Ministri i Ekonomisė Dritan Prifti, qesh kur me qetesi jep sqarime pėr kompaninė Fortis 2. Thotė se janė akuza qesharake tė kreut tė PS, por nga ana tjetėr, kėrkon nėpėrmjet GSH, tu japė pėrgjigje gjithė pyetjeve qė ka ngritur kreu i PS Edi Rama, pikėrisht nė Gazeta Shqiptare.
Zoti Prifti, ka shumė pikėpyetje pėr deklaratėn tuaj tė pasurisė, akuza nga opozita, por edhe fakte tė reja pėr shumat e saj...
E kam thėnė dhe e ripėrsėris, nuk ka asgjė qė nuk ėshtė deklaruar mė parė nga ana ime. PS merr ato qė kam deklaruar unė dhe ia jep opinionit publik sikur i ka zbuluar vetė. Ska asgjė tė paqartė, ska asnjė gjė tė dyshimtė.
Ēdo tė thotė kjo? Ju keni marrė borxh nė 1 maj 2007, 30 mijė euro, pėr kompaninė Fortis 2, mė pas nė 2008 e keni shlyer kėtė borxh dhe vetėm njė vit mė pas, pra nė 2009, ju keni shitur 30% tė aksioneve nė vlerėn 1.5 milionė euro? Duket se janė shifra marramendėse...
Kėto lojėra mund tė bėhen me dikė qė ėshtė injorant, por ata qė njohin ligjin dhe biznesin e kanė tė qartė qė kėtu ska asnjė paqartėsi.
Jo, kjo ėshtė ajo qė shkruhet...
Atėherė, pėr tė qenė njėherė e mirė e qartė pėr gjithė opinionin publik: Kur u krijua kompania Fortis 2 sė bashku me ortakun nga Fieri, u vendos qė ai tė kishte shumicėn e aksioneve dhe tė vinte nė dispozicion tė kompanisė tokėn prej 27 ha tė fabrikės sė tij tė vjetėr dhe njė shumė mbi 1 milion euro si kontribut, kurse unė si aksioner i pakicės duhet tė gjeja nje kredi deri nė 5 milionė euro pėr tė blerė fabrikėn e re. Ai vuri tokėn dhe paratė, unė gjeta kredinė, nė fillim 3.5 milion euro nga NBG dhe mė vonė 1.5 milionė nga Tirana Bank.
Pra ju thoni qė ndatė kapitalin...
Ne tė dy ndamė kontributet, pra ai tokėn, (ish fabrika e tullave) qė e kishte vetė dhe rreth 1 milionė euro, dhe unė duhet tė siguroja kredinė e bankės.
Mė falni, por kėto nuk janė nė deklaratat e pasurisė?
Nė deklaratėn e pasurisė vihet kuota nė pronėsi dhe nuk vihen transaksionet e firmės. Kėto janė punėt e kompanisė dhe kushdo mund ti verifikojė nė dokumentet e kompanisė, edhe Inspektoriati i Deklarimit tė Pasurive, pra nuk ka tė fshehta. Unė pėrgjigjem pėr pasurinė time nė deklaratėn e pasurisė, dhe pėrsa kohė qė kompania nuk kishte filluar punė, kjo do tė thotė qė nuk kishin nisur as fitimet.
Pra doni tė thoni se nga 2007, ishte gjithēka pėr ngritjen e kompanisė dhe jo aktivitet?
Po, kompania nuk ka filluar punė. Por nė kompani, janė kapitalizuar 5 milionė euro kredi, 27 hektarė tokė qė vlen mbi 3 milionė euro, dhe mbi 1 milionė euro tė vendosura nga ortaku. Pėr shkak tė mungesės sė parave nė kompani u futėn dhe 2 ortakė tė rinj qė kontribuan rreth 800,000 euro. Kapitali i kompanisė duhet tė jetė mbase nga 5 deri 8 milionė euro sot. Bashkėshortja ime ka ndjekur punėt aty dhe unė skam pasur kohė tė merrem me detaje.
Ju shitėt njė aktivitet qė nuk kishte filluar punė...
Nuk do tė kisha shitur kurrė aksionet e Fortis 2 nėse nuk do isha bėrė Ministėr. Pėr shkak tė qenies sime si ministėr, pyeta te Inspektoriati i Deklarimit tė Pasurive nėse mund ti mbaja aksionet dhe mė thanė se ishte konflikt interesi pėr mua dhe bashkėshorten tė kishim aksione aktive. Pėr tė qenė korrekt me ligjin dhe detyrėn e re, vendosa ti shisja aksionet. Ja shita 30.5% tė aksioneve njėrit nga ortakėt e firmės.
Pra ju keni shitur 30 pėrqind tė aksioneve me vlerė 1.5 milionė euro...
Vlera e tyre reale, pra e 30 pėrqindėshit, ėshtė mė e madhe, ėshtė gati gati 2.5 milionė euro, por pėr shkak tė emergjencės sė shitjes, u detyruam tė shisnim aksionet me pak se vlera nominale e tyre.
I keni paguar detyrimet nė shtet pėr kėtė shumė?
Kjo ėshtė qesharake. Unė e di qė Rama nuk di as tabelėn e shumėzimit dhe ėshtė injorant nga ekonomia dhe ligjet, por spaska as dhe kėshilltarė tė zotė. Nėse aksionet shiten nėn vlerėn e tyre nominale dhe nese nuk ka fitim, nuk paguhen tatime. Kur shiten mbi vlerėn nominale dhe fiton, paguan tatim.
Skeni punė me shtetin?
Jam korrekt me shtetin dhe ligjet e tij. Kėto sqarime i jap per publikun meqė jam figurė publike. Unė ndryshe nga Rama apo tė tjerė kam deklaruar me pėrgjegjėsi dhe pėrpikmėri ēdo pasuri timen. Kėta opozitarė kanė akoma inatin qė unė i lashė nė opozitė me koalionin qė realizuam me Berishėn.
Krijoni Kontakt