Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga me te bukurat poezi qe kam lexuar, mes te bukurave te tjera te penes tende, mik. Urime!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Nga me te bukurat poezi qe kam lexuar, mes te bukurave te tjera te penes tende, mik. Urime!
    Faleminderit MOndi !
    Eshte pak nga e tera jeta feminore, dhe perhere gjejme pak vete ne ditet e saj, edhe pse mendojme se jemi te rritur, perseri atje, ndjehmi te lire , ndjehemi njerez...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Nje pune e thjeshte interpretative per te pershendetur te gjithe miqte dhe dashamiresit e fjales poetike.
    Ndiqeni kete link



    Miqesisht, Genti

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    Nje pune e thjeshte interpretative per te pershendetur te gjithe miqte dhe dashamiresit e fjales poetike.
    Ndiqeni kete link

    http://www.youtube.com/watch?v=OXVS8oGczZk

    Miqesisht, Genti
    E dėgjova dhe e lexova. Njė poezi e arrirė artistikisht dhe e krehur bukur gjuhėsisht.

    Tė pėrgėzoj sinqerisht!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    Portretin tend e njoh dhe neper fjale,
    mbi male dhimbjesh, shkaktuar termet,
    rrenojave te kohes, shpirti, mbetur gjalle,
    drejt te ardhmes fluturon, shigjete.

    cdo poet,- idashur,- drite mban ne duar,
    mbi dhimbjet e veta, lekundet, si gjeth,
    nga mesjeta, mbi vargje shtegtuar,
    qiejve te kujteses, shpeshe kullot e bredh.

    shemetit e kohes, syrit lane vrage,
    ne shpirt glob' i lotit na ka roberuar,
    nuke di...me shpirtin tere plage
    na pranon e ardhmja... te gjymtuar?!

    neper "Blica krismash" ti, me erdhe sonte,
    thelle qenies, te pres, si shok,si mik,
    nga larg...mallin te shtroj per mikpritje,
    te shmallemi pak caste, pastaj te le...ik... Xh. Gora Boston 4. 11. 2010

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs889.snc4/72264_1563362055398_1575776226_1314401_486460_n.jp g


    Nė Facebook, kuptova se miku ynė Gentjan BANAJ, pėr pėrmblehjen "Ikona tė thyer", ėshtė shpėrblyer me ēmimin letrar "SEREMBE"...
    S'ka shansė teorike qė vlerat e njėmendėta, tė mos vlerėsohen nga ata qė i kuptojnė vlerat dhe vlerat tė mos ngriten aty ku edhe e kanė vėndin...
    Gentjanit, i uroj ēmimin e fituar, duke shpresuar se do fitoj edhe ēmime tė tjera - e meriton...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 05-11-2010 mė 05:16

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anėtarėsuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovė
    Postime
    214
    Gentianit pėrzemėrsisht e pėrgėzoj pėr ēmimin e fituar "SEREMBE", duke i dėshiruar qė tė i fitoj edhe shumė ēmime tė tjera, meqenėse ai kėtė edhe e meriton...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc4/hs889.snc4/72264_1563362055398_1575776226_1314401_486460_n.jp g


    Nė Facebook, kuptova se miku ynė Gentjan BANAJ, pėr pėrmblehjen "Ikona tė thyer", ėshtė shpėrblyer me ēmimin letrar "SEREMBE"...
    S'ka shansė teorike qė vlerat e njėmendėta, tė mos vlerėsohen nga ata qė i kuptojnė vlerat dhe vlerat tė mos ngriten aty ku edhe e kanė vėndin...
    Gentjanit, i uroj ēmimin e fituar, duke shpresuar se do fitoj edhe ēmime tė tjera - e meriton...

    MIqte e mi Agim dhe Xheladin !
    Ju falenderooj perzemersihst per urimet dhe dashamiresine tuaj.
    Ju jam mirenjohes pper fjalen tuaj bujare.

    Cmimi Letrar "Serembe" ishte nje befasi dhe nje kenaqesi njeheresh per mua.
    Ndoshta , poezia nuk kerkon shume nga koha dhe nga vrulli i jetes, pak mirenjohje, nje fjale te ngrohte , dhe gjithe me pas merr dimensione te reja.

    Une, isha i njoftuar si nje pjesemarres ne aktivitet, dhe nderkohe nuk e diaj qe Prof. Sali Bashota e poeti Engjell Berisha kishin dhene nominimin tim per ta fituar kete cmim.
    festivali "serembe" eshte festival dinjitoz per nga forma dhe pesha e tij, dhe kjo me ben dyfish te lumtur.

    Me nje fjale, e njeriu s`eshte me i vetmuar.
    Me nje mik, dhe koha nuk mund ta sfidoje.
    Ju faleminderit.

