Close
Faqja 80 prej 118 FillimFillim ... 3070787980818290 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 791 deri 800 prej 1175
  1. #791
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    SHUMË FÉ, NJË ATDHÉ!

    Nga Shefki OLLOMANI

    Këto kohët e fundit, nga kalemxhinj pa ndërgjegje kombëtare, pa aftësi intelektuale, pa besim të pastër fetar dhe lloj-lloj injorantësh e delirantësh, nuk ka mbetur religjion pa u sharë e përdhosur, nuk ka mbetur dëshmorë e hero i këtij populli pa u kontestuar e denigruar! U sha e u mohua edhe gjuha e përbashkët letrare, u mohua identiteti kombëtar dhe u mohua dhe po mohohet Shqipëria Etnike dhe ribashkimi i saj! Kaq larg kanë shkuar liderët politikë e fetarë shqiptarë, kaq poshtë kanë rënë “intelektualët” shqiptarë! Aq larg, sa janë afruar buzë humnerës e greminës së tjetërsimit, fetishizimit, shkombëtarizimit, asimilimit, zhdukjes kombëtare dhe shpartallimit të Atdheut! Edhe të kësaj çerek Shqipërie që kemi si shtet sovran!

    Këto vitet e fundit të ”demokracisë” janë zhvilluar e po zhvillohen shumë debate dhe polemika rreth besimeve fetare të popullit tonë. Ka pasur dhe ka debate konstruktive, të sinqerta dhe të paanëshme, por shumica e tyre kanë qenë dhe janë debate e polemika destruktive, arbitrare, tendencioze, propagandistike, qëllimkëqija, përçarëse, antikombëtare dhe antishqiptare!

    Këto debate e polemika, që për temë shqyrtimi kanë pasur religjionin dhe besimin apo mosbesimin e shqiptarëve në Zot, më tepër kanë përhapur konfuzion se qartësi, më tepër kanë shkaktuar dëm se sa dobi kombit tonë dhe zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Por, gjithashtu, këto debate e polemika rreth besimeve fetare, jo vetëm që nuk u kanë bërë nderë religjioneve për të cilat është debatuar, por përkundrazi, u kanë bërë dëm, i kanë përgojuar e deformuar aq shumë, sa që po të ishin sot gjallë Krishti dhe Muhamedi do t’i kishin ”dënuar” e shpallë si heretikë e ateistë të gjithë ata kontestuesë të këtyre religjioneve, sepse Krishterizmi dhe Muhamedanizmi, Bibla dhe Kur’ani, janë të padiskutueshëm, atyre vetëm u duhet besuar ashtu siç janë dhënë nga Zoti, ashtu siç janë zbuluar nga të Shenjëtit Krisht dhe Muhamed.

    Religjioni, besimi në Zot bëhet dhe pranohet me zemër, me sinqeritet, me çiltërsi dhe jo me tru, sepse truri nuk beson kurrë, ai vetëm analizon, logjikon, dyshon, kundërshton dhe mohon. Ata priftërinj e hoxhallarë, ata teologë të krishterë e myslimanë, ata intelektualë të krishterë e myslimanë, por edhe teologë e intelektualë të religjioneve të tjera, që kundërshtojnë, sulmojnë dhe kontestojnë fenë dhe besimin religjioz të njëri-tjetrit, ata jo vetëm që nuk janë fetarë e besimtarë të vërtetë, por ata janë armiqtë numër një të religjionit të vet dhe armiq numër dy të religjioneve e besimeve tjera. Pra, nuk janë as besimtarë, as intelektualë, as dijetarë dhe as njerëz normalë! Dhe në fund, nuk janë as shqiptarë as atdhetarë, por janë demagogë e përçarës!

    Çështja e besimit apo mosbesimit në Zot është çështje private, çështje individuale e njerëzve të kësaj bote dhe askush nuk duhet të kërkojë nga njerëzit, qofshin këta besimtarë apo ateistë, të krishterë apo budistë, myslimanë apo protestanë, që ata të flakin një besim, një religjion dhe të përqafojnë një besim apo religjion tjetër. Një fe, një besim e religjion nuk përhapet me imponim, me mashtrim, me lajka, me dhunë, me para apo duke sharë e mohuar religjionet tjera. Feja përhapet vetëm me predikim.

    Ai fetar që shanë fenë e tjetrit, shanë edhe fenë e vet. Ai besimtar që poshtron besimtarin e fesë tjetër, ai së pari poshtron vetveten dhe pastaj tjetrin. Të gjitha të këqijat, sharjet, dëmet dhe krimet që i bën tjetrit, të kthehen ty, por të shumëfishuara, sepse e mira dhe e keqja veprojnë automatikisht në stilin e Bumerangut: bë mirë, mirë do të gjejsh; bë keq, keq do ta pësosh.

    Çështja e fesë, çështja e besimit, është çështja më e ndijshme, më intime, më private dhe më neuralgjike e njerëzve dhe e kombit. Ajo duhet të mbetet e paprekshme, e shenjtë, e papërfolur dhe e papërlyer nga gojkëqinjtë dhe nga dashamirët, sepse feja dhe besimi janë pasuri univerzale të njerëzimit, për të cilat vendos çdo njeri për vete në qetësi shpirtërore e logjike. Me fushata imponimi, me debate denigruese dhe polemika poshtëruese nuk nderohet, por poshtërohet feja dhe besimi tjetër. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi themele të huaja dhe mbi shpinë e në dëm të tjetrit. Nuk lavdërohet krishterizmi, duke sharë e kritikuar islamizmin dhe nuk lavdërohet islamizmi duke sharë e kritikuar krishterizmin.

    Ekziston vetëm një Zot, një Njerëzim dhe një Besim. Të tjerat janë politikë, dominim, përçarje vëllavrasëse dhe synime luftënxitëse. Janë antiKrisht dhe antiMuhamed. Krishti nuk i ka kritikuar e mohuar Pejgamberët (Të Dërguarit e Zotit) para Tij. As Muhamedi nuk i ka kritikuar dhe mohuar Pejgamberët e besimit në Zot para Tij. Atëherë kush janë këta ”Apostuj” e “Apologjetë, ”Pejgamberë” e beterë të rinj, ”moderrnë” e më ”të mençur” që mohojnë Pejgamberët dhe Apostujt e njëri-tjetrit?! Kush janë këta të krisur dhe heretikë, që në emër të religjioneve dhe të Zotit po veprojnë kundër Zotit dhe të Dërguarëve të Tij?! Ata s’janë as të krishterë, as myslimanë, as besimtarë dhe as njerëz! Ata janë Djalli vetë!!! Nuk ka religjion e besim të keq që beson në një Zot. Por ka jobesimtarë, besimtarë naivë, besimtarë injorantë dhe besimtarë dinakë e mercenarë, të cilët në emër të Zotit punojnë për Djallin!

    Thonë se historia përsëritet, por ajo kurrë nuk kthehet prapa. Historia, ashtu sikurse jeta, rrjedh vetëm përpara, është e papërsëritshme.

    Kombi Shqiptar ka dhënë, jep dhe do të japë dëshmorë e heronj për lirinë dhe mbrojtjen e Atdheut të vet, nga të gjitha religjionet të cilat tanimë janë pjesë e besimit dhe jetës së tij. Çdo mohim apo nënçmim i dëshorëve dhe heronjve tanë mbi baza fetare është antishqiptarizëm dhe tradhëti kombëtare.

    Kombi shqiptar nuk filloi me lindjen e Krishtit dhe përhapjes së besimit të Krishter (katolik, otodoks, protestan…). Kombi shqiptar dhe Shqipëria nuk filloi me lindjen e Muhamedit dhe përhapjes së fesë Islame (me të gjitha sektet e saj). Kombi shqiptar daton që nga lindja e parë e Njeriut mbi këtë Dhe që quhet planeti Tokë. Ai daton që nga Atlantida e besimeve pagane, që nga Pellazgjia e ”Perëndive” të Olimpit dhe Zeusit. Që nga Iliria e hershme kur nuk kishte lindur as Krishti as Muhamedi dhe besimet e tyre fetare. Mos njerëzit dhe Shqiptarët e para 2007 viteve nuk kanë qenë njerëz, pasi nuk kanë ekzistuar këto dy religjione monoteiste?! Mos vallë heronjtë e Pellazgjisë e të Ilirisë si: Leka i Madh, Pirrua, Bardhyli, Agroni, Teuta e shumë të tjerë, kanë qenë më pak atdhetarë e shqiptarë, sepse nuk kanë qenë të krishterë e myslimanë?!

    Ç’janë këto dokrra e këto insinuata?! Ç’janë këto polemika e zënka fëmijësh?! Ç’janë këto humbje energjishë pa fund, kur kombi e Atdheu rënkojnë nën thundrën barbare të sllavo-grekëve?! Ç’janë këto diskutime e debate të nxehta e të pafund për religjione e besime, kur Shqipëria Etnike po fundoset e zhbëhet për çdo ditë e më tepër?! Si do ta ushtrojë besimin e vet kombi ynë, si do t’i ruajë besimet e tij, kur do ta humbë Atdheun, kombësinë, gjuhën e gjakun e tij, kështu siç po veprojnë e sillen sot liderët dhe intelektualët e tij, të cilët punojnë e përpiqen vetëm për privilegje, për pasuri, për fe e religjione, duke u shërbyer direkt e indirekt armiqve tanë pushtuesë dhe interesave të popujve tjerë të botës, të cilët nuk çajnë kokën për kombin dhe Atdheun tonë, por janë të interesuar që të na shpërlajnë trurin me ideologjitë dhe fetë e tyre, që të na shkombëtarizojnë dhe asimilojnë, që ta zhdukin nga faqe e dheut rracën e parë njerëzore mbi këtë planetë – rracën Pellazgo-Iliro-Shqiptare.

    Nuk duhet dhe nuk guxojmë që të lëvdojmë një religjion dhe të shajmë tjetrin. Nuk duhet që të theksojmë ndihmën që i ka dhënë kombit tonë në shekuj e mijëvjeçarë njëra fe, duke harruar të theksojmë edhe meritat e tjetrës ose tjerave, nëse janë më shumë se dy. Ndihmat dhe pengesat që i kanë bërë kombit tonë, Atdheut tonë dhe përgjithësisht çështjes sonë kombëtare religjionet, është e pamundur që t’i rradhisim të gjitha, por mbi të gjitha është e pamundur që t’i rradhisim paanshmërisht dhe drejt, prandaj është më e udhës që të mos i hyjmë kësaj rruge pa shteg, sepse vetëm do ta dëmtojmë Atdheun, do ta përçajmë unitetin e popullit dhe nuk do ta ribashkojmë kurrë Shqipërinë Etnike.

    Çështja e besimit dhe e religjioneve është çështje e vullnetit të popullit. Lëreni të qetë popullin që të besoj ashtu siç don ai, t’i besojë Zotit të vet dhe të ushtrojë këtë besim e nderim përmes religjionit që zgjedh ai vetë.

    Të gjitha fetë monoteiste janë të mira dhe të gjitha në mundësinë e vet e kanë ndihmuar zhvillimin shpirtëror e kombëtar të popullit tonë. Por meritat dhe jomeritat e religjioneve gjatë historisë sonë kombëtare mos tentoni që t’i vendosni mbi Peshojë, se ajo nuk mban, se ajo nuk mund të masë rolin e religjioneve gjatë shekujve. Nuk ka Peshojë në botë që mund të vlerësojë e të masë përmasat e religjioneve. Pesha, vlera dhe roli i tyre matet vetëm me zemër të pastër njerëzore, e cila rrespekton në maksimum mendimin e kundërt dhe fenë tjetër.

    Tani, sot, nuk është koha e religjioneve, sepse ato veç ekzistojnë të konsoliduara në botë dhe brenda popullit shqiptar. Lërini ato aty ku janë dhe ashtu siç janë. Tani, sot, nuk ekziston i konsoliduar dhe i bashkuar kombi shqiptar, prandaj të gjitha forcat intelektuale, materiale e ushtarake duhet t’i fokusojmë në arritjen e këtij bashkimi.

    Tani, sot, nuk ekziston i çliruar dhe i ribashkuar Atdheu ynë – Shqipëria Etnike. Prandaj, të bashkojmë mendjet dhe zemrat tona, të mobilizojmë popullin për të riçliruar dhe ribashkuar këtë atdhe të ndarë e të pushtuar nga sllavo-grekët! Të shpëtojmë këtë Shqipëri të copëtuar e të robëruar, që trupi i kullon gjak nga plagët e marra gjatë shekujve nga armiqtë e saj të shumtë!

    *****

    Nuk ka fe të vjetër, as të re. Të gjitha janë fe që i drejtohen Zotit dhe janë të diktuara nga Ai. Nuk ka fe të keqe dhe fe të mirë, nëse ato burojnë nga i njëjti Krijues i Gjithësisë dhe i Njerëzimit. Por, ama, ka Perandori të këqia të kësaj bote, të vjetra e të reja, sepse janë të krijuara e të formuara nga Njeriu, i cili nuk është qenje perfekte dhe është i gabueshëm.

    Ndaj, askush le të mos marrë guximin dhe gabimin që të lavdërojë e të mbrojë perandoritë pushtuese, çnjerëzore e mizore të antikës dhe të moderrnes. Asnjë perandori nuk është formuar për të mirë të njerëzimit dhe të popujve, por për të sunduar, shfrytëzuar dhe pushtuar ata.

    Asnjë perandori në trojet e Ilirisë, të Arbërisë dhe të Shqipërisë nuk ka ardhë me lule, por me hordhi ushtarake të armatosura gjer në dhëmbë. Kanë ardhur me shpatë e bajoneta, me zjarr e hekur dhe kanë vrarë e përgjakur popullin tonë! Kanë djegur e shkretëruar atdheun tonë dhe ia kanë marrë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare. Kush është normal, që di shkrim e lexim dhe që ka lexuar historinë tonë dhe atë botërore, e di plotësisht një të vërtetë të këtillë të dhimbshme e tragjike.

    Asnjë perandori e njerëzimit nuk ka qenë humane dhe çlirimtare për popujt dhe vendet tjera ku ato kanë kryer ekspeditat e tyre ushtarake, invaduese e pushtuese. Ne duhet të jemi më tepër se antikombëtarë, duhet të jemi të çmendur fare nëse i quajmë si ”përparimtare”, ”civilizuese”, ”shpëtimtare” apo ”çlirimtare”,… perandori të tilla mizore, si: Perandoria e Maqedonisë së Lekës së Madh, që shtrihej nga Egjypti e deri në Indi, Perandoria Persiane, Perandoria Arabe, Perandoria Mongole, Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria e Car Dushanit, Perandoria e Samuilit, Perandoria Osmane apo Perandoria Sovjetike. Këtu bënë pjesë edhe miniperandoria serbomadhe e ish-Jugosllavisë. Të gjitha këto perandori dhe shumë të tjera si këto, janë themeluar e zgjeruar në shpinë të popujve të pafajshëm, mbi gjakun dhe eshtrat e tyre, në tokë të huaj!

    Ata kalemxhinj injorantë që lavdërojnë një perandori për të mbrojtur një perandori tjetër pushtuese e gjakatare, ata bëjnë të njëjtin gabim sikurse kur përpiqen që përmes sharjes së një religjioni të mbrojnë religjionin tjetër. Perandoritë që janë zgjeruar në kurriz të popujve dhe tokave të huaja, me zjarrë e hekur, me gjak e luftë, nuk ka telall e papagall, nuk ka avokat e psikopat që mundet t’i arsyetojë dhe t’i mbrojë. Dielli me shoshë nuk mbulohet. Ndaj hiqni dorë nga marrëzira të këtilla të errëta, antikombëtare, antihistorike, antishkencore, antinjerëzore e anticivilizuese.

    Kur tjetri të vjen në vatër, të hynë në shtëpi, të vret pleq e të ri, të grabit tokën e të djegë kullën, të imponon ligjet dhe religjionin e vet, ta pushton Atdheun dhe të shkombëtarizon me shpatë e helm, me pushkë e top, me ushtri e xhandarmëri,… këtë askush le të mos tentojë që ta quaj si mision “paqësor” e “civilizues”, si ekspeditë “miqësore” e “shpëtimtare”, por ashtu siç është – fushatë dhe invadim barbar.

    Zëvendësimi i një perandorie të huaj pushtuese me një perandori tjetër të huaj po aq mizore, nuk mund të quhet kurrë çlirim, shpëtim apo zgjidhje fatlume për një vend dhe për një popull. Pushtuesi është pushtues, i huaji është i huaj dhe robëria që sjellë ai me vete është robëri e njëjtë me atë të paraardhësit të tij. Nuk ka pushtuesë të mirë dhe pushtuesë të këqinj, apo pushtuesë “pak më të mirë”.

    Është befasuese dhe irrituese që të lexosh dhe të dëgjosh idiotizma të këtilla për çdo ditë nëpër mediat tona të shkruara dhe elektronike. Dhe kur këto naivitete, por edhe ide tendencioze, antikombëtare dhe armiqësore i dëgjon dhe i lexon nga njerëz intelektualë, kjo të bënë që të shkulësh leshrat e kokës e të gjoksit, ashtu siç bëri Lekë Dukagjini, kur i ra shumë vonë ndërmend për humbjen e madhe kombëtare që shkaktoi vdekja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të cilin nuk e përkrahu gjithmon dhe sa duhej kur ai ishte gjallë dhe luftonte me armiqtë osmano-venedikas të Arbërisë. Kështu veprojmë ne sot, duke luftuar njëri-tjetrin dhe duke sharë religjionin e njëri-tjetrit, ne s’bëjmë asgjë tjetër pos që shajmë vetveten tonë, dëmtojmë atdheun tonë dhe bëjmë vetëvrasje të ngadalshme e të sigurt kombëtare!

    Kur flitet e shkruhet për çështjen tonë kombëtare, por edhe për religjionet që ushtrohen brenda kombit tonë, duhet të flasim e të shkruajmë pa emocione, pa frustrime, pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallëzi, pa interes, paanshmërisht, pa inat, pa xhelozi dhe pa urrejtje, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj fesë dhe ideologjisë së njëri-tjetrit, sepse të gjithë një mendim dhe një ide nuk mund të kemi. Është jo vetëm jodemokratike, por as edhe nuk është e mundur realisht e shkencërisht që të gjithë të mendojmë dhe të besojmë njësoj.

    Duhet të shkruajmë e të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare, me ndërgjegje njerëzore, me mendje të kthjellët dhe me logjikë të shëndoshë shkencore. Vetëm kështu thuhet e vërteta dhe triumfon drejtësia. Vetëm kështu dëshmohet shqiptarizmi dhe atdhedashuria jonë. Vetëm kështu dëshmohet para Zotit dhe para popullit dashuria, rrespekti dhe besimi në Krijuesin tonë e të Gjithësisë dhe ndaj atdheut tonë – Shqipërisë Etnike.

    Të gjithë ata kalemxhinj që veten e quajnë gazetarë, publicistë, shkrimtarë, politikanë, intelektualë e patriotë, priftërinj e hoxhallarë,… dhe që tentojnë të rishkruajnë historinë tonë kombëtare sipas interesave të tyre ideologjike dhe fetare, duke i ndarë edhe heronjtë e kombit tonë në të krishterë e myslimanë, apo sipas përkatësisë së tyre eventuale partiake e ideologjike, këta s’janë asgjë tjetër pos injorantë e pseudoshqiptarë, janë shërbëtorë e mercenarë të të huajve.

