Dėshminė mė tė mirė pėr respektin qė gėzon aktori Bekim Fehmiu tek artdashėsit e vėrtetė shqiptarė e dėshmon ky artikull i shoqėruar me foto.
Marrė nga Kosova Sot:
Dėshminė mė tė mirė pėr respektin qė gėzon aktori Bekim Fehmiu tek artdashėsit e vėrtetė shqiptarė e dėshmon ky artikull i shoqėruar me foto.
Marrė nga Kosova Sot:
Sa po me vjen keq dhe po me dhimbset ne njfare mynyre, aq edhe po nevrikosem.
Po, pse zoti Fehmiu nuk pati vend ne Kosove te jetoj deri ne vdekje?
..............
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 26-06-2010 mė 07:05
NUk i dha ai Kosoves?!!!
Po cka i dha Kosova atij?!Flas per kohen mbas luftes.Ngriti ne skene debilė, qe me se paku jane artiste .Artistet e medhej i shtypi,ndrydhi .Aty (Jugosllavi) u ngrit ,.Aty "gabimisht " u dashurua ne shkine.Krijoi familje gabimisht me te.Gabimi iu "shperblye".Por te flasim tash per te sikur per nje armik,vertet turp eshte.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kėnga : 26-06-2010 mė 06:47
oreeeeeeeee beje krahasimin ti ku ishte Bekimi e ku keta.E din ti qe 50 % te potencialit per te qen edhe me i MADH,e humbi vetem me ate se deshi qe gjithmon te przantohet si shipetar.Ishte i vetedishem qe ai qendrim i rrit edhe krenarine shipetare,por e ule ne anen e karietes.Ammaaannn sa patriot qe paskemi ketej.
Ndoshta me i njohur do ishte sikur te dilte dhe te vras nje shka.Phaaaaaaaaaaaa ironi se jo mahi!!!
kosovar2006,
flm per ate insert nga ju tube dhe me te vertete eshte krenari te shohesh njerzit tane si Eliza Dushku, xhejms Belushi dhe shume te tjere duke folur me mburrje dhe krenari per te qenurit e tyre si shqiptar. Vec njr gje ketu po harrohet: Serbia kurre nuk ka qene dhe nuk eshte Amerike sa i perkete te te drejtave te njeriut. Ju ende po mendoni se shqiptari e ka pasur lehte e ku ne zemer te Serbise ne Beograd!! Zotnij, shqiptari e ka pasur te veshtire jo vetem ne Beograd por kudo tjeter ne Ballkan. E ka pasur te veshtire edhe ne Kosove, edhe ne Shqiperi. Lexoni pak historine dhe shikoni se sa aksione sulmuese luftarake i ka ndermarre ushtria serbe per te asgjasuar popullin dhe vendin tone qe nga viti 1912 e ketej! A nuk e keni te qarte se ka luftuar me atomin e fundit te fuqise per zhdukjen e tere popullit tone! Ne kete lufte, Bekimi doli fitues, doli fitues kenga e tij, Bekime, Bekime, doli fitues se ai nuk pranoi asnje shperblim nga nje regjim okupues dhe gjakatar. Kjo neve na ben krenar, e ben krenar edhe familjen e tij, e ben krenar mbar popullin tone.
Ah me kėto llomotitje...ēfarė shpėrblimi refuzoi ai,
kur tėrė djersėn dhe potencialin e tij ia dhuroi
Sėrbisė! Ah punė tė madhe paska bė!
Njerėzit po i shikojnė vetėm disa gjeste tė vogla
tė tij, e atė mė kryesoren nuk po e shohin:
deri sa Kosova ishte nė flakė ai qėndron nė Sėrbi!
Ai han bukėn me ēetnikė, e ti bre Zotėri tregon joa kanga
jo hamami, jo leshi!
Bekimi qė nuk e merituam
Imer Mushkolaj
Dy rreshta testamenti i dhanė vulė njė tė vėrtete tė njohur, por tė mohuar. Gjysmė shekulli mė parė, Bekim Fehmiu po shėtiste Kosovėn me shfaqje tė Abdurrahman Shalės. Po luante shqip. Kėtė fakt, ai e kishte vėnė si P.S. nė testamentin e tij. Si pėr tiu pėrgjigjur disa kolegėve artistė tė Prishtinės, tė cilėt pėr dekada me radhė kishin propaganduar dhe ishin pėrpjekur ta njollosin Bekimin e madh, duke trumbetuar se ai nuk kishte luajtur asnjėherė shqip.
Rrjedhimisht, sipas mendjes sė tyre tė sėmurė, ai nuk mund tė ishte shqiptar. Me logjikėn e tyre primitive, ata kishin prodhuar edhe tė tjera shpifje tė ulėta. Me lehtėsi tė padurueshme kishin thėnė, jo vetėm njėherė, se Bekimi kishe refuzuar tė luante nė shfaqjet dhe filmat e tyre, se ishte njeri me tė cilin nuk mund tė punohej e ēka jo tjetėr.
Tė hėnėn, disa nga ta ishin nė Kinemanė ABC, ku pėr Bekimin po bėhej mė e pakta qė mundej pėr njė kolos arti. As qė e kishin pritur se Bekim do ti demantonte pėr sė vdekuri. Me dy rreshta testamenti, pas fjalėve mė tė mira pėr emrat mė tė mėdhenj tė skenės dhe filmit kosovar. Emra me tė cilėt u ngjit nė skenė gjatė kohės sa ishte pjesė e Teatrit tė Kosovės.
Para se tė niste rrugėn drejt famės botėrore, drejt majave tė suksesit, qė kėta kinseartistė as qė guxonin ti mendonin. Sepse ishin tė vegjėl, nė shpirt e nė mendje. Bekimi pėr ta ishte i paarritshėm dhe tė vetmet armė nė duar iu kishin mbetur shpifjet, shantazhet, intrigat e rrenat.
Jo pak njerėz iu besuan dhe krijuan mendim aspak real pėr Bekimin. U desh qė ai tė shkojė nga kjo botė, pėr ta kuptuar sa i madh kishte qenė, ēmerita kishte pasur e sa krenarė na kishte bėrė. Gjithandej, nė dėrrasa teatri e nė sheshe xhirimi. Por, jo tė gjithė e patėn tė lehtė tė pėrballen me tė vėrtetėn pėr Bekimin. Sikur u kishin besuar si shumė tė paqenave pėr tė.
Kuvendi nuk denjoi tė mbante njė minutė heshtje nė kujtim tė tij. Me gjuhėn e mėsuesve tė katundeve tė harruara u tha se kėrkesa do tė duhej tė kalonte nėpėr procedura. Kjo i bie qė dikush nga deputetėt tė bėjė kėrkesė dy javė pėrpara, pėr tė mbajtur njė minutė heshtje pėr dikė qė do tė duhet ndėrruar jetė!
Nuk ėshtė pėr tu ēuditur me plot kiē deputetė, tė cilėve rastėsisht iu ka rėnė rruga kah Kuvendi, por ėshtė pėr tė ardhur keq pėr njerėz tė kulturės, tė veshur me petk deputeti, tė cilėve nuk iu dėgjua zėri nė kėtė rast. Njė minutė heshtje nuk u mbajt. Dhe mirė bėnė qė nuk e mbajtėn. Sepse, vetėm do ta kishin fyer Bekimin e ndjerė. Vetėm do ta kishin fyer kujtimin pėr tė, pėr njeriun tė cilin asnjėherė nuk u kujtuan ta takojnė pėr sė gjalli, ta ftojnė e ta nderojnė.
E patėn, por nuk e deshėn. Apo ndoshta u frikėsuan se pėrpara tij do tė ktheheshin nė identitet: njerėz pa dinjitet, pa nder, njerėz makiazh. E Bekimi ndodhej aty, pak metra larg tyre: nė Kinemanė ABC, tė cilėn kėta tipa e vizitojnė zakonisht pėr tė shitur pallavra nėpėr akademi pėrkujtimore, shik e me kravata, tė ulur nė rreshtat e parė. Tė hėnėn, ky soj nuk u pa nė mbledhjen komemorative. Dhe bėnė mirė qė nuk erdhėn, sepse nuk iu kishte mbetur fytyrė tė vinin.
Bekimi nuk ka nevojė pėr ta, siē nuk pati as pėr sė gjalli. Janė ata, ata dhe tė tjerė, qė tash pėrpiqen tė marrin tė paktėn njė grimė nga lavdia e tij. Qoftė edhe duke dėrguar telegrame ngushėllimi me njė ditė vonesė, mbase nė mėdyshje se a duhet fare dėrguar telegram. Sepse, Bekimi nuk ishte i tyre: ai nuk kishte luajtur asnjėherė shqip - sipas atyre qė kinse bėjnė art nė moēalin kulturor, pjesė e tė cilit Bekimi kurrė nuk u bė.
Ashtu siē e zgjodhi rrugėn e suksesit, Bekimi e zgjodhi edhe vdekjen, edhe pėrjetėsinė. Si pėr tua kujtuar sa tė vegjėl janė tė gjithė atyre qė u pėrpoqėn ta bėjnė tė vogėl, ai vendosi qė hiri i trupit tė tij tė prehet nė Lumbardhė tė Prizrenit. Pėr tė rrjedhur gjithmonė. Dhe, si pėr ti lėnė tė tjerėt nė moēal. Aty ku edhe e meritojnė. Me ca kallame qė rriten e bien dhe me erėn qė rėndė kundėrmon.
Zoti na bekoi me dhuratė tė ēmuar, por ne nuk e merituam. Bekim, na fal qė je yni!
Krijoni Kontakt