    Perzemersishtt, miku juaj, Genti

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188

    Ma-ja...Tregim ( me te cilin u praraqita ne konkursin albasoul)

    Ma-ja


    Spitalin e zuri mbrėmja . Si ēdo objekt tjetėr me korridore dhe hapėsira tė ngushta, iu deshėn dritat artificiale qė ta ndriēonin. Errėsira strukej nė ēdo qoshe, ku drita e neonėve nuk mund tė hynte. Nata e pandriēuar
    e qiellit nuk jepte asnjė shpresė pėrmes yjesh dhe hėna ishte larg nga ditėt e saj tė shkėlqimit.

    Pas kaq ditėsh, isha familjarizuar me zbrazėtinė dhe tingujt po kaq bosh tė kėtyre koridoreve. Tymosja cigare e shihja tufa njerėzish qė hynin vrulltazi pa trokitur. Pas pak minutash, bėnim shoqėri tymi e shtėllunga mėrzie me duhan nė tė njėjtin vend.
    Gojėt ishin gati tė filloni vajin e tyre tė shfryrjes. Shtresime tė pafundme shqetėsimi dėgjoja ankueshėm gjithandej. Dhe si ēdokush qė dėgjon shumė, por i dhemb vetėm halli i vet, mėrmėrisja “ē`ti bėsh, kur tė zė….” !
    “Spitalet janė parafjala e ferrit, - i thashė njė mesoburri nė kohėn tymosjes, -nė dyert e tyre, gjen pėrherė nga njė fillim tė njė fundi.”
    Shoqėruesi i mėrzisė dhe i tymit mė pa nė heshtje, dhe krejt i zhytur nė mendime m’u pėrgjigjej me njė pyetje. Mė pyeti se ē`punė bėja...
    -Jam mėsues, - i thashė.
    Reagimi i tij qe vinte nga pėrzierja e habisė me absurdin, mė bėri tė qeshja. Si pėr t`u siguruar, mė ripyeti:
    -Vėrtet, mėsues?!
    -Kėshtu kam punuar deri tani, - i thashė. -Mė tutje nuk e di.
    Doja qė t`i vija fre tė qeshurit tim, pasi kisha njė periudhė relativisht tė gjatė nė spital e ngjaja me njė ferrėtar i dalė nga skėterrat e xhehnemit me mjekrrėn qė mė ishte dėndėsuar. Vetullat e kėrleshura bėnin shoqėri me xhoket tė hedhura njėra mbi tjetrėn, pėr tė pėrballur temperaturat e ulta tė natės.
    Ai heshtte meje. Dėgjohej vetėm thithja dhe nxjerrja e tymit.
    Pastaj krejt papritur nisi tė mė tregonte, si pėr tė dalė nga sehiri ku kishte rėnė tymbiseda. Mė tregoi pėr humbjet dhe fitoret e tij, pėr vuajtjet e jetės. Pak nga pak tempi i bisedės ra, deri sa citoi me vetullat ngritur se jeta jashtė kėtyre dyerve kishte njė lumturi dhe liri tė paskajshme...

    Ditėt filluan t`i ngjanin njėra-tjerės dhe unė u bėra si shtėpisė me situata tė tilla. Me pritjet, shfryrjet, telefonatat, pėrjargiet e vajtueshme... Dhe deri tek lamtumira e pėrqafimet me tufa urimesh, “tė mos shkelėsh mė nė kėto varre tė pakallura”.
    U mėsova pothuajse me tė gjitha. U mėsova dhe me atė grua tė pakėt me shtat tė ērregullt qė zbriste e ngjitej gėzueshėm nė shkallaret e boshta me jehonė zbrazėtie.
    Ajo, me sytė e dukshėm tė hetonte me ngulm, sikur tė peshonte, e mė pas interesi i shikimit tė saj tymosej e ngjitej drejt natės pa yje e hėnė, qė ishte simbolika e kėtyre pragmorteve mbrėmjesore.
    Duket se ndonjėherė spitalet janė liri pėr ata qė nuk duan kufizime e rregulla nė jetė. Pėr burrat, mund tė jetė dehje e aprovuar qė nė prag. Pėr fėmijėt, si nė rastin e djalit tim, ishte lumturi qė do tė shtrihej e vraponte nėpėr koridore pa bėrė detyrat e angaritė e tjera shkollore.
    Pėr atė grua...!?
    ....................................
    Qėllonte qė e shihja me njė fėmijė tė verdhė nė fytyrė dhe qė dėneste ankueshėm, teksa nervozizmi i saj e zvarriste ngutshėm, Telefoni i binte papushim si njė kambanė lavdimadhe qė e tėrhiqte drejt ekstremeve .
    Dhe ajo ikte! Ikte mesnatave, mesditave, herė duke zvarritur dėnesėn e fėmijės, dhe herė tė tjera duke dėgjuar gjysmėn e tij qė fshihej tek dera e lutej, “o ma...!”. Dėnesa dukej nė hapėsirėn e kėmbėve tė saj tė ikura si njė pinjoll rastėsor midis epshit dhe nėnės.
    Ikte, nxitimthi e gėzueshėm me dėnesėn! Me telefonin ne vesh.Me kukurizmat dhe pėshpėrimat e pafundme mes hapave, mes kėmbėve tė saj.
    Djali qante tek dera me njė lodėr tė thyer nė dorė, deri sa ajo shfaqej po pėrsėri gėzueshėm me po tė njėjtin ritėm bisede telefonike dhe jehonėn tymtė tė korridoreve.
    Njerėzit venin e vinin. Unė prisja e pėrcillja si i punėsuar pėr tymosur e tė pėshpėrisja, “Ē`ti bėsh...kur tė zė...halli !”
    Telefoni gjėmonte kambanash. Gjysmėlodra e verdhė dukej qė qante nga hapėsira boshe mes kėmbėve tė saj.
    Ajo vente e vinte me axhendėn e takimeve tė mbushur deri nė babėzi.