    Dëshmori është dëshmor. Ai ka derdhur gjakun për lirinë e popullit dhe të atdheut dhe jo për ndonjë ideologji apo religjion të caktuar. Prandaj, ata së pari janë shqiptarë e kombëtarë, pastaj mund të jenë ithtarë të ndonjë ideologjie apo besimtarë të ndonjë feje. Të gjithë heronjtë e kombit tonë kanë dhënë jetën për liri dhe atdhe dhe jo për ndonjë fé. Ndaj mos ua lëvizni eshtrat dhe mos ua trazoni shpirtin heronjve tanë të lavdishëm e të pavdekshëm, sepse do t’ju djegë zjarri i kësaj dhe asaj bote! Mos bëheni gjykatës të religjioneve, të popujve dhe të njëri-tjetrit, se nuk është detyra as e drejta e juaj. Falja dhe dënimi është vetëm në duar të Krijuesit tonë e të Gjithsisë.

    Merruni me veten tuaj, me predikimin paqësor e dinjitoz të besimeve fetare. Ndihmoni kombin e atdheun të çlirohet e të bashkohet, sepse vetëm kështu do ta kryeni detyrën tuaj ndaj Zotit që u krijoi, ndaj Prindërve që u lindën, ndaj Popullit që u rriti dhe ndaj Atdheut që u burrëroi.

    Duke ndarë dëshmorët dhe heronjtë e kombit tonë sipas përkatësisë së tyre fetare e partiake, ne bëjmë me vetëdije apo pa vetëdije, ndarjen e kombit dhe dobësimin e atdheut. Tipa të këtillë nuk janë as fetarë, as besimtarë dhe as shqiptarë. Këta Zoti i marroftë dhe populli i dënoftë!

    Popullit dhe atdheut tonë i duhen bijtë e bijat e djeshme, bijtë e bijat e sotme dhe bijtë e bijat e nesërme – qofshin këta të krishterë apo myslimanë, sepse të gjithë janë shqiptarë e atdhetarë, që për liri e Shqipëri të marrin gjak në ballë. Riçlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë Etnike i duhen të gjithë bijat dhe bijtë e saj, përveç: injorantëve, fanatikëve fetarë, monistëve ideologjikë, mercenarëve të shitur dhe tradhtarëve bastardë.

    Ata shqiptarë që duan të kontribuojnë sot për bashkimin e popullit e të Shqipërisë Etnike, si dhe për mbarëvajtjen e zhvillimit politiko-ekonomik të vendit tonë, nuk duhet të kapen për perandorive të huaja, nuk duhet të përçajnë popullin mbi baza fetare dhe nuk duhet të merren me ideologjitë e ndryshme dhe sistemet shoqërore-politike të njerëzimit. Sepse asnjë ideologji filozofiko-politike dhe asnjë sistem shoqëror-politik deri më sot nuk ia ka sjellë njerëzimit lirinë, pavarësinë, drejtësinë dhe mirëqenien që e meriton. Ideologjitë kanë qenë dhe janë në shërbim të shtetit e të partive, kurse shtetet e partitë kanë qenë e janë në shërbim të klasave sunduese shtypëse e shfrytëzuese të popujve, pavarësisht nga koha dhe ngjyra e tyre. Por edhe religjionet dhe religjiozët nuk kanë qëndruar gjithmon anash, të përhapin vetëm fjalën dhe besimin e Zotit, por shpesh gjatë historisë janë përzier në punët e popullit, të politikës dhe të shtetit.

    Duhet ta njohim të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen tonë e të njerëzimit. Por, nuk duhet të merremi shumë me të kaluarën, të bëhemi peng të saj, sepse nuk mund të ecim në të tashmen dhe nuk do ta arrijmë kurrë të ardhmen. Kurrë nuk duhet të harrojmë se çdo gjë në këtë botë është jo vetëm kalimtare dhe e përkohshme, por është edhe relative. Asgjë nuk ka absolute. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë. E vërteta dhe gënjeshtra janë të përziera. Drejtësia dhe padrejtësia plotësojnë njëra-tjetrën. Asgjë nuk është e ndarë me shpatë. Bota dhe jeta është një tërësi me dy faqe: bardhë e zi, të cilat ndihmojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Liria ime nuk duhet të jetë robëria jote. Unë kam të drejtë aq sa nuk e cënoj të drejtën tënde. Aty ku mbaron e drejta ime, aty fillon e drejta jote. Liria, e vërteta dhe drejtësia nuk njohin rraca, gjini dhe religjione.

    Në rradhët e popullit tonë nuk ka vetëm sllavofilë e serbofilë, grekofilë e rusofilë, por ka me shumicë edhe turkofilë e arabofilë. Nuk ka vetëm fundamendalistë islamikë, por ka edhe fundamentalistë të krishterë. Ka fanatikë e reaksionarë të të gjitha llojeve, të cilët duan ta kthejnë rrotën e historisë shumë prapa – në kohën e kryqëzatave fetare, në errësirën e mesjetës dhe të primitivizmit parahistorik!

    Ata shqiptarë, apo grupe shqiptarësh, që më tepër thirren në fé se në atdhé, ata më tepër janë fetarë se sa kombëtarë. Ata i kanë të ngatërruara konceptet, parimet dhe prioritetet. Nuk luftohet për atdhe me flamurin e fesë, por me Flamurin Kombëtar të Atdheut. Për fe luftohet me Bibël e Kur’an, kurse për liri me pushkë e jatagan.

    Feja pranohet me zemër e bindje shpirtërore, ajo nuk mbillet me dhunë e imponime ligjore. Një populli të tërë, një kombi trim e luftarak si populli ynë nuk mund t’i imponosh asgjë me dhunë: as kombësinë dhe as religjionin. Një popull të zgjuar, si ky i yni, as nuk mund ta mashtrosh e as ta lajkatosh, që ai të pranojë diçka jashtë vullnetit dhe vetëdijes së tij njerëzore.

    Çka pranohet me vullnet, me vullnet mbahet. Çka imponohet me dhunë, me urrejtje flaket. Koha dhe historia e kanë bërë të veten: Kombi shqiptar sot përbëhet nga tri fe e disa sekte fetare, si dhe nga dy Kryedialekte (Gegë e Toskë), nga shumë dialekte e nëndialekte, nga shumë fise e nënfise, nga shumë krahina e treva, nga një mozaik veshjesh kombëtare plotë kolorit, por kjo nuk është varfëri por pasuri, nuk është shëmtim por madhështi, që shumë popuj e kombe në botë e përreth ndoshta ia kanë lakmi e zili popullit dhe atdheut tonë.

    Feja nuk është komb, as kombi nuk është fe. Të jesh fetar nuk do të thotë apriori se je kombëtar e atdhetar. Të jesh atdhetar e kombëtar nuk do të thotë apriori se je fetar. Atdhetarët e kombëtarët mund të jenë fetarë, por ata nuk mund t’u përkasin të gjitha feve përnjëherë. Një shqiptarë nuk mund të jetë edhe katolik, edhe mysliman, edhe ortodoks, edhe protestan, edhe budist, etj., por çdo pjesëtarë i këtyre feve mund të jetë atdhetar e kombëtar i vërtetë e i devotshëm. Ndaj të gjithë katolikët, myslimanët e ortodoksët shqiptarë janë Shqiptarë e kombëtarë, këtu nuk ka asnjë dyshim. Jemi degë të një rrënje, të një trungu, të një lisi, të një kombi, të një Atdheu.

    Nuk ka fe pa komb, nuk ka komb pa atdhe, nuk ka Shqipëri pa Shqiptarë. Përpara është krijuar nga Zoti Toka, pastaj Atdheu, pastaj Kombi Shqiptar, pastaj religjionet. Ndaj vëllezër e bashkëkombas, mos harroni:

    Ne kemi shumë fé, por vetëm një Atdhé.

  2. #792
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171

    ULURIMA NGA AUTOPARLANTET E MINARE TË XHAMIJAVE DHE MJERIMI I VARREZAVE PER RRETH ATYNE XHAMIJAVE


    burri-me-dy-graNga Selim M. Hasanaj

    Se bastardimi i qenjes sonë kombtare, i kultures dhe identitetit tonë ka marr permasa trishtuese nuk ka asnji dyshim.
    Këtë fakt të dhimshem, këtë kob që po ja sjellim vetit të gjithë ata që folin shqip po e shofin dhe po e din. E keqja asht se askush nuk reagon, askush nuk po i kundervyhet kësaj.

    Due ta bajë edhe nji shkrim kritik per islamizimin e kobshem të ethnikumit shqiptarë, dhe para se të fillojë shkrimin më kujtohet aj tregimi i ati plakut që derisa ai pushonte në ballë të oxhakut të odes së vetë ati i kalon nji mi neper mustak. Ky alarmohet aq shumë sa në perpjekjet per ta zan e mbyt miun ai alarmon krejt familjen e vetë. Nji nga djemet e tij i thotë. Kadal babë se nuk asht ba nami , por plaku i menqem i pergjigjet, he more birë vertetë pse kalojë këtë herë nuk asht ba nami , por nese se nxa dhe nese nuk e mbys ai do kalon prap dhe do i banë sokak katuni mustaket e mijë.

    Më kujtohet fillimi i paraqitjeve të para të tallava muzikes. Ata që nuk e dojshin dhe edhe sot nuk e dojnë, në vend që të ngriteshin e të protestojnë dhe të kerkojnë nga institucionet që rreptsishtë të ndalohet nji maskarallak i till, ata vetem qeshnin dhe thonin, kjo nuk asht muzikë shqip, nuk asht e jona. Pra i tan kundershtimi kufizohej në këtë formë. Me kohen, nga vit në vit ajo tallava muzikë u perhap, dhe sot na pelqeu neve apo jo ajo asht ba muzikë e ethnikumit shqiptarë. Pa keso muzike nuk ka darsem, pa këso muzike, nuk ka banket as festë. Hiq ma larg se sot në oret e mengjesit TVSH programi satelitor kishte program muzikor me kangtarin Bujar Qamili. Ndegjova me vemendje nga fillimi në mbarim këtë magjup shqipfolës dhe asnji kangë e ti nuk kishte melodi SHQIP. Të gjitha kishin melosin rom dhe sllav, asi të tipave të magjupve boshnjak dikur si: Shaban Shauliq, Safet Isoviq etj etj. megjithate kur këndon ky kangtarë sallat janë perplot, nuk mungojnë as lulet dhe puthjet e perqafimet e publikut shqiptar per këtë magjup që flet shqip, ka tekstet e kangve shqip, por muzika asht rome dhe serbosllave. Bile ky me sa dij edhe asht shpall artist i popullit nga kreu i shtetit. Per mue kjo asht maskarallak dhe fatkeqësi. Asht edhe turpë personal dhe institucional per kreun e shtetit që shpall artist kombtarë njeriun që i perket nji minoriteti dhe që kultivon muzikë të huejen.
    selim-hasani-3(Ne foto autori i shkrimit Selim M. Hasanaj)

    Kështu fillojë edhe paraqitja e parë e mjekerrcjapave vehabist dhe grave të mbulueme me shamija si ninxhat kineze. Mbajë mend se të gjithë thoshin: shife at magar si duket si shemtim, shife atë të shkret , po si nuk i vie nxehtë ashtu e pshtjellne, të gjithë i injoronin, por askush nuk i luftojë që në start. Due ta tregojë nji ndodhi në vitin 2001 që në Prishtinë e perjetojë vajza ime. Ajo derisa ishte te daja i saj musafir , aty takon nji moshatare të veten që ishte vajzë e kunates së dajes së vajzes sime. Ajo ishte nga Lipjani dhe ishte aktiviste vullnetare në shumë shoqata të hueja humanitare. Nji ditë ajo i thotë vajzes sime se ka nji koncert me fëmijet bonjak dhe ata që i kanë humb prindet në luftë dhe po pate deshirë mund të vish edhe ti. Vajza ime atbotë studente në Oslo të Norvegjisë, me ndjenjen e keqardhjes per ata fëmijë dhe kurreshtjes me deshirë pranon ftesen. Por ajo që e ftojë i thotë se kur të shkojnë aty mbrenda duhet ta ven shaminë në kokë se perndryshe nuk e lejojnë të futet mbrenda. Vajza ime hesht, nuk flet asgja por vendos se as per cmim jete mos ta mbullojë koken me dicka që nuk i perket asaj dhe identitetit të saj personal e kombëtarë. Kur arrijnë te dera lipjanasja nxjerr nga qanta shaminë dhe e venë në kokë dhe futet mbrenda. Vajzes sime i thonë se duhet vu shaminë ose perndryshe të largohet nga aty. Kjo trime dhe stoike si e kamë edukue unë, i drejtohet arabit me mjekker në derë ta asaj salle. Kush je ti zotni që don të ma vesh shaminë e kultures tande në shtepin dhe shtetin tim?!( muhabeti zhvillohet anglishtë) Unë jam nga Arabia Saudite dhe këtu duhet të perdoret shamija.

    grue-islamikeVajza ime i këthehet ashper, ndegjo or ti arapi i zi, ky vend asht i shqiponjave, per liri asht derdhë gjak dhe askush nuk guxon të ma imponojë se cka duhet apo nuk duhet të kamë në kokë. Ai thrret disa puntor të sekuritasit , por as kjo nuk e frigon vajzen time dhe kjo ua këthen. Mirë tash ju tregojë unë juve, unë jamë gazetare nga Norvegjia ( e trillon këtë) dhe nga ketu do dal e do shkojë ta informojë ZYREN AMERIKANE. Juve mashtroni popullin se gjoja po e ndihmoni dhe po u ndani ndihma ndersa juve po e infektojkit me kulturë arabe. Ata i kap paniku dhe e lusin të qetsohet dhe e lejojnë të futet mbrenda, por kuptohet krejt programi i tyne merr kahje tjeter e jo ashtu sikur ata e kishin ba koreografinë ma heret.

    Këtë ndodhi ajo posa këthehet ja tregon dajës së saj, ua tregon shumkujt dhe të gjithë vetem e ndegjojnë dhe asgja nuk ndermarrin. Sot ata fëmijë padyshim janë këta që i shofim të ecin rrugve të Dardanisë me pantollona të shkurt dhe me mjekrra si cjapat.

    Sikur të kishim reague atherë, sikur të reagonin institucionet e Dardanisë që në start per ndalimin e mjekrrcjapave dhe veprimtarisë së tyne ata do kerkonin teren tjeter kah dhe do e kishin thye qafen moti nga trojet tona. Fatkeqësisht ata nuk u luftuen as në start e nuk luftohen as sot. Kjo u mundson atyne veprimtarinë dhe ata rriten perditë e ma teper dhe nji ditë do na sjellin deri te lufta vëllavrasëse.

    Mu kujtue kjo ndodhi dhe e mora si shembull. Shembull që tregon se neve jemi popull injorant, nuk reagojmë kur duhet dhe me kohë, dhe dikur neshtrohemi lehtë sepse nuk kemi as kurajo as forcë të ballafaqohemi me dicka të madhe me peshë të rand.
    istogu(Istogu)
    Sot shumë edhe nga ata që në fillim u vinte gerrdi nga mjekerrcjapat sot vet janë ba të tillë.
    Gjatë pushimit të kësaj vere në Istog dhe rrethinë , por edhe pergjatë krejtë Dardanisë askund nuk pash varre shqiptaresh të rregullueme, të bukura dhe të respektueme. Nga minaret e xhamijave panderpre ndegjohej ulurima e autoparlantve të imamve shqipfolsa ndersa per rreth atyne xhamijave varret ishin mjerim. Ishin të mbullueme me barë, me mbeturina, me letra e besa kishte edhe qen endacak të ngordhun si dhe asi të rjepavt e morravt të gjallë që flenin mbi varreza derisa imami uluronte dhe thirrte allahun. Quditesha se si ai allah nuk ja then qafen imam kretenit të cilit nuk i vie as gjyna, as turp nga pamja e xhamisë së ti dhe rrethit të sajë. Në qender të Pejes te QARSHI XHAMIJA pash pamje të tillë, aty varri i Ali Pashë Gucisë dhe i Haxhi Zekes ishte i mbuluem njani me bar e honrak ( i Ali Pashe¨Gucisë) ndersa tjetri me letra e mbeturina ( i Haxhi Zekes).

    Dhe masi gjithkah pamje të tilla, mendova, pse vëllaznit Haziraj, Haxhiu dhe Aliu të Lubozhdes, Muhamet Rexhaj nga Cerrca etj etj islamist shqipfolsa të tillë angazhohen per të ndertue xhamija në Lubozhdë dhe Cerrcë?! Nese ata donë allah dhe i frigohen ati , pse nuk bajnë SEVAP dhe të organizojnë nji BYRO per perkujdesjen e varrezave, per varrimet që do bahen në të ardhemen dhe aty do punsonin së paku tre kater persona të cilet do banin groposjen e varrezave kur dikush vdes, do mirmbanin varrezat dhe per këtë do paguheshin. Sa dalin Haxhi e Ali Haziraj si dhe Muhamet Isuf Rexhaj neper fshat dhe lusin per perkrahje të bashkfshatarve per ta ndertue xhaminë aty ku ajo jo vetem se nuk i duhet kujt, por ajo do sjell kobin antikombtarë po sikur okupimi serb po të ndodhte, a nuk do kishte me kjen ma e udhes, ma humane dhe krye kput kombëtare angazhimi per hapjen e BYROS që do punsonte tre kater veta të cilet do merrnin rroga dhe do u siguronin bukë fëmijve të vetë, por edhe varrezat tona do u ngjanin varrezave të njerzve e jo grumbullit të plehut dhe mbeturinave.

    Dardaninë e kishte mbyt allahuekberi i autoparlantave dhe mbeturinat e kutures islame neper oborret dhe varrezat e xhamijave sepse asnji varr nuk mund dallohej ngase ate e kishte mbullue BERLLOGU.

    Selim M. Hasanaj

  3. #793
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Por nje gje me vjen mire qe asnje parti pozitare dhe opozitare si Kosove ashtu dhe Shqiperi nuk i kane perkrah keto lloje protestash dhe eshte per te admiruar qe gjithe jane kunder.

    Perndryshe do ishte mire te lejohen shamite por jo alla-talibance por pakten turku qe na la shami te tipit turke sikur nenat tona qe i kane tani por do ishte mire shami shqiptare sic ka qene para 150-200 vite qe ende i mbajne shqiptaret ne disa zone te Shqiperise Veriore.
    AKR, LDD dhe PD, madje edhe nga vet PDK-ja ka që e përkrahin do ta sjell një shkrim të Xhavit Halitit në gazetën Epoka e Re dhe e sheh se çka ka folur ai rreth kësaj.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #794
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Ne nje debat televiziv qe e pashe, me pelqyen dy gjera qe u thane:

    1. islami politik

    2. standarde te dyfishta te islamit, qe po aplikohen ne keto kerkesa.
    Po e kam ndegjuar atë debat në Klan Kosova mirpo dije një gjë nuk ka Islam politik, jo perderisa as në protestë e as në asnjë organizim nuk është debatuar për futjen e sheriatit si ligj (vend demokracie) andaj propagandimi për Islam politik është i dështuar.
    Nuk ka standarde të dyfishta, ku i shihni ato, debatin për të cilin po flet mos e cito vetëm aty ku të pelqen por fole realitetin kush e fitoi debatin, kush ishte më i zëshmi dhe kush solli argumente të qarta. Manifestimi i fesë (në publik) është i garantuar me kushtetutë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #795

  6. #796

  7. #797

  8. #798

  9. #799
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    http://www.lanclip.com/watch-fm6cdp0...me-femije.html



    Mjerim jeni tu sjell ne ylliri,e te mjere mbeteshi gjithmon me rraj e rod,se keto pamje jan te dhimshme,ku jan ata prind,qe i lan femijet ne dore te ketyre pedofileve.TURPI mbi armikun dhe bashkepuntoreve te tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 02-07-2010 më 12:44

  10. #800

Faqja 80 prej 118 FillimFillim ... 3070787980818290 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •