
Postuar mė parė nga
xherir
Dalin prej tij njerėzimi
Tė zhveshur, tė zbathur
Janė tė pluhurosur me dheun e varrit
Tė gjithė nxitojnė dhe i pėrgjigjėn thirrjes. Ajo ditė ėshtė Dita e Gjykimit, qė nuk mund te flasėsh..
Shikojnė njerėzit rreth vetes sikurse tė ēmendur
A ėshtė kjo tokė, nė tė cilėn jetuam?
Kodrat u shkatėrruan
Lumenjtė u thanė
Detėrat u ndezėn flakė ndėrsa toka u shndėrrua nė tokė tjetėr
Qielli u shndėrrua nė qiell tjetėr
Nuk mund ti ikėsh kėsaj thirrjeje
Ndodhi e pritura
Tė gjithė heshtin dhe tė gjithė mendojnė vetėm pėr veten dhe belanė e tyre
Tani u tubuan tė gjitha krijesat: njerėzit, xhinėt, djajtė, egėrsirat, tė gjithė qėndrojnė nė njė vend tė vetėm
Rastėsisht
Sytė ngrihen lart kur ja qielli lėshon njė zė trishtues nga ēarja e tij
Zbresin nga qielli melaike nė forma trishtuese
Tė gjithė qėndrojnė ne njė saf (rend), tė pėrkulur dhe nėnshtruar
Njerėzit frikėsohen dhe pyesin: A ėshtė me ju Zoti ynė?
Dridhen melaiket nga frika
I pastėr ėshtė Allahu ynė! Nuk ėshtė me ne por Ai do tė vjen
Zbresin melaiket radhė-radhė derisa te vijnė melaiket, te cilat kane bartur Arshin e Allahut, qė, nė heshtje tė krijesave, madhėrojnė Allahun me zė tė lartė
Pastaj zbret Allahu i Madhėrishėm, ashtu siē i ka hije madhėrisė sė Tij, dhe thotė: O njerėz dhe xhin! Unė prej se iu kam krijuar kam heshtur ndaj jush: kam dėgjuar fjalėt tuaja dhe kam parė veprat tuaja, ndėrsa ju tani, heshtni, ngase tani do tiu lexohen veprat tuaja dhe do tiu jepen regjistrat tuaj, qe tė shikoni se ēfarė keni bėrė. Kush gjen mirė, le ta falėnderojė Allahun, ndėrsa kush gjen tjetėr, le tė mos e qortojė askėnd pėrveē vetes sė tij
Shikimet e njerėzve janė te pėrulura ndėrsa dielli i ėshtė afruar kokave njė mile pėrmbi, por nė kėtė ditė, ai do tė ketė nxehtėsi edhe mė tė madhe
Unė dhe ti do te qėndrojmė sė bashku me ata dhe do te qajmė me lot nga frika dhe tmerri
Tė gjithė presin, ndėrsa pritja zgjat pėr pesėdhjetė mije vite
Ndalesh dhe nuk di se ku do tė shkosh: nė Xhennet apo nė Zjarre
Pesėdhjetė mijė vjet pa ngrėnė asnjė kafshatė dhe pa pirė asnjė pikė uji
Gojėt dhe zorrėt ndizen flakė
Tė gjithė presin dhe kėrkojnė mėshirė
Disa kėrkojnė mėshirė, qoftė dhe me dėrgim nė Xhehennem, vetėm e vetėm qe ti shpėtojnė tmerrit dhe gjatėsisė sė kėsaj pritjeje
Ja, deri ne kėtė shkalle kanė ardhur, kėrkojnė qė ti dėrgojnė nė zjarre vetėm e vetėm qė tė mos qėndrojnė mė nė atė vend
Ēka tė bej unė
Si mund tė shpėtoj atė ditė?
Po, atje do tė ketė njerėz me status tė veēantė, tė cilėt do tė jenė nėn hijen e Arshit tė Allahut
Prej tyre njė i ri, qė ėshtė edukuar nė frymėn e adhurimit pėr Allahun
Prej tyre njeriu, qė ka qenė i lidhur pėrzemėrsisht me xhami
Prej tyre njeriu, qė kur ka pėrkujtuar Allahun nė vetmi i kanė rrjedhur lotėt
A je ti prej tyre?
Shpresa e fundit
Si ėshtė puna e njerėzve tjerė?
Gjunjėzohen tė frikėsuar
A nuk ėshtė ky Ademi, babai i njerėzimit?! A nuk ėshtė ky, qė melaiket i bėn sexhde?! Tė gjithė nxitojnė tek ai
Ndėrmjetėso pėr ne tek Allahu! Lute qė tė na largojė nga ky vend?
Zoti im ėshtė hidhėruar sot si kurrė me parė
nuk di ēfarė ti bėj vetes sime- ua kthen Ademi.
Shkojnė tėk Musai, i cili thotė: Nuk di ēfarė ti bėj vetes sime
Shkojnė tek Isai, i cili thotė: Nuk di ēfarė ti bėj vetes sime
Edhe ti, sė bashku me ata, pėrsėrit: Nuk di ēfarė ti bėj vetes sime
Kur ja, ata e shohin Muhammedin, alejhis salatu ves selam
Nxitojnė kah ai ndėrsa ai shkon tek Zoti, kėrkon leje dhe i jepet leja
I thuhet: Pyet qė tė jepet, ndėrmjetėso qė tė ndėrmjetėsohet
Tė gjithė njerėzit vėzhgojnė
Kur ja njė dritė e bukur, drita e Arshit te Allahut, qė ndriēon tėrė tokėn
Do tė filloj llogaria
Thirret
O filan, i biri i filanit
Po, ėshtė emri yt dhe ti frikėsohesh shumė
Tė vijnė melaiket dhe tė kapin pėr krahėsh qė tė dalėsh para Allahut
Ecin me ty pėrgjatė krijesave, tė cilat janė pėrkulur nė kėmbė
Tė gjithė tė shikojnė ty
Ushtima e Xhehennemit kaplon veshėt tu
Duart e melaikeve janė vėnė mbi supet tuaja
Tė dėrgojnė qė tė dalėsh para Allahut
Fillon njė skenė e re
Kėtė skenė do tua lė juve, vėlla dhe motėr
Tė gjithė e dimė se ēfarė kemi bėrė gjatė jetės sonė; tė mirat dhe tė kėqijat
A e ke respektuar Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, Muhammedin, alejhis salatu ves selam?
A e ke lexuar Kuranin dhe a ke vepruar sipas ligjeve tė Tij?
A e ke pėrfillur traditėn e Muhammedit, alejhis salatu ves selam?
A i ke falur namazet me kohė?
A e ke agjėruar ramazanin me besim dhe vetllogari?
A je larguar nga hipokrizia para njerėzve qė vetėm e vetėm tė bėhesh i njohur?
A e ke kryer haxhin?
A ke dhėnė zekatin?
A ke respektuar nėnėn dhe babain?
A ke qenė i sinqertė me vetėn dhe tė tjerėt, apo ke gėnjyer e pėrgėnjeshtruar?
A ke patur moral tė mirė apo nuk ke patur fare?
A?
Dhe a?
Dhe a?
Tani ėshtė llogaria
Po, tani
Puno pėr kėtė ditė me tėrė mundin qė ke
Puno vepra qė tė fusin nė Xhennet
Puno qė tė tė zbardhet fytyra para Allahut atė ditė, kur do ta takosh pėr llogari
Ndryshe, Xhehennemi ėshtė vendi yt
Dije se sikur qė Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirues, Ai, po ashtu ėshtė edhe Ndėshkues i Madh
Mos thuaj se ėshtė kėshtu e ta harrosh tjetrėn
Ka thėnė Pejgamberi, alejhis salatu ves selam:
"Ai, qė udhėzon nė tė mirėn, ėshtė sikurse ai, qė e bėn atė.
Mos na harroni ne lutjet tuaja!
La Ilahe Illa Ente Subhaneke Inni Kuntu Minedh Dhalimin
Subhanallahil Adhim Ve Bihamdihi
Vel Hamdulillah Ve La Ilahe Illa Allah Vallahu Ekber Ve La Havle Ve La Kuvvete Illa Billahil Alijjil Adhim
Subhallahi Ve Bihadihi iladhim
La Ilahe Illa Allahu El Halimul Kerim
La Ilahe Illa Allahu El Alijjul Adhim
La Ilahe Illa Allahu Rabbus Semavatis Sebi Ve Rabbul Arshil Adhim
La Ilahe Illa Allah Muhammedun Resulullah
O Zoti im! Fali tė gjithė muslimanėt dhe muslimanet, tė gjallit e tė vdekurit.
O Zoti im! Ti ke veēuar njė grup muslimanėsh, tė cilėt do te hyjnė ne Xhennet pa llogari, tė lus qė lexuesin dhe dėrguesin e kėsaj letreje ti fusėsh ne Xhennet pa llogari!
Krijoni Kontakt