-
Relativiteti në Kur´an
RELATIVITETI NË KUR`AN
Përfundimi që arritëm me ndihmën e zbulimeve shkencore thotë se koha nuk është absolute siç supozonin materialistët, por një perceptim relativ. Çfarë është më interesante se ky fakt që ka mbetur pa u zbuluar deri në shek.20-të nga shkenca, është zbuluar në Kur’an para 14 shekujsh. Ka referime të ndryshme në Kur’an për relativitetin e kohës.
Është e mundur që të shihet në shumë ajete kuranore fakti i dëshmuar shkencërisht se koha është perceptim psikologjik që varet nga ngjarjet, mjedisi dhe kushtet. Për shembull, jeta e plotë e një njeriu është kohë shumë e shkurtë siç informohemi për këtë në Kur’an:
Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në dynja) vetëm pak kohë. (Isra:52)
(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. (Junus:45)
Disa ajete tregojnë se njerzit perceptojnë kohën në mënyra të ndryshme dhe se ndonjëherë mund perceptojnë një periudhë të shkurtë kohore si shumë të gjatë. Biseda që pason e njerzve gjatë gjykimit në jetën e pastajme është shembull i mirë për këtë:
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!" (Mu’minun:112-114)
Në ajetet tjera Allahu thotë se koha mund të rrjedhë në shpejtësi të ndryshme në mjedise të ndryshme:
Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju. (Haxhxh: 47)
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet). (Me’arixh: 4)
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet. (Sexhde:5)
Këto ajete shprehin qartë relativitetin e kohës. Që kjo është kështu, e që është kuptuar së voni nga shkenctarët e shek. 20-të, është transmetuar njerzimit para 1.400 vjetëve në Kur’an që tregon se Kur’ani është hpallje e Allahut, i Cili rrethon tërë kohën dhe hapësirën.
Shumë ajete tjera në Kur’an zbulojnë se koha është perceptim. Kjo është posaçërisht evidente në tregime. Për shembull, Allahu ka mbajtur Shoqërinë e Shpellës, një grup të besimtarëve që përmendet në Kur’an, në gjumë të thellë për tre shekuj. Kur janë zgjuar, ata njerëz kanë menduar se kanë qëndruar në atë gjendje për pak kohë, dhe nuk kanë mundur që të supozojnë sa gjatë kanë fjetur:
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me rradhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehësimin e kohës sa qëndruan gjatë. (Kehf: 11-12)
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë: "Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgonie njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju". (Kehf:19)
Gjendja e treguar në ajetin e mëposhtëm është gjithashtu dëshmi se koha në të vërtetë është perceptim psikologjik.
Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?" e All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)?" Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës!". Ai (All-llahu) Tha: "Jo, por ke ndejur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!" (Bekare:259)
Ky ajet qartë thekson se Allahu i Cili ka krijuar kohën është i pavarur nga ajo. Njeriu, nga ana tjetër, është i varur nga koha, që është paracaktuar nga Allahu. Siç theksohet në ajet, njeriu nuk ka aftësi të dijë as sa gjatë ka fjetur. Në këtë gjendje, të pohohet se koha është absolute (sikurse materialistët e bëjnë, në mendimin e tyre të shtrembëruar) është shumë e paarsyeshme.
O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
ES-SAFF 10-11
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt