Përgjigje Dias10
Këtu në këtë temë diskutohet vetëm çështja e Luftës Patizan, për UNÇSH dhe rolin e saj hitorik. Pikat që ti i ke cituar janë tema të veçanta dhe secila prej tyre mund të zhvillohet më vete e të shpjerë në debate pa fund. Edhe unë kam pakënqësitë e mia në lidhje me Diktaturën e Proletariatit, por nuk mendova që këtu është vendi. Mos kujto që unë jam Enverist i flaktë. Unë nuk gjykoj, thjeshtë analizoj.
Megjithatë, meqë ti ke bërë komente të bollshme, edhe unë po i lejoj vetes që duke mos dalë nga tema e luftës të them nja dy mendime të miat.
Pika 1
Lufta nacional çlirimtare për vetë kohën dhe rrethanat në të cilat zhvillohej nuk mund të ishte e ndarë nga revolucioni shoqëror. Shumë gjëra ndryshuan në gjithë Evropën. Për Shqipërinë ndryshimet ishin shumë të thella për vetë prapambetjen e skajshme që kishte vendi. Nuk është nevoja t'i marrim të gjitha me radhë.
Padyshim që nga kjo vorbull e madhe vende vende u dogj edhe i njomi me të thatin. Mos harrojmë që në revolucionin francez ikën 20.000 koka në Gijotinë.
Pika 2
Nuk e di sa njohuri ke për ngjarjet e pasluftës, por çdo njeri që ka lexuar ose jetuar ato vite e di mirë rrezikun që na kanosej nga Greqia bashkë me Anglinë e Amerikën. Në të shkuarën fuqitë e mëdha nuk e patëm problem ta sakrifikojnë Shqipërinë (lidhja e prizërenit), pse do ta kishin tani që ishin më të forta se kurrë????
Pika 3
Pushtimi imagjinar???? Shkurt:
. Koreja (1950–53) - shesh beteje;
. Izraeli (1973) - shesh beteje;
. Vietnami (1955 - 1975) - shesh beteje;
. Afganistani (1979 - 1988) - shesh beteje.
. Bosnja (1992 - 1995) - shesh beteje
. Kosova (1997 - 1999) - shesh betej e sa, e sa të tjera
Këto luftra nuk janë imagjinare dhe për më tepër me sa duket superfuqitë se kanë hiç problem që t'i sakrifikojnë shtetet më të dobta apo edhe t'i pushtojnë vetë drejtëpërdrejt.
Pika 4
Problemi i Kosovës nuk filloi në 1940 dhe as nuk do zgjidhej në 1945. Atë nuk do ta zgjidhnin as Gjermanët (naivitet) e as Tito me Enverin e as UNÇSH, veçanërisht në një kohë që Jugosllavia (6 shtetete, 1.000.000.000 ushtarë (UNÇSH - 70.000 ushtarë) kishte dalë fitimtare nga lufta. Atë do ta zgjidhnin vetë Kosovarët dhe kjo do të ndodhte në një kohë të përshtatshme kur tashmë Serbëve tu kishin rënë pendët, siç edhe ndodhi. Por, në mënyrë që Kosovarët të kishin bythë të kërkonin të drejtat e tyre brenda Jugosllavisë, duhej që të kishin mbështetje nga toka mëmë. Këto gjëra nuk bëhen tak- fak.
Pika 5
Fitoret janë relative. Ka shumë hapsirë për të debatuar këtu. Sidoqoftë, për t'ju përmbajtur temës së luftës do them se UNÇSH dhe lufta e saj bëri që Shqipëria të kishte zërin të ulëriste lart e poshtë për të drejtat e saja. Këto gjëra nuk i bën dot kur je nga ana e të humburve.
Për Hen-Ri
O shoku. Qetësohu! Dhiti të gjithë, edhe gjyshin tënd po deshe bashkë me Enverin dhe Nexhmien nëpër galile. Ç'taksirat kemi ne të tjerët të ndjejmë erën e keqe???
Për Darius
Është e pamundur të debatosh dhe të argumentosh me dikë që flet nga pozita e të vuajturit. Në këtë rast unë vetëm mund të them se sinqerisht më vjen shumë keq për familjarët e tu dhe muhabeti ynë mbyllet këtu.
Siç thotë populli "nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit"
Edhe pse unë kam shumë rezerva dhe kritika për regjimin Diktatorial "Komunist" dhe për këtë mund të debatoj gjithë ditën, ty mund vetëm të të uroj një jetë sa më të lumtur e të zezat që i gjete nga ai regjim mos tu përsëritshin në këtë që kemi tani.
Krijoni Kontakt