Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 189
  1. #161
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Përgjigje Dias10

    Këtu në këtë temë diskutohet vetëm çështja e Luftës Patizan, për UNÇSH dhe rolin e saj hitorik. Pikat që ti i ke cituar janë tema të veçanta dhe secila prej tyre mund të zhvillohet më vete e të shpjerë në debate pa fund. Edhe unë kam pakënqësitë e mia në lidhje me Diktaturën e Proletariatit, por nuk mendova që këtu është vendi. Mos kujto që unë jam Enverist i flaktë. Unë nuk gjykoj, thjeshtë analizoj.

    Megjithatë, meqë ti ke bërë komente të bollshme, edhe unë po i lejoj vetes që duke mos dalë nga tema e luftës të them nja dy mendime të miat.

    Pika 1

    Lufta nacional çlirimtare për vetë kohën dhe rrethanat në të cilat zhvillohej nuk mund të ishte e ndarë nga revolucioni shoqëror. Shumë gjëra ndryshuan në gjithë Evropën. Për Shqipërinë ndryshimet ishin shumë të thella për vetë prapambetjen e skajshme që kishte vendi. Nuk është nevoja t'i marrim të gjitha me radhë.
    Padyshim që nga kjo vorbull e madhe vende vende u dogj edhe i njomi me të thatin. Mos harrojmë që në revolucionin francez ikën 20.000 koka në Gijotinë.

    Pika 2

    Nuk e di sa njohuri ke për ngjarjet e pasluftës, por çdo njeri që ka lexuar ose jetuar ato vite e di mirë rrezikun që na kanosej nga Greqia bashkë me Anglinë e Amerikën. Në të shkuarën fuqitë e mëdha nuk e patëm problem ta sakrifikojnë Shqipërinë (lidhja e prizërenit), pse do ta kishin tani që ishin më të forta se kurrë????

    Pika 3

    Pushtimi imagjinar???? Shkurt:

    . Koreja (1950–53) - shesh beteje;
    . Izraeli (1973) - shesh beteje;
    . Vietnami (1955 - 1975) - shesh beteje;
    . Afganistani (1979 - 1988) - shesh beteje.
    . Bosnja (1992 - 1995) - shesh beteje
    . Kosova (1997 - 1999) - shesh betej e sa, e sa të tjera

    Këto luftra nuk janë imagjinare dhe për më tepër me sa duket superfuqitë se kanë hiç problem që t'i sakrifikojnë shtetet më të dobta apo edhe t'i pushtojnë vetë drejtëpërdrejt.

    Pika 4

    Problemi i Kosovës nuk filloi në 1940 dhe as nuk do zgjidhej në 1945. Atë nuk do ta zgjidhnin as Gjermanët (naivitet) e as Tito me Enverin e as UNÇSH, veçanërisht në një kohë që Jugosllavia (6 shtetete, 1.000.000.000 ushtarë (UNÇSH - 70.000 ushtarë) kishte dalë fitimtare nga lufta. Atë do ta zgjidhnin vetë Kosovarët dhe kjo do të ndodhte në një kohë të përshtatshme kur tashmë Serbëve tu kishin rënë pendët, siç edhe ndodhi. Por, në mënyrë që Kosovarët të kishin bythë të kërkonin të drejtat e tyre brenda Jugosllavisë, duhej që të kishin mbështetje nga toka mëmë. Këto gjëra nuk bëhen tak- fak.

    Pika 5

    Fitoret janë relative. Ka shumë hapsirë për të debatuar këtu. Sidoqoftë, për t'ju përmbajtur temës së luftës do them se UNÇSH dhe lufta e saj bëri që Shqipëria të kishte zërin të ulëriste lart e poshtë për të drejtat e saja. Këto gjëra nuk i bën dot kur je nga ana e të humburve.

    Për Hen-Ri

    O shoku. Qetësohu! Dhiti të gjithë, edhe gjyshin tënd po deshe bashkë me Enverin dhe Nexhmien nëpër galile. Ç'taksirat kemi ne të tjerët të ndjejmë erën e keqe???

    Për Darius

    Është e pamundur të debatosh dhe të argumentosh me dikë që flet nga pozita e të vuajturit. Në këtë rast unë vetëm mund të them se sinqerisht më vjen shumë keq për familjarët e tu dhe muhabeti ynë mbyllet këtu.

    Siç thotë populli "nuk përmendet litari në shtëpinë e të varurit"

    Edhe pse unë kam shumë rezerva dhe kritika për regjimin Diktatorial "Komunist" dhe për këtë mund të debatoj gjithë ditën, ty mund vetëm të të uroj një jetë sa më të lumtur e të zezat që i gjete nga ai regjim mos tu përsëritshin në këtë që kemi tani.

  2. #162
    Jo nuk flas nga pozita e te vuajturit. Deri diku personalisht i shpetova persekutimit per arsye te ndryshme. Faji me demek ju vu Koci Xoxes dhe persekutimi mbaroi ne ate moment (de juro). Une po tregohem thjesht objektiv duke te te keshilluar qe te shohesh te dyja anet e medaljes. Sic e thashe, nuk jemi ne qe e bejme historine. Ajo ka ndodhur. Ne kemi vetem per detyre ta mesojme sic eshte e vertete dhe jo e sajuar.

  3. #163
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Jo nuk flas nga pozita e te vuajturit. Deri diku personalisht i shpetova persekutimit per arsye te ndryshme. Faji me demek ju vu Koci Xoxes dhe persekutimi mbaroi ne ate moment (de juro). Une po tregohem thjesht objektiv duke te te keshilluar qe te shohesh te dyja anet e medaljes. Sic e thashe, nuk jemi ne qe e bejme historine. Ajo ka ndodhur. Ne kemi vetem per detyre ta mesojme sic eshte e vertete dhe jo e sajuar.
    Yyyyyyyyyyy, po ti fol a derbardhë. Po ti po pate thënë Koçi Xoxe, ke thënë shumë gjëra që në thelb nuk kanë lidhje direkte me Enverin. E dimë se kush ishte Koçi Xoxe. E dimë brutalitetin e tij, lidhjen me Jugosllavët, të tëra të zezat e atij njeriu. E dimë se sa njerëz të mirë kanë ikur pë dhjam qeni prej tij, këtë edhe vetë Enveri e ka pranuar.

    Nuk thua shyqyr që Enveri u tregua më dinak se Koçi dhe e hoqi qafe. A i mendon dot pasojat po të kishte fituar klika e Koçit??? Pse i fut Enverin dhe Koçin në një thes? A mund të thuhet që Koçi ishte shok i Enverit apo edhe njeri pozitiv??? A mund të krahasohet Enveri me Koçin??? Në asnjë mënyrë.

    Nëse ti disponon dokumente, fakte apo ndonjë libër që vërtetojnë të kundërtën e asaj që është shkruar në librat e kohës së komunizmit, mi thuaj dhe mua se dua t'i lexoj.

    Unë lexova librin "Enveri dhe 4 ditët e Beratit", nga Luan Malltezi gja me pretendimin se nxirrte në shesh të palarat e Enverit. Hiç asgjë. Dokumentet që nxirrte ai vetëm sa vërtetonin atë që kishte shkruajtur Enveri.

    I hodha një sy atyre dy librave që gja edhe këta demaskojnë Enverin, po hiç, asnjë fakt, asnjë dokument, vetëm aludime dhe interpretime subjektive.

    Lexova Fischerin (Shqipëria në luftë 1939 - 1945) po ky dukej qartë që nuk dispononte asnjë dokument për luftën partizane. Bë hesap, ka shkruajtur që për luftën e Tiranës i vetmi dëm që është bërë, është një vrimë në murin e Pallatit të Brigadave nga një Avion Anglez. Ça t'i thuash këtij, nuk ka parë as fotot.

    U takua ky Fischeri me Kadri Dingun, një nga historianët e shquar të LNÇ, tek sheratoni (Fevziu ishte përkthyes) dhe ky i fundit ia hedh poshtë me fakte të gjitha mufkat që ka shkruar . Fischeri i kërkon falje dhe justifikohet që nuk kishte dokumente se veteranët nuk më qasën, të nesërmen boton një artikull në të cilin ndreq gabimet e shkruara në libër, por libri tashmë kishte dalë në shtyp. Si përfundim, ku të bazohem unë për të marrë informacionin më të saktë????

  4. #164
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Dasius Lexo Postimin

    Pika 1

    Lufta nacional çlirimtare për vetë kohën dhe rrethanat në të cilat zhvillohej nuk mund të ishte e ndarë nga revolucioni shoqëror. Shumë gjëra ndryshuan në gjithë Evropën. Për Shqipërinë ndryshimet ishin shumë të thella për vetë prapambetjen e skajshme që kishte vendi. Nuk është nevoja t'i marrim të gjitha me radhë.
    Padyshim që nga kjo vorbull e madhe vende vende u dogj edhe i njomi me të thatin. Mos harrojmë që në revolucionin francez ikën 20.000 koka në Gijotinë.

    Pika 2

    Nuk e di sa njohuri ke për ngjarjet e pasluftës, por çdo njeri që ka lexuar ose jetuar ato vite e di mirë rrezikun që na kanosej nga Greqia bashkë me Anglinë e Amerikën. Në të shkuarën fuqitë e mëdha nuk e patëm problem ta sakrifikojnë Shqipërinë (lidhja e prizërenit), pse do ta kishin tani që ishin më të forta se kurrë????

    Pika 1: Cilësoje mirë -> Në kohën e Jakobinëve, (para-ardhësve) derisa ia këputën kokën vetë atij "të-pakorruptueshmit" sadist që ishte në majë dhe që krijoi këtë numrin që thua. Shembull për Leninin ky i joti për terrorin e kuq, nuk është aspak "ngjarje në histori që i bën francezët të ndjehen krenarë".

    Pika 2: A mund ta rikujtosh historinë e Kroacisë dhe Sllovakisë? KUR lindën si shtete?

    Po sot, a ekzistojnë ... më?
    Prektora

  5. #165
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin

    Në kohën e Robespierit më duket.
    Po kush po thotë mo vlla që duhet me qenë krenar??? Kjo është jeta, kështu ka ndodhur rëndom në të gjitha ndryshimet e mëdha shoqërore, duam apo sduam ne. Ku më pak, ku më shumë.

    Pika 2

    Çlidhje kanë Kroacia me Sllovakinë?

    Sllovakia ka fituar dy herë pavarësinë. Një herë nga Austro-Hungaria në 1918 dhe një herë nga Çekosllovakia në 1993. Po ashtu edhe Kroacia 1918 dhe 1991. Ku lidhen këto fakte me Pikën 2????

  6. #166
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Sepse Kroacia dhe Sllovakia, në ndryshim nga ajo që thua ti, si shtete juridikisht të pavarura u krijuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Versaja nuk u la kohë të shpëtonin nga bashkimi me Çekinë dhe nga mbretëria e bashkuar kroato-slloveno-serbe Jugosllavi, sepse u duheshin Francës si kordon sanitar anti-bolshevik dhe anti-gjerman.

    Pra, u krijuan asokohe dhe..

    ekzistojnë dhe sot.
    Prektora

  7. #167
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    Citim Postuar më parë nga darwin Lexo Postimin
    Sepse Kroacia dhe Sllovakia, në ndryshim nga ajo që thua ti, si shtete juridikisht të pavarura u krijuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Versaja nuk u la kohë të shpëtonin nga bashkimi me Çekinë dhe nga mbretëria e bashkuar kroato-slloveno-serbe Jugosllavi, sepse u duheshin Francës si kordon sanitar anti-bolshevik dhe anti-gjerman.

    Pra, u krijuan asokohe dhe..

    ekzistojnë dhe sot.
    Hehehehehehe, o ça gallate . Paj zotin, lexoje mirë historinë dhe hajde debato. Sdo rri unë të të bëj leksione elementare ty.

  8. #168
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Mirë e ke dhe të falenderoj. Tani, më trego të lutem se ku mund të lexoj materiale rreth ushtrisë gjermane që paska vjedhur në Shqipëri (siç lexova më lart, diku në një nga shkrimet e tu vezulluese)? Pastaj edhe ndonjë material për terrorin masiv që e përdornin si raprezalje (se kuptohet që ushtarakisht nuk kishin ç'u bënin barinjëve partizanë) kundër popullsisë së gjorë (nëse je aq i mirësjellshëm)? Unë di vetëm atë shembullin e grave të fshatit që dilnin për të prerë dru në pyll dhe fshehurazi veprimtarisë së pandërprerë vëzhguese nga ana e Abwehr, gjithsesi arritën tu çonin çorape leshi partizanëve dhe tu shpëtonin terrorit që Wehrmacht praktikonte anë e mbanë në Shqipëri (sa qejf kur nuk rresht së lëçituri e mësuari). Këtë e kanë bërë dhe film madje (marrë nga ngjarje reale). A je në dijeni dhe ti për këtë që po përmend unë?
    Prektora

  9. #169
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288

    Wink

    Qyqja plako. Po ti qeke numër!

    Po si ta thotë mendja ty? Ja ta zëmë se nuk është shkruar gjëkundi. Gjermanët, autorët e holokaustit, pushtuesit e gjithë Evropës, nismëtarët e luftës së 2 BOTËRORE, ushtria që do formonte Perandorinë që do zgjaste 1000 vjet, që shkrumbuan Rusinë, që bombarduan Londrën e bën pluhur, në tërheqje e sipër, kur furnizimet po pakësoheshin dhe gjendja ishte bërë kritike, do sakrifikonin pulat dhe derrat e katundarëve Shqiptarë? Do ruanin vlerat kulturore të fshatrave tona të stërlodhura? Apo do u hante meraku për mirëqënien e popullit tonë trim e krenar?

    Pastaj, për më tepër, Gjermanët nuk ishin të vetmit që vidhnin, Ballistat ishin hajdutët më të pnagopur dhe ça vidhnin e konsumonin direkt. Gjë që në Shqipëri është përsëritur edhe rishtazi. Sa herë që Partizanët i rrethonin Ballistat, këta iknin nga sytë këmbët dhe nga mbrapa linin gjithçka kishin zhvatur lart e poshtë, mushka, viça, dele, pula, derra, plaçka e deri kukulla fëmijësh. Bë hesap ti!

    Po të marrim parasysh se ça hajdutësh ka këtu, këto histori nuk janë shumë të vështira për tu besuar.

  10. #170
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    aaa, e paske fjalën për këtë Institutin e Studimeve të Mirëfillta e të Thelluara Historike:

    ky zakonisht funksiononte edhe me gjëra që nuk ishin shkruar gjëkundi
    Prektora

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •