Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 136
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    Beqë Cufaj
    Ibrahim Rugova!

    Vizita në Kosovë e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili me të drejtë u quajt “hero dhe mik” është edhe një shenjë që miqtë tanë, tani të Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk e kanë harruar popullin dhe vendin tonë, por ata janë në “korrent” me zhvillimet aktuale: ato ndërkombëtare - si psh. GJND-në, politike- korrupsioni dhe veriu, ekonomike- nevoja e zhvillimit dhe investimeve por edhe historike - kujtimet për Dr. Ibrahim Rugovën, liderin e ndjerë por sidomos për miqtë perëndimorë të paharrueshëm.

    Natyrisht që kur një Bill Clinton apo Tony Blair e vizitojnë këto kohë Republikën tonë, kjo paraqet një emocion, për të mos e quajtur edhe më tepër, në të gjitha viset e vendit.

    Sepse me punën dhe angazhimin e këtyre personaliteteve populli i Kosovës edhe sot e kësaj dite ndërlidh jo vetëm përndjekjen e regjimit të Milosheviqit dhe Serbisë nga Kosova, por edhe lirinë në kuptimin e mirëfilltë të saj.

    Dhjetë vjet pas kësaj lirie dhe në një afat goxha të shkurtër kohor, kryeministri i Qeverisë së Kosovës arriti që njërin pas tjetrit t’i ftonte si Clintonin ashtu edhe Blairin në vend.

    Është për të të ardhur keq sesi Qeveria, institucionet e vendit ose nuk kanë mundur ose nuk kanë dashur e më së tepërmi duket se nuk kanë ditur që këto dy personalitete por edhe shumë të tjera që mund të quhen kontribuues të drejtpërdrejtë të Lirisë dhe Pavarësisë së vendit, vizitat e tyre nuk i kanë ndërlidhur me ndonjë përvjetor të vendit.

    Datën e çlirimit të vendit. Ose atë të shpalljes së pavarësisë... Siç këso ngjarjesh shënohen në tërë botën e civilizuar dhe demokratike.

    Sepse, jo rrallë po del që kur Kosovën e vizitojnë këso personalitetesh, mikpritësit tanë vazhdojnë që në mënyrë gati monotone ta ofrojnë të njëjtin program.

    Pankartat e pllakatet gjithandej nëpër kryeqytet, disa takime e medalje me kryetarin e kryeministrin, fjalimi obligativ para Kuvendit të Kosovës, një tubim ku populli përshëndet personalitetin në fjalë, një rrugëtim e qëndrim deri në Universitet dhe kjo është e tëra.

    Ta imagjinojmë paksa sikur Clinton, Blair por edhe
    Kouchner a Fischer, të vinin së bashku në Kosovë dhe në një tryezë të përbashkët t’i kujtonin ato ditë të para, gjatë dhe pasluftës në këtë nënqiell.

    Dhe po qe se tërë kjo do të ishte e ndërlidhur me, e themi sërish, ndonjë përvjetor të rëndësishëm të vendit. Efektet mediale, politike, diplomatike e historike do të ishin shumë më domethënëse dhe rëndësishme.

    Pse kjo nuk ngjet dihet: politikanët tanë dhe protokollet e tyre janë thjesht tepër të dembelta të planifikojnë me kohë diçka të këtillë. Kapërthuren nëpër itineraretet e tyre prej mejhanes në mejhane.

    Pos kësaj aty është pak edhe pak djallëzi në pyetje. E kanë zor, për të mos thënë të pamundur ta gëlltisin që çdo personalitet i madh i gjallë historik, sa herë që flet për Kosovën e asaj kohe, nuk ka si të mos ndërlidhet me punën dhe veprën, politikën dhe diplomacinë e Ibrahim Rugovës.

    Këtë e dëshmuan edhe Clintoni edhe Blairi në çdo fjalim dhe kujtim të asaj kohe. Pse ngjet kjo?

    Sepse del që Rugova ishte personaliteti, i cili ka punuar më së shumti për Kosovën në planin ndërkombëtar.

    Pos problemit të mirëfilltë të Kosovës, atëbotë të pushtuar dhe pas lufte të rrëgjuar nga kaosi mes UNMIK-ut dhe çlirimtarëve të papërmbajtshëm, Rugova bëri atë që çdo politikan modern, me mentalitet dhe sjellje perëndimore sot e bën: pos çështjeve politike e diplomatike, me shtete e burrështetas lidhte edhe diçka që mund të quhet personale: nga miqësia deri te “gjërat e përbashkëta”- periferike të cilat janë më shumë njerëzore (“Gurët mineralë” te Clintoni dhe “Besa” te Blairi!).

    Kjo dëshmon formatin e një intelektuali, diplomati e politikani sot e mot. Këta tanët, pra të sotmit edhe kur këso vizitorësh na vijnë, do të duhej të krenoheshin me Rugovën.

    Dhe para së gjithash të mësojnë nga ai.

    Por, ja që ftesat zyrtare që këta politikanë tanë marrin për të dalë jashtë vendi janë aq të rralla saqë habitemi kur shohim se po udhëtojnë diku. Ndërsa vizitat zyrtare të homologëve të tyre (aktualë!) në vendin tonë janë edhe më të rralla.

    Nëse doni mund edhe t’i numërojmë. Por për tre vjet, rezultati do të ishte më se dëshpërues.

    Edhe në këtë drejtim, presidenti dhe kryeministri, do të mund të mësonin nga Ibrahim Rugova!

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Populli i Kosoves,them mbi 90% e tij i njohin so hero Toni Blairin poashtu edhe Klintonin.
    Ju qe i quani tradhtar jeni minoritet,dhe ate shume i keq bile.Shyqyr qe jeni pakice.
    Tekefundit populli po e tregon me mikpritjen qe po ju bene jetyre dhe spo i degjon zerat e mesjetes per te mos respektuar clirimtaret.
    Per disa njerez ketu qe po lehin kot kisha pasur deshire te kthehet edhe njehere viti 99 e do e shihnim kend do ta quanin tradhtar.
    Njerez te bukpermbysur,njerez te palogjike.
    Mos fol ne emrin e popullit te kosoves ,por ne emrin tend, me kujtohet nje parolle gjate protestave anti lufte amerikane ku i thonin Bushit dhe Blerit MOS VRISNI NE EMRIN TIM ,tani ju me te mencurit na mbroni nje kriminel qe ka vra me qindra mije njerez ,vetem pse ju ka shpetuar b... nga serbi ,sepse patriotat si ju nuk guxonin te shkonin ne lufte

  3. #63
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Sa i përket spostimit të Rugovës në Rambuillet më lejo të ta jap edhe unë pikëpamjen time. Delegacioni ynë, për dallim nga delegacioni serb, që ishte delegacion zyrtar shtetëror i një shteti të njohur dhe pranuar ndërkombtarisht, ishte delegacion i një populli kryengritës të cilit i ishte njohur vullneti i shprehur politik por jo edhe institucionet përfaqësuese, të cilat ç'është e vërteta as nuk i kishim të tilla. Pikërisht për këtë arsye, ata të cilët ishin vënë në përkrahje të çështjes sonë, dhe pa ndihmën e tyre ishte e pamundur as të mendohej organizimi i asaj konference, kishin kushtëzuar edhe formatin e përbërjes së delegacionit shqiptar-kosovar. Ky kushtëzim kishte vendosur kriteret e përfaqësimit, pesë përfaqësues nga UÇK si krah i armatorsur i kryengritjes, pesë përfaqësues nga LDK si njëri pol i spektrit politik dhe pesë përfaqësues nga LBD si poli i tjetër i spektrit politik. U gjetën aty, si rrjedhojë e këtij kushtëzimi edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët poashtu patën hisen e tyre.
    Ka disa pasaktesira ne keto qe ke shkruar. Se pari, Rugova ishte zgjedhur president i Kosoves me referendum nga populli. Ne kete conference (jam dakord qe pjesermarrja qe percaktuar nga te tjere) nuk u ftua vullneti politik i popullit, por u ftuan perfaqesues te te gjithe spektreve politike qe bashke-ekzistonin ne Kosove. Qellimi eshte i qarte. Do i jepej perkrahje politike pales qe do ishte me prane kauzes politike te Europes, por jo pales me kauzen me te drejte. Me pak fjale ideja ishte qe do perkrahej ajo force politike qe do toleronte me shume ne kurriz te Shiptareve per te arritur nje marreveshje me Serbine - ME CDO KUSHT! Nuk ka nevoje te komentoj se cila pale u zgjodh. Ajo dihet.

    Arsyetimi mesiperm mbeshtet edhe me shume nga situata sot e Mitrovices, te cilen Serbet duan ta kembejne me Presheven, te dyja keto Shqiptare. Behet edhe me qarte nga fakti qe Unmiku rri i instaluar ne Kosove edhe sot e kesaj dite, pasi Europa ende nuk njeh tendencat e pales konveniente qe solli ne pushtet.

    Dalja në krye të delegacionit të Kosovës, e përfaqësuesit të UÇK-së ishte rrjedhojë logjike e raportit të forcave brenda delegacionit dhe jo assesi rrjedhojë e ndonjë "komploti" të atyre pa ndihmën e të cilëve do të ishte i pamundur ndërkombëtarizimi në ato nivele i çështjes sonë. Pra, meqë LDK dhe LBD si antagon i saj (madje shumica e anëtarëve të delegacionit të LBD-së ishin përzënë nga LDK-ja në kuvendin e tretë të kësaj partie), me numër të njëjtë të anëtarëve në delegacion anuloheshin mes vete, udhëheqja e delegacionit i mbetej përfaqësuesit të UÇK-së.
    Ky eshte perceptim shume naiv. Jo gjithnje (fatkeqesisht, shume me ralle se gjithnje) nje pale perzgjidhet politikisht nga aftesia, por sepse ka shumice votash ose mbeshtetjen e faktorit nderkombetar(shiko tere klikat kukull kusilinge). Arsyet per kete jane te shumellojta, por mjafton te themi se secili perkrah ate qe ka perqasje me aspiratat e veta.

    Sigurisht që ata që kishin hartuar formatin e përbërjes së delegacionit tonë (lexo SHBA) e kishin pasur parasysh këtë përfundim, prandaj mund të merret i vërtetë konstatimi i mikut tënd që ata patën gisht në spostimin e Rugovës, porse kjo është absurde të konsiderohet komplot kundërshqiptar. Meqenëse delegacioni shtetëror serb fliste në emër të shteti serb, pra edhe në emër të ushtrisë serbe, delaegacioni heterogjen i Kosovës duhej të kishte mundësinë të fliste në emër të atyre që kishin rrokur armët dhe me armë po e kontestonin praninë e mëtejme serbe në Kosovë.
    Do ishte interesant te dinim se perse Thaci nuk qe dakort per rreth 2 jave me vendimet e Rambouillet.

    Dhe këtë nuk mund ta bënte I.Rugova, i cili nuk kishte ndërtuar asnjë urë komunikuese me grupacionin më të organizuar të luftëtarëve të lirisë së Kosovës, në emër të të cilëve fliste SH P i UÇK-së. Ai madje nuk ia kishte dalur të ndërtojë urë komunikuese as me forcat tjera politike, përveç partive të tij satelite që nuk kishin kurrëfarë relevance. Në anën tjetër përkrahësve tanë, për hir të ngritjes së nivelit të seriozitetit të çështjes, u duhej që edhe pala përfaqësuese nga Kosova t'i ketë "dhëmbët e saj" me të cilët do ta kërcënonte paqen dhe stabilitetin në rajon, "dhëmbë" të cilët rugovistëve nuk u dolën kurrë.
    Ky eshte nje perceptim totalisht i pasakte. Rugova kishte thene se forcat paramilitare Serbe nuk po luftonin (kunder nje ushtrie) por po benin genocid. Rugova ose kerkonte shume pak ose teper. Ne se kerkonte pak, Rugova do kishte udhehequr Rambouillet pasi do kishte perkrahjen Serbe. Por me sa duket kerkonte shume, per te cilet ss Europianet dhe as Serbet nuk qene te gatshem. keshtu Europa zgjodhi palen me koston me te lire per ta.

    E sa për atë që Rugova do të ishte President i Republikës Sovrane të Kosovës, po të pranonte të tregtonte me aspratat e kombit dhe të bënte lëshime, ky pohim për mendimin tim duhet të sqarohet sepse ngre shumë pikëpyetje. Rugova iahte pjesë aktive e atij delegacioni që në fund e firmosi atë marrëveshje, të mirë apo të keqe! Rugova sa dihet publikisht vdiç nga kanceri në mushkëri, duke ushtruar detyrën e Presidenti të Republikës së Kosovës, e cila edhe pas shpalljes së pavarësisë nuk mund të thuhet që është sovrane. Vdekjen si proces natyror nuk mund ta ndalim, e nëse dëshiron të thuash që Rugovën e vranë për shkak të "papajtueshmërisë së tij me lëshimet" që u bënë, atëherë këtë duhet ta argumentosh me fakte, ose së paku ta shtjellosh më tej idenë.
    Rugova neshkroi tri pika te cilet Serbet nuk do t’i pranonin kurre:
    1.Referendum public te Kosoves brenda 3 viteve per te vendosur statusin e Kosoves.
    2.Largim te forcave Serbe jashte kufijve te Kosoves dhe lenien e vetem 2500 ushtareve pergjate vijes kufitare.
    3.Pranine e Forcave Kembesore te Natos (jo te OKB ose EU) ne keto 3 vjet.

    Nuk e di cfare i ka ngjare Rugoves. Nuk di as cfare i ka ngjare Aristidh Koles. Di vetem qe disa lojtare te rendesishem lene skenen ne moment vendimtare te historise sone.

    Figura komplekse politike e Ibrahim Rugovës duhet të analizohet sekuencë pas sekuence për t'i bërë të plotë radiologjinë politike. Vetëm ashtu do të mund t'i afrohemi të vërtetës që do të mund t'i shërbente kombit për t'i nxjerrë mësimet e duhura nga kjo përvojë e jetuar.
    Mesimet e duhuara nxirren kur t’e kuptoni se nuk mund te mesosh njerezit se si te gjykojne, por kur u ushqen fakte. Ky eshte ligj ne shoqerine ku sillem une, qe do te thote se askush nuk merr ose jep mendime ne luge.

    Shendet.

  4. #64
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Afani Lexo Postimin
    Mos fol ne emrin e popullit te kosoves ,por ne emrin tend, me kujtohet nje parolle gjate protestave anti lufte amerikane ku i thonin Bushit dhe Blerit MOS VRISNI NE EMRIN TIM ,tani ju me te mencurit na mbroni nje kriminel qe ka vra me qindra mije njerez ,vetem pse ju ka shpetuar b... nga serbi ,sepse patriotat si ju nuk guxonin te shkonin ne lufte
    Po b... jote ku ke ??? Ndoshta ishte ne plazhet e Durresit ose Sarandes ???
    Ik mer lesh qe merr guximin me fol per lufte dhe mbi herojte e Kosoves .

    Nese Bler dhe Klinton kan vrare te pafajshem nje dite do te gjykohen por kurr nuk i humbin vlerat qe kane prezantu tek populli shqiptar , dhe aq me pak nje bir shkine do mundohet ti fshi keto .

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Afani Lexo Postimin
    Mos fol ne emrin e popullit te kosoves ,por ne emrin tend, me kujtohet nje parolle gjate protestave anti lufte amerikane ku i thonin Bushit dhe Blerit MOS VRISNI NE EMRIN TIM ,tani ju me te mencurit na mbroni nje kriminel qe ka vra me qindra mije njerez ,vetem pse ju ka shpetuar b... nga serbi ,sepse patriotat si ju nuk guxonin te shkonin ne lufte
    Populli po flet shume mire ne emer te vetin,po shihet mikpritja qe po i bejne Klintonit poashtu edhe Blairit,bile edhe po i emerojne femijet me emra te tyre.
    Sa per protestat anti USA,anti Klinton ose edhe anti Blair,keto protesta ka pasur vetem ne Beograd dhe ne vendet arabe.
    Populli u eshte mirnjohes dhe do tu jete mirnjohes perjete ketyre qe ndihmuan shqiptaret e Kosoves nga asimilimi total.
    Lavdi popullit te Kosoves,lavdi Amerikes,lavdi Klintonit,lavdi Blairit.

  6. #66
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Po b... jote ku ke ??? Ndoshta ishte ne plazhet e Durresit ose Sarandes ???
    Ik mer lesh qe merr guximin me fol per lufte dhe mbi herojte e Kosoves .

    Nese Bler dhe Klinton kan vrare te pafajshem nje dite do te gjykohen por kurr nuk i humbin vlerat qe kane prezantu tek populli shqiptar , dhe aq me pak nje bir shkine do mundohet ti fshi keto .
    xhamia mos krijo armiq nga miqet, une nuk fola per heronjte e kosoves ,ata e bene punen e vete dhesot ngelen ne meshiren e hajduteve qe jane neper kolltuqe ndersa luften e benin nga piceriat e zvicres duke shperla tru e bledhe para.

    une as qe kam dyshimin me te vogel se keta dy apo edhe disa tjere kane vrare njerez te pafajshem,por ata duhet te paguajne per keto krimi sa jane te rinj se pasi te plaken atehere edhe ska fajde ,do ua plotesojne kushtet neper burgje sic bejne me kriminelet serb sikur me qene ne hotele me 5 yje.

    p.s. nuk kam ndermend te bej reklame vetes ,por une kam qene atje ku eshte dashur gjate luftes, edhe pse sme njeh mund te mendosh cdo gje ,por shpirti im eshte i qete ne kete drejtim, ne shqiperi kam qene shuume ralle ,mos them dy tre here ne jeten time,as qe me pelqejne plazhet apo ,,,, dicka tjeter ne shqiperi.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Per ju disave
    po a mendoni ju qe Toni dhe Billi nuk i kan pas sherbimet e veta ne Kosove e serbi a
    po a nuk paskan pas ata as TV.
    e more mjerana
    po mos te ishin djemt e vajzat me te mire te kombit
    sa per coftinen edhe 100 vite tiera do te ishim nen sundimin e shkaut

    Po ju e dini mire qe edhe Bleri edhe Klintoni e kan pa kah shetitet hoteleve luksoze ne beligrad me kryekriminelin millosheviq
    edhe neper hotele e metropole te europes
    qe e dergoi milloshi qe ti lus ata qe tia ndalin bombardimet
    por pasi ka cof coftina ata tash luej majtap me te

    po dashti zoti e sja vari kush as Toni Bleri as Bill Klintoni
    por e vazhduen luften se bashku me trimat e UÇK-se deri ne Çlirimin perfundimtar te vendit

    po lene at coftin se na bani gaz edhe per se cofti
    o mixha LLAP,, QE KE BINDJE KOMUNISTE DHE JE I PA SKRUPULL KJO NUK DISKUTOHET SE VJENE ERA QYSH LARG,por te jesh edhe kaq i pa moralshem dhe mos mirnjohes kjo nuk te falet,
    E para shqiptaret dhe kosovaret kan derdhur gjak edhe me para pa dale ne drite ajo uck thacat dhe limat ,dhe kemi fituar si i thot populli me te gjatin,
    uck e krijuan keta or mixha llap dhe mos te ishim ato bomban e klintonit dhe blerit ca si puna jote dhe e ashimit akoma do te kendonin kenge kurbeti or llap
    milloshi me ata si puna jote do te loztesi macja me miun
    ju trimat e uck ja ku e keni mitrovicen plot me serb shkoni dhe i nxirni jasht apo jeni duke bere edhe biznes me sebet dhe na dilni edhe patriota ,lat name eni duke vjedhur miljona dhe pa ftyre fare
    Cfare jeni duke bere asnje gje vazhdoni me UCK si Enver hoxha qe me 5 muaj lufte e mbajti ate popull 50 vjet c far bere uck isht c do gje e kurdisur por lereni lavdin se ato kohe iken por regulloni kosoven dhe mos vidhni sic po vidhni ne emer te uck

