Profesor Georg STADTMÜLLER: Islamizimi tek shqiptarët (7)
Profesor Georg Stadtmüller (1909 - 1985) Ne foto Profesor Georg STADTMÜLLER
7. Sprapsja e Kishës katolike
Kisha katolike e cila kishte fituar pjesën më të madhe të popullatës shqiptare gjatë mesjetës së vonshme, dëmtohet shumë nga sundimi turk. Benediktinët105106 të cilët deri më tani kishin ndihmuar hierarkinë katolike të Shqipërisë ikin nga ky vend. Françeskanët vazhdojnë vetëm, bashkë me ata që mbeten të hierarkisë së hershme, veprimtarinë pastorale. Kjo në këtë situatë të re ishte një detyrë shumë e vështirë. Para se gjithash mungonte një kler i organizuar mirë edhe ai që ishte, ishte jo mjaft i shkolluar. Raportet e argjiipeshkvijve katolikë, misionarëve dhe agjentëve në shek. XVI dhe XVII ankohen përherë për këto mangësi.107 Kështu religjioni popullor katolik me ardhjen e islamit si religjion i shtresës së lartë bie në një situatë të vështirë. Pastaj, islami filloi të ushtrojë një forcë të çuditshme tërheqëse para së gjithash të bazuar në rëndësinë ekonomike. dhe Dominikanët,
Ky islamizim (“turqizim”) Shqipërinë, që më parë ishte e krishterë – në jug ortodokse dhe veri katolike – gjatë shekullit të XVI dhe XVII, e bën një vend me mbizotërim musliman. Vërtet se ka zgjatur shumë, shumë gjatë derisa ky religjion i sunduesëve bëhet religjion popullor, në tërë territorin me popullatë shqiptare. Pastaj si religjion popullor pushtonte rajonet me radhë dhe kështu religjioni sundues u përhap në trojet e popullit shqiptar.
Një vështërsi tjetër për Kishën katolike të Shqipërisë ishte propaganda ortodokse. Padyshim se në fillim sundimi turk edhe për ortodoksët ishte një sulm i rëndë, mirëpo pastaj zhvillohet një situatë e durueshme. Ndryshe ishte te kisha katolike, e cila në atë kohë në Shqipëri dhe përgjatë gjithë bregdetit perëndimor ka qenë shumë më shumë e shtrirë se sa që është sot.108 Katolicizmi kishte një ndihmesë nga Papa, Venediku e dikur më vonë edhe nga Austria. Këto fuqi katolike kanë qenë të gjitha armiq të vërtetë të perandorisë osmane. Së këndejmi katolicizmi në tokat osmane merr një pamje politike që në Konstantinopojë ishte, nëse jo ashtu si i rrezikshëm për shtet, të paktën ishte si i dyshimt. Ortodoksisë i shkon për dore të zgjërohet shumë. Qendër e propagandës ortodoke ndër shqiptarë në Shqipërinë veriore ishte Patrikana serbe e Pejës, në Shqipërinë e mesme dhe jugore Patrikana e Ohrit, në thellësi të Shqipërisë Jugore edhe Metropolitana e Janinës. Mirëpo se aty-këtu ka pasur përpjekje për afrimit kishtar nga ana e Patrikanës autoqefale të Ohrit. Këto dështojnë prej mosbesimit nga të dy palët dhe mosveprimit të klerit katolik dhe joformimit të madh të tij. Të gjitha këto plane dhe përpjekje për një bashkim kishtar mbesin të parealizuara, njësoj edhe përpjekja për bashkimin e ortodoksëve Pashtroviqëve (Pastrovi?i), të cilët shtriheshin në fqinjësi me (An)Tivarin në Dalmacinë Jugore venedikase.
* Georg Stadtmüller (1909 – 1985) është njohës i mirë i historisë sëshqiptarëve. Ka shumë publikime mbi historinë e shqiptarëve, sidomosështë i njohur libri i tij “Forschung zur albanischen Frühgeschichte” (Kërkime për historinë e hershme shqiptare)”. Ai ishte edhe profesornë Mynih (München) në „Institut Geschichte Osteuropas undSüdosteuropas an der Ludwig-Maximilians-Universität”. Ky punim ështëbotuar në: Jahrbücher für Geschichte Osteuropas, 1955, Bd. 3, fq. 404-429, München/Mynih me titull „Die Islamisierung bei den Albanern”. E falenderojmë Dr. Konrad Clewing për angazhimin e tij për të drejtat ebotimit të këtij përkthimi. Për gjuhën shqipe të drejtat e çdo llojbotimi apo ribotimi janë tek Albert Ramaj, (shënim i përkthyesit).
(Përktheu nga gjermanishtja: Zef AHMETI)
(Marrë nga Revista “Urtia” botuar në www.misioni.hr )
Teksti i plote: http://www.trepca.net/2003/0603/0306...tadtmuller.htm
Shenim nga Paul Tedeschini:
Profesor Georg Stadtmüller ka qene kryetari i katedres se Historise ne Unversitetin e Mynchenit-Gjermani, si dhe specialist i Historisë së Europes Orjentale. Ai ka mbajte ne Ateneo ne Spanje nji konference mbi “Themelet historike te unitetit europian” , qe bajne pjese ne ciklin “Tendencat aktuale te mendimit europian”.
Referencat:
105 CORDIGNANO Ant. monasteri bened.
106 Në mesjetën e vonshme në Ulqin (Dulcigno) dhe Durrës (Durazzo) kishin kuvende domenikane. BERTHOLD ALTANER Die Dominikanermissionen des 13. Jahrhunderts. Habelschwedt (1924) fq. 158.
107 Krahaso edhe këtë shkrim më lartë
108 GEORG STADTMÜLLER Zur mittelalterlichen Kirchengeschichte der Balkanhalbinsel. Në: Römische Quartalschrift 44 (1936) fq. 123-131. (fq. 130).
Krijoni Kontakt