Katër persona janë vrarë sot, në orët e hershme të mëngjesit, në qytetin e Vitisë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se katër persona kanë humbur jetën derisa ata kanë qenë duke udhëtuar me veturën e tyre.
Policia e Kosovës bëri të ditur se nga ngjarja kanë humbur jetën Qenan Ademi (1981) nga fshati Nikushtak dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan.
Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka vërtetuar vrasjen e tre shtetasve të Maqedonisë në Kosovë, por duke mos dhënë detaje për vrasjen. “Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska.
Kjo eshte hera e dyte qe ne nje rajon te ngisht mes Kosoves dhe IRJM-se vriten shqiptaret a thua pse dhe a thua deri kur do te derdhet gjaku i shqipetareve.
Krijoni Kontakt