  8. #68
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Afani Lexo Postimin
    Mos fol ne emrin e popullit te kosoves ,por ne emrin tend, me kujtohet nje parolle gjate protestave anti lufte amerikane ku i thonin Bushit dhe Blerit MOS VRISNI NE EMRIN TIM ,tani ju me te mencurit na mbroni nje kriminel qe ka vra me qindra mije njerez ,vetem pse ju ka shpetuar b... nga serbi ,sepse patriotat si ju nuk guxonin te shkonin ne lufte
    Citim Postuar më parë nga blueton Lexo Postimin
    xhamia mos krijo armiq nga miqet, une nuk fola per heronjte e kosoves ,ata e bene punen e vete dhesot ngelen ne meshiren e hajduteve qe jane neper kolltuqe ndersa luften e benin nga piceriat e zvicres duke shperla tru e bledhe para.

    une as qe kam dyshimin me te vogel se keta dy apo edhe disa tjere kane vrare njerez te pafajshem,por ata duhet te paguajne per keto krimi sa jane te rinj se pasi te plaken atehere edhe ska fajde ,do ua plotesojne kushtet neper burgje sic bejne me kriminelet serb sikur me qene ne hotele me 5 yje.

    p.s. nuk kam ndermend te bej reklame vetes ,por une kam qene atje ku eshte dashur gjate luftes, edhe pse sme njeh mund te mendosh cdo gje ,por shpirti im eshte i qete ne kete drejtim, ne shqiperi kam qene shuume ralle ,mos them dy tre here ne jeten time,as qe me pelqejne plazhet apo ,,,, dicka tjeter ne shqiperi.
    Si duket po i ndrron nikat si corapet lool

    Kurse sa i perket temes do te them edhe nje her sepse te tha edhe fatlumi siper kunder Bler dhe Klinton kan dalur vetem serbet dhe magjupt e Arabise , dhe jo shqiptaret , nese te ka ra ne sy po perplot kan qen rruget e Prishtines per Klintonin dhe perplot per Bler .

    E per sa ste pelqen Shqiperia(dhe shqiptaret) nuk ke nevoja me shkru fare sepse e le te kuptohet vetvetiu.

  9. #69
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Per ju disave
    po a mendoni ju qe Toni dhe Billi nuk i kan pas sherbimet e veta ne Kosove e serbi a
    po a nuk paskan pas ata as TV.
    e more mjerana
    po mos te ishin djemt e vajzat me te mire te kombit
    sa per coftinen edhe 100 vite tiera do te ishim nen sundimin e shkaut

    Po ju e dini mire qe edhe Bleri edhe Klintoni e kan pa kah shetitet hoteleve luksoze ne beligrad me kryekriminelin millosheviq
    edhe neper hotele e metropole te europes
    qe e dergoi milloshi qe ti lus ata qe tia ndalin bombardimet
    por pasi ka cof coftina ata tash luej majtap me te

    po dashti zoti e sja vari kush as Toni Bleri as Bill Klintoni
    por e vazhduen luften se bashku me trimat e UÇK-se deri ne Çlirimin perfundimtar te vendit

    po lene at coftin se na bani gaz edhe per se cofti
    O traft Zoti oo llap zeza ....po mos t'ish kan shpirti i Klintonit edhe Blerit rrafsh e don ile ti ishe kon tu ja lipi k...et polivce serb more idiot .

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    O traft Zoti oo llap zeza ....po mos t'ish kan shpirti i Klintonit edhe Blerit rrafsh e don ile ti ishe kon tu ja lipi k...et polivce serb more idiot .
    lexoje pak ma mire postimin tim more pis
    e shife se qfar kam than per blerin e klintonin
    e k.. policve serb jau ka lpi motra e nana e jote more idiot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •