Ndryshuar për herë të fundit nga Deusexmachina : 27-06-2010 më 13:59
Intellects whose desires have outstripped their understanding.
Friedrich August von Hayek
Uroj te shoh nje finale Gjermani-Argjentine ne te cilen argjentina fiton dhe shkaterron gjermant!
Prej budallakis se Maradones me se shumti eshte ka vuan Messi . Lejon Messin te organizoj lojen ne mesfush kur ai ka vendin ne sulm .
Por i uroj suksese kunder gjermanve .
Merita e fitoreve te Argjentines eshte poashtu e Merita e Lionel Messit
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Po nuk luajti Messi i tërhequr, nga kush do vinë aksionet dhe golat. Kush do e organizoj lojën e Argentinës?! Di Maria? apo Maxi R. dhe Veron?
Messi është lideri në skuadër, çdo organizim dhe aksion fillon nga këmbët e tij. Vërtet nuk ja do fati që të shënoj gola, por aman punën që bën Messi i vetëm gjatë ndeshjesh nuk e bëjnë 10 lojtarë bashk! 3 gola i ndërtoi në ndeshjen Argentinë - Korea, gol tjetër ndërtoi me Greqinë, edhe sonte goli i parë ndaj Meksikës po nga Messi erdhi.
***
Për mendimin tim ai Di Maria deri më tani është out, tepër dobët. E kam thënë edhe tek një postim tjetër, shumë ja kan rritur vlerat, por nuk është gjë jo!
Të ja puthin këmbët Messit që është në superformë, dhe që po luan shkëlqyeshëm! Se po të kishe mbetur për këto tjerët rrezik a do shënonin ndonjë gol për ndeshje.
Uroj të vazhdoj me këtë formë, edhe Tevez sonte luajti mirë ndaj Meksikës, goli i dytë qe spektakolar. Ai Higuani ka qejf vetëm gola të shënoj, i keq kur e gjen portën e boshadisur lol. Shumë egoist tregohet, nuk bën asnjë bashkpunim në sulm me Tevez, apo Messi. Në disa aksione ka pasur mundësi të pasoj topin tek ndonjë lojtar për të dhënë asist por se ka bërë, gjithmonë në kokën e vet, o do shutoj në gol o do e humbe topin. Edhe tek Reali kur hyri në garë për te dal golashënuesi më i mirë, kështu bënte. (Aguero ose Milito duhet provuar në vend të Higuain pavarësisht se ka aritur të shënoj 4 gola)
Tani radhën e kanë Gjermanët të hanë dajak, duam hakmarje! ;D Vamos Argentina! Vamos Messi!!!
![]()
#VamosArgentina
Ta kam thene edhe do ta them edhe ty edhe Aryon Boy .Messi vetem nuk mund ta marri boterorin.Po nuk lozi e gjith skuadra nuk ka per te ecur perpara Argjentina.Leri tifozellekun e Barcelones edhe Realit edhe Interesohu per Argjentinen.Higuain e ben punen e tij Shenon gola.Kush e heq Lojtarin qe shenon vetem ti as edhe nje tejeter.Seshte kot qe la ne pankine Raul,Benzema.Dicka dine me teper trajneret qe vene ne fushe Higuain.Messin e mbyllen mire Mexiakanet kjo eshte gje e keqe per Messin edhe jo per te gjithe skuadren se kur mbajne Messin 3 Lojtare hapen koridore per te tjeret.Sa per Di Maria ke te drejte nuk eshte futur ne klimen e skuadres por jo se eshte lojtar kot.Tevez ,Higuain nuk ju a bene qejfin qe thoshit lojtare koti ,shpresoj ne ndeshjen me Gjermanine tju a mbyll gojen edhe Di Maria.
Ajo nuk vihet në diskutim, nuk mund të luaj 1 lojtar i vetëm, përballë 11. Por sa është duke bërë Messi për Argentinën tani në Botëror, nuk e bën dot asnjë lojtar tjetër!
Lexoje këtë;
http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=129
Jam dakort me ty që për të fituar Botërorin duhet e gjithë skuadra të luaj mirë, por unë nuk jam duke e parë një gjë të tillë te Argentina! Në repartin e mbrojtjes vetëm Samuel që është tamam(dhe ky u lëndu), Otamendi në krah të djatht që po luan tani është më mirë se Jonas G. Demichelis dhe Heinze janë pikët e dobëta. (Dy me dy jemi në mbrojtje)
Në mesfushë, Di Maria është out deri më tani, Maxi R. mundohet të luaj vrapon, po aq di i shkrehti! Vetëm Mascherano është duke luajtur tamam, por ky nuk ka punë ti japi fantazi lojës dhe të krijoj aksione, po mos të ishe Messi që kthehet pas, mer topin , driblon lojtarët dhe të krijoj aksione për gol ai Higuaini do shënonte në kampionatin tjetër ndonjë gol kismet. Më gjej një gol të Higuan që ka shënuar duke bërë një aksion vet? 3 golat kundër Koreas i dha me portjerin vet, dhe portën bosh që e nxirte Messi, edhe sonte me Meksikën gaboi mbrojtësi dhe ky mori topin direkt ball për ball me portjerin. Unë nuk po e shaj Higuan se luan me Realin, përkundrazi, Higuanin e do topi, dhe është duke shënuar gola. Aman në shumë raste është treguar egoist, nuk bashkëpunon me sulmin, as me Tevez e as me Messin, plot raste ka pasur mundësi të pasoj nuk e ka bërë, i vjen topi në këmbë opaaa direkt të shutoj në portë. Nuk është sikur Tevezi, ky i fundit nuk është një sulmues që do të shënoj vetëm gola, vrapon shumë, është i fortë fizikisht edhe lufton për të ndihmuar skuadrën, nuk ri duar kryq të presi topin sikur Higuain.
Tani më është vonë për ndonjë ndryshim/eksperiment, por për mendimin tim Maradona u desh tu japi një minutazh të mjaftueshëm Militos & Aguero.
P.S; Sa për ndeshjen Argentinë - Gjermani jam i bindur që do fitojmë!![]()
#VamosArgentina
Vec 1 gje, ky Messi. Shume i shemtum. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Krijoni Kontakt