    Gjysmėlodrėn e zinte gjumi nė pllakat grizeza tė spitalit, sepse s`kishte mė forcė tė ngjitej nė shtratin e lartė.
    Sa herė mesnatave e ngrija pėr nė shtrat, ai lidhej ēuditshėm pas trupit tim, si nga frika e njė pėrplasjeje apo e njė vėrvitjeje mbi shtroje. Njėherė pėshpėriti, “ma”. Dhe kjo gjysmė-ma-je e thėnė nga ai, mė bėri tė lėshoja pėshpėrima tė ēuditshme! Madje, teksa u bėra gati ta fyeja si tė pėrdalė dhe kurvė, u ndala e thashė se ajo ishte nėnė, ma-ja e tij.
    Infermieret mė shihnin me habi kur ai i bėnte injeksionet vetėm i lidhur pas trupit tim e donte tė flinte nė krahėt e mi.

    Djali ēirrej teksa ajo pėshpėriste gėzueshėm atė copėz pritjeje tė gjatė nga sėmundja e tij! Ai ēirrej i pafuqishėm dhe i verdhė nė derėn e dhomės. Ajo pėshpėriste gėzueshėm nė kambanėn e saj, se ishte pėrsėri nė spital dhe do tė rrinte ca javė. E pėshpėriste gėzueshėm me kėmbėt qė vraponin pas tingujve tė epshėm tė telefonit. Dhe kjo, nga pritja e saj e gjatė pėr tė ardhur nė liri, ngaqė ai, lodra e verdhė qė ajo zvarriste, nuk ishte sėmurur kėto kohė.
    Kjo mossėmundje e tij, pėrkthehej pėr tė , pamundėsi pėr takime .Pamundėsi pėr tė larguar lodhjen e jetės sė saj boshe .Vitet dhe koha e kishin bėrė plagė takimesh e ndarjesh, e tashmė me njė barrė tė re, me dikė qė i pėshpėriste sėmundshėm nė kraharor, “ ma....”.
    E kjo qėnėsi jo e plotė prej nėne, pėshtillej i drobitur rreth kėmbėve tė saj, bashkė frymėt e dehura mesnatave tė ndezuara nga orgazmat.
    Ajo ikte !
    Ndonjėherė shpupuriste ondet e mėdha tė flokėve me gishta e fluturonte.
    Fėmija flinte nė stolin e tymosjes me mua dhe dihaste frikshėm gjysmėfrymėsh tė mbetura nga nėna dhe babai i panjohur.
    Kambana vinte errshėm , pėr tė ikur pėrsėri me tė njėjtin tingull pas shpine dhe me tė njėjtėn hije tė zbehtė qė i ngjitej nėpėr kėmbė.
    Pėshpėrimat e saj njehsoheshin pas tė verdhės me rėnkimet e kambanės si orgji e radhės, nėn tė njėjtin qiell qė s`kishte asnjė yll! Dhe ndoshta mė vrullshėm. Ndoshta , deri nė shtrimin tjetėr nė spital , gjysmė-maja duhet ta heshtte kambanėn, e hėna duhet kalonte nxitimthi ciklet mujore mes hapave tė etur tė kėmbėve tė saj.
    ……..
    Unė vazhdoja tė thelloja miqėsinė me tė sapoardhurit, me tė ikurit, me pritjet, me orarin e injeksioneve, turnet e mjekėve, ftohtin……errėsirrėn e gjatė dimėrore .
    Spitali, i shtrirė nga lindja nė pėrėndim mbi kodrėn e qytetit, tymoste flunė e natės nė ēdo qoshe ku nuk arrinte drita e neonėve.
    __________________

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    "Kur jam me ty", nga cikli 'Maria e kalter", vellimi poetik "IKONA TE THYERA", Gentjan Banaj.

    PS: Fjala e saj fundit qe ende rendon mbi shpirtin e lodhur te drames poetike...

    https://plus.google.com/106221437472675808567/posts

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Viktima, perdhunuesit, Prokurori..
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 30-05-2008, 01:51
  2. Gentian Marku, marinsi qė ra heroikisht nė Irak
    Nga Leandra nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 09-11-2007, 05:28
  3. Prokuroria, 1.5 vjet burg pėr Luiza Hoxhėn
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 00:54
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  5. "Trimat" e Arta Dades vrasin ne mes te dites.
    Nga Tironsja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2003, 22:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •