Gjakftohte, ricky, gjakftohte, nuk ka nevoje te rrembehesh. Sa e dua une Bekimin aq e do edhe ti edhe ai tjetri. Jemi te barabarte ne kete drejtim. Besoj se ketu askush nuk po thot se Bekimi ishte profet, por sigurisht dikush me shume e dikush me pak po ia vlereson meritat e tij. Ka ndoshta edhe gabime ne vleresime, por megjithate po ti vendosesh Bekimit plusat dhe minusat, jam i sigurte se plusat anojne shume me shume . Dikujt po i vjen cudi se pse Bekimi ishte martuar me nje serbe ose kroate qe per mua s'eshte gje. Edhe po te kishte qene gruaja e tij kunde popullit shqiptar, perseri nuk i ulet vlera Bekimit sepse njeriu pegjigjet vetem per punet e veta e per djem dhe grua s'ka se si te pergjigjet ky edhepse une nuk kam verejtje te keta. A e kishte pasur Ismail Qemali gruan greke? Po greket mos ishin valle me te mire se serbet? A mos Ismaili kete nuk e dinte? Secili duhet ta dije se keso krahasime logjika e shendosh nuk i pranon. Nuk krahasohet individi me kombin sepse ne perpjese qendrojne shume larg njeri me tjetrin. I ati i Bekim Fehmiut me nje tradite te shendoshe patriotike i kishte edukuar dhe rritur femijet ashtu si eshte me se miri.
Ja nje krahasim nga historia jone: Cajupi ishte ne kontradikte me te birin e vetem te tij Stefanin per qeshtjen e popullit tone dhe te atdheut, Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit kishte pikpamje tjera nga i ati, Fan Noli kishte antagonizma me Faik Konicen, shoqeria "Bashkimi" me duket e Fishtes kishte tjera opcione nga "Agimi" e Mjedes e keshtu me radhe. Jam per ate formule si thuhet: Secilit sipas merites, gjithkujt sipas nevojes". Shume gjera me vone vendosen me mire ne vendin e vet.
Krijoni Kontakt