njėkohėsisht me luftėn e popujve tė tjerė tė Jugosllavisė”

    (po aty, f. 254, 255, 256).

    Rrjedha e ngjarjeve vėrtetoi se Jugosllavia, me kalimin e viteve, nuk u

    shndėrrua nė njė burg popujsh, ku tė mbretėronte terrori fashisto-hitlerian,

    siē i deklaron Moskės Enver Hoxha, se, nė tė kundėrt, popujt e Jugosllavisė do

    tė qenė ngritur pėr rrėzimin e Titos nga pushteti. Me siguri qė edhe vetė Enver

    Hoxha duhet tė ketė qenė i bindur se po sajonte pėr Moskėn njė gėnjeshtėr me

    brirė. Por s’kishte ē’bėnte, ashtu ia donte puna. Pėr forcimin e kolltukut vetjak,

    ai kėrkonte tė prezantohej si tepėr i zellshėm nė demaskimin e udhėheqjes

    jugosllave, e cila nė vitin 1948 doli nga tutela sovjetike. Kėsisoj Enver Hoxha jepte

    prova besnikėrie para Josif Stalinit, ustait tė regjur tė Kremlinit. Pėr hir tė sė vėrtetės,

    duhet thėnė se Jugosllavia pas luftės ishte shndėrruar nė burg vetėm pėr popullin

    shqiptar tė Kosovės dhe terrori fashisto-hitlerian mbretėronte vetėm nė Kosovė dhe

    ushtrohej me dhunė barbare vetėm ndaj popullit shqiptar tė Kosovės. Sipas letrės

    sė Enver Hoxhės, del sikur deri nė vitin 1948, kur Jugosllavia u largua nga sfera e

    ndikimit sovjetik, Kosova nuk paska pasur asnjė problem nė marrėdhėniet e saj me

    udhėheqjen shoviniste tė Beogradit. Problemet, sipas citimit tė mėsipėrm, paskan

    filluar vetėm pas prishjes sė Beogradit me Moskėn, gjė qė s’ėshtė aspak e vėrtetė.

    Pra, sipas Enver Hoxhės, tė drejtat kombėtare dhe demokratike populli shqiptar i

    Kosovės i paska gėzuar plotėsisht deri nė prishjen e marrėdhėnieve tė Jugosllavisė me Bashkimin Sovjetik. Vetėm pas kėsaj prishjeje popullit shqiptar tė Kosovės iu kėrkuaka

    nga Enver Hoxha qė tė ngrihet nė luftė pėr tė siguruar fitoren e kėtyre tė drejtave.

    Por, sipas rekomandimit tė Enver Hoxhės, lufta e popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė

    drejtat e tij kombėtare dhe demokratike nuk mund tė nisė dhe tė zhvillohet jashtė

    kuadrit tė luftės sė mbarė popujve tė Jugosllavisė pėr rrėzimin e regjimit tė Titos.

    A thua tė mos e dinte Enver Hoxha qė mbarė popujt e Jugosllavisė ishin edukuar me

    ndjenjėn e urrejtjes mė tė egėr ndaj popullit shqiptar tė Kosovės nė veēanti dhe ndaj

    kombit shqiptar nė tėrėsi, urrejtje kjo qė shovinizmi serbomadh e pati mėkuar prej

    kohėsh me shumė kujdes, duke filluar qė nga fėmijėt e djepit e deri te kreu i shtetit

    dhe i kishės shoviniste serbe? Prandaj rekomandimet qė ai i jep popullit shqiptar tė

    Kosovės pėr t’u ngritur nė luftė kundėr regjimit titist, vetėm nė bashkėveprim me

    popujt e Jugosllavisė, tingėllojnė krejtėsisht si kėshilla prej tė marri. Madje popullin

    shqiptar tė Kosovės Enver Hoxha e paralajmėron se do tė izolohet dhe do tė shtypet,

    nė qoftė se luftėn kundėr titizmit nuk e lidh ngushtė me luftėn e tė gjithė popujve tė Jugosllavisė! Ky ėshtė paradoksi i katėrt i letrės sė Enver Hoxhės.

    Diku nė letėr Enver Hoxha shkruan: “Popullsia e Kosovės nuk i zinte besė

    drejtėsisė sė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė, ndėrkohė qė niveli i ulėt politik dhe

    prapambetja e theksuar e masave, demagogjia fashiste dhe krijimi i “Shqipėrisė sė

    Madhe” e ēuan punėn deri aty, saqė shqiptarėt e Kosovės jo vetėm nuk zhvilluan

    luftė kundėr fashizmit, por, pėrkundrazi, u ngritėn kundėr luftės popullore ēlirimtare

    tė Jugosllavisė” (po aty, f. 249). Domethėnė, Enver Hoxha mendonte se populli

    shqiptar i Kosovės kishte njė nivel tė ulėt politik. Nė tė vėrtetė, populli shqiptar i

    Kosovės, nė vetėdijen e vet kombėtare, tradicionalisht, ėshtė dalluar pėr njė nivel tė

    lartė politik dhe mbarė kombi shqiptar e vlerėson me tė drejtė si ballin e nacionalizmit

    shqiptar. Prandaj sundimin e shovinizmit serbomadh ai vazhdimisht e ka pas vlerėsuar

    shumė mė tė rrezikshėm pėr mbijetesėn e vet kombėtare, sesa sundimin e pėrkohshėm

    fashist tė viteve tė luftės. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Enver Hoxha, nė letrėn e vet, thotė se “Kosova u shndėrrua nė njė rezervė fashiste dhe reaksionare” (f. 247-248). Kjo

    deklaratė e Enver Hoxhės pėrbėn paradoksin e pestė tė letrės sė tij.

    Ja edhe njė citat tjetėr: “Ēelėsi i zhvillimit tė suksesshėm tė luftės nė Kosovė dhe nė

    Metohi qėndron nė bashkimin e tyre me Shqipėrinė” (po aty, f. 257). Po si do tė bėhej e mundur lufta e popullit shqiptar tė Kosovės pėr bashkimin me Shqipėrinė, derisa Enver Hoxha rekomandonte qė kjo luftė duhej tė niste dhe tė vazhdonte vetėm nė kuadrin e

    luftės sė mbarė popujve tė Jugosllavisė pėr rrėzimin e regjimit tė Titos? A ishte e mundur

    qė popujt e Jugosllavisė tė ngriheshin e tė rrėmbenin armėt pėr rrėzimin e Titos, vetėm e vetėm se ky guxoi burrėrisht t’i kundėrvihej haptazi diktatit tė Stalinit dhe vendin e hapi me Perėndimin? Mos vallė hapi qė ndėrmori Titoja binte ndesh me interesat e mbarė popujve jugosllavė pėr t’u lidhur me Perėndimin? Veē kėsaj, mos vallė popujt jugosllavė, me luftėn e tyre imagjinare kundėr Titos, siē fantazonte Enver Hoxha, do tė synonin qė edhe populli shqiptar i Kosovės tė shkėputej nga Jugosllavia dhe tė bashkohej me Shqipėrinė? Ėndrra tė

    tilla nė diell asokohe mund tė zbavisnin vetėm fėmijėt e kopshteve. Ky fakt pėrbėn

    paradoksin e gjashtė tė letrės sė Enver Hoxhės. Se asokohe Kosova nuk mund tė shkėputej

    aq lehtė nga Jugosllavia dhe t’i bashkohej Shqipėrisė. Njė gjė e tillė mund tė realizohej vetėm pas njė vendimi qė mund tė merrnin fuqitė e mėdha nė Konferencėn e Paqes nė Paris tė vitit 1946. Madje njė rast i tillė ideal u paraqit qė para kėsaj konference, rast ky qė demaskon

    hapur tradhtinė e kulluar tė Enver Hoxhės ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Ja njė fakt tepėr domėthėnės: “Mė 16 tetor 1946, ai (Enver Hoxha - E.Y.) i bėri njė akuzė tė drejtpėrdrejtė Jakobsit, lidhur me pėrkrahjen e pretendimeve territoriale greke nga SHBA. Shefi i misionit amerikan u pėrpoq t’i shpjegonte atij se SHBA, asnjėherė, nuk kishin pėrkrahur kėrkesat

    greke pėr “Epirin e Veriut” dhe se, duke votuar pėr futjen e kėrkesės greke nė rendin e ditės

    tė Konferencės, “ne thjesht kemi ndjekur politikėn tonė pėr ruajtjen e pavarėsisė sė

    Shqipėrisė, duke dhėnė njė vlerėsim ndaj ēdo kėrkese pėr rektifikime kufitare. Kjo mund tė bėhej vetėm nė njė konferencė paqeje dhe se, duke votuar pėr futjen e kėsaj ēėshtjeje

    kufitare nė rendin e ditės sė konferencės, kjo nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton pėrkrahjen e SHBA pėr kėtė kėrkesė”. Pastaj, duke kaluar nė kundėrofensivė, Jakobsi preku njė ēėshtje delikate. Ai e pyeti Hoxhėn, se cili do tė ishte reagimi i tij, nė qoftė se Shqipėria do tė kėrkonte futjen nė axhendėn e Konferencės sė Paqes tė kėrkesės pėr rajonin e Kosovės, dhe nė rast se Delegacioni i SHBA do tė votonte kundėr sė drejtės sė Shqipėrisė pėr ta diskutuar kėtė kėrkesė nė Konferencė. “A nuk mendoni ju se, tė paktėn, kėrkesa juaj duhet tė diskutohet

    dhe tė studiohet?” - kishte pyetur Jakobsi. Kėsaj pyetjeje E. Hoxha iu pėrgjigj nė njė mėnyrė

    tė turbullt dhe mohuese. Ai i tha pėrfaqėsuesit amerikan se “kjo nuk pėrbėn njė rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kėrkesėn pėr rajonin e Kosovės nga aleatja jonė, Jugosllavia” (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranė 2002, f. 515-516). Tė njėjtėn pyetje ia drejtoi Enver Hoxhės gjatė punimeve tė Konferencės edhe pėrfaqėsuesi i delegacionit amerikan Henderson dhe Enver Hoxha i ktheu po tė njėjtėn pėrgjigje. Mė kot diplomacia amerikane, nė kontaktet e pėrfaqėsuesve tė saj me Enver
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #666
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    E shof unė, kėtu spaska njeri ndėrmend tė argumentojė me fjalėt e veta. Ka shumė llum, mllef personal, inat, subjektivizėm, propagandė false.

    Pėrveē kėtij operacionit "Shpėrthimi" asgjė me interes spo del deri tani.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  7. #667
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    Mos na i pershkruj me triumfalizma ato masakra se nuk asht me u krenu me to. Njerez te djegun gjalle ne shpija, te varrosun gjalle mbasi ia hiqnin syte me bajoneta e te tjera ekzekutime shtazarake te papame deri atehere.
    Rrenacak

    Se sa te lehte e kan pase me ata qi rrezistun e din mire Brigada e I "legjendare" e Mehmet Shehut, kure bashke me te 23-en e te 24-en iu desht me i kerku ndihme vllazenve Jugosllave me i ra mas shpine Prek Calit se per pak i lane kocat aty
    Pėr ata tė malėsisė sė madhe e ke fjalėn? Me njėsi tė vogla nga kompani deri nė batalion ishin, mos u fry kot tė pėrmendėsh emėrtime Brigadash. :P

    Pastaj ai njė rast i papritur ishte. Ata shfrytėzuan befasinė nė pritė vetėm momentin e parė. Pastaj u zhbėnė.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  8. #668
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga Dasius Lexo Postimin
    Rrenacak
    Hehe
    Bani si t'sjellshem por sa ju kundershton dikush kaloni ne fymje. Asht forca e zakonit. Kshtu jeni gatu. Kshtu kane fole paraardhesit tuj per 50 vjet e kshtu flitni edhe ju.

    Nder veprat e Enverit nuk ke si me e msu si kane ndodh ngjarjet

    Nė shkurt e mars tė vitit 1945, Kelmendi numėronte 150 burra tė pushkatuar, pa llogaritur sa shtėpi e pasuri u dogjėn e u shkatėrruan. Duhet tė theksohet se gjatė luftimeve u vranė trimat Zhuk Toma nga Broja, Kolec Uci nga Vishnjeva e Gucisė, dhe Luc Gjon Uci nga Vukli. Flaka e shtėpive tė djegura shkrumboi tė gjallė Lukė Tomėn nga Vishnjeva dhe Ded Gjon Bajraktarin nga Vukli. Me bajonetė ju nxorrėn sytė dhe e varrosėn tė gjallė Fran Zef Ucin, nga shkėmbi hodhėn Rrok Zefin dhe e varrosėn nė njė varr tė pėrbashkėt nė kodrėn e Kuklit (Kozhnja) me dy djem tė rinj Ujk Nikėn e Fran Alinė, dhe po tė gjallė varrosėn Luc Gjon Bajraktarin e Luc Gjon Rapukėn.

    Maskruan mizorisht Gjergj Qosen nga Broja, Losh Fran Bracajn nga Vukli.
    Pushkatuan gjatė rruges pėr nė Shkodėr Ded Gjon Dedėn, Gjek Selcėn, Gjergj Lul Tomėn dhe tre djemtė e Mar Bikut (Ujkėn, Nduen e Marashin), mė pas nė njė ditė tė zezė marsi, udhėheqėsin e Kelmendit, Prek CaIin, e Ded LuIash Smajlin nga Nikēi, sė bashku me 12 burra tė tjerė nga rrethi i Shkodrės. Si dhe shumė vite tė gjata burgimi, ku gjatė kryerjes sė dėnimit kanė varur nė burg Mark Gjeloshin nga Broja, Gjelosh Fran Zefin nga Nikēi, Ded Gjeloshin nga Vukli, ndėrsa pėr tė treguar tmerret nė brezat e rinj, mbijetuan pas 20 vjet burg Maē Luca dhe Prel Tom Smajli, qė u arratisė4n nga burgu pėr jashtė Shqipėrisė.


    Pėr ata tė malėsisė sė madhe e ke fjalėn? Me njėsi tė vogla nga kompani deri nė batalion ishin, mos u fry kot tė pėrmendėsh emėrtime Brigadash. :P
    Enver Hoxha:
    "Nė Shkodėr, Koplik, Dukagjin, Vermosh, Mirditė, Kukės, Burrel, Dibėr, pushteti ynė ėshtė i pabazė dhe nuk simpathizohet nga populli i kėtyre anėve. Mendoj: Me forcat e Korparmatės 3 tė shkelim ēdo pėllėmbė tė kėtyre rretheve qė pėrmenden mė sipėr, ku duhet tė zhdukim e ta asgjesojmė ēdo forcė reaksionare tė organizuar ose jo, t'i ēarmatosim krejtėsisht tė gjithė pa pėrjashtim, tė mobilizojmė e tė organizojmė kėdo qė ka moshėn 18-35 vjeēare. Pėrsa mė lart, urdhėroj: Tė goditen nė mėnyrė tė menjėhershme dhe tė asgjesohen tėrėsisht forcat e Preng Calit. Ēdo rezistencė e popullit tė Vermoshit dhe e zonave pėrreth tij i duhet pėrgjigjur me gjithė forcėn…Fillimisht tė bėhet thirrje e nėse ka ndonjė rezistencė, tė ushtrohet forcė e dhunė deri nė pushkatimet pa gjygj…Tė organizojmė e tė ngrejmė kudo pushtetin tonė, duke vėnė njerėzit tanė dhe duke shkarkuar ata qė janė…"

    (AQU, D.91/1nr.13)

    Pastaj ai njė rast i papritur ishte. Ata shfrytėzuan befasinė nė pritė vetėm momentin e parė. Pastaj u zhbėnė.
    Nuk ishte e papritun se i kishin paralajmeru perpara: "mos hajdeni ktej se nuk dona vllavrasje". Por per t'kuqt nuk ishte vllavrasje se vlla kishin shkjaun

  9. #669
    Aty afer...
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Ne shqypni dhe ne trojet shqyptare kudo, nuk ka pas lufet kunder okupatorit, por ka pas lufet per pushtet dhe riokupim te trojeve shqyptare. Partizanet shqyptar te udhehequn nga te dy hoxhet ishen argati titos dhe jugosllavis , rusis. Brigadat enveriste ne ndihem te jugosllave ne Kosove,Iliride e kudo ne trojet shqyptare nuk e kan zhvillua asenji lufet me gjermanet, pase 44-45 nuk ksihte gjerman, por shpiret shitunit kuqalosh nen masken gjoja lufet kunder okupatorit iu turren shqyptareve basheke me shkiet e jugosllavis, i lan me gjak ato treva dhe masakruan ate popull te shum vuajtun.
    Nuk keni me forece per ta ndale te verteten per te mos dale ne drite.





    Ku je i dashtun vlla prej verit t’Shypnis? Lum Shypnia qi ka burra t’ngritun si puna jote.

    Ju Shqipėrisė, nė njė kohė mund t’i merrnit erė vetėm andej kufirit falė oficerėve grek e serbo-malazez tė UDB-sė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pirroja1 : 13-08-2010 mė 10:15

  10. #670
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    pirro, plaku te keshillon dhe keshtu thjeshete, ka aredhe koha edhe ti me nji taborr te vogel qe jeni mbete akoma nen dehjen e idologjis mashtruese, me u kethjell, me thirre mendjes , te pendoheni per te keqijat qe jau kan imponu dreqnit e medhaj, sot ne kete kohe ska kupetim me njeri te mbetet argat i dreqit. qysh po te shef plaku ty, akoma mendon s emerresh em gjueti shtrigash!
    Permbaju temes o Pirro1,

Faqja 67 prej 93 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •