Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1

    Forcat Detare të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë në portet Shqiptare




    Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, K/Admiral, Kudret Çela, në një intervistë tregon qëllimin e ardhjes së anijeve të Flotës Detare Turke në Shqipëri si dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, anëtare të NATO-s.

    Një grup anijesh i Forcave Detare të Turqisë do të zhvillojnë një vizitë në portet Shqiptare, nga dita e nesërme 22 qershor deri në 25 Qershor, në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, midis Shqipërisë dhe Turqisë.


    Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, K/Admiral, Kudret Çela, në një intervistë tregon qëllimin e ardhjes së anijeve të Flotës Detare Turke në Shqipëri si dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve, anëtare të NATO-s.



    - Zoti K/Admiral, më 22 Qershor pritet të vizitojë Shqipërinë një grup anijesh të Flotës Detare Turke, cili është qëllimi i kësaj vizite?



    - Çela : "Së pari ju falënderoj që më është krijuar mundësia për të njohur opinionin publik me këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet midis dy Flotave të vendeve tona. Unë e kuptoj ndjeshmërinë e publikut dhe dëshirën e tij për informim, jo vetëm për këtë vizitë, por dhe për shumë zhvillime në Forcat tona të Armatosura, apo dhe në Forcat tona Detare, kjo është një kërkesë normale në një sistem demokratik, aq më tepër që tashmë ne jemi anëtare me të drejta të plota të NATO-s. Dua të theksoj se Forcat tona Detare pas ndryshimeve politike të viteve ’90 kanë pasur një bashkëpunim të gjithanshëm me Flotat e Aleancës dhe ato rajonale, fillimisht në kuadrin e PfP dhe më pas si vend anëtar.


    Vend të veçantë në këtë bashkëpunim kanë zënë patrullimet e përbashkëta në detin Adriatik dhe Jon, gjatë embargos ndaj ish Jugosllavisë, Luftës së Kosovës për kontrollin e trafikut detar, stërvitjet e përbashkëta, ku është shkëmbyer përvojë midis detarëve të flotave pjesëmarrëse, kualifikime dhe trajnime të kuadrove tanë në vendet anëtare të NATO-s, ndërsa ndihma e Flotave të këtyre vendeve për Forcat tona Detare në logjistikë, mjete detare, sisteme vëzhgimi, aparatura, pajisje të llojeve të ndryshme i ka shërbyer më së miri rritjes së kapaciteteve operacionale dhe modernizimit të Flotës sonë. Dua të theksoj se në vite ky bashkëpunim ka përfshire flotat e vendeve pjesëmarrëse të NATO-s në përgjithësi, me vendet e rajonit ose dypalësh.


    Kështu në vijimësi kemi pasur dhe kemi projekte dypalëshe me Flotat e SHBA, kryesisht atë të Mesdheut, të Italisë, të Francës, të Greqisë, të Kroacisë, të Turqisë, etj, projekte të cilat përfshijnë fusha të ndryshme, nga ndihma me materiale të nevojshme për Flotën dhe kryesisht Rojen tonë Bregdetare, ashtu dhe vizita të anijeve të këtyre vendeve në portet apo bazat tona detare. Vetëm këtë muaj ne krahas vizitave të anijeve të Flotës Turke, kemi dhe vizita te anijeve të Flotës së SHBA dhe Francës.


    Pra, vizita e këtyre anijeve zhvillohet në kuadrin e planit të bashkëpunimit dypalësh me Flotën e Republikës së Turqisë për këtë vit, ku krahas këtij aktiviteti nga pala turke ka pasur dhe trajnime të personelit tonë të Rojes Bregdetare për operacionet e kërkim-shpëtimit në det, kualifikime të kuadrove tanë në akademinë Detare të Turqisë, ndihma logjistike etj.


    Vizita e këtyre anijeve është një vizitë njohëse, bëhet rregullisht midis dy vendeve anëtare të NATO-s ose jo anëtare, mbi bazën e marrëveshjeve respektive, kjo ndodh kudo në botë, dhe para se të vijnë këtu ata kanë qenë dhe në vende të tjera të NATO-s, është një vizitë rutinë, krejt normale, dhe ne me anijet tona kemi bërë vizita të tilla, kryesisht në vendet e Adriatikut.

    -Çfarë lloj anijesh janë, në cilat porte do të qëndrojnë dhe cila është agjenda e qëndrimit të anijeve të Flotës Turke?



    -Çela : Më datën 22 Qershor pritet të vijnë 5 anije të Flotës Detare Turke, 3 nga të cilat do të bregëzohen në portin e Durrësit dhe 2 në portin e Vlorës. Ato janë të tipit Fregatë, konkretisht në portin e Durrësit do bregëzohen Fregatat TCG Kemal REIS (F-247), TCG GIRESUN (F-491) dhe anija ndihmuese TCG AKAR (A-580), ndërsa në portin e Vlorës do bregëzohen dy Fregatat TCG GAZIANTEP (F-490) dhe TCG Turgut REIS (F-241). Duhet të sqaroj se Fregata të këtij grupi kanë marrë pjesë dhe më parë në operacionet e NATO-s në Adriatik dhe Jon.


    Personeli i përgjithshëm i këtyre anijeve përfshin rreth 1115 oficerë, n/oficerë dhe marinarë. Për këto çështje opinioni ynë do njihet më gjerësisht, pasi në bordet e anijeve do ketë dhe konferencë shtypi për mediat nga ushtarakët e lartë turq. Para disa kohësh specialistët tanë të Degës së Planifikimit dhe përfaqësues ushtarakë të Republikës Turke në Shqipëri hartuan një plan të përbashkët me aktivitetet që do zhvillohen në ditët e qëndrimit të këtyre anijeve në vendin tonë, ato janë aktivitete të karakterit ushtarako-civil. Kështu do ketë takime të rëndësishme zyrtare me personalitete të larta civilë dhe ushtarakë, vizita, aktivitete kulturore dhe sportive midis marinarëve të dy flotave, etj. Do ketë konferencë shtypi në bordet e anijeve, përkatësisht nga K/Admiral Ismail TAYLAN në Durrës dhe Kapiten i Rangut të I-rë Faruk DOGAN në Vlorë.

    Marinarët turq do bëjnë vizita në vende historiko-muzeale dhe institucione arsimore, p.sh. tek Universiteti "Ismail Qemali", ndërsa vend të veçantë do zënë stërvitjet e përbashkëta dhe trajnimet për operacione humanitare, sigurinë në anije, mbrojtjen e mjedisit detar, vizita të banorëve të Durrësit e Vlorës në anije, për të cilët do ketë ditë të hapura, etj. Do zhvillohen aktivitete të shumta kulturore sportive, si ndeshje futbolli e volejbolli midis ekipeve të anijeve dhe Forcave tona Detare, ndërkohe banda muzikore e Grupit të anijeve turke do japë një koncert në qytetin e Durrësit. /TRT/
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    E e e ka qene 500 vjet ne kete vend. Tash po vije prap, por ne forme paqesore. Si mik, apo vella si e quajm ne shqiptaret Turqin.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-12-2003
    Vendndodhja
    Vushtrri
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga ylli_pr Lexo Postimin
    E e e ka qene 500 vjet ne kete vend. Tash po vije prap, por ne forme paqesore. Si mik, apo vella si e quajm ne shqiptaret Turqin.
    Kane ardhur si mik si vlla , thuaj si te duash por kete her kane ardheur per te shpetuar nga nje e keqe qe eshte kanosur Shqiprise e cila do te kishe pasur per qellim destabilizimin e Shqiprise .

    Nje vizite pa paralajmrim ka nje arsyje shum te fort
    e dyta Greket jane shum te interesuar te bejne konflikt me Shqiptaret.

  4. #4
    Po mos na kishin pushtuar 500 vjet turqit, sot do i dridheshin kembet grekut kur shifte shqiptar.

  5. #5
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po mos na kishin pushtuar 500 vjet turqit, sot do i dridheshin kembet grekut kur shifte shqiptar.
    po po, po mos te kishte halla ko*e, do quhej xhaxha...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2010
    Postime
    33
    un e di qe kur asht nda shqipria ne sa pjes ishte po nen sundimin e ktyre hallvaxhive, vec sherri u shifet

  7. #7
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga farsi Lexo Postimin
    un e di qe kur asht nda shqipria ne sa pjes ishte po nen sundimin e ktyre hallvaxhive, vec sherri u shifet
    po po, sidomos ne 1997/1998
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-01-2010
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    po po, sidomos ne 1997/1998
    llafe tavolinash i tha turku grekut kshtu e ky ja ktheu kshtu, po fakt esht qe ne me turkun sec na terheq gjaku!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2009
    Postime
    142
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    po po, po mos te kishte halla ko*e, do quhej xhaxha...
    Hehehe
    Po te kishte k. do quhej xhaxha, je ngaterruar paksa. apo andej nga je ti i keni hallat me ko..
    Ndoshte i keni te ardhura nga turqia me keto anijet .
    kap sa te mundesh

  10. #10
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Pergaditetn per mision paqesor ne Kurdistan